Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 55
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    104

    Dëmtohet Shpella e Lepenicës, Vlorë

    DËMTOHET NË MËNYRË TË PARIPARUESHME, NJË NGA SIMBOLET MË TË RRALLA TË KULTURËS SHQIPTARE.

    Shpella e shkruar e Lepenicës

    Nuk po bëj asnjë koment, sepse për mua ky akt, është në nga kobet më të tmerrshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. TURP, TURP, TURP.....
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    104
    Turp, Turp, Turp...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22
    Shpend, do te ishte ne interesin e gjithe anetareve te forumit qe nuk e kane vizituar shpellen ne fjale dhe nuk kane informacion mbi te, qe te beje nje hyrje te shkurter mbi historikun e shpelles, ne menyre qe ata qe lexojne te mesojne dhe vleresojne kete pasuri kulturore kombetare shqiptare.

    Gjithashtu do te ishte me interes qe te na tregoje edhe se cfare u be shkak per demtimin e shpelles?

    Faleminderit,
    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    104
    Albo,
    Të faleminderit për mesazhin dhe për gjuetinë e mbarë të “Dhelprave Kineze”
    Të them të drejtën, kur vura re se si po degjeneronte debati lidhur me dëmtimin e Shpellës së Shkruar të Lepenicës, vendosa jo vetëm të mos përgjigjesha, por edhe të mos merrja më pjesë në Forum. Pjesëmarrja ime pa maskë e vështirëson komunikimin me persona që përdorin maska, e sidomos me ata persona, që si maskë bëjnë mirë të zgjedhin “Dhelprën Kineze”
    Albo.
    Sapo jam kthyer nga Italia, ku jepja leksione pasuniversitare për teknikat multimediale në Universitetin e Kalabrisë. Në Kalabri po merrem edhe me një studim, lidhur me Kulturën Megalitike Evropiane. Dihet që Italia, ashtu si edhe vendet e tjera të Evropës Perëndimore, është e mbushur me monumente të tilla, të cilat përveç rëndësisë si monumente kulture, kanë dhe një rëndësi të veçantë edhe si pika turistike që vizitohen çdo vit nga miliona turistë. Nuk besoj se është e nevojshme të shpjegoj se ç’është Kultura Megalitike, pasi të gjithë anëtarët e forumit që disponojnë internetin mund të bëjnë kërkime lidhur me këtë subjekt. Materialet janë pa fund.
    Mund të gjeni materiale nga e gjithë bota, POR!!! ASGJË NGA SHQIPËRIA.
    Deri më sot nuk flitet pothuajse aspak për ekzistencën e Kulturës Megalitike. në Shqipëri.
    (greqisht: Mega= E madhe, Lithos= Gurë)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    104
    Fillimisht po paraqes vetëm disa të dhëna lidhur me këtë problem.
    I pari që arriti të botojë diçka ishte Profesor Stefanaq Pollo, i cili në vitet ’60 botoi për herë të parë zbuloi një gur që qëndron në këmbë, të cilin ai e quan Menhir (në gjuhën kelte: Menhir = Gur që qëndron në këmbë), në fshatin Limar të Përmetit. Kjo ide e tij nuk u përkrah dhe nuk pranohet ende sot nga disa kolegë të tij.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    104
    Idenë për ekzistencën e Kuturës Megalitike në Shqipëri e ka parashtruar dhe eksploratori i famshëm norvegjez Tor Heyerdahl (Udhetim me Kon-Tikin), gjatë një vizite të bërë në Shqipëri, në fundin e viteve ’90, kur shoqërohej nga Dr. Moikom Zeqo.
    Tor Heyerdahl, është i famshëm për ekperimentet që ka kryer për studimin e shpërnguljeve të popujve antikë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    104
    Në vitin 1998 Dr. Moikom Zeqo fotografon për herë të parë “Gurin që qëndron në Qiell” ose “Sofrën e Zotave” në fshatin Vranisht të Vlorës.
    Edhe për këtë fakt ka akoma dyshime dhe supozime nga disa kolegë të tij.
    Unë personalisht i besoj tezës së Tor Heyerdahl, për ekzistencën e një Kulture të tillë në Shqipëri. Për mua shenjat flasin vetë.
    Unë mendoj se Kultura Megalitike mund të jetë përhapur sipas një trajektoreje që e ka zanafillën te popujt e Evropës së Veriut, e që kalon më pas në Angli, Francë, Spanjë, Itali, (per mendimin tim edhe në Shqipëri) për të vazhduar më tej, në Greqi e deri ne Azinë e Largët ose anasjelltas.
    Këtu nuk dua të përmend zbulimet e kësaj Kulture në Kontinentet e tjera si p.sh. atë Amerikan, ku meritë të veçantë ka përsëri i famshmi Tor Heyerdahl.

    Kjo ide më nxiti që t’i shikoj dhe analizoj vetë shenjat e kësaj kulture në Shqipëri.
    Por le te kthehemi tani tek Shpella e Lepenicës apo siç njihet “Shpella e Shkruar” dhe tek mungesa e informacionit mbi këtë kryevepër të artit shqiptar, për të cilën e gjithë bota duhet të na kishte zili. E them duhet të na e kishte zili se pas shkatërrimit që i është bërë, nuk mund të përdor më kohën e tashme.

    Merita për zbulimin e Shpellës së Shkruar të Lepenicës, rreth viteve ’70, i përket Prof.Dr.Myzafer Korkuti. Po në këto vite realizohet dhe kopja e shëmtuar që sot gjendet në Muzeun Historik Kombëtar, në sallën numer 1, ku fillon dhe Historia e Shqipërisë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    104
    Prof .Dr. Myzafer Korkuti (sot drejtor i Muzeut Arkeogjik në Tiranë), është një ndër autorët e tekstit Hisoria e Popullit Shqiptar (për vitin e katërt të shkollës së mesme të përgjithshme). Ai është pikërisht autori i Kreut I, që është Historia e Lashtë, Rendi i bashkësisë primitive. Për mua është shumë i çuditshëm fakti që personi i cili ka meritën për zbulimin e Shpellës së Lepenicës, në këtë tekst, nuk e përmend fare ekzistencën e saj.

    Dihet që fotot, gati prej 30 vjetësh, qëndrojnë në këtë Muze (ashtu si dhe shumë thesare të tjera), por asnjë foto origjinale e bërë prej tij nuk figuron në tekstin shkollor.)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    104
    pjese nga teksti
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    104
    Në vitin 1988, Klement Zoraqi në bashkëpunim me Dhimo Gogollarin botojnë tekstin për shkollat mesme “Historia e Artit dhe Artizanatit në Shqipëri.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shpella e Butrintit, faltorja buzë liqenit
    Nga Hyllien në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-07-2008, 05:54
  2. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 04:16
  3. Shpella e Pëllumbasit e periudhave parahistorike
    Nga ALBA në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2004, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •