Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    UDB: Dosja per emigrantet shqiptare ne Itali

    UDB: Dosja per emigrantet shqiptare ne Itali

    E Hene, 01 Gusht 2005


    "Korrieri" nis sot botimin e dosjes sekrete te UDB-se, sherbimit sekret jugosllav, ne vitet 1944-1953. Ne kete dosje jane perfshire te dhena te hollesishme per grupet shqiptare qe vepronin ne Itali, Greqi, Austri, Gjermani, France, Angli, Turqi, Siri, Liban, Egjipt, SHBA, Kanada, Australi, Zelande e Re dhe Brazil. Dosja e UDB-se e pershkruan emigracionin shqiptar se mori nje karakter politik, kryesisht gjate Luftes se Pare Boterore, posacerisht me daljen ne skene te vellezerve Frasheri, Ismail Qemal Vlores, Mihal Gramenos, Cerciz Topullit dhe te trimave te tjere te kombit shqiptar, qe luftuan kunder pushtuesve te huaj. "Edhe gjate kohes se sundimit te Zogut, nga viti 1924, nga viti 1924, shqiptaret e vazhduan luften politike jashte shtetit kunder Zogut", vijon raporti i sherbimit sekret jugosllav. Aty thuhet se Fan Noli, kryetar i atehershem i qeverise shqiptare, u arratis se bashku me miqte e tij, fillimisht ne Austri dhe me vone ne Shtetet e Bashkuara, ku u vendos ne Boston.

    UBD pershkruan se kur ne vitin 1939, Italia fashiste pushtoi Shqiperine, mbreti Zog me ithtaret e vet, u vendos ne Kajro, ku formoi shtabin e grupit te tij monarkist "Legaliteti". Ndersa, ne kohen e clirimit te plote te Shqiperise nga pushtuesit e huaj, ne fun te vitit 1944, rreth 4 mije shqiptare, qe i iken Ushtrise Clirimtare Popullore te Shqiperise, u arratisen se bashku me trupat okupuese gjermane ne Itali, Austri dhe Gjermani. Nder ta, sipas UDB-se, ishin disa nga lideret shqiptare - bashkepunetore te okupatorit, bashke me ithtaret e tyre, si nepunesit e mesem dhe te ulet te aparatit te okupatorit. Shumica e tyre iku, nepermjet Dalmacise, ne Austri, nga autoritetet perendimore i transferuan ne kampet ne Itali. Nje numer i vogel iku ne Itali nepermjet detit. Pjesa me e madhe e tyre u vendos ne Rome, Bari, Napoli, etj, qytete keto qe kishin ne afersi kampe per pranimin e refugjateve te ardhur nga vendet e Evropes Lindore.

    Emigracioni ne Itali ne periudhen mes dy lufterave boterore

    Ne dallim nga emigracioni i pare shqiptar, i cili pothuajse eshte italianizuar, emigracioni shqiptar i pas Luftes se Pare Boterore dallohet per luften e vet politike, posacerisht pas ikjes se Fan Nolit dhe ardhjes ne pushtet te mbretit Zog. Emigracioni shqiptar ne Itali ishte politikisht shume i trazuar. Por sidoqofte, ne do te perqendrohemi ne veprimtarine e asaj pjese te emigracionit te atehershem, i cili zhvillonte qe nga Italia veprimtari kunder sundimit te mbretit Zog, pavaresisht nga disponimi proitalian qe kishte vete Zogu.

    Emigracioni shqiptar ne Itali perbehej nga rryma te shumta politike, qe s'arrinin dot te koordinonin veprimtarine e tyre. Secila, sipas menyres se vete, punonte kunder Zogut, por pa arritur te zhduknin dot mospajtimet, te cilat shkonin shpesh deri ne qerim te hapur hesapesh. Keshtu, ne Brindizi iu be atentat kolonel Shefqet Korces. Shefqeti qe ishte kundershtar i Zogut, gezonte simpati te madhe te ushtria shqiptare. Ne kete rast emigrantet shqiptare fajesuan qeverine italiane qe s'kishte bere hetimet e duhura, njelloj si dhe ne rastin e vrasjes se Luigj Gurakuqit, ish-ministrit te Financave ne qeverine e Fan Nolit, nga Ubaldo Stambolla. Ne kete afere ishte perfshire edhe konsulli shqiptar ne Bari, Sereqi. Te gjitha keto rrethana lidhen me lojen e dyfishte qe bente qeveria e atehershme italiane, e cila nderkohe qe e kishte Zogun pothuajse nen kontroll, vazhdonte ta mbante emigracionin antizogist si nje garniture rezerve, per ta mbajtur Zogun vazhdimisht nen presion.

    Emigrantet shqiptare si Tekali, Qazim Koculi dhe Shefqet Korca (para se te vritej), zhvillonin ne Brindizi nje lufte te hapur kunder Bankes se atehershme Kombetare Shqiptare, e cila aso kohe perbente nje nder mjetet me te rendesishme te penetrimit italian ne Shqiperi. Nder emrat me te rendesishem te emigranteve shqiptare ne Itali duhet permendur Koco Tase, i cili mbante lidhjet me emigrantet shqiptare ne Greqi, posacerisht me vorioepiriotet. Atehere flitej se Tase pretendonte postin e kryetarit te organizates se tyre. Pas Tases, vend te rendesishem ne jeten politike zuri Ali Kelcyra, i cili ne ate kohe qendronte ne Greqi dhe udhetonte shpesh ne Athine, si dhe ne ishullin e Korfuzit. Ai ka qene shume aktiv dhe u mor sidomos me ceshtjen e sjelljes ne Shqiperi te princit turk Omer Faruk, gje qe do te mbeshtetej nga pothuajse gjithe nacionalistet e Shqiperise, duke bere kesisoj te mundur rrezimin e regjimit te Zogut dhe clirimin nga ndikimi italian. Ne Itali, gjithashtu, ka qendruar Myftar Libohova, minister ne qeverine e Fan Nolit. Ai ka qene i lidhur ngushte me italianet.

    Zogu, ne menyra te ndryshme, provoi te pajtohej me emigrantet, posacerisht me ata ne Itali. Ai i ftoi ata shume here qe te ktheheshin ne vend, duke u premtuar se s'do t'u ndodhe asgje. Mirepo, emigrantet nuk kishin besim tek Zogu, ngaqe ai kishte vrare shume atdhetare dhe gjykonin, se as qeveria e as senati nuk qene ne gjendje t'u garantonin jeten. Nderkohe Zogu punoi me te gjitha forcat per shkaterrimin e emigracionit. Si per pajtimin me emigracionin, ashtu dhe per shkaterrimin e tij, punuan njerez me ndikim te madh, nen udheheqjen e vete Zogut. Ne kete drejtim kane punuar Eshref Beg Frasheri, Bajram Fevziu, etj.

    Miku i Zogut, Mehmet Bej Konica, u caktua ne ate kohe ambasador ne Rome. Me rastin e nje udhetimi qe beri ne Bari dhe Brindizi, ai zhvilloi takime me emigrantet, duke u perpjekur t'i pajtonte me Zogun. Ne keto bisedime nuk u lejua te merrnin pjese Mustafa Kruja dhe Qazim Koculi. Pas ketij takimi, nje numer i vogel emigrantesh u kthyen ne Shqiperi, nder ta Qazim Kokoshi (i cili e kishte marre ftesen e Zogut nepermjet te vellait, Asan Kokoshit, i cili kishte patur nje takim me Zogun, se bashku me disa njerez me reputacion nga Vlora). Zogu kembengulte qe te gjithe emigrantet te ktheheshin, ndersa atyre qe nuk deshironin te ktheheshin, u premtonte t'u lidhte ndihme te perhershme mujore, me kusht qe se paku te largoheshin nga Italia. Qeveria italiane mori masa per te penguar keto plane te Zogut. Nje numer i konsiderueshem emigrantesh u plagosen. Ne Bari u plagosen disa nga rrethinat e Gjirokastres. Ne Sarande u burgos Islam Bej Prishtina, Kryetar i Komunes se Kelcyres, xhaxhai i Ali Kelcyres se njohur, me tej Starova, ish-prefekt i Pogradecit, ish-deputeti popullor, Koprencka, ish-nenkoloneli Hysni Lepenica, si dhe Beqir Syla, etj. Keto burgosje nxiten madje dhe nje debat ne Parlamentin italian, ku disa deputete italiane kerkuan ne interpelance ministrin e Puneve te Jashtme. Qeveria italiane e informoi Parlamentin se burgosjet ishin bere per arsye te sigurise me "karakter lokal".

    Emigracioni shqiptar ne Itali ka luajtur nje rol te konsiderueshem dhe ne kryengritjen qe shpertheu kunder Zogut me 20 nentor 1926, ne rrethinat e Shkodres. Kryengritjen e udhehoqi nje fare Don Lovra Gjaka. Emigrantet ne Itali, edhe pse e gjykonin kete kryengritje te parakohshme, kur ajo shpertheu, nga Zara dhe Brindizi, premtuan se do ta ndihmonin. Ne kete kryengritje moren pjese disa emigrante, qe erdhen nga Italia me anijen "Molfeta". Edhe pse Zogu arriti ta thyente aksionin e Don Lovra Gjakes dhe te tjereve, te cilet nxiten kryengritjen ne fiset e Pukes dhe te Mirdites dhe bene luftime te ashpra per Shkodren, emigrantet ne Itali vazhduan t'u dergonin ndihme dhe perkrahje kryengritesve.

    Ne ditet e para te dhjetorit te vitit 1926 u hetua njefare veprimtarie e emigracionit ne ishullin Korfuz, me siguri nen ndikimin e kryengritjes qe permendem. Udheheqesi i emigracionit shqiptar ne Korfuz ishte Xhavit Leskoviku. U vendosen lidhjet mes ketij emigracioni dhe atij ne Itali. Qeveria e Zogut mori masa sigurie, duke i lene ne dore te lire komandes se xhandarmerise se Zones Jugore, te komanduar Hysni Dema. Xhandarmeria mori perforcime, nderkaq pushteti rekuizoi kamione per nevoja te veta. Ne ate sektor pati dhe burgosje masive.

    Qeveria e SKA-se (Serbi-Kroaci-Sllovenise) dhe ish-sherbimi informativ jugosllav treguan interesim te madh per emigracionin shqiptar, vecanerisht per ate te Italise. Konsulli i atehershem jugosllav ne Bari (1926) mori 4.000 monedha ari per te ndihmuar emigracionin shqiptar. Ne ate kohe agjentet jugosllave filluan nje propagande te rrepte per t'i bindur emigrantet shqiptare te pranonin ndihmen mujore qe u ofronte Beogradi, per t'i lidhur pas vetes.

    Ne kete propagande u dallua ne Itali vecanerisht dr. Anton Sededini, qe vepronte sipas porosise se marre nga ministri fuqiplote jugosllav ne Rome, Baluxhiq. Rrethanat jashtezakonisht te veshtira qe ekzistonin ne Shqiperi pas Luftes se Pare Boterore, tatimet dhe taksat e medha, korrupsioni, arbitrariteti i xhandarmerise, varesia ekonomike e vendit per shkak te financave te paorganizuara, luksi i Zogut, etj. e cuan vendin ne vartesi te plote nga fuqite e huaja, sidomos nga Italia. E gjithe kjo ishte ne dobi te emigracionit politik jashte shtetit, i cili zhvillonte aktivitet te plote, megjithe ndonje sukses te Zogut dhe "pajtimin" e njerezve te vecante me te.

    Emigracioni ne Itali pas Luftes se Dyte Boterore

    Penetrimi italian ne Shqiperi, pas Luftes se Dyte Boterore, u krye nepermjet te gjitha poreve te jetes politike, ekonomike dhe publike, prandaj si pasoje, nje numer i konsiderueshem njerezish u lidhen politikisht apo ekonomikisht me Italine, shume shqiptare studiuan ne shkollat e mesme dhe te larta italiane, apo ne akademi ushtarake.

    E gjithe kjo kushtezoi, ne caste te ndryshme politike, emigrimin e nje numri te konsiderueshem njerezish ne Itali. Kjo mori permasa te medha sidomos pas kapitullimit te Italise ne Luften e Dyte Boterore, apo pas perfundimit te luftes. Ne periudhen 1943-1945, ne Itali emigori nje numer i madh shqiptaresh, shumica bashkepunetore te italianeve dhe kundershtare te Levizjes Clirimtare Popullore te Shqiperise.

    Emigrantet shqiptare ne vitet e para pas Luftes se Dyte Boterore jetuan neper kampet e ngritura nga IRO, ne Itali; numri me i madh i tyre ishte ne kampin "Reggio Emilia".

    Anglo-Amerikanet i lane te lire nje pjese te emigranteve, nder te cilet dhe 80 funksionare te larte gjate kohes se pushtimit, te shpallur kriminele lufte. Tani emigrantet shqiptare jetojne kryesisht ne keto qytete:

    Ne Rome, jetojne kryesisht njerez me reputacion dhe udheheqes te partive dhe te rrymave politike ne emigracion. Mund te thuhet pa frike se pjesa me e madhe e emigracionit politik shqiptar eshte perqendruar ne Rome.

    Ne Bari, krahas nje pjese te vogel emigrantesh, jetojne shqiptare te tjere - afariste, tregtare, te cilat kane me siguri nje fare kapitali, ose para qe i kane marre me vete kur kane emigruar. Ne Napoli, ne kampet dhe qendrat e pranimit perreth tij, vazhdojne te qendrojne nje numer i konsiderueshem emigrantesh, te cilet nuk jane transferuar ende ne shtete te tjera, por as nuk jane liruar, ngaqe nuk kane kushtet e mjaftueshme per te siguruar ekzistencen. Ne Firence dhe Milano jetojne kryesisht studente, qe vazhdojne aty studimet, por dhe nje numer i vogel tregtaresh, te cilet materialisht qendrojne bukur mire.

    Tani ne Itali jetojne rreth 200-300 emigrante shqiptare, nderkohe qe numri i tyre me pare ka qene rreth 800, duke llogaritur vec te ikurve gjate okupacionit, apo pas clirimit te Shqiperise, dhe ata qe u ndodhen aty pas kapitullimit te Italise, si studente apo tregtare.

    Te gjithe emigrantet shqiptare ne Itali, me perjashtim te nje numri te vogel, bejne jete mjaft te veshtire. Nje pjese te emigranteve i ka ndihmuar IRO-ja, pjesen tjeter e ndihmuan tregtaret, qe kane punetorite dhe ndermarrjet e tyre, por pjesa me e madhe e emigracionit eshte lene ne meshire te fatit. Ky cast ka qene vendimtar ne pjesen dhe ekzistencen e shqiptareve ne Itali, kjo eshte dhe arsyeja perse pjesa me e madhe e tyre ka shkuar ne SHBA, Australi dhe ne vendet e Lindjes se Mesme. Ne SHBA dhe ne Australi shkuan me se shumti ortodokset, nderkaq nje pjese e vogel e muslymaneve shkoi ne vendet arabe. Jetojne mire vetem udheheqesit e Komitetit "Shqiperia e Lire". Por dhe mjaft emigrante me reputacion gjenden ne nje pozite te veshtire. Plaku Gjon Marka Gjoni me te birin bejne jete mjaft te veshtire, jetojne ne nje banese krejt te papershtatshme, vishen keq, pine duhanin me te keq, jetojne pra, duke u mbajtur vetem nga miqte. Kole Bibe Mirakaj deri para pak kohesh jetonte me lemoshat e nje manastiri. Para disa muajsh u largua qe aty dhe kerkoi qe ta punesonin ne nje magazine, qe ende nuk eshte perfunduar. Ai jeton ne varferine me te madhe nder gjithe anetaret e Bllokut. Bejne jete te mire vetem Ismail Verlaci, ne saje te pasurise qe solli me vete i ati ne Itali, si dhe Ernest Koliqi, ne saje te punes qe ka.

    Qeveria italiane deri tani s'ka bere asgje per te ndihmuar emigracionin shqiptar, madje s'ka zgjidhur as punesimin e tyre, sepse ne Itali nuk ka pune per emigrantet. Deri ne shformimin e saj, IRO-ja i ndihmoi emigracionit shqiptar, duke e vendosur neper kampe, nderkaq pas shformimit te saj emigracioni mbeti rrugeve, pa kurrfare kujdesi, prandaj dhe u shtrengua te shperngulej ne vende te tjera.

    Mirepo, organet e Qeverise italiane edhe me tej vazhdojne te interesohen gjallerisht per emigracionin shqiptar. Shumica e liderve shqiptare qe kishin qene te lidhur me Italine, vazhdojne edhe tani te mbajne kontakte te vazhdueshme me disa funksionare italiane. Disa prej tyre jane ne kontakt te vazhdueshem me disa funksionare italiane. Disa prej tyre jane ne kontakt me pallatin "Chiggi" (Qeveria italiane, shen.red.). Keshtu, para jo shume kohe, ne pallatin Kixhi u priten Sait Kryeziu, Ekrem Telhaj dhe Atlan Koci. Sivjet keto lidhje jane perforcuar edhe me, cka mund ta lidhim me marredheniet e shtetit tone me Italiane.

    Italianet nuk mund te pajtohen me ata qe ne te kaluaren kane qene kundershtare te italianeve, apo qe mbeten te tille. Keshtu ne muajin prill 1952 u zhvillua procesi kunder emigrantit shqiptar Xhelal Staravecka, i akuzuar per vrasjen gjate kohes se luftes te 100 karabiniereve italiane, si dhe te kolonel Gamucci-t. Xhelal Staravecka ka kryer Akademine Ushtarake ne Tirane gjate kohes se Zogut dhe ka qene oficer i ushtrise shqiptare. Me 1941 ka qene anetar i PKSH-se, mirepo duke e ndjere veten te menjanuar, doli nga kjo parti dhe me pas u emerua komandant i xhandarmerise ne Tirane.

    Ne Itali veprojne disa parti dhe grupe politike te emigracionit shqiptar. Me i rendesishmi nder to eshte Komiteti Kombetar "Shqiperia e Lire", i formuar ne gusht te vitit 1949, me nismen e anglo-amerikaneve; pastaj Blloku Kombetar Indipendent, i formuar me 1946 me ndihmen e italianeve dhe te Vatikanit.

    Blloku Kombetar "Shqiperia e Lire", te cilin e perkrahin amerikanet, zhvillon veprimtari zbulimi ndaj Shqiperise, duke hedhur aty grupet e tyre ndermjet ajrit dhe detit. Veprimtaria e tyre e zbulimit ne Shqiperi verehet sidomos duke nisur qe nga viti 1949. Deri tani kane hedhur nje numer te madh grupesh, nga te cilat nje pjese eshte likuiduar sakaq nga ShSSh-ja (Sherbimi i Sigurimit te Shtetit), nderkaq pjesa tjeter ka arritur te veproje ne terren derisa kane qene te detyruar te emigrojne ne Jugosllavi, apo Greqi. Per kete qellim udheheqesit shqiptare ne emigrim gjate viteve 1940-1950 kane mbledhur vullnetare, te cilet deshirojne te mbeten ne Itali per t'u derguar kur e lyp nevoja per ne Shqiperi. Me aktivi ne kete propagande ka qene ish-majori i Zogut, Hyseni, i cili eshte nen mbikqyrjen e italianeve. Perfaqesuesit e partive politike shqiptare ne Rome gjate vitit 1950 bene vizita ne kampet e emigranteve ne Itali, me qellim per te rekrutuar njerez nga emigracioni ne partite e tyre. Perfaqesuesit e Ballit Agrar: Sait Kryeziu, Eqerem Telkaj dhe Shani Ferizaj, vizituan kampin ne afersi te Barit dhe kampin Santa Faro.

    Edhe monarkistet derguan delegacionin e tyre: Hasan Kupi, profesor Gaqo Gogo dhe kapiten Xhemal Laci, vizituan kampet Santa Faro, Bagnoli dhe Pegani.

    Vatikani tregon mjaft interesim per emigracionin shqiptar. Tashme kemi theksuar se Vatikani i ndihmon Bllokut. Autoritetet e Vatikanit u angazhuan qe ne ditet e para te pasluftes per te organizuar ndihmen per emigrantet shqiptare, posacerisht per katoliket. Pas perfundimit te luftes, qeveria shqiptare kerkoi ekstradimin e shume emigranteve, gje qe shkaktoi panik mes tyre. Ne kete situate lideret shqiptare ne Itali mbajten nje mbledhje, ku vendosen te dergonin nje delegacion ne Vatikan, per te nderhyre tek Papa qe shqiptaret te mos u ekstradoheshin enveristeve. Delegacioni perbehej nga Kol Bibe Marikaj, ish-minister i Partise fashiste gjate kohes se pushtimit, profesor Vasil Andoni, ish-sekretar i Ballit Kombetar, Xhafer Deva kryeminister ne Shqiperi gjate kohes se pushtimit dhe Zef Pali, profesor nga Shkodra. Delegacionin e priti pater Valentini, i cili ishte vikar prane Papes. Ai u premtoi se do te nderhynte personalisht tek Papa qe anglo-amerikanet mos i dorezonin emigrantet shqiptare, duhet te mbanin nje qendrim korrekt ndaj anglo-amerikaneve, duke iu bindur urdherave te tyre. "Ata, - tha ne vazhdim Valentini, - duhet qe te prezantohen tek anglezet dhe amerikanet si nje parti e forte politike, qe do te ishte nje faktor i fuqishem per rrezimin e regjimit ne Shqiperi".

    Bisedimet e ketij delegacioni me pater Valentinin, u transmetuan menjehere neper kampe, ku ngjallen diskutime dhe nje propagande te madhe per aktivizimin e emigracionit shqiptar ne Perendim. Shqiptaret me reputacion bene perpjekje per aktivizimin dhe bashkimin e tere emigracionit, cka do te krijonte kushtet per nje trajtim me te mire te tyre nga anglo-amerikanet, Vatikani dhe qeveria e Romes. Ata vendosen lidhjet me oficeret angleze, qe gjate kohes se luftes kishin qene ne Shqiperi dhe qe e njihnin ceshtjen shqiptare.

    KORRIERI.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Emigracioni shqiptar ne Austri

    Emigracioni shqiptar ne Austri

    E Hene, 01 Gusht 2005

    Para luftes ne Austri kishte nje grup te vogel emigrantesh shqiptare. Pas ardhjes se Zogut ne pushtet ne Shqiperi me 1924, kryetari i deriatehershem, Fan Noli, pas largimit, u fsheh per nje fare kohe ne Austri ku kerkoi azil. Ne ate kohe ne Austri gjendeshin , vec Fan Nolit dhe Mustafa Kruja, me vone Muharrem Bajraktari, Xhemal Bushati, nga Shkodra, si dhe disa shqiptare nga Kosmeti.

    Menjehere pas ardhjes ne Vjene, Fan Noli filloi te punonte kunder Zogut dhe per kete qellim formoi organizaten Komiteti i Clirimit Nacional. Grupi i kosovareve formoi gjithashtu organizaten Komiteti Nacional Revolucionar. Te gjitha keto organizma ne ate vepronin te pavarura.

    Me vone Fan Noli kaloi ne Moske, nga ku shkoi ne Boston (SHBA, ku vazhdon te banoje.

    Pas Luftes se Dyte Boterore, Austria sherbeu si stehe per shume shqiptare shqiptare. Ne te gjeten strehe shume bashkepunetore te okupatorit gjerman, te cilet u larguan nga Shqiperia dhe nga Kosmet se bashku me ushtrine gjermane. Nder ta eshte Xhafer Deva, i cili gjate kohes se gjermaneve ka qene nenkryetar i qeverise dhe minister i Puneve te Brendshme.

    Menjehere pas ardhjes ne Vjene, autoritetet i vendosen shqiptaret ne nje kamp afer Salcburgut, ndersa nje pjese te vogel ne Vjene. Ne ate kohe ne Salcburg kishte rreth 300 emigrante, te cilet me vone amerikanet i derguan ne Mynih. Shumica ne prill te vitit 1945 shkuan ne Itali dhe qe aty, ne shtete te tjera.

    Gjate qendrimit te tyre ne Austri, anglo-amerikanet, me ndihmen e disa krereve shqiptare, te ikur ne Perendim, filluan te zgjidhnin njerezit qe do te perdornin per punen e tyre informative ne Shqiperi. Sot ne Austri ka mbetur nje numer i vogel shqiptaresh, qe nuk perbejne ndonje force politike. Duhet theksuar se Xhafer Deva, qe qendron ne Vjene, kohe pas kohe shkon ne Rome dhe ne Stamboll, ku kryen punet e tij politike dhe kontakton me njerezit e vet. Xhafer Deva tregon interesim te madh per shqiptaret nga Kosova e Metohia dhe per ate qellim eshte takuar disa me njerez qe kane qene ne Turqi gjate vitit 1953, per vizite te miqte e tyre. Me ta ka zhvilluar biseda te gjata, duke u interesuar per situaten ne Kosmet.

    Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    UDB, si e ka fiksuar Gjon Marka Gjonin

    UDB, si e ka fiksuar Gjon Marka Gjonin

    E Marte, 02 Gusht 2005


    Ish-sherbimi famekeq i Inteligjences jugosllave ka pasur nje Dosje te plote kushtuar figures se njohur ("Princit") mirditore. Ne vazhdim te botimit te djeshem te "Dosjes Sekrete te UDB-se", Korrieri po vazhdon me nje nga figurat me interesante te emigracionit por edhe te Historise se Shqiperise ne pergjithesi, figuren e Kapidanit

    UDB: Ky eshte GJON MARKA GJONI

    Lindur me 1889 ne shtepine e degjuar te Gjonmarkajve. Ne vitin 1927 zuri vendin e te atit, djalit te vellait te te ndjerit Prenk Bibe Doda, si kryepar trashegues, "kapedan" i Mirdites, i cili udheheq pese fise mirditase: Dibren, Fanin, Kushnenin, Oroshin dhe Spacin, si dhe kater bajraqe te Lezhes. Shtepia e Gjomarkajve ka udhehequr ne shekuj rezistencen e fiseve shqiptare ne malet e Shqiperise Veriore kunder shtypjes turke dhe Islamit. Kulla e tyre ne Orosh ka qene simbol i kesaj lufte. Gjon Marka Gjoni gjate kohes se Luftes se Pare Boterore dhe pas saj ka qene me serbet, mirepo me pas i dha besen Zogut, i cili e emeroi kolonel ne rezerve.

    Gjate kohes se okupimit italianet i dhane titullin e "princit", duke e bere senator te Mbreterise se Italise: me kete rast iu organizua nje pritje e madhe ceremoniale ne Rome nga ana e Musolinit. Ata i dhane, po ashtu, nje post te larte djalit te tij, Mark Gjon Markajt, duke e bere minister ne qeverine kuislinge.

    Nen gjermanet Gjon Marka Gjoni ka qene njeri nder iniciatoret e "Liges se Shkodres", e cila turbonte kreret e fiseve shqiptareve te Veriut ne lufte kunder Ushtrise Nacional-clirimtare, si dhe per mbrojtjen e vijes se zmbrapsjes se gjermaneve.

    Djali i tij Mark Gjon Markaj luftoi edhe pas clirimit te Shqiperise, ne krye te disa grupeve te mbetura nacionaliste kunder Ushtrise Nacionalclirimtare ne rajonin e Fanit, ne Mirdite, ku u vra. Djali tjeter, Aleksandri, vazhdoi luften kunder Ushtrise Nacionalclirimtare dhe ne muajin prill 1946 bashke me grupin e tij sulmoi ne malin afer Munelit, duke i shkaktuar humbje te medha. Me vone edhe ai vetevritet. Djali i trete i tij, Ndue, ka ikur me te atin ne Itali.

    Gjon Marka Gjoni jeton tani ne Rome. I takon Bllokut Kombetar Indipendent. Udheheqes ideore te Bllokut jane Ernest Koliqi, Ismail Verlaci, Kole Bibe Mirakaj dhe Ndue Gjomarkaj. Bashke me Gjon Marka Gjonin keta vendosin per politiken dhe qendrimet e Bllokut.

    Ne korrik te vitit 1949 ne Rome vjen koloneli anglez, Maklin, i cili gjate kohes se luftes ka qene shef i misionit ushtarak tek udheheqesit e guerileve nacionaliste ne Shqiperi me qellim qe punoje per krijimin e nje trupi te perbashket politik, qe do te perfaqesonte gjithe grupet emigrante ne Perendim. Ne konferencen e thirrur prej tij, nga perfaqesuesit e partive te ndryshme politike ka qene i pranishem dhe Gjon Marka Gjoni.

    Gjon Marka Gjoni, djali i tij Ndue dhe nje Ndue tjeter, djali i vellait te tij, e lavderojne qeverine tone dhe shokun Tito, duke theksuar mikepritjen e treguar per emigrantet shqiptare dhe shtojne se Shqiperia do te dije ta vleresoje kete mikepritje. (Shih letrat ne shtojce).

    Gjon Marka Gjoni me te birin, Nduen, kane shume miq ne Vatikan. Shume nga keto miqesi rrjedhin qe nga koha kur Gjon Marka Gjoni, si prijes i fiseve katolike te Shqiperise se Veriut, ka pasur lidhje te ngushta me Kishen Katolike.

    Gjon Marka Gjoni ka ndikim te madh ne popullin e Shqiperise Veriore dhe si ai, shtepia e tij, njihen ne tere Shqiperine. Ndikimi i tij kohet e fundit eshte shtuar, sepse njerezit e vet kane qene ne kontakt me popullin e atyre fiseve, duke i ndihmuar rezistences se popullit kunder regjimit te Enver Hoxhes.

    Leter e Gjon M.Gjonit, kapedan i Mirdites

    derguar Mark Arapit, emigrant ne RPFJ



    Rome, maj 1952

    I dashuri miku im Mark Arapi,

    Shpresoj qe ti dhe shoket te jeni shendosh e mire. Edhe ne nuk jemi keq. Te them sinqerisht se kam filluar te merzitem. Jam i shqetesuar me shume per problemet e Shqiperise dhe nuk e di sa do te zgjase kjo. Duhet te japim cdo gje nga vetja dhe i lumte atij qe qendron deri ne fund.

    Jemi te shqetesuar nga premtimet dhe fjalet, te cilat perseriten vazhdimisht se Shqiperia do te clirohet se shpejti nga rregjimi i Enver Hoxhes, Mehmet Shehut dhe klikes se tyre, por gjendja aktuale tregon se kjo nuk mund te arrihet brenda nje kohe te shkurter. Por lere kete pune, kjo ceshtje nuk eshte ne duart tona. Ne mbetem me sy dhe veshe hapur, duke shikuar, duke degjuar, duke pritur nga cdo ane qe dikush ta meshiroje Shqiperine e mjere dhe popullin e saj qe vuan nga diktatura e Enver Hoxhes dhe shokeve te tij. Populli yne sot heq te njejtat mundime, qe hoqi Jezu Krishti ne Golgota.

    I dashuri Arapi, ne emigrantet qe gjendemi ne keto vise, sic e di, jemi te ndare ne shume grupe dhe parti, me fjale te tjera, shpirterisht jemi te thyer e te shpartalluar, megjithese po perpiqemi te bashkohemi. Dashte Zoti qe kjo deshire te na plotesohet!

    Me beso se tani per tani BKI eshte partia me e shendoshe, e cila punon me mish e me shpirt dhe perpiqet per te miren e pergjithshme te popullit shqiptar dhe jo per interesa personale, sic punojne disa.

    Me gezon shume jashtezakonisht qe te gjithe ju emigrantet ne Jugosllavi jeni te bashkuar dhe s'harroni se keta emigrante kane qellimet me te mira per lumturine e popullit shqiptar dhe se nga ju presim clirimin e Shqiperise nga rregjimi i Enverit dhe Mehmetit dhe klikes se tyre.

    Si do t'i behej halli clirimit tone sikur te mos ndiqnit kete rruge, meqe rruge tjeter s'ka?

    Tani ta leme kete muhabet. Ka kohe qe nuk te kam shkruar, te lutem te mos me zemerohesh. Nuk ka pasur arsye tjeter, vecse kam qene i merzitur dhe pa qejf. U gezova kur ti, Nikolla dhe Ndue Pjetri me shkruat se jeni mire me shendet dhe te sigurte. Me vjen mire qe jeni bashke. Jam shume i shqetesuar, sepse ka shume kohe qe nuk kam kurrfare lajmesh nga Shqiperia, prandaj ju lus qe nese mesoni dicka te me informoni.

    Pjetri me shoke ende nuk eshte kthyer. Ndoshta s'ka mundur ose nuk ka dashur, por lus Zotin vetem te jete shendoshe e mire. Te lus qe te me shkruash dhe te me tregosh te verteten sesi po jetoni dhe c'perpjekje po beni ju mirditasit. A ka mes jush edhe ndonje tjeter qe e ka nxjerre shpaten. Me shkruani per seicilin vec e vec, sepse deshiroj ta dij.

    Nuk kam tjeter c'te te shkruaj, por lus Zotin te jesh shendosh e mire. Me shkruaj me shpesh, mos u beni dembele ju te rinjte, sepse jam i sigurte se ju ende jeni te afte dhe ju punon dora.

    Ju pershendet ngrohtesisht

    Kapedani i dashur dhe i paharuar Gjon M.Gjoni, d.v.

    Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Mbreti i shqiptareve ne arkivat e UDB-se

    Mbreti i shqiptareve ne arkivat e UDB-se

    E Merkure, 03 Gusht 2005


    Eshte e ditur qe monarku shqiptar, Ahmet Zogu- ka pasur lidhje te mira me vendin fqinj te veriut, ashtu si edhe i ka kthyer krahet, kur ka dashur mbeshtetje me cilesore. Ne kete biografi te shkurter eshte paraqitur figura e tij me gjithe diagramen e cuditshme, qe e ka shoqeruar ne jeten e tij politike dhe ne pretendimet e ndryshme per t'u rikthyer ne Fronin shqiptar

    AHMET BEG ZOGU

    Ish-mbreti i Shqiperise. Ka lindur me 1895, ne Burgajet, rrethi i Burrelit, ne fisin e Matit, si pasardhes i nje familje bejleresh, me ndikimin ne rajonin e ketij fisi qe nga kohet e para te sundimit tuk. Pas vdekjes se te atit (Qemal Pashes), i cili ka qene i pari trashegues i fisit Mati, qe ne moshen djaloshare me shkollen e pakte qe kishte mbaruar ne Stamboll, u be i pari i fisit, sipas te drejtes trashegimore, meqenese vellai i madh, Xhelali, kishte vdekur. Ne vitin 1911 udhehoqi fisin e vet, duke u bashkuar me Hasan Beg Prishtinen, Riza Beg Kryeziun nga Gjakova dhe Bajram Currin ne nje kryengritje kunder xhonturqve. Ka luftuar ne anen e Turqise ne Luftrat Ballkanike, kunder malazezeve, ne Lezhe. Ne vitin 1914, per nje fare kohe, i sherbeu princit te atehershem, Vid. Gjate kohes se Luftes se Pare Boterore, me 1915, ka qene te Pashiqi ne Nish, me porosi te Esat Pashes, per t'i ofruar miqesine, ne nje kohe kur fiset shqiptare me veprimet e tyre armiqesore po rrezikonin ushtrine serbe. Gjate terheqjes se ushtrise serbe Zogu e mbajti fjalen dhe matjanet nuk i sulmuan njesite serbe. Keshtu ai arriti te fitonte miqesine e Beogradit, i cili me vone do t'ia shperblente, duke shpenzuar per karrieren e tij politike rreth dy millione dinare, ne periudhen qe nga koha e vrasjes se Esad Pashes deri ne renien e Zogut nga pushteti, ne maj te vitit 1924. Me 1915, kur Austriaket pushtuan Shqiperine, Ahmet Beg Zogu u bashkua me austriaket, te cilet e moren me vete ne Viene, ku qendroi deri ne perfundimin e luftimeve. Pas luftes, ai per here te pare u shqua ne Kongresin e Lushnjes, ne janar 1920. Pastaj me matjanet e vet perkrahu Qeverine e re shqiptare, te dale nga ky kongres, duke bere te mundur hyrjen e saj ne Tirane, si dhe duke detyruar Qeverine e Durresit te Turhan Pashes qe te leshonte pushtetin. Ne krye te forcave te armatosura qeveritare luftoi kunder idhtareve te Esad Pashes, te cilet ne Tirane ne maj 1920 udhehiqeshin nga Osman Bali. Ne mars 1920, Zogu u be Minister i Puneve te Brendshme, dhe qe nga ajo kohe ka qene vazhdimisht ose minister i Puneve te Brendshme ose komandant i ushtrise shqiptare. Ka udhehequr aksione luftarake per te mbrojtur dhe forcuar qeverine ne Tirane dhe ne krye te trupave qeveritare dhe te matjaneve te vet shtypi disa kryengritje. Si minister i Puneve te Brendshme organizoi zgjedhjet, duke cuar ne Parlament njerezit e vet. Shume shpejt ai arriti te zinte nje nder vendet me te shquara ne skenen politike shqiptare dhe u be personaliteti qendror, rreth te cilit jane sjelle gjithe ngjarjet politike ne Shqiperi - deri ne humbjen e pavaresise se saj.

    Ne dhjetor te vitit 1922 Parlamenti shqiptar zgjodhi nje regjence te re, e cila i besoi formimit e qeverise Ahmed Beg Zogut. Ishte kryeminister deri ne fund te shkurtit te vitit 1924, kur, pas nje atentati u detyrua t'ia linte pushtetin te vjehrrit, Shefqet Verlacit, aleatit dhe mikut te tij politik. Per shkak te situates politike dhe te rrethanave teper te ashpersuara dhe te opozites se ashper te kundershtarit, te cilet nxiten masat popullore per kryengritje, qeveria u detyrua te jepte doreheqjen, nderkaq Verlaci dhe Zogu u detyruan te largoheshin nga vendi. Qeveria e re u formua nga perparimtare, me Fan Nolin ne krye, por dhe kjo qeveri pati jete te shkruter, sepse Zogu, i cili ishte fshehur ne Beograd, u kthye serisht ne pushtet, ne fund te vitit 1924, nepermjet nje nderhyrje ushtarake ne Shqiperi, si i perkedheluri i Jugosllavise, e cila ne kete rast i ofroi gjithe ndihmen e nevojshme, perkundrejt premtimit konkret nga ana e tij se do te vendoste marrdhenie miqesore me Jugosllavine.

    Pas kthimit te tij ne pushtet, Zogu thirri Asamblene Kushtetuese, e cila shpalli republiken dhe votoi kushtetuten e re, duke zgjedhur ate kryetar te republikes. Sipas dispozitave kushtetuese Zogu, si president i republikes ishte, ne te njejten kohe edhe kryeminister. Duke shfrytezuar kete pozite te dyfishte dhe kompetencat e gjera qe i jepte kushtetuta, Zogu perreth vetes mblodhi njerezit e vet, posacerisht ne ushtri dhe trupin ligjdhenes, te cilet, duke i bishtnuar sistemit zgjedhor, i shnderroi ne nje vegel te verber dhe te bindur. Ne nentorin e vitit 1926 shtypi nje kryengritje te vertete ne Veri (Kryengritjen e Dukagjinit), gje qe i dha mundesine qe me metoda te vrazhda te forconte pushtetin e vet. Edhe pse u kthye ne pushtet si mik dhe i perkedheluri i Jugosllavise, nevoja e madhe per para beri qe serish te bjere ne krahet e Italise, e cila e shfrytezoi, duke shtene ne dore, pak nga pak, ekonomikisht dhe politikisht Shqiperine, duke e vene keshtu haptazi ne rrezik sovranitetin e saj. Ne nentor te vitit 1926 -u nenshkrua pakti i Tiranes, me ane te te cilit Shqiperia u lidh haptazi me Italine, gje qe, gjithesesi, solli reagimin e Jugosllavise. Ne vitin 1928, Zogu u be mbret, duke e marre emrin Zogu I, mbret i Shqiptareve.

    Regjimi i Zogut, ne fillim republike, pastaj mbreteri, zgjati deri ne pushtimin e Italise, me 1939, duke u mbeshtetur tek grupet reaksionare vendore, si dhe tek perkrahja e Italise, te ciles i krijoi nje sere lehtesish ne dem te pavaresise ekonomike dhe politike te vendit.

    Me 7 prill 1939, kur italianet pushtuan Shqiperine, Zogu me familjen dhe suiten e tij iku ne Greqi, nga ku me pas vajti ne Turqi dhe, ne fund, ne France. Nga Franca shkoi ne Angli, ku jetoi deri ne perfundimin e luftes. Ne fund te shkurtit 1946, bashke me familjen, me te tre motrat, si dhe me suiten e vet, shkon ne Egjipt, ku u prit si mysafir i mbretit Faruk, duke u vendosur ne Kajro.

    Ne fillim te vitit 1947, Zogu beri nje perpjekje per te bashkuar emigracionin shqiptar ne Perendim, per te pergatitur formimin e nje qeverie shqiptare ne emigrim. Per kete qellim ai dergoi perfaqesuesin e vet Hysen Selmani qe te lidhej me perfaqesuesit e BKI-se, BK-se etj, si dhe caktoi nje takim ne Kajro. Ne takimin me Zogun moren pjese perfaqesuesit e Legalitetit, te BK-se, BKI-se, si dhe te grupit te kosovareve. Zogu propozoi qe grupet politike ne emigracion te bashkoheshin duke formuar nje qeveri qendrore, e cila do ta kishte kete program: 1-Zogut t'i njiheshin te drejtat mbreterore; 2-gjithe emigrantet shqiptare te mblidheshin ne Greqi; 3-Zogu do te merrte persiper financimin e tyre; 4-major Abaz Kupi te emerohej udheheqes ushtarak.

    Marreveshja nuk u arrit per shkak te qendrimit te BK-se, qe s'donte te kompromentohej politikisht, duke i njohur Zogut te drejtat mbreterore. Aksioni per krijimin e nje organizate te bashkuar, me nje udheheqje te perbashket vazhdoi dhe me pas, por nismen per kete e mori BK-ja, pa Zogun, nen patronazhin e anglo-amerikaneve. Me ne fund, pas disa konferencave te pasuksesshme, ne gusht te vitit 1949, me nderhyrjen e Maklinit (ish-shef i Misionit ushtarak anglez prane udheheqjes se rezistences nacionaliste ne Shqiperi gjate kohes se pushtimit, si dhe ekspert per ceshtjet shqiptare) u arrit te krijohej Komiteti "Shqiperia e Lire", i cili, megjithate nuk i perfshiu te gjitha grupet. Zogu deklaroi se ishte gati ta ndihmonte Komitetin, por me kusht qe prej tij te perjashtohej Sait Kryeziu, gje qe anglo-amerikanet nuk e pranuan, duke deklaruar se Kryeziu ishte njeriu tek i cili kishin me shume besim. Themelimi i ketij komiteti perbente nje disfate per Zogun, aq me teper qe Komiteti realizoi bashkimin e emigracionit shqiptar, duke mos njohur te drejtat mbreterore te Zogut. Komitetit iu bashkua edhe nje pjese e idhtareve te Zogut, te cilet, edhe pse edhe pse mbeten monarkiste dhe ishin per rikthimin e Zogut ne krye te vendit, pranonin se kjo duhej te arrihej vetem nepermjet votimit, ne qofte se ate e zgjidhte populli. Pas kesaj Zogu dergoi emisaret e vet ne Rome per te percare Komitetin. Per kete mission u dergua si emisare e motra, Sanija, dhe me sa duket dhe Ali Kelcyra (nje nder lideret e BK-se).

    Aty nga gjysma e vitit 1951, Zogu shkoi ne Amerike. Gjate qendrimit te Zogut ne Amerike, Hasan Dosti, perfaqesues i Komitetit, deklaroi ne radion "Evropa e Lire" se ne pergjithesi ishte marre vesh plotesisht me Zogun dhe se kishin rene dakord qe udheheqjen e politikes shqiptare ta merrte Zogu.

    Lidhur me qendrimin e Zogut ne Amerike mendohej se Amerika dhe Anglia do te pranonin qe ne Shqiperi te behej njefare ndryshimi, sepse ato deshironin ta kishin te sigurt Mesdheun dhe Adriatikun, kurse Zogu tha se ne keto ndryshime do te luante rolin kryesor. Ne qarqet amerikane pati fjale te mira per Zogun, prandaj ka arsye te besohet se amerikanet do te kene arritur me te ndonje marrevshje. Ne Amerike ate e priten ne Ministrine e Jashtme dhe ne Pentagon. Sipas deklarates se ambasadorit grek ne SHBA, Politis, Zogu ka kerkuar ndihme ekonomike dhe ndihme ne arme per idhtaret e vet. Autoritetet amerikane mbajten nje qendrim te rezervuar, duke mos e pasur te qarte se c'ndikim kishte ai ne te vertete tek emigracioni dhe se c'forca dispononte. Zogu ka deklaruar se ne malet e Shqiperise gjendeshin 14.000 kryengrites, por se ata ishin te armatosur keq dhe ndihmohen pak nga jashte, duke shtuar se ne Itali kishte dhe nje grup tjeter, te stervitur per lufte guerilase, qe ishte gati te vepronte. Ai ka kerkuar nga Greqia, dhe sidomos nga Italia, nje perkrahje te efektshme per ithtaret e tij, me te cilet do te bashkepunonin pjesa me e madhe e idhtareve te partive te tjera antikomuniste. Per Jugosllavine ka thene se ajo me politiken e vet "ekspansioniste" paraqet pengese te madhe per forcat clirimtare, antikomuniste...

    Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •