Parashqevia, oshėnare - martire 26 korrik
Prindėrit e saj tė krishterė, Agathoni dhe Politia, jetonin nė periferi tė Romės nė kohėn e Adrianit (117-138). Duke qenė pa fėmijė mė parė, e pritėn si shpėrblim tė lutjeve tė tyre dhe i dhanė emrin Parashqevi, sepse lindi tė premten (Paraskevi = pėrgatitje). E edukuan me dashuri mė Zotin.
Vajza e virtytshme, e menēur dhe e bukur studionte Shkrimin e Shenjtė dhe frekuentonte shėrbesat, derisa mbeti jetime. Atėherė pasurinė e saj ua dha tė varfėrve dhe vetė u rreshtua nė njė vėllazėri (murgeshash).
Mė vonė, me bekimin e igumenes doli nėpėr Romė dhe nė krahinėn e saj dhe predikonte Krishtin me sukses. Ēifutėt e patėn zili dhe e paditėn. Kėshtu u kap nė kohėn e Antoninit Piu (138 - 161). As me tė butė dhe as egėrsisht nuk mundėn ta konvertonin dhe e torturuan: i veshėn nė kokė pėrkrenaren e skuqur, e varėn nga flokėt dhe e dogjėn me llambadha, e futėn nė zift dhe vaj tė nxehtė, e ekspozuan nė njė gjarpėr tė tmerrshėm, e kamxhikuan dhe e shtypėn me njė pllakė tė rėndė nė gjoks. Shumė herė virgjėresha nuk pėsonte asgjė. Njė herė tjetėr iu shfaq nė burg njė engjėll, madje edhe vetė Krishti, i Cili e lumėroi dhe e shėroi.
Meqenėse ajo mbetej e pacėnuar brenda vajit tė pėrvėluar, pushtetari kėrkoi qė ta spėrkatte, pėr tė vėrtetuar nė ishte i nxehtė ose jo. Kur u spėrkat, ai u verbua nga djegia! Iu lut oshėnares i penduar dhe ajo i dha shėndetin - ndoshta pėr kėtė arsye ne kėrkojmė ndėrmjetimin e saj si mjeke okuliste.
Njė herė tjetėr, duke bėrė shenjėn e kryqit, bėri qė tė pėrplasej njė gjarpėr i frikshėm dhe njė mrekulli e fundit e saj bėri qė tė bien dhe tė copėtohen idhujt e njė tempulli.
Pas kėtyre besoi njė shumicė njerėzish. Kėshtu, pėr ti dhėnė fund mrekullive tė saj u detyruan ti prisnin kokėn.
Shenjtorja mjaft popullore nderohet edhe si mbrojtėse nga kolera dhe mortaja. Mė 14.10.1442 njė stuhi e tmerrshme do ta kishte pėrmbytur ishullin Hios, nėse ajo nuk do tė ndėrmjetonte nė mėnyrė efikase, siē e ėndėrroi njė hieromonak pasi u lut nė njė kishė tė saj. Shtojmė se sinaksarėt (biografitė) e saj nuk pėrputhen plotėsisht.
At Justini
Krijoni Kontakt