Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 87
  1. #1
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Historia rreth vdekjes sė ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu

    Ditari i Enverit pėr Mehmetin nė vitin 1981.


    Historia e fejesės.

    Ngjarjet zhvillohen nė shtatorin e vitit 1981. Mehmet Shehu kishte hyrė nė shtėpinė e re dhe e kishte fejuar djalin e tij, Skėnderin, me vajzėn e Qazim Turdiut, i cili gjatė luftės kishte qenė me Ballin. Familjet e ish-diktatorit dhe ish-kryeministrit i kishin bėrė pushimet veē e veē atė verė. Enver Hoxha sapo ishte kthyer nga Pogradeci dhe qysh tė nesėrmen e kthimit i bėjnė vizitė Mehmetit dhe Fiqretin. Kjo ishte edhe njė vizitė urimi me rastin e fejesės sė djalit tė Mehmetit, Skėnderit. Njė mbrėmje, kur familja e diktatorit po darkonte, Iliri, djali i Enverit, u jep lajmin familjarėve tė tjerė se Neli (Skėnder Shehu) ishte fejuar. Atė e kishin njoftuar pėr kėtė dhe e kishin ftuar bashkė me Teutėn vetėm njė orė mė parė. Kjo ishte edhe vizita e parė qė bėnte e fejuara e Skėnder Shehut, Silva Turdiu, nė shtėpinė e Mehmetit”. Iliri u thotė se vajza quhej Silva dhe ishte e bija e Qazim Turdiut, pedagog matematike nė Universitetin e Tiranės. Tė nesėrmen vendosėn tė shkonin pėr vizitė nė shtėpinė e Mehmetit pėr t’i uruar fejesėn e djalit. Kjo vizitė qė ėshtė pėrshkruar me hollėsi, botuar e ribotuar, shkoi normalisht dhe u thanė fjalė tė mira pėr Qazim Turdiun, Enveri dhe Nexhmija uruan ēiftin e ri si dhe Mehmetin e Fiqretin dhe madje u bėnė edhe fotografi. Gjithēka rrodhi normalisht. Por tė nesėrmen Enver Hoxha do t’i kėrkontye Mehmet Shehut ta prishte fejesėn e djalit, sepse familja e tė fejuarės sė Skėnderit kishte 6-7 tė dėnuar politikė dhe nėna e vajzės ishte nga familja e Pipajve, e Muzafer e Arshi Pipės. Mehmeti atė ditė ndodhej nė Konferencėn e Korēės, por Enveri e thėrret tė kthehet pėr ta sqaruar kėtė ēėshtje sa mė parė. E dha porosinė qė atė natė dhe tė nesėrmen Mehmeti kthehet nė Tiranė. Tė nesėrmen ishte e diel dhe nė shtėpinė e ish-diktatorit mbėrrijnė pėr tė sqaruar ēėshtjen e fejesės Mehmeti bashkė me Fiqretin.


    Ditari ...

    Enver Hoxha, qysh tė nesėrmen e vizitės nė shtėpinė e Mehmet Shehut dhe pasi e ka uruar atė pėr fejesėn e djalit tė tij, Skėnderit, me Silva Turdiun, bėri njė kthesė 180 gradė dhe e trajtoi ashpėr aktin e Mehmet Shehut lidhur me fejesėn e djalit tė tij. Enveri, gjithė atė ditė dhe pas darke, siē ka treguar Nexhmije Hoxha, fliste pėr kėtė ngjarje, duke reflektuar. Madje kishte thėnė: “Mehmeti sot ėshtė nė Konferencėn e Korēės, por kjo ēėshtje duhet sqaruar sa mė parė… sa mė parė duhet mbyllur!… Si duket, qė atė natė Enveri dha porosi qė Mehmeti tė kthehej nė Tiranė. Tė nesėrmen ishte e diel... Dhe nė shtėpinė e Enver Hoxhės mbėrrijnė pėr vizitė Mehmeti me Fiqretin. Kėshtu, gjatė kėsaj kohe, Enveri bėri me Mehmetin tri takime nė shtėpi dhe njė nė zyrė. Pra, gjithsej katėr takime pėr ēėshtjen e fejesės qė u shndėrrua nė njė tragjedi. Pėrmbajtjen e plotė tė kėtyre takimeve do ta lexoni nė ditėt nė vijim nė faqet e gazetės “Shekulli”, duke filluar nga sot. Shėnimet lidhur me kėto takime janė marrė nga shėnimet e Enverit tė regjistruara nė diktafon, tė cilat janė tė zbardhura, tė daktilografuara nė 3 fletore me nga 200 e ca faqe.

    Takimi i parė i Mehmet Shehut me Enver Hoxhėn pėr ēėshtjen e fejesės sė djalit tė Mehmetit, Skėnderit, me vajzėn e Qazim Turdiut, sipas shėnimeve tė Enver Hoxhės, tė regjistruara nė diktafon dhe mandej tė zbardhura e tė daktilografuara

    Enver Hoxha e quan Mehmet Shehun fsheharak se pėrse nuk e ka pyetur pėr fejesėn e djalit dhe i kėrkon ta ndalojė kėtė fejesė menjėherė. Mehmet Shehu merr tė gjithė fajin vetė pėrsipėr dhe thotė se do tė mendohet si ta rregullojė kėtė punė. Dy orėt e debatit tė Enverit pėr tė bindur Mehmetin qė tė prishte fejesėn e Skėnderit me Silva Turdiun

    Debati i Enver Hoxhės me Mehmet Shehun pėr prishjen e fejesės

    Enver Hoxha: Si u lidh fejesa e djalit tėnd, Skėnderit, me vajzėn e Qazim Turdiut?

    Mehmet Shehu: Ky djalė ka pasur disa probleme qė mė kanė preokupuar, sepse po vonohej nė krijimin e familjes sė tij. Prandaj, kur erdhi njė ditė e mė tha se ka gjetur njė vajzė me tė cilėn do qė tė fejohet, unė u gėzova shumė. E pyeta kush ishte dhe e kujt ishte. Mė tha se ishte e Qazim Turdiut, qė ėshtė profesor matematike nė Universitetin e Tiranės. Djali mė tha se ka ndonjė nga njerėzit e familjes me tė kaluar a qėndrim jo tė mirė, por ai i ka prerė marrėdhėniet me ta.

    Enver Hoxha: Po ti, Mehmet, nuk pyete njeri pėr familjen me tė cilėn do tė lidhej djali?

    Mehmet Shehu: Po, pyeta Feēor Shehun. Ai mė solli “curriculum vitae”. Mė tha se vajza ėshtė e mirė, e ndershme, e zgjuar. Babai i saj, Qazim Turdiu, ėshtė njeri i nderuar, pedagog nė Universitetin e Tiranės. Ka njė vėlla tė arratisur, por i ka prerė marrėdhėniet me tė. Njė vėlla tjetėr, gjatė kohės sė Luftės ka qenė pėr studime nė Itali, pastaj, pas ēlirimit, meqenėse nuk e kishte mbaruar shkollėn, pushteti ynė e dėrgoi nė Jugosllavi pėr ta pėrfunduar dhe, kur ne u prishėm me Jugosllavinė, ai mbeti andej. Kėshtu, bashkė me Fiqretin gjykuam ta pranonim kėtė fejesė, meqė “i ati vajzės nuk kishte ndonjė gjė negative, lidhje me tė arratisurit nuk kishte, vetė vajza, gjithashtu, ishte e mirė, prandaj vendosėm dhe i thamė djalit qė “ne jemi dakord tė fejohesh me vajzėn qė ke zgjedhur”.

    Enver Hoxha: Po pėrbėrja e rrethit familjar tė njerėzve tė vajzės si ėshtė? Nuk tė tha gjė Feēori? – e pyeti Enveri.

    Mehmet Shehu: Jo, nuk mė tha gjė, - u pėrgjigj Mehmeti.

    Enver Hoxha: Atėherė po t’i tregoj unė,- i tha Enveri. Nėna e vajzės, me sa mė kanė thėnė, ka njė vėlla tė pushkatuar, qė quhet... – dhe Enveri e lexoi nė njė copė letėr qė e mori nga tryeza e xhamtė – quhet Muzafer Pipa. Nėna e vajzės ka, gjithashtu, njė vėlla tjetėr tė arratisur bashkė me tė motrėn. Njė motėr tjetėr e nėnės sė vajzės ka qenė “metresa” e njė tregtari tė madh nga Durrėsi. Por, mbi tė gjitha, Arshi Pipa, njė nga krerėt e reaksionit, armik i betuar, qė ndodhet nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nuk e ditke ti kush ėshtė Arshi Pipa?

    Mehmet Shehu: Cilin Arshi Pipa? – pyeti Mehmeti si i befasuar.

    Enver Hoxha: Pse mė pyet? – i tha Enveri, - ti ke qenė ministėr i Punėve tė Brendshme dhe duhet ta dish mirė. Veē kėsaj, neve na kanė ardhur vazhdimisht informata pėr tė, se Arshi Pipa ėshtė njė nga armiqtė mė tė egėr e nga mė agresivėt.

    Mehmet Shehu: Kėto unė nuk i dija… - tha Mehmeti me gjysmė zėri, i zėnė ngushtė – po, ėshtė e qartė tani, gabim tė madh kam bėrė, nuk u thellova mė tej me Feēor Shehun. Pėr sa mė tha, kur mė solli informacionin, unė i bėra pyetjen: “Feēor, ti je shoku ynė, pa vure veten nė kėmbėn time! Sikur tė tė ndodhte njė ngjarje e tillė me djalin tėnd, ēfarė do tė bėje?”. Dhe Feēori i kishte thėnė: “Po tė ishte pėr ēupėn, do ta merrja, pėr tė tjerėt do tė vija tė tė pyesja ty”.

    Enver Hoxha: Feēori do tė tė pyeste ty, - i tha Enveri, - po ti a nuk duhej tė pyesje ndonjė shok tjetėr? Natyrisht, nė kėtė situatė kė do tė pyesje? Duhej, pra tė vije tė mė pyesje mua, nė radhė tė parė. Pse nuk e bėre ti kėtė? Familja me tė cilėn ti u lidhe kishte diēka tė madhe politike nė biografinė e saj. Le tė supozojmė se rrethin familjar tė nėnės sė vajzės ti nuk e njihje, por, tė paktėn, pėr pėrbėrjen familjare tė Qazim Turdiut, pėr aq sa tė informoi Feēor Shehu, duhej tė informoheshe mirė. Pse nuk e bėre kėtė? Kėtė ti nuk e bėre, se tė pėlqeu mendja jote…Megjithėse re nė dilemė, - vazhdoi Enveri, - ti nuk mė pyete as mua, as ndonjė nga shokėt. Dhe ka njė shkak qė nuk pyete. Nuk na pyete, sepse e vendose qė fejesa tė bėhej, edhe duke qenė i vetėdijshėm se ky akt ishte nė kundėrshtim me vijėn e Partisė, pate frikė se nuk do tė tė pranohej kjo fejesė nga shokėt dhe mendove mė mirė ta bėsh “fait accompli”, kėshtu, duan s’duan, do ta pranojnė… Por kjo vjen edhe nga diēka tjetėr. E kupton, ti, Mehmet, ē’do tė thotė fjala frėngjisht “cachottier”? Do tė thotė fsheharak, pra, ai qė fsheh veprimet pėrpara tė tjerėve. Edhe ti, edhe Fiqreti, ēėshtjet familjare e personale tė kėsaj natyre i fshihni, nuk jeni tė hapėt ashtu siē duhet tė jeni me shokėt mė tė ngushtė. Njeriu nė asnjė mėnyrė nuk ka arsye tė njoftojė shokun pėr ēdo gjė qė bėhet nė shtėpinė e tij. Por kur ka ēėshtje tė kėsaj natyre, si kjo qė tė ndodhi ty, ėshtė e domosdoshme tė bisedojė e tė konsultohet me dikė, edhe me shokėt, kurse ju, nė fakt, nuk e bėtė kėtė. As ti, as Fiqreti, tė paktėn, nuk na morėt as nė telefon tė na njoftonit pėr kėtė fejesė tė djalit, qė tė gėzoheshim. Pse duhej tė na e bėnit tė njohur fejesėn nėpėrmjet Ilirit dhe gruas sė tij, duke i ftuar ata – dhe vetėm ata – nė takimin tuaj tė parė familjar me nusen e djalit? Ju edhe ata i vutė para njė fakti tė kryer.

    Enver Hoxha: Mund tė na sqarosh kush ia bėri djalit kėtė fejesė? Mos e kanė futur tė tjerėt, pėr ta komprometuar? Dhe tė vjen ty nusja e tij nė shtėpi e ti bie nė pozita tė atilla, sa e gjykon me shumė lehtėsi kėtė fejesė, nė njė kohė qė ti je aq i ashpėr me tė tjerėt. Ēfarė do tė thonė kuadrot e Shkollės sė Partisė pėr Fiqretin, qė bėri skandal dhe organizoi mbledhje pas mbledhjeje pėr njė nga pedagogėt, sepse djali i tij u fejua a u martua me njė vajzė qė kishte “diēka“ nė biografi dhe kjo “diēka”, sigurisht, ishte shumė larg nga biografia e tė fejuarės sė djalit tė saj. Si mund tė japė ajo mėsim tani pėr luftėn e klasave nė Parti? Po ti, Mehmet, si do tė guxosh tė flasėsh me shokėt, me kuadrot, me komunistėt, me masat pėr luftėn e klasave?
    Kjo qė bėre ti, - vazhdon Enveri,- na dėmton edhe neve. Po tė flasim tani ne pėr luftėn e klasave, tė tjerėt do tė thonė: “E po ē’na pėrrallisin edhe kėta pėr luftėn e klasave, nuk shikojnė ē’ka bėrė Mehmet Shehu?”.
    Kjo ngjarje ka marrė dhenė, fejesa e djalit tėnd ėshtė biseda e ditės nė gjithė Tiranėn, nė popull po i bėjnė biografinė vajzės dhe bėjnė pyetjen: “A i di kėto tė dhėna shoku Mehmet? Si ta ketė bėrė njė hap tė tillė?!”.
    Mehmeti, qė dėgjonte nė heshtje, i menduar dhe si i ngrirė, tha:

    Mehmet Shehu: E bėra, e bėra kėtė gjė! Unė e kam fajin, se djali mė pyeti.

    Enver Hoxha: Kėshtu si bėn ti, - tha Enveri, - qė e merr tėrė fajin pėr vete, bėn mirė, se je kryesori, po faj ka, gjithashtu, edhe Fiqreti, pastaj, edhe djali juaj nuk ėshtė pa pėrgjegjėsi, qė ėshtė marrė shumė nėpėr gojė pėr lidhjet e tij me vajza imorale dhe ti, pėr ta shpėtuar nga kėto lidhje, re nga shiu nė breshėr. Mirėpo ēfarė do tė bėsh tani pėr ta ndrequr kėtė gjendje tė rėndė tė krijuar? - e pyeti pastaj Enveri.

    Mehmet Shehu: Do tė mendohem, - tha Mehmeti, - dhe do ta rregulloj. Nuk ma ka fajin djali nė kėtė ēėshtje, fajin e kam unė… unė! – pėrsėriti ai pėr tė disatėn herė.

    Enver Hoxha: Kjo fejesė, Mehmet, duhet tė prishet menjėherė. Pėr interesin e Partisė ne nuk mund tė vemi t’i themi popullit se kėtė gabim e ka bėrė Mehmet Shehu, prandaj ne do tė tė mbrojmė ty, se kėshtu mbrojmė Partinė. Ne do tė pėrpiqemi qė ta kapėrcejmė kėtė vėshtirėsi, qė iu krijua Partisė nga kjo ngjarje jo e menduar thellė. Megjithatė, - vazhdoi Enveri, - ndėrgjegjja ty do tė tė rėndojė, jo vetėm para Partisė, por edhe pėrpara djalit tėnd, se i ke thėnė vetė qė mund tė fejohet me atė vajzė. Partia do tė tė ndihmojė qė ta kapėrcesh kėtė situatė, po mė parė duhet tė bėsh pėrpjekje vetė pėr ta kapėrcyer atė. Gabimi tani u bė dhe ti nuk duhet tė dėshpėrohesh. Unė e njoh karakterin tėnd, ti je njeri i ekstremeve, ki kujdes se mos hidhesh nė ekstremin tjetėr! Pas afro dy orė debati, nga ana e Mehmetit pėr tė bindur Enverin pėr rrethanat lehtėsuese qė e bėnė ta pranonte kėtė fejesė, kurse nga ana e Enverit qė ta bindte Mehmetin se kjo fejesė duhej prishur, Enveri e mbylli bisedėn, duke i thėnė Mehmetit: “Mendohu, por s’ka rrugė tjetėr”. Ata u ndanė nė hollin para studios. Fiqreti mbajti kėmbėt dhe filloi t’i fliste Enverit, duke u munduar tė justifikonte Skėnderin pėr zgjedhjen qė kishte bėrė dhe, kur i tha “Skėnderi ėshtė parimor, shoku Enver…”, Enveri, i acaruar, ia ktheu mė zė tė lartė: “Ē’parimor, moj shoqe!… Ai frekuenton lokale nate, shoqėrohet me njerėz jo tė mirė. Nuk i di ti kėto?!”. Mehmeti dukej shumė i rėnė, i mėrzitur, i menduar dhe, duke zbritur shkallėt ngadalė, ai tha: “Ja, edhe Ladi po mė lė…”. Nė njė kohė kur sapo kishte mbaruar sė ndėrtuari vila e re e Mehmetit, ku tė tre djemtė kishin apartamentet e tyre, Vladimiri, djali i madh i Mehmetit, po meremetonte njė apartament tė vjetėr, ku do tė kalonte me gruan e vet, vajzėn dhe me fėmijėn e dytė qė priste. Tė nesėrmen, Mehmeti me Fiqretin kėrkuan sėrish tė takohen me Enverin qė i priti nė shtėpi, pasdreke.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 09-09-2005 mė 08:05
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ja ēfarė bisedoi Enveri me Mehmetin nė takimin e dytė pėr fejesėn e djalit. Mehmet Shehu i paraqet tre variantet e veta pėr rrjedhjen e ngjarjeve pas asaj qė ndodhi. Sipas Mehmetit, Skėnderi mund tė mos e pranonte ndarjen dhe tė martohej me vajzėn duke u larguar nga shtėpia, por edhe mund tė vriste veten nga dėshpėrimi:

    Kur erdhėn Mehmeti me Fiqretin nė takimin e dytė dukeshin shumė tė tronditur pėr gabimin e madh politik qė bėnė, por edhe tė alarmuar pėr ēfarė mund t’i ngjiste Skėnderit, kur t’i thoshin se duhej tė priteshin marrėdhėniet me tė fejuarėn. Ata kishin imagjinuar disa variante se ē’mund tė ngjiste, tė cilat Mehmeti filloi t’i parashtrojė:

    Varianti i parė:
    Skėnderi tė kuptonte gabimin e tij dhe tė tyre (tė prindėrve) dhe tė pranonte likuidimin e kėsaj situate tė rrezikshme.

    Varianti i dytė:
    Skėnderi mund tė mos e pranonte ndarjen dhe tė martohej me vajzėn, duke zėnė njė apartament jashtė shtėpisė sė Mehmetit.

    Varianti i tretė: Djali mund tė vriste veten nga dėshpėrimi.

    Ky qėndrim i Mehmetit e acaroi Enverin, sepse shikonte qė ai ende s’po e kuptonte ose s’po e pranonte dot se kishte bėrė njė gabim tė madh politik. Prandaj nė pėrgjigjet e tij pėr kėto variante, Enveri pėrdori njė gjuhė tė drejtpėrdrejtė:

    ENVER HOXHA:
    Varianti i parė do tė ngjasė, - tha Enveri, - ai duhet tė ngjasė. Kurse dy variantet e tjera, tė siguroj unė se nuk do tė ngjasin. Po tė ngjasė varianti i dytė, djali braktis rrugėn e Partisė dhe hyn nė rrugė armiqėsore. Por nuk do ta lėmė tė ngjasė njė gjė e tillė dhe s’ka pse e mendon kėtė variant, Mehmet. Ti e njeh mirė djalin tėnd, por mua, - theksoi Enveri, - mė ēudit fakti pse ti mendon kėshtu. Sa pėr variantin e tretė, mos ki merak fare! Skėnderi yt ka kaluar disa herė nė kėto rrugė dhe as qė ėshtė turbulluar fare, pa le mė “tė vrasė veten”.

    MEHMET SHEHU: Ishallah kėshtu u bėftė, por kėto variante mė shkuan ndėr mend. Pastaj nxori nga xhepi njė tok me letra, tė formatit tė vogėl, dhe filloi t’i tregojė Enverit mbi pėrbėrjen e plotė tė familjes sė Turdiut dhe tė gruas sė tij.

    ENVER HOXHA: S’ėshtė nevoja, ato qė duhet tė di, t’i thashė dhe ato qėndrojnė.

    MEHMET SHEHU: Po, ato janė, por dua t’ju bėj vetėm disa pėrcaktime: Arshi Pipa, udhėheqėsi i reaksionit shqiptar nė Amerikė, nuk ėshtė i vėllai i nėnės sė vajzės, por djali i xhaxhait...

    ENVER HOXHA: Njėlloj ėshtė.

    MEHMET SHEHU: Tė ta lexoj njė ēikė, ja tri faqe janė: Kriminelėt e luftės, tė burgosurit, tė arratisurit janė, por nga familja e Turdiut ka nja katėr a pesė nė punė dhe filloi tė tregonte: ky punon kėtu, njė tjetėr atje etj. Si duket Enverit nuk i erdhi mirė qė Mehmeti po mundohej tė lehtėsonte veten, tė shfajėsohej disi, ndaj i tha:

    ENVER HOXHA: Ato qė kemi biseduar nuk i luan topi, kjo ėshtė njė familje plot me armiq.

    MEHMET SHEHU: Ashtu ėshtė, - tha Mehmeti para se tė largohej.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Pjesė nga fjala-dėnuese e Enver Hoxhės ndaj Mehmet Shehut pas vetėvrasjes, 18 dhjetor 1981. Tė nesėrmen e vetėvrasjes ai e shpall ish-kryeministrin armik tė partisė

    Enver Hoxha: "Mehmeti, armik deri nė ēastin e vdekjes"


    Shekulli

    Tani edhe unė do tė lexoj, ashtu si e kisha pėrgatitur, kritikėn qė pata menduar t’i bėja punės sė Mehmet Shehut, pavarėsisht se kjo po zhvillohet nė mungesė tė tij, se ai u tregua armik i Partisė deri nė ēastin e fundit, derisa vrau veten. Por, Partia si kurdoherė, ėshtė e fortė dhe nė gjendje t’i kapėrcejė tė gjitha vėshtirėsitė; ashtu sikurse ka kapėrcyer edhe tė tjera tė tilla edhe mė tė mėdha, prandaj puna jonė vazhdon.


    Shokė,
    Byroja Politike po diskuton pėr njė ēėshtje me shumė rėndėsi, pėr gabimin e madh politik qė bėri shoku Mehmet, duke aprovuar fejesėn e djalit tė tij me njė vajzė qė, nė rrethin e babait dhe tė nėnės sė saj, ka 6-7 armiq tė egėr tė pushtetit tonė popullor, tė arratisur, kriminelė lufte, tė burgosur e tė internuar.
    Para Kongresit tė Partisė, Mehmeti mė dėrgoi njė variant tė parė tė autokritikės sė tij, prej 26 faqesh, dhe kėrkonte ta ndihmoj. Ia ktheva kėtė variant me vėrejtjen qė neve nuk na interesonte tė flitej gjerė e gjatė mbi historikun se si ngjau gabimi, e kėshilloja tė thellohej nė shkaqet e kėtij gabimi, tė cilat, i theksova, janė tė lidhura me disa koncepte e qėndrime jo tė drejta, me disa elemente negative nė karakterin e tij dhe se duhej tė kuptonte rrezikshmėrinė e fajit dhe tė gabimeve qė bėri.
    Pas Kongresit, shoku Mehmet dorėzoi pėr Byronė Politike autokritikėn prej 39 faqesh, qė ju e lexuat. Autokritika e tij nuk mė bind qė ta ketė kuptuar thellė gabimin qė ka bėrė. Nė autokritikė ai zgjatet nė disa rrethana, nė faktorė e justifikime, mė shumė pėr tė shfajėsuar veten dhe pėr tė minimizuar gabimin.
    Shoku Mehmet e vė theksin sidomos nė momentet psikologjike, momente tė njė emotiviteti e sentimentalizmi tė madh lidhur me disa anė patologjike tė djalit, qė e shtynė tė gabonte. Por nuk janė kėto arsyet kryesore dhe vendimtare, qė e ēuan nė kėtė gabim, por janė tė tjera, janė disa anė tė karakterit te Mehmetit, qė ai i kalon pėrciptazi, qė i quan sporadike dhe tė rastit dhe qė, duke “filozofuar”, del nė konkluzionin qė, po tė mos korrigjohen, bėhen tė rrezikshme. Pikėrisht kėto shfaqje nė karakterin e Mehmetit janė bėrė tė dėmshme dhe tė rrezikshme pėr vijėn dhe pėr punėn e Partisė. Nė kėto ēėshtje ai duhej tė ishte thelluar dhe nė kėtė drejtim duhet ta ndihmojmė edhe ne qė t’i kuptojė dhe t’i zhdukė kėto shfaqje negative.
    Nė planin politik, Byrosė Politike nuk i interesojnė rrethanat psikologjike tė fejesės sė djalit tė Mehmetit. Ajo ėshtė e preokupuar pėr gabimin politik qė bėri njė nga anėtarėt e saj mė tė vjetėr e kryesorė, pėr tė gjetur ē’e shtyri nė kėtė gabim dhe i ē’natyre ėshtė ai? Me kėtė fejesė Mehmeti ka bėrė njė gabim tė rėndė politiko-ideologjik. Ai, duke e konkretizuar kėtė lidhje familjaro-shoqėrore, bėri aleancė politiko-ideologjike me armiq tė klasės. Ai e vuri veten mbi Partinė, s’pyeti fare udhėheqjen e Partisė, shkeli vijėn e saj nė lidhje me luftėn e klasave.
    Mehmeti e bėri gabimin me plot ndėrgjegje, duke qenė plotėsisht nė dijeni me kė e lidh kėtė aleancė. Formalisht, ai e pyeti ministrin e Punėve tė Brendshme, Feēor Shehun, i cili e vuri nė dijeni pėr veprimtarinė e tė atit tė vajzės, qė ka qenė nė pėrpunim nė organet e Sigurimit tė Shtetit, e vuri, gjithashtu, nė dijeni edhe pėr dy vėllezėrit e tij tė arratisur. Feēori mė shumė nuk dinte aty pėr aty, por nga Mehmeti u kėshillua qė tė mos e fuste sigurimin nė kėtė ēėshtje. Pse? Sepse, nė fakt, i kishte tė gjitha tė dhėnat. Fiqreti e pyeti edhe pėr familjen e Pipajve. Kjo do tė thotė qė Mehmeti dhe Fiqreti ishin nė dijeni edhe pėr rrethin familjar tė nėnės sė vajzės, qė kishte pjesėtarė tė burgosur e tė arratisur, ndėr tė cilėt, kriminelin e luftės, Myzafer Pipėn, dhe reaksionarin e egėr dhe shumė aktiv, Arshi Pipėn, qė edhe sot e kėsaj dite vazhdon tė vjellė vrer nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kundėr pushtetit tonė popullor. Megjithėse Feēori, si anėtar Plenumi dhe ministėr i Punėve tė Brendshme, nuk mbajti qėndrim tė prerė kur e pyeti Mehmeti: “Ēdo tė bėje ti, po tė tė ngjiste njė rast i tillė nė familjen tėnde?”, ai iu pėrgjigj: “Do tė vija t’ju pyesja ju”, domethėnė do tė pyesja Partinė.
    Atėherė, Mehmeti pėrse nuk reflektoi pak mbi kėtė pėrgjigje? Pse nuk erdhi tė bisedonte me mua pėr kėtė ēėshtje, qė dilte nga kuadri i zakonshėm familjar? Nė njė vend tė autokritikės sė tij, Mehmeti thotė: “Nė fillim mendova tė veja te shoku Enver”. Pse mendoi tė vinte? Kur krushqitė midis familjeve bėhen nė vijėn e partisė nuk ka arsye qė tė kėrkojmė aprovim. Por ai mendoi tė vinte tek unė, se e kuptonte qė kjo lidhje familjare nuk ishte nė pėrshtatje me vijėn e Partisė. Pastaj pėrpiqet ta shpjegojė mosardhjen qė: “tė mos e shqetėsoja shokun Enver pėr ēėshtje tė tilla”. Kjo nuk qėndron. Ai nuk erdhi tek unė, jo qė tė mos mė shqetėsonte, por se e dinte qė nuk do t’ia aprovoja vendimin qė kishte marrė. Pėrse nuk bisedoi ai as me ndonjė shok tjetėr tė Byrosė Politike, si fjala vjen, me shokun Kadri, qė ka qenė edhe ministėr i Punėve tė Brendshme?
    Mehmeti veproi kėshtu pėr dy arsye: E para, se e merrte me mend qė asnjė nga shokėt nuk do tė aprovonte kėtė krushqi, dhe, e dyta, qė ėshtė akoma edhe mė e rėndė dhe burimi kryesor i gabimit tė tij, se e konsideron veten mbi shokėt. Ai e pėrjashton ose e vė veten mbi disiplinėn e Partisė, gjė qė e bėri tė shkelė vijėn e saj, qė ėshtė njė dhe e detyrueshme pėr tė gjithė komunistėt, pa dallim, aq mė tepėr pėr njė komunist, qė Partia e ka zgjedhur nė udhėheqje pikėrisht pėr ta ruajtur tė pastėr kėtė vijė e pėr ta mbrojtur nga shkeljet e shtrembėrimet.
    Mehmeti, jo vetėm nuk u kėshillua me asnjėrin nga ne pėr kėtė krushqi, por, mendoi ta bėnte “fait accompli” me njė nxitim tė pashpjegueshėm. Kėtė ēėshtje unė e mora vesh indirekt, nga djali im, Iliri, qė e kishin ftuar nė fejesėn e Skėnderit. Po tė gjykosh, edhe kjo ftesė nuk ėshtė pa hile. Pse duhej tė asistonte djali im nė vizitėn e parė tė njohjes qė bėnte e fejuara e Skėnderit me prindėrit e kėtij? Qė unė ta merrja vesh indirekt? Qė tė tatonte pulsin tim ose tė mė komprometonte edhe mua e familjen time nė kėtė ēėshtje?
    Ne, nė familjen tonė , pėr Qazim Turdiun nuk dinim gjė tjetėr pėrveē asaj qė ai ishte profesor matematike, kurse rrethin familjar, qoftė tė tij, ashtu edhe tė sė shoqes, s’e njihnim fare. Shkuam tok me Nexhmijen te Mehmeti, mė shumė ta uronim pėr shtėpinė e re. Aty gjetėm fėmijėt dhe tė fejuarėn e Skėnderit (qė Mehmeti vetė e kishte njohur njė ditė mė parė), i uruam, bėmė edhe fotografi. Mehmeti me Fiqretin ishin shumė tė gėzuar dhe kjo ishte e drejta e tyre. Po si nuk u shqetėsuan pak nė ndėrgjegjen e tyre, qė
    po pėrzienin e po futnin nė kėtė valle tė ndyrė edhe shokun Enver? Ata menduan se me kėtė prezantim u vulos kjo punė, u mor aprovimi i shokut Enver. Fotografitė qė u bėnė me mua, shkuan te Qazim Turdiu, ato shkuan deri edhe nė Athinė, me skuadrėn e vajzės dhe, qė andej, pėrse tė mos i shkonin edhe Arshi Pipės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, i cili do tė shikonte kėshtu se me kė iu fejua mbesa dhe, pėr kėtė fakt, i dėrgohej edhe vėrtetimi me fotografi?
    (...)
    Sidoqoftė, pėr interesat e Partisė dhe tė vetė Mehmetit, e kėshillova kėtė tė reflektonte thellė pėr tė zbuluar shkaqet e gabimit qė bėri. Sa munda, e ndihmova, pėr tė ndihmuar, nė radhė tė parė, Partinė nga njė rrezik qė i turrej (nga pėrēarja), jo se kėtė Partia nuk do ta kapėrcente dot edhe nė rastin mė tė keq. Dhe ja, kjo qė ndodhi ėshtė rasti mė i keq, ky armik vrau veten pėr tė shpėtuar veten dhe pėr tė dėmtuar Partinė. Sidoqoftė, Partia dhe populli njė traumė do ta kalonin. Dhe kur? Pikėrisht para Kongresit tė 8-tė tė Partisė. Armiqėsia e tij nuk e shmangi kėtė traumė. Armiqtė tanė, tė brendshėm e tė jashtėm, mund tė pėrfitonin nga kjo ngjarje. Kjo u evitua, por ishte njė alarm vigjilence pėr Partinė. ...
    Dėshiroj t’ju them se unė jam plotėsisht dakord me tė gjitha diskutimet tuaja, si dhe me cilėsimet qė u bėtė karakterit dhe punės sė Mehmetit, prandaj mendimet qė kam pėr kėtė armik, tė cilat po jua lexoj, janė njėsoj si tuajat. Por edhe ato qė ka thėnė, ai i ka veshur me shumė teorizime e justifikime, me rrethana e faktorė, me elemente qė shfaqen “nė raste tė veēanta”, se “gabimi qė bėra nuk ėshtė karakteristikė e pėrgjithshme tek unė... ėshtė vetėm njė rast” etj. Kėto janė tė tėra thėniet e Mehmetit. Nė autokritikė, Mehmeti teorizon, vėrtitet rreth disa dukurive negative tė karakterit tė tij, premton se do tė bėjė kthesė rrėnjėsore, por pse-tė e vėrteta nga rrodhi ky gabim, ose nuk pėrmenden fare, ose u shkohet atyre pėrciptazi, ose shtrohen shtrembėr.
    (...)
    Nė autokritikė, Mehmeti shpreh njė mendim tė pakontrolluar, sipas tė cilit “mė vonė do tė isha vetė nė gjendje tė shihja se kisha gabuar dhe, gjithashtu, vetė do ta ndreqja gabimin, edhe pa mė sinjalizuar ndokush”. Ky mendim tregon, gjithashtu, se ai mbivlerėson veten, bile edhe kur bėn gabime. Ai harron se njė gabim politik ka shumė rrjedhime. Dhe kush i paguan poēet e thyera? Pa dyshim, Partia. Ndihma e Partisė, nė ēdo kohė dhe nė ēdo rrethanė, ėshtė shumė e nevojshme dhe e domosdoshme. Edhe ndihma e shokėve nuk duhet nėnvleftėsuar, sepse, si ndihma e Partisė, edhe ajo e shokėve tė japin forcė dhe qartėsi tė mos gabosh dhe, kur gabon, tė ndreqesh.
    Mehmetit unė i kam bėrė shumė vėrejtje pėr disa anė jo tė mira tė karakterit tė vet, siē janė rrėmbimi, ashpėrsia nė marrėdhėniet me shokėt dhe disa dobėsi tė tjera, qė ai i pėrmend nė autokritikė dhe ju ia vutė nė dukje nė diskutimet tuaja. Edhe pėr gabimin e fundit i kam folur gjerė e gjatė e pa dorashka, por ky gabim e ka bėrė krejt tė domosdoshėm tė vihen mirė pikat mbi “i”.
    (...)
    Megjithatė, pėr kėtė qė bėri, pėrsėri ne po veprojmė ndaj tij me takt, duke e shtruar kėtė ēėshtje vetėm nė Byronė Politike e jo nė Plenumin e Komitetit Qendror dhe nė Parti, se nuk duam tė lėkundim besimin e udhėheqjes tė Partisė te Mehmeti. Ai vrau veten, se do t’i kishte dėgjuar kėto fjalė tė miat, nuk pati trimėrinė t’i dėgjonte, megjithėse hiqej trim. Akti qė bėri nuk flet pėr trimėri tek ai. Por ne shkonim edhe me shpresė qė ky medoemos duhet tė bėnte kthesė rrėnjėsore nė mjaft anė tė karakterit tė tij, nė disa anė tė metodės sė punės dhe sidomos nė marrėdhėniet me shokėt, qofshin kėta kuadro tė udhėheqjes ose tė niveleve tė tjera, nė Parti dhe nė shtet.
    Njė nga burimet mė kryesore tė kėtij gabimi dhe tė gabimeve tė tjera tė tij, qė e kanė penguar tė korrigjojė karakterin e vet, ėshtė mendjemadhėsia, qė Mehmeti e ka vėnė nė fund tė listės dhe e ka paraqitur me kontorno teorike e me justifikime, duke na cituar Leninin pėr atė qė ai ka quajtur “mendjemadhėsia komuniste”. Dhe kjo lloj “mendjemadhėsie, thotė Mehmeti, shfaqet nė raste tė caktuara, sikurse u shfaq nė fejesėn e djalit”. Prapė “rastėsisht”, prapė “vetėm” pėr fejesėn e djalit. Nė qoftė se do tė ishte kėshtu, atėherė, ai fare mirė mund tė thoshte: “Pse po e bėni kaq tė madhe kėtė gjė?”
    (....)
    Nė jetėn e Partisė, shoku Mehmet ka bėrė mjaft herė gabime, bile edhe tė rėnda. Ju tė rinjtė nuk i dini kėto, por do t’i mėsoni. Cilat janė kėto? Shkurtimisht na bie detyrė, me kėtė rast, t’ia ripėrmendim disa:
    Mehmeti nuk mungon tė vėrė nė dukje vlerėn e luftės sė tij, tė cilėn askush s’ia mohon dhe askush s’duhet t’ia mohojė. Por qėndrimet e veprimet e tij gjatė luftės kanė edhe anė tė dobta, edhe gabime.
    Mehmeti, nė disa letra tė tij dhe nė qėndrimet qė dimė, nuk e kishte aq tė qartė vijėn e Partisė pėr Frontin Nacionalēlirimtar. Ai shprehej me pėrbuzje dhe i ka shkruar njė letėr Dushan Mugoshės, me tė cilėn kritikon Shtabin e Pėrgjithshėm, duke quajtur “zabitė” oficerė, komunistė ose jo, ata qė Partia i kishte afruar dhe u kishte dhėnė reparte pėr t’i drejtuar. Kjo nuk do tė thotė qė komunisti nuk ka tė drejtė tė bėjė vėrejtje, por nė atė letėr duken megalomaniadhe karrierizmi i Mehmetit. Rėndėsi kanė orientimi politik i Partisė dhe interesi i Luftės Nacionalēlirimtare nė shfrytėzimin e kapaciteteve dhe tė influencės sė kėtyre njerėzve, qė nė atė kohė dhe pėr atė kohė nuk ishin as nulitet, as kundėr vijės sė Partisė.
    (...)
    Pėr ēlirimin e Tiranės, nė ēdo pėrvjetor, vihet nė dukje vetėm roli i shokut Mehmet. Ai ishte komandant i forcave dhe i shtabit operativ qė u caktuan pėr ēlirimin e Tiranės, por dihet qė plani pėr ēlirimin e Kryeqytetit u pėrpunua nga Shtabi i Pėrgjthshėm (kėto dokumente harrohen), u pėrpunua edhe nga Korpusi i Parė, ku ishte komisar Hysniu. As roli i Hysniut, qė merrej me drejtimin e bashkėrendimin e veprimeve ushtarake pėr ēlirimin e Tiranės, as kontributi i Gogos, si drejtues i organizatės sė Partisė pėr Tiranėn dhe i deleguari i Komitetit Qendror, nuk zihen fare nė gojė. Pėrse ky monopolizim? Pėr kėtė kanė faj kryesisht shokėt e propagandės, tė shtypit dhe ata qė shkruajnė artikuj e japin intervista. Pse duhet tė ndėrhyj unė pėr kėto gjėra? Edhe vetė Mehmeti mund t’i vinte dhe duhet t’i vėrė gjėrat nė vendin e tyre, si komunist dhe udhėheqės qė ėshtė.
    (...)
    Mehmeti dhe shokė tė tjerė kanė qenė vullnetarė nė Luftėn e Spanjės. Kjo ėshtė njė meritė pėr tė gjithė kėta, por nuk ėshtė e drejtė qė tė ngrihen lart vetėm meritat e Mehmetit, kurse pėr tė tjerėt, qė kanė luftuar edhe ata si ai, qė kanė pasur edhe pėrgjegjėsira mė tė larta, (se Mehmeti ka qenė vetėm vullnetar i thjeshtė dhe arriti tė bėhej deri nė pėrgjegjės toge dhe jo komandant batalioni, siē thoshte ai) gati nuk flitet fare. Tė kuptohemi, nuk ėshtė Mehmeti qė ka penguar njeri tė flasė pėr ta, po kėtė punė e kanė merak vetė lajkatarėt dhe oportunistėt. Kur je nė pushtet, tė tillė tipa tė lavdėrojnė, ndėrsa, kur tė shket kėmba, tė hedhin gurin. Lufta e Spanjės ka anėt e mira, por ajo ka edhe tė metat e “koracės” sė saj, si anarkizmin, terrorizmin, voluntarizmin etj. Prandaj po e pėrmend kėtė ēėshtje, se ka mundėsi qė kėto influenca tė rrezikshme tė kenė lėnė padashur mbresa te Mehmeti dhe tė konsiderohen si merita qė i mbulon hija e Luftės sė Spanjės.
    (...)
    Kulti i personit ėshtė i dėnueshėm, jo vetėm kur teprohet me brohoritje, slogane, kėngė etj., por ai shfaqet, bile bėhet shumė i rrezikshėm edhe kur njė udhėheqės, pavarėsisht se nuk brohoritet pėr tė, kėrkon tė imponohet me urdhra, me arrogancė, me prepotencė, kur ka krijuar bindjen se tė tilla qėndrime, tė tilla veprime janė tė drejta janė normale dhe se, ndryshe nga shokėt e tjerė, atij mundet e duhet t’i lejohen kėto, sido qė tė jenė, edhe kur s’janė tė drejta. Kėtu qėndron pėrsėri kulti i personit. Me qindra herė kam theksuar se nė Parti s’ka privilegje, se nė Parti duhet tė luftohet kulti i personit, se nė Parti nuk duhet lejuar konformizmi, por tė mbizotėrojė bindja e vetėdijshme komuniste marksiste-leniniste nėpėrmjet diskutimeve tė hapta, tė ēiltra, pa asnjė fije drojtjeje nga kurrkush.
    (...)
    Nė mbledhjen e kaluar tė Byrosė Politike shtrova nevojėn e njė analize tė thellė pėr korrigjimin e metodės sė punės nė Qeveri dhe nė kryesinė e saj, duke marrė deri edhe disa masa organizative pėr kryesinė e Kėshillit tė Ministrave dhe pėr pėrcaktimin mė tė drejtė tė ndarjes sė punės e tė funksioneve tė anėtarėve tė kryesisė, duke mos lejuar qė kjo tė vihet mbi Qeverinė. Ditėt e fundit pata njė bisedim tė gjatė me shokun Adil dhe me Mehmetin pėr kėtė problem. Tri orė tė tėra biseduam e diskutuam bashkė vėllazėrisht, shoqėrisht, nė njė frymė shumė tė hapėt e tė ngrohtė, bile edhe shakara u bėra tė dy shokėve. Adili ishte i bindur pėr atė qė kėshtu ėshtė e drejtė dhe kėshtu duhet bėrė, binda kėshtu edhe Mehmetin.
    (Por vetėvrasja tregoi se ai nuk ishte i bindur pėr asgjė.)
    Ne duhet tė pėrcaktojmė mė qartė kompetencat e ministrave, si individė, qė duhet tė jenė shumė mė tė gjera. Pėrgjegjėsia e tyre duhet tė jetė shumė mė e madhe pėr dikasteret a sektorėt qė drejtojnė dhe si anėtarė tė Qeverisė, si njė organ i lartė shtetėror kolegjial.
    Tė gjithė duhet tė jemi plotėsisht tė mobilizuar e mė shumė se kurdoherė nė punė, qė t’i pėrgjigjemi gjithė kėtij hovi revolucionar qė ka shpėrthyer nė klasėn punėtore, nė fshatarėsinė kooperativiste, nė gjithė punonjėsit e sektorėve shkencorė, arsimorė e kulturorė tė vendit tonė pėr tė zbatuar, me komunistėt nė ballė, vendimet historike tė Kongresit tė 8-tė tė Partisė dhe pėr tė realizuar planet e reja tė pesėvjeēarit tė shtatė.
    Dua tė shpreh bindjen qė, ashtu si tė gjithė ne, edhe Mehmeti, do tė jetė nė krye tė punėve qė i ka ngarkuar Partia.
    (Mehmeti nuk pati durim, vrau veten edhe nuk e dėgjoi dhe diskutimin tim, qė bashkohet dhe ėshtė nė akord me vėrejtjet e shokėve, Mehmeti e kishte humbur besimin te Partia.)



    Nga letra e Mehmet Shehut lėnė pėr Enver Hoxhėn para se tė vriste veten

    Shoku Enver,

    Nė librin “Kur lindi Partia”, nė pjesėn e shkrojtur me dorėn tėnde, ndėr tė tjera, me shkruaje

    “Ti, i dashur Mehmet ke qenė dhe je njė nga udhėheqėsit e lavdishėm tė Partisė, kurdoherė nė ballė tė ēdo lufte, nė ēdo moment i gatshėm, i papėrkulur e parimor pėr tė mbrojtur popullin, Atdheun socialist, Partinė qė na rilindi e na kaliti si udhėheqės revolucionarė, luftėtarė tė papėrkulur pėr komunizmin, shėrbėtorė tė devotshėm pėr popullin, pėr luftėn e madhe qė ti ke bėrė e po bėn si bir dhe ushtar besnik i tyre, Partia dhe populli do tė jenė mirėnjohės.
    Unė shoku yt mė i afėrt, i halleve dhe i fitoreve tė pėrqafoj.

    11 qershor 1981 Enver”

    Por unė shoku yt mė i afėrt i halleve dhe i fitoreve gabova politikisht dhe ideologjikisht kėto kohėt e fundit, duke pranuar fejesėn e djalit tim, Skėnderit, me vajzėn e Qazim Turdiut, fejesė, tė cilėn, me ndėrhyrjen tėnde tė drejtė, unė e prisha. Arsyet pse e bėra unė kėtė gabim politik i shpjegova nė autokritikėn qė bėra. Asaj autokritike, tė datės 12 nėntor, prej 39 faqesh, nuk i heq “asnjė presje”, sepse ėshtė autokritikė e sinqertė, absolutisht e sinqertė. Kjo autokritikė, nė mbledhjen e Byrosė Politike tė datės 17 nėntor (1981) u hodh poshtė nga gjithė anėtarėt dhe kandidatėt e Byrosė Politike dhe, mė nė fund, ju e quajtėt atė “alibi”, duke kėrkuar qė unė sonte tė reflektoja dhe tė pranoja tė gjitha kritikat qė m’u bėnė nė Byronė Politike dhe pėr tė rrėzuar krejtėsisht autokritikėn time, qė ju e quajtėt “alibi”, d.m.th. gėnjeshtėr, mashtrim.
    Nė njė shėnim qė mė dėrgove mė 28 tetor 1981 nė lidhje me projekt-autokritikėn time qė ta kisha dėrguar, mė thoshe qė t’u bėja analizė elementeve negative nė karakterin tim, se aty do tė gjeja arsyen e vėrtetė tė gabimeve. Dhe i quajte “… disa elemente negative nė karakterin (tim) qė shfaqen shpesh herė nė punėn shumė tė frytshme qė (bėj) pėr interesin e Partisė, qė ti (unė) e do (dua) dhe lė jetėn pėr tė“. Po, shoku Enver, unė gjithmonė kam qenė i gatshėm pėr tė lėnė jetėn pėr Partinė. Dhe pikėrisht kėtė po bėj tash: po lė jetėn pėr Partinė, pėr tė tė dhėnė rastin e vetėm qė mė mbeti, ty, shokut, mėsuesit dhe vėllait tim tė dashur, unė, shoku yt i afėrt i halleve dhe i fitoreve, siē mė ke quajtur me tė drejtė, qė tė mėsosh tė vėrtetėn.
    Unė po e lė jetėn pėr Partinė pa hezitim dhe me gjakftohtėsi, se s’mė latė rrugė tjetėr pėr tė mbrojtur Partinė.
    (…)
    Unė nuk heq “asnjė presje” nga gjithēka kam shkruar e thėnė pėr ty si shok, si mėsuesi im marksist-leninist e si vėlla. Por tash qė po ndahemi fizikisht tė them atė qė nuk mund tė ta thosha gjer sot, sepse kurrė s’mė krijove kushtet tė tė thosha tė vėrtetėn (…) Unė bėra gabim e faj politik dhe kjo u fry (…) gjersa nė mbledhjen e djeshme tė Byrosė Politike (…) unė u quajta “Uni qė e ve veten mbi Partinė”, “mendjemadhi qė s’pyet pėr tė tjerėt”, “monopolisti i gjithė punės shtetėrore”, dhe njė mijė e njė akuza djallėzore. Jo, shoku Enver, unė gabova pėr arsyet qė thashė nė autokritikė, unė kam edhe tė meta nė punė, por qė tė kem punuar pėr “dualizėm” (me ju!), pėr tė vėnė veten mbi Partinė e tė tjera akuza tė kėsaj natyre qė m’u bėnė, kėtė kurrė nuk e kam bėrė, kjo ishte njė akuzė e pėrbindshme qė unė kurrė nuk e pranoj. Dhe autokritika ime nuk ishte alibi, por e sinqertė. Unė kam punuar gjithė jetėn pėr Partinė, pėr popullin, kurrė nuk kam luftuar e punuar pėr “karrige”, pėr “nam”, pėr t’u quajtur”strateg”, pėr tė dalė pėrpara Enver Hoxhės (dualizėm), pėr privilegje personale. Akuza mė e rėndė qė m’u bė (…) ishte se unė gabimin e kam bėrė (pėr tė vėnė veten mbi Partinė”, se unė kultivoj “unin” pėr t’u dukur, d.m.th. kundėr Partisė. Kaq shpejt u harruan luftėrat qė bashkė kemi bėrė kundėr armiqve tė brendshėm e tė jashtėm? Ju, personalisht, nuk mė quajtėt armik, por (…) tė tjerė, duke mė akuzuar se e vė veten mbi Partinė, praktikisht, mė kanė akuzuar pėr armik. (...) Unė e bėra detyrėn time me tė vetmen mėnyrė qė m’u dha mundėsia - vetėvrasja. Edhe njėherė: amanet Partinė!
    Rroftė Partia jonė e lavdishme, me vijėn e saj kurdoherė tė drejtė, marksiste-leniniste! Rrofshi ju, tė paktėn, sa tė siguroni Partinė e socializmin (…)
    Poshtė imperializmi, me imperializmin amerikan nė krye! Poshtė revizionizmi, me social-imperializmin (dhe atė kinez) nė krye!
    Rroftė komunizmi! Poshtė reaksioni!
    Amanet familjen time - Fiqretin, djemtė (pėrfshi edhe Skėnderin e Bashkimin), fėmijėt e nuset e djemve! Po tė shihni se ėshtė interesi i Partisė, thoni se “Mehmeti vdiq aksidentalisht duke manipuluar armėt”! ose si tė doni. Edhe armik po mė quajtėt, kam besimin se asgjė s’mbetet pa u zbuluar nga koha, e vėrteta s’vdes kurrė.
    Po vdes i pafajshėm (…)
    Tiranė, 18.12.1981 Mehmet Shehu




    12/09/2005
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama


    debati publik
    sekretet

    Ramiz Alia dhe vetėvendosja intelektuale


    Liljana Hoxha
    Zėnė ngushtė prej flagrancės tashmė tė lakuriqėsisė sė tij para popullit, mafia Alia e falangat mediatike tė tij pas artikullit; “Ramiz Alia, tani kėrko falje publike”, nė gazetėn “Panorama” tė 14 shtatorit, gjen tė udhės kėtė reagim, apo pėrgjigje e mospėrgjigje, duke theksuar parimisht (nė realitet pėr tė maskuar mashtrimin) qė nė radhė tė parė, kur flitet pėr historinė, duhet pretenduar tek ajo qė ėshtė kryesore; Ramiz Alia hedh dritė pozitive papritur edhe mbi Safet Butkėn pas 65 vjetėsh. Pėr tė dalė formalisht nga roli i sejmenit, M. Nazarko bėn pyetjen; “Mos po manipuloni historinė zyrtare”? (sikur kėtu tė qėndronte synimi i manipulimit tė historisė sė Shqipėrisė nga ana e tij). Ramiz Alia pėrgjigjet; “Jo, nuk e manipuloj” (Gazeta ABC 17 Shtator 2005). Nga raporti simbiotik pėr fshehjen e fajit tė Alisė me falangat e tij, vjen ky reagim, sa mjeran, po aq butaforik nga artifica, pėr mė tepėr skandaloz si i paskrupullt, nė tallje e injorim flagrant tė opinionit publik, edhe pse vepra e tradhtisė kombėtare e Ramiz Alisė, tashmė ėshtė e dokumentuar.
    E drejta shqiptare, ideja ime fikse

    Marr shkas nga idetė jo tė ēmuara (midis tė tillave), tė hedhura jo kot me titull “Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj” nga Kadare, nė datėn 15 Shtator 2005, nė zbėrthim teorik tė domosdoshmėrisė tė vėrtetimit dokumentar tė sė vėrtetave. Kur nė vend tė denoncimit publik tė aktit tė Ramiz Alisė dhe tė dokumentit tė projektit tė pluralizmit, mbajtur nė Byronė Politike tė PPSH-sė nė 1989, Kadare merr nė mbrojtje “Dosjen K”. Jo pėr pretenciozitet, por e mėsuar tashmė prej fakteve, e cilėsuar ndonėse pa emėr edhe prej tij, si avokate e Enver Hoxhės (unė apo kushdo) mė duhet tė reagoj. Pėrse Kadare i bie kaq shumė kėsaj kambane tashmė tė krisur? Pėr arsye se, pėrveēse kjo i duhet atij pėr t’u konsideruar vjetėrsisht, antienverist kundrejt krizės sė koshiencės nė lidhje me tė kaluarėn, mua (apo kujtdo) vetėm mė pėrkėdhel sedrėn. Ēka ėshtė e pamundur se askush s’mund tė ndėrtojė njė Enver Hoxhė, ndryshe nga ai qė njohim tė gjithė, si pėr tė mirė ashtu dhe pėr tė keq. Prandaj thjesht kundėrshtoj vetėm teprimet nė mashtrimin e pėrgjithshėm, filluar nė ’90 e pėrfaqėsuar pikėrisht nga Kadare. Pėrbaltje qė s’i bėn dot keq Enver Hoxhės, se sa i bėn keq popullit shqiptar pėr minimumin e autosqimės, pėr tė mos u vetėluftuar pikėrisht nė vlerat tona pėrfituar nga aspekti negativ i tyre. Kur pikėrisht bota e ēmon ēdo ditė e mė shumė Enver Hoxhėn, si potencial e burrė i shquar shteti me dimensione ndėrkombėtare. Krahas Bler-it, sė fundi vinė konsideratat e CIA-s, qė Enver Hoxha ka qenė krejtėsisht i pavarur nė tė gjitha dimensionet e tij, pėr sigurimin rajonal e ndėrkombėtar, pavarėsisht nga ideologjia e sistemi politik pėrkatės, rrjedhojė historike pas luftės sė dytė botėrore.

    * * *

    Pėrgjithėsisht sot ngrihen problemet nė rrafshin teorik apo konceptual me shembuj apo shprehi praktike anonime, pėr ēka realisht nuk i jepet fytyrė konkrete fenomenit tė kritikueshėm qė mundėsisht ai tė mos pėrsėritet. Prandaj, ngritja e problemeve, qoftė dhe me tragjizmin kadarean, gjithmonė pėrgjithshėm pėr katastrofėn shqiptare, faturuar jo thjesht simbolikisht, por praktikisht e personalisht vetėm Enver Hoxhės apo gruas sė tij, ėshtė vetėm njė formalitet dhe kompromis konjuktural politik e social, ēka media nga ana e saj e servir dhe madje na e detyron si ēėshtje etike. Kjo mėnyrė e atakimit tė sė “keqes” me pambuk ėshtė vėrtetuar sidomos kėto 15 vjet gati-gati si ceremoni e pėrgjithshme ndaj tė keqes, duke e lėnė atė aty ku ėshtė. Nė tė kundėrt, mua mė duhet tė flas konkretisht (pa pasur kurrė gjė personale me kėrkėnd, ndonėse edhe tė ishte ndryshe, jam nė gjendje tė kontrolloj arsyet e mia si tė parėndėsishme kundrejt interesit tė pėrgjithshėm).
    Gjithēka qė bėj, pėr aq sa mundem, ėshtė nė mbrojtje kryesisht konkrete tė vetė shqiptarėve, sidomos pėr ēka ata nuk dinė, por pse jo, edhe siē i shoh unė problemet.
    Pėr ēka botimi i “Dosjes K”, qė mbron drejtpėrsėdrejti interesat e Kadaresė ashtu siē e mbron pėr pasojė dhe ky i fundit atė, ishte i parakohshėm. Njė gjė e tillė duhej bėrė pasi tė hapeshin dosjet apo arkivat nisur nga Ministria e Brendshme, apo nga gjithēka qė dokumenton tė panjohurėn apo tė vėrtetėn, fillimisht vetėm e vetėm pėr “ish” dhe “ėshtė” nomenklaturėn. Filluar nga diktatori dhe e shoqja, tek tė cilėt pėrqendrohet Kadare, por vazhduar edhe me Ramiz Alinė, tė cilin ai e eviton me insistim, sikur tek ai tė shihte veten. Pa qenė nevoja deri tek shkrimtarėt qė e vėrteta arkivore tė dokumentojė “surrogatin” e tė vėrtetės orale. Pėr pasojė, traumatizimi kombėtar, pėr arsye madhore, madje shkencore nė dokumentimin e tė keqes historike, do tė na bashkonte nė dhimbjen e pėrgjithshme, pasojė e diktaturės. Do tė na dhimbsej njėri-tjetri dhe do tė donim tė mos e njihnim rrezatimin e fajit deri nė bazė, kundrejt nevojės pėr tė falur njėri-tjetrin. E gjithė kjo, po tė kishim hequr vatrėn e infeksionit kanceroz. Me fajėsim moral e izolim nė fosile politike tė metastazave tė kastės sė Ramiz Alisė, rigjeneruar nėpėrmjet brezave, nepotizmit, interesave e kryesisht fajėsisė sė pėrbashkėt. E bėrė mbrapsht, pikėrisht pėr diversion tė Ramiz Alisė nėpėrmjet Shaban Sinanit, pėr tė neutralizuar si kundėrshtar Kadarenė, madje pėr tė thelluar bashkėpunimin, mua mė dhemb diskreditimi i plejadės tonė tė shkrimtarėve dhe artistėve kundrejt fenomenit mė ordiner tė diktaturės (njė nė tre shqiptarė do tė ishte i sigurimit), pa demaskuar e analizuar shkakun qė e mbolli kėtė fenomen, me shef institucional ideologjik dje, por dhe sot, Ramiz Alinė. Ashtu siē ndjej dhimbje edhe kur kritikat ndaj Kadaresė janė dashaligėsi qė ushqejnė tendencat antikombėtare edhe nė diskutim tė artit tė tij, pėr tė cilin ėshtė Zot! Ndaj, me lutje i shkruaj kėto radhė pėr tė mos mė detyruar mė ta kritikoj publikisht!

    * * *

    Flitet sot me tė drejtė tė rishikohet historia. Po kush do tė dalė garant pėr tė qenė i besueshėm se ku qėndron deformimi prej komunizmit pėr t’u zėvendėsuar me njė reformim tė kalkuluar (se pėrsėri kemi tė bėjmė me tendenca nė reformim tė profilit tė Ramiz Alisė si frikacak, e nė pėrqendrim tė fajit tek Enver Hoxha, e pas vdekjes sė tij, tek Nexhmije Hoxha) qė pėrsėri do tė jetė larg tė “vėrtetės” reale? Pikėrisht nė kėtė ēėshtje shqetėsimi i Kadaresė mbetet jo adekuat, por pėrsėri edhe nė 2005 revanshist e qė shpreh dukshėm diskriminim politik edhe tek shprehet sė fundi; “Maxima e njohur qė “Historinė e shkruajnė fitimtarėt”, nė Shqipėri mund tė pėrmbyset nė “Historinė e shkruajnė tė mundurit”
    Pa u ndalur nė shkulmet e njohura tė cinizmit kadarean, por nė vlerėsim social politik tė interpretimit tė tij, a mundet tė na i zbėrthejė Kadare si mė kompetent dhe bashkėpunėtor nė kėto punė pėr sa vijon :
    - A ėshtė qėndrim parimor demokratik (pėrveē mangėsisė sė emancipimit personal shpirtėror) edhe pas 15-vjetėsh demokraci (sado formale qoftė ajo), tė flitet ende pėr tė “mundurit” dhe “fitimtarėt”, kur rotacioni ėshtė parimi bazė, jo vetėm i zhvillimit, por edhe i garancisė sė saj ?
    - A mund tė na i ndajė ekzaktėsisht Kadare pas 15-vjetėsh se cilėt janė tashmė tė “mundurit” dhe cilėt “fitimtarėt” pas kompromisit antikombėtar tė intelektualėve pėr projektimin e pluRAMIZMIT nė ‘89-‘90 tė shitur vetėm pėr:

    “Shumė intelektualė do tė na kundėrshtojnė, por me ta do tė rregullohemi duke u dhėnė punė apo ngritur paksa rrogėn. Problem mund tė jenė intelektualėt pensionistė. Kėtyre, do t’u ofrojmė krijimin e Shoqatės sė Veteranėve tė Luftės dhe tė Punės, pastaj do t’u japim nga njė minipension” (Ramiz Alia, nė diskutimin pėr pluralizmin me njė pjesė tė Byrosė Politike 1989)

    “Le tė krijojnė kundėrshtarėt tanė parti tė djathta, tė majta apo tė qendrės, madje do t’i nxisim dhe ne vetė, por kryesore ėshtė qė tė gjitha kėto parti tė kontrollohen nga ne. Pėr kėtė edhe programet e themelimit duhet t’i formulojmė ne. Pėr drejtimin e kėtyre partive duhet tė gjinden njerėz qė tė pėrkrahin strategjinė tonė.” (po aty)
    U gjetėn intelektualėt qė njihen tashmė prej 15-vjetėsh, si protagonistė tė pluRAMIZMIT dhe u distancuan intelektualėt e ndershėm qė aspironin pėr PLURALIZĖM tė vėrtetė.

    Fatalitet shqiptar apo pasoja tė kėtyre qėllimeve tė zeza?

    Qė herėt, kėto 15 vjet, mė ka preokupuar fakti, nė se jetojmė fatalitetin tonė apo pėrēudnimin e qėllimshėm tė Shqipėrisė, duke konkluduar gjithmonė e mė monstruoz kėtė tė fundit? Ishte njė kohė (vitet ‘30), kur Shqipėria duhej tė njihte vetveten (me 800.000 banorė, gati 90 % analfabetė) nė primitivizmin feudal tė saj. Pavarėsisht nga 50 vjet diktaturė e izolim, sot Shqipėria e njeh mirė potencialin e saj njerėzor (zhvillimet e vrullshme demografike sidomos pas ’90-ės) intelektual, e sidomos atė natyror pėr t’u zhvilluar tepėr shpejt pėr tė arritur standardet evropiane po tė ishte punuar me ndershmėrinė e duhur, po tė mos iu kish vjedhur shansin shqiptarėve pėr vetėvendosje nė zhvillimet demokratike, sėrish Ramiz Alia. Pikėrisht pėr kėtė nė vitet ‘91-‘92 shkoj dy herė nė zyrė tė tij pėr t’i theksuar se; “zhvillimet politike qė provokonte hipokrizisht, nuk mund tė sillnin demokracinė e vėrtetė, por ishin veē mashtrim e tallje me popullin”.
    Vetė Kadareja shqetėsohet kaq shumė pėr ndėrgjegjen e gjymtuar tė Shqipėrisė, madje pa rrugėdalje, konsideruar pak javė mė parė nė njė tė pėrditshme, qė e tillė ėshtė Shqipėria, qė tragjikisht vetėrefuzohet (lidhur me proceset integruese euroatlantike). Duke aluduar si shkak edhe nė 2005 pėr kėtė nė artikullin e fundit “Trimėrimi i tė keqes staliniste, arroganca, fryma revanshiste e saj, dėshmon pikėrisht shpresėn e saj pėr t’u kthyer”
    - Cila e keqe staliniste e tremb kaq shumė Kadarenė (madje se mund tė kthehet) pas paktit tė ndyrė tė trashėgimit tė pushtetit nga diktatura nė pluRAMIZĖM, duke e ditur shumė mirė qė Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha janė njė nė kėtė pakt? Pėrse i intereson kaq shumė Kadaresė e tė tjerėve tė ndajnė artificialisht por medoemos, Ramiz Alinė nga Nexhmije Hoxha, pėrveē se tė jenė nė shėrbim tė tij? Me synimin qė t’i imponohen opinionit publik, qė pas vdekjes sė diktatorit, vazhdonte njėlloj diktatorja apo diktatura, pavarėsisht se Ramiz Alia i “shkretė” kishte tė gjitha pėrgjegjėsitė zyrtare e institucionale, qė nė gjallje tė Enver Hoxhės si president i Shqipėrisė, si shef ideologjik i komunizmit, madje shef i shėrbimit sekret mbi PPSH-nė e mbi Sigurimin e shtetit, pėrveē se suksesor i Enver Hoxhės pas vdekjes. Mė duhet t’i pėrsėris shumė herė kėto fakte, mbetur stoike, sa herė qė tė jetė nevoja t’u pėrgjigjem tendencave mashtruese tė historisė. Nė ē’vendosje vėmendjeje e justifikimi vetėmbrojtės, Kadare shpjegon “nuk ėshtė fjala pėr dosje tė rėndomta spiunėsh, e as pėr denoncime tė vogla tė lagjes, por pėr makinėn kryesore tė pėrgjimit e tė terrorit kundėr letėrsisė dhe arteve. Ėshtė fjala pėr zyrat e Komitetit Qendror, pėr anėtarė tė tij, pėr anėtarė tė Byrosė Politike, pėr Kryesinė e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve te Shqipėrisė, pėr gruan e diktatorit, pėr vetė diktatorin, nė zyrėn e tė cilit pėrfundonin denoncimet kryesore”. Nė tė vėrtetė, Kadare mashtron nė lidhje me Enver Hoxhėn, duke e ditur fare mirė qė vetėm e vetėm Enver Hoxha e ka mbrojtur atė nga makineria e tmerrshme e diktaturės, tė cilėn nuk e vinte nė lėvizje personalisht. E vinte ne lėvizje njė epokė e tėrė, epoka komuniste me sistem politik kontrolluar dhe vėnė nė lėvizje edhe nga poshtė, pėrqafuar nga gjysma e botės si sistemi politik mė progresist i kohės. Nė vetvete kjo ėshtė tymnajė pėr tė shmangur domosdoshmėrinė, qė i takon pikėrisht Kadaresė pėr tė pasur pėrgjatė gjithė jetės sė tij meritėn e kundėrshtisė ndaj gjunjėzimit tė popullit nga e keqja, pėr ēka do ta meritonte sigurisht edhe “Nobelin” . Qė sot tė godasė tė keqen fatale tek rrėnjėt mė antishqiptare se komunizmi, ato qė e deformuan atė nė kasaphanėn mė gjakatare dhe tė sotmen nė rrugė pa krye. Pikėrisht nė interesat agjenturore qė i pėrcaktuan popullit shqiptar mallkimin, Ramiz Alia, pėr ēka Kadare bėn gjithmonė vesh tė shurdhėr pėr tė qenė komod me “perėndimin”, si simbiotik pėr fshehje faji me Ramiz Alinė. Ēka e vėrteton vetė Alia; “Strategjia jonė e re: ne komunistėt reformatorė....kemi pėrcaktuar rrugėt pėr zbatim tė qėllimit dhe tė misionit tonė nė njė propagandė ekstreme kundėr komunizmit. Partia qė do tė marrė pushtetin, jo vetėm qė ėshtė e lirė tė shajė pushtetin (komunist, shėnimi im), por kėtė ta bėjė fort, sepse kėshtu do tė fitojmė simpatinė e Perėndimit dhe tė disidencės antikomuniste” (Ramiz Alia po aty) Nga ana e Kadaresė, ky ėshtė njė shėrbim i mirėfilltė nė fshehjen e fajit tė pėrbashkėt, pa hezituar tė traumatizojė popullin e vet nė momente vendimtare pėr tendenca tė tejskajshme politike, por pse jo edhe pėr egocentrizėm. Siē paragjykon qė foshnjė qeverinė e re, madje paradoksalisht tė djathtė, ndonėse ajo ka premtuar tė luftojė korrupsionin, pėr ēka tė paktėn fillimisht duhej inkurajuar.


    Prandaj kundrejt gjuhės kadareane, detyrohem t’i kujtoj:

    - Ku e fut veten ai, tek tė “mundurit” apo tek “fitimtarėt” ? Si ish-komunist, vendimtarisht jo i sinqertė, ende nuk mė duket tė japė gjithmonė kumtet e njė demokrati tė ndershėm, me shpirt tė madh e qė e vuan sinqerisht tragjizmin e popullit shqiptar.
    - Apo tė na pėrcaktojė ēfarė janė sot “dallėndyshet e para” tė demokracisė, Sali Berisha e Ylli Popa e mė pas tė tjerėt si S. Godo, N. Ceka ,B. Mustafai, P. Zogaj , A. Imami, G. Pashko, M. Peka, E. Rama etj. qė pėrveē se tė pėrkėdhelur e nxėnės tė Ramiz Alisė apo tė N. Hoxhės, janė shumica ish-komunistė tė reformuar qė filluan djathtas, pavarėsisht se kundėrkahjet e disave prej tyre alternohen lehtėsisht. Janė kėta “fitimtarėt” qė duhet tė shkruajnė historinė? Ku dalloheshin kėta nė vitet ‘90 nga tė “mundurit”, tė tjerė nxėnės e bashkėpunėtorė tė Ramiz Alisė filluar nga: Nano, Mejdani, Gjinushi, F. Klosi, Islami, Ruēi, Milo etj. etj.

    Sa pėr vetė popullin shqiptar, Kadare ėshtė fitimtari i pėrjetshėm, por jo qė t’i besohet historia prej lojėrave shumėfishe nė ēdo sistem. I gatshėm tė shkatėrrojė ēdo vlerė shqiptare qė e kundėrshton apo i bėn hije! Mė mirė se unė, populli flet vetė:

    “Kėsisoj gjyshit tim ( spiun ordiner shkrimtarėsh, shėnimi im) qė merr pensionin 100.000 lekė nė muaj, do t’i duhej tė paguajė kusuret e milionerėve tė rinj, qė pasi i shėrbyen diktaturės me besnikėrinė mė tė madhe, tani po kėrkojnė kostumin e disidentit duke trazuar kazanėt e arkivit” (Natasha Kone, “Letėr e hapur Kadaresė”.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    zbardhet dokumenti
    mbledhja e byrose

    Pėr herė tė parė zbardhet mbledhja e Byrosė kundėr Mehmet Shehut


    Akuza e Alisė: E bėre me qėllim fejesėn me Turditė

    Batutat e debatit tė parė nė Byro mes Ramiz Alisė dhe Mehmet Shehut



    Gjithēka ėshtė e qartė. Mehmet Shehu do tė trajtohet si tė gjithė paraardhėsit e tij. Klanet janė krijuar dhe kanė nisur sulmin. Nė pjesėn e dytė tė procesverbalit tė mbledhjes sė Byrosė evidentohen tė gjithė ata qė fejesėn e djalit tė Mehmetit me Silva Turdiun do ta pėrdorin si njė arsye tė fortė pėr tė zhvendosur autoritetin e tij nė parti. Mehmeti trajtohet nė Byro si njė fajtor i rėndomtė qė nuk do tė kishte asnjė rrugė shpėtimi. Tė gjithė janė kundėr tij, ashtu si nė tė gjitha mbledhjet e kėtij lloji. Edhe miqtė, edhe armiqtė janė nė sulm. Ka vetėm njė moment hezitimi nga Enveri. Dhe arma qė ata pėrdorėn rezultoi tė ishte vdekjeprurėse. Nė dialogėt e mbledhjes sė datės 17 dhjetor 1981, qė do tė botohen sot pėr herė tė parė nė gazetė, duket qartė se Ramiz Alia, nė atė kohė nė “reshtin” e dytė tė Partisė, ėshtė njė ndėr “armiqtė” e hapur tė Mehmetit. Nė disa ndėrhyrje resht ai pėrpiqet ta devijojė gabimin e fejesės nė njė faj tė rėndė politik qė i ka shkaktuar Partisė njė dėm tė pariparueshėm. Bashkė me tė bashkohen edhe disa figura tė tjera tė asaj kohe. Sot do tė botohen tė gjitha fjalitė kundėr Mehmetit nga klani i ish-presidentit. Pyetjet tendencioze tė Simon Stefanit dhe Pali Miskės. Ndėrhyrjet e Kadri Hazbiut dhe roli qė mbajti ai gjatė mbledhjes. Debati i gjatė me Ramiz Alinė dhe ndėrhyrja e Enver Hoxhės pėr ta nxjerrė Mehmetin nga pozita qė po e vendoste Alia. Pse Enveri nuk e shtyn Mehmetin drejt humnerės dhe kėshillat e tij nė momentet mė kritike. Si heshtin anėtarėt e tjerė tė Byrosė menjėherė pasi ish-diktatori nė njė moment ndėrhyn dhe thotė: “Pėr kėtė ēėshtje, qė tė fliste kėshtu, e kam kėshilluar edhe unė shokun Mehmet”.




    Shoku Simon Stefani: Mė fal, shoku Enver, dua tė bėj njė pyetje tjetėr: Lidhur me problemin e luftės sė klasave, ju shoku Mehmet mos keni lėkundje nė vijėn e Partisė?
    Shoku Mehmet Shehu: Jo, lėkundje nė vijėn e Partisė, mendoj unė, nuk kam. Kėtu, nė kėtė ēėshtje kam gabuar dhe e pranoj gabimin. Ky, siē e them edhe nė autokritikė, ėshtė njė gabim i rėndė.
    Shoku Ramiz Alia: Po, mirė, si e pranoni ju atėherė mendimin qė do tė influenconit te vajza? Ē’do tė thotė kjo? A mundet t’i kėshillojmė ne Partisė: o burra, merrni vajzat e kulakėve, merrni vajzat e ballistėve, futini nė familje se ne do tė influencojmė mbi to. Kjo nuk ėshtė vallė njė tezė oportuniste?
    Shoku Ramiz Alia: Po, pra nuk do tė thotė kjo se ju nuk jeni konsekuentė me luftėn e klasave?
    Shoku Mehmet Shehu: Po, kjo ėshtė njė tezė oportuniste. Nė kėtė rast qėndrimi im nuk ėshtė konsekuent, prandaj them qė kam gabuar rėndė. Nė raste tė tjera unė nuk kam gabuar dhe e them qė pėr rastin konkret…
    Shoku Ramiz Alia: Po kjo ka tė bėjė me bindjen tuaj.
    Shoku Kadri Hazbiu: Po edhe ta bėsh kėtė shoku Mehmet, nė prag tė Kongresit?! Ēfarė do tė thotė kjo? Ju mendoni se nuk ėshtė njė qėndrim oportunist, por ama bėhet nė njė moment qė i kushton rėndė Partisė, kur e gjithė Partia ėshtė mobilizuar tė zbatojė me vendosmėri vijėn e saj nė tė gjitha fushat! Pastaj mendoni njė ēikė mė drejt mbi kėtė!
    Shoku Mehmet Shehu: Unė e them nė autokritikė shoku Kadri se, sikur djemtė e tjerė tė ma kėrkonin njė fejesė tė tillė, po tė mos ishin tė martuar, bile pėr asnjeri tjetėr, nuk do tė pranoja. Pėr kėtė djalė e pranova pėr arsyet qė kam vėnė, pėr traumėn psikologjike qė ka pasur djali, si dhe pėr gabimin qė bėra nė ndarjen e familjes sė Qazim Turdiut.
    Shoku Ramiz Alia: Mė falni, shoku Mehmet. Domethėnė ju e pranoni qė kėtė veprim e keni bėrė me ndėrgjegje tė plotė, e dinit qė po bėnit njė veprim qė ėshtė nė kundėrshtim me vijėn e Partisė.
    Shoku Mehmet Shehu: Jo.
    Shoku Ramiz Alia: Po pėrse?! Ju, kur thoni se kėtė nuk do ta bėnit pėr ndonjė nga fėmijėt e tjerė, nė fakt pėr Skėnderin e keni bėrė me ndėrgjegje tė plotė. Kėto jua them edhe pėr t’ju ndihmuar, se edhe nė autokritikė, pėr tė cilėn do tė them mendimin tim, ju nuk i bini drejt nė ballė gjėrave. Ē’do tė thotė ajo qė shprehni ju se pėr fėmijėt e tjerė nuk do ta bėnit njė gabim tė tillė? Kjo do tė thotė qė ju ishit tė bindur qė fejesa qė bėtė ishte nė kundėrshtim me vijėn e Partisė. Bile thoni qė njė veprim tė tillė s’ia rekomandoni asnjė shoku, dhe drejt e thoni, kėshtu duhej tė mos ia rekomandonit kurrkujt, sepse ėshtė nė kundėrshtim me politikėn e Partisė. Megjithėkėtė ju thatė “unė do ta bėj” dhe e bėtė, sepse donit ta bėnit, duke menduar qė kėtė do t’jua toleronte Partia, menduat qė juve kjo ju lejohet. Po pse menduat qė Partia pėr kėtė qė bėtė nuk do tė reagonte? Po tė mendonit ju qė Partia do tė reagonte dhe ju prapė do ta prishnit fejesėn, pse ta bėnit atėherė? Ju menduat qė Partia do ta pranonte. Atėherė pse e menduat kėshtu? Mos ka kjo lidhje me pyetjet qė ju bėnė shokėt kėtu? E vini veten mbi Partinė ju? Normat e Partisė pėr ju nuk kanė vlerė! Atėherė si shpjegohet ajo qė thoni, ky ėshtė mendimi im? Kėtu duhet tė reflektoni ju, mendoj unė.
    Shoku Mehmet Shehu: Unė, shoku Ramiz, nuk e vė veten mbi Partinė. Sigurisht qė kam gabuar nė kėtė ēėshtje, ashtu siē e shpjegoj nė autokritikė, po mbi Partinė unė nuk e vė veten.
    Shoku Ramiz Alia: Po nuk e shpjegon kjo ēėshtjen, shoku Mehmet, se ju vetė thoni se ajo qė bėtė ėshtė nė kundėrshtim me vijėn e Partisė, ju vetė e thoni qė njė gjė tė tillė. Nuk do ta bėje pėr fėmijėt e tjerė, s’do t’ua lejoje as shokėve, dhe vėrtetė kėshtu ėshtė, as fėmijėve tė tjerė, as shokėve nuk do t’ua rekomandonit, pse ishit tė bindur qė kjo ėshtė nė kundėrshtim me vijėn e Partisė. Atėherė pse e pranuat atė? Ja kėtu ėshtė problemi, kėtu ėshtė kyēi.
    Shoku Mehmet Shehu: Ja, nė kompleksin e gjithė kėtyre ēėshtjeve…
    Shoku Ramiz Alia: Atėherė kanė tė drejtė shokėt qė thonė pse vure interesin e familjes e tė djalit mbi interesin e Partisė. Kanė shumė tė drejtė qė ata tė thonė kėtė.
    Shoku Mehmet Shehu: Unė e thashė, nuk e kam vėnė me ndėrgjegje interesin e Partisė…
    Shoku Simon Stefani: Po ju vetė thoni shoku Mehmet se, e bėra me ndėrgjegje pėr kėtė djalė.
    Shoku Ramiz Alia: Ju vetė thoni se, nuk do ta pranonit kėtė pėr fėmijėt e tjerė.
    Shoku Mehmet Shehu: E bėra pėr arsyet qė thashė.
    Shoku Pali Miska: Shoku Mehmet, nuk ėshtė ēėshtja qė tė lozim me fjalė pėr tė shkuar kohėn kėtu. Ēėshtja ėshtė qė ju nuk jeni nė atė nivel sa tė mos gjykoni mbi kėtė veprim qė ka tė bėjė tamam me vijėn e Partisė. Edhe nė rastin konkret, deri sa ju keni ndjenja sentimentalizmi ndaj djalit, del e qartė qė tė tėra veprimet tuaja qė sollėn nė kėtė ēėshtje qėndrojnė te vėnia e interesit tė djalit mbi atė tė Partisė. Kėtu ėshtė gabimi.
    Shoku Mehmet Shehu: Po unė nuk jam nisur nga ajo qė ta bėja me ndėrgjegje.
    Shoku Pali Miska: Nga se nisesh ti, ėshtė punė tjetėr, po veprimi kėtu tė nxjerr. Ne gjithnjė, nė ēdo veprim, nė ēdo moment, nė ēdo gjė themi se nuk duhet ta harrojmė Partinė. Ky veprim nga ana juaj ėshtė njė rast shumė flagrant e i madh. Si e harroni ju nė kėtė rast Partinė?
    Shoku Mehmet Shehu: E di qė ėshtė i madh e flagrant.
    Shoku Kadri Hazbiu: Nė qoftė se ju vuani nga sentimentalizmi, shoku Mehmet, pse nuk u treguat sentimental pėr normat e Partisė, pėr vijėn e Partisė, pėr interesin e Partisė? Ta gjykojmė kėtė ēėshtje njė ēikė edhe nga kjo anė. Pastaj ky sentimentalizėm nė kundėrshtim me tė gjitha normat e rregullat e Partisė qėndron vetėm nė rastin e kėtij djali apo ka influencuar edhe nė raste e probleme tė tjera? Mė gjerė duhet ta shikoni kėtė ēėshtje.
    Shoku Mehmet Shehu: Pėr kėtė ēėshtje gabimi ėshtė bėrė vetėm pėr kėtė djalė, pėr traumėn psikologjike qė ka pėsuar…
    Shoku Simon Stefani: Sentimentalizmi ku mbėshteteni ju nuk ėshtė argument. Ai ka tė bėjė me botėkuptimin tuaj, se kėshtu e mendoni, prandaj edhe veproni. Edhe sentimentalizmin si nga pamja teorike, edhe nga ajo praktike ju nuk e shpjegoni drejt.
    Shoku Mehmet Shehu: Unė them si e mendoja atėherė, si e mendova nė ato momente kur e bėra fejesėn, nuk e them si e mendoj tani. Tani e mendoj ndryshe.
    Shoku Enver Hoxha: Shokėt duan tė dinė si e mendoje atėherė dhe si e mendon edhe sot, prandaj tė bėnė disa pyetje, domethėnia e tė cilave vėrteton tė kundėrtėn e arsyetimeve qė tė shtynė ty tė veproje gabim. Tani kėtyre pyetjeve duhet t’u pėrgjigjesh qartė, qė tė mund tė shėrohesh mė vonė.
    Unė do t’u pėrgjigjesha kėshtu kėtyre pyetjeve: jo vetėm qė kam menduar gabim, por e kam vėnė interesin e Partisė nėn interesin e djalit.
    Kjo do tė ishte njė autokritikė e drejtė. Flasim pėr atė moment. Kėtu ne gjykojmė faktet. Prandaj ne themi se nė atė moment ti e humbe drejtimin e Partisė, humbe ekuilibrin nė vijė, domethėnė e shkele kėtė. Kėshtu ėshtė mė drejtė tė thuhet. Pastaj njė sėrė pyetjesh tė tjera qė tė janė drejtuar, janė krejt tė qarta. Mos u pėrpiq t’i mbulosh me formulėn “nė atė kohė”, se nė atė kohė, e pranojmė tė tėrė, u bė si u bė, tani qė vijmė kėtu si e mendon? E mendon kėshtu si pyesin shokėt? Se ata nuk janė dakord me pėrgjigjet qė u jep.
    Shoku Mehmet Shehu: Pėr atė kohė unė nuk e mendova ashtu, shoku Enver. Tani e kuptoj qė kėshtu ėshtė.
    Shoku Ramiz Alia: Kėto pyetje qė po tė bėjmė ne tani, i konsideroni tė drejta?
    Shoku Mehmet Shehu: Tė drejta i konsideroj.
    Shoku Ramiz Alia: Prandaj tė paktėn na e thuaj qė keni tė drejtė, po jeni i bindur pėr kėtė tė drejtė qė na jepni?
    Shoku Enver Hoxha: Dhe bindja qė kėto qė tė pyesim janė tė drejta, tė largon ty nga ai gabim. Kėtė duam edhe ne, qė tė tė ndihmojmė, qė tė largohesh nga gabimi.
    Shoku Mehmet Shehu: Pyetjet e shokėve janė tė drejta. Duke i gjykuar sot, ashtu ėshtė. Nė atė moment praktik e konkret, duke e gjykuar ashtu siē e gjykova unė, nė fakt unė e dėmtova interesin e Partisė edhe njėkohėsisht u dėmtua edhe interesi i familjes sime dhe i djalit.
    Shoku Enver Hoxha: Ja pra, kėtu ka njė hap pėrpara nga ana jote. Merri tani pėrsėri pėrgjigjet qė dhe nga e para dhe pėrgjigju me kėtė frymė dhe do tė shikosh se do tė dalėsh nė rrugėn qė gjithė Partia dėshiron tė dalėsh.
    Shoku Mehmet Shehu: Pyetja e dytė, qė nuk kam shėnuar kėtu se kush nga shokėt e ka bėrė, po e kam shėnuar, ėshtė nėse vetitė negative tė miat kanė ndikuar nė punėn time tė pėrditshme, tė zakonshme.
    Unė besoj se po, ato kanė ndikuar, pa diskutim qė kanė ndikuar. Unė kam luftuar kundėr kėtyre vetive, aq sa kam luftuar dhe kam arritur njėfarė rezultati, por, siē e them, plotėsisht nuk jam ēliruar prej tyre. Eshtė e pamundur qė kėto tė mos kenė ndikuar nė punėn time pėr tė keq, aq sa kanė ndikuar. Nė gjithė punėn dhe jetėn time qė jam nė Parti, gjatė gjithė kohės ka pasur raste konkrete qė ato veti mė kanė ndikuar pėr keq. Veti tė kėtilla negative nuk mund tė mos ndikojnė pėr keq.
    Pyetja tjetėr: Organizata-bazė e Partisė, nė tė cilėn bėj pjesė, a ėshtė informuar?
    Kam informuar sekretarin e organizatės – bazė time, e kam njoftuar qė kam bėrė njė gabim tė rėndė politik tė kėsaj natyre dhe pėr kėtė do tė bėj autokritikė nė Byronė Politike dhe mbasi tė bėj autokritikė atje, atėherė do tė vij tė flas edhe nė organizatėn – bazė tė Partisė.
    Shoku Enver Hoxha: Pėr kėtė ēėshtje, qė tė fliste kėshtu, e kam kėshilluar edhe unė shokun Mehmet kur mė shprehu mendimin se do tė vente nė organizatėn-bazė tė Partisė tė bėnte autokritikė. Unė i kam thėnė ta marrim njė herė nė diskutim kėtė ēėshtje nė Byronė Politike, pastaj tė diskutohet nė organizatėn – bazė pėr kėtė ēėshtje...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 29-09-2005 mė 08:30

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Skene nga Drama "kur hanin kanibalet njeri jatrin"..


    me autor Avdulla Ramizin..

    skena e 82-te.. "Ne tepsi kok e mehmet Mavrisė"

    Nje zyre e madhe dhe sfond 5 portrete.. 2 mjekrrosha 1 tullac e 1 mustaqeli.. e ne mes nje baluke lepire..
    Ne plate nje tryeze e madhe ovale e rreth saje ca kani-balo-shok te vjeter..




    --




    gazeta panorama.


    zbardhet dokumenti
    mbledhja e byrose

    Zbardhet mbledhja e Byrosė pėr gabimin e Mehmet Shehut


    Kadri Hazbiu: Pse e le djalin tė shkonte nė Suedi pas skandalit me Turditė

    Mehmet Shehu: Unė fola me Ramizin pėr tė kthyer djalin nga shkolla



    Metoda pėr t’i marrė tė gjitha fajet vetė, duket se nuk po e ēonte nė rrugė tė mbarė Mehmetin. Ashtu siē kishte ndodhur me tė gjithė “armiqtė” e tjerė tė partisė, edhe nė rastin e Mehmetit, faji duhet tė pėrhapet nė tė gjithė fisin. Njė mėnyrė kjo, qė nė mbledhjen e Byrosė sė 17 dhjetorit, do tė kishte shumė rezultat. Gazeta do tė vazhdojė tė zbardhė nė numrin e sotėm dialogėt mes anėtarėve tė Byrosė dhe Mehmetit. Pėr herė tė parė do tė publikohen batutat mes ish-kryeministrit dhe Ramiz Alisė e Kadri Hazbiut. Procesverbali unik i hedh poshtė tė gjitha thashethemet apo hamendėsitė lidhur me diskutimet nė mbledhje. Tė gjithė ata, nė 17 dhjetor, ishin kundėr Mehmetit dhe familjes sė tij. Nė numrin e sotėm do tė tregohen se pėrse Mehmeti nuk e ktheu djalin nga studimet nė Suedi menjėherė pas prishjes sė fejesės. Pse Skėnderi pėrbėnte pėr tė gjithė Byronė, njė problem themelor. Akuzat e Kadri Hazbiut dhe Ramiz Alisė pėr sentimentalizėm tė theksuar. Pse tė gjithė anėtarėt e Byrosė ngrihen njėri pas tjetrit, pėr tė denigruar dhe akuzuar shumė ashpėr Skėnderin. Pėrpjekjet e para tė Mehmetit pėr tė mbrojtur djalin dhe tėrheqja e tij nė fund. Kush ishin njerėzit qė e kanė kritikuar dhe akuzuar mė shumė. Pse Skėnderi duhet tė vinte pas 17 janarit nga Suedia dhe kėrkesa pėr pezullimin e menjėhershėm tė studimeve tė tij. Xhelozitė e shfaqura lidhur me facilitetet qė kishte Mehmeti si kryeministėr, dhe akuzat pėr mendjemadhėsi e sentimentalizėm. Byroistėt e akuzojnė kryeministrin se me dėrgimin e djalit nė Suedi pėr studime pas skandalit, ai kishte krijuar njė imazh tė keq nė popull. Heshtja e Enverit gjatė gjithė mbledhjes dhe ndėrhyrja nė fund. Vazhdojmė me pikėn tjetėr, kjo ēėshtje doli.



    Procesverbal i mbledhjes sė Byrosė Politike
    tė KQ tė PPSH tė datave 17 e 18 dhjetor 1981

    Rendi i ditės: Analiza e gabimit tė rėndė tė kryer nga anėtari i Byrosė Politike, Mehmet Shehu, lidhur me fejesėn e djalit me njė vajzė me pėrbėrje shumė tė keqe politike.

    Nė kėtė mbledhje marrin pjesė gjithė anėtarėt e Byrosė Politike, me pėrjashtim tė shokut Hekuran Isai qė nuk erdhi pėr arsye se mbrėmė natėn i vdiq e ėma.

    Shoku Mehmet Shehu: Pyesin shokėt: Djalin, me gjithė kėtė gabim qė bėri, pse e dėrgove pėrsėri pėr studime jashtė shtetit?
    Djali, siē e them nė materialin qė keni lexuar, pranoi dhe e bėri ndarjen me vajzėn qė u fejua, dhe unė mendova nė atė kohė se mund tė shkonte dhe e kėshillova vetė qė mund tė shkonte jashtė. Pastaj e tėrhoqa kėtė mendim dhe e lajmėrova, duke i shkruar qė sa tė japė provimin qė ka nėpėr duar, tė kthehet, dhe ai do tė kthehet. Provimin e fundit ai e ka pėr ta dhėnė rreth 12 janarit dhe menjėherė pas kėsaj do tė kthehet dhe do tė shkojė tė punojė kudo, ku do ta caktojė Partia.
    Shoku Muho Asllani: Kisha diēka pėr tė shtuar pėr kėtė, shoku Mehmet, ai duhej tė ishte kthyer menjėherė.
    Shoku Pali Miska: Ti duhet ta kuptosh mirė kėtė, se djali nuk duhet tė shkonte. Pastaj, ky djalė me tėrė ato tė meta qė ka dhe gabime tė rėnda qė ka bėrė, si mund t’i realizonte me njė letėr ose me njė tė thėnė qė “babi unė do tė mbaroj provimet dhe do kthehem”. Ai s’meriton tė japė as provimin pėr gabimin qė bėri. Kėtė edhe ju vetė e thatė.
    Shoku Mehmet Shehu: Unė e kam lajmėruar tani qė tė kthehet.
    Shoku Rita Marko: Kjo vjen nė kundėrshtim me atė qė thoni ju, se ai ka pasur edhe njė traumė. Ai u ngatėrrua me njė vajzė me rreth familjar jo tė mirė dhe u dėrgua jashtė. Si dėrgohet jashtė ai, ē’siguri ke pėr kėtė njeri? Ja, edhe kėtu ti ke nėnvleftėsim, edhe pėr kėtė ēėshtje duhet tė mendoje mirė.
    Shoku Pali Miska: Dhe populli, shoku Mehmet, dėgjon, ai thotė se ai qė bėri kėtė gabim duhet tė mos shkojė jashtė.
    Shoku Mehmet Shehu: Prandaj edhe unė vendosa qė tė kthehet sė shpejti, bile pa mbaruar provimet.
    Shoku Adil Ēarēani: Vendimi mė i drejtė do tė ishte qė ai tė mos shkonte fare jashtė, por tė dėrgohej tė punonte nė njė uzinė, tė vente njėkohėsisht nė organizatėn-bazė tė Partisė, dhe tė jepte llogari pėrpara saj pėr atė qė bėri, se ėshtė komunist. Kjo do tė ishte mė e drejta tė bėhej dhe do tė ishte dėshmi pėr njė kuptim, si tė thuash, i atij gabimi tė rėndė qė u bė i pjesshėm.
    Shoku Mehmet Shehu: Ashtu duhet tė ishte vepruar.
    Shoku Simon Stefani: Nė njėfarė shkalle, djali u mor nėn mbrojtje nga ju. Kėtu, sentimentalizmi qė thoni ju, u thellua mė tej. Ju nuk arritėt tė mendonit qė ai ėshtė komunist, qė ka bėrė njė gabim tė rėndė, shumė tė rėndė e duhet tė japė llogari nė Parti, e cila ta gjykojė pastaj nėse duhet apo nuk duhet tė shkojė jashtė shtetit mė vonė. Ai ėshtė njė njeri qė ka bėrė gabim tė rėndė, bile edhe e ka pėrsėritur, dhe do ta them nė diskutimin tim kėtė.
    Shoku Foto Ēami: Edhe kėtu ėshtė prapė defekti ku keni rėnė ju nė rastin e parė, shoku Mehmet, domethėnė qė, nuk keni vėnė mbi tė gjitha interesin e Partisė. Po tė mendoje thellė, do tė shikoje se populli, duke parė se si u veprua e u vlerėsua, gabimi e gjesti i djalit tuaj, i cili bėri njė gabim, mė pas edhe njė tjetėr dhe u lejua tė dilte jashtė shtetit, ka tė drejtė qė thotė: “more, po ē’bėhet kėtu, ka njė vijė partie apo ka dy vija, njė pėr disa e njė pėr masėn tjetėr?!”
    Shoku Mehmet Shehu: Ja, pikėrisht pėr atė unė po e tėrheq djalin nga Suedia.
    Shoku Pali Miska: Po tė ishte djali i njė tjetri e kishim tėrhequr ne, domethėnė Partia, po pikėrisht se ėshtė djali yt, ti duhesh ta tėrhiqje vetė.
    Shoku Mehmet Shehu: Po, duhej ta kisha tėrhequr.
    Shoku Pali Miska: Ashpėrsinė, nxitimin nė kėtė rast, ti duhet ta tregoje nė krahun tjetėr, djalit t’i thoshe tė shkonte nė Martanesh, tė shkonte tė punonte me minatorėt e me gjeologėt qė tė lante gabimin qė bėri, e jo ta ēoje tė jepte provime jashtė shtetit, ta lejoje tė bėnte kėtė e tė bėnte atė, pastaj tė kthehej.
    Shoku Rita Marko: A nuk tregon kjo njė pranim formal tė gabimit? Ky nuk ėshtė njė thellim i menjėhershėm, po ju duhej tė mbanit njė vendqėndrim, ta analizonit deri nė fund ēėshtjen e tij.
    Shoqja Lenka Ēuko: Shoku Mehmet thotė se e ka kritikuar djalin se s’punonte. Kush e ka kritikuar? Iu nėnshtrua djali juaj kritikės nė ndonjė organ apo organizatė, apo e kritikuat vetėm ju si baba? Ku ėshtė kritikuar tjetėr ai, dhe kush e ka kritikuar?
    Shoku Mehmet Shehu: Jo, se nuk punonte. Deri tani di qė e kam kritikuar vetėm unė. Ai bėn pjesė nė organizatėn-bazė ku studion, nė Suedi dhe kur tė kthehet nė Shqipėri do tė vejė tė bėjė pjesė nė organizatėn-bazė tė tijėn.
    Shoqja Lenka Ēuko: Po mirė, mė fal, shoku Mehmet, a jeni ju nė dijeni nėse nė organizatėn-bazė tė Partisė nė ambasadė, ku bėn pjesė, e ka shtruar ai pėr diskutim kėtė problem, kėtė veprim shumė tė gabuar qė bėri?
    Shoku Mehmet Shehu: Unė i kam thėnė qė tė vejė ta informojė organizatėn-bazė tė Partisė dhe tė veprojė si t’i thotė organizata-bazė atje. Kur ka ardhur kėtu kam pyetur shokun Dhimitėr Lamani, nėse ka informuar. Ai mė ka informuar se atė vetė e ka vėnė nė dijeni pėr kėtė ēėshtje, por nė organizatėn-bazė atje nuk e di qė tė jetė shtruar njė gjė e tillė.
    Shoku Simon Stefani: Po ja, shoku Mehmet, si do tė thotė opinioni pozitiv nė njė rast tė kėtillė? Ai bėri kėtė gabim kaq tė rėndė, shkoi prapė jashtė dhe pėr tė s’u diskutua asgjė. A nuk tregon kjo qė kemi tė bėjmė me ato mendime e koncepte se ne qėndrojmė mbi tė tjerėt, jemi jashtė normave e rregullave tė Partisė, se pėr ne ka rregulla tė tjera, ndėrsa pėr tėrė komunistėt poshtė ka rregulla tė tjera?
    Shoku Mehmet Shehu: Jo, unė gjykova kėshtu qė ky e bėri kėtė gabim dhe e ndreqi atė, se pranoi ndarjen. Kėtu fajin nuk e ka djali, po e kam unė, sepse djali do ta kishte lėnė atė vajzė nė qoftė se unė do t’i thosha ta linte.
    Shoku Simon Stefani: Jo, jo, ai bile ka faj shumė tė rėndė.
    Shoku Qirjako Mihali: Sigurisht qė ne tė gjykojmė ty kėtu, po edhe ai ka faj shumė tė rėndė.
    Shoku Mehmet Shehu: Sigurisht qė ka faj qė vajti u lidh me atė vajzė.
    Shoku Simon Stefani: Po ai ėshtė komunist ama.
    Shoku Ramiz Alia: Edhe njė herė po them pėr ta ndihmuar shokun Mehmet. Mos qėndroni nė mendimin si gjykonit atėherė. Sot, tani ē’mendon pėr pyetjet qė tė bėjnė shokėt: bėtė mirė apo nuk bėtė mirė qė e latė tė shkonte dhe pse e latė djalin tė qėndronte jashtė? Ky ėshtė problemi.
    Shoku Mehmet Shehu: Jo, nuk bėra mirė.
    Shoku Ramiz Alia: Se si menduat nė atė kohė ju, ėshtė tjetėr problem. Tani, tani si gjykoni?
    Shoku Kadri Hazbiu: Edhe kėtė sentimentalizėm qė thoni ju duhet ta shikoni dhe e drejta ėshtė qė tė thelloheni nė tė pėr tė parė se ai ju ka shpurė edhe nė qėndrime tė tjera toleruese, jo vetėm nė trajtimin e familjes, nė kėtė ne nuk po futemi nė hollėsira, por nė vėnien nė kushte jo tė barabarta me tė tjerėt, jo vetėm si anėtar partie, por edhe si udhėheqės me ato tė drejta qė mė ka dhėnė Partia.
    Shoku Mehmet Shehu: Unė mund tė kem bėrė gabime, po nuk jam nisur me ndėrgjegje qė tė vė veten time mbi shokėt.
    Shoku Kadri Hazbiu: Njė minutė, njė minutė, nė analizė neve nuk nisemi vetėm nga ndėrgjegjja, vėmė nė dukje faktet si janė, pastaj shikojmė shkakun, ėshtė i ndėrgjegjshėm apo i pandėrgjegjshėm. Ty sa tė ka ndihmuar organizata-bazė e Partisė ėshtė tjetėr gjė, nė qoftė se ke pretendime qė s’tė kemi ndihmuar ne, dakord, por njė herė t’i themi faktet ashtu siē janė.
    Shoku Mehmet Shehu: Unė mendoj se nuk jam pėrpjekur qė t’i kėrkoj Partisė privilegje mbi tė tjerėt. Gabime mund tė kem bėrė, po jo qė tė nisem me ndėrgjegje nga ajo se jam kryeministėr ose ku ta di unė e tė krijoj privilegje pėr vete.
    Shoku Pali Miska: Tė tjerėt pėr njė gabim shumė mė tė vogėl nga ky i djalit tėnd i kemi sjellė me aeroplan nga jashtė dhe u kemi thėnė: shko tani nė punė, laje gabimin qė bėre. Ti vetė i ke dėgjuar, i ke parė, i ke kaluar nėpėr duar kėto masa qė kemi marrė, kurse nė rastin e djalit tuaj nuk ke menduar ē’po bėj unė, ku po mė shpie mushka, pse nuk po veproj si pėr gjithė tė tjerėt edhe pėr djalin tim etj. Pėr kėtė ti pra ke njė bindje tjetėr dhe nuk qėndron ēėshtja tek veprimi. Nuk e di, po ndoshta ke edhe rezerva nė kėtė ēėshtje.
    Shoku Mehmet Shehu: Jo rezerva nuk kam, prandaj i kam dhėnė urdhėr djalit qė tė kthehet.
    Shoku Pali Miska: Po nė rast se nuk ke rezerva, atėherė pse nuk e bėre kėtė me kohė? Kjo ėshtė njė gjė shumė e thjeshtė. Po tė jepje urdhėr ti si kryeministėr, djali kthehej brenda ditės nė Shqipėri. Ē’urdhėr pret ti shoku Mehmet? Kėtu nuk ėshtė puna tė tė themi ne, ti duhet ta kishe bėrė vetė kėtė punė.
    Shoku Mehmet Shehu: Po unė them se po tė duhet, unė i jap urdhėr tė kthehet qė sot, po e kam lajmėruar qė sa tė mbarojė provimet qė ka nėpėr duar, tė kthehet.
    Shoku Pali Miska: Po ai nuk e meriton, more shoku Mehmet tė mbarojė provimet. Kjo duhet kuptuar mirė.
    Shoku Mehmet Shehu: Pėr kėtė ēėshtje vajta u konsultova edhe me shokun Ramiz dhe mbetėm dakord me tė qė tė veproja kėshtu.
    Shoku Ramiz Alia: Jo, jo, nuk ėshtė ekzakt ashtu. Me shokun Ramiz ti erdhe u konsultove, po unė tė thashė tė njėjtėn gjė qė tė tha edhe Pali, ai djalė menjėherė duhet kthyer. Pastaj se kur duhej kthyer, kėtė ti e di vetė, vendosni juve pėr kohėn.
    Shoku Mehmet Shehu: Edhe unė e lajmėrova qė sa tė mbarojė provimin qė ka nė dorė dhe tė kthehet.
    Shoku Ramiz Alia: Jo, e drejtė ėshtė ajo qė thotė shoku Pali. Ju pse nuk e menduat kėtė gjė vetė, pse prisnit t’jua thoshim ne?
    Shoku Manush Myftiu: Shqip, ai nuk e mendoi kėtė pėr tė ruajtur “prestigjin” dhe pėrpiqet tė gjejė forma tė ndryshme qė tė mos i preket autoriteti. Duhen thėnė hapur gjėrat. Se djali i tij jo vetėm qė nuk e meritonte tė shkonte pėrsėri jashtė, por ē’rėndėsi ka pėr tė nėse do t’i mbarojė apo s’do t’i mbarojė provimin, pasi ai kthehet pėr dėnim, jo pėr vizitė, qė nuk duhej tė humbiste provimet.
    Shoku Kadri Hazbiu: Tė flasim ashtu siē ėshtė, mbase juve tė tjerėve nuk ju ka rėnė rasti, por unė ia kam thėnė hapėt shokut Mehmet: ktheje djalin!
    Shoku Ramiz Alia: Edhe shoku Enver ia ka thėnė, edhe unė i thashė nė njė mbledhje qė kemi bėrė: shoku Mehmet duhet kthyer djali.
    Shoku Enver Hoxha: Le tė kalojmė tani nė pyetjet e tjera se kjo ēėshtje ėshtė e qartė...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 29-09-2005 mė 08:32

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    skuth e Xhu.. vazhdoini ju kto temat historike pulatike qe ti kemi ne forum se un iki ne tuniz kto dit..me shupime..


    tirana observer


    ..Profesori i mirėnjohur, Ismet Elezi, nė librin e tij botuar nga “Toena”, tregon si nisi puna e Byrosė Juridike pėr hartimin e Kushtetutės sė vitit 1976
    Vėrejtjet e Mehmetit pėr projektkushtetutėn

    Elezi: Kryeministri na porositi qė tė spikaste nė dokumentin themeltar lufta e klasave, si forcė kryesore lėvizėse e shoqėrisė


    -----------------------------------------------------------
    Qamil XHANI
    (Vijon nga numri i djeshėm)

    Juristi i njohur qė ka kaluar shumė kohė nė hartimin e legjislacionit nė Kėshillin e Ministrave, kėtė herė tregon pėr mbledhjet e shpeshta nė vitet 1971 deri nė vitin 1974. Ndėr tė tjera, ai shpjegon punėn pėr hartimin e Kushtetutės nė vitin 1973 dhe vėrejtjet qė u bėri Mehmet Shehu pėr projektin e pėrfunduar tė saj. Ja se si i kujton Elezi ato vite.
    Nė vitin 1971
    I gjithė viti 1971 kaloi me mbledhje tė Kėshillit tė Ministrave e tė kryesisė sė tij, ku u shqyrtuan shumė probleme tė sektorėve tė ndryshėm, posaēėrisht ato qė kishin lidhje me plotėsimin e detyrave tė planit. Dhe, pėr ēudi, mė 1 nėntor 1971, ditėn e hėnė, u ēel Kongresi i 6-tė i Partisė, ku nė raportin e mbajtur nga Enver Hoxha flitej pėr realizime plani e suksese nė ekonomi. Nė bllokun tim kam kėtė shėnim: “Si ėshtė e mundur qė nė analizėn e bėrė nė qeveri, rezultoi se plani nuk ishte realizuar nė shumicėn e treguesve, kur nė kongres thuhej se sukseset janė madhėshtore? Ec e merre vesh kėtė punė. Ato ēka thuhen janė thjesht propagandė pėr t’i hedhur hi syve popullit, por si ato poshtė nė bazė dhe ata lart nė qendėr e dinė tė vėrtetėn se plani nuk ishte realizuar, por gėnje tė gėnjejmė”.
    Mė 4 nėntor 1971
    Mbajti raportin pėr planin Mehmet Shehu, i cili vazhdoi avazin e Enverit pėr arritjen e sukseseve, tė cilat nuk ishin arritur kurrė. Natyrisht, nuk mohohet gjithēka, se diēka ishte bėrė, por raportohej me superlativa. Kėtu qėndron e keqja.
    Mė 7 nėntor 1971
    Pasi mbaroi punė kongresi, nuk u fol asnjė fjalė pėr 54-vjetorin e revolucionit tė tetorit, kurse mė parė organizoheshin mbledhje publike. Mesa duket dhe ai ishte bėrė “revizionist”. O temporal, O mores! Nė mitingun e madh tė organizuar nė Tiranė, foli Enver Hoxha dhe pėrfaqėsuesit e partive marksiste-leniniste, njė grusht aventurierėsh, turistėsh, mashtruesish, pėr tė cilėt populli nuk kishte as mė tė voglin besim. Kėshtu, nė shesh tė Tiranės luhej komedia e madhe dhe populli qeshte, duke e fshehur buzėqeshjen nga frika e arrestit. Viti 1971, pėr Byronė Juridike ishte viti i njė pune tė madhe, qė u konkretizua me botimin e pėrmbledhjes sė legjislacionit nė fuqi 1945-1971, nė dy vėllime. Ky botim ishte njė ndihmė e madhe pėr juristėt, tėrė administratėn shtetėrore dhe organet e pushtetit qendror dhe vendor. Kėto ishin rezultate konkrete dhe jo propagandė boshe. Nga shokėt e sektorėve tė tjerė pėrsėritej vazhdimisht se “puna nė administratė ėshtė tepėr e lodhshme dhe pa asnjė sadisfaksion moral, sepse ėshtė punė anonime. Punojmė ne e mburren tė tjerėt, eprorėt tanė”. Kjo ishte e vėrtetė e madhe. Sikur ndihmėsit dhe sekretarė personalė tė zėvendėskryeministrave tė derdhnin djersėn pėr punėn individuale, tekste apo monografi, do tė kishte me dhjetėra libra tė tyre, kurse nė tė vėrtetė pėrgatisnin materiale gjithmonė si anonimė. Edhe autori i kėtyre shėnimeve ka punuar pėr rreth 20 vjet pėr tė tjerėt – punė anonime nė pėrgatitjen e projekteve apo tė diskutimeve e fjalimeve pėr eprorėt. Por ky ėshtė destinacioni i administratės qė asfikson krijimtarinė individuale dhe depersonalizon njeriun.
    Mbledhjet e vitit 1972
    Tė shumta kanė qenė mbledhjet dhe aktivitetet gjatė vitit 1972. Nė bllok kam mbajtur shėnime e komente tė ndryshme, por do tė pėrmend vetėm dy ngjarje qė mė kanė lėnė pėrshtypje tė mėdha. Mė 22 shkurt, ditėn e hėnė, ora 9, u mbajt mbledhja e Kėshillit tė Ministrave, ku u diskutua relacioni pėr disiplinėn nė punė, paraqitur nga njė komision i posaēėm. Nė fakt, ky relacion dukej fare qartė qė ishte nė kundėrshtim me Kodin e Punės, sepse propozonte masa tė kundėrligjshme. Mehmet Shehu mė kritikoi ashpėr si “burokrat” e “formalist”, qė nuk kuptoja se ato masa ishin tė domosdoshme pėr tė ndrequr shthurjen e madhe disiplinore nė administratė. Ndonėse, unė parashtrova me argumente, ato masa qė ishin nė kundėrshtim tė hapėt me Kodin e Punės, pėrsėri relacioni i kaloi Byrosė Politike. Pas disa ditėsh u informova se Byroja Politike nuk e kishte miratuar relacionin me masat administrative arbitrare. Ndjeva kėnaqėsi, jo se fitoi mendimi im, por se nuk u zbatuan masat disiplinore kundėr nėpunėsve dhe punėtorėve. Edhe nė atė kohė, disiplina nuk forcohej me masa disiplinore qė parashikonte Kodi i Punės. Mė 21 qershor, ditėn e mėrkurė, u krijua Akademia e Shkencave, pėr tė cilėn Byroja Juridike punoi me tė gjitha forcat pėr pėrgatitjen e dekretit, tė statutit dhe tė akteve tė tjera. Kjo ishte njė ngjarje me rėndėsi historike kombėtare. Pėr fat tė keq, pėrbėrja e Akademisė nuk u caktua me zgjedhje demokratike, por me emėrim nga KQ i Partisė. Gjithsesi, krijimi i Akademisė kishte rėndėsi tė veēantė historike.
    Si nisi puna pėr hartimin e Kushtetutės nė vitin 1973
    Nė gjashtėmujorin e parė tė vitit 1973, (data ekzakte nuk mė kujtohet) u krijua komisioni pėr pėrgatitjen e Kushtetutės (pjesėn mbi organizimin shtetėror) me kėtė pėrbėrje: Adil Ēarēani (kryetar), Sul Baholli, Aranit Ēela, Myqerem Fuga, Bilbil Klosi, Lefter Goga, Vito Kapo e unė . Isha po ashtu edhe sekretar sė bashku me Kiēo Kasapin, Qemal Myrselin dhe Lumturi Resnjan. Ky komision punoi intensivisht pėr pėrgatitjen e pjesės sė projektit tė Kushtetutės, qė kishte lidhje me organizimin shtetėror, duke filluar nga Kuvendi Popullor e deri nė organet vendore. Kjo pjesė u punua mirė dhe hyri nė projektkushtetutė pa ndryshime, por askush nuk tha asnjė faleminderit. Unė, mora pjesė edhe nė Komisionin Qendror, nė tė cilin punuam pėr tre vjet rresht pa shpėrblim, duke bėrė njėherazi dhe punėt e zyrės, derisa e dorėzuam. Kur Kushtetuta u miratua dhe u botua, jo vetėm nuk u falėnderuam, por nuk na dhanė qoftė edhe ndonjė kopje tė saj, ndaj e blemė nė treg si tė tjerėt. I tillė ishte shpėrblimi i punės komuniste! Mė 20 dhjetor, ditėn enjte, ora 10, kryeministri Mehmet Shehu na thirri, sė bashku me Aranit Ēelėn, pėr tė bėrė vėrejtje rreth projektit paraprak tė Kushtetutės. Takimi zgjati deri nė 12 e dyzet e pesė minuta. Nė atė takim, Mehmet Shehu shtroi disa vėrejtje parimore pėr t’i pasqyruar nė projekt.
    -Problemi mė shqetėsues, sipas tij ishte tė sigurohej vazhdimėsia e diktaturės sė proletariatit brez pas brezi. Duheshin mbyllur nė rrugė institucionale shtigjet e degjenerimit tė pushtetit.
    -Tė spikaste nė tėrė projektin lufta e klasave, si forcė kryesore lėvizėse e shoqėrisė.
    -Tė garantohej prona shtetėrore-kooperativiste, pėr tė mos u kthyer nė pronė private.
    -Tė ruheshin marrėdhėniet socialiste nė prodhim.
    -T’u jepej pėrparėsi stimujve moralė.
    -Tė ruhej raporti i drejtė nė pagat, qė tė mos krijoheshin kasta (ato ishin krijuar me kohė e vepronin, por fshiheshin pas “barazisė”)
    -Tė sigurohej qė kasta ushtarake tė mos uzurpojė pushtetin.
    “Me njė fjalė, vazhdoi ai, tė nxjerrim mėsime nga eksperienca e hidhur e Bashkimit Sovjetik dhe vendeve tė tjera revizioniste”. Pra, tė hartohej njė kushtetutė origjinale, tė konstatonte realitetin dhe tė shėrbente si program pėr 30-40 vjet a mė shumė. Mė nė fund foli edhe pėr ndalimin e bazave ushtarake tė huaja nė vendin tonė. Kėto ishin porosi e direktiva tė prera, qė nuk diskutoheshin. Mesa kuptova unė, ato ishin biseduar mė parė edhe me Enver Hoxhėn dhe tani duheshin pasqyruar pa mėdyshje nė projektin e Kushtetutės. Ky ishte urdhėr i kryeministrit Mehmet Shehu. Dhe Komisioni Qendror nuk bėri asnjė vėrejtje, por i pasqyroi tė gjitha njė pėr njė. Specialistėt ishin kthyer nė robotė. Ja ky ėshtė shkurt e nė esencė historiku i pėrgatitjes sė projektkushtetutės sė vitit 1976. Problemet ekonomike, moralizimet e planit nė tėrėsi, mungesat e theksuara tė mallrave tė konsumit tė gjerė, mungesat nė eksportin e kromit tė mineraleve tė tjera, kishin krijuar njė gjendje tė rėndė, qė ngarkonte me pėrgjegjėsi qeverinė, e posaēėrisht Mehmet Shehun dhe kryetarin e Komisionit tė Planit tė Shtetit, Abdyl Kėllezi.
    Puna intensive e Kėshillit tė Ministrave nė vitin 1974
    Viti 1974, sikurse vitet e mėparshme, ishte plot me mbledhje qeverie e kryesie pėr probleme tė ditės. Rutina e pėrditshme pillte burokraci dhe prapambetje. Ndėrmjet tė tjerash, meriton tė vihet nė dukje mbledhja e Kryesisė sė Kėshillit tė Ministrave mė 12 shtator 1974, ku u analizua problemi i njohjes sė ligjeve, si problem shumė i rėndėsishėm pėr shtetin dhe popullin. Ishte pėr t’u pėrshėndetur ky hap i kryesisė, qė pėr herė tė parė tregonte interes pėr ligjet dhe njohjen e tyre nė popull. Kjo mbledhje tregonte se, mė nė fund, po kuptohej nga udhėheqja e qeverisė, se nuk ka shtet pa ligje dhe nuk ka ligje pa shtet. Puna e Byrosė Juridike pėr njohjen dhe popullarizimin e ligjeve u vlerėsua. Kjo na dha njė minimum kėnaqėsie dhe inkurajim pėr tė punuar mė mirė pėr pėrgatitjen dhe njohjen e ligjeve. Dikush mund tė thotė “pėr ēfarė ligjesh bėhet fjalė, kur ato ishin tė shtetit diktatorial”. Por nuk ėshtė plotėsisht ashtu, sepse ishte 1 mijė herė mė mirė tė qeverisej vendi me ligje, sesa nė kaos e nė anarki, ku t’i hapej shtegu vetėgjyqėsisė. Nė fund tė fundit ligjet rregullonin marrėdhėniet shoqėrore tė rėndėsishme nė tė gjitha fushat e jetės, sepse Kodi Punės apo Kodi Familjes etj., ishin ndėrtuar nė baza tė mira, pėrjashto krimet kundėr shtetit nė Kodin Penal, qė mbanin vulėn e luftės sė klasave.
    Neni i Kodit Penal qė na bėri objekt bisede nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave , datė 28 tetor 1974
    Ishte ditė e hėnė, ora 8. Nė mbledhje, midis tė tjerash u rishqyrtua ribotimi nė revistėn “Drejtėsia Popullore”, i Kodit Penal tė vitit 1952, i cili, veē tė tjerash, pėrmbante edhe njė nen nė krimet kundėr shtetit se “Pėr solidarėsi ndėrkombėtare tė interesave tė gjithė punonjėsve, krimet kundėr shtetit dėnohen edhe kur drejtohen kundėr Bashkimit tė Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) dhe ēdo shteti demokratik popullor” (neni 83 i Kodit Penal). Pas prishjes sė marrėdhėnieve tė shtetit shqiptar me Bashkimin Sovjetik (1961), kuptohet qė ky nen kishte humbur pėrmbajtjen e tij, megjithėse formalisht nuk ishte shfuqizuar. Ribotimi i kėtij neni (bashkė me tėrė Kodin Penal), u konsiderua njė gabim i rėndė politik dhe u dha porosia nga KQ i PPSH-sė qė tė merreshin masa kundėr redaksisė sė revistės. Meqenėse dhe unė isha anėtar i redaksisė, nė Kėshillin Ministrave, pavarėsisht se nuk isha nė sallė, Mehmet Shehu mė kishte kritikuar rėndė. Pėr kėtė u organizua edhe mbledhja e organizatės bazė tė partisė. Sekretari mė njoftoi se mbledhja e posaēme bėhej pėr tė analizuar pėrgjegjėsinė time si anėtar i redaksisė pėr ribotimin e Kodit Penal nė revistė. Nė mbledhje merrnin pjesė, si zakonisht, Mehmet Shehu, Manush Myftiu, Xhafer Spahiu, etj. Sekretari i organizatės njoftoi qėllimin e mbledhjes dhe filloi tė mė godiste me rrufe, pėr “mungesė vigjilence”, etj. Pastaj, sipas rregullit duhej tė jepja llogari dhe unė fola duke sqaruar se:
    1)Nė mbledhje tė redaksisė nuk kisha marrė pjesė dhe nuk kisha dijeni pėr ribotimin e Kodit Penal nė revistė.
    2)Propozimi pėr shfuqizimin e atij neni ishte bėrė nga Byroja Juridike e qeveria nė Byronė Politike tė KQ, por ende nuk ishte shfuqizuar.
    3)Si pedagog i sė drejtės dhe si autor i tekstit tė kėsaj lėnde, lexova nė mbledhje shpjegimet teorike(interpretimin shkencor) tė atij neni, tė kapėrcyer nga situata. Pėrpara kėtyre argumenteve, tė gjithė, pėrfshirė dhe Mehmet Shehun, mbetėn pa zė. Mehmeti u ngrit dhe iku nė pushimin e parė. Pas pushimit askush nuk bėnte mė pyetje dhe askush nuk donte tė diskutonte. Mė nė fund, organizata mbylli diskutimin, duke tėrhequr vėmendjen pėr mungesė vigjilence, nė pėrgjithėsi, por edhe mua. Masa absurde u hoq disa muaj mė vonė nė prill tė vitit 1975. Megjithėse kjo ēėshtje u mbyll nė organizatė, tė nesėrmen nė mėngjes, Mehmet Shehu kishte thirrur sekretarin e organizatės bazė dhe e kishte pyetur nėse u mor ndonjė masė ose jo kundėr meje, duke shprehur mendimin se: “Ismeti nuk ka faj, pėr atė kishte pėrgjegjėsi Gjykata e Lartė, pranė sė cilės funksiononte dhe vetė redaksia e revistės. Pavarėsisht nga tė gjitha kėto, nė Buletinin e Kėshillit tė Ministrave kishte mbetur kritika e Mehmet Shehut, qė kishte bėrė nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave, nga e cila, m’u krijuan jo pak shqetėsime, sepse njerėzit lexonin buletinin dhe nuk dinin si ka pėrfunduar ēėshtja nė organizatėn bazė tė partisė tė aparatit tė Kėshillit tė Ministrave.
    Dy ngjarjet e rėndėsishme tė vitit 1975
    Viti 1975 shėnon dy ngjarje me rėndėsi t veēantė:
    1)Proceset gjyqėsore kundėr “puēistėve” nė ushtri
    2)Prishja e marrėdhėnieve me Kinėn
    Ngjarja e parė, arrestimi i Beqir Ballukut, zėvendėskryeministrit dhe ministrit tė Mbrojtjes Popullore, nuk kishte si tė mos trondiste qeverinė dhe anėtarėt saj nė veēanti. Secili kishte bėrė ndonjė “mėkat” dhe ishte orė e ēast nėn ankthin e pasigurisė, se mund t’i vinte radha, si shokėve tė tyre, tė gjendeshin me hekura nė duar. Ndėrsa ngjarja e dytė, prishja e marrėdhėnieve me Kinėn, tronditi gjithė Shqipėrinė, jo aq pėr ndjenjat miqėsore, siē ndodhi me rastin e Bashkimit Sovjetik, sesa pėr pasojat e rėnda ekonomike qė do tė vinin, si rrjedhojė e kėsaj aventure tė re tė udhėheqjes sė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, mbi tė cilėn rėndon e tėrė pėrgjegjėsia historike, sepse kinezėt nuk kishin ndonjė faj ndaj vendit tonė. Pėrkundrazi, ndihmuan jashtėzakonisht shumė ekonominė dhe ushtrinė tonė. Librin e Enver Hoxhės “Shėnime pėr Kinėn” unė do ta quaja si njė pėrrallė “arabe”, apo mė saktė njė mashtrim i opinionit publik, sepse Kina nuk do tė vepronte siē thoshte Enver Hoxha, tė mos bėnte reforma apo tė mos priste Niksonin dhe nuk do tė merrte leje nga Enver Hoxha i Shqipėrisė sė vogėl. Kjo ishte njė ēmenduri politike, midis mijėra marrėzive e ēmendurive tė tjera politike, qė kishin arritur kulmin me prishjen e marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik, qė na kishte mbajtur gjallė pėr vite me radhė me bukėn gojės dhe me ndihma tė tjera. Prishja me Kinėn ishte epilogu i dramės shqiptare, qė u kurorėzua me vetėizolimin total tė Shqipėrisė dhe me luftėn kundėr tė gjithėve, siē bėnte Don Kishoti me mullinjtė e erės. Nė lidhje me ngjarjen e mė sipėrme tragjike pėr Shqipėrinė, nė korrik tė 1975-ės, u organizua njė mbledhje e Kėshillit tė Ministrave, me pjesėmarrjen e kryetarėve tė komiteteve ekzekutive tė kėshillave popullore tė rretheve, nė Pallatin e Brigadave. Atmosfera e kėsaj mbledhjeje ishte tepėr e zymtė, ashtu siē ishin perspektivat e vendit tonė. Tė gjithė pjesėmarrėsit i kishte pushtuar heshtja dhe pasiguria sesi do tė pėrballonin nevojat e mėdha ekonomike. Kjo pasiguri lidhej drejtpėrdrejt me qenien e tyre nė postet qė mbanin dhe, mė tej, me frikėn se mos pėsonin si Beqir Balluku, Abdyl Kėlllezi, Koēo Theodhosi, etj. Duke e kuptuar situatėn e rėndė qė u krijua nga kjo aventurė, Mehmet Shehu nė kėtė mbledhje mbajti njė fjalim tė rėndėsishėm. Ai foli pėr shkaqet pse u prishėm me “vėllezėrit” dhe “aleatėt tanė tė mėdhenj” dhe ēfarė masash duheshin marrė nė tė ardhmen pėr kursimin, krijimin dhe ruajtjen e rezervave, etj.,etj. Fjalimi ishte i zjarrtė pėr tė mbajtur tė gjallė besimin nė parimin e famshėm tė “mbėshtetjes tėrėsisht nė forcat e veta”. Nė tė vėrtetė, ky vit e ēoi ekonominė tonė drejt greminės. Parimi i mbėshtetjes nė forcat e veta nė praktikėn e vendit tonė solli falimentimin e pėrgjithshėm dhe na tha “tė hamė bar”. Dhe jo vetėm nuk u realizua plani i vitit 1975, por vazhdoi zinxhir mosrealizimi nga viti nė vit.

    Rehabilitimi i menjėhershėm i Mehmet Shehut

    Mehmeti do tė rehabilitohej plotėsisht pas prishjes me jugosllavėt.
    Madje, ai do tė merrte edhe post drejtues, atė tė ministrit tė Mbrojtjes. Megjithatė, situata qė ai kishte kaluar ishte tepėr e sikletshme dhe tashmė duhej t’i pėrshtatej me finesė Enver Hoxhės. Ai kishte terrenin e mjaftueshėm pėr tė biseduar me miqtė e tij rusė dhe tė qante me ta edhe halle tė mėdha. Kėshtu ishte dhe rasti qė Enveri e kishte dėrguar tė takohej me pėrfaqėsuesin e rusėve nė Tiranė. Nė kujtimet e tij, ministri Fuqiplotė i BRSS-sė nė Tiranė, D.S.Ēuvakin, do tė shkruante edhe pėr kėtė takim me Mehmetin. “Ai thotė se ka ardhur me porosi tė Enver Hoxhės dhe dėshironte tė konsultohej nėse duhet tė bėnin paradė ushtarake dhe pritje zyrtare me rastin e 10 korrikut, Ditės sė Ushtrisė, pasi, sipas njoftimeve tė marra, nė kėtė ditė do tė bėhet varrimi i shokut Dimitrov. Unė u thashė se pėr probleme tė tilla duhet tė vendosin shokėt shqiptarė, por meqė shoku Enver Hoxha dėshiron tė dijė mendimin tim, mua mė duket se do tė ishte mė e arsyeshme tė shtyhej dita e paradės dhe e pritjeve zyrtare…”. Nė vijim tė kujtimeve tė tij, Ēuvakin shkruan se “me iniciativėn e tij, Mehmet Shehu mė foli pėr gabimet revoltuese dhe tė shėmtuara nė Prokurorinė e Rajonit Peshkopi - Kukės. Ai tha se prokuroria shqiptare e kėtij rajoni kishte ndjekur njė vijė tė hapur oportuniste nė qėndrimin ndaj reaksionarėve dhe elementėve tė tjerė kriminalė, duke liruar nga burgu armiq tė betuar tė popullit. Madje, kishte qenė ai qė i kishte propozuar Enver Hoxhės largimin nga detyra tė prokurorit tė pėrgjithshėm, Bilbil Klosi. Sipas tij, frymėzuesi ishte ish-prokurori i pėrgjithshėm, Bedri Spaihiu, ish-anėtar i Byrosė Politike dhe sekretar i KQ tė PKSH-sė. Madje, ai kishte ndėrruar mendje pėr mbėshtetjen qė i kishte dhėnė kėtij tė fundit nė rizgjedhjen e tij nė ato detyra. Nė fund tė bisedės, Mehmet Shehu mė njoftoi se mė 4 korrik tė kėtij viti, me propozimin e Enver Hoxhės, Byroja Politike vendosi t’u japė gradėn e gjeneralmajorit ish-komandantit tė Divizionit tė Mbrojtjes sė Popullit, kolonelit Shefqet Peēi, shefit tė Drejtorisė sė Pėrgatitjes Luftarake tė Ushtrisė, kolonelit Gjin Marku dhe shefit tė Artilerisė, kolonelit Tahir Kadare. Duke ditur se kolonel Kadareja kishte luajtur njė rol tė keq nė Plenumin e 8-tė tė KQ tė Partisė dhe ėshtė pėrēues i vijės jugosllave nė ushtrinė shqiptare, unė e pyeta Mehmet Shehun se kush ishte iniciatori i dhėnies sė gradės gjeneralmajor Tahir Kadaresė. Ai u pėrgjigj se Byroja e mori vendimin pėr dhėnien e kėsaj grade Tahir Kadaresė, me propozimin e Enver Hoxhės. Me kaq biseda mori fund.
    Tiranė 5 korrik 1949

    Akuzat absurde pėr Mehmet Shehun

    Nga analizat qė u bėnė nga pėrkrahėsit e Enver Hoxhės, Mehmet Shehun e akuzuan se gjoja qė gjatė luftės, kur Divizioni i Parė do tė kalonte nė veri tė Shkumbinit bėnte lojėn e anglo-amerikanėve, tė cilėt donin ta mbanin Shqipėrinė e Veriut nėn ndikimin e tyre. E akuzuan gjithashtu, pėr masakrėn e fshatarėve tė Myzeqesė. E kjo, sipas tyre, bėhej pėr tė goditur vijėn qė ndiqte Partia Komuniste, qė mė vonė do tė merrte pushtetin.
    Mehmet Shehut i thanė dhe i vunė etiketime tė ndryshme, duke e cilėsuar agjent tė anglo-amerikanėve, tė gjermanėve, italianėve, jugosllavėve, tė sovjetikėve e tė tjera zbulime qė e paskėshin rekrutuar atė! Ėshtė e kuptueshme se pse u hodh kaq baltė mbi kėtė personalitet qė gjithnjė e quanin “hero legjendar”, kur i thureshin e i kėndoheshin kėngė heroike pėr trimėritė e treguara.


    (Vijon nesėr)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Batutat e plota tė mbledhjes sė Byrosė


    Enveri: Nėna e nuses sė djalit tėnd nuk ka moral tė mirė

    Mehmeti: S’mė mbetet gjė, veē tė ndaj nusen nga Bashkimi


    Vijon nga numri i kaluar
    Qartė dhe hapur. Ramiz Alia kėrkon ta kthejė gabimin e Mehmetit nė njė luftė politike kundėr tij dhe familjes sė tij. Nė tė gjitha ndėrhyrjet, Alia akuzon ashpėr se veprimet qė kreu Mehmeti duke lejuar fejesėn e vajzės, do ta rrezikonin rėndė Partinė. Nė mbledhjen e 17-18 dhjetorit 1981, edhe anėtarėt e tjerė tė Byrosė po bėjnė lobin me Alinė kundėr Mehmetit. Vetė Enveri, i lėkundur, duket se po i ashpėrson akuzat. Nė batutat qė do tė botohen sot pėr herė tė parė dalin qartė synimet e mbledhjes. Enveri e sulmon Mehmetin deri nė pikėn e pranimit tė faljeve tė tij, por akuzat e tė tjerėve janė tė qarta. Vazhdojnė pyetjet se pėrse nusja e djalit shoqėrohet me njė francez, ose pse francezi kėrkon shoqėri nga nusja e Mehmetit dhe jo e anėtarėve tė tjerė tė Byrosė. Krijohen insinuata se shtetasi i huaj diēka kėrkon nga familja Shehu. Mehmeti pėrgjigjet: “S’mė mbetet gjė, veē ta ndaj nusen nga djali”. Vazhdojnė akuzat pėr fejesėn me Turditė dhe batutat negative tė Alisė, “kjo ngjarja do tė na vdiste tė gjithėve”.

    Shoku Enver Hoxha: Deri sa vihen nė dukje, kėto kanė diēka dhe nuk janė pėr t’i hedhur poshtė. Pse pėr shembull ai provokatori nuk i vjen rrotull edhe vajzės sime, ose vajzės sė Adilit, etj? Sepse, tek nusja e djalit tuaj, diēka shpreson ai, se diēka ka parė nė karakterin e saj qė e lejon tjetrin ta provokojė. Dhe ka arsye ai tė provokojė, se ka gjetur terren. Duhet ta marrim nga ana politike kėtė ēėshtje. Nė personin e dhėnė, ai ka gjetur terren dhe synon tė bėjė tė paktėn njė skandal.
    Shoku Mehmet Shehu: Atėherė, nuk mė mbetet gjė tjetėr, veēse ta ndaj nusen nga djali.
    Shoku Enver Hoxha: Jo. Ne nuk themi as ta ndash, as tė mos e ndash. Ne shtrojmė logjikėn e gjėrave, rrjedhimet e tyre e synimet e armikut, pse sa pėr tė gjetur vajza, ka Parisi pėr tė sa tė duash, po ai ka tė tjera objektiva, synon tė tjera gjėra. Prandaj kėto synime, kėto qėllime duhen kuptuar drejt. Askush nga shokėt dhe nga organet tona nuk mund tė flasė pėr gjėra qė nuk janė. Bile ka shumė rrezik qė ata tė mos flasin, tė mos thonė, dhe me siguri nuk thonė shumė gjėra pėr ne, dhe ky ėshtė njė rrezik akoma mė i madh. Prandaj, kur thonė njė tė vėrtetė, ose njė gjysmė tė vėrtetė, kjo ėshtė mė e rėndė. Kėto informata pra njerėzit tanė nuk i ekzagjerojnė, i thonė ashtu siē janė, i thonė ashtu siē i shikojnė, se nuk dinė ē’flet ai me tė, po atė qė shohin se makina po e ndjek pas nusen, e thonė.
    Mehmet Shehu: Mua s’mė mbetet tjetėr ose ta ndaj vajzėn ose ta mbaj mbyllur, nė qoftė se vėrtetohet qė francezi i qepet pas.
    Shoku Enver Hoxha: Nuk bėhet fjalė kėtu pėr tė. Atė vendim merre vetė ti. Kėtu, nė Byronė Politike, nuk diskutojmė atė, nuk futemi nė atė ēėshtje, ne futemi nė ēėshtjet politike. Nga ana familjare, do ta ndash, apo nuk do ta ndash, do ta ndajė djali apo nuk do ta ndajė nusen, ne nuk futemi nė ato gjėra, po na preokupon ajo qė ēėshtja ka karakter politik dhe si politikanė qė jemi kėshtu duhet ta kuptojmė kėtė problem.
    Shoku Mehmet Shehu: Edhe unė nė atė kuptim e marr, qė francezi kėtu diēka synon.
    Shoku Enver Hoxha: Patjetėr qė diēka synon, dhe duhet tė kesh bindjen qė tė gjitha kėto qė tė thonė shokėt dhe organet kompetente, janė me baza, mendoj se ata asgjė tė tepėr nuk thonė. Po ta gjykosh kėshtu ēėshtjen, arrin nė konkluzione pėr t’i bėrė vetes pyetjen dale se ēdo tė bėjmė, ēdo tė bėj unė, se kjo ēėshtje politikisht shtrohet.
    Shoku Ramiz Alia: Edhe konkluzioni tjetėr ka rėndėsi. Kėto gjėra nuk duhen gjykuar nga ana sentimentale, po janė probleme qė duhen parė me kuptim politik dhe ideologjik, po nuk i kuptuam kėshtu, bėjmė gabime.
    Shoku Pali Miska: Dhe as tė shkėputura nga njėra-tjetra nuk janė.
    Shoku Enver Hoxha: Kėto ēėshtje ti, Mehmet, kanė rrjedhime. Njerėzit e kanė marrė vesh fejesėn e djalit dhe natyrisht tė kanė kritikuar, por kanė marrė vesh mė pas qė kjo u prish. Armiku edhe kėtė e shfrytėzon. Tani ti thua se nuk tė mbetet tjetėr veē se ta mbyllėsh nusen brenda. Ti nuk mund ta mbyllėsh atė, bile nuk tė lejohet ta mbyllėsh brenda. Si do ta mbyllėsh? Shtėpinė nė burg do ta kthesh? Jo, nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė lejohet kjo tek ne.
    E dyta, vure kėtu ēėshtjen se nuk tė mbetet gjė tjetėr, veēse ta ndash nusen. Kėto janė veprime ekstreme, mendoj unė. Deri sa tė vish tek kjo masė, mė parė duhet tė bėsh pėrpjekje qė ajo tė jetė serioze, tė pėrgatitėsh njė situatė njė ēikė mė tutje, nė qoftė se arrihet qė ta ndash kėtė vajzė, pėr arsye se ka tė gjitha kėto anticedente dhe pėrsėri pėr ty dhe pėr Partinė do tė krijohet njė situatė e vėshtirė, do tė fillojnė llafet pse e ndau Mehmeti nusen. Mileti do tė fillojė tė vejė pikėpyetje tė shumta. Disa qėndrime tė burrit tė saj, bota i dinė fare mirė. Ja pra e shikon se si ngatėrrohet kjo punė, nė qoftė se ecėn nė mėnyrė tė rrėmbyer. Ti bėn edhe autokritikė bile, njeh qė je i rrėmbyer, por nuk duhet tė jesh i tillė, duhet tė kesh njė logjikė tė fortė prej komunisti dhe kėto qė ngjanė, t’i parashikoje me kohė. Ja rrezikshmėria e mosparashikimit tė tyre. Me qenė se hyjmė nė punėn e kėsaj vajze, megjithėse nuk ėshtė e drejtė qė tė futemi nė kėtė, por me qenė se kjo u bė, edhe nė fejesėn e saj prapė ti ke pėrgjegjėsi. Nė kėtė rast ka pasur prapė liberalizma tek ti ose qėndrime oportuniste nga punonjėsit e sigurimit tė rrethit tė Durrėsit. Nė qoftė se kėta tė kanė informuar pėr sjelljet e nėnės sė kėsaj vajze, ti nuk duhej ta kishe lejuar fejesėn e djalit, pavarėsisht se babanė e kishte shofer dhe faktikisht ai ishte ndarė me gruan. Pėrse? Pa arsye morale.
    Shoku Mehmet Shehu: Kėtė nuk ma kanė thėnė.
    Shoku Enver Hoxha: Atėherė, nė qoftė se nuk ta kanė thėnė kėtė, do tė thotė qė ti ke bėrė njė martesė qorrēe, ke marrė nė shtėpi njė njeri qė nuk e njeh fare.
    Shoku Mehmet Shehu: Unė kam marrė informata tė gjera.
    Shoku Enver Hoxha: Nga i ke marrė kėto informata? Nė qoftė se ke marrė informata, duhet tė ketė dalė qė nėna e nuses nuk ka sjellje morale tė mira. Kėtė e di gjithė Durrėsi.
    Shoku Mehmet Shehu: Mua kėtė nuk ma kanė thėnė.
    Shoku Enver Hoxha: Nuk ta kanė thėnė, po kėto informata nga Durrėsi kanė dalė, populli i tė cilit i di tė gjitha. Unė nuk rroj as nė Durrės dhe as jam marrė me kėto gjėra, po kėto kėshtu dalin. Prandaj nė kėtė ēėshtje ose ka pasur oportunizėm, ose ti nuk ke pyetur organet e Sigurimit tė kėtij rrethi, siē bėre me Feēorrin pėr vajzėn e Turdiut. Dhe me kėtė neglizhencė ke bėrė gabim.
    Shoku Mehmet Shehu: Sigurimi i Durrėsit mua mė ka dhėnė informata mė tė gjėra.
    Shoku Kadri Hazbiu: Kush t’i ka dhėnė, se mund tė kini thirrur ndonjė oficer tė Sigurimit pa dijeninė time. Unė kam qenė ministėr i Brendshėm nė atė kohė dhe nuk kam ditur gjė.
    Shoku Mehmet Shehu: Pėr fejesėn e Bashkimit unė jam informuar edhe pranė Drejtorisė sė udhėheqjes, atje duhet tė jetė edhe dokumenti pėrkatės.
    Shoku Enver Hoxha: Ne nuk gjykojmė atė, shoku Mehmet. Ne gjykojmė gjėrat qė kanė lidhje me karakterin dhe me pikėpamjet e tua. Kėto janė ēėshtje qė dalin nė kėtė situatė dhe pėr tė kuptuar mė mirė gabimet e tua.
    Shoku Mehmet Shehu: Mund tė vazhdoj, shoku Enver?
    Shoku Enver Hoxha: Po, vazhdo.



    neser do te lexoni

    Enveri akuzon: Pse u shtange kur more vesh se cila ishte familja e vajzės? Pse ishte kundėr vijės sė Partisė?
    Akuzat e Ramiz Alisė: Me fejesėn me Turditė, ti po bashkoheshe me armikun e klasės. Na rrezikove jetėn tė gjithėve
    Reagimi i Mehmetit: Ajo u bė, po ama sa mė foli shoku Enver, unė menjėherė veprova.
    Akuzat e tjera: Sikur kjo t’i ndodhte njė komunisti tjetėr, ti do tė veproje ndryshe nga tani

    -
    panorama

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2005
    Postime
    2
    Dmth sipas jush nuk jane shume te besueshme keto informacione te dala nga arkivat segrete??
    Eshte e vertete qe kane pare driten e publikimit ne saje te lejeve qe ka dhene Nexhmija??

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2005
    Postime
    2
    Une nuk jame shume praktike me forumin se sot u rregjistrova per here te pare, por eshte nje teme qe me intereson kjo e arkivave segrete, fatkeqesisht jam me studime ne itali dhe nuk jam ne dijeni te faktit se si opinioni publik i pret keto pubblikime,
    NUk kuptoj nese ka ndonje lloj reagimi apo i karakterizon indiferenza??

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letrat e E. Hoxhes per hetuesit ne 1983
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-10-2016, 08:32
  2. Qeveria Shqiptare tallet me luftën dhe veteranët
    Nga Dito nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 10:57
  3. Natasha..
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 10:34
  4. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •