shekulli (ardian Klosi)
--
Franco Benanti ishte mjek italian pranė divizionit tė kėmbėsorisė Perugia, i dislokuar nė Shqipėri gjatė pushtimit dhe luftės italo-greke. Me kapitullimin e Italisė fashiste Benanti kalon nė anėn e partizanėve shqiptarė dhe ndihmon nė radhėt e tyre me sa mundet. Por nė valėt e terrorit tė pasluftės arrestohet krejt papritur; fillon njė kalvar i gjatė qė do tė mbarojė vetėm pas shtatė vjetėsh, kur arrin tė kthehet nė Itali, i plagosur e i rraskapitur, pėrmes Beogradit.
FRANCO BENANTI: NĖ BURGJET E HOXHĖS
Shekulli
1946
Destinacioni Tiranė
Mėngjesin e 12 prillit mė thėrriti komisari. Pa mė vėshtruar nė sy mė dha njė urdhėr transferimi dhe njė leje udhėtimi. Pikėmbėrritja: spitali ushtarak i Tiranės. Mė tha se duhej tė nisesha menjėherė, pa shtuar ndonjė shpjegim tjetėr. Pas njė udhėtimi prej afėr 120 kilometrash me autokorrierin, mbėrrita nė kryeqytet aty nga mbrėmja. Nė hyrje tė qytetit automjeti u ndal pėrpara njė postblloku. Hipėn brenda dy oficerė tė policisė ushtarake: Shokė, tregoni pasaportat. Ushtarakėt tė nxjerrin leje-udhėtimin. Tė gjithė civilėt do tė kontrollohen .
Duhet shėnuar se qysh prej vitit 1945 ishte nxjerrė nė qarkullim pasaporta e brendshme. Askush nuk mund tė lėvizte, tė hipte nė njė autokorrier, tė flinte nė njė hotel, tė largohej nga puna ose nga shtėpia e vet pėr mė gjatė se njėzetekatėr orė, po tė mos kontrollohej pasaporta nga policia ushtarake. Pėr njerėzit e papajisur me njė dokument tė tillė ishin parashikuar dėnime me burg deri nė tridhjetė vjet, e pėr pėrsėritėsit burgim i pėrjetshėm. Ky dokument duhej tė pėrmbante jo vetėm tė dhėnat e pėrgjithshme tė personit, por edhe njė biografi tė tijėn shoqėrore, politike e, si tė thuash, edhe private.
Pasi u krye kontrolli, autokorrieri hyri nė kryeqytet dhe unė munda tė zbres nė Hotel Kontinental. Isha ende duke hapur valixhen, kur trokitėn me kėmbėngulje nė derė. Gjithēka qė vazhdoi pas kėsaj e kam tė ngulitur nė kujtesė si histori qė ndodhi midis ėndrrės dhe realitetit. Kur u hap porta, pashė tė hynte brenda njė kapiten i policisė ushtarake i ndjekur nga njė kapter. Pasi pėrshėndeti pėrzemėrsisht, kapiteni mė kėrkoi tė dhėnat personale dhe dokumentat. Si u sigurua pėr identitetin tim, mu drejtua me shumė korrektėsi: Doktor, jeni i lutur tė vini nė komandė pėr tė bėrė disa sqarime. Mund tju shoqėroj unė. E kam makinėn kėtu pėrjashtė. Nuk ishte e vėshtirė ta merrje me mend se ēfarė fshihej prapa asaj ftese tė pėrzemėrt, por instinkti i vetėruajtjes vepron edhe kur mbrojtja ėshtė e kotė. E ēėshtė nevoja tė mė shpini nė komandė?, kundėrshtova. Sqarimet qė kėrkoni mund tjua jap edhe kėtu. Jo, ėshtė e pamundur. Le qė, shqetėsimi qė detyrohemi tju shkaktojmė nuk ka pėr tė zgjatur mė shumė se gjysmė ore. Do tė kujdesem vetė unė qė tju kthej pėrsėri nė hotel. Ju lutem, vishuni.
U vesha. Zbritėm poshtė. Pėrpara hyrjes sė hotelit kishte ndalur njė Jeep amerikan. Kapteri u ul te timoni. Makina u nis. Pas nja dhjetė minutash ndali pėrpara njė ndėrtese dykatėshe, me dritaret e bllokuara me kangjela hekuri. U dėgjua gėrvima e ēivive tė njė porte hekuri qė u hap. Makina hyri nė njė oborr. Zbritėm. E kisha kuptuar se ku po mė ēonin. Kapiteni mė shoqėroi nė njė oborr tė vogėl tė brendshėm, pastaj nė njė korridor e pas kėtij nė njė dhomė tė madhe, ku po mė priste, ulur pas tryezės sė tij tė shkrimit, drejtori i burgjeve politike tė Tiranės.
Mė keq se nė burgjet Piombi
Mbeta vetėm me tė, nė kėmbė para tryezės sė tij. Burri pėrballė meje kishte sy tė zymtė dhe tipare tė pagdhendura. Mė hidhte vėshtrime gjithė urrejtje, si tė donte tė mė shponte me sytė e tij. Tundte njė e dy kokėn. Mė nė fund u ngrit nė kėmbė, duke mė matur nga koka nė kėmbė, dhe mė foli italisht: Keni armė me vete?. Pa pyetur pėr mohimin tim, filloi tė mė kontrollonte me duar nė trup, duke mė prekur xhepat e duke mė detyruar pastaj ti zbraz e ti kthej mbrapsht. Nuk gjeti armė, por portofolin me 250.000 lekė, shuma e pagave tė prapambetura qė mi kishin dhėnė nė Gjirokastėr, si dhe njė qese me ca napolona ari brenda. Fuksi pandehu se kishte bėrė ndonjė zbulim tė rėndėsishėm. Nga vijnė gjithė kėto para?, pyeti duke mė zgurdulluar sytė. E ēmė shikoni ashtu? Bėni sikur nuk kuptoni? Po do tju sqaroj unė mirė. Kėto janė paratė qė ju japin priftėrinjtė pėr tė spiunuar. Nuk ėshtė e vėrtetė, iu pėrgjigja, duke u munduar tė dukesha mė i qetė seē isha nė tė vėrtetė, i kam fituar me punėn time. Mund tė verifikohet lehtė, mjafton tė kėrkoni informacion nė komandėn e Gjirokastrės. Aha, ashtu ė? E dimė ne se nga ti marrim informacionet. Por nuk mbaron me kaq. Ka disa gjėra tė tjera edhe mė tė rėndėsishme. Mos u ngutni, kemi pėr ti zbuluar tė gjitha krimet tuaja! e pėrfundoi, duke futur nė xhep tė vet paratė e mia, kartmonedhat dhe monedhat e floririt. Thirri pastaj njė gardian, tė cilin e urdhėroi nė shqip: Ēoje poshtė!
Gardiani mė zbriti nėpėr disa palė shkallė, derisa, si mbėrritėm nė bodrume, mė dorėzoi te njė gardian tjetėr, tepėr i zeshkėt nė lėkurė, ndoshta ndonjė mulat qė kishte veshur uniformėn e policisė ushtarake me gradat e togerit. Ky filloi tė mė kontrollonte nė trup. Pasi u sigurua se nuk fshihja asgjė nė gojė, mori tė shqyrtonte nė ēdo centimetėr rrobat e mia. Futi nė xhep sahatin tim, njė termometėr dhe njė biēak. Mu kthye pastaj me njė italishte tė pėrzier me fjalė spanjishte duke mė pyetur nėse kisha fshehur edhe sende tė tjera. Sė fundi mė hoqi edhe rripin e pantallonave e lidhėzat e kėpucėve dhe mė shtyu drejt korridorit. Ndali para njė dere, vuri syrin te vrima e kontrollit qė tė sigurohej se nuk ishte gabim, hoqi nga brezi njė alamet ēelėsi, e rrotulloi nė bravė, tėrhoqi derėn nga vetja, mė shtyu brenda me njė shqelm duke mė folur me zė inkurajues: Futu brenda, kriminel! Mu penguan kėmbėt dhe rashė pėrdhe. Dera u mbyll me rrapėllimė prapa shpinės sime.
Prej kėtij ēasti, pėrveē se pėr veten, nuk isha mė njė qenie njerėzore. Qelia e vėshtruar sė poshtmi, nėn dritėn e njė llambe tė mekur, ngjante me njė kub: katėr mure graniti, njė tavan i ulėt, dysheme ēimentoje, dritare me hekura. Asgjė tjetėr. Ajri i mbushur me lagėshti kutėrbonte. Nga dritarja dhe nga tė ēarat e derės hynte i ftohti i natės. U shtriva pėrtokė mbi njėrėn anė, duke vėnė njėrin krah nėn krye e duke u pėrpjekur tė mbulohesha krejt me kapotėn. Ndėrkaq truri mė punonte me shpejtėsi: pėrse mė kishin futur nė burg? Ēprova kishin kundėr meje? Natėn heshtja u ndėrpre nga klithma dhimbjeje e dėshpėrimi, qė vinin nga ana tjetėr e korridorit. Pastaj sėrish heshtje. Pas pak britma edhe mė tė forta e mė tė qarta qė luteshin pėr ndihmė. Mė nė fund mė zuri gjumi.
Zgjimi ishte i tmerrshėm. Njė copė herė nuk arrija tė lėvizja: mė e vogla lėvizje mė shkaktonte dhimbje tė padurueshme. Dielli ishte ngritur lart nė qiell, kur u hap porta. Mendova se po mė sillnin mėngjesin, por gabohesha. Hyri njė gardian tjetėr, i cili filloi tė mė kontrollonte pėrsėri nė trup. Mė kontrolluan njė herė, i thashė, duke i treguar xhepat e zbrazur. Gardiani bėri njė gjest si tė thoshte se nuk kuptonte gjė. Vazhdoi kontrollin e tij, me po atė vėmendje tė imtė e sistematike si dhe kolegu i vet i njė dite mė parė. Ėshtė e vėrtetė qė dinakėria dhe shpirti krijues i tė burgosurve nuk njohin kufij, megjithatė pas kontrollit tė parė as edhe njė spiun i kalibrit ndėrkombėtar nuk do mund tė gjente nė trupin tim ndonjė dokument tė fshehtė ose ndonjė pilulė helmi qė do ta kish privuar Shqipėrinė nga njė proces i ēmuar. Mirėpo policia politike shqiptare ka ngritur nė kėmbė njė sistem survejimi tė shumėfishtė dhe rrethqendror, ndaj secili rojtar ruhet e secili kontrollor kontrollohet, kėshtuqė, derisa askush nuk mund ti besojė askujt, mosbesimi ėshtė i ndėrsjelltė, gabimet tė pamundshme dhe regjimi i pathyeshėm.
Pasi u krye dhe ky kontroll i fundit, rojtari doli. U kthye pas disa minutash pėr tė mė ēuar nė nevojtore. Nė fund tė korridorit, aty ku gjendeshin ato, rrinte njė tjetėr gardian qė jepte shenjė se rruga ishte e lirė, nė mėnyrė qė tė shmangej ēdo takim midis tė burgosurve. Ra nata. Kishin kaluar njėzet e katėr orė qyshse kisha mbėrritur nė burg e askush nuk mė kish sjellė asgjė pėr tė ngrėnė. Herė pas here hapej vrima e spiunimit nė derė dhe sytė e vrojtuesit mė vėzhgonin pėr disa minuta. Duan tė mė vdesin urie, mendova, por unė jam i mėsuar me urinė.
Mė vonė u hap dera dhe mulati mė la pėrtokė njė copė bukė misri dhe njė ēanak me bizele, tė ziera nė ujė pa yndyrė, duke e shoqėruar me njė Ha, fashist!. Prej atij ēasti mė sillnin rregullisht ushqimin: dy racione, secili nga afėr katėrqind gramė, bukė misri, nė mėngjes e nė darkė, ndėrsa nė drekė njė supė me bizele ose me lakėr, e gjitha pa asnjė pikė yndyre. Ēdo dy ose tri ditė njė paketė cigaresh. Ēfarė luksi!
Ēdo natė pėrsėriteshin klithmat, ulėrimat shtazore dhe zhurmat qė vinin nga ana tjetėr e korridorit, aty ku ishin dhomat e hetuesve. Mund tė dėgjoja tė sharat qė derdhnin ata mbi viktimat e tyre. Kurse zėrat e tė akuzuarve vinin deri tek unė vetėm kur klithnin nga frika, dhimbja ose dėshpėrimi.
Nė ditėt e mėpasme erdh e u rrit ndjenja e vetmisė. Ecja poshtė e lartė qelisė, duke rrahur duart pas ijeve: ndjeja se kėshtu gjaku mė rridhte mė me shpejtėsi nėpėr gjymtyrėt thuajse tė paralizuara. Kaloi njė javė pa mė thėrritur njeri pėr tu marrė nė pyetje. Supa e pėrditshme kishte shpesh shije myku; bukės i haja thuajse vetėm koren, pasi tuli ishte krejt i thartė. I kaloja ditėt mes zhurmave qė mė ishin bėrė familjare: hapat e rėndė tė tė burgosurve, tringėllitja e ēelėsave, zėrat e gardianėve. Ēdo mėngjes e ēdo mbrėmje thosha lutjet e mia, i kėrkoja Zotit vetėm qė tė isha nė lartėsinė e provės ku mė kishte thirrur. Pas disa ditėsh izolimi e kuptova qė mė kishte shterruar truri. Kishte punuar shumė. Qė ta shmangia ndonjė shembje tė plotė tė tij, duhej tė merresha me njė gjėsend qė tė mos mė linte tė mendoja. U ula shesh pėrdhe dhe u mundova tė sajoja sende tė vogla, duke ngjitur bashkė tule buke me kartona nga paketa tė vjetra cigaresh. Meqė asnjėherė nuk bėhej pastrim i qelisė, lėnda e parė nuk mungonte: paketa bosh, fije tė pėrdorura shkrepsesh, copa tė mėdha tuli buke. Si vegla pune kisha mollėzat dhe thonjtė e gishtave. Ky ushtrim durimi ia vlejti qė tė mė sillte deri nė hetim me mendjen e ēlodhur.
Pėrgatiti e pėrktheu: Ardian Klosi
Vijon nė numrin e nesėrm
22/09/2005
Krijoni Kontakt