Postuar me pare nga Shqiptar

Nė thellėsitė joshėse
Valėt e liqenit i stolis britma e fėmijėve si kundėrvlerė pėr freskin me tė cilėn ato pėrkėdhelin trupat e tyre tė njomė. Kalamajtė ia zbukurojnė njėri – tjetrit trupin me pika uji, tė cilat hijeshojnė lėkurėn e tyre si lule tė lagėshta dhe tė ndritshme. E pranishme ėshtė edhe kėnga e bilbilave e cila herė pas here pushon, thuajse dorėzohet dhe humb betejėn qė ua ka shpalluar qeshjeve dhe britmave lazdrane. Atje larg, njė barkė e vogėl e cila ka ngarkuar diellin me vete dhe zvarrit rrezet e tij duke i derdhur mbi valėt e kaltra si toptha kristali. "Shihni barkėn qė bart diellin!" – bėrtet njė vogėlushe bjonde. "Ajo nuk bart diellin, por zvarit rrezet e tij!" – e korigjon mocaniku i saj dhe merr qėndrimin e burrit i cili nuk lejon fjala t’i bėhet dy. "Mirė de, ajo i bie njėsoj!" – tėrhiqet vogėlushja ashtu si i ka hije zonjės e cila mund tė prek tė paprekshmen – sedrėn burrėrore. Po, dielli pas njė kohe u ngjit edhe mė lart nė qiell, u lodh nga ai lundrim i ngadalshėm nė barkėn e ngushtė dhe shtoi buzėqeshjen.

Zogjtė kėndojnė pandėrprerė. Ndalen vetėm sa tė hanė mėngjesin e rėndomtė; ndonjė mizė tė pakujdesshme nė fluturim e sipėr e cila, pa ia varur veshin rrezikut qė i kanoset dhe joshur nga lartėsitė, ishte nisur t’i shohė rrezet e diellit nga mė afėr. Edhe fėmijėt nuk lėshojnė pe; tė ledhatuar nga valėt e liqenit me mjeshtėri u ikin duarve tė nėnave dhe qortimeve tė prindėrve qė tė kenė kujdes nga thellėsitė e errėta.

Pėrnjėherė kėngėt e bilbilave e gulēoi britma e njė nėne. Ajo jehonte e dhembshme, shtangu qeshjen e lazdranėve tė vegjėl, frenoi fuqishėm gėzimin e tyre dhe i la tė shtangur buzė liqenit.

Gruaja qė dėneste buzė liqenit ishte nėna e trimit i cili, i joshur nga freskia dhe thellėsitė, kishte vendosur tė kridhet deri nė fundin e errėsisė mė tė dendur ku rrezet e pakėta qė depėrtojnė i ngjajnė kristalit tė copėtuar, xixave qė tė shkaktojnė marramendje dhe tė ndalojnė frymėmarrjen. Pas njė kohe, koka e tij e pashpirt u paraqit mbi syprinėn e ujit si lule e posaēelur. Buzėqeshja e tij nė fytyrėn e shtangur fshehte tėrė bukurinė qė i kishte parė atje poshtė, aty ko frikoheshin tė depėrtojnė edhe rrezet e diellit sepse terri i thėrmonte nė xixa. Buzėqeshja e tij mori me vete tėrė qeshjet e lazdranėve tė tjerė qė me frikė shikonin trupin e shtangur tė atij trimi qė pati guxim t’i ndėrprejė tė gjitha lojėrat fėmijėrore vetėm qė tė kėnaqet duke soditur lojėn qė zhvillonin nė fund tė liqenit terri dhe drita. Sytė e tij tė mbyllur shprehnin pmundėsinė qė ajo lojė tė shpjegohet. Dhe e ēuan rrugės sė qytetit tė shoqėruar nga kuja e nėnės sė tij.

Tė gjithė ia lėshonin rrugėn sepse ia ishte udhėtimi i fundit i njė engjulli tė cilin e shoqėronin fluturat e tejdukshme me flatra tė kristalta.

Po, bukuria ende kishte qė tė tri rrathėt e veta tė mėparshme; qiellin nėpėr tė cilin diell nuk ndalte udhėtimin, harkun e largėt tė liqenit ku kaltėrsia e tij derdhej nė kaltėrsinė qiellore dhe degėt e plepave tė lartė tė mbushur me kėngėn e bilbilave. Por asaj tani askush nuk i gėzohej e as qė e vėrente; e mbuloi pėlhura e tejdukshme e vdekjes dhe kukama e njė nėne.

Jam i yti deri sa tė vdes
Po, mu kėto fjalė ia thashė Lules asaj dite. Aq mė bėnte pėr gjatėsinė e rrugės qė ēonte deri nė vdekje dhe pėr ecjen e mundshme nėpėr tė pėrderisa ngihesha me puthjen e Lules. Dhe ndoshta shumė shpejt do tė vdisja i lodhur nga dashuria qė ndjeja ndaj saj sikur tė mos qortoheshim nė njė kaqene nė Vjenė. Aq keq u qortuam sa menjėherė e kuptova se ishte marrėzi dhe tepėr marrėzisė tė udhėtoja deri nė vdekje me njė vashė tė cilėn e hidhėronte ēdo shikim imi drejtuar kah ndonjė femėr tjetėr. Vasha e cila nuk e ka kuptuar se nuk ekziston qengj tė cilin nuk do ta pėlqente ujku! A mirrej ajo rrugė aq e gjatė dhe e lodhme deri nė vdekjke, me tė! Po pra, e lodhshme do mė ishte tėrė ajo rrugė me Lulen, ngushėlloja veten nė kupenė e ngushtė tė trenit ku ėndėrroja kėngėn e dallandysheve mbi lumin e fėmijėrisė sime, jehonėn e zėrit tė faqekuqeve nė fshatin tim qė i gėzoheshin agsholit tė hershėm.

U ndamė ikur tė mos kishim qenė kurrė bashkė. Shpejt e harrova. Nė ndėrkohė edhe shumė tė tjerave ua dhashė betimin e njėjtė i dehur nga puthja e parė qė ma dhuronin. Ajo dehje mė bėnte tė harroja se hapėsira qė ndan puthjen e tyre dhe vdekjen quhet jetė. Se ajo hapėsirė ėshtė pėrplot ngushtica, tė ngarkon barrė tė rėndė dhe nuk ka as freskinė e as nektarin e puthjes sė parė.

Pas shumė vitesh, duke shėtitur i vetmuar buzė Senės, mė ra nė sy shtati i bukur i njė vashe qė ecte disa hapa para meje. Unė vetėm, ajo vetėm. Mundėsi e mirė t’i shpallim luftė vetmisė nė dhomėn time tė hotelit, thashė duke shpejtuar hapat qė ta arrij. Dhe u shtanga! Ishte Lulja ime e dikurshme! Edhe asaj iu prenė kėmbėt. Tani edhe mė e bukur se dikur. Nė krahun e djathtė kishte bėrė tetuazh betimin tim tė rrejshėm. Posa fillova t’ia ledhatoj krahun filloi t’i qėrohet lėkura edhe t’i shndėrrohet nė fjolla bore dhe tė cilat binin mbi trotuar. Fluturuan dy pėllumba dhe filluan tė hanė lėkurėn e krahut tė saj. Pėrnjėherė njeri prej tyre fluturoi dhe u pėrplas mbi njė veturė qė kaloi aty pari me tė shpejtė. Oh, klithėm unė dhe Lulja. Harruam pėllumbin tjetėr i cili qėndronte pranė kėmbėve tona. Lulja mori pėllumbin e vdekur nė dorė dhe u largua duke dėnesuar. Mbeta vetėm me pėllumbin e dytė tė cilit papritur filluan t’i pikin tė gjitha pendlat nga trupi. Pėr njė ēast mbeti cullak. Dhe u zhduk nėn gjethet e thara qė mbulonin trotuarin. U shndėrrua nė mi! Lule, lule..., thirrja pas saj. Nė ēastin kur doja t’i them zėshėm: ndoshta nuk do tė jem yti gjithmonė, por do tė tė kujtoj deri nė vdekje, ajo u zhduk nė tollovinė e kalimtarėve. Fjalėt mė ngelėn thellė nė vetėdije dhe ende dėgjoj jehonėn e tyre, si kanosje e disa kohėve tė mia tė vdekura.

Samimija
Vrapojmė teposhtė rrugėve tė ngushta tė Bejollit. Qeshja jonė e zėshme rrėshqet pas duke ndjekur vrapin tonė. Poshtė deti. Anijet e fjetura. Taksitė qė bartin udhėtarėt e vonuar. Ulemi buzė detit. Fytyrat tona pasqyrohen mbi syprinėn e ndriēuar tė tij. Nėn atė suprinė ėshtė mbyllur terri i thellė. Shikojmė fytyrat tona dhe qeshemi zėshėm. Nė ēastin kur njėri tjetrit ia dhurojmė puthjen e pasmesnatės, njė pulėbardhė lėshohet m’u mbi fytyrat tona tė cilat janė pasqyruar nė syprinėn e detit. Portreti ynė gruporė coptohet dhe deformohet nė rrathė tė panumėrt epiqendra e tė cilėve shėnon buzėt tona tė puqura. Pulėbardha mori nė sqepin e vet puthjen tonė, dhe na i gėrvishti faqet qė na i ledhatonte freskia e natės.

Vazhduam vrapimin drejt rrugės Arnautlluk. Dhe kurrė mė prej asaj nate nuk u takuam. Kėrkojmė pulėbardhėn qė gėrvishti dashurinė tonė. Disa qė vizitojnė Stambollin thonė se e kanė parė duke bartur nė sqep buzėt tona. Dhe krrakėllon dhembshėm pėr njė puthje tė largėt. Ajo krakėllimė edhe tani shpeshherė mė zgjon nga gjumi, mė detyron tė shėtis nėpėr dhomėn e zbrazur dhe ma rikujton atė natė tė largėt kur pėrgjithmonė vdiq diēka nė qenien time.

Tanusha
Ajo nuk ishte Tanusha e kėngėve popullore, por vashė e vėrtetė. Ndoshta edhe mė e bukur se ajo e kėngėve popullore, sepse ishte e pranishme, hapėronte pranė nesh dhe nuk kishte nevojė t’ia trillonim bukurinė. Erdhi nė lagjen tonė si freski mpirėse, si lule nė lule, si ėndėrr nė ėndėrr, bukuri qė zbukuronte tė bukurėn. Erdhi dhe na bėri tė gjithėve t’i harronim vashat me tė cilat me vite kishim thurrur kėshtjellat e kėnaqėsisė e dashurisė sonė. Prishi foletė e dashurisė rinore me kujdes tė thurura. Pėrnjėherė na bėri me dije se as bukuria e as kėnaqėsitė kanė fund. Se ne ishim si peshq tė cilėt as nė detin e bukurisė e sa nė atė tė dashurisė nuk ishin zhytyr nė thellėsitė marramendėse. Ajo na detyroi tė pyesnim veten se si kishim mundur t’i dashuronim vashat qė donim, si kishim qenė aq tė verbėr tė mos i hetonim tė gjitha ata tė meta qė kishin krahasuar me ecjen e saj, me lėvizjen e shtatit, me ngritjen e duarve qė t’i rregullojė flokėt..., me rrezatimin magjepsės qė na la pa gjumė dhe ua ndryshoi drejtimin ėndėrrave tona. Tė gjithė ne e dashuronim ndėrsa ajo e gjora ishte vetėm njė. Nė kėnd tė dashurohej kur ne tė gjithė njėsoj gjunjėzoheshim dhe ishim nė gjendje t’i premtojmė se hėna do ta ndriēonte dhomėn tonė tė dhėndėrrisė e jo poēi elektrik vetėm nėse ajo pranonte tė bėhej nusja jonė. Dhe nuk ishte premtim i kotė; Tanusha do tė ishte hėna qė duhej tė shėndriste dhomėn e dhėndėrrisė.

Sa dashuri shumėvjeēare shkatėrroi Tanusha, sa vasha e mallkonin dhe sa djem i dorėzoheshin gjumit dhe zgjoheshin duke pėrmendur emrin e saj. Tanusha mori pėrmasat e lutjes sė dashurisė, dashuri qė na e shuante etjen njėsoj si gota e parė e freskisė sė mėngjesit pranveror. Ajo ishte lulja nga e cila mblidhnin propolisn shėrues bletėt e dashurisė dhe shėronin varrėt tona djaloshare.

Tanushė, moj Tanushė, t’u thefshin ato kėmbė qė tė mundėsojnė tė ecish si hyjneshė dhe qė na i shkatėrrove foletė vėshtirė tė ndėrtuara tė dashurisė!,

mallkonin vashat e lėna pas dore nga dashnorėt e vet.

Tanushė, moj Tanushė, pse nuk pranon tė tė mė bėhesh lule nė shpirt qė do tė kundėrmojė kėndshėm nėpėr dhomat e qenies sime rinore?, klithnin djemtė.

Vallė kishte ndonjė djalė qė nuk ėndėrronte Tanushan ta ketė nė shtrat? Vallė ekzistonte mashkull qė do t’i kishte thėnė jo Tanushės sikur ajo t’i kishte propozuar takim?

Ku ėshtė nisur Tanusha? Kush e ka lėnduar zemrėn e saj? pyesnin djelmoshat e lagjes sime njėri tjetrin kur e panė Tanushėn me valixhet nė dorė si largohej drejt stacionit hekurudhor duke dėnesuar. I bekukar qofsh o Zot qė na shpėtove prej saj, murmurisnin vashat duke e shikuar me bisht tė syrit.

Unė qėndroja ulur nė kėndin e rrugės qė ēonte drejt stacionit hekurudhor. Dėnesja nė vete. Askush nuk e dinte pse asaj dite qanim unė e Tanusha. Njė natė mė parė ajo mė pyeti se a e dua. Mė tha se mė dashuronte pėr sė tepėrmi. Iu pėrgjigja se fare nuk mendoj nė tė, se as qė e vėrej kur kalon rrugės. Ēka nuk i thash, dhe ēka nuk gėnjeva me qėllim qė sa mė shumė ta ofendoja dhe ta shuaja zjarrin e dashurisė sė saj ndaj meje. Mė hutuan fjalėt e saj, nuk dija ēka tė bėjė me tėrė atė bukuri verbuese tė cilėn ajo posedonte. Thjeshtė, bukuria e saj ishte trishtuese, mallkimi mė i madh qė bartte Tanusha me vete.