Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    alvi
    i/e ftuar

    Kush eshte ky Zan Caushi, dhe Luiza Hoxha?

    Une kam shume pak njohuri per sa i perket 97.
    Ju lutem nese keni ndonje version te arsyeshem te ngjarjeve, dhe mundesisht kronologjik, pa pasione dhe gjykime, thjesht rrjedhen e ngjarjeve, nese mund njeri te mi tregoje do tju isha shume mirenjohes.
    Kam pyetur ata te shpise per ato ngjarje, se atehere nuk kisha as internet e as shume mundesira e burime informimi, po ata nuk duan te flasin per ato vite, ndoshta ngaqe nuk duan te me merzisin ose trembin.
    Dhhe nje here ju lutem nese keni fakte ose tabelen e ngjarjeve, dhe me lini ti nxjerr vete konkluzionet e mia. DHe ndonje si bicim biografie per lojtaret kryesore te kesaj tragjedie si puna e ktij Zan Caushit, qe se kisha degjuar ndonjehere dhe nuk edi a eshte i gjalle apo i vdekur etj personazhe te asaj kohe.
    Faleminderit te gjitheve!

  2. #2
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  3. #3
    alvi
    i/e ftuar
    Faleminderit Bel-ami.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    o alvo zani ishte nje maskara i poshter , ai beri shume krime dhe tani ndodhet ne burg dhe eshte bere 200pound a me shume ,ai vriste,gjobiste,perdhunoi shume femra ai kishte nje qen qe mbasi ai mbaronte pune me to fuste qenin tek veni dhe nuk po tallem jam serioze per kete,pastaj ai u martua me nji goce qe gjasme ajo ishte shume e bukur boni i dasem te madhe,dhe masi e boni vete me nusen ja kaloi ate 50 shokeve te vet qe ta perdhunonin ja ky eshte zani nuk kam nji llaf qe ta shaj se nuk e di ku hyn

  5. #5
    alvi
    i/e ftuar
    C'ne ne burg ai?
    Paskan maru plumat e litaret ne Shqiperi?
    Jo per te ndez debat, se nuk ia vlen, po ne kohe te Enverit ate do e kishin var per k**esh!

  6. #6
    alvi
    i/e ftuar
    O Bel-ami, faleminderit, per artikullin.
    A di ndonje tjeter ku te shpjegohet se c'fare ndodhi dhe jo kush i ka luajtur fijet ne prapaskene. Ate e dime te gjithe ne, dhe atyne po s'ja u hudhem i bumje atomikle maje men. Me kismet do bohet nai shqiptar pilot ne Air Force ktu, e le t'ja hudhi nji, si kshu aksidentalisht atyne legenave greke. Po dhe ata s'na e kane shume fajin, se vete dolem e e bome veten si majmuna rrugve me flamura grek.
    Nejse, ne se dikush tjeter ka ndonje material, ose di histori nga ajo kohe, ju lutem mi shkruani, se jam shume i interesuarr per kete ceshtje.
    Pinkie, shume faleminderit per shpjegimin tend. Po nga eshte ky Zani, si u bo kaq "i njohur", pervec perdhunmit te vajzave, ca ka bo tjeter ai, pse qeka ne burg, pse qeka akoma gjalle, ku veproi,etj. n Ca kam nigju un, qe donin te bombardonin Vloren, qe moren nendetset, qe ngriten flamurin grek etj. Sa te verteta jane, pse, si, kur, kush?

  7. #7
    Vllezerit ja kane vrare, por vete ka shpetuar.

    Ki parasysh qe Zani ka qene i denuar ne Greqi me 100 vite burg dhe cuditerisht u arratis nga burgu se bashku me grupin e tij dhe perfundoi ne Vlore dhe u be shef i revolucionit.

    Kemi me c'te mburremi ne tani. Pak trima kemi patur. Na doli edhe nje tani.

  8. #8
    labja Maska e klaudia
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    66
    zani eshte nga vlora alvi.
    labe jam labe keni gje ju?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    po per "Kakamin" pse s'pyet, apo e njeh?
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  10. #10
    Edhe Kakami i nje rrace me te eshte, ashtu si shume shqiptare te tjere qelbesira qe dogjen e shkaterruan atdheun.

    Kakami para dy muajsh u perpoq qe te arratisej nga bugu i Tepelenes por u kap ne tentative.

    Klosi si gjithone ne keto pune te pista mbete i dyshuari numer nje.

  11. #11
    alvi
    i/e ftuar
    Kakami?
    Kte se kisha nigju naihere.
    Ho pra folni kush jon, ta di dhe un per ca flas.

  12. #12
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    "Kapiten Leke Qoku Lindi me 13 prill 1961 ne Tropoje. Ishte i persekutuar politik. Dajot e tij i kish pushkatuar regjimi diktatorial. Ne shtator 1992 futet ne sherbimin e fshehte SHIK dhe fillon edhe fakultetin juridik. Me 1995 emerohet ne detyren e rendesishme te shefit te Sherbimit te Brendshem Rinas. Ishte i martuar me Valentinen dhe kishte nje djale Kristin, i cili kur i vrane babane ishte vetem 1 muajsh. Ai ra ne mbrojtje te shtetit shqiptar me 28 shkurt 1997. Egersirat komuniste e terhoqen zvarre trupin e tij dhe e ēuan tek studentet qe gjoja ishin ne greve urie. Ne sy te studenteve trupi i tij ende pa dhene shpirt eshte coptuar dhe i eshte prere mishi copa-copa. Deputetja e sotme Liza Hoxha i ka pire gjakun dhe e ngazellyer i ka dhene doren dhe ka perqafuar Niko Veizin dhe Neki Dredhen duke i gjakosur edhe ata. Kisha Katolike nderhyri pėr te marre trupin e tij pa jete. Niko Veizi dhe Neki Dredha nuk pranuan duke thene se trupi i tij do te behej copa-copa dhe do te hahej nga komunistet vlonjate!" Ishte vetem 36 vjeē kur e vrane."
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    Hej Anton shume te frikshme ato qe ke shkruar te denja vetem per kanibalet. Por une di qe ti je nje njohes i mire i fese dhe po te them se Zoti thot kush Vret do te Vritet dhe te jesh i sigurt se te gjitheve atyre qe kane vrare do ti vije dita per te dhene llogari para Zotit.
    instruktori

  14. #14
    alvi
    i/e ftuar
    Mir o mir. A do me thoni ju mu se c'ndodhi athere apo jo.
    Un di kaq. Falimentun fakdet. U hapen depot. mileti u armatos e filloi tu vra njoni tjetrin.
    Hajt ma plotesoni pak, seriozisht e kam, se un kam njel i vetmi shqiptar ne kete bot qe eshte injorant per ato ngjarje.
    Flmnd, Anton per shpjegimin. Po si ra ne dore te tyre ai, ku u plagos, si u plagos etj?

    O Pinkie, dhe ty shume faleminderit per shpjegimet.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e EXENTRIC
    Anėtarėsuar
    28-08-2002
    Postime
    3
    As une nuk kam qene ne Shqiperi ne ate kohe por nga bisedat e shum'ta rreth k'tij problemi (shum serioz)kam arrit ne nji zhgenjim te pa_shpjegueshem me fjale...(ne t'gjith politikanet aktual shqiptar,t'djatht apo t'majt)
    O ANTON ku eshte sot kjo Liza Hoxha & kush jane Niko Veizi dhe Neki Dredha
    Po n'Tropje ē'ndodhi m'bas 97- dhe n'vazhdim?
    ESOTERIC

  16. #16
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Postime
    107
    O alv, po te pershkruaj ca ka ndodhur ato dite nga eksperienca ime.
    Nga fundi i Shkurtit fillimi i marsit pati probleme ne terheqjen e lekve nga firmat piramidale dhe njerezit filluan te acarohen. Ne Vlore filluan protestat (e paarmatosura) dhe policia nuk ishte ne gjendje ta perballonte gjendjen. Me kujtohet ai fragmenti ku mbi 1000 njerez kishin rrethuar nja 5 police, dhe policve u leshojne nje tavoline nga kati i dyte.
    Nejse, si pasoje gjithe Univ kaluan ne greve (qe acaroi situaten). Ne univ e Gjirokastres erdhi Sali Berisha per interviste me studentet dhe dukej shume i acaruar, te them te drejten dukej nga atmosfera ne salle qe gjendja to keqesohej. Pasi nuk zgjidhi dot gje studentat ne gjithe Univ kaluan ne greve urie. Si pasoje Saliu shkarkon nga detyra Arbnorin, qe nuk e qetsoi ceshtjen pasi njerzit kerkonin largimin e tij. Pas rreth 3 ditesh ne te gjitha Univ repartet e SHIK hyne me force dhe na nxjerin nga greva e Urise. Diten tjeter gjithe misionaret e huaj largohen nga Gjirokastra, shihet nje prani e madhe gazetaresh te huaj.
    Ne mbremje te kesaj dite gjithe qyteti mban nje proteste ne rrugen kryesore te qytetit, sapo turma u afrohej objekteve shteterore 3-4 persona te veshur me pardesy dhe kostum (qe supozohet qene Shik-sa) viheshin ne krye te turmes dhe e drejtonin per nga krahu tjeter, gje qe qetsoi perkohesisht situaten. RReth ores 9-9:30, 5-6 makina me Lazo( lazaratas, maloket e Jugut) vendosen para policise dhe futen me dhune ne rajon. Nuk pati absolutisht asnje te vrare/ plagosur, nuk kishte asnje polic te ruante rajonin ( i rrofte kundra-ajrori qe kishin ne cati). Pasi u vodhen gjithe armet aty ju vu zjarri.
    Te nesermen qyteti qe si i vdekur, nuk kishte njeri jashte, po aty nga ora 10 filluan telefonatat nga te afermit e njerzve ne Permet dhe thane se 5 helikoptera me Shik-sa (Maloke te rekrutuar shpejt-e shpejt) kishn zbritur dhe terorizuar/perdhunuar/plagosur njerzit ne permet. Nga ora 12 njerzit filluan te mblidhen tek sheshi, dhe sqarohen per gjendjen. Te gjithe e moren per tallje. Rreth ores dy shihen 3 helikoptera qe po ivinin verdalle qytetit, degjohen kallashet e pare. Me te pare helikopteret njerzit u bene si te marre, dhe u vershuan tek reparti ne Gerhot. Aty nuk kishte fare rezistence, te gjithe ushtaret kishin hequr uniformen dhe po vraponin nga te mundnin. Kuptohet brenda 30 min gjithe ai grupi i pare u armatos. me tu armatosur shumica u nis per tek aerodromi ku helikopteri i pare po ulej.
    Duke u ndier te gjithe si partizane te gjithe ju leshuam helikopterit, qe mund te ishte 50m larg. Nje plumb kishte qelluar rende pilotin, i cili me veshtiresi uli helikopterin. Per nja 10 min u zhvillua "lufte" me rreth 15 SHIK-sa/Maloke/Ushtare qe zbriten nga helikopteri, te cilet me pas u larguan nga kodrat reth aerodromit. Piloti u kap dhe u dergua ne spital, ku me gjithe kercenimet te vetmet fjale qe thoshte qene: Une jam ushtarak, bej vec detyren, kam familje per te ushqyer. Nga ai u mor vesh qe nje grup tjeter Shik-sash po nisej per ne Vlore. Kuptohet qe njerzit telefonuan Vloren dhe informacioni kaloi zinxhir. Brenda javes nuk kishte familje mos kishte arme ne shtepi. Per 2 muaj rrjesht Gjirokastra ishte shesh beteje midis Tepelenjotve dhe Lazaratasve qe nuk e luftonin dot njeri tjetrin ne vendin e vete.
    Ne fillim Qershori, dy dite para zgjdhjeve une u largova per ne Angli, kisha vajtur ne Shqiperi per 3 muaj, mbeta vitin.
    Pas zgjedhjeve erdhen Socialistet ne pushtet (gje qe pritej), dhe situata u qetsua deri diku.

    Une personalisht (megjithe se simpatizoj PD) mendoj se Saliu ishte katalizatori kryesor i kesaj situate. Edhe po mos e ngarkoj me faj qe nuk degjoi keshillat e Europes/USA per firmat piramidale, nese ai do kishte ikur kur duhej nga posti (pasi ate ja kerkonin populli qe e kishte zgjedhur) dhe kishte bere zgjedhje te parakohshme, ne nuk do kishim ato probleme qe patem. Plus (te pakten ne Gjirokaster) PD armatosi nje pjese te madhe te antareve te saj 2-3 jave perpara se te mereshin armet, c'ka me shtyn te mendoj se PD-ja e parapriste dicka te tille, dhe nuk mori masat e duhura per ta parandaluar.

    Nje version akoma dhe me i pabesushem qe me vjen nder mend do qe ai, se keto trazira u zhvilluan per te armatosur UCK ne maqedoni dhe Kosove. Eshte thjesht ide e cmendur por nga cfare kame pare vete une:
    1-Ne depot e armeve nuk kishte as 1/3 e kallashnikoveve qe duhet te kishte. te gjitha stendat ishin boshatisur, dhe armet kryesore ishin vetem pushke karabine, dhe ato me shul. Nuk eshte e mundur qe te jene mare me perpara sepse une kam qene nder te paret aty. Ku shkuan gjithe Kallashnikovet, qe me pas shteti i quajti te vjedhur?
    2-vetem menjehere pas trazirave fillon lufta ne kosove, kur ne fakt UCK ka qe ne 1993 qe i ka hedhur bazat. te gjithe ushtaret e UCK-se qene te armatosur dhe UCK-ja kishte rezerva te mjaftushme te armatoste te gjithe. Egziston mundesia qe te jene shitur nga ata qe i rembyen armet. Po kur behet fjale per mbi 50.000 ushtare (mbase edhe e kam gabim shifren se kane kaluar shume kohe, po qe e larte) si ka mundesi qe te jene shitur kaq shume arme, te kene kaluar kufirin dhe policia mos kete rene ne gjurme te tyre. Plus si ka mundesi qe arme te renda dhe arme specifike si ato te raketave kundraajrore kineze HK-2, qe nuk jane te vogla ti kalojne UCK-se, dhe si e fitoi UCK trajnimin per keto arme.
    3-Nga takimi im ne Maqedoni ne 2000 me LizzardM (qe mos i them emrin e plote) mora vesh se Shqiptaret ne maqedoni kishin qe ne 1996 qe po organizoheshin dhe armatoseshin per lufte po pepjekjet e tyre kishin hasur dy pengesa, e para ishte kapur ne 1997 nje sasi e madhe municioni nga ushtaret maqedonas, si dhe u zbulua lista me antaret e UCK, qe parandaloi fillimin e luftes ne maqedoni ne te njejten kohe me ate ne Kosove. Fakti se Shqiptaret ne maqedoni paskan qene te armatosur ngre gjithashtu dyshime.
    4-ne qytet ato dite ishin te pranishem shume fytyra te reja (ne nje qytet te vogel si Gjiroakstra njihen kush jane vendalinj) te cilet shpesh here viheshin ne krye te turmes, dhe qene ata te paret qe drejtuan popullin tek gazermat e ushtrise, shume nga ata na sqaronin se filan apo filan municion nuk duhej prekur se ishte kimik, filani ishte i panevojshem, filan municion nuk ishte per ate arme etj etj etj.

    E kuptoj qe eshte pak si e egzagjeruar po nga njera ane ca pyetjeve nuk po u gjej dot zgjidhje, dhe nga ana tjeter dhe mire me vjen te mendoj se Sala e ka bere nje perpjekje per te bashkuar vendin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SSALB : 13-09-2002 mė 16:08

  17. #17
    alvi
    i/e ftuar
    Faleminderit SSALB.
    Ne se ka njeri tjeter histori si puna e kesaj se un jam i etur per te marre vesh sa me shume per ato dite.

    Per nje nga ato pikat qe ngrite ti SSALB, me sa maj men un, kur benim ushtarake dhe qitje ke Polikumi, cdo shtetas shqiptar, kishte sapo lindte dy arme te rregjistruara ne emrin e tij. Nje pushke model 56, dhe nje Kallashnikov. Njera te ndiqte ngado, (shkolle, pune, lagje, qytet tjeter etj,) dhe tjetra ishte ne nje depo a ku e di une.
    Pra fakti qe nuk eshte gjetur aq shume neper depo, sidomos ne zone kufitare me duket pak i cuditshem. Per sa i perket a u cuan ne Kodove apo jo, gjera dhe me te cuditshme kan bo vaki.

    Faleminderit dhe nje here SSALB.

  18. #18
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225

    .......

    Opinioni i SSALB nuk eshte i bazuar mbi fakte reale, por mbi genjeshtrat e social-kumunistave. Per kete arsye nuk duhet te kete asnje lloje influence tek mendimi tend Alvi

    Arsyeja e fillimit te protestave qe falimentimi i shume prej firmave piramidale. Ne Vlore filluan protestat e para, policia kishte fuqine dhe mundesite e duhura per ti shtypur keto protesta por nuk reagoi, kjo per arsye sepse qeveria ne ate kohe po punonte per nje kompesim te mundshem te nje pjese te lekeve, ku iu be e qarte popullit me ane te medjave te ndryshme. Me kete qellim policis nuk ju dha urdher per shtypje te protestes, pasi u mendua se populli do qetesohej deri ne nje fare mase.

    Nderkohe, (sic e shikoj tani) me palnet e pergatitura me perpara, kjo situate filloi te shfrytezohej nga socialistet dhe greko filet ne bashkpunim. Gjera nga me absurdet degjoje ne ate kohe, si: SHIK po pergatitet te vrasi nenat, motrat, baballaret, dhe vellezerit tane; Saliu po pergatit maloket (veriun) per te na pushtuar; SHIK-sit kane zbritur deri ne Permet, dhe po perdhunojne vajzat e qytetit.
    Shume Shqiptar te ndergjegjshem kurrsesi nuk mund ti besonin keto maskaralleqe.
    Ishin njerez te paskrupullt ata qe u bashkuan nen thirjet e kesaj proteste, ishin komunistat e mbetur nga ai sistem, ishin rrugacer injorante dhe qe detyronin nenat dhe gjyshet e tyre per te dale ne balle te cdo proteste. Ishin Zani Caushet dhe Gjo Lek Malajt ata qe dogjen te gjalle njerez te pafajshem, ishin shume adoleshente e njerez te hutuar qe i merte turma me vete.

    Nga marsi kjo proteste filloi te shtrihej pothuajse ne komplet jugun e Shqiperise. Mbaj mend qe nje jave para se te shpertheheshin depot ne Vlore (te betohem ne Zot po te genjej) telekroniste dhe gazetare te mediave greke kishin ardhur ne Gjirokaster dhe duke intervistuar njerez te ndryshem benin te njejten pyetje vazhdimisht e cila qe kjo: A do te drejtoheshit drejt repartit ushtarak duke rrembyer armet qe jane aty, per tu vetmbrojtur?
    Se cfar dinin Greket per rrembimin e armeve nje jave me pas, dhe se kush do na sulmonte ne, po ta le ty Alvi ta arsyetosh.

    Duke pare nje koment nga SSALB pak me lart, ku Lazaratasit i quajti maloket e jugut une si Gjirokastrit do bej nje koment timin poashtu.
    Ne radhe te pare me vjen turp dhe njekohesisht keq kur ne Shqiptaret etiketojme njeri-tjetrin ne kete lloje menyre, c'donjeri nga ju ul vet personalitetin e tij dhe gjithashtu te kombit. Lazaratasit kane qen te nderuar ne kohe, sepse ka pasur gjithmone burra dhe patriote qe kane luftuar me shpirt per Shqiperi, dhe vazhdon te kete sot e kesaj dite. jo vetem qe nuk ju tremben bandave te fuqishme qe financoheshin nga greku dhe udhezoheshin nga fatos nanot, por edhe i luftonin, duke ju treguar propaganduesve dhe spiunave grek ne Gjirokaster se kishin te benin me Shqiptare te vertete, dhe jo disa shkerrdhata Gjirokastrit qe shkonin nga frynte era.

    Persa i perket greves se studenteve ajo eshte nje fakt qe te vjen turp ta permendesh SSALB, sepse ti e di shum mire se sa qesharake dhe pa kuptim ishte, ishte e fryre dhe e nxitur nga gazetaret e gazetes Koha Jone ne Bashkpunim me ata te Omonias, ku nje nga kryetaret e kesaj greve qe Toni (besoj se te kujtohet ai trashaluqi) i cili filloren nuk e kishte mbaruar, dhe si per cudi fillon universitetin ne 97-en.

    Persa i perket pilotit eshte e vertete qe zbriti me helikopter afer ures se Valarese ne Gjirokaster, dhe barbarisht u qellua nga nje anetar i cili krijoi komitetin e shpetimit ne Tepelene me vone. ky pilot nuk qe as i armatosur dhe nuk kishte asnje plan per te gjuajtur njerez, dhe as ndonje harte ku ishte skicuar bombardimi i disa zonave ne jug, sic deklaroi Antishqiptari Xhevat.

    Ne 97-en kam qen anetar i forumit rinor te partise demokratike, njihja shume anetare te kryesise se kesaj partie, por kur nuk degjova dhe pashe, jo vetem anetare te partise demokratike por dhe simpatizante te saj, te mernin qofte dhe te prekin nje arme me dore ne ate kohe.


    Duke u bazuar mbi ati qe me pane syte, duke analizuar rrjedhjen e ngjarjeve, si dhe duke pare njerezit te cilet moren pjese dhe nxiten keto revolta kam dal ne perfundimin se ishin pikerisht pushtetaret e sotem ne bashkpunim me greket te cillin sollen revolten dhe shkaterimin e Shqiperise ne vitin 1997
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  19. #19
    alvi
    i/e ftuar
    Faleminderit dhe ty Albionline.
    Une kam qef te degjoj fakte dhe me vone sic e thashe te nxjerr koknkluzionet e mia.
    Natyrisht dhe anekdotat jane te mirepritura.
    Po prape s'me tha njeri se kush osh ky Zani. SI u ngrit ai te behej nje person kaq kyc ne ato vite? Apo osh si puna e Gaz Muces (rafmet past) ne Tirone, qe thjesht fitoi popullaritet per bemat e tij?
    Faleminderit te dyve, per versionet tuaja te ngjarjeve.

  20. #20
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Postime
    107
    Albiono

    Mbase ke dhe te drejte plako se shume gjera ne fillim te trazirave dhe ndoshta jane fabrikuar. Mbase nuk ka patur fare veprime te ShIK-ut ne Permet, posic thashe une permend ate qe une pashe vete. Pra njerzit ishin lajmeruar se "keqtrajtimet" kishin ndodhur, plus duke mare shkas nga ardhja e helikoptereve, kjo hipoteze u duk edhe me e bazuar. Edhe sic thua ti qe qene "komunistat e hershem" qe u bashkuan eshte jo e drejte. Ti me njeh dhe i di bindjet e mia te atehershme, nuk do fjale se ke parti mbeshtetja une. Plus shumica e atyre qe ishin ne protesta qene njerez te thjeshte pa antaresi politike. Saliu beri gabimin qe i futi te gjithe ne nje thes e i quajti "komunista" e "terroriste", nuk do shume mend qe nuk qene te gjithe ashtu. Kur ne protesta moren pjese nje pjese shume e madhe e popullsise se Shqiperise, po te thuash se te gjithe ata jane komuniste, do te thote qe sot te ishim akoma nen diktature.
    Bie plotesisht dakort me Albin qe shume gazetare te huaj kishin ardhur nje/2 jave para protestave dhe benin po ato pyetje qe thote Albi.
    Edhe per komentin mbi Lazaratasit kritikimi eshte plotesisht me vend. Kerkoj ndjese nese u ofendua njeri, ishte nje shfrenim i momentit. megjithate ata u permenden per ta bere te qarte se ata qene nga protagonistet kryesore te trazirave. Ti ke qene vete ne Gjirokaster dhe nuk ka nevoje te te komentoje une rolin negativ dhe shkaterues qe ata luajten sidomos gjate trazirave, pa permendur veprat e tyre para dhe pas tyre. Kuptohet nuk ka pyll pa derra dhe ndoshta ata perfaqesojne nje pjese te vogel te popullsise se Lazaratit.

    Greven e pashe si dicka qe duhej permendur, sepse grevat ne Universitete paten ndikimin e vete (pozitiv apo negativ qofte ai) qe mu duk e arsyshme te sqarohej. Kjo qe ti thua se eshte organizuar nga Greket nuk eshte aspakt e vertete. Konsulli Grek ka ardh te takoje studentet 2 dite para perfundimit te greves. Ai nuk ka luajtur asnje rol ne te. Gjate diteve te greves studentet qene te gatshem te flisnin me cilindo politikan qe ti takonte. Po asnje prej tyre nuk pati guximin ose logjiken te bisedonte me ta. Megjithate une nuk kam qene as organizator i greves as kryetar i ndonje komuniteti te di nese kane qene te fshehura pas greves qellime per te cilat studentet nuk kishin dijeni. Une jo per turp qe nuk e kam por e quaj per nder dhe krenari qe mora pjese ne ate greve. Ajo ishte nje demonstrate paqesore ku ne shprehem indinjaten tone ndaj qeverise Shqiptare dhe vullnetin tone per te rizgjedhur nje qeveri me te pershtatshme. Nuk ka asgje te turpshme te ushtrosh te drejtat e tua si qytetar .

    Per sa i perket armatimit te antareve te PD, per kete nuk ka dyshim ne mendjen time, pasi ne na eshte bere nje oferte e tille te cilen e refuzuam, ndoshta qellimet e kesaj oferte nuk kane qene politike por ne e pame si te tille.

    Mbase si thua ti dikush tjeter eshte fshehur pas trazirave, po nuk mund te le pa faj qverine dhe Saliun ne vecanti, i cili injoroi keshillat e komunitetit nderkombetar per skemat Piramidale. Ai i dinte pasojat dhe nuk mori masta e duhura. Mund te hyme ne shume detaje per aktivitetin e PD gjate asaj kohe dhe fjalet luftenxitese te Saliut qe i klasifikoi te gjithe si "krimenela' dhe 'komuniste' megjithate Alvi me duket se do pak politike e me teper ngjarje. Une i dhashe ngjarjet sic i pashe une, pa patur interes te mbeshtes asnje grup politik, pasi per mendimin tim nuk ka asnje parti te denje te qeverisi ate vend deri me sot.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  2. Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 23-12-2007, 09:06
  3. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Mbi Zan Caushet e 97-tes.
    Nga camorra nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-02-2005, 02:06
  5. Prof. Bardhyl Ēaushi
    Nga illiriani nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-04-2003, 17:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •