Mrekullitë e tij të papërshkrue-shme në të gjithë botën i lënë pagojë ateistët! Athanas Kefalas lindimë 1.10.1846, në Turqinë evropiane, nga prindër të varfër e shpresëtarë me shumë fëmijë. Pasi mësoi shkrim e këndim punoi në Konstandinopojë. Kur ishte njezet vjeç u caktua mësues në një fshat të ishullit Kios, dhe mëqë i pëlqente jeta monakale që fëmijë, u qeth murg me emrin Llazar, në vitin 1876, në një manastir në ishull, ku dhe qëndroi për tre vjet - në vitin 1877 u hirotonis dhjak dhe mori emrin Nektar. Kur mbaroi “gjimnazin” e atëhershëm në Athinë studioi për teologjinë universitet (1882 -1885), i përkrahur nga patriku i Aleksandrisë Sofroni. Ai, e bëri në Aleksandri prift, predikues e sekretar të tij (1886), në Kairo e bëri mitropolit me titullin Pendapolit (1889). Ndërkohë meqë intrigantët e kthyen patrikun kundër tij, shkoi në Athinë dhe mori përsipër të jetë predikues në krahina të ndryshme dhe drejtor i Seminarit Kishtar të Rizarit të Athinës, të cilit i ngriti nivelin e tij të ulët(1894 - 1908 kur u largua vetë përshkak të shëndetit). Përherë ka ndriçuar flaka e tij për virtytin dhe mësimin e Ungjillit nepërmjet të cilave kultivonte shumë shpirtra; predikonte dhe në Pire. Më 1898 vizitoi Malin e Shenjtë për dy muaj. Më 1908 u tërhoq në manastirin femëror të Shën Triadhës në Egjina - sot Manastiri i Shën Nektarit -të cilin e kishte nisur që më 1904. Ushtrohej me përulësi, meshonte në shërbesa, bënte punë dore, ushqente shpirtin e atyre që vinin tek ai, jepte lëmoshë, shkruante dhjetëra vepra të rendësishme teologjike, libra mbi moralin dhe fjalimet, shkruante artikuj të ndryshëm. Në qinovin (manastirin) e tij të rreptë, me igumene të verbrën e shenjtëruar Kseni, u hidhërua dhe nga pushtetarët kishtarë dhe nga shpifjet për marrëdhënie jo të moralshme me murgeshat, ku si rrjedhim u poshtërua nga hetuesi… Pas një semundjeje me shumë dhembje, fjeti në Athinë (8.11.1920) dhe u varros në manastirin e tij. Gjatë zhvarrosjes së eshtrave të tij(1953), ato lëshuan miro.
Krijoni Kontakt