Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ish-besnikët rrëfejnë ...

    panorama

    --


    Gani Kodra: Si u kthye Enveri në tmerrin e bllokmenëve


    Fatos Veliu

    Njeri i besuar në radhët e udhëheqjes më të lartë të shtetit komunist. Kishte kontakte të vazhdueshme me të gjitha familjet e tyre në Bllok, aq sa dinte edhe problemet më të vogla familjare. Për 20 vjet si shef i Sigurimit të Byrosë Politike, ai arriti të fitojë dhe dashurinë e madhe të ish – kryeministrit hijerëndë Mehmet Shehu.

    Ky është Gani Kodra, i cili tashmë sapo ka kaluar të 80 vitet e jetës. Megjithëse është njeriu që në hierarki vinte menjëherë pas Llambi Peçinit dhe që di shumë sekrete për sa i përket marrëdhënieve dhe problemeve që ekzistonin në radhët e familjeve të njerëzve, që ishin shpallur si udhëheqës të ndritur, ai nuk ka pranuar të flasë asnjëherë për gjithë këto vite të tranzicionit demokratik. Gjithsesi, ai pranon që të japë intervistë për gazetën “Panorama” në këtë cikël. Tregon detaje në lidhje me figurën e Enver Hoxhës dhe të Mehmet Shehut (të cilin pranon se e ka idhull), të cilat nuk janë njohur asnjëherë më parë. Cilat kanë qenë marrëdhëniet e tij me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe të gjithë ish-partiakët më të lartë. Letrat personale që ka marrë fillimisht nga Enveri dhe premtimet që ai i bëri në to. Pse mes Enverit dhe Mehmetit ekzistonte armiqësi e pashmangshme. Ku dallonin tipat dhe karakteret e tyre. Cilët janë skenarët që Enver Hoxha planizonte vazhdimisht ndaj shokëve të tij. Pse arriti të fuste në burg njerëzit të cilëve u kishte besuar jetën. Shpresat që Llambi Peçini mbante te Enveri kur ishte në birucë dhe pse pas kësaj Enveri ka urdhëruar vdekjen e tij. Cila ishte frika që karakterizonte byroistët, sidomos kur thërriteshin nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu etj. Janë këto disa nga çështjet që shtjellohen me imtësi nga njeriu historik i Sigurimit të udhëheqjes më të lartë komuniste. Gani Kodra, që në atë kohë ka rënë viktimë e akuzave më të rënda të Enver Hoxhës, të cilit i shërbeu për 20 vjet. Tradhtar i atdheut dhe armik i partisë dhe i popullit. Poliagjent që së bashku me Mehmet Shehun ka dashur ta eliminojë fizikisht Enver Hoxhën.

    Zoti Gani, gjatë punës suaj të gjatë brenda Bllokut të udhëheqjes më të lartë të shtetit të djeshëm mund të pretendoni se e gëzonit simpatinë e tyre?
    Patjetër që e gëzoja, se ndryshe nuk mund të rrija as edhe një ditë dhe jo 20 vjet në atë vend pune. Unë mund të them se kam qenë njeriu i shtëpisë së të gjithëve. I kisha ndihmuar të gjithë dhe u shërbeja me një ndërgjegje prej fanatiku.

    Ç’ndihmë mund të pretendonte nga ju një udhëheqës i lartë i shtetit të atëhershëm?
    Për shumë gjëra që ju nuk mund t’i imagjinoni, sepse mendoni që ata, duke qenë autoritete të larta, mund të mbaronin çdo punë, aq më shumë kur kishte të bënte me familjet e tyre. Fjalën e kam për problemet e ndryshme teknike që mund t’u dilnin për ditë. Nuk e kishte të thjeshtë një anëtar byroje të kërkonte pranë drejtorisë së pritjes një antenë televizori, ashtu si nuk e kishte të thjeshtë për një material tjetër tepër të nevojshëm, sepse u vinte zor. Se mentalitetet dhe konceptet e burrit të shtetit në atë kohë ishin krejt ndryshe nga sa mund të flasësh sot.
    Por mund t’u dilte edhe një problem disiplinor me fëmijët në shkolla dhe ata nuk mund të ndërhynin dot për mbyllje apo diçka tjetër se pastaj përgjigjeshin në tjetër vend.
    Për çdo gjë të këtyre natyrave, ata kërkonin ndërhyrjen time shoqërore deri në eliminimin e problemit të lindur. Ju duhet ta kuptoni se ata kishin frikë se një gjë e vogël mund të ngrihej në Byronë Politike dhe dihej pas kësaj se ç’drejtim merrte ngjarja. Ju mund ta kuptoni se ata të gjithë ishin të kënaqur, kurse unë po ju them se kam konstatuar absolutisht se ndodhte e kundërta. E vërteta është se ata ishin plot strese dhe jetonin gjithë frikë. Nuk mund të bëhet fjalë pastaj kur i thërriste në raport Enver Hoxha apo Mehmet Shehu. Në raste të tilla e prisnin me gjak të ngrirë takimin.

    Do të kisha dëshirë të ma konkretizonit me një shembull.
    Unë mund t’ju them se kishte fëmijë të autoriteteve më të lartë, të cilët kapeshin duke luajtur bixhoz në fakultet. Për shembull njëri që unë nuk kam dëshirë t’ia përmend emrin, sepse është njeri i respektuar, kishte rënë në hall të madh pasi djalin ia kishin kapur duke luajtur bixhoz në stërvitje ushtarake. E kishin bërë problem në dekanat dhe duhej që patjetër të merreshin masa ndëshkimore. Ai, megjithëse ishte udhëheqës i lartë i partisë, pra ishte anëtar i Byrosë Politike, nuk mund të ndërhynte dot për problemin e djalit.
    Fakulteti nuk e merrte parasysh për ta lehtësuar vetë situatën pa pasur nevojë për ndërhyrje në këto raste, pra duke e ditur se me të birin apo të bijën e kujt kishte të bënte?
    Këtu nuk është fjala për prerje koke, por për të mos u hapur problemi fare. Konkretisht për byroistin, për të cilin unë po të tregoj, ishte frika se për të birin do të merrej të paktën një vërejtje e thjeshtë. Por kjo nuk ishte e lehtë për të. Nuk ishte fjala për vërejtjen, por ishte fakti që në Byronë Politike do të merrej vesh se djali i tij kishte luajtur bixhoz. Pra ai ishte i frikësuar përballë diskreditimit që mund t’i bëhej. Për këtë arsye, në mënyrën më urgjente më kërkoi në shtëpi për kafe dhe më tregoi si e kishte hallin. Për këtë më kërkoi ndihmë personale. Të nesërmen, unë me një oficer tjetër shkuam në Mamurras, ku bënte universiteti stërvitjen ushtarake. I thërrita drejtuesit e fakultetit dhe sidomos shefin e sigurimit të tij. U fola disi qetë dhe pastaj i thashë shefit të sigurimit në formë presioni: “Nuk paskeni punë tjetër me se mund të merreni, por të ta bëni problem një rast qesharak, që mund ta mbyllni brenda për brenda!? Nuk ju paska mbetur gjë për të bërë?” Këto i kisha kot, se ai ishte në rregull me punën e tij. Por mua më dëgjonte me vëmendje pasi shkoja nga lartë, pavarësisht që s’kisha çfarë t’i bëja. Gjithsesi, urdhërova si me ton më të zbutur: “Mbyllini këto budallallëqe se nuk na ka hije të merremi me punë boshe. Kështu u mbyll edhe ajo çështje që në dukje ishte disi e papërfillshme, por po të merrej vesh nga Enver Hoxha nuk mund të parashikohej se çfarë drejtimi do të merrte puna.

    Ju njiheni në opinion si një nga njerëzit më të afërt të ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Në ç’raport e shikoje figurën e tij me atë të Enver Hoxhës?
    Këtu ka një të vërtetë të veçantë, pasi në një farë mënyre unë isha shumë afër Mehmet Shehut dhe për këtë ndjej një krenari të ligjshme. Fakti është se unë i kisha të dy idhuj dhe i respektoja shumë. Por për të qenë i sinqertë, po ju them se Mehmetin e doja më shumë se Enverin. Ai dukej që ishte karakter më i drejtë dhe më fisnik. Mund të bërtiste më shumë. Irritohej aq sa edhe mund të të ofendonte, por zemrën e kishte të madhe. Unë kam dëgjuar të thonë se Mehmet Shehu ishte kriminel, por unë po ju them se te ai nuk ekzistonte natyra e krimit. Pas arrogancës kishte shpirtbardhësinë. Ishin të shumta rastet që ai ka ditur t’i tërheqë fjalët që ka lëshuar pa u menduar ndaj vartësve të tij. Ndërsa Enveri, ashtu siç e vërtetoi koha, paskësh qenë një njeri i prapaskenave dhe një njeri gjakatar me zemër shumë të zezë.
    Megjithëse në paraqitje nuk i tregonin kontradiktat e brendshme që kishin, unë e kuptoja fare qartë që ata nuk e donin fare njëri – tjetrin.

    Mund t’i konsideroj fjalët negative për Enverin si shenjë hakmarrjeje që përfunduat në burg, aq më shumë i cilësuar si “armik”?
    Burgu për mua ishte një barometër, ku pashë se deri ku arrinte shpirtligësia e Enver Hoxhës. Aty unë pashë nga afër dhe preka me dorë të gjitha akuzat paradoksale që na u bënë, aq më shumë Kadri Hazbiut apo dhe Feçorr Shehut. Në atë moment unë u binda absolutisht që Enver Hoxha ishte shumë i ndërgjegjshëm që po na akuzonte fare kot dhe këtë e bënte me zellin më të madh.

    Kur e keni krijuar këtë bindje?
    Kadri Hazbiu, Feçorr Shehu, Llambi Peçini, unë, Ali Çeno, etj, që ishim brenda, e shikonim fare qartë se Hekuran Isai, pasi rrinte së bashku me grupin e hetimit gjatë gjithë natës në qelitë e 313-ës, kur binte mëngjesi merrte rrugën drejt e në Vlorë ku ishte Enver Hoxha për të marrë udhëzimet e reja. Por sidoqoftë, atë kohë të hetuesisë nuk dua ta kujtoj fare se bëhem keq dhe jo më ta tregoj.

    Ju besoni absolutisht në mendimin se Enver Hoxha ishte skenarist i gjithë asaj që ndodhte te ju në qeli?
    Që ta besosh një fakt të tillë duhet ta vërtetosh dhe unë këtë e kam vërtetuar. Ju thashë pak çaste më parë se Hekuran Isai rrinte deri në mëngjes mes hetuesve, që kishin marrë në dorë çështjen e Kadriut, Feçorrit, Llambit, timen etj. Pra, çështjen e Mehmet shehut, se kështu quhej ajo çështje pasi ne akuzoheshim të gjithë si bashkëpunëtor të tij. Pasi informohej për çdo deponim tonin, sa zbardhte dita ai nisej menjëherë për në Vlorën ku raportonte te Enverin, i cili sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe në një kohë kur Kadri Hazbiut i ishin thyer brinjët nga shkelmat e hetuesve, lahej në det dhe bënte banjë dielli. Pasi merrte informacionet nga Hekurani, ai jepte porositë e tjera. Gjithçka që na kërkohej në qeli, ishte të pranonim ato që donin ata për të vërtetuar çka kishte deklaruar Enveri. Me pak fjalë, ne duhej të pranonim se ishim poliagjentë dhe se qëllimin tonë kryesor kishim pasur eliminimin e Enverit, por që nuk kishim mundur. Budallallëqe të tilla, por të besueshme për njerëzit, që nuk e dinin se Enveri kishte qenë çdo minutë jo vetëm në dorën e Kadriut dhe të të tjerëve, por edhe në timen, që kur të doja e eliminoja pa u marrë vesh fare. Këtu mund të të tregoj se për të pranuar ato që kërkonin hetuesit, të cilëve gjithashtu u vinin porositë nga jashtë, përdoreshin të gjitha llojet e torturave. Disa u thyen dhe treguan. Por në këtë rast, që ta lidh mendimin me Enver Hoxhën që më pyete në fillim për dallimin e tij me Mehmetin, unë mund të tregoj për Llambi Peçinin, i cili kishte besim te Enver Hoxha dhe për këtë gjë hëngri plumbin.

    Në ç’mënyrë?
    Llambi, në hetuesi ashtu si të gjithë ne, u torturua kafshërisht deri sa pranoi të bashkëpunonte me hetuesit për të deklaruar në gjyqin e Kadriut ato që donin ata. Ai i pranoi të gjitha akuzat ashtu siç ia kishin kërkuar, por kur doli në gjyqin e Kadriut si dëshmitar dhe pa kamerat, deshi të denoncojë. Deri në atë çast ai mendonte se Enver Hoxha nuk kishte pasur dijeni mbi ato që i ishin bërë dhe vendosi të fliste para kamerave, për t’i çuar mesazh Enverit te i cili mbante shpresat, pasi i kishte shërbyer si rrallë kush për 20 vjet me radhë. Ndërsa doli në podiumin e dëshmitarit për Kadri Hazbiun, për të thënë ato që i ishin porositur, ai, ndryshe nga sa pritej para kamerave, deklaroi: “Unë po ju them se nga të gjitha ato që kam deklaruar në hetuesi për Kadri Hazbiun nuk janë të vërteta, pasi më janë marrë nën efektin e papërballueshëm të torturës. Ne jemi të pafajshëm dhe nuk qëndron asnjë nga akuzat që na janë ngritur. Mirëpo kjo do t’i kushtonte Llambi Peçinit, pasi pas kësaj ai do të radhitej te njerëzit që u dënuan me pushkatim. Ja, ky ishte Enveri, i cili sajonte, fliste në publik për Kadri Hazbiun dhe Mehmet Shehun dhe në frymën e akuzave që ai bënte në publik, hetuesit kërkonin që ne t’i pranonim. Por nuk dua të zgjatem shumë te gjyqi që na u bë në atë kohë, se është një enciklopedi më vete dhe një histori që akoma nuk e njeh populli. Po të njihen njerëzit me atë histori, rrëqethen nga faktet dhe dëshmitë monstruoze të bëra nga shumë njerëz, ndoshta dhe me personalitet, por që nuk mundeshin ta përballonin torturën.

    E keni menduar faktin se pse Enveri u tregua aq i pabesë, të paktën për ty, sa të plasi brenda burgut me akuzat më të rrezikshme të kohës?
    Këtë mendova kur hyra në birucë natën e parë të arrestimit. Pas një jete plot sakrifica dhe tension, duke menduar natë e ditë se si të kryeja me përkushtim detyrën time që më ishte ngarkuar me precedencë, përfundova në pranga si armik i rrezikshëm i partisë dhe i popullit dhe tradhtar i atdheut. Gjatë punës sime mbi 20-vjeçare pranë Enver Hoxhës, Mehmet Shehut dhe udhëheqësve të tjerë, siç të thashë, isha bërë pothuajse njeriu më i afërt i familjeve të tyre, aq sa nuk mund ta mendoja kurrë se ndaj meje Enver Hoxha do të ndërmerrte ndonjë iniciativë të tillë, që të ma shkatërronte përfundimisht jetën. Kur hyra në birucë menjëherë mu kujtuan letrat që më kishte dërguar personalisht Enver Hoxha për shërbimin e kujdesshëm që kisha bërë pranë familjes së tij.

    Për çfarë letrash bëhet fjalë?
    Një letër falënderimi personal ma kishte dërguar mua së bashku me Llambi Peçinin që në vitin 1965. Në atë kohë, unë me Llambin kishim shoqëruar Nexhmijen në një nga klinikat e Parisit, ku ajo kishte shkuar për kurim. Enveri, i kënaqur siç duket për fjalët e mira që duhet të ketë thënë Nexhmija mbi përkujdesjen që ne kishim treguar, na shkruante: “Të dashur Llambi e Gani, ju falënderoj për kujdesin shoqëror që tregoni për Nexhmijen. Këtë jua shpërblefsha në raste gëzimesh”. Letra e fundit që më dërgoi ishte shkruar vetëm dy vjet para se të arrestohesha me akuzën më të rëndë të asaj kohe, të tradhtisë së lartë, pikërisht në vitin 1980. Atë letër ma dërgonte mua dhe gruas për përkujdesjen që tregonim për të birin në Suedi, pasi në atë kohë isha sekretar ambasade në Suedi. Në atë letër shkruante: “I Dashur Gani, ju dhe bashkëshortes suaj, ju falënderoj për kujdesin që tregoni për fëmijët e mi në Stokholm. Jua shpërblefsha në të mira.
    Megjithatë erdhi një ditë dhe u harruan jo vetëm kjo, por shumë e shumë të tjerë që kishim punuar me stres dhe me nerva të tendosura për një jetë në dispozicion të tyre, aq sa u dinim çdo hall dhe problem në familje. Kishim qenë afër, saqë si i thonë asaj fjalës së urtë, “u kishim rritur fëmijët”...
    vijon nesër




    Kur u arrestua Kiço Ngjela, Mehmet Shehu u bë keq

    Në mëngjesin që do të arrestohej Kiço Ngjela, Ganiu tregon se është takuar me Mehmet Shehun. Ndërsa pinte kafen, i ka tregoi për ngjarjen që do të ndodhte pas disa çastesh, pra për arrestimin e ministrit historik. Mehmet Shehu, megjithëse e priste këtë arrestim, është tronditur dukshëm dhe ka lëshuar deklaratën e befasishme. “Isha nisur i qetë për në drejtim të godinës së Komitetit Qendror, nga ku do të kaloja për te Kryeministria,- tregon Gani Kodra për momentin që do të arrestohej Kiço Ngjela dhe që thotë se “nuk do ta harroj kurrë gjendjen që kaloi Mehmet Shehu”. Sapo dola në bulevard, takova Nevzat Haznedarin, me të cilin shkëmbeva përshëndetjet e rastit. Ndërsa bisedoja me të, e pyeta nëse ishte me shërbim apo po bënte një shëtitje shplodhëse. Më tregoi se në Komitetin Qendror ishte thërritur Kiço Ngjela dhe pasi të dilte, do të arrestohej. Nuk e bëra të gjatë, por u largova menjëherë. Në fakt nuk u çudita, sepse ai pritej të arrestohej pasi mbi të kishin filluar herët goditjet. Kur hyra në godinën e Kryeministrisë, pashë që doli nga zyra Mehmet Shehu. Ai po shkonte në holli për të pirë kafen. Më thërriti për ta pirë kafen së bashku. Nuk e zgjata, por u ula në kolltukun përballë. Pas disa çastesh, unë si për t’u gjendur në bisedë, i thashë se kisha takuar Nevzatin, i cili kishte marrë urdhrin për arrestimin e Kiço Ngjelës. Mehmeti në çast u drodh, u nxi dhe lëshoi filxhanin në pjatë duke bërtitur: “Nuk e shikon se po më godasin krahët”. Ai nuk shkoi më në zyrë, por megjithëse ishte mëngjes u nis drejt e në shtëpi.



    neser do te lexoni

    Pse Enver Hoxha kishte frikë nga njerëzit që e rrethonin, si dhe rastet që ai ka protestuar për shërbimin që i është bërë.
    Ngjarjet e ndodhura në vitin 1960, kur Enveri merrte pjesë në mbledhjen e 81 partive në Moskë dhe porosia që dha për t’ia sjellë ushqimin nga Tirana
    Cila është e vërteta e manisë së Enverit për të eliminuar bashkëluftëtarët e hershëm. Si i planifikonte akuzat që do të fabrikonte ndaj tyre


    ....


    --------

    gani kodra

    intervista

    Gani Kodra rrëfen për kohën që shërbente pranë Byrosë Politike


    “Enveri kishte frikë se mos helmohej nga ilaçet”




    Fatos Veliu
    Vazhdon numri katërt i ciklit të rrëfimeve të ish-shefit të Sigurimit të Byrosë Politike. Në këtë intervistë, Gani Kodra sjell detaje interesante për publikun, detaje që kanë lidhje me jetën e Enver Hoxhës në Bllok. Situatat që krijoheshin pas frikës që ai kishte se mos helmohej nga ilaçet.

    Ngjarja e vogël, por që e tronditi shumë Enverin, kur infermierja e tij ia dërgoi ato me Ganiun në dhomë. Pse bërtiti në vitin ‘72 kur i ndërruan llojin e insulinës antidiabet. Britmat e tij të papërmbajtshme dhe akuzat ndaj oficerëve të shërbimit të tij, se kërkonin që ta mbysnin. Gani Kodra në këtë numër sjell edhe një detaj tepër të veçantë që ka të bëjë me lënien e duhanit nga Enver Hoxha. Gjithkush deri tani ka mësuar faktin se, Enver Hoxha që ishte një frekuentues i rregullt i duhanit, e la si rezultat të vullnetit të tij. Ndërkohë, Gani Kodra përcjell dëshminë interesante se shkaku i lënies së duhanit ka qenë frika se mos helmohej prej tij. Kjo ka ndodhur pikërisht në kohën kur u prishën marrëdhëniet me Kinën. Deri në atë kohë, Enveri pinte duhan të ardhur nga Kina. Kur po acaroheshin marrëdhëniet Ganiu u dërgua në Kinë për të sjellë duhan të posaçëm, i cili do të mbyllej në fushat tona. Por kur u kthye, mësoi për vendimin e prerë të Enverit.
    Zoti Gani, sa i vërtetë është fakti se Enver Hoxha ka pasur shumë frikë, duke filluar që nga shërbimi i tij më i afërt. Në qoftë se qëndron një fakt i tillë mund të na e konkretizoni atë?
    Duke qenë diktator, Enver Hoxha kishte frikë nga çdo gjë. Në dukje kishte pamjen e një trimi dhe kishte besim te njerëzit që i shërbenin. Por në brendësi dhe nga sjelljet e tij të linte të kuptoje se ai e shikonte çdo gjë me dyshim. Interesohej jashtë mase për funksionimin e saktë të të gjitha procedurave që kishin të bënin me sigurimin e jetës së tij. Këtë e kishte parasysh që nga ushqimi që hante, deri te ilaçet që pinte. Pyeste se kush dhe ku i mori.

    Për shembull?
    Unë mund t’ju sjell një fakt që ndoshta dëgjohet për herë të parë nga i gjithë opinioni i gjerë shqiptar. Ai i pranonte të gjitha dhuratat ushqimore që i vinin nga populli, duke filluar që nga persona të veçantë dhe deri nga ndërmarrje të ndryshme apo kooperativa bujqësore, por nuk hante asnjë gjë. Ua shpërndante personelit dhe oficerëve që kishte pranë. Edhe kur vizitonte familjet e dëshmorëve apo të tjera, kafen do ta bënin njerëzit që e siguronin dhe jo tjetër njeri.
    Ky mund të ishte veprimi i personelit të sigurimit, por që mund të mos kishte dijeni Enveri. Do të na interesonin shembuj që flasin qartë për frikën që ekzistonte te ai për ambientin që e rrethonte.
    Më kujtohet viti 1960, kur ishim në mbledhjen e Moskës. Fillimisht u vendosëm në vilën që kishin caktuar sovjetikët. Një ditë, unë isha në shërbim në paradhomë dhe vjen infermierja e tij personale, të cilën e kishte marrë nga Shqipëria. Ajo më pyeti nëse shoku Enver ishte në dhomë. I thashë se ishte në sallon me shokët e tjerë.
    “Atëherë – tha ajo,- ilaçet po i lë në tavolinë dhe thuaji që t’i pijë”. Nuk vonoi dhe Enveri u kthye nga salloni dhe i pa vetë ilaçet që rrinin mbi tavolinë. Më pyeti se kush i kishte sjellë ato aty. Unë i tregova se kishte ardhur infermierja e tij. Ai menjëherë ndryshoi çehre dhe mu kthye: “Dëgjo Gani. Unë ilaçet i dua në dorë që ta shoh vetë edhe personin që i sjell. Nuk dua që ilaçet e mia të qëndrojnë sipër tavolinës pa qenë unë, prandaj merri këto ilaçe dhe hidhi poshtë se unë këto nuk i pi. Shko dhe thirre infermieren që të vijë këtu”. Dukej hapur se frika e tij ishte e madhe aq sa nuk i besonte askujt.

    Keni rast tjetër?
    Unë mund të kujtoj edhe një rast që ka të bëjë me ilaçet (insulinën antidiabet, për të cilën kemi folur një numër më parë, shënimi im F.V) që unë i sillja nga jashtë. Një herë, ndërkohë që po përgatitesha për të shkuar në Itali për të marrë insulinën, më thirri Beqir Balluku. Ai më kërkoi që, nëse ishte e mundur të mos e bëja unë në atë rrugë, pasi donte të mundësonte dy persona të shërbimit të tij, të cilët duhet të mbaronin edhe nja dy probleme personale. Unë iu përgjigja se isha dakord. Beqiri më falënderoi dhe më tha që t’i instruktoja personat, për të cilët ai kishte ndërhyrë për t’u mundësuar rrugën për jashtë shtetit. Kështu u bë. Unë i takova ata dhe i porosita për llojin e insulinës. Ku duhet ta merrnin dhe me kë duhej të bisedonin, etj. Kështu u bë. Personat e caktuar nga Beqiri shkuan në Itali. Por nuk e gjetën klinikën, pasi ajo kishte falimentuar. Nuk kishin se çfarë të bënin. U konsultuan me mjekë kompetentë në Itali dhe morën një simotër të asaj insuline që përdorte Enveri, e cila kishte të njëjtin efekt. Pasi u mësua se ajo ishte ndryshe, insulina kaloi në konsultën e mjekëve. Pasi u analizua, u vendos që nuk kishte asnjë problem po ta përdorte Enver Hoxha. Pas kësaj u dha firma “Ok”. Mirëpo, kur Enverit ia bënë me shiringë (gjilpërë), ai pa se e dogji pak dhe u shqetësua shumë. U çua menjëherë në këmbë, duke mos lejuar që t’i bëhej e gjitha. Pyeti se përse kësaj here i dogji. Pyeti se kush ia kishte ndryshuar insulinën që përdorte deri një ditë më parë. Më kërkoi menjëherë mua që t’i jepja shpjegim për atë që kishte ndodhur. Unë, sa shkova, u ndesha menjëherë me pyetjen e parë: “Gani, kush e solli insulinën këtë radhë”? Unë i tregova se kush e kishte sjellë, por kurrsesi nuk i tregova se kishte ndërhyrë Beqir Balluku. Menjëherë sa i tregova se kishte shkuar tjetër njeri, ai u skuq në fytyrë dhe mu lëshua si suferinë me sa fuqi kishte: “Çfarë po bëni kështu ... ? Doni të më mbysni ju mua...? Nuk dua që të shkojë njeri tjetër veç teje për të sjellë ilaçet. Tani të urdhëroj që brenda 48 orësh të sjellësh këtu ilaçin që përdor zakonisht”.
    Nuk dija se çfarë të bëja, pasi duhej që t’i zbatohej urdhri patjetër. Mora Babaçe Faikun me avionin qeveritar dhe përfundova në Romë. Aty u interesova se kush e kishte blerë firmën e falimentuar, që tregtonte insulinat që kërkoja unë. Pas kësaj rruge arrita në destinacion. Atë e kishte blerë një shoqëri farmaceutike në Napoli. Pas shumë mundimesh arrita të krijoja një farë shoqërie me përfaqësuesin e firmës, duke i dhënë diçka për të pirë dhe një bakshish dhe duke i paraqitur hallin se e kisha vëllain tepër rëndë nga diabeti. Në këtë mënyrë munda të blija plot 300 kapsula. Erdha menjëherë në Tiranë. Kur i përdori, Enveri më tha: “Ja, këto janë ato që përdor unë. Herë tjetër nuk dua të më vijnë nga tjetër njeri, veçse prej teje.

    Po në vitin 1960, kur ishte në mbledhjen e 81 partive në Moskë, si e zgjidhët mundësinë e të ushqyerit kur Enveri nuk pati besim të rrinte as te vila e ofruar nga sovjetikët, por u kthye të flinte në godinën e ambasadës?
    Eshtë vërtet një pyetje që unë do të doja të ma bënit, sepse edhe këtu ka një fakt që të paktën deri tani mund të njihet pak apo aspak. E vërteta është se kur ne ikëm nga vila dhe u vendosëm në godinën e ambasadës, Enveri dha porosi që çdo ushqim që do të konsumonte, t’i vinte nga Shqipëria. Ai urdhëroi që asgjë të mos blihej aty. Kështu që ne ia sillnim ushqimet me linjën ajrore Moskë- Tiranë dhe anasjelltas. Për këtë punë ishte caktuar një njeri i posaçëm.

    Eshtë folur shumë për rrezikun që mund t’i vinte nga duhani që pinte Enveri? Si e zgjidhnit ju këtë problem, kur ai dyshonte çdo gjë që përdorte?
    Kur kishim marrëdhënie të mira me Kinën, Enver Hoxha pinte cigare kineze, të cilat prodhoheshin në Shangaj. Ne i merrnim ato me shumicë, në mënyrë që Enveri të kishte vazhdimisht rezerva. Kur u acaruan marrëdhëniet me Kinën, Hysni Kapo dhe Kadri Hazbiu më thërritën në zyrë. Më treguan për situatën që ishte krijuar me kinezët. Pastaj më thanë: “Ju e dini që shoku Enver pi duhan kinez. Prandaj, për të evituar ndonjë rrezik, ti duhet të shkosh në Kinë dhe të mundohesh që pa u rënë sy të gjesh disa lloje duhani që kanë ata. T’i blesh me qëllim që t’i mbjellim për t’i provuar. Për të mos rënë në sy- më thanë,- do të inkuadrohesh si zëvendëspërgjegjës në Teatrin e Operës dhe të Baletit që niset për në Kinë për të dhënë shfaqje”. Ashtu veprova. Sa shkova, sipas porosisë që kisha marrë, gjeta disa lloje duhani dhe i solla. Por kur erdha, Kadriu më tha se shoku Enver kishte vendosur ta linte duhanin, prandaj nuk u duheshin ato që kisha sjellë. Nga kjo kuptohej se ai kishte vendosur se do të ishte më mirë ta linte duhanin, sesa të jetonte tërë jetën me dyshime.

    Ju keni qenë shumë afër Enver Hoxhës, ashtu siç keni qenë edhe afër Mehmet Shehut apo Kadri Hazbiut etj. Sipas mendimit tuaj, ç’ishte gjithë ajo mani për të eliminuar shokët më të mirë dhe bashkëluftëtarët e tij të hershëm. Aq më shumë që, siç treguat pak më parë, gjithçka bëhej sipas një plani të detajuar në mendjen e tij?
    Gjithmonë zanafilla qëndron te fakti që shqyrtuam më parë se, ai ka pasur shumë frikë jo vetëm nga ekipi që e siguronte, por edhe nga bashkëpunëtorët e afërt, që ishin njerëz të aftë dhe të zotë dhe që kishin simpati të gjerë në popull. Prandaj, me plane shumë djallëzore, të menduara mirë deri në detajet më të vogla, ai i eliminoi mirë një e nga një të gjithë këta kuadro, deri te Mehmet Shehu. Të them të drejtën, ai ishte shumë i zgjuar për të keqen dhe mendonte vetëm për këtë. Dinte të thurte intriga dhe aq më shumë t’i zbatonte me fanatizëm skenarët e thurur në mendjen e tij. Dhe këto i kishte mbi baza teorike të njohura, sepse i studionte nga eksperienca botërore...



    Hazbiu e vlerësoi Ganiun para trupit gjykues

    Kadri Hazbiu, kur u akuzua në majin e vitit 1983 “për tradhti të lartë ndaj atdheut”, megjithëse ishte i shkatërruar nga torturat, aq sa kishte 6 brinjë të thyera, ka mbajtur një qëndrim tepër të lartë. Edhe pse nuk mbahej dot në këmbë, asnjëherë nuk kërkoi të fliste ulur dhe asnjëherë nuk u ankua. “E veçanta e atij njeriu ishte se, edhe pse në gjendje kritike, ai kishte një kthjelltësi mendimi dhe një aftësi të tillë sa që u përball në mënyrë të shkëlqyer me të gjithë dëshmitarët e rremë të cilët i sillnin për ta akuzuar”, thotë Gani Kodra. Në replikat dhe kundërvëniet e tij ndaj dëshmitarëve, ai ka mundur t’i thyejë të gjithë me fakte dhe me argumente. Ka pasur prej atyre dëshmitarëve që nga akuzues ndaj Kadri Hazbiut, janë kthyer në të akuzuar prej tij, saqë nuk kanë qenë në gjendje për ta çuar deri në fund dëshminë e rekomanduar nga hetuesit, por janë larguar të zverdhur dhe të tronditur. Gani Kodra ka mbetur i befasuar se, megjithëse mundi ta rëndonte qoftë dhe me një fjalë Kadri Hazbiun, ky i fundit kur mori fjalën për disa lloj replikash, çuditërisht e respektoi maksimalisht. Ai e pyeste për të saktësuar disa hollësi. Ganiu e ritheksoi se, në atë datë ata kishin qenë te “X” vend. Kadriu u përgjigj: “Unë nuk e mbaj mend, por nëse e thotë Ganiu nuk diskutohet që është shumë e saktë, sepse ai është shumë i ndershëm. Prandaj ka përfunduar këtu, në këtë bankë, sepse është i ndershëm.



    neser do te lexoni

    Skenarët që kishte organizuar Enver Hoxha ndaj Mehmet Shehut, ku zbatimi i të cilave u bë vetëm fejesa e të birit. Ajo ishte vetëm shkaku.
    Pse Enver Hoxha nuk e arrestonte menjëherë Kadri Hazbiun. Situata e krijuar, deri sa u koncentrua ideja se pikërisht Kadriu do të ishte zëvendësi i Mehmetit
    Çfarë roli kishte sektori sekret në Komitetin Qendror të PPSH-së në lidhje me arrestimet e bujshme. Nga kush i merrte udhëzimet për të vepruar

    --

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ...

    Gani Kodra shpjegon për intrigat në Byronë Politike. Çfarë ndodhte mes udhëheqësve me popullaritet dhe Sigurimit të Shtetit. Pse u sulmua Kadri Hazbiu


    "Si urdhëroheshin arrestimet nga zyra sekrete e Komitetit Qendror"



    Fatos Veliu
    Në Komitetin Qendror të Partisë së Punës ka pasur një sektor të posaçëm dhe tepër sekret, i cili ndiqte të gjitha procedurat e hetuesisë, Prokurorisë dhe Gjykatës. Ky sektor drejtohej direkt nga sekretari i dytë të Komitetit Qendror, që konkretisht kanë qenë fillimisht Hysni Kapo dhe pas vdekjes së tij, Ramiz Alia.

    Kjo është dëshmia e veçantë që bën në numrin e sotëm të intervistës së tij ish-kryetari i degës së Sigurimit të udhëheqjes më të lartë të shtetit komunist, Gani Kodra. Ai, nëpërmjet faktesh të reja dhe të panjohura për opinionin e gjerë, zbardh detaje shumë interesante, të cilat kanë të bëjnë me jetën dhe fundin e shtetarëve më të rëndësishëm të shtetit të djeshëm, siç ishin Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Në lidhje me fundin e tyre, Gani Kodra tregon se ai ka ardhur pas një skenari të përpiluar prej kohësh në mendjen e Enver Hoxhës. Gjithashtu tregon se fejesa e të birit të ish-kryeministrit me një vajzë, që vinte nga familje me biografi të dyshimtë, ka qenë vetëm një pretekst për të nisur një operacion sekret, të menduar shumë më herët nga sa mund të kuptojnë njerëzit e zakonshëm. Po në atë formë është eliminuar edhe njeriu që ndërtoi dhe drejtoi Sigurimin e Shtetit, Kadri Hazbiu. Sipas Kodrës, për atë është përdorur posaçërisht banda e Xhevdet Mustafës, e cila ka ardhur sipas një plani të paraprirë dhe të menduar nga Tirana. Këto dhe shumë detaje të reja ish-besniku i udhëheqjes më të lartë dhe njeriu më i afërt i Mehmet Shehut i tregon në vazhdimin e intervistës së botuar në shkrimin e mëposhtëm.

    Zoti Gani, ju thoni se skenarët e zbatuar nga Enver Hoxha ndaj Mehmet Shehut dhe të tjerëve kanë qenë të planifikuara në mendjen e tij prej shumë kohësh. Doni të thoni se fejesa e Skënderit ishte një shkak i përdorur nga Enver Hoxha për të filluar zbatimin e planit për eliminimin e Mehmetit?
    Unë jam i bindur se Enver Hoxha shumë më shpejt se ta eliminonte Mehmet Shehun. Të njëjtën gjë kishte planifikuar edhe për Kadri Hazbiun. Gjithçka që deklaroj u vërtetuan mirë kur ndodhën fenomenet e paprecedentë, të cilat morën në rrjedhën e viktimave figura të tilla siç ishin Mehmet Shehu apo Kadri Hazbiun etj. Gjithçka që dua të them është se ai kishte kohë që donte të arrinte në atë përfundim, që arriti në vitin 1981. Një ndër shkaqet që u gjet nga Enver Hoxha është fejesa e të birit të Mehmetit me të bijën e një prej profesorëve më brilant të Shqipërisë, siç ishte Qazim Turdiu. Sido që të ishte rrethi familjar i Turdiut, Enver Hoxha mund të bënte një kapërcim, kur flitej për familjen ku ishte rritur vajza. Koha ka treguar se shumë herë, kur ka dashur Enver Hoxha, ka ditur të bëjë distancimet e shumë njerëzve të nderuar nga rrethi i tyre familjar, duke u shprehur p.sh: “Pavarësisht se kush është i afërti apo xhaxhai i këtij apo atij kuadri, partia këtë kuadër e ka njeri besnik dhe të përkushtuar... etj.
    Kurse në lidhje me Mehmet Shehun, unë po ju them se, megjithëse në dukje mundoheshin të mos kishin dekonspirime acarimesh dhe mospërputhje mendimesh, sërish unë duke ndenjur shumë afër tyre e kuptoja shumë qartë se midis tyre ekzistonte një lloj armiqësie e çuditshme.

    Më duket sikur flisni për një lloj manie të Enver Hoxhës për të intriguar apo për të thurur plane. Ku e mbështesni këtë mendim?
    Kjo tashmë është e dukshme, pasi koha e ka vërtetuar. A mund të besohet dhe a ka logjikë që ta pranojë se në gjirin e partisë dhe të shtetit të kishte kaq shumë armiq të rrezikshëm. A mund t’i quaje kuadrot e luftës “armiq”!? Mund t’i thoshe Mehmet Shehut apo Kadri Hazbiut “armik”. Për të mos e zgjatur këtë, më tej po ju tregoj një fakt tjetër. Unë jam në dijeni edhe të literaturës që lexonte Enver Hoxha. Një pjesë të librave që ai porosiste jashtë shtetit, i kam sjellë unë kur isha korrier diplomatik. Ishin libra të të gjitha gjinive. Por unë dua të them se, ndër ta bënte pjesë edhe vepra e plotë (të gjitha vëllimet) e inkuizicionit spanjoll. Unë ia solla të gjitha vëllimet. Nuk diskutohet që i ka lexuar, sepse e kishte në natyrë që librat që porosiste vetë, t’i lexonte me pasion të madh. Po të lexoje atë vepër, mësoje vetëm për intriga, komplote dhe makinacione. Mbi të gjitha të krijohej dhe të betonohej ideja se nuk duhej të besoje mbi asgjë dhe te askush. Porosia që Enveri bëri për atë vepër tregon se ai kishte qejf dhe interes, sepse këto vepra shkruanin për ngjarje dhe komplote të ndryshme në vend të ndryshme.

    Pse keni krijuar idenë se ishte Enver Hoxha ai ndërmori sulmin ndaj Kadri Hazbiut?
    Kishte frikë sepse Kadri Hazbiu ishte njeri i aftë në çdo drejtim. Ishte i afërt dhe i dashur me njerëzit. Gëzonte një simpati nga të gjitha shtresat e popullit. Ai ishte njeri i thjeshtë dhe i ndershëm. Prandaj, pas eliminimit të Mehmetit, Enver Hoxha filloi planin ndaj Kadriut. E mbante atë afër dhe e ngarkonte me detyra, madje e caktoi të mbante edhe fjalimin me rastin e mbylljes së Kongresit të 8-të të Partisë në mitingun e organizuar me popullin e Tiranës.

    Pse e zgjaste aq shumë këtë procedurë, kur me një urdhër të vetëm mund të bënte të gjitha arrestimet njëherësh?
    Ju thashë që këto gjëra nuk ishin kaq të thjeshta, pasi Kadriu ishte me shumë autoritet në popull, ashtu siç ndodhte edhe me Mehmetin para se të vdiste. Në fillim duhej të përbaltej mirë e mirë Mehmet Shehu, derisa të pranohej nga logjika e gjerë fakti i rëndë se, ai ishte me të vërtetë armik. Pastaj duhej stërholluar plani që të krijohej ideja se ai as që e kishte në plan ta arrestonte Kadri Hazbiun, por situatat sillnin fakte që e dekonspironin atë si bashkëpunëtor të Mehmetit.
    Edhe ekspozimin e tij në popull e bënte për dy arsye. E para për të krijuar idenë se Kadri Hazbiu ishte njeriu i tij më i afërt dhe njeri me shumë të ardhme, dhe e dyta për t’i treguar atij se megjithëse kishte pasur shoqëri me Mehmetin, Kadriu nuk ishte njeriu i Mehmetit, por i Enverit, i partisë. Ai e kishte bërë planin dhe po e zbatonte me kujdes. Kështu u arrit deri te ardhja e bandës së Xhevdet Mustafës.

    Çfarë tregon ardhja e bandës së Xhevdet Mustafës?
    Për mendimin tim, ardhja e saj ishte një kurth i menduar mirë.

    Ju keni dyshimin se banda e Xhevdet Mustafës ka qenë e projektuar për të vazhduar procesi i mëtejshëm ndaj miqve të Mehmet Shehut?
    Nuk dyshoj por jam i bindur për këtë. Nga njëra anë, Xhevdeti kur u rrethua kërkonte takim me Kadri Hazbiun, nga ana tjetër, Enver Hoxha dërgoi në vendngjarje Kadriun. Papritur njëri prej pjesëtarëve të bandës u dorëzua i gjallë dhe pranoi të bashkëpunonte me organet e Sigurimit. Jo vetëm kaq, por ai foli për misionin e përbashkët që kishin me Kadri Hazbiun. Për këtë i doli edhe dëshmitar në gjyq.

    Ç’mendim keni ju për akuzat që ju bënë në gjyq Kadri Hazbiut.
    Të akuzoje Kadri Hazbiun se ka shkelur vijën e partisë në organet e punëve të brendshme dhe se ka bërë një politikë personale kuadri ishte akuza më e rëndomtë dhe më e pabazë. Kjo për faktin se ishte një efektiv i tërë i të gjitha organeve të punëve të brendshme në të gjitha anët e Shqipërisë, që e kishin njohur Kadri Hazbiun si njeri dhe si profesionist të talentuar me punën e tij. Për një gjë jam i bindur, se ai ka qenë i pafajshëm dhe vetëm i pafajshëm. Unë kam qenë në të njëjtën bankë të akuzuarish me të dhe me të njëjtën akuzë. Aty i pashë skenarët që bëheshin për të akuzuar atë njeri të lartë. Pashë se si tjetërsoheshin njerëzit që thërrisnin si dëshmitarë, të cilët pa pikë turpi gënjenin hapur vetëm se i porosisnin hetuesit. Edhe me mua u bënë shumë tratativa për të pranuar ato që donin ata, në mënyrë që të plotësohej akuza ndaj Kadriut. Pra, në një farë mënyre nuk kishin asnjë fakt për të ngritur alibi ndaj Kadri Hazbiut, por përdornin vetëm dëshmi të tilla për të plotësuar subjektin e veprimeve të tij agjenturore siç dëshironin ata.

    E vërteta është se Kadri Hazbiu shpeshherë në opinion është konsideruar edhe kriminel.
    Po të jesh ministër i Punëve të Brendshme, këtë emër ta vënë se ka mjaft njerëz që nuk janë në rregull me ligjet e shtetit. U kundërvihen atyre, duke përdorur forma që e dëmtojnë shtetin. E vërteta është se në monizëm ka pasur edhe ligje të ekzagjeruara, që e kanë dëmtuar popullin. Por ishe i detyruar t’i zbatoje këto ligje, përndryshe të priste burgu.
    Pyetja qëndron nëse ishte kriminel Kadriu dhe nëse vepronte si i tillë?
    Përkundrazi, Kadri Hazbiu ka qenë njeri shumë i drejtë dhe me zemër shumë të madhe. Siç thonë shokët e sektorëve operativë: ai kishte parim kryesor këshillën e këtyre njerëzve, që ishin futur në rrugë të gabuar.
    Flitet se vetë Kadri Hazbiu është bashkautor i diktaturës në dënimet ekstreme, siç ishin pushkatimet. Ju nuk e pranoni këtë fakt?
    Një gjë duhet ta keni parasysh mirë. Këta njerëz asnjëherë nuk mund të pushkatoheshin me urdhrin e Kadri Hazbiut, por të vetë Enver Hoxhës.
    Sot në shtyp, opinion, madje edhe në mitingje flitet shumë për Sigurimin e djeshëm të Shtetit, duke e bërë atë madje edhe gogol. A e pranoni ju një epitet të tillë?
    Eshtë një e vërtetë historike që të jep atë që ka ndodhur dhe çfarë është në të vërtetë Sigurimi i Shtetit. Kjo e vërtetë që duhet të njihet mirë është se, pranë Komitetit Qendror të Partisë ndodhej një sektor i posaçëm, që merrej me organet e sigurimit, prokuroritë dhe gjykatat. Ky sektor përbëhej nga drejtues dhe inspektorë të zgjedhur nga Byroja Politike. Ky sektor varej direkt nga sekretari i Komitetit Qendror të Partisë, që ishte zëvendësi direkt i Enver Hoxhës. Konkretisht, për vite me radhë është drejtuar nga Hysni Kapo dhe më vonë është drejtuar nga Ramiz Alia. Detyra e këtij sektori ishte kontrolli dhe drejtimi i gjithë punës në organet e Punëve të Bren-dshme, të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Gjykatës së Lartë. Ky sektor, në emër të sekretarit të Parë të Komitetit Qendror, Enver Hoxhës, lëshonte dhe jepte direktiva dhe udhëzime për të gjitha organet vartëse. Asnjë arrestim apo gjykim nuk mund të bëhej pa marrë miratimin e këtij sektori. Gjithashtu, çdo emërim i kuadrove të lartë duhej të bëhej nga ky sektor...



    Peçini, u pushkatua se besoi te Enveri

    “Të gjithë dëshmitarët, që kishin përgatitur për në procesin kundër Kadri Hazbiut, ishin të detyruar që të tregonin dhe të dëshmonin ashtu si i kishte përgatitur Prokuroria. Qëllimi ishte që të vërtetoheshin saktësisht deklaratat e Enver Hoxhës. Ata dëshmitarë që nuk pranonin të flisnin ashtu siç i instruktonin, provonin tortura nga më të panjohurat dhe nga më barbaret. Në këto tortura kaloi edhe vetë Kadri Hazbiu, Gani Kodra si dhe ish-drejtori i Drejtorisë së dytë, Llambi Peçini. Nën presionin barbar të torturave, gjatë hetuesisë Llambi Peçini dëshmoi ashtu si i diktonte hetuesia dhe Prokuroria. Gjithë shpresën ai e kishte te Enver Hoxha, pasi mendonte se Enveri nuk mund të ishte vënë në dijeni hollësisht nga sa ndodhte në qelitë e 313-ës. Kështu që, sipas tij, kur ai të mësonte faktet e reale do të ndërhynte. Gjithçka Llambi e kishte ruajtur kur të fillonte gjyqi. Në të vërtetë veproi ashtu siç e kishte planifikuar. Kur pa se në sallën e gjyqit ku ai shkoi për të dëshmuar ndaj Kadri Hazbiut kishte kamera, tha: “Unë rrëzoj gjithçka që kam thënë në hetuesi, sepse ato janë deklaruar nën presionin e torturës. Nuk qëndron asnjë gjë nga ato që kam thënë. Pas kësaj e nxorën jashtë dhe pas pak ditësh, kur u dha vendimi i trupit gjykues, edhe ai ishte përfshirë te vendimi i dënimit me vdekje.



    Ganiu në bankën e të akuzuarve me Hazbiun

    Gani Kodra e ka filluar punën pranë Kadri Hazbiut pikërisht në vitin 1947, kur ai do të emërohej në sigurimin e ushtrisë, ku ishte shef Kadriu. Zëvendësshef ishte Llambi Peçini, i cili më vonë u emërua drejtori i Drejtorisë së dytë. Mehmet Shehu ishte ndërkohë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Që nga ajo ditë dhe për 34 vjet me radhë, deri në vitin 1981, kur u vra Mehmet Shehu, Ganiu nuk është ndarë asnjëherë as nga Mehmeti, as nga Kadri Hazbiu. Ai e pranon me mburrje se të dy i ka idhuj dhe s’i ndan nga mendja asnjëherë. Çuditërisht edhe arrestimet u janë bërë në të njëjtën periudhë, madje edhe nën të njëjtën akuzë “Armiq të rrezikshëm të partisë dhe të popullit”. Në bankën e të akuzuarve ku ishte ulur Kadri Hazbiu, në gjyqin e famshëm që u bë ndaj “grupit armiqësor”, ka pasur në krah edhe Gani Kodrën. Ai dallohet disi në ato pak sekuenca filmime që transmetohen tashmë vazhdimisht në televizionet private. Ganiu tregon se gjatë seancave gjyqësore ka shkëmbyer herë pas here biseda të shkurtra me Kadriun. Në të shumtën ai ironizonte dëshmitarët, që gënjenin kundër tij në atë proces. Ishte në gjendje të rëndë fizike, pasi kishte plot 6 brinjë të thyera nga torturat. Megjithatë, deri në momentin e fundit ka qenë i kthjellët, energjik dhe aspak i trishtuar. Edhe kur u dha vendimi se ishte dënuar me vdekje, ai mes të tjerash deklaroi: Në esfel të vete, jetën nuk e dua siç e kërkoni ju.





    neser do te lexoni

    Planifikimi për të shkuar si sekretar i parë i ambasadës sonë në Itali dhe si ndodhi që Mehmet Shehu kërkoi dërgimin e tij në Suedi, gjë për të cilën do të akuzohej më vonë se kishte bërë ndërlidhësin e Mehmetit me CIA-n.
    Biseda e zhvilluar për këtë gjë mes Ganiut dhe Mehmetit në plazhin e Durrësit. Cili është betonimi që i ka kërkuar Mehmeti në lidhje me detyrën që ai merrte në Suedi. Pse atë vit do të shkonte edhe Skënderi në atë vend.
    Marrja e detyrës së re në Suedi, ku Ganiu ishte emëruar sekretar i ambasadës. Shtëpia e marrë me qira për të jetuar familja e Ganiut, e cila u përfol më mbrapa në akuzat e ngritura ndaj tij dhe dhoma që u rezervua për Skënderin. Si vijoi ndërlidhja e mëtejshme me kryeministrin.

    ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ish-shefi i Sigurimit të udhëheqjes tregon për emërimin e vitit '79. Pse Mehmeti i kërkoi betimin për t’ia shoqëruar të birin jashtë shtetit. Ç'ndodhi kur ajo lëvizje e zakonshme u mbulua me mister


    Gani Kodra: Misioni im sekret në Suedi në emër të Mehmet Shehut



    Fatos Veliu
    Ish-kryetari i degës së Sigurimit të udhëheqjes supreme të shtetit komunist, pasi përfundoi 20 vjet shërbim në ambientet e bllokut ku banonte nomenklatura e lartë, vendosi të largohet nga detyra. Ka qenë pranvera e vitit 1979, kur ai, shumë i lodhur nga puna 20-vjeçare plot strese dhe gatishmëri pranë familjeve të vip-ave të shtetit, vendosi që për herë të parë t’u kërkojë privilegjin personal, në qoftë se do ta quajmë të tillë, që të largohej nga ajo detyrë dhe të vendosej në një detyrë tjetër, pasi kishte nevojë të çlodhej.

    Një mundësi e mirë do të ishte një ambasadë jashtë shtetit. Nuk kaloi shumë dhe Kadri Hazbiu, i cili e kuptonte sinqeritetin e Kodrës, me të cili kishte punuar 40 vjet, i krijoi mundësinë për të shkuar në detyrën e drejtuesit politik të ambasadës sonë në Romë. Pikërisht në atë verë ndodhi një rastësi, e cila në formën e legjendave të telenovelave ia ndryshoi të gjithë jetën Gani Kodrës. Nga njeriu i preferuar për vetë Enver Hoxhën, ai do të përfundonte nën akuzën e armikut të rrezikshëm dhe do të pësonte një nga tragjeditë më të vështira njerëzore. Fjala është se pikërisht atë vit ndodhi rastësia e veçantë që Skënder Shehu së bashku me katër shokë të tjerë të fitonte të drejtën të studionte në Suedi, për të mbrojtur doktoraturën për Inxhinieri. Për këtë gjë Mehmet Shehu i kërkoi që në mënyrë shoqërore ta pranonte transferimin në Suedi, që të kujdesej edhe për të birin, Skënderin, për të cilin kishte shumë dobësi. Ganiu pa as më të voglën mëdyshje jo vetëm që pranoi me shumë dëshirë, por i shprehu kryeministrit kënaqësinë të ndihmonte të birin. Kjo do të ishte ajo që do të ndryshonte fatin e Ganiut, pasi pak vite më vonë, kur Mehmet Shehu të shpallej “armik”, vetëm ajo lëvizje e Ganiut do të mjaftonte për të ngritur mbi të dhe familjen e Mehmet Shehut disa akuza të llahtarshme, për gjoja veprimtari spiunazhi dhe agjenture në dëm të shtetit të tyre. Por si ndodhi ajo kthesë e Gani Kodrës në verën e vitit 1989, kur me të birin e kryeministrit të hekurt mori rrugën drejt Suedisë.

    Zoti Gani, Është e vërtetë se në ambasadën tonë në Suedi jeni dërguar nga Mehmet Shehu për t’i shërbyer të birit të tij?
    Këtu ka disa të vërteta, ashtu siç ka edhe absurditete të pamoralshme. Gjithsesi gjithçka që është thënë e stërthënë ka pasur një qëllim të caktuar. Qëllimi i të gjitha atyre që janë thënë ndaj meje ishte që të vërtetoheshin të gjitha akuzat e ngritura ndaj Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut.

    Çfarë konsideroni të vërtetë në lidhje me ato që janë thënë?
    Një e gjë është e vërtetë në këto lojëra fjalësh. Unë kam shkuar në Suedi për faktin se aty ishte i biri i Mehmet Shehut me studime, por askush nuk e ka pranuar se si ka ndodhur në të vërtetë lëvizja ime, e cila ka qenë si të thuash, një transferim normal që më është bërë.

    Ju besoni se ishte lëvizja juaj për në Suedi, ku pikërisht shkoi me studime djali i kryeministrit, që ndikoi për tju akuzuar për veprimtari armiqësore?
    Në fakt pas etiketimit të Mehmet Shehut “armik i popullit dhe i atdheut”, unë u akuzova për veprime agjenturore në Suedi. Madje ajo akuzë desh më kushtoi jetën. Kjo ishte në vazhdën e paradokseve që ngrinte vazhdimisht Enver Hoxha. Por unë po ju deklaroj se transferimi im në Suedi si sekretar ambasade ka ardhur fare normalisht dhe ndërhyrja e Mehmetit që unë të shkoja aty është bërë nga një rastësi.

    Si ndodhi në të vërtetë?
    Ishte vitit 1979. Unë sapo kisha mbyllur 18 vite në detyrën specifike të kryetarit të degës së Sigurimit të Byrosë Politike. Me gjithë kohën e mëparshme ku unë kisha qenë zëvendëskryetar i asaj dege, i kaloja 20 vitet e shërbimit në Bllok. E ndjeja që isha shumë i lodhur. nuk kisha pasur një herë kohë të lirë të rrija pranë fëmijëve të mi. Në çdo moment më gjeje në detyrë, duke u marrë me elementët e sigurimit në Bllok apo duke përcjellë një problem të natyrës familjare të udhëheqjes, siç mund të isha edhe në ndonjë shoqërim të tyre brenda apo dhe jashtë vendit. Veç kësaj kisha pasur dhe një stres të madh në çdo kohë. Ishte vetë profili i detyrës që kryeja, ai që më kërkonte shumë angazhim dhe që më vinte në çdo çast para përgjegjësisë ligjore. Duke qenë kaq i lodhur thashë që të largohesha në një detyrë tjetër. Kisha nevojë të çlodhesha.

    E kishit mundësinë të largoheshit në një detyrë të kënaqshme?
    Unë nuk isha njeri që nuk kisha krijuar respekt te udhëheqja, pavarësisht se në fund më plasën në biruca kot fare, por në ato momente unë isha dikush që kisha një farë vlere. Ishin mbi 20 vjet shërbim afër Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Hysni Kapos, Kadri Hazbiut dhe të gjithë udhëheqjes, aq sa isha bërë i brendshëm në familjet e tyre. Këto më mjaftonin për të pasur të drejtën që të kërkoja të paktën një transferim për veten time.

    Do të dëshiroja të dija nëse kishit përfituar nga ndërhyrja e tyre gjatë viteve që shërbenit në Bllok?
    Absolutisht asnjë gjë. Kam kaluar vetëm strese dhe gatishmëri të rreptë. Na kërkohej shumë. Megjithatë ishim shumë afër atyre njerëzve që mund të bënin shumë. Unë kisha siguruar në mënyrë të veçantë simpatinë dhe respektin e Mehmet Shehut. Shpeshherë e kalonim bashkë kohën e lirë jo vetëm kur shkonim për gjah apo për peshkim, por edhe kur luante me letra apo shah. Megjithatë duhet të më besosh se unë gjatë gjithë jetës sime nuk i kam kërkuar atij asnjë privilegj personal. Nuk kam përfituar asnjëherë qoftë edhe një gjë. Edhe kur diskutoja për mundësinë e shkollimit të fëmijëve të mi, sërish nuk i kam kërkuar gjë. Mbaj mend se ai e kishte marrë vesh vetë që djalit tim po i rrezikohej e drejta e studimit dhe më kujtoi vetë. Më tha: “Po ata nuk e dinë që ti nuk ke fare kohë të merresh me edukimin e fëmijëve për vetë detyrën që ke? Nuk janë në gjendje t’i marrin parasysh këto gjëra”? Unë duke mos dashur që ta shqetësoja, i thashë se do të rregulloheshin normalisht të gjitha gjërat. Vetëm kaq dhe ajo bisedë u mbyll.

    Nderin e parë që menduat t’u kërkonit njerëzve të lartë të shtetit pas 20 vjetësh shërbimi pranë tyre, ishte transferimi nga vendi i punës?
    Patjetër që këtë vendosa ta kërkoja. Duke menduar se nuk kërkoja ndonjë favor, por kërkoja të drejtën të ndërroja vendin e punë thashë të interesohesha. Kështu bëra. I thashë Kadri Hazbiut se isha shumë i lodhur. Ai më kuptoi drejt se ishte në radhë të parë njeri, pastaj ishte burrë shteti.

    Ku u emëruat?
    Sa kontaktova me Hazbiun për mundësinë e transferimit tim, unë u projektova për të shkuar sekretar i parë i ambasadës sonë në Itali. Që të jem i sinqertë, u gëzova jashtë mase kur Kadriu më tregoi për këtë variant.
    Kisha shumë nevojë të çlodhesha. Mirëpo do të vinte një moment dhe do të dilte një arsye, e cila do të ma përmbyste gjithë atë plan. Destinacioni im do të ndryshonte, pasi do të më kërkohej nga vetë Mehmet Shehu që të unë të shkoja me detyrë në ambasadën tonë në Suedi. Sot mendoj se po të mos emërohesha në Suedi, ndoshta nuk do të isha akuzuar më pas me gjithfarë paradoksesh banale, por të rrezikshme se, në Suedi më paskësh dërguar Mehmet Shehu, pikërisht për të krijuar ndërlidhjen e familjes së tij, kryesisht të Skënderit, me CIA-n amerikane. Gjithsesi ajo ishte një sajesë e poshtër, sepse vetëm një njeri si Enver Hoxha mund ta merrte guximin të të akuzonte deri në paradokse të kësaj natyre. E vërteta është krejt ndryshe, sepse siç ju tregova edhe pak më parë transferimi im në Suedi ka ndodhur fare rastësisht dhe shumë normalisht.

    Si ndodhi që ju ndryshuat emërimin nga ambasada në Itali, në atë të Suedisë, gjë që jeni akuzuar se e keni bërë për qëllime agjenturore në shërbim të Mehmet Shehut?
    Në një prej atyre ditëve kur isha përgatitur shpirtërisht për të shkuar në Itali më thërret në zyrën e tijë Kadri Hazbiu. Më tha se më kërkonte Mehmet Shehu, i cili ishte me pushime te vila në Durrës. I kërkova të më tregonte se për çfarë më donte kryeministri. Ai më tregoi se të birit, Skënderit, së bashku me 5 shokë të tjerë, u kishte dalë e drejta për specializim në Suedi. Aty do të mbronte e doktoraturën në fushën e Inxhinierisë, Rezistencë Materiale. Ky moment ishte ai që më ndryshoi krejt rrjedhën e jetës. Pas tij do të prisja denigrime dhe sakrifica të paimagjinueshme. Gjithsesi Kadriu më tha se kryeministri më kërkonte për të biseduar, nëse isha dakord për të shkuar në ambasadën tonë në Suedi apo jo.

    Çfarë i thatë Kadriut pas këtij komunikimi?
    Çfarë mund t’i thosha. E para ishte se nuk kisha të drejtë të pyesja më shumë, e dyta ishte se nuk prisja ndonjë sqarim më tepër nga ai. Nuk më mbeti gjë tjetër, vetëm të merrja rrugën menjëherë drejt Durrësit, ku më priste Mehmet Shehu. Sa arrita te vila, kryeministrin e gjeta në verandë duke lexuar gazetat e ditës. Sa më pa, më thërriti të ulesha në tavolinë për të pirë kafe. Nuk priti sa të vinte kafja, por hyri menjëherë në temë duke më thënë: Gani, ju e dini respektin që kam personalisht për ty, respekt rrjedh nga ajo që ju keni bërë për familjen time. Ju më keni rritur fëmijëtë dhe për këtë ju jam mirënjohës. Jo vetëm kaq, por ju keni krijuar me ta një lidhje shpirtërore, saqë ju shohin në rolin e një prindi të mirë. Skënderi do të shkojë në Suedi për të mbrojtur doktoraturën. Unë po ju flas si Mehmet dhe dua të më përgjigjeni si Gani. Pra ju flas si prindi i Skënderit dhe ju duhet të më përgjigjeni si njeri i afërt i familjes. Pyetja ime është: Jeni i gatshëm ta ndërroni detyrën e sekretarit të parë të ambasadës në Itali, për të shkuar sekretar i saj në Suedi, sepse dua që Skënderi të mbështetet tek ju? Unë i thashë “patjetër që jam”. Atëherë ai ndërhyri: Gani, nuk është punë urdhrash, por dëshire. Meraku im është se nuk mund ta lë dot vetëm djalin në mes të një vendi të huaj. Prandaj në qoftë se je dakord, dua të më betohesh. Për të mos e zgjatur më shumë u betova: Për ideal të partisë, shoku Mehmet.
    Pas këtij betimi që u kuptua se nuk i pëlqeu fare, ai ndërhyri: O Gani..., nuk të thërrita si kryeministër, por si Mehmet dhe të thashë edhe një herë, dua të më përgjigjesh si Gani. Më kupto drejt. Unë dua të më betohesh nëse dëshiron, pasi po qe se nuk e ke një gjë të tillë nuk do të doj kurrë të të dërgoja aty.
    Pas kësaj ndërhyrje të kryeministrit, i cili më trajtonte si shok dhe mik, iu betova dhe i fola me shumë sinqeritet: Nuk ka asgjë të shtirur shoku Mehmet, unë jam dakord me gjithë shpirt dhe e kam për kënaqësi të ndihmoj Skënderin. Meqenëse ju kërkoni betim shoqëror në lidhje me dëshirën time unë po ju them: Të betohem për kokën e fëmijëve të mi që shkoj me kënaqësi në Suedi. Në këtë çast Mehmeti tha se ishte shumë i kënaqur që dëshirat e tij personale ishin përputhur me ato të miat. Unë u largova për të njoftuar familjen se do të niseshim shumë shpejt për në Suedi, ku isha caktuar sekretar i ambasadës.
    Kjo ishte e gjithë ndërhyrja e Mehmet Shehut dhe e vërteta se pse unë ndërrova Italinë me shtetin ku do të shkonte Skënder Shehu. Mirëpo siç jeni në dijeni, kjo gjë u përdor si argument për të më thënë se Mehmet Shehu më dërgoi aty ku ishte i biri, për ta lidhur atë me CIA-n amerikane. Po ashtu edhe shumë hipoteza të tjera të rrezikshme si p.sh që nga Suedia, Ganiu kishte sqaruar disa takime të Fiqretit me agjentët e huaj, sidomos me ata të CIA-s.

    Kur shkuat në Suedi?
    Ishte fillimi i shtatorit 1979, kur skishte veç një javë që kisha bërë bisedën me Mehmetin kur unë me Skënderin u nisëm për rrugë.

    Më thatë se Skënderi ishte së bashku me disa shokë, të cilëve u kishte dalë e drejta e studimit. I mbani mend emrat e tyre?
    Patjetër që i mbaj mend. Ata ishin një grup shokësh që shkuan fare normalisht aty, për të studiuar në drejtim të specializimit në mbrojtje të gradës shkencore. Pra ai vit rastisi me përfundimin e studimeve pasuniversitare të Skënderit dhe nuk ishte kjo një lëvizje e sforcuar e tij. Konkretisht shokët që atë vit shkuan së bashku me të ishin Besnik Sykja, Kastriot Spahiu dhe Savo Gjirja.

    Ku u vendosët?
    Aty gjetëm një shtëpi me qira, e cila kishte tri dhoma. Në një dhomë do të rrinte Skënderi, ndërsa në dy të tjerat familja ime. Kuzhinën e kishim të përbashkët...




    neser do te lexoni

    Ngjarja që ndodhi kur u kthyem nga Suedia së bashku me Skënderin, për të bërë ritet e fejesës së tij. E vërteta e alibive të Enver Hoxhës.
    Çfarë ndodhi kur u nisëm për në Suedi duke kaluar nga Greqia. Njoftimi që na erdhi në Athinë për t’u rikthyer në Shqipëri, ku ishte urdhëruar prishja e fejesë së Skënderit
    Biseda sekrete që bëra me Mehmetin në oborrin e shtëpisë së tij. Çfarë deklaroi për problemin e fejesës dhe irritimi i papritur i tij, kur në rrugë po kalonte Enveri


    ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gani kodra
    intervista







    Fatos Veliu
    Në vitin 1981, djali i Mehmet Shehut çuditërisht njihet me Silva Turdiun. Ai i kishte kërkuar Gani Kodrës që të shkonin për të parë ndeshjen e volejbollit ku luante skuadra shqiptare. Kur arritën në Gjermani, Ganiu kupton se kjo lëvizje kishte qenë me një plan të caktuar, pikërisht për t’u takuar me volejbollisten Turdiu.

    Nuk kaloi shumë dhe ngjarjet rrodhën në mënyrë të përshpejtuar. Skënderi kthehet për pushimet e verës në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe legalizohet fejesa e tij me volejbollisten e njohur. Çdo gjë përfundoi deri në fund të gushtit të atij viti. Në shtator, Ganiu së bashku me Skënderin rinisen për në Suedi. Ndërsa udhëtojnë me makinë deri në Athinë prej nga planëzojnë të vazhdojnë rrugën me avion, ndalen për disa ditë në Greqi, sepse aty ishte skuadra e volejbollit, ku luante Silva. Nuk kaloi as një javë, kur njoftohen që të rikthehen urgjentisht në Tiranë. Sa kthehen, Mehmet Shehu sqaroi situatën në të cilën ishte pas kësaj fejese. Pastaj i komunikoi të birit vendimin e marrë nga Enver Hoxha se fejesa duhej të prishej. Këto janë dëshmitë e rrëfyera në mënyrë të hollësishme nga vetë Gani Kodra, njeriu më i afërt i Mehmet Shehut, i cili për shkak të studimeve të Skënderit në Suedi ishte caktuar në atë shtet sekretar ambasade. Në intervistën e 7-të të tij, dhënë për gazetën, ai tregon detajin më të çuditshëm. Enigma e shumëdiskutuar e ish-kryeministrit të hekurt, i cili në takimin e fundit që ka pasur me të në momentin që prishi fejesën e Skënderit, i tregoi se nga mund t’i vinte e keqja. “Në qoftë se mua do të më vijë ndonjë e keqe, do të më vijë nga porta mbrapa- tha Mehmet Shehu në momentin që në rrugë pa Enver Hoxhën”. Kjo do të ishte deklarata bombë e Gani Kodrës, që dëshmon për bisedën e bërë në takimin e fundit me “idhullin” e tij.

    Zoti Gani, më treguat nga numri i kaluar se jetonit në një banesë me Skënderin. Mund të qëndrojnë akuzat e ngritura mbi të se kishte shkuar në Suedi vetëm për të pasur mundësinë e lidhjes me agjenturën amerikane?
    Nuk është e vërtetë, pavarësisht se siç të kam thënë edhe më parë se, mbi të u ngritën lloj-lloj akuzash. Akuza që nuk mund t’i pranonte as logjika më e thjeshtë. Një ndër to ishte ajo se pikërisht unë paskësha qenë ndërlidhësi i tij kryesor. Unë e di mirë se çfarë kam bërë dhe çfarë nuk kam bërë dhe kur u akuzova unë në këtë formë, ç’mund të prisje tjetër për të. E vërteta është se Skënder Shehu në Suedi merrej vetëm me problemet e shkollës dhe nuk ka takuar asnjë njeri. Unë ju tregova se ai kishte një dhomë në shtëpinë ku banoja unë me familjen, kurse kuzhinën e kishim të përbashkët. Ai ishte aq i rregullt, saqë edhe kur vinte data që do të paguante lekët që kishte ngrënë ushqimin gjatë muajit nuk toleronte asgjë.

    Ju paguante lekët për ushqimin?
    Po, po lekët për ushqimin. Në shtëpi hante mëngjesin dhe darkën, kurse drekën e hante në fakultet. Këto dy vakte i paguante saktësisht.

    Ku i merrte lekët?
    I kursente nga të ardhurat e bursës që i paguante universiteti.

    Jeni i bindur se Skënderi nuk takohej me ndonjë njeri të dyshimtë në kohën që ishte larg syve tuaj, sidomos kur shkonte në fakultetet?
    Jam shumë i bindur se nuk ndodhte një gjë e tillë. Besimin tim e mbështes te njohja që unë kisha për atë njeri. Unë e njihja që në foshnjëri tipin e tij. Ai ishte aq i drejtë, saqë po t’ju tregoj sot detaje të jetës së tij do t’ju duken të pabesueshme.

    Jeni akuzuar se gjatë qëndrimit tuaj në Suedi keni siguruar një takim të Fiqrete Shehut me një agjent amerikan në parkun “Skansen” të Kopenhagenit. Sa i vërtetë është një fakt i tillë?
    Akuza se unë paskam shoqëruar Fiqretin për të takuar agjentin e CIA-s në park është aq absurde, sa edhe akuza tjetër që unë gjoja e kam shoqëruar atë dhe Skënderin në takimin që ata kanë pasur me agjentin e CIA-s në hotelin e qytetit të Goteborgut (Suedi) dhe se gjatë takimit të tyre në atë hotel unë kam bërë rojën në korridor.

    Çfarë të vërtete ka në këtë mes?
    Një ndër të vërtetat mbi ato që u thanë dhe ato që ndodhën është se, unë i kam pranuar akuzat para hetuesisë ashtu siç i ka pranuar edhe Fiqreti gjatë dëshmisë ndaj meje, e cila jo për faj të saj arriti të deklaronte çdo gjë që kërkonte hetuesia, pavarësisht se ishin absurditete. Ndërsa për sa i përket saktësisë absolute, nëse ka diçka të ndodhur në të vërtetë për ato që u thanë dhe për ato që u akuzuam, unë po ju them se fakti është se Fiqreti ka ardhur personalisht dy herë në Suedi për të takuar të birin. Për sa i përket akuzës për parkun “Skanser”, po ju them se atë pasdite unë nuk kam dalë fare me të, sepse qëndrova në shtëpi për të përgatitur darkën. Kur erdhi për herë të dytë për të vizituar të birin, flitet për rastin e hotelit, unë e kam shoqëruar dhe jam vetë dëshmitar i gjallë që në atë hotel Fiqret Shehu nuk ka takuar asnjë njeri.

    Pse u hodhën gjithë këto?
    Nuk mund të akuzohej dhe të denigrohej ndryshe Mehmet Shehu, ashtu siç nuk mund të mbyllej kollaj tragjedia e ndodhur ndaj tij se gjoja paska vrarë veten.

    Ju nuk e besoni faktin se Mehmet Shehu është vetëvrarë?
    Unë besoj në të vërtetat që kanë ndodhur dhe jo në absurditete.

    E cilat qenkan këto të vërteta që nuk u ditkan akoma?
    E vërteta e parë është se, në takimin e fundit që unë pata me të në shtator të vitit 1981, që i bie vetëm katër muaj para vdekjes, më ka kujtuar se i rrezikohej jeta nga porta e pasme e vilës. E vërteta e dytë është se pasditen e fundit të Mehmet Shehut, pra në atë të 17 dhjetorit 1981, unë kam folur në telefon me të dhe ai nuk më ka dhënë asnjë shenjë depresioni apo ndonjë sinjal se mund t’i ndodhte diçka. Mund të them akoma se vetë Mehmet Shehu i urrente dhe i dënonte maksimalisht njerëzit që vetëvriteshin. Kur mësonte raste të tilla ai thoshte gjithnjë: “Janë njerëz me karakter të dobët dhe frikacakë për jetën”. Dihet tashmë që Llambi Ziçishti ka shkuar pranë trupit të vdekur të Mehmet Shehut për të bërë ekspertizën dhe ka pranuar faktin se mund të kishim të bënim me një vrasje. Pak më vonë, versioni i Llambit u ndërrua dhe ai pranoi të firmosë procesverbalin mjekësor sipas versionit zyrtar se ishte një vetëvrasje. Për këtë gjë, atij do t’i rezervohej pas ca kohësh vendimi i dënimit me vdekje.

    Mund të na flisni për shtatorin e vitit ’81, kur Mehmet Shehu ju ka shfaqur mundësinë e një rreziku që mund t’i vinte nga porta e pasme e vilës së tij?
    Nuk kam dashur të flas asnjëherë për atë fakt. Ti e di se tani hyn në polemika të pafundme dhe pa bereqet, sepse ka shumë pseudo dëshmitarë, që kanë qejf të thonë të paqena. Gjithsesi, unë po ju tregoj se gjithçka e ka zanafillën te fejesa e djalit të tij, Skënderit.

    Ç’mendim keni për fejesën e Skënderit meqenëse i keni qëndruar gjithnjë pranë?
    Unë di të them vetëm se këto gjëra janë shumë të thella. Megjithëse isha shumë pranë Skënderit, unë e mora vesh shumë vonë muhabetin e fejesës. Gjithçka që ndodhi në atë lidhje, ndodhi brenda një kohe shumë të shkurtër, aq sa u befasova.

    Pse u befasuat?
    Unë dija çdo gjë, por nuk mësova se kush ishte ndërlidhësi në këtë mes. Personalisht e kuptova një gjë të tillë kur Skënderi vetë më kërkoi të shkonim në Gjermani, për të parë lojën e skuadrës sonë të volejbollit. Aty pashë që ai u takua me vajzën, me të cilën do të fejohej. Kuptova menjëherë se ajo ishte vënë në shënjestër nga i biri i kryeministrit. Pastaj punët rrodhën shumë shpejt, saqë nuk na lanë kohë të mendoheshim.

    Pse thatë që këto punë janë shumë të thella?
    Sepse dihej nga Enver Hoxha fakti që Mehmet Shehu, ashtu siç e përshkruan vetë edhe në materialet që shkruan, madje edhe në autokritikën që bëri para Byrosë Politike, kishte një dobësi të veçantë për Skënderin. Tipi i tijë dhe disa probleme shëndetësore që ai kishte kaluar e kishin bërë Mehmetin shumë të dhënë pas tij. Këtë dobësi mendoj se duhet ta ketë shfrytëzuar dikush për të nisur sulmin e planifikuar prej vitesh ndaj Mehmet Shehut.

    Mund të ma shpjegoni më hollësisht?
    Nuk dua të t’i shtjelloj gjërat, sepse nuk kam të drejtë, por për të arritur në konkluzionet e duhura po ju them se ndërsa Skënderi ishte në Suedi, nuk mund të mendonte për Silvën pa ia çuar dikush në vesh. Pas kësaj ngjarjet rrodhën me një shpejtësi të paimagjinueshme deri sa arriti puna te fejesa. Enver Hoxha i bëri një vizitë kryeministrit të vendit, ku e uroi edhe për nusen. Megjithëse bëhej fjalë për të birin e Mehmet Shehut, Enveri nuk e paskësh mësuar se me çfarë vajze ishte fejuar. Si vështirë të besohet një fakt i tillë kur kemi parasysh edhe detajin tjetër që çuditërisht fotografitë e përbashkëta nuk u lejuan të bëheshin nga truproja e Mehmetit.

    Mund të më tregoni se si e mësuat dhe si ndodhi që u prish fejesa?
    Ju tashmë e dini se si kanë evoluar ngjarjet ato ditë, sepse nuk ka ndonjë gjë që nuk është thënë. E veçanta është se ndërsa në Tiranë po ziente ajo ngjarje, unë me Skënderin ishim nisur për në Suedi. Kur them se problemi ziente në Tiranë, fjalën e kam për nomenklaturën e lartë të Komitetit Qendror dhe vetë Enver Hoxhën, që kishte marrë drejtimin e atij sulmi frontal ndaj bashkëluftëtarit dhe bashkëpunëtorit të tij më të afërt për 50 vjet, Mehmet Shehut. Në atë kohë Byroja Politike e kishte vënë Mehmet Shehun me shpatulla pas muri dhe i kërkonte llogari se si mund të lejonte një fejesë të tillë, me një vajzë që vinte nga një familje me origjinë antikomuniste. Në këtë kohë Mehmeti urdhërohet nga Enver Hoxha të thërresë Skënderin nga Suedia për ta prishur fejesën.

    Ku ndodheshit ju?
    Jemi në shtatorin e vitit 1981. Gjatë kohës që ishte hapur problemi me Mehmetin, Skënderi sapo kishte përfunduar pushimet e shkollës në Shqipëri dhe ishte nisur sërish për në Suedi, për të vijuar studimet e nisura në vitin 1979. Mehmeti kishte përfunduar ceremoninë e fejesë së tij, meqenëse Skënderi do të ikte në shkollë në fund të verës.
    Gjatë kësaj kohe ishte bërë edhe vizita nga Enver Hoxha në shtëpi, i cili e kishte uruar për rastin në fjalë. Pas kësaj unë me Skënderin u nisëm për në Suedi. Kaluam me makinë nga Greqia, pasi aty shkoi edhe ekipi i volejbollit, ku ishte Silva Turdiu. Aty qëndruam afërsisht një javë.

    A takohej Skënderi me Silvën?
    Patjetër që takohej, por jo në kuptimin e plotë të fjalës. E di që nuk do ta besoni, por unë po ju them se Skënderi me të takohej në praninë time dhe ndërkohë që në dhomë flinte me mua. Kjo është një nga ato cilësitë e Skënderit, që jua kujtova në fillim të këtij shkrimi që po t’jua tregoj nuk i besoni. Ai ishte njeri shumë i turpshëm dhe shumë i rregullt. Ishin ato ditë kur na njoftuan se duhej të ktheheshim në Tiranë.

    Kush ju njoftoi?
    Jemi njoftuar në telefon në hotelin që kishim rezervuar.

    U kthyet?
    Që të nesërmen, në mënyrën më urgjente morëm rrugën drejt Tiranës. Shkuam drejt e në shtëpinë e Mehmet Shehut. E gjetëm të mërzitur. Megjithatë ai nuk e jepte veten. Ishte njeri i jashtëzakonshëm që nuk kuptohej kollaj, nëse kishte brengë të madhe apo kishte problem të kapërcyeshëm. Na tregoi me pak fjalë për dënimin që Enver Hoxha dhe Byroja Politike i kishte bërë fejesës me vajzën e Turdive. Pastaj shumë shkurt i tha Skënderit se Enver Hoxha kërkoi prishjen e kësaj fejese. Kështu që kjo gjë nuk mund të diskutohej më.

    U trondit Skënderi?
    Patjetër që u trondit, sepse ai ishte njeri shumë i ndjeshëm. Por që gjithsesi nuk bëri ndonjë gjest të papëlqyeshëm apo ndonjë koment. Me heshtjen e tij, duke pasur parasysh tipin, kuptoje se ishte i detyruar të pranonte pa ndonjë ekuivok vendimin e të atit.

    Çfarë i thatë ju?
    Nuk kisha mundësi të thosha asnjë gjë.
    Për mua, ai ishte takimi i fundit me Mehmet Shehun, pasi të nesërmen unë me Skënderin u nisëm për në Suedi. Pas kësaj do të bisedoja me të vetëm me telefon, ku ai pyeste me shumë merak për të birin. Për herë të fundit ia dëgjova zërin pikërisht pasditen e 17 dhjetorit, kur i kishin mbetur vetëm pak orë nga jeta e tij.

    Vijon nesër




    Mehmet Shehu: E keqja do më vijë nga dera e vilës së Enverit

    Mehmet Shehu pas gjendjes që iu krijua të birit kur i komunikoi vendimin politik për të prishur fejesën nuk mundi ta përballonte më situatën e krijuar në dhomë por doli menjëherë nga shtëpia. Gani Kodra për ato momete tregon: U ndje shumë keq dhe u çua të mos asistonte më në atë ballafaqim. Doli jashtë për të marrë ajër të pastër. Ishte pasdite dhe frynte një fllad i lehtë. Pas pak, për të mos e vënë Skënderin në pozitë të vështirë, dola edhe unë jashtë. Pashë që Mehmeti kishte dalë në livadhin e pjesës mbrapa vilës dhe po bënte ecejake për t’u çlodhur. Kuptova se duhej të ishte dërrmuar shumë në mbledhjet e pafundme të Byrosë, aq më shumë që ai ishte detyruar nga Enver Hoxha ta prishte fejesën e të birit. Ndërsa bënte ecejake, duke dalë nga oborri te livadhi mbrapa vilës dhe duke folur për prishjen e fejesës së të birit, befasisht Enveri doli nga shtëpia e tij. Unë e pashë menjëherë, por nuk fola. Në atë çast kuptova se edhe Mehmeti, megjithëse nuk e ktheu kokën fare, e pa shumë mirë. Me sa kuptova, Enveri duke dashur t’i shmangej përshëndetjes me Mehmetin, vijoi rrugën jo në drejtim të godinës së Komitetit Qendror ku ishte edhe shtëpia e Mehmetit, por në drejtim të kundërt të saj, për nga rruga që të çonte mes vilave të Ramiz Alisë dhe Manush Myftiut.
    Mehmeti që ishte duke folur për të birin, sa pa Enverin ndërroi bisedë. Duke treguar portën që vinte mbrapa vilës së tij, e cila të çonte te shkallët që përfundonin në bodrum dhe në dhomën e tij të gjumit, mu kthye mua si me hakërrim: “Gani, të kam thënë edhe herë tjetër që po më erdhi e keqja, do të më vijë nga ajo portë. Prandaj mblidh grupin dhe më caktoni oficer në atë vendroje dhe jo ushtar të gardës.



    neser do te lexoni

    Jeta në Suedi me të birin e Mehmet Shehut në kohën pas prishjes së fejesës së tij. Interesimi i vazhdueshëm i kryeministrit për të birin. Ç’porosi i jepte Gani Kodrës në 3-4 telefonata që bënte çdo ditë
    Biseda e fundit telefonike që Ganiu bëri me Mehmet Shehun në pasditen e fundit të tij. A kuptoi gjë Ganiu për situatën e orëve të tij të fundit
    Telegrami i çuditshëm i ardhur në mesnatë, i cili urdhëronte për një të sëmurë në familjen e Skënderit. Lëvizja e menjëhershme e tyre për në Shqipëri dhe situata e krijuar kur arritën në Kapshticë në mesnatën e 19 dhjetorit 1981. Çfarë porosie i dha Feçorr Shehu Ganiut atë mesnatë

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ish-oficeri i lartë i Sigurimit të udhëheqjes komuniste tregon për telefonatat që bënte nga Suedia me Mehmet Shehun. Ç'i ka deklaruar kryeministri në telefonatën e fundit të 17 dhjetorit 1981


    Gani Kodra: Me Mehmet Shehun kam folur në telefon vetëm pak orë para vdekjes



    Fatos Veliu
    Gani Kodra ndodhej në Suedi së bashku me Skënder Shehun, i cili kishte vetëm katër muaj që kishte prishur i detyruar fejesën me vajzën që kishte dashuruar. Gjatë atyre katër muajve, duke filluar që nga shtatori, kur i ishte larguar i biri deri në dhjetor kur do t’i jepte fund jetës, Mehmet Shehu merrte çdo ditë në telefon Ganiun për t’u interesuar. Pyeste se si ishte Skënderi dhe e porosiste se mos ai kalonte ndonjë depresion, për faktin e shqetësimit që i ishte krijuar pas prishjes së fejesës.

    Një bisedë të tillë, Gani Kodra do ta bënte me kryeministrin edhe në pasditen e 17 dhjetorit, kur atë e ndanin vetëm pak orë nga vdekja. Këto janë dëshmitë e Gani Kodrës të përcjella në këtë intervistë të tetë për gazetën “Panorama”. Ai tregon se çfarë tha Mehmet Shehu në telefonatën e tij të fundit. Pse Ganiu nuk kuptoi asgjë për vetëvrasjen, aq më shumë që ai i tha se javën e ardhshme do të shkonte për gjah. Telegrami që erdhi në ambasadë pas vdekjes së Mehmetit, i cili urdhëronte kthimin e Ganiut me Skënderin në Tiranë. Rruga e gjatë deri në kryeqytet dhe situatat e rënda që e shoqëruan atë udhëtim.

    Zoti Kodra, pas prishjes së fejesës së Skënderit ju u nisët sërish për Suedi?
    Siç ju tregova në intervistën e mëparshme, pikërisht në shtatorin e vitit 1981, u prish fejesa e Skënderit me Turdiun. Ajo u konsiderua një fejesë që u shua që në lindje. Pas prishjes së saj, unë me Skënderin u nisëm menjëherë për në Suedi sepse atij i kishte filluar sezoni mësimor.

    E shfaqte mërzinë Skënderi?
    Ai nuk ishte tip që jepte veten. Ishte shumë i qetë, aq sa nuk mund ta kuptoje se kur ishte shumë i mërzitur dhe kur ishte në mendime. Ai ishte djalë i zgjuar që di t’i vlerësojë gjërat drejt ashtu siç ndodhin. Edhe në atë rast, pavarësisht se nuk e kishte të lehtë, gjithsesi mundohej ta kapërcente. E vërteta është se Mehmet Shehu e përjetoi më keq atë situatë. Ndoshta ai nuk mund ta kapërdinte dot atë ndërhyrje që iu bë në jetën e të birit, për të cilin kishte shumë dobësi.

    Në çfarë mënyre e përjetoi Mehmeti?
    Takimi ynë i fundit me Mehmetin ishte në shtator, pra momenti që u nisëm për në Suedi. Ai doli te makina, përqafoi me shumë mall të birin. U takua edhe me mua dhe na uroi rrugë të mbarë, ndërkohë që nuk harroi ta porosiste dhe shoferin që të kishte kujdes gjatë rrugës. Ky interesim i Mehmetit, duke pasur parasysh tipin e tij, tregon se ai përjetonte një shqetësim të madh, i cili po i kthehej në brengë. Pas atij takimi dhe deri në dhjetor kur do të mbyllte sytë, që i thonë katër muaj, unë kam biseduar nga Suedia çdo ditë me telefon. Edhe nga bisedat telefonike që bëja kuptoja se Mehmet Shehu përjetonte një situatë të pazakontë, megjithëse ai mundohej të tregohej i qetë. Nga këto ndërhyrje orë e çast, duke më kujtuar Skënderin që ta kisha afër e ta ruaja nga ndonjë depresion, unë kuptoja se në Tiranë diçka po ndodhte, por nuk dija asgjë në të vërtetë.

    Ju fliste çdo ditë në telefon?
    Jo vetëm që na telefononte çdo ditë, por asnjë herë nuk ka telefonuar më pak se tri herë në ditë.

    Çfarë thoshte?
    Në radhë të parë ishte i shqetësuar për Skënderin. Sa merrja receptorin më pyeste: Gani si ia kaluat? U kthye Skënderi nga mësimi? Shkoi Skënderi në mësim? Ishte i mërzitur? Hëngri bukë? Kur merrte në një orar të ndërmjetëm pyeste: Çfarë bën Skënderi tani? Gani mbama afër djalin. Gani bëj kujdes se mos m’i ndodh gjë djalit...etj, etj.

    Çfarë mendonit ndërsa shikonit gjithë këtë interesim të tepruar?
    Kur mendoje tipin e Skënderit që bluante brenda vetes çdo shqetësim, e justifikoje atë merak të Mehmetit. Për një prind kjo gjë është normale, kur dihej se djali i tij jetonte larg familjes në një moment të vështirë psikologjik. Nga ana tjetër, unë kuptoja se diçka luhej nga Tirana, se Mehmeti e kishte orë e çast vëmendjen vetëm te Skënderi.

    Ju ka marrë në telefon ditën e fundit të jetës së tij?
    Atë ditë, më 17 dhjetor 1981, ne kemi bërë dy telefonata.

    Kur e keni bërë telefonatën e dytë?
    Ajo telefonatë, që është dhe telefonata e fundit, është bërë aty nga ora 13:30 e datës 17 dhjetor 1981. Ajo bisedë 18-minutëshe sanksionoi kontaktin tim të fundit me Mehmet Shehun, njeriut që i isha përkushtuar për më se 20 vjet, por edhe njeriu te i cili unë kisha gjetur mirëkuptimin dhe respektin. Atë burrë të paarritshëm unë e ktheva në idhull. Për 47 vjet me radhë ne nuk u ndamë asnjëherë. Ai, sa herë që ndjehej i shqetësuar apo kishte nevojë për çlodhje, më thërriste dhe luanim me letra apo shah, ose shkonim për gjah. Edhe kur mësova vdekjen e tij, kujtova menjëherë atë telefonatë të fundit me të, për të cilën ju më pyesni tani si dhe bisedën që kishim bërë në shtator në oborrin e Vilës, kur më kishte folur për rrezikun që i kanosej në shtëpi.

    Çfarë bisede bëtë në atë telefonatë të fundit?
    Siç ta përmenda, ora kishte kaluar 13:00. Nuk jam i saktë, por duhet të ketë qenë afërsisht 13:30 minuta, kur dëgjova zilen e telefonit. Rastisi që e mora vetë në dorë receptorin. “Urdhëroni- i thashë. “Hë mo Gani, si ia kaloni?- më pyeti. “Mirë shoku Mehmet. Ja sa u ktheva nga zyra dhe do të çlodhem pak se më duhet të kthehem prapë në punë. Skënderi nuk është kthyer akoma nga fakulteti. Në mëngjes, siç e dini, ishte shumë mirë kur u largua. U përshëndetëm qetë kur iku. Bukë hëngri. Nuk pashë ndonjë problem shqetësues te ai. Kështu që nuk duhet të keni merak”. Ndërsa i përsërita gjithë këto fjalë të mira për të birin, kujtoja se të njëjtat gjëra ia kisha përsëritur kushedi sa dhjetëra herë, por që gjithsesi atij sa herë i dëgjonte e ndjeja që i pëlqenin, pasi e dinte që nuk e gënjeja sepse Skënderin e kisha ndër sy dhe interesohesha në çdo moment për të.
    “Mirë Gani,- ma kthehu -Kujdesu se mos kthehet i shqetësuar nga shkolla. Por ma kij kujdes në qoftë se sheh ndonjë shenjë në fytyrën e tij. -Të kam thënë shoku Mehmet - ia ktheva- që duhet të jesh shumë i qetë, pasi nuk e lë unë djalin të ketë asnjë problem. E shikoj sikur të jeni vetë ju. -E di ore Gani e di, por e kam si sytë e ballit djalin. Aty e kam mendjen çdo çast. Atëherë unë i thashë: Ore, shoku Mehmet, u bënë kaq muaj që më merr herë nga shtëpia e herë nga zyra. Keni kohë që nuk po shkoni për gjah. Pse u ngule aty në Tiranë. Po dole për gjah ju ndihmon shumë edhe për të kaluar shqetësimet e momentit dhe për t’u çlodhur. -Do të shkoj- më tha- Nuk kam shkuar deri tani se kam pasur disa punë, por do të dal nga fillimi i javës tjetër andej nga Griqani (fshat afër Labinotit, mal i Elbasanit). Do të rri ndonjë javë. -Shko ore aty se puna nuk mbarohet kurrë - e përforcova unë. Shko dil se sa më shumë çlodhesh, më shumë punon. –Por ja, ashtu i kam pasur disa punë - më tha.
    Në këtë lloj bisede vazhduam dhe pak kohë pastaj u përshëndetëm. Mua nuk do të më shkonte kurrë në mend se ajo do të ishte telefonata e fundit me të.

    Çfarë konstatuat ju në atë telefonatë?
    Ajo ka qenë njëlloj si telefonatat e tjera dhe as që mund të kuptoje që ai njeri pak orë më mbrapa do të gjendej i vdekur në dhomën e tij të gjumit. Prandaj unë kur mësova lajmin nuk e besova fare versionin e vetëvrasjes. Ai nuk shfaqi asnjë shenjë frike apo shqetësimi. Pastaj, unë jam i bindur që ai njeri që më porosiste për gjërat më të vogla për të birin, po ta kishte bërë me mend që do të vetëvritej, do të më linte patjetër ndonjë amanet për djalin. Mund të më bëni pyetjen se nuk donte të dekonspironte qëllimin në atë çast. Unë do t’jua ktheja që, sidoqoftë, ai njeri do të linte në një farë mënyre disa porosi për të ardhmen. Përshëndetja jonë e fundit ishte në atë formë që e lamë hapur bisedën për një telefonatë tjetër.

    Kishit mësuar gjë se çfarë kishte ndodhur me Mehmet Shehun ato muaj në Tiranë?
    Që nga shtatori kur u larguam ne dhe deri në dhjetor, kur ai vrau veten, dhe ne u rikthyem në Shqipëri, nuk dinim asgjë se çfarë po ndodhte. Nuk dinim se aty po shqyrtohej ditë për ditë “gafa” e kryeministrit që e kishte pranuar atë fejesë. Gjithsesi, nga telefonatat e shumta që merrja nga kryeministri dhe interesimi i vazhdueshëm që ai bënte për të birin, unë kuptoja që në Tiranë po luhej diçka, por se çfarë nuk e mësova dot.

    Si vijuan ngjarjet pas telefonatës së fundit?
    Ishte data 18 dhjetor kur Mehmet Shehu u gjet i vrarë në dhomën e tij. Lajmi për këtë ngjarje u dha shumë vonë nga media. Edhe në ambasadat tona, informacioni i shkurtër u dha pas njoftimit në shtyp që u bë brenda shtetit. Ne vazhdonim punët e përditshme pa kuptuar asgjë mbi atë që kishte ndodhur në Tiranë. Aty nga pasditja vjen një telegram, ku shkruhej: Skënderi ka një të sëmurë rëndë nga familja, prandaj të niset sa më parë me Ganiun. Unë, të them të drejtën, nuk ia tregova që në fillim Skënderit këtë telegram, duke përtypur në vetvete planin se si duhej të veproja. Parandjeva diçka të keqe që duhet të kishte ngjarë, por nuk mund ta mendoja kurrsesi se Mehmet Shehu kishte vdekur. Megjithatë, më në fund e thërrita dhe i fola për telegramin. Nuk e zgjati, por tha : “Sido që të jetë duhet të përgatitemi për rrugë”. E pashë që edhe ai mendonte si unë. Nuk dinim se çfarë duhej të mendonim për këtë që po na shkruhej.

    Kur u nisët?
    U nisëm të nesërmen herët në mëngjes, pasi vetëm në atë orë kishte linjë avioni. Megjithatë, unë gjatë gjithë natës nuk vura gjumë në sy. Nuk e vija në dyshim se diçka e keqe duhej të kishte ngjarë. Nuk mund të na vinte një telegram i tillë po të mos kishte diçka shumë urgjente. Megjithëse mendonim shumë, gjithsesi te vdekja e Mehmetit nuk mund të na shkonte mendja. Që në mëngjes herët na çoi në aeroport makina e ambasadës. Për të na përcjellë aty kishte dalë dhe ambasadori Dhimitër Lamani. Hipëm në aeroplanin e linjës Stokholm – Kopenhagen – Athinë.
    Kur zbritëm në Athinë, pashë që kishin dalë për të na pritur dy shokë të zbulimit, të cilët unë i njihja shumë mirë. Atë çast kuptova diçka më shumë. Fakti që ambasadori nuk kishte dalë të na priste si herët e tjera të linte të kuptoje se kishte diçka që nuk shkonte. Me syrin tim vëzhgues vura re se të dy shokët e zbulimit donin të thoshin diçka. Sigurisht secili për hesap të tij. Por asnjëri nuk mundi të më jepte asnjë shenjë. Kishin frikë. Më vonë mësova se ata donin të më tregonin se si ishte puna.

    Po ta kishit mësuar se si ishte puna do të ktheheshit në atdhe?
    Pse duhej të kthehesha, që të përfundoja në burg siç përfundova? Unë i dija makinacionet e atij shteti, që kur përplaste njërin në akuza nuk kursente pas tij dhe një rrjetë të tërë njerëzish të afërt. Megjithatë hipëm në makinën që kishin caktuar për mua dhe Skënderin.

    Në çfarë makine hipët?
    Ishin dy makina të ambasadës. Në njërën do të rrinin dy shokët e zbulimit që punonin në ambasadë dhe në tjetrën do të hipnim unë me Skënderin. Kur u nisëm për rrugë ishte kohë dreke. Makina jonë ishte para, ndërsa ajo e dy oficerëve të ambasadës së Athinës vinte mbrapa nesh, sepse do të na shoqëronin deri në kufi.
    Udhëtuam gjithë pasditen për të arritur në qytetin e Follorimës. Gjatë rrugës nuk flisnim fare. Shikoja që Skënderi mundohej të ishte i qetë, por unë e kuptoja lehtë shqetësimin e brendshëm që ndjente. Gjithsesi nuk foli shumë. Pothuajse gjatë gjithë rrugës të dy kemi heshtur. Më ka pëshpëritur nja dy herë si nën zë dhe mendueshëm shprehjen: “Çfarë duhet të jetë kjo që ka ndodhur”, por duke mos pritur nga unë ndonjë përgjigje kushedi se çfarë, sërish mbyllej në vetvete duke medituar.

    Kur arritët në kufi?
    Si udhëtuam gjithë pasditen, arritëm në darkë në Follorimë dhe në mesnatë, kur ora po arrinte aty te 02:00, arritëm në doganën e Kapshticës.
    Në këtë moment, shokët që na shoqëronin që nga Athina, kur panë se ne hymë në doganën e shtetit tonë u kthyen sërish nga kishin ardhur. Veprimet e para të personelit të doganës më lanë të mendoja se flitej për probleme madhore dhe jo për gjëra të thjeshta. Këtë e kuptova jo vetëm unë që i dija mirë si funksiononin gjërat në atë shtet, por edhe djali i Mehmet Shehut, i cili rregullisht kishte ndjerë përkujdesjen e tepruar të të gjitha autoriteteve ku prezantohej. Punonjësit e doganës, ndryshe nga çdo herë tjetër, filluan të gjitha formalitetet si për çdo qytetar. Filluan kontrollin e imët të makinës. Pastaj plotësuan të gjitha procedurat në regjistrin e kalimit kufitar. Ndërsa shikoja gjithë këtë që na ndodhte, unë heshtja për të mos shqetësuar Skënderin. Ne nuk ishim mësuar me këto rregulla, pasi nuk ishte e thjeshtë po të kalonte i biri i kryeministrit Mehmet Shehu.

    Po Skënderi çfarë bënte?
    Ai siç të thashë edhe më parë, e kishte tipin shumë të mbyllur. Edhe atë natë, kur ishte duke u gdhirë 20 dhjetori, (më 18 erdhi telegrami, më 19 në mëngjes u nisëm nga Suedia, më 19 pasdite u nisëm nga Athina dhe 20 paradite arritëm në Tiranë) dhe ne ndodheshim në doganën e Kapshticës, Skënderi po bluante me mendjen e tij se për se bëhej fjalë. Vetëm unë dija ta kuptoja shqetësimin e tij. Në një moment më thotë: Xhaxhi Gani, me sa po shoh nuk besoj të kthehemi më! Unë menjëherë për të mos e shqetësuar ia ktheva: Ç’është ajo fjalë Skënder, do të kthehemi si nuk do të kthehemi. Por ai më pa si me dyshim sikur donte të thoshte: Sido që të më inkurajosh, tashmë gjërat duken sheshit. Por nuk foli më asnjë fjalë. Në atë moment, punonjësit e doganës më thonë se më kërkonin në telefon. Kur hyra në zyrën e komandantit të doganës më thanë se më kërkonte ministri i Brendshëm, Feçorr Shehu. Nga kjo gjë kuptova se lëvizja jonë ndiqej me vëmendje nga Tirana, pasi dikush kishte telefonuar për mbërritjen tonë në Kapshticë. Mora telefonin dhe komunikova me ministrin. Ai më urdhëroi: Gani, atë djalin nuk do ta çosh në shtëpi, por do ta çosh te vila nr. 6, që ndodhet te “Rruga e Elbasanit”, afër ambasadës zvicerane. -Si urdhëroni - i thashë. Të them të drejtën, kjo bisedë më tensionoi akoma më shumë. Feçorri nuk përmendi as emrin e Skënderit. Gjithsesi, nga sa më tha mësova se i kishin hequr edhe nga shtëpia.

    Për Mehmetin deri në atë çast nuk kishit mësuar asgjë?
    Absolutisht asgjë. Me sa po kuptoja në çdo çast që kalonte flitej për diçka shumë të rëndë. Por po ta përsëris sërish se, as që më shkonte ndër mend se Mehmet Shehu kishte vdekur. Këtë gjë e dinin të gjithë, përveç meje dhe Skënderit. Si mbaruam të gjitha procedurat në doganë, u nisëm drejt Tiranës.
    Që nga Kapshtica deri në Tiranë, unë e Skënderi nuk shkëmbyem asnjë fjalë. Të dy rrinim si të mpirë pa ditur se çfarë të thoshim nga gjithë kjo që po ndodhte. Mënyra se si vepruan doganierët dhe biseda që bëra me Feçorrin më kishin shokuar fare. Ishim si të paralizuar komplet.

    Kur arritët në Tiranë?
    Aty nga ora 10 paradite. Sa mbërritëm në sheshin “Skënderbej” i thashë shoferit të merrte drejtim nga “Rruga e Elbasanit”, ku ndodhej vila që më kishte porositur ministri.

    Tha gjë Skënderi kur pa se makina nuk po merrte drejtimin e Bllokut ku ishte shtëpia e tij?
    Absolutisht asnjë gjë. Ai ishte shumë i zgjuar dhe nuk kishte nevojë të fliste, pasi në një farë mënyre i kuptonte pak a shumë se çfarë po ngjiste me të. Kur po afroheshim te liceu artistik, pashë se kishte dalë grupi special i Drejtorisë së Dytë i drejtuar nga Kristofor Mërtiri. Ata bënë me shenjë që të ndaleshim. Ashtu bëmë. Kristofori u afrua te xhami i hapur i makinës dhe më pyeti nëse e dija vilën ku duhej të shkoja. Unë i pohova me kokë, duke i thënë si me gjysmë zëri “Po”. -Mirë- tha- vazhdoni. Pas kësaj nuk bëmë as 10 minuta rrugë, kur makina u ndal te porta e vilës. Që nga jashtë pashë se në oborrin e saj rrinte si e mpirë Fiqreti. Pak më tutje rrinte i biri, Bashkimi.

    Ju nuk i takuat?
    Nuk hymë fare në oborr dhe nuk fola fare me ta. Nuk dija si të veproja. Ndaluam makinën te porta për të zbritur Skënderi. Kur do të largohej i dhashë dorën dhe hipa sërish në makinë. I thashë shoferit të niseshim dhe mora menjëherë rrugën e kthimit për në shtëpi, ku më priste nëna 83- vjeçare, nga e cila do të mësoja dhe ngjarjen e plotë. Ishte data 20 dhjetor dhe unë nuk kisha mundur të merrja asnjë informacion.

    Nuk shkuat asgjëkund kur zbritët Skënderin?
    Nuk doja të pyesja askënd dhe për asgjë. Doja ta mësoja gjithçka në shtëpi...



    neser do te lexoni

    Si e përjetoi Gani Kodra ditën e nesërme pasi kishte mbërritur në Tiranë. Biseda që bëri në zyrën e Feçorr Shehut në lidhje me vdekjen e Mehmetit.
    Shkarkimi dhe arrestimi i Feçorr Shehut. Thërritja në zyrën e ministrit të ri të Punëve të Brendshme, Hekuran Isait. Detyra që ai i la për të raportuar me shkrim pozicionin e tij në lidhje me Mehmet Shehun
    Mbledhja e organizatës së partisë, ku Ganiu aderonte dhe diskutimi i problemit të tij që paskësh lejuar Mehmet Shehun që nën hundën e tij të kryente veprimtari agjenturore
    Situata që iu krijua pas arrestimit të të gjithë kolegëve të tij. Mbledhja e familjes ku e njoftoi se priste të prangosej si “armik”. Porositë e fundit për fëmijët, në rast se nuk do të kthehej
    më në shtëpi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gani kodra
    intervista

    Ish-shefi i Sigurimit të Byrosë tregon momentet e përfundimit në qeli si bashkëpuntori i Mehmetit


    Gani Kodra: Unë, i akuzuari si atentatori i Enver Hoxhës




    Fatos Veliu
    “Ke dashur të vrasësh Enver Hoxhën”, i thanë Gani Kodrës që natën e parë të arrestimit të tij më 21 qershor të vitit 1982. Pas kësaj, mbi të do të rëndonin edhe një sërë akuzash të tjera, të cilat e çonin atë drejt dënimit me vdekje. Kur e kthenin në birucë pas torturave dhe procesit të pyetjeve, ai sillte gjithmonë në mend letrat e vazhdueshme që i dërgonte Enver Hoxha, duke e përshëndetur për shërbimin ndaj Nexhmijes dhe fëmijëve.

    Ndërkohë që Gani Kodra tregon për herë të parë për lexuesin shqiptar faktet e mësipërme, të cilat i përkasin momenteve kur ai ka qenë në bankën e të akuzuarve me Kadri Hazbiun, Feçorr Shehun dhe të tjerë, nuk harron të detajojë dhe ngjarjet që ndodhën deri sa mbërriti në burg. Çfarë ndodhi kur ai mësoi për vdekjen e Mehmet Shehut. Pse u thërrit në zyrën e Feçorrit dhe biseda që bëri me të në lidhje me vdekjen e kryeministrit. Historia e Gani Kodrës vazhdon më tej me ngjarjet e ndodhura që në fillim të vitit 1981, kur u arrestua familja në internim e Mehmet Shehut dhe deri sa ajo valë preu kokat më të njohura të shtetit. Momenti i arrestimit të vetë Ganiut dhe si e përjetoi atë rast familja e tij. Persekutimet që pasuan në familje pas arrestimit të tij.

    Zoti Gani, nga numri i kaluar treguat për ngjarjet që ju shoqëruan deri sa sollët të birin e Mehmet Shehut në shtëpinë e tij. Çfarë ndodhi më tej?
    Pasi u ktheva nga Suedia dhe shoqërova Skënderin për te vila nr. 6, pranë ambasadës zvicerane te “Rruga e Elbasanit”, i thashë shoferit të më çonte në shtypin time. Veç të tjerëve, aty më priste edhe nëna ime 83-vjeçare. Ishte 20 dhjetor. Mehmet Shehu kishte dy ditë i vdekur, por unë nuk e dija akoma se çfarë kishte ngjarë, sepse gjatë asaj kohe unë kisha qenë vetëm në udhëtim.

    Kur mësuat për vdekjen së Mehmetit?
    Kur shkova në shtëpi e mora vesh atë që kishte ndodhur nga gruaja dhe nëna. U trondita shumë dhe nuk i besoja dot lajmit. Nuk i besova aspak versionit zyrtar për vetëvrasjen e tij. Aq më shumë që në takimin e fundit, kur isha nisur për në Suedi, kisha marrë nga ai një sinjal domethënës se mund t’i vinte ndonjë rrezik nga porta e pasme e vilës. Dhe ja tani, kur nuk kishin kaluar veç katër muaj nga ai takim, unë kthehem në Shqipëri dhe mësoj se me të vërtetë Mehmet Shehu kishte vdekur. Madje thuhej se ishte vetëvrarë. Ishte shumë dyshues dhe i çuditshëm ky fakt.

    U takuat me ndonjë zyrtar të lartë për këtë punë?
    Të nesërmen që në mëngjes ministri i Punëve të Brendshme, Feçorr Shehu, më thirr në zyrën e tij. Ishte shumë i tronditur. Sa u takuam, ndërsa po ulesha në një nga kolltukët e zyrës së tij, Feçorri u shmang nga tavolina e tij e punës dhe u ul përballë meje duke thënë: “Vrau veten si armik i partisë dhe i popullit”. E kuptoja se i takonte të fliste sipas versionit zyrtar, por nuk arrita të kuptoja mendimin e tij nëse ishte vrasje apo vetëvrasje. Ai takim nuk zgjati shumë. U largova shpejt sepse edhe ai kishte punë. Kuptova se më thërriti vetëm për të më komunikuar versionin zyrtar të vdekjes së Mehmetit. Pas atij takimi Feçorrin do ta takoja vetëm në bankën e të akuzuarve, ku së bashku me Kadri Hazbiun dhe Mihallaq Ziçishtin dëgjonim nga prokurorët e instruktuar dhe të shitur lloj-lloj akuzash nga më të stisurat.

    Çfarë bëtë pas takimit me Feçorrin?
    Qëndrova në shtëpi pa ditur se çfarë duhet të bëja. Isha në pritje të urdhrave që do të më vinin. Kur kaluan disa ditë më thanë që të shkoja në mbledhjen e organizatës bazë të drejtorisë, ku unë bëja jetën e partisë. Në atë mbledhje do të punohej letra e Komitetit Qendror të Partisë, e cila dënonte vetëvrasjen e Mehmet Shehut. Ndërkohë dënohej edhe veprimtaria antiparti e tij. Normalisht unë u çova dhe diskutova duke i “bërë iso” avazit të mbledhjes. Pas kësaj, bëra autokritikë sepse nuk e kisha kuptuar veprimtarinë armiqësore të Mehmet Shehut. Gjithsesi, ndërsa flisja dhe dëgjoja diskutantët e tjerë, në vetvete nuk i besoja ato që thuheshin. Thosha me vete: Si mund të jetë armik Mehmet Shehu!?

    Nuk ju kuptoj se pse duhej të bënit ju autokritikë kur akuzohej Mehmet Shehu?
    Më takonte të bëja autokritikë për faktin se unë nuk kisha qenë vigjilent. Kështu, Mehmet Shehu paska vepruar nën hundën time. Po t’i analizosh këto gjëra, janë budallallëqe shumë të trasha, por fakt është se ato kanë ndodhur ashtu siç po jua them.

    A kishit ju mundësi të kontrollonit veprimtarinë e Mehmet Shehut edhe sikur ai të ishte agjent?
    Prandaj unë i quaj budallallëqe ato që thuheshin. Detyrimisht unë nuk kisha asnjë të drejtë ndaj tij, por s’kishe çfarë të thoshe në atë mbledhje. Duhej të flisje ato që kërkoheshin si procedurë.

    Si reagoi kolektivi i organizatës pas autokritikës që bëtë?
    Të gjithë shoqëruesit e liderëve të lartë të shtetit, që ishin vartësit e mi dhe që bashkërisht bënim jetën e partisë në një organizatë, pas autokritikës sime nuk u ngritën nga vendi siç ishte bërë metodë për të vijuar diskutimet, për të shtuar kritikat që të vinin me shpatulla pas murit. E kuptova se ai ishte një solidarizim për të më mbrojtur. Mirëpo, ndërsa mbledhja ishte në sekondat e fundit të saj, befasisht ngrihet në këmbë Lahedin Bardhi, që ishte zëvendësdrejtori i ri i Drejtorisë së Dytë që ishte emëruar ato ditë. “Unë i propozoj organizatës, -tha ai- që Ganiut t’i jepet vërejtje me shkrim në kartën e regjistrimit”. E kuptova se nga ana e shokëve dhe e vetë zëvendësdrejtorit u bë një veprim i sforcuar, pasi të paktën formalisht nuk mund të dilja pa u lagur nga ajo mbledhje. Kjo sepse aty, siç të shpreha, dënohej veprimtaria e Mehmet Shehut, të cilit unë për hir të së vërtetës i kisha ndenjur shumë afër.

    Në ato momente ju vazhdonit të ishit oficer aktiv në nomenklaturën e Drejtorisë së Dytë?
    Pas mbledhjes vazhdova juridikisht si oficer edhe për afro javë. Pastaj më thirri shefi i kuadrit të asaj drejtorie dhe më komunikoi urdhrin e daljes sime në lirim. Nuk donte shumë logjikë të kuptohej se personi im po merrte për ditë e më shumë të tatëpjetën e madhe... . Megjithëse dola në lirim, dola me të drejtë pensioni, e ndjeva plotësisht se mbi mua po organizohej diçka e keqe.

    Vetëm se kishe qenë afër Mehmet Shehut ndodhte e gjithë kjo?
    Nuk ishte pak që unë kisha qenë njeriu më i afërt i tij. Unë këtë e dija mirë. Pastaj, për të realizuar akuzat ndaj Mehmet Shehut, duhej të tregonim ne për lëvizjet e tij. Kjo do të thoshte se duhej të gënjenim ne se ku kishte shkuar dhe kë kishte takuar e të tjera akuza, që ndërtoheshin në zyrën e Enver Hoxhës. Për këtë duhej të arrestoheshim. Kështu që unë i përgatitur psikologjikisht prisja rrjedhën e ngjarjeve.

    Si rrodhën ngjarjet në ato momente që po flisni?
    Një javë pasi u takua me mua, u shkarkua menjëherë Feçorr Shehu dhe u bë zëvendësministër për kufirin. Hekuran Isai erdhi në krye të dikasterit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke zëvendësuar Feçorr Shehun.
    Pas kësaj, unë u thirra menjëherë në zyrën e ministrit të ri, Hekuran Isai. Kur shkova në zyrë, atë e gjeta së bashku me Rexhep Kollin, që ishte zëvendësministër i parë i Punëve të Brendshme dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë, por ndërkohë ishte dhe shoku im i fëmijërisë.
    Megjithëse nuk prisja ndonjë përzemërsi nga ata të dy, për çudi u habita nga ftohtësia që gjeta jo vetëm te Hekurani, por edhe te Rexhepi, të cilin e kisha shok të vjetër. Fjalën e mori menjëherë Hekurani, i cili tha: “Shoku Gani, siç jeni në dijeni ju dhe gjithë populli ynë, Mehmet Shehu vrau veten në një gjendje depresioni që iu krijua pas zbulimit të veprimtarisë antiparti që kishte kryer. Partia, me të gjitha levat dhe mjetet e saj, ka arritur së fundmi në zbardhjen e shumë të panjohurave, që kanë të bëjnë me figurën e tij, që nuk është tjetër veçse një figurë e zezë në jetën e popullit. Tashmë është vërtetuar se Mehmet Shehu është jo vetëm një agjent, por një poliagjent i rrezikshëm që ka punuar gjithmonë në dëm të partisë dhe të popullit tonë. Por syri vigjilent i partisë dhe sidomos aftësia e madhe e shokut Enver Hoxha, bënë që të zbulohet veprimtaria e tij, si veprimtaria më e rrezikshme që ka funksionuar ndonjëherë mbi fatet e popullit dhe të atdheut. Ju sigurisht jeni personi që keni qenë shumë afër tij, gjë për të cilën mbani përgjegjësi që nuk keni konstatuar asgjë nga ajo që ndodhte nën hundën tuaj. Për këtë keni bërë dhe një autokritikë në organizatën e partisë, ku ju është dhënë dhe një vërejtje me shkrim. Ne kërkojmë nga ju që të përpiloni një material të hollësishëm që ka të bëjë për lëvizjen e Mehmet Shehut. Konkretisht, në atë material duhet të saktësoni rastet ku keni qenë i pranishëm dhe ju. Ku keni vajtur, me kë keni biseduar. Kur keni dyshuar...etj. Pastaj materialin do t’ia jepni Rexhepit. Të porosisim që materiali të përpilohet i parë nën frymën që Mehmet Shehu është agjent.

    Çfarë menduat pas gjithë këtij presioni?
    Erdhi momenti që nuk të jepnin mundësi për të menduar, sepse t’i thoshin gjërat copë fare. Siç e shikoni, Hekurani më tha që të bëja materialin, por mos të harroja që Mehmet shehu të shikohej si agjent. E çfarë mund të shkruaje ndryshe...!?
    Ky ishte një sinjal tjetër që tregonte se laku në fytin tim u ngushtua edhe më shumë.

    E përgatitët materialin?
    Unë shkrova një material të zakonshëm. Shkrova se çfarë kisha konstatuar te Mehmeti. Shkrova për shembull që ishte arrogant, harbut, nervoz, etj, gjëra të kësaj natyre. Nuk dija ku ta shaja dhe ku ta cilësoja agjent, se me të vërtetë unë nuk e kisha idenë fare për ato që më kërkoheshin. Megjithatë, materialin e plotësuar e çova në zyrën e Rexhep Kollit, të cilin e gjeta vetëm. Ai nuk më përfilli fare edhe pse ne kishim qenë shokë të ngushtë fëmijërie, por më ndenji shumë ftohtë. Ishte shumë i tronditur. Ai në vend që ta lexonte një herë që të më ndihmonte për ndonjë gjë ku mund të kisha gabuar, pra të më jepte ndonjë udhëzim, ashtu siç prisja, nuk e lexoi fare, por e palosi dhe e vendosi në cep të tavolinës.

    Kuptuat më tepër pas kësaj?
    Kuptova atë që ishte vetëm punë orësh që unë isha i lirë. Nuk kisha asnjë dyshim se më ishin bërë prangat gati. Por kjo gjë nuk është e lehtë. Të punosh me predispozitë dhe me ndershmërinë më të madhe dhe në fund të të quajnë bashkëpunëtor të armikut dhe agjent të rrezikshëm, kjo është çmenduri. Ndërsa shqetësimi tjetër ishte se do të më duhej të deklaroja ato që ata donin në lidhje me Mehmetin. Do të duhej të gënjeja çdo ditë dhe çdo orë që Enver Hoxha të thoshte para popullit: “E shikoni, ato që ka zbuluar Partia, tani po i deklarojnë vetë bashkëpunëtorët më të afërt të Mehmet Shehut”. Me gjithë tronditjen që pësova, sidomos kur mendoja që fëmijët do t’i lija rrugëve pa përkrahje, gjithsesi e mblodha veten.

    Për kur bëhet fjalë si kohë që ju dorëzuat materialin te Rexhep Kolli?
    Gjithçka që të tregoj ndodhi brenda muajit janar 1982. Në atë kohë Fiqreti me familjen ishte në internim. Pastaj filluan arrestimet e njerëzve të afër të Mehmetit.

    Kur ndodhën konkretisht?
    Në shkurt u arrestua Fiqreti. Në atë kohë u arrestua menjëherë edhe Feçorr Shehu. Pastaj vijuan te arrestimi i ministrit të Shëndetësisë, Llambi Peçini( Zicishti..jo pecini o veli trapi i panorames..shenimi i brarit), i cili kishte bërë ekspertizën në trupin Mehmetit, ku kishte hedhur fillimisht versionin e parë për një vrasje.

    E ndjetë kur ju erdhi radha juve për t’u arrestuar?
    Erdhi momenti që unë e ndjeva menjëherë se jetoja orët e fundit jashtë burgut. Kjo ndodhi kur u arrestua dhe ish-drejtori im, pra drejtori i Drejtorisë së Dytë, Llambi Peçini, i cili për 20 vjet kishte organizuar shërbimin e sigurimit të udhëheqjes së lartë në të gjitha proceset e jetës së tyre familjare. Edhe atë e plasën në biruca, madje i dhanë dhe plumbin në ballë. Kur mësova arrestimin e tij, thashë me vete, “tani duhet të pres në shtëpi të më trokasin te porta”. Ajo që përjetoja ishte një terror sfilitës për një qenie njerëzore.

    Çfarë mendonit me vete ndërsa prisnit prangat?
    Në radhë të parë kërkoja kurajë te vetja si e vetmja rrugë që më kishte mbetur.
    Menjëherë mendova të mblidhja familjen time për ta përgatitur për atë që do të ndodhte. Ka qenë data 21 qershor 1982. Ishte pasdite. Në dhomën time ku prisja erdhën me radhë nëna ime 83-vjeçare, të cilës nga tre djem i jetoja vetëm unë. Njëri ishte vrarë dëshmor në luftë. Tjetri kishte vdekur në punë, ndërsa unë që jetoja me tre fëmijët, mbaja në shtëpi dhe gruan 52-vjeçare të vëllait me tre fëmijët e tij. U mblodhën gjithashtu gruaja dhe fëmijët e mi, si dhe ata të vëllait që nuk jetonte. Menjëherë u thashë: “Ju mblodha që t’ju njoftoj se unë do të arrestohem. Akuzat janë të rënda. Ashtu si shokët e mi që janë arrestuar deri tani, do të konsiderohem patjetër “armik dhe bashkëpunëtor” i Mehmet Shehut në veprimtarinë armiqësore ndaj vendit. Për këto që ju thashë, unë mund të mos kthehem i gjallë. Çdo gjë mund të ndodhë... .Për sa ju tregova po ju them: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe kam punuar gjithnjë me ndershmëri. Nuk kam gabuar asnjëherë. Ndaj vendit tim kam qenë gjithnjë i ndershëm. Prandaj kërkoj të mos e lëshoni veten dhe të jeni kryelartë për mua. Unë nuk di t’ju them më tepër. Për çfarë do të më ndodhë mua duhet të shikoni punën tuaj dhe të mos e mbani mendjen te unë...

    Atë ditë u arrestuat?
    Çuditërisht, një orë pasi bëra mbledhjen me familjen. Paskësh qenë një parandjenjë e çuditshme për të gjetur dhe orën e duhur. Në atë moment që më trokitën në derë iu gëzova faktit që nuk ndodhej nëna plakë në shtëpi, pasi kishte 10-15 minuta që kishte shkuar te komshiu. Ajo nuk do të kishte rezistuar dot të më shikonte me pranga në duar. Megjithatë, kur e mendoj siluetën e saj që u largua për disa çaste më lotojnë sytë. Ai ishte imazhi i fundit që më mbeti nga nëna ime. Kur u kthye, kur ajo nuk e gjeti djalin në shtëpi, kur i thanë se tashmë isha në birucë, kishte mallkuar fatin që nuk qëndroi edhe ato çaste me mua. Janë çaste të vështira për njeriun këto gjëra. Mendoj nënën time që i kishte dhënë atdheut djalin e madh, që e kishte dëshmor, ndërsa i vetmi djalë që i kishte mbetur për në çastin që do të mbyllte sytë e izoluan në biruca. Ky është një mallkim i vërtetë.

    Mund të më tregoni momentin e arrestimit?
    Më trokiti dera dhe pashë shokët që më kishin ardhur për këtë punë. Më thanë se duhet të shkoja me ta. “Sa të vesh kostumin – u thashë. Më thanë se mund të shkoja dhe ashtu se s’kishte problem. “Jo ore, se me pizhame s’kam për të ardhur” – u thash unë. Ndërsa djali i madh që ishte afro 25 vjeç më solli menjëherë kostumin, të cilin e vesha sa të hapësh dhe të mbyllësh sytë. Më vunë prangat dhe më çuan te makina që priste në fund të pallatit. Pas kësaj u ndalëm në ambientet e burgut 313. Aty menjëherë më vunë në kokë një kaskë dhe më lidhën duar dhe këmbë me pranga. Më hodhën në një birucë të errët. Ishte vetëm një me një. Kishte një frëngji fare të vogël në krye, e cila nuk e mbyste dot errësirën absolute që sundonte në të katër faqet e mureve.

    Çfarë menduat në ato çaste?
    Në radhë të parë isha i qetë se nuk kisha asnjë faj. Pra s’kisha bërë asnjë mëkat. Ndërsa u mbështeta te muri si “Konti i Montekristos”, mendja më shkoi te letrat që më shkruante vazhdimisht Enveri, ku më falënderonte për shërbimet që kryeja në adresë të familjes së tij. Në fund ato mbylleshin me premtimin e tij: T’i shpërblefsha në të mira, shoku Gani. Ndërsa më kujtoheshin këto fjalë thosha me vete: Çfarë të shpërblyer që më bëre...!

    Kur të morën në hetim?
    Që atë natë m’u komunikuan akuzat dhe u mora menjëherë në pyetje. Pastaj do të vazhdonte pa ndërprerje, plot 17 muaj, hetuesi. Unë rrija vetëm në birucë. Kisha vetëm tre batanije dhe asgjë tjetër. Në dimër na vishnin me rroba verore ushtari, ndërsa në verë me rroba stofi ushtrie. Veç kësaj ishim jo vetëm nën terror psikologjik, por edhe në terror fizik. Torturat që na janë bërë nuk mund të përmenden. Ishim përballë një tmerri të vërtetë. Unë edhe 10 vjet burg i harroj, por 17 muajt e hetuesisë nuk mundem t’i harroj.

    Cilat ishin akuzat që rënduan mbi ju?
    Unë akuzohesha se isha anëtar i organizatës kundërrevolucionare të kryesuar nga Mehmet Shehu. Akuza e dytë ishte se unë kisha sjellë nga Parisi radion transmetuese, që gjoja ishte montuar në shtëpinë e Mehmet Shehut. E treta ishte se kisha ndihmuar Skënder Shehun në Suedi që të takohej me agjentët e CIA-s. Kisha ndihmuar Fiqret Shehun që të takonte përfaqësuesit e CIA-s në Stokholm dhe në Goteborg. Kisha tentuar të eliminoja fizikisht Enver Hoxhën, si dhe për sabotazh etj. Pra me të gjitha këto, unë rrezikoja dënimin me vdekje. Fati e solli që në fund, në vendimin e dhënë m’u fal jeta. Gjithsesi nga burgu arrita të dal i gjallë vetëm në vitin 1990, kur kisha bërë plot 9 vjet. Shokët e mi që ishim në një bankë të akuzuarish si Kadri Hazbiu, Feçorr Shehu, Llambi Peçini, e Llambi Ziçishti u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan.




    Pas vendimit për pushkatim, Kadriu u dënua edhe me gjobë

    Me vendimin nr. 8, datë 5.9.1983 të Gjykatës së Lartë, Gani Kodra është dënuar për krimin e tradhtisë së lartë ndaj atdheut, pjesëmarrës në organizatë kundërrevolucionare, vepra terroriste në fazën e përgatitjes, sabotim dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, me 10 vjet heqje lirie. Përveç këtij dënimi, mbi të rëndon edhe ai i heqjes së të gjitha dekoratave dhe heqja e së drejtës elektorale. Sikur të mos mjaftonin këto, Gjykata e Shkallës së Lartë, në vendimin e saj nr.1 të datës 1.9.1983, detyron Gani Kodrën së bashku me Kadri Hazbiun, Feçorr Shehun, Mihallaq Ziçishtin, Llambi Peçinin, Ali Çenon dhe Xhavit Ismailagën të dëmshpërblejë buxhetin e shtetit me shumën prëj 1.219.764 lekësh dhe vërtetimin e sekuestros së vënë nga organi i hetimit mbi pasurinë vetjake të secilit të pandehur. Në bazë të këtij vendimi, një ekip i posaçëm ka shkuar në shtëpitë e tyre dhe ka sekuestruar gjithçka që ka pasur shtëpia. Në banesën e Gani Kodrës, sipas procesverbalit të përpiluar në vendngjarje, sekuestrimet janë bërë nga ekipi i posaçëm i përbërë nga përgjegjësi i Përmbarimit, Gramoz Hysi, përfaqësuesi i Këshillit popullor të Çermës, Shefqet Mamçe, dhe dëshmitari Bujar Peza. Pas kësaj, në shtëpitë e të pandehurve nuk kishte asnjë send përdorimi



    Ilaçet misterioze në biruca

    Ndërsa flet për periudhën 17-mujore të hetuesisë, Gani Kodra sjell për lexuesin një nga faktet ndoshta të papërmendura asnjë herë deri tani. Konkretisht, të arrestuarit me grupin e Kadri Hazbiut dhe të Feçorr Shehut ishin të detyruar që ndër të tjera të kapërdinin çdo darkë edhe nga 8-9 kokrra ilaçesh, për të cilat u thuhej se ishin për forcim. “Nuk mësuam kurrë se për çfarë shërbenin konkretisht ato kokrra, – thotë Kodra – vetëm se na detyronin t’i pinim ato. Nuk mund të kundërshtoje gjë nga ato që të jepeshin dhe ky ishte rregull që duhej respektuar. Mund të mendoje se bëhej fjalë edhe për helmim, por duhet t’i pije. Jo vetëm që nuk mund të bëje të kundërtën, por mes torturash të asaj natyre jeta ishte ajo që të ishte mërzitur e para. Thuhet se mund të kenë pasur sasi droge që të pandehurit të rrëfeheshin.







    ..
    gaz panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 30-07-2005 më 09:53

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gani kodra
    ditari

    Botohen për herë të parë dokumentet sekrete mbi gjyqin e grupit të Kadri Hazbiut


    Akuza e Kadri Hazbiut: Ja si më torturonte çdo natë Hekuran Isai




    Fatos Veliu
    Kadri Hazbiu, i ulur në bankën e të akuzuarve si “armik i partisë dhe i popullit”, kishte hapur mbi tavolinë disa fletë të bardha dhe dëgjonte me vëmendje dëshmitarët e ndryshëm që të detyruar dëshmonin dhe sillnin histori dhe ngjarje që vërtetonin se ai qenka agjent i disa agjenturave.

    Duke bërë durim ai herë pas here ulte kokën mbi shkresa dhe shënonte ndonjë rresht a fjali. Pas shumë orësh durimi dhe ndërhyrjeje pa leje kur nuk mbante situata për thënie deri jashtë logjike, ai më së fundi mori fjalën për të denoncuar dhe rrëzuar të gjitha pretendimet e dëshmitarëve. Ishin orë të tëra plot ankth dhe tension që po kalonin anëtarët e trupit gjykues të Gjykatës së Lartë të kryesuar nga vetë kryetari Aranit Çela, ndërsa dëgjonin të fliste Kadri Hazbiu. Ai me zë të lartë, duke pasur një memorie të jashtëzakonshme, iu paraqiste atyre fakt pas fakti dhe argument pas argumenti deri sa arrinte të përmbyste gjithçka që ishte thënë kundër tij. Madje ai arriti të denonconte dhe skenaristët e atyre dëshmive. Gjithçka rreth asaj ngjarjeje të ndodhur në prillin e vitit 1983, ku në një dhomë të vogël të ambienteve të burgut 313 zhvillohej gjyqi më historik i epokës komuniste, në të cilin po kryqëzoheshin figurat historike dhe veteranët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, mësohet sot pas 25 vjetësh. Kjo bëhet e mundur ndërsa zbardhet ditari personal dhe tepër sekret i mbajtur nga Gani Kodra, i cili ishte njëri prej kolegëve dhe shokëve më të afërt të Kadri Hazbiut, i cili ishte ulur po ashtu në atë bankën e të akuzuarve, madje me të njëjtën akuzë si të Kadriut. Menjëherë pas daljes nga burgu në vitin 1990, Kodra mendoi si të vetmin ngushëllim për vuajtjet që kishte kaluar që prej momentit të arrestimit në fillimin e vitit 1982 t’i hidhte ato hollësisht në letër duke krijuar ditarin e plotë të tij. Sot ai ditar i siguruar si ekskluzivitet nga redaksia e gazetës “Panorama” botohet i plotë si dokument i vetëm që transmetohet nga gjyqi i famshëm dhe më misterioz i periudhës komuniste ku u kryqëzuan kuadrot më të rëndësishëm të Ministrisë së Brendshme. Ndërsa në numrat e kaluar jemi njohur me dëshmitë e Nesti Kerenxhit dhe të ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Mihallaq Ziçishti, të cilët të torturuar janë detyruar të hedhin baltë dhe të akuzojnë Kadri Hazbiun si armik dhe agjent kundër shtetit të tij. Në numrin e sotëm të vazhdimit të botimit të atij ditari të shkruar nga Gani Kodra botohet fjala e plotë e Kadri Hazbiut kundër ish-shokut të tij Mihallaq Ziçishti dhe Nesti Kerenxhit. Si u mbrojt Kadriu para akuzave të servirura nga hetuesia dhe denoncimi që ai i bëri udhëheqjes së lartë politike të shtetit të atëhershëm. Cilat ishin faktet dhe analizat e Kadriut që shokuan trupin gjykues dhe kurajo e tij për të thënë të vërtetat pa dorashka.
    Çfarë kishte të vërtetë procesi i Mihallaqit
    I gjithë ai proces ishte nga fillimi deri në fund i mbushur me gënjeshtra dhe trillime, që jo një fjali, por asnjë presje nuk kishte asgjë të vërtetë.
    Nga mënyra se si ishin përpiluar dhe radhitur gjërat, nuk të linin dyshim se në to kishte dorë vetëm një njeri, i cili nuk mund të ishte tjetër kush përveçse Enver Hoxhës. Vetëm ai ishte i lindur dhe i talentuar për të keqen dhe trillimin. Mund të mos jetë i besueshëm për shumë njerëz fakti se ai mendonte ditë e natë që të radhiste gjërat në mënyrë të atillë që populli t’i besonte katërcipërisht dhe të thoshte: Gjithçka po del siç e ka parashikuar shoku Enver Hoxha me zgjuarsinë e tij të jashtëzakonshme. Gjithçka sa them ka brenda të vërtetën e padiskutueshme. Në këtë proces ishte gërmuar çdo ndodhi e vjetër e ndodhur, madje që në vitet e largëta. Ato detaje të ndodhura në kohë të largëta, pavarësisht se dihej që i kishin bërë të tjerët, ishin radhitur në proces sikur të gjitha ato i paskësh bërë “organizata kundërrevolucionare” e kryesuar nga Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu etj., dhe e drejtuar nga zbulimet e huaja për të sabotuar luftën Na.Çl., ndërtimin e pushtetit popullor, eliminimin e udhëheqjes së lartë të partisë dhe vendosjen e kapitalizmit në Shqipëri.
    Kadriut nuk iu dhanë dosjet me urdhrat që i ishin dhënë nga udhëheqja
    Duhet thënë se Kadriu që në fillim të hetuesisë kishte kërkuar me insistim të gjitha materialet që përmbanin udhëzime të lëshuara për probleme agjenturore, të cilat ishin urdhra të dhëna nga udhëheqja e lartë e partisë dhe mjaft dokumente të tjerë që ndodheshin në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këto i donte me qëllim që të hidhte poshtë me fakte të gjitha akuzat që bëheshin në drejtim të tij. Një ndër ato akuza ishte sikur ai kishte dhënë urdhra e udhëzime, ku, sipas tyre, ishin në kundërshtim me vijën e partisë dhe të Byrosë Politike. Por çuditërisht dhe në mënyrë shumë abuzive, megjithëse Kadriu vazhdonte të akuzohej për urdhra që binin ndesh me vijën politike të partisë asnjëherë nuk ia dhanë dosjen që kërkonte për të argumentuar mbrojtjen. Me gjithë insistimin e tij jo vetëm në hetuesi, por edhe para trupit gjykues për t’i pasur ato dokumente ata asnjëherë nuk ia dhanë duke nxjerrë pretekste të ndryshme.
    Prezantimi i Kadriut
    Përpara se të përshkruaj hedhjen poshtë nga Kadriu të deponimeve të bëra nga Mihallaq Ziçishti, dua të flas me hollësi për karakteristikat dhe qëndrimin e tij të zgjuar, burrëror dhe shumë dinjitoz në paraqitjen e rrëzimit të çdo akuze që i bëhej.
    Ai ishte njeri shumë i zgjuar. Kishte një memorie të çuditshme, aq sa ishte në gjendje të mbante mend qoftë një udhëzim, qarkore apo çdo gjë tjetër që mund të kishte dalë gjatë të gjitha viteve, sa do larg që të kishte ndodhur. Mbante mend çdo udhëzim, madje që të vitit 1947. Ishin këto cilësi që detyruan trupin gjykues gjatë atij procesi për ta nxjerrë atë jashtë sallës për dy herë me radhë dhe gjyqi të vazhdonte pa prezencën e tij.
    Hazbiu fliste pasi ishte torturuar
    Kadri Hazbiu ishte torturuar në mënyrën më çnjerëzore nga hetuesia me në krye Hekuran Isain. E them ketë se ai ishte njeriu më i dërrmuar nga të gjithë neve dhe kjo shihej kur iu përgjigj pyetjeve në bankën e të akuzuarve. Ai me zor qëndronte. Mbështetej sa në një krah në tjetrin. Ai ishte me disa brinjë të thyera nga torturat e megjithatë nuk e dha veten për asnjë çast. Nuk u ankua asnjëherë dhe nuk kërkoi asgjë. Me gjithë gjendjen e tij të rëndë që ne e shikonim ai asnjëherë nuk e humbi kthjelltësinë, por i përgjigjej me gjakftohtësi çdo pyetjeje, duke hedhur poshtë me neveri dhe burrëri çdo shpifje dhe trillim.
    Të them të drejtën, ky qëndrim i tij ndikoi shumë edhe në ndërgjegjen time saqë thosha me vete, “është krim që ta akuzosh këtë njeri për gjëra të paqena”. Këtë e mendoja kur isha vetëm në birucë dhe në çast më vriste ndërgjegjja ta akuzoja atë njeri të ndershëm duke e quajtur armik.
    Prandaj Kadri Hazbiu, duke qenë i ndershëm dhe trim, nuk i pranoi kurrë ato akuza të sajuara me mjeshtëri, që Enver Hoxha i kishte radhitur në procesin e Mihallaq Ziçishtit. Ai jo vetëm nuk pranoi asgjë nga ato, por me argumente bindëse i hodhi poshtë.
    Kadri Hazbiu dënon torturën që është bërë ndaj tij
    Unë ju them këtu para trupit gjykues se kam qenë vite me radhë ministër i Brendshëm dhe përsëri ju them që le të dalë qoftë edhe një njeri në tërë Shqipërinë që jo vetëm ta kem goditur, por edhe ta kem shtyrë. Këtë nuk e kam bërë kurrën e kurrës. Kurse juve i kini përdorur torturat gjatë gjithë kohës, na kini torturuar në mënyrë çnjerëzore; në këto tortura vinte çdo natë ministri i Brendshëm Hekuran Isai dhe merrej vetë personalisht me këto tortura. Unë ju pyes juve se a mund të rrihem unë në këtë moshë? A mund të rrihen për moshën e tyre Feçori, Llambi, Ganiu, Xheviti etj. Kjo për mua ka dy gjëra, e para se juve nuk keni fakte se unë jam armik, se nuk kam qenë asnjëherë armik i partisë, juve përdorni drurin për të nxjerrë ndonjë gjë qoftë edhe të pasaktë, mjafton që të mbushni procesverbalin; e dyta ju jeni të paaftë në detyrat që kryeni, duke menduar se vetëm me dru zgjidhen detyrat. Kështu që konkluzioni im për të gjitha akuzat që janë përpiluar në procesin e Mihallaqit janë të sajuara nga druri dhe torturat çnjerëzore, të cilat janë pa vlerë, përralla dhe i hedh poshtë si të qëllimshme.
    Hazbiu kundër Kerenxhit
    Kështu, ky proces i përgatitur me kujdes pësoi një fiasko të vërtetë.
    Po radhis më poshtë disa nga akuzat kryesore të Mihallaqit dhe përgjigjet e Kadriut:
    Ti Mihallaq dhe Nesti Kerenxhi, - vazhdoi Kadriu, - më akuzoni se unë paskam qenë agjent i zbulimit jugosllav, aq sa, sipas Nestit, në takimin që ai ka pasur me Titon në Pulja të Jugosllavisë, ky i fundit e paska pyetur për mua duke i thënë se Kadriu është kuadër i mirë dhe se duhet ta mbani afër. Kjo, sipas jush, bënte me kuptuar se unë isha rekrutuar nga ata që në kohë të luftës dhe, sipas Mihallaqit, lidhjet më të ngushta i kisha me këshilltarët jugosllavë që ishin në Ministrinë e Brendshme. Duke thënë Nesti Kerenxhi se personalisht Tito interesohej për mua, dhe kjo në mesin e vitit 1946, unë po ju them se ai po tregohet shumë idiot, pasi në atë kohë unë isha akoma i sëmurë nga plaga që kisha marrë në luftë dhe sapo më kishin thirrur për të më emëruar shef të Sigurimit Ushtarak.
    Kështu që deri në atë kohë unë nuk kisha njohur asnjë kuadër të zbulimit jugosllav. Unë po ju pyes juve: kur më njohu mua Tito? Unë atëherë isha një kuadër i thjeshtë në Brigadën V, ndërkohë që për kohën që flisni juve unë nuk isha emëruar akoma. Ku më njohu Tito se unë paskam qenë kuadër i zoti dhe të paska këshilluar ty Nesti që të më mbaje afër!? Apo mos ishin detyra të caktuara për të më afruar mua? Por unë jam i bindur se Tito as nuk e ka njohur emrin tim në atë kohë.
    Të gjitha këto që thotë Nesti janë udhëzime të hetuesve, apo ata lart të kanë thënë me qëllim për të më akuzuar mua. Ata që të kanë mësuar të flasësh kështu i kanë bërë llogaritë gabim, se ty të njeh gjithë Shqipëria që je njeri me shumë fytyra e i ke shërbyer çdo lloj udhëheqjeje, qoftë zbulimeve të vendeve të huaja, ashtu edhe klasave të ndryshme që kanë drejtuar vendin tonë, prandaj nuk ta beson njeri. Kurse unë kam punuar me ndershmëri, e kam dashur partinë dhe kam punuar pa rezerva për të pavarësisht se më sheh këtu, kjo i ka interesuar dikujt.
    Kadri Hazbiu sulmon Mihallaq Ziçishtin
    Po ashtu veproi Kadri Hazbiu dhe para deponimeve të Mihallaq Ziçishtit. Të gjitha deponimet që ky bëri para trupit gjykues, Kadriu i dëgjoi me qetësi dhe me vëmendje të madhe, duke mbajtur shënime për çdo gjë. Pastaj kur mori fjalën iu kthye: Sa për ato që thotë Mihallaqi se paskam qenë unë që i kam mbajtur lidhjet e ngushta me këshilltarët jugosllavë që ishin në Sigurimin e Ushtrisë në vitin 1947, nuk është e vërtetë. Këtë e di shumë mirë dhe vetë Mihallaqi, pasi porsa erdhën këtu këshilltarët jugosllavë, unë nuk i takova fare për faktin se një grup i kuadrove kryesore të Ministrisë së Brendshme ku ishte edhe Mihallaqi, shkuam në shkollën e KGB-së në Moskë, ku u specializuam për një vit. Punën me këshilltarët e bëri Llambi Peçini.(Llambi i përgjigjet se e vërteta është siç thotë Kadriu, pasi unë kam punuar deri në fund me jugosllavët).

    * * *
    Nga ana tjetër, Mihallaqi thotë se kur ishim në BS në vitin 1947-1948 për specializim, qenkam rekrutuar nga KGB-ja si agjent i saj. Sipas tij, menjëherë sa jam kthyer në banesën ku rrinim, i paskam thënë se mua më rekrutuan agjent të KGB-së. Kjo që thotë Mihallaqi është shumë injorante. Jo vetëm kaq, por është e ndërtuar shumë keq dhe në mënyrë shumë diletante. Kështu që ata njerëz që i kanë formuluar këto akuza i kanë bërë të pabesueshme. Unë po e pyes Mihallaqin që është marrë me punë operative, por që nuk është shquar ndonjëherë, sesi ka mundësi që një agjent i porsarekrutuar të shkojë dhe t’i thotë tjetrit, sidomos nga kuadro të sigurimit, ose kushdo qoftë ky, dhe t’i thotë “shiko se unë u bëra agjent i huaj dhe do të jap informacione kundër vendit tim”. Me këtë akuzë ju e ulni veten shumë poshtë dhe vërtetoni më shumë pastërtinë time që gjatë gjithë jetës i kam shërbyer me ndershmëri partisë. Ju, duke nxjerrë një dëshmitar si Mihallaq Ziçishti, që nuk është gjë tjetër vetëm një kurvë e vjetër, nuk bëni gjë tjetër veçse s’keni asnjë bazë që të vërtetoni akuzat kundër personit tim.

    * * *
    Akoma më e turpshme dhe e mbushur me shpifje është deponimi, gjoja, i lojës me zbulimin amerikan e italian për t’i hapur rrugë babait të Halim Xhelos që ishte kuadër i zbulimit amerikan për të na dërguar bandën e Ethem Çakos. Këto janë përralla me mbret, pasi i ati i Halimit kishte ikur duke kaluar kufirin shumë vite më parë se në kohën kur na flet Mihallaqi.
    Kurse për bandën e Ethem Çakos dhe të gjitha bandat e tjera, duke filluar nga Zenel Shehu dhe deri te Hamit Matjani, ka dokumente të sakta që vërtetojnë format e metodat që kanë përdorur organet e sigurimit, të cilat ndodhen në arkivin e Ministrisë së Brendshme dh që me gjithë kërkesat e mija të përsëritura, juve nuk m’i sollët këtu, pasi kini frikë se çdo akuzë kundër meje bie poshtë dhe do të vërtetonte se të gjitha këto janë shpifje e trillime.
    Mbron organet e Sigurimit të Shtetit
    Organet e Sigurimit të Shtetit për kapjen e këtyre bandave të rrezikshme kanë përdorur organizimin dhe forma më të përparuara. Ato kanë punuar në mënyrë të tillë që kishin të dhëna të sakta nga qendra nga ku niseshin këto banda dhe vendin ku do të desantonin ato. Këto i di shumë mirë Mihallaqi, i cili ka punuar edhe vetë në këtë drejtim. Ai e di mirë se nuk ishin vetëm këto banda që dërguan zbulimet amerikane dhe italiane e jugosllave, por ishin qindra banda të tjera të dërguara nga këto zbulime dhe që desantonin në zonat e Veriut për t’u lidhur me bandat e tjera që vepronin brenda territorit të vendit tonë ku kryenin vrasje kuadrosh, sabotonin dhe terrorizonin popullin e këtyre zonave. Prandaj të thuash se dërgimi i këtyre bandave ishte lojë e zbulimeve amerikane për të më bërë mua dhe Mehmetin njerëz të suksesit për të fituar besimin e udhëheqjes së lartë, kjo ka qëllime të caktuara për të hedhur poshtë gjithë punën vetëmohuese dhe plot sakrifica të organeve të Sigurimit, të heronjve e dëshmorëve të këtyre organeve që ranë në përpjekje kundër këtyre bandave. Duke qenë se akuzat kundër meje nuk kanë asnjë bazë ku të vërtetoni qoftë edhe një gjë, sado e vogël qoftë. Kapeni pas bandave që puna kundër tyre ka qenë krenaria e Sigurimit dhe që vetë udhëheqja e lartë na ka përgëzuar me dhjetëra herë për këto suksese.
    Atëherë pasi iu bëra këto sqarime dhe saktësime që, për hir të së vërtetës, jeni të detyruar t’i pranoni unë pyes se nga doli kjo akuzë se e gjithë puna për kapjen e bandave paska qenë lojë e zbulimit amerikan dhe e Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut? Unë nuk çuditem për këtë, pasi kuptohet që dikush lart ka interesa për t’i përdorur këto akuza për t’i mbushur mendjen popullsisë se unë gjithë jetën paskam qenë agjent i zbulimeve të huaja dhe se paskam punuar kundër popullit. Dhe për t’i lexuar këto akuza gjen një njeri si Mihallaq Ziçishti që është i detyruar t’i lexojë me pika e presje siç janë shkruar. Mua më vjen turp kur i dëgjoj këto akuza, por ama më vjen shumë keq kur nga lart injorohen me paturpësinë më të madhe organet e Sigurimit, që ata vetë i kishin quajtur “Heronj të heshtur” dhe i kishin përdorur sipas qejfit të tyre. Por do të vijë një ditë që historia do të hedhë dritë mbi të vërtetën se si ka qenë...



    neser do te lexoni

    Historia e servirur në Gjyqin e Kadri Hazbiut për të vërtetën e bandës së Xhevdet Mustafës. Situata e krijuar kur Kadri Hazbiu u akuzua se kishte pasur lidhje me bandën në fjalë dhe se Xhevdeti kishte ardhur për të dhënë mesazhin për Mehmet Shehun që të vriste veten
    Çfarë deponoi përballë Kadri Hzbiut në atë gjyq anëtri i bandës së Xhevdet Mustafës, Halit Bajrami, i cili kishte mbetur i gjallë. Pse u përdor nga sigurimi dëshmia e njeriut që erdhi me Xhevdet Mustafën dhe që iu fal jeta
    Akuza e bërë ndaj Kadriut për faktin se ka qenë në shtëpinë e Mehmet Shehut vetëm dy orë para vetëvrasjes së tij. Çfarë deponoi Ali Çeno për këtë fakt dhe përplasja e tij me Kadriun kur u kundërshtua nga ky i fundit

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gaz panorama

    --

    gjyqi i prillit 1983

    ditari

    Në faqet e ditarit personal të Gani Kodrës


    Hazbiu në gjyq u shit nga familja e sekretares




    Fatos Veliu
    Oficerët e shërbimit të shtëpisë së Mehmet Shehut, na-tën e 17 dhjetorit 1981 kur ai ndërroi jetë, rrëzojnë pretendimin e truprojës së tij, Ali Çeno, se ky atë mbrëmje ka qenë me shërbim pranë shtëpisë. “E vërteta është, – tregojnë oficerët - se kur Mehmeti u kthye nga mbledhja e Byrosë Politike, shoqërohej nga gjithë grupi i tij i sigurimit.

    Pas kësaj, shefi i grupit, Ali Çeno u largua për në shtëpi. Më vonë ka kërkuar vetë Mehmeti që atë natë me shërbim të ishte Aliu. Pas kësaj ai u kthye sërish vetëm në orën 23:00, kur mori shërbimin. Kjo dëshmi e njerëzve që ishin në vendngjarje e rrëzon akuzën e Aliut në drejtim të Kadri Hazbiut se ai e ka pritur atë në orën 22:30 dhe e ka përcjellë nga dera e pasme për në dhomën e Mehmetit. Gjithçka rreth dëshmisë së oficerëve të sigurimit të familjes së ish-kryeministrit Shehu zbardhet nga ditari i Gani Kodrës pikërisht në numrin e sotëm të gazetës sonë. Ditari, që bëhet i njohur për herë të parë për publikun shqiptar vetëm sot nga redaksia e gazetës “Panorama”, është mbajtur pikërisht nga personi që ka qenë i akuzuar së bashku me Kadri Hazbiun dhe Feçorr Shehun, në të njëjtin gjyq, madje edhe me të njëjtën akuzë. Përveç asaj që sqarojnë oficerët e shërbimit të familjes së Mehmetit kundër Ali Çenos, në numrin e sotëm zbardhen gjithashtu dhe dëshmitë para trupit gjykues të sekretares së Kadri Hazbiut dhe bashkëshortit të saj. Të kërcënuar, ata kanë dëshmuar kundër së vërtetës se Kadriu në orën që pretendohej se kishte qenë në shtëpinë e Mehmetit, kishte qenë pikërisht në festën e familjes së tyre. Pas mohimit që ata i kanë bërë këtij fakti ku Kadriu kishte çelur dhe darkën, ky i fundit është detyruar t’i ofendojë duke u thënë: “Të keni turp se më keni pasur mik në shtëpi atë natë që u vra Mehmeti. Arrini të fyeni edhe zakonin më të shenjtë siç është mikpritja”. Revolta e Hazbiut ka ardhur kur dëshmia e tyre u bashkua me atë të Ali Çenos, të cilat krijonin besim te sajesa se ai, në orën 22:30, kishte qenë në shtëpinë e Mehmet Shehut. Por ngjarja me akuzat kundër Kadriut në gjyq avancon më shumë, duke arritur edhe në dëshmi qesharake të njerëzve të nivelit të ulët arsimor. Kështu, ndër këto dëshmi renditet ajo e berberit të hotel “Dajtit”, i cili për 20 vjet ka qethur Mehmet Shehun. Çudia e dëshmisë së Xhavit Ismailagës ishte se, sipas instruktimit që i kishin bërë, ai pranonte se kishte takuar zv/kryeministrin jugosllav dhe se ky i fundit i kishte kërkuar t’i organizonte takim me Kadri Hazbiun. Ndërhyrja e Kadriut ndaj Ismailagës dhe argumentimet e tij sollën edhe situata komike në sallën e gjyqit. Gjithçka rreth dëshmive të mësipërme të atij procesi ku kryqëzohej ministri më i suksesshëm i Sigurimit të Shtetit përshkruhet pikërisht në shkrimin e mëposhtëm, të marrë saktësisht nga ditari i Kodrës. Ndërkohë që në numrat e mëparshëm jemi njohur me mënyrën e organizimit të atij gjyqi historik, i cili do të hynte në jetën e njerëzve si gjyqi më misterioz i historisë së Shqipërisë komuniste. Salla e sajuar në ambientet e burgut 313. Aty do të mbahej procesi mbi akuzat e shumta që rëndonin mbi Kadri Hazbiun, Feçorr Shehun, Llambi Ziçishtin, Llambi Peçinin, Gani Kodrën, Mihallaq Ziçishtin dhe Xhavit Isamailagën, të cilët ishin ulur radhazi në të njëjtën bankë të akuzuarish. Jemi njohur ndërkohë me akuzat që kanë hedhur mbi Kadriun bashkëpunëtorët e tij të dikurshëm, Mihallaq Ziçishti dhe Nesti Kerenxhi. Replikat e tyre me Kadriun dhe aftësitë e këtij të fundit, i cili megjithëse ishte i torturuar dhe me 6 brinjë të thyera, gjente forca dhe kurajë për të renditur faktet dhe argumentet që rrëzonin çdo sajesë të Prokurorisë së bashku me hetuesinë. Netët që Hekuran Isai kalonte në ambientet e burgut për të ndjekur procesin e montuar dhe lëvizja e tij në mëngjes për të informuar Enver Hoxhën, që kishte shkuar për pushime në Vlorë.

    Çfarë thonë oficerët e shërbimit në shtëpinë e Mehmet Shehut për natën e vdekjes së tij?
    1- Mbasi mbaroi mbledhja e Byrosë Politike mbrëmjen e datës 17.12.1981, rreth orës 21:00 Mehmeti u kthye në shtëpi i shoqëruar nga i gjithë grupi me Aliun në krye. Rreth orës 22:00 Mehmeti doli vetëm në verandë dhe pyeti një oficer të grupit se kush ishte me shërbim atë natë. Oficeri iu përgjigj se ishte zv/komandanti i grupit. “Po Aliu, -pyeti Mehmeti - ku është”? Oficeri u përgjigj se Aliu kishte shkuar në shtëpi. Atëherë Mehmeti i tha oficerit: “Shkoni, gjeni Aliun dhe i thoni që ai sonte të mos rrijë në shtëpi, por e dua që sonte të jetë vetë me shërbim. Pas kësaj porosie të Mehmetit, dy oficerë të grupit u nisën për të gjetur Aliun dhe t’i thoshin për porosinë e Mehmetit. Kur shkuan, nuk e gjetën në shtëpi. Kërkuan në disa lokale dhe më në fund e gjetën me një oficer të grupit diku duke pirë nga një gotë birrë. Ia thanë porosinë dhe ai u kthye menjëherë për të marrë shërbimin në shtëpinë e Mehmetit. Në atë moment, kur ai erdhi në shërbim, ora kishte kaluar 23:00. Kështu që ky trillim ishte shumë i trashë. Aliu do të gënjente se kështu e kishin porositur nën kërcënimin e dajakut.

    * * *
    Shtrohet pyetja përse Mehmet Shehu kërkoi që atë natë në shtëpinë e tij të ishte me shërbim patjetër Ali Çeno? Unë këtë e shpjegoj me shumë arsye, për faktin se unë e njihja shumë mirë karakterin e tij dhe veprimet që bënte kur ishte i shqetësuar për ndonjë gjë. Ai nuk ishte frikacak, por masat për të mos ndodhur ndonjë gjë e keqe ai i merrte gjithmonë, sidomos në raste të turbullta dhe kur kishte dyshime. Mbas mbledhjes së Byrosë Politike që ishte e tensionuar, ai nuhati diçka se diçka mund të ndodhte. Prandaj pyeti për Aliun dhe kërkoi që atë natë në shtëpi me shërbim të ishte patjetër vetë ai, si komandant i grupit të shoqërimit, duke e porositur madje që masat e sigurimit të ishin të forta. Nga ana tjetër, Mehmet Shehu kishte besim shumë të madh tek Ali Çeno. Këtë ai ma kishte thënë disa herë edhe me mua. Më thoshte: “Të gjithë grupin e shoqërimit të oficerëve i kam të mirë, por Aliu ka disa gjëra që më pëlqejnë në zbatimin e urdhrave që jap unë. Kam shumë besim tek ai për çdo gjë. Kjo ishte dhe arsyeja që Mehmeti donte që Aliu të ishte atë natë me shërbim në shtëpi, pasi ai e shihte se gjithçka ishte turbulluar rreth tij.
    Edhe shoferi personal, edhe radisti i Kadriut dëshmuan
    kundër tij
    Dëshmia e Ali Çenos, ku ai akuzonte Kadri Hazbiun se kishte shkuar më datën 17.12.1981 ora 22:30 në shtëpinë e Mehmetit dhe ishte takuar me të nuk kishte bazë të fortë, u hodh poshtë nga Kadriu me argumente, saqë Aliu nuk dinte se çfarë të thoshte tjetër. Atëherë, Hekuran Isai me grupin hetues kishin përgatitur rreth kësaj akuze një grup personash të tjerë, që ishin shoferi dhe radisti i Kadriut, të cilët deponuan: “Kemi shkuar me Kadriun në Bllokun e udhëheqësve rreth orës 21:30, duke hyrë nga rruga e pasme e tij. Kadriu zbriti që në hyrje. Ai eci vetëm në drejtim të Shtëpisë së Partisë, e cila është brenda në Bllok. Aty shkonte zakonisht në darkë udhëheqja e partisë, pihej ndonjë kafe apo luhej me letra dhe bilardo. Afër ose përballë saj gjendej edhe shtëpia e Mehmetit. Ne, - vazhduan radisti dhe shoferi - nuk e pamë se ku hyri Kadriu, në shtëpinë e Mehmetit apo në Shtëpinë e Partisë sepse ishte larg dhe errësirë. Nuk u vonua shumë, ai u kthye pas 30 minutash, hipi në makinë dhe na tha të niseshim për në shtëpinë e sekretares ku ishte i ftuar për darkë dhe që e kishte shtëpinë në Laprakë. Mbërritëm atje pas orës 22:00. Kadriu, i revoltuar nga kjo sajesë e servirur, për të sqaruar të vërtetën kërkoi të pyeteshin edhe të zotët e shtëpisë ku ai kishte qenë për darkë.
    Sekretarja mohoi praninë e Kadriut në festën e familjes
    së saj
    Sipas kërkesës së Kadriut, në gjyq u thirr sekretarja e tij së bashku me të shoqin për ta pyetur rreth darkës së vdekjes së Mehmetit, nëse ishte e vërtetë apo jo se Kadriu kishte qenë në shtëpinë e tyre atë natë. I pyetën burrë e grua se sa kishte qenë ora saktësisht kur kishte shkuar Kadriu. Në fillim u përgjigj e zonja e shtëpisë që kishte qenë sekretarja e Kadriut. Ajo tha: “Ora nuk më kujtohet, por e mbaj mend se Kadriu ka ardhur shumë vonë, kur ne pothuajse e kishim mbaruar darkën”.
    Reagimi i Kadriut ndaj njerëzve më të afërt të punës
    Kur dëgjoi dëshmitë e rreme të shoferit, radistit dhe sekretares me të shoqin, Kadriu mori sërish fjalën. Në përgjigjen e tij, ai tha: “Që të katër këta dëshmitarë gënjejnë. Siç duket nuk i kanë harruar porositë që kanë marrë për mënyrën se si duhej të flisnin. Në radhë të parë unë po ju them se darkën e 17 dhjetorit, kur ka vdekur Mehmet Shehu, nuk kam shkuar fare në Bllok, por kam qenë në shtëpi. Prej shtëpisë sime jam nisur me pak vonesë dhe në orën 21:00 kam mbërritur në shtëpinë e sekretares sime, Elit. Ajo kishte ditëlindjen dhe më prisnin.
    Aty kam qëndruar deri në orët e vona të natës. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë duhet të kishin thënë ata, por nga presioni dhe frika që u kanë futur, pëlqyen më mirë rrugën e gënjeshtrës, sesa rrugën e ndershme. Unë po pyes të zotët e shtëpisë, - vazhdoi Kadriu, - a isha unë që hapa darkën duke ngritur dollinë. Si jua nxë goja të thoni që unë kam ardhur shumë vonë, kur darka kishte mbaruar!? Nuk kam se çfarë t’ju them tjetër vetëm se t’ju vijë turp se shqiptari nuk e ka zakon që të gënjejë, sidomos për mikun kur e fton në shtëpi.

    * * *
    Kështu, të gjitha përpjekjet që Hekuran Isai me grupin hetimor të përbërë nga Thoma Tutulani, Shkëlzen Bajraktari e të tjerë, për të vërtetuar tezën e Enver Hoxhës që Kadri Hasbiu kishte shkuar natën, në orën 22:30, datë 17.12.1981, në shtëpinë e Mehmet Shehut për t’i dorëzuar atij urdhëresat e zbulimit të huaj, dolën bllof. Për atë hipotezë nuk doli asnjë fakt sado i vogël për të vërtetuar atë që kërkonte Enver Hoxha. Kjo ndodhi se e vërteta ishte krejt ndryshe dhe se të gjitha ato që thuheshin ishin të sajuara.
    Nga akuzat bajate në sallë shkaktohej dhe humor
    Kadri Hazbiun do ta prisnin në vazhdim të atij procesi shumë akuza të tjera, disa prej të cilave ishin shumë diletante. E vërteta është se përgjigjet e zgjuara të Kadriut për mënyrën si u kundërvihej akuzave bajate, në mjaft raste të bënin për të qeshur.

    * * *
    Po përshkruaj një rast. Në grupin tonë të të akuzuarve kishim edhe Xhavit Ismailagën, i cili akuzohej se ishte rekrutuar nga zbulimi jugosllav. Xhaviti ishte punëtor dhe kishte shumë vite që ushtronte profesionin e berberit në hotel “Dajti”. Tek Xhaviti qetheshin të gjithë anëtarët e Byrosë Politike dhe të Komitetit Qendror të Partisë. E veçanta ishte se për më shumë se 20 vjet ai qethte Mehmet Shehun. Madje më parë kishte qethur edhe Enver Hoxhën. Në akuzën që prokurori i përgjithshëm i bëri Xhavitit, ndërmjet të tjerave tha: “Xhavit Ismailaga ka qenë në shërbim të zbulimit jugosllav. Ai është rekrutuar prej tyre duke u shpërblyer me 500 lekë të vjetra dhe u ka dhënë informata të vazhdueshme për udhëheqësit e partisë. Pastaj, prokurori Rrapi Mino e pyeti përsëri Xhavitin: “Përveç këtyre 500 lekëve, a të kanë dhënë jugosllavët para të tjera”? Xhaviti iu përgjigj: “Përveç këtyre 500 lekëve që më rekrutuan nuk më kanë dhënë para të tjera”.

    * * *
    Ishte për të qeshur kur thuhej se për 500 lekë të vjetra jugosllavët rekrutonin një person, i cili kishte lidhje me të gjithë udhëheqësit. Berberi i qethte ata qoftë në hotel “Dajti”, ku punonte, qoftë në shtëpitë e tyre. Ai dinte edhe hallet që ata kishin në familje. Akuzohej se nga bisedat që bënte me ta mësonte gjëra që mund t’i vlenin shërbimit jugosllav.
    Kjo ishte një gënjeshtër për vetë faktin se Xhaviti nuk ka qenë asnjëherë agjent i shërbimit jugosllav, përkundrazi ai ishte bashkëpunëtor i organeve të sigurimit i ngarkuar me detyra të caktuara. Gjatë pyetjeve që kryetari i trupit gjykues i bënte rreth aktivitetit të tij “armiqësor”, Xhaviti u pyet për vitin 1973, kur në Shqipëri kishin ardhur për një vizitë zyrtare zv/kryeministri i Jugosllavisë së bashku me një ministër. Kryetari i trupit gjykues e pyeti nëse zyrtarët jugosllavë kishin shkuar te ai për t’u qethur. “Na thuaj, -i thanë- se çfarë kanë kërkuar ata prej teje”. Xhaviti u përgjigj: “Më kujtohet mirë që ata më thanë: “Ti Xhavit duhet të na mundësosh patjetër një takim me Kadri Hazbiun në ndonjë vend dhe ky takim duhet të bëhet sa më shpejt”.

    * * *
    Me gjithë insistimin e Kadriut për t‘iu përgjigjur kësaj pyetje, kryetari i trupit gjykues, Aranit Çela, nuk e lejonte. I thoshte: “Tani nuk ke të drejtë. Ty të takon të flasësh kur të pyesim ne”. Këtu duhet të shtoj se në shumë raste gjatë seancave ka pasur replika dhe debate të ashpra ndërmjet Kadriut dhe Aranit Çelës, saqë ky i fundit e ka përzënë edhe nga salla Kadriun. Debatet dhe replikat ndërmjet Kadriut dhe Aranitit ishin më shumë për të drejtat e të pandehurit. Kadriu insistonte shumë herë me forcë që të pyeste dëshmitarin e akuzës duke thënë: “Më takon të flas dhe të pyes dëshmitarët sepse unë nuk kam avokat dhe mbrojtjen e bëj vetë”. Araniti i thoshte: “Ulu dhe mos fol se të nxjerr përjashta nga salla. Kadriu nga ana e tij, me atë vendosmërinë që e karakterizonte, ia kthente: “Ti nuk ke të drejtë të më ndalosh të drejtën e fjalës, prandaj do të flas”.
    Atëherë Araniti i tha: “Dil jashtë nga salla”, dhe Kadriu iu përgjigj: “Me gjithë qejf”, dhe doli i qetë, pa e prishur fare gjakun.
    Kadriu i kundërvihet berberit të Mehmetit
    Megjithatë, Kadri Hazbiu iu përgjigj të nesërmen akuzës që i bënte Xhavit Ismailaga, duke e quajtur një shpifje të çuditshme dhe vetëm një njeri pa mend në kokë mund të pranojë të thotë një akuzë të tillë. Sa mori fjalën Kadri Hazbiu iu përvesh jo vetëm Xhavitit, por edhe trupit gjykues me domethënien se po merreshin edhe me gjëra krejt absurde. Konkretisht ai iu drejtua Xhavitit me fjalët: “Unë po e pyes Xhavitin nëse kemi qëndruar ndonjëherë së bashku që të kemi bërë muhabet, ose të paktën të kishim pirë një kafe? Kjo nuk ka ndodhur kurrë, pasi unë jo vetëm që nuk kam ardhur asnjëherë në hotel “Dajti”, por as më keni qethur ndonjëherë. Ne të dy nuk kemi pasur ndonjë njohje, përveç ndonjë përshëndetjeje kur shiheshim në rrugë. Atëherë unë kam të drejtë të pyes se si ka mundësi që dy qeveritarë jugosllavë vijnë e të thonë ty: na krijo një takim me Kadri Hazbiun, kur ti me këtë Kadriun nuk kishe dy pare muhabet? Ku u bazuan këta të dy zotërinj qeveritarë jugosllavë që të thoshin ty për t’u takuar me mua, kur ata po të donin më takonin edhe në ndonjë pritje zyrtare të organizuar për nder të tyre. Këto akuza që bëhen janë për të qeshur dhe të gjithë kanë të drejtë të thonë që janë budallallëqe të trasha, që janë sajuar për t’u përdorur nga një njeri pa shkollë si Xhaviti. Unë i them Xhavitit që po qe se është i zoti dhe nësë këto që ai thotë janë të vërteta, le t’i faktojë duke m’i hedhur poshtë këto që them unë. Më vjen keq se ti nuk je gjë tjetër vetëm një robot që të kanë mësuar një fjalë, të cilën ti e përdor vazhdimisht. Por ti nuk ke faj, fajin e kanë të tjerët që të kanë bërë ty viktimë të tyre...




    Akuza e Ali Çenos ndaj Hazbiut

    Ish-truproja e Mehmet Shehut, i detyruar nga presioni i jashtëzakonshëm dhe nga torturat e tmerrshme që ishin bërë ndaj tij në gjyq, u detyrua të pohonte versionet zyrtare që ishin ngritur për Kadri Hazbiun se ai ishte takuar me Mehmetin pak çaste para vdekjes së tij. Sipas Gani Kodrës kjo bëhej nga akuza dhe hetuesia për të ngritur versionin se Mehmeti ishte vetëvrarë vetëm pasi kishte marrë mesazhin e ardhur nga jashtë me Xhevdet Mustafën. Pikërisht atë mesazh, i cili sipas versionit zyrtar urdhëronte Mehmetin që si ti linte detyrat dhe instruktimet Kadri Hazbiut duhej të vetëvritej. Konkretisht Aliu deponoi: “Më datën 17.12.1981, natën kur u vetëvra Mehmeti, në orën 22:30 erdhi në shtëpinë e tij Kadri Hazbiu. Ai nuk hyri nga porta kryesore, por u fut nga dera e kuzhinës, e cila ishte pas shtëpisë. Ngjiti shkallët, shkoi në studion ku punonte Mehmeti, qëndruan për pak kohë të dy vetëm dhe pastaj iku. Aliu shtoi se “Kadriun e prita unë kur erdhi, po ashtu e përcolla kur iku nga dera e kuzhinës. Atë nuk e pa njeri tjetër”



    Neser do te lexoni

    Situata e krijuar në sallën e gjyqit kur Kadri Hazbiu pranoi se në vitin 1956 ishte dhënë një urdhër për të ndërprerë zbulimin mbi jugosllavët. Argumentet e tij bindëse se atë urdhër e kishte dhënë vetë Enver Hoxha dhe pas tij, Hysni Kapo kishte lëshuar udhëzime me shkrim
    Dëshmia e njërit prej njerëzve të vjetër të Sigurimit të Shtetit, Rexhep Kollit, i cili solli shumë akuza kundër Kadri Hazbiut. Kundërveprimi i Kadriut, i cili duke i treguar fakte dhe detaje Rexhepit, arriti të akuzonte deri edhe Enver Hoxhën. Gjendja e rënduar fizike që iu krijua atij pas ndërhyrjes së Hazbiut
    Zyra misterioze e krijuar në selinë e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, e cila kontrollonte gjithë veprimtarinë e Sigurimit dhe që varej direkt nga autoritetet më të larta të partisë. Denoncimi që Kadriu i bëri Rexhep Kollit, i cili kishte drejtuar këtë zyrë për eliminimet e urdhëruara nga Enveri

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shkelqim lazaj
    intervista

    Truproja e Hazbiut tregon për letrën misterioze të Ballukut, para se të pushkatohej


    “Në qeli Balluku i kërkoi leje Hazbiut për t’i shkruar Enverit”




    Fatos Veliu
    Shkëlqim Lazaj, ish-truproja e Kadri Hazbiut, flet për herë të parë për publikun mbi detaje deri tani të panjohura, të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë e ish-ministrit “të hekurt”.

    Në intervistën e numrit të parë, dhënë ekskluzivisht për gazetën “Panorama”, Lazaj mori përsipër që nëpërmjet dëshmisë së tij, të hedhë dritë mbi faktin shumë të përfolur në opinion, që Beqir Balluku ka kërkuar dhe ka mundur të shkruajë një letër të posaçme për Enver Hoxhën. Për atë letër është folur shumë, madje së fundmi thuhet se ajo nuk ka shkuar kurrë në dorë të Enver Hoxhës. Këtë gjë e deklaroi kohët e fundit gjatë një interviste televizive edhe vetë i biri i Hoxhës. Pikërisht, Shkëlqim Lazaj deklaron se, jo vetëm që është e vërtetë se Beqiri e ka shkruar atë letër, por siguron ta ketë transportuar ai vetë nga burgu. Lazaj për këtë, fajëson me një mllef të dukshëm tre nga figurat kryesore të asaj kohe; Ramiz Alian, Nexhmije Hoxhën dhe Hekuran Isain. Konkretisht, në vijim të rrëfimit të nisur një numër më parë, do të njihemi me momentin e hyrjes së Kadri Hazbiut në mesnatën e tetorin të vitit 1975 në ambientet e burgut të sigurisë së lartë nr/313, ku rrinin të izoluar Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako dhe Rrahman Parllaku. Çfarë ndodhi me drejtorin e burgut kur mësoi për vizitën surprizë të ministrit. Takimi që Kadriu bëri me personelin e hetuesisë dhe atë të burgut në dhomën e posaçme të hetimit. Lëvizja e Shkëlqimit në korridoret e burgut deri kur befasisht përballet me qelinë e Beqir Ballukut. Çfarë bisedoi me të. Vizita e Hazbiut në qelinë e tij dhe çfarë i kërkoi Ballukut. Porositë që la te personeli për trajtimin e tij, si dhe për t’i mundësuar letrën që ai kishte kërkuar të shkruante. Çfarë ndodhi më pas me atë letër që Shkëlqim Lazaj, i dërguar nga Hazbiu, e mori mesnatën e ardhshme... etj.
    Zoti Lazaj, çfarë ndodhi mesnatën e tetorit të vitit 1975, kur Kadri Hazbiu, i shoqëruar nga ekipi i hetimit të grupit të Beqir Ballukut, shkuan në burgun nr/313 ku mbahej Balluku.
    Ishte mesnatë. Ora po shkonte 02:00. Makina e ministrit të brendshëm, Kadri Hazbiu, hyri në portën kryesore të burgut të sigurisë së lartë nr/313. Sipas rregullave, Hazbiu u drejtua për te oficeri i rojës për të dorëzuar armatimin personal dhe fishekët, ashtu siç do të bënim të gjithë ne që vinim pas tij. Drejtori i burgut doli menjëherë te porta e oborrit për të pritur me nderime Kadriun. Bisedoi diçka me të dhe bëri hapa para duke i drejtuar rrugën ministrit. Filloi të ngjisë shkallët e godinës, që ndodheshin në krahun e djathtë të oborrit, dhe u ngjit për në katin e dytë. Këto lëvizje i vijoi edhe Kadriu, i cili shoqërohej nga Feçorri dhe hetuesit e tjerë të çështjes “Balluku”. Ishte gjysmë errësirë pasi dritat e korridoreve dhe të oborrit dukeshin shumë të zbehta. Ose ndoshta më dukeshin mua kur mendoja se gjendesha në burg. Ata të gjithë u ngjitën në katin e dytë. Drejtori, i cili shoqërohej edhe nga komandanti i rojeve dhe oficeri i shërbimit, na shoqëroi drejt një dhome, që quhej dhoma e hetuesisë, sepse ajo përdorej vetëm për hetuesit teksa merrnin në pyetje të burgosurit. Unë, si gjithnjë, ecja vetëm një hap mbrapa Kadriut dhe pas meje vijonin gjithë të tjerët. Të gjithë zunë vend. Unë, siç kisha detyrën, ndenja te dera, e cila qëndroi e hapur gjatë gjithë kohës. Ndërsa Kadriu filloi të pyeste drejtorin dhe të tjerët për problemet që i shqetësonin, unë fillova të bëja ecejake nëpër korridor duke ndenjur shumë afër derës ku ndodhej ministri.
    Përse u mblodhën aty?
    Unë kisha detyrën time dhe dija aq sa më takonte. Për atë rast, mund të them se, Kadriu i mblodhi të gjithë ata njerëz për diçka shqetësuese. Unë nuk dija se për çfarë u fliste, por vëreja që ai i udhëzonte dhe i pyeste për shumë probleme që lidheshin me hetimet dhe rregullat e burgut. Më vonë kuptova se ishin mbledhur për problemin e Beqir Ballukut.
    Si arritët në këtë konkluzion?
    Sepse pashë si vijuan veprimet e mëtejshme të tyre. Siç thashë, unë fillova të bëja ecejake nëpër korridor teksa ministri bënte udhëzimet. Gardianët nuk po më thoshin gjë se mund të shkelja rregullat e lëvizjes nëpër korridore, pasi isha truproja e Kadri Hazbiut dhe ata më konsideronin njeri tepër të besuar. Gjatë kësaj kohe fillova si pa kuptuar të ngjisja shkallët që të çonin në katin e tretë të po asaj godine. Kështu, në pak çaste, unë isha në korridorin e një kati më lart. Në atë moment pashë në njërin krah të korridorit, katër qeli, të cilat ishin me dyer gjysmë të hapura. Para tyre rrinin në gatishmëri të plotë gardianët përkatës.
    Patë se kush ishin brenda tyre?
    Patjetër që pashë. Unë i nxitur nga kureshtja u afrova shumë afër portave gjysmë të hapura. Ishte gjysmë errësirë pasi në tavan ishte varur një llambë elektrike me një dritë shumë të zbehtë. Si zgjata kokën, çuditërisht dhe befasisht pashë siluetën e Beqir Ballukut. Ç’të shikoja?! Nuk po u besoja syve nga gjendja si ishte katandisur ai. Gjithë ai trup, i veshur me rroba vere ushtari, i “stampuar” në një karrige të palëvizshme. Këmbët i kishte të lidhura dhe të ndera përpara, ndërkohë që duart qarkonin mbështetësen e karriges pasi i kishte të lidhura mbrapa saj. Në kokë i kishin mbërthyer fort një skafandër metalike. Ishte diçka shumë e dhimbshme teksa shikoje atë njeri në atë gjendje, i cili vetëm pak kohë më parë kishte qenë burrë shteti dhe gëzonte një respekt të madh, jo vetëm në popull, por edhe në radhët e udhëheqjes.
    Komunikuat me të?
    Nuk m’u durua, i fola menjëherë me një zë të mbytur, pa marrë parasyh rregullat që duhej të zbatoheshin rigorozisht. “Beqir, si je?” Ai, kur më njohu mu përgjigj që brenda qelisë; “Çim, ti je!? Vetëm ke ardhur”? “Jo” i thashë. E bëra këtë që të kuptonte se me mua ishte dhe ministri. Kur i thashë që nuk kisha ardhur vetëm ai menjëherë vazhdoi; “Sa mirë ke bërë që ke sjellë dhe ministrin”. Në atë çast bërtiti gardiani, jo vetëm duke e urdhëruar, por edhe duke e ofenduar; “Pusho ti! Je i burgosur dhe nuk të lejohet të flasësh”! Të them të drejtën sa nuk më ra tavani në kokë kur dëgjova këtë arrogancë të gardianit. Ishte e rëndë të komunikoje ashtu me Beqir Ballukun. Megjithatë, unë u largova menjëherë.
    Po te qelitë e tjera, a patë se kush ishte?
    Nuk mund të shikoja më shumë, pasi nuk më lejohej, pavarësisht për detyrën që kryeja.
    Pse, kush mund t’ju ndalonte?
    Po të merrte vesh Kadri Hazbiu për një lëvizje të pamenduar, mos kujto se do të të falte lehtë. Ai nuk të lejonte të veproje ndryshe nga aq sa rekomandohej. Kështu që pas largimit nga qelia e Ballukut, nuk më shkoi ndërmend të shikoja tre qelitë e tjera, pasi nuk kishte dyshim se ishin të Petrit Dumes, Hito Çakos dhe Rrahman Parllakut. Më pas, nuk dija si t’ia thosha Kadriut që kisha qenë te Beqiri, pasi kisha frikë se do të më bërtiste.
    Po si vepruat?
    Me zemër të ngrirë shkova në dhomën e katit të dytë, ku Kadriu vazhdonte akoma bisedën. Më pas ai zgjati veshin drejt meje, siç bënte sa herë që unë hyja në mes të ndonjë takimi në raste kur kisha ndonjë lajm, dhe ia them lehtë në vesh. Por ai ma hoqi të gjithë barrën e ankthit që më kishte pushtuar duke më thënë; “Mirë, mos çaj kokë se do të shkojmë të gjithë pas pak”. Kështu i lehtësuar dola sërish te dera, duke e lënë Kadriun të vazhdonte konsultën e nisur para 30 minutash.
    Shkuan ata pas kësaj?
    Nuk kaloi as pesë apo dhjetë minuta kur ata dolën njëri pas tjetrit. Në krye printe Kadriu, i udhëhequr nga drejtori i burgut dhe komandanti i rojeve. Ora duhet të kishte kaluar 02:00. Drita e zbehtë e korridoreve të burgut, ecja e atyre burrave nëpër shkallët e katit të tretë, e bënte më të mistershme situatën. Unë ecja mbrapa njeriut të fuqishëm të shtetit të asaj kohe dhe të them të drejtën, nuk po e përmbaja durimin deri sa të mbërrinim sërish te qelia e Beqir Ballukut. Ishin momente emocionuese, sepse nuk dija si do të reagonte Kadriu para ish-njeriut të dytë të qeverisë Balluku. Nuk vonoi shumë dhe u ndodhëm para derës së Beqirit. Në ato çaste dëgjohej qartë zëri i Hito Çakos, i cili bërtiste i nervozuar duke thënë; “Ju q... nënat, dhe zog të isha nuk do të mund të lëvizja dot si më keni bërë! Ah ju q.... nënat!”. Ndërkaq Kadriu kishte hyrë brenda qelisë së Beqirit dhe ndodhej një hap larg karriges së paluajtshme ku ai ishte i lidhur me pranga, sikur të rrezikonte të fluturonte...
    E mësuan Petrit Dumja, Hito Çako dhe të tjerët për mbërritjen e Kadriut në qelinë e Beqirit?
    Megjithëse dyert e tyre ishin të hapura, ata as që mund ta mendonin se pak hapa larg qelive të tyre ishte Kadriu, dhe këtë nuk e mësuan asnjëherë.
    Çfarë i tha Beqirit?
    Kur Kadriu e pa në atë gjendje, ndjeva se iu dhimbs, aq sa nuk mund ta shprehte dot. Në atë moment dha urdhër që ta zgjidhnin. Një roje nxitoi me çelësa në duar dhe ia hoqi të gjitha prangat në këmbë dhe në duar, madje i hoqi edhe skafandrën. Pas kësaj, Beqiri filloi të fërkojë duart. Ishte një skenë që askush nuk do të donte ta shikonte. Kyçet e duarve të tij, të skuqura nga prangat, nuk po gjenin qetësi nga fërkimet. Ai rrinte i heshtur dhe shikonte herë pas here nga Kadriu, i cili dukej se nuk ishte aspak i kënaqur me trajtimin e tij.
    Çfarë bisede bënë pas kësaj?
    Kadriu, si ndenji disa çaste e pyeti; “Beqir për çfarë ndihme ke nevojë nga unë”?
    “Në radhë të parë, do të të kërkoja të më ndihmoje që të më sillnin syzat, sepse siç e shikon, m’i kanë hequr. Ti e di se unë nuk shikoj mirë” tha Beqiri. “Pastaj do të të kërkoja të më mundësonin të paktën një pjatë supë në ditë, pasi këto ushqimet që më sjellin, ma acarojnë më shumë sëmundjen e sheqerit dhe të zemrës, pasi unë vuaj prej vitesh. Më duhen të paktën disa cigare në ditë, se unë i kam pirë shumë dhe nuk mund ta përballoj dot ndërprerjen e tyre në gjendjen që jam. Problem shoku Kadri, kam edhe çështjen e urinimit, pasi nuk na e mundësojnë sipas nevojave. Të paktën të kishim këtu në qeli një urinor”.
    I miratoi Kadriu ato kërkesa?
    Patjetër që i miratoi, pasi preokupimi i tij ishte për të ndihmuar ish-kolegun, dhe jo si bënë të tjerët kur u prangos pas disa vitesh edhe vetë Kadriu. Ai tepër i interesuar, iu drejtua drejtorit të burgut dhe komandantit të rojeve që rrinin si të ngrirë në këmbë te dera dhe u tha; “Beqir Balluku është një i arrestuar me motivacion të rëndë politik dhe sipas rregullave duhet të jetë i mbikëqyrur në qelitë e sigurisë së lartë. Por, nuk duhet të harrojmë se nuk është pa të drejta. Ne që përfaqësojmë shtetin kemi detyrë që sipas rregullave t’i plotësojmë kërkesat e tij, të cilat i ka të drejta, dhe që i takojnë. Në radhë të parë”, tha duke u kthyer nga një tel rezistencë që ishte në cep të qelisë, i cili nuk të linte dyshim se rrinte kot, sepse edhe dorën të vije mbi të, nuk të digjte fare, “duhet të largohet ai ngrohës formal dhe t’i sillet një ngrohës më i mirë që të bëjë efekt në qeli”. Ndërsa drejtori i burgut mbante shënim, Kadriu vazhdonte; “duhet që çdo ditë t’i jepet një pjatë me sup të ngrohtë pasi kjo është e drejta e tij e siguruar me ligj, një paketë me cigare çdo ditë dhe një urinor në qeli.
    Po në lidhje me letrën që Beqiri donte të shkruante për Enver Hoxhën u fol në atë takim?
    Këtu ishte e gjithë puna, dhe unë mendoj se kjo ka qenë arsyeja që edhe Kadriu mundi të bënte personalisht vizitën në qelinë e tij. Beqiri, ndër të tjera, u shpreh se kishte nevojë edhe për një laps dhe një copë letër, pasi donte patjetër të shkruante një letër për ta dërguar drejt Komitetit Qendror të Partisë. Për këtë gjë Kadriu në mënyrë të veçantë, porositi drejtorin që ditën e nesërme t’i siguronte letrën dhe stilolapsin, dhe ta lejonte të shkruante ato që mendonte. Atë letër do ta merrte drejtori dhe do ta mbante në një zarf. “Nesër”, tha Kadriu, “rreth kësaj ore, do të dërgoj Shkëlqimin për ta marrë dhe për ta sjellë në ministri. Që andej do ta dërgojmë për ku ka dëshirë Beqiri. Letra të mos jetë më shumë se 2-5 faqe”. Nga kjo mundësi që iu dha, Beqiri ngeli shumë i kënaqur.
    Pas kësaj u largua?
    U largua nga qelia dhe doli në korridor. Të gjithë të pranishmit i shkonin mbrapa si në turmë. Dëgjoheshin vetëm kërcitjet e prangave të Beqirit, i cili po lidhej sërish nga gardiani. Kadriu, si doli në korridor, u kthye nga ata që e shoqëronin e kryesisht nga drejtori i burgut dhe i pyeti; “ Do ta vazhdojmë këtu mbledhjen apo të shkojmë sërish në zyrën që ishim”? “E vazhdojmë këtu” thanë ata, “s’ka problem”. “ Atëherë pa e zgjatur” vijoi ai, “po ju them për ato që patë vetë. Beqir Balluku e kishte qelinë mizerabël. Çdo gjë që thamë, t’i sigurohet brenda ditës së nesërme”. Drejtoi vazhdonte të shkruante çdo gjë që i thuhej.
    Çfarë ndodhi më pas?
    Atë natë u larguam për në shtëpi. Kur e çova Kadriun në shtëpi, ora po shkonte 04:00 e mëngjesit. Më pas shkova në shtëpinë time pasi s’e kisha larg prej asaj të tijës dhe mora një sy gjumë sepse në orën 06:00, duhej të isha sërish në oborrin e shefit, i cili nisej menjëherë për në zyrë në orën 07:00.
    E morët letrën të nesërmen?
    Siç të thashë, sa gdhiu, ne ndoqëm sërish programin rigoroz të përditshëm. Ndërsa u largua dita si gjithë të tjerat, erdhi darka. Në një moment, Kadriu hyn në zyrë për të më dhënë të kuptoja që kishte ardhur momenti se duhej të shkoja në burg për të marrë letrën e Beqirit. Unë nga ana ime i dhashë të kuptonte që duhej pritur dhe pak. Çdo gjë bëhej me sekretin më të madh. Me kërkesën e tij, e urdhëruam sërish shoferin që të largohej, sepse do të lëviznim me makinën tjetër. Aty nga ora 24:00, hipëm sërish në makinën pa targë, por këtë herë ishim vetëm Kadriu, unë dhe shoferi. Makina shkoi një herë në shtëpinë e Kadriut. Pas zbritjes së tij neve u kthyem sërish për në Burgun nr/313. Sa hymë në oborr priste drejtori i burgut, i cili kur na pa shkoi menjëherë në zyrën e tij për të hapur kasafortën. Pas pak çastesh e solli letrën në dorën time. Pas kësaj morëm sërish rrugën për në drejtim të shtëpisë së Kadriut, i cili na priste në zyrën e tij në katin e parë të vilës.
    I hapur ishte zarfi?
    I hapur.
    Po çfarë shkruante?
    Ç’rëndësi ka tani se çfarë shkruante. Ai kishte shkruar 4 faqe të tëra dhe i drejtohej direkt Enver Hoxhës. Fliste për shumë probleme, por theksonte edhe për shkaqet e tyre, madje vinte edhe emra mbi ato shkaqe.
    Çfarë bëri Kadriu?
    Kadriu vendosi syzet dhe e lexoi me vëmendje. Pas kësaj e vendosi në çantën e zezë të tijën të cilën e mbante kudo me vete dhe të nesërmen ja dorëzoi sekretares së kabinetit. “ Na - i tha - shtype në dy kopje dhe protokolloje”. Ajo e protokolloi menjëherë.
    Ju thoni se nuk ka shkuar në dorën e Enver Hoxhës?
    Këtë gjë e kam marrë vesh kohët e fundit. Një gjë të tillë e përsëriti dhe i biri i Enverit kohët e fundit në një intervistë që dha në një televizion privat.
    Dyshoni se sekretarja mund të mos e ketë nisur në drejtim të Komitetit Qendror?
    Asnjëherë nuk ndodhte kjo gjë, pasi nuk kishte njeri që të guxonte deri këtu.
    Kush mendoni se mund të ketë qenë shkaku që ajo letër nuk ka shkuar kurrë në dorën e Enver Hoxhës?
    Shqipëria ka pasur tre njerëz që e kanë drejtuar në mënyrë të poshtër. Këta janë; Nexmije Hoxha, Ramiz Alia dhe Hekuran Isai. Ata e kanë penguar edhe letrën që të shkojë në dorën e Enver Hoxhës...
    vijon nesër






    Hazbiu si kreu i sigurimit, i varur nga Alia

    Eshtë një e vërtetë historike që të jep atë që ka ndodhur dhe çfarë ishte në të vërtetë Sigurimi i Shtetit. Kjo e vërtetë që duhet të njihet mirë është se, pranë Komitetit Qendror të Partisë ndodhej një sektor i posaçëm, që merrej me organet e sigurimit, prokuroritë dhe gjykatat. Ky sektor përbëhej nga drejtues dhe inspektorë të zgjedhur nga Byroja Politike. Ky sektor varej direkt nga sekretari i Komitetit Qendror të Partisë, që ishte zëvendësi direkt i Enver Hoxhës. Për vite me radhë është drejtuar nga Hysni Kapo, dhe më vonë është drejtuar nga Ramiz Alia. Detyra e këtij sektori ishte kontrolli dhe drejtimi i gjithë punës në organet e Punëve të Brendshme, të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Gjykatës së Lartë. Ky sektor, në emër të sekretarit të Parë të Komitetit Qendror, Enver Hoxhës, lëshonte dhe jepte direktiva dhe udhëzime për të gjitha organet vartëse. Asnjë arrestim apo gjykim nuk mund të bëhej pa marrë miratimin e këtij sektori. Gjithashtu, çdo emërim i kuadrove të lartë duhej të bëhej nga ky sektor.



    neser do te lexoni

    Si nisi historia e bandës së Xhevdet Mustafës. Ku pritej ajo dhe ecejaket e përditshme të Kadriut me Hekuran Isain, për në Velipojë.
    Pse pas disa kohësh, Kadri Hazbiu filloi ta bënte i vetëm rrugën e Velipojës. Kush e këshilloi Hekuranin që të shmangej nga ai.
    Zhvillimi i ngjarjeve mbi të dhënat e bandës së pritshme, aq sa truprojave të vipave kryesorë, u shpërndanë fotografitë një muaj e gjysmë para zbarkimit


    gazeta panorama

  10. #10
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Orët e ankthit të Kadri Hazbiut përballë Xhevdet Mustafës në Lushnjë.



    Prania e Kadri Hazbiut në vendngjarjen e ekzekutimit të Xhevdet Mustafës, ku ai dëgjoi personalisht thirrjen prej tij se pranonte në bisedime vetëm Kadri Hazbiun, fillimisht u njoh nga opinioni si kuriozitet.


    Por, një vit më pas, kur ministri historik i sigurimit të shtetit komunist u prangos nga Enver Hoxha me akuzat më të rënda të kohës, një ndër alibitë e stërholluara për të dhe që u bë bazë për të mbrojtur akuzën, ishte edhe fakti i përdorur nga Xhevdeti në momentet e fundit para ekzekutimit. Pikërisht aludimet e mëtejshme sollën për opinionin lloj-lloj hipotezash rreth të vërtetës së veprimeve të Kadri Hazbiut.

    Zoti Lazaj, intervistën e numrit të kaluar e ndërpremë në çastin kur Kadri Hazbiu, që ishte i deleguar në një konferencë partie në Elbasan, mësoi lajmin se banda e Xhevdet Mustafës, e cila pritej me tension prej dy muajsh, kishte zbarkuar duke përgjakur rrugën e Divjakës. Ku shkoi Kadriu pasi u nis urgjent nga Elbasani, pas lajmit të marrë?
    Makina e Kadri Hazbiut e ndaloi shpejtësinë vetëm në oborrin e Ministrisë së Mbrojtjes. Pasi ndaloi në vendin e posaçëm, ai zbriti sa hap e mbyll sytë e u ngjit me shpejtësi drejt katit të dytë ku kishte zyrën e tij. Ndërkaq, në zyrë mbërriti shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Veli Llakaj, i cili shumë shkurt raportoi për urdhrin që i kishte dhënë ushtrisë për të kaluar në “gatishmëri numër një”. Kjo do të thoshte se të gjithë ushtarakët në atë çast ndodheshin në llogore, gati për luftë. Pas kësaj, Kadriu kërkoi sqarim në lidhje me bandën që kishte zbarkuar pak çaste më parë. Unë ndërkaq, mbarova punë në zyrën e Kadriut, ku shkova për të çuar çantën e për të rregulluar mbajtësen e pardesyve, pasi ai iku me shpejtësi. Por, nga sa mësova më vonë, Llakaj i komunikoi Hazbiut se njëri nga anëtarët e bandës ishte dorëzuar i gjallë, ndërkohë që një tjetër me emrin, Sabaudin Haznedari, që kohë më parë ishte arratisur nga Korça, kishte ngelur i vdekur në Rrogozhinë. Gjithashtu u raportua se një polic ishte vrarë jo shumë larg Divjakës.
    Ndërkaq, Kadriut i vjen urdhri nga Komiteti Qendror, pra nga Enver Hoxha, që të nisej menjëherë për në vendngjarje me pretekstin se ai kishte aftësi drejtuese në operacione të këtilla, si kuadër i aftë zbulimi që ishte.
    Si e mësuat këtë fakt juve?
    Unë nuk mësova gjë aty për aty por vetëm pashë që pa kaluar as 10 minuta si shkoi në zyrë Kadriu erdhi sërish te makina ku rrija unë me shoferin në gatishmëri për çdo rast. Pastaj kur shkuam afër Rrogozhinës dhe rrugës takuam Hekuran Isain i cili kthehej për në Tiranë i pirë, Kadriu i tha se ishte nisur urgjentisht me porosi direkt të shokut Enver sepse kishte zbarkuar banda e Xhevdetit. Pas këtyre episodeve dhe bisedave të shkëputura nuk doje shumë logjikë për të bërë lidhjet.
    Si vijoi Historia?
    Kadriu, siç thashë, nuk ndenji në zyrë as 10 minuta, por u nis me makinë drejt Lushnjës. Kur arritëm në Rrogozhinë mësoi se anëtari i bandës që ishte dorëzuar quhej, Halit Bajrami, dhe në ato momente ai ndodhej në qendrën e zjarrfikëseve të qytetit pasi atje ishte dorëzuar. Ndërkohë, Sabaudin Haznedari, sapo ishte vrarë. Ne pas kësaj u nisëm menjëherë për në repartin e zjarrfikëseve ku ndodhej Bajrami. Oborri ishte i mbushur me dhjetëra makina policie, ndërkohë që qindra njerëz kureshtarë kishin qarkuar kangjellat rrethuese. Kur erdhi makina e Kadriut, të gjithë lëvizën nga vendi dhe u bënë më shumë kureshtarë për të parë këtë të fundit.
    Çfarë bëri Kadriu?
    Ai ishte tepër i tensionuar dhe i mërzitur.
    Pse ishte kaq i tensionuar, nuk i dukej normal një veprim i tillë?
    Sigurisht që jo, se atij i dukej tabu fakti që vinte një bandë dhe kërkonte të realizonte qëllime në dëm të shtetit komunist. Me sa kuptova unë e mërziste edhe fakti që edhe pse ishin vitet ’80 dhe shteti kishte treguar se nuk tundej kollaj nga ai konsolidim që kishte, si ishte e mundur të mendoje për ta rrëzuar atë duke marrë hapa konkretë. Me veprime të tilla i kishte kaluar e gjithë jeta, prandaj edhe i kishte hipur një mërzi e madhe.
    Ku e shprehte?
    Atë e pashë jo vetëm në mënyrën e qëndrimit në makinë ku nuk hapi gojën fare, por edhe si ecte dhe si përshëndeste njerëzit që rrinin jashtë portës së zjarrfikëseve. Pastaj e pashë se si iu hakërrua anëtarit të bandës së kapur. Sa hyri brenda iu drejtua me urrejtje duke shtrënguar dhëmbët. “Ku vete mor qen. Çfarë kishe ndërmend të bëje....!” Pas kësaj mori informacion nga drejtuesit atje se forcat e reparteve të zbulimit dhe ato të policisë ishin në ndjekje të Xhevdet Mustafës, i cili nuk përtonte të qëllonte mbi këdo që i dilte përpara.
    Çfarë u tha Kadriu?
    Ai nuk u tha asgjë, por doli menjëherë për të shkuar në drejtim të Lushnjës. Rrugës për në Lushnjë, papritur ndeshemi me makinën e Hekuran Isait, i cili kthehej për në Tiranë.
    Ku kishte qenë?
    Hekuran Isai nuk dinte gjë fare se çfarë po ndodhte. Ai ishte i pirë dhe unë nuk e mësova kurrë se ku kishte qenë pasi ai bisedoi vetëm me Kadriun. Unë dëgjova vetëm që Kadriu i tregoi Hekuranit për bandën e zbarkuar në Lushnjë dhe se duhej të kthehej menjëherë.
    Si ka mundësi që ministri i Brendshëm nuk dinte gjë deri në atë çast?
    Në atë kohë nuk kishte celularë dhe Hekurani mund të ketë qenë në një vend apo repart kufiri shumë larg vendit ku kishte ndodhur ngjarja.
    U kthye?
    Me Hekuranin u bënë këto plane; ai do të shkonte në Rrogozhinë dhe që andej do të nisej drejt Peqinit, pasi kishte informacione se Xhevdeti kishte marrë drejtim andej. Në atë drejtim ishin angazhuar dhe një sërë forcash të shumta të shtetit, ndërsa vetë Kadriu mori drejtimin e Lushnjës, ku ndaloi pikërisht në kthesën e Divjakës. Ai rrinte në këmbë në pritje të informacioneve që do t’i jepnin vartësit. Forcat e kufirit dhe ato policore ishin bërë krehër duke pastruar fushën në drejtim të Divjakës.
    Hekurani erdhi prapë ku ishte Kadriu?
    Pasi kishte bërë një pjesë rruge në drejtim të Peqinit, ai ishte informuar nga postblloqet ushtarake dhe policore, se Xhevdeti ishte strehuar në një godinë në kodër nga ku kishte mundësi të shikonte si nga rruga nacionale Lushnjë- Tiranë, po ashtu edhe nga ajo e Peqinit. Pas kësaj ai erdh menjëherë tek ne që ndodheshim në kryqëzimin e rrugës nacionale që merr për në drejtim të Divjakës.
    Vetëm ishit?
    Kadriu nuk mund të ishte vetëm pasi ishte ministër me shumë autoritet. Nuk kishte kaluar shumë kur pamë që aty po vinte dhe Hekurani. Kështu u bashkuan të dy ministra bashkë në pritje të informacioneve që do të bënin vartësit e tyre.
    Sa vazhduan të rrinin?
    Nga momenti që erdhi Hekurani, s’kaloi as çerek ore kur dëgjuam një ulërimë nga një shtëpi që ndodhej aty afër, e më pas një shkrepje pistolete. Kur kthyem kokën, pamë atë vetë, Xhevdet Mustafën, i cili u hodh nga dritarja e shtëpisë dhe rendi me vrap në drejtim të vreshtit me rrush që ishte paralel me rrugën nacionale. Nuk ishim shumë larg tij.
    U trembët?
    Si nuk u tremba. Ishte e pabesueshme që ne e kërkonim gjetkë dhe ai ishte shumë afër me vendin ku ishin dy anëtarët e Byrosë Politike. Unë isha shumë i frikësuar për jetën e Kadriut sepse mund të qëllohej atëherë kur nuk e prisje. Megjithatë sa e pashë duke vrapuar thërrita; “Xhevdeti, Xhevdeti” dhe bëja me dorë në drejtim të tij. Kjo ishte një thirrje për inerci sepse ata e shikonin edhe vetë atë.
    Ku shkoi?
    Kishte vrarë të zotin e shtëpisë nga ku doli dhe pasi arriti afër një shtëpie tjetër, hyri menjëherë në të. Tashmë u paraqit një situatë e re pasi nuk kërkohej më Xhevdeti, por duhej bërë rrethimi i tij. Në pak çaste u bë jo vetëm rrethimi i shtëpisë, por i gjithë zonës përreth. Veç forcave të ushtrisë aty kishte dhe shumë civilë që ishin kureshtar. Situata ishte tepër kritike. Xhevdeti po mbante peng brenda shtëpisë njerëzit e saj dhe kryesisht fëmijët.
    I bënin thirrje të dorëzohej?
    Patjetër që i bënin, por ai ishte shumë trim. Aty e kuptova pse shteti ishte angazhuar dy muaj para se ai të mbërrinte në Shqipëri. Kishte një gjakftohtësi të paimagjinueshme dhe në ato momente që i rrezikohej jeta e ai nuk donte t’ia dinte fare. I thanë që të dorëzohej pasi dy shokët e tij, Halit Bajrami dhe Sabaudin Haznedari ishin dorëzuar. Brenda shtëpisë ai bërtiste se nuk i besonte këto gënjeshtra. “Në qoftë se janë dorëzuar që unë ta besoj, duhet t’i sillni e t’i shoh vetë”. Mendoj se ai dyshonte që ata mund të ishin dorëzuar, pasi nuk e dinte që Sabaudini ishte vrarë. Me kërkesën e tij “se dua t’i shikoj me sytë e mi”, ma merr mendja se nëse ishte e vërtetë kjo, ai donte t’i vriste. Ai e kishte vendosur që nuk u dorëzohej forcave të shtetit. Madje nuk donte t’ia dinte fare se me çfarë kosto do ta bënte rezistencën.
    Pse qëlloi aty ku ishit juve?
    Jo vetëm qëlloi, por vrau dhe një polic.
    Si ndodhi?
    Në momentin që atij i bën thirrje për t’u dorëzuar, ishin mbledhur shumë njerëz, kryesisht forca të ushtrisë dhe ato të policisë. Në atë çast, një polic pati kurajën të afrohej me kujdes duke u zvarritur që të mos ishte në shikimin e dritares së shtëpisë pasi mund të diktohej nga Xhevdeti, të cilit nuk i shpëtonte gjë. Polici, i cli vëzhgohej nga të gjithë, mundi të arrijë deri në rrëzë të murit duke u zvarritur te dritarja, e cila nuk ishte veçse 1.5 metër e lartë nga toka. Polici filloi të çohej ngadalë në këmbë duke u fërkuar sa më shumë me murin, deri sa arriti te niveli i dritares. Në atë çast filloi me shumë kujdes të lëshonte kokën për të vrojtuar me shumë kujdes se çfarë ishte duke bërë Xhevdeti brenda asaj dhome. Por në çastin që e kishte nxjerrë kokën vetëm disa centimetra mbi pravazin e dritares, plumbi e përshkoi në çast ballin e tij ku e la menjëherë të vdekur në vend. Aty u kuptua mirë nga të gjithë se Xhevdeti ishte jo vetëm një njeri shumë i guximshëm, por edhe një snajper i paarritshëm.
    Mundën ta tërheqin trupin e policit?
    Ai menjëherë ra përtokë poshtë dritares ku u qëllua. Pas kësaj u afruan dy shokë me zvarritje, por pa mundur të ngrenë kokë fare dhe e tërhoqën nga këmbët deri sa e nxorën nga rrezja e shikimit.
    Si i shkoi fundi asaj beteje, pasi thuhet se Xhevdeti së fundmi u qëllua nga çatia e shtëpisë ku ishte strehuar?
    Forcat ishin të shumta dhe ishin vendosur kudo, por unë personalisht nuk e besoj faktin që atë e qëlluan ushtarët. Nuk u mor vesh mirë se nga doli plumbi i parë që qëlloi Xhevdet Mustafën në kokë, por unë jam i bindur se në atë moment kur ka parë se nuk kishte më shpëtim, ka qëlluar veten. Pastaj janë lëshuar breshëritë e shumta mbi të. Shumë të tjerë flasin se ishte shënuar në fillim nga tavani apo nga dritarja apo ku ta di unë, se ka shumë versione, por unë edhe një herë po ju them se nga sa pashë nga jashtë ai ka qëlluar veten, pastaj është qëlluar nga ushtarët...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  11. #11
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    “Hekurani më detyroi të rrija pranë Kadriut deri në arrestimin e tij”


    Ka qenë ora 08:00 e mëngjesit e datës 15 tetor të 1982, kur në banesën e tij në qendër të Tiranës, është prangosur ish-ministri i Brendshëm dhe njeriu që kishte një aktivitet 47-vjeçar në sigurimin e shtetit, Kadri Hazbiu.

    Atë ditë, si në një sinkron të çuditshëm, në gjithë Shqipërinë, pa pritur akoma njoftimin zyrtar, u hap fjala për armikun e fundit të Shqipërisë. Kjo ndodhi kur populli i tejlodhur me armiq, sapo kishte dëgjuar një propagandë të shfrenuar disa mujore në demaskimin e Mehmet Shehut si poliagjent, por që çuditërisht kishte qenë për 30 vjet në krye të qeverisë shqiptare. E ndërsa nuk ishte shuar akoma ajo zhurmë, zëri i Enver Hoxhës oshtiu fuqishëm në mediat dhe sheshet publike, ku i tregonte popullit për armikun e rrezikshëm që kishte asgjësuar partia duke e konsideruar si një fitore shembullore. Por ndryshe nga sa pritej, njerëzit pas këtij lajmi filluan të shprehin mosbesim për udhëheqësin që deri në atë kohë e kishin konsideruar të pagabueshëm. Ai kishte urdhëruar që Kadri Hazbiu të rrinte në një izolim ekstrem, deri sa të hiqej ndaj tij imuniteti i deputetit të Kuvendit Popullor. Pas këtij urdhri, Kadri Hazbiu është detyruar të rrijë për pesë ditë pa gjumë dhe nën një presion psikologjik të paparë, derisa së fundmi iu vunë prangat. Pikërisht ish-truproja e tij personale, Shkëlqim Lazaj, i cili është vetëm 60 vjeç, ato ditë të arrestit është urdhëruar që të rrijë brenda në shtëpinë e Kadriut për t’a mbajtur atë nën survejim, ndërkohë që ishin me dhjetëra ata që qarkonin banesën.

    Zoti Shkëlqim, ju i keni ndenjur pranë Kadri Hazbiut gjatë ditëve që ai ka ndenjur nën arrest shtëpie. Mund të na përshkruani momentet e ditëve të fundit të ish-ministrit të Brendshëm?
    Ishte momenti që unë u ktheva nga Ministria e Brendshme ku dorëzova armatimin, ai që më shkaktoi një tjetër tronditje më të madhe se të tjerat. Kjo ndodhi për faktin se kur arrita te porta e shtëpisë së Kadriut, nga ushtari i shërbimit mësova se ai ishte kthyer sërish në shtëpi, pikërisht me “Gjipin” që e kishte çuar në Ministrin e Mbrojtjes. Për herë të parë, Kadri Hazbiu ishte kthyer pa eskortë dhe pa e shoqëruar kush. Kishte hapur vetë derën e makinës, kishte zbritur, dhe sigurisht nën një mbikëqyrje të rreptë, kishte shtyrë derën e oborrit për t’u futur jo më në shtëpi, pasi ajo mund të konsiderohej si kafaz izolimi. Fakti që në ministri nuk e kishin mbajtur asnjë orë, më la të kuptoja se atë e kishin larguar nga shtëpia me qëllim që unë të merrja armatimin e tij personal për ta dorëzuar. Por, mënyra se si e çuan dhe si e sollën nga Ministria e Mbrojtjes, sikur të mos kishte qenë asnjëherë funksionar, më shkaktoi përbrenda një lëmsh dhimbjeje. Më vinte për të qarë, por nuk e jepja veten, pasi mund të të akuzonin kur të doje. Ishte ligj i pashkruar që “Partia ka gjithmonë të drejtë”, dhe në rast se ti nuk ishe dakord me këtë, do të thoshte se ishe një armik i pandreqshëm i saj. Kështu që mua nga një anë më vinte për të qarë, dhe nga ana tjetër bëja sikur nuk më bënte përshtypje asgjë, duke thënë se i di vetë Partia punët e saj. Nuk kishe si të veproje ndryshe.
    Hytë prapë brenda në vilën e tij?
    Kisha pak çaste që kisha marrë informacionin nga ushtari dhe po rrija pas portës duke menduar dhe duke parë nga rruga e përreth shtëpisë së tij, e cila ishte mbushur me forca speciale sikur të kishin rrethuar një kriminel të kalibrit ndërkombëtar. Nuk mund të hyja brenda, se nuk e shikoja të përshtatshme. Kur më vinte mua të ulërija, merre me mend se çfarë ndjente familja e tij dhe ai vetë. Pastaj mendoja se çfarë nevoje mund të kishte ai për mua? Çfarë kërkoja unë më aty? Mirëpo, ndërsa rrija në këto momente pranë ushtarit të portës, ktheva rastësisht kokën nga ballkoni i godinës së Drejtorisë sonë, i cili binte mbi oborrin e vilës së Kadriut dhe pashë një oficer sigurimi i cili priste që ta shikoja duke ma bërë me dorë për të shkuar lart. Kur shkova më tha se më kërkonte urgjent drejtori në zyrë. Ashtu bëra, hyra menjëherë në zyrën e drejtorit ku kisha qenë rreth një orë më parë dhe nga ku kisha marrë urdhrin e çarmatosjes së Kadriut. Menjëherë, pa pritur të më thoshte gjë, i raportova për dorëzimin e armatimit në Ministrinë e Brendshme.
    Ia dorëzuat vërtetimin që kishit marrë nga drejtori i Armatimit të Ministrisë për këtë gjë?
    Atë doja ta mbaja për vete në dokumentet e mia personale për ndonjë rast që mund të më dukej i nevojshëm, sepse me atë kohë që kishte ardhur, nuk duhej t’i besoje as xhaketës që kishe veshur.
    Për çfarë ju donte drejtori?
    Hyrja ime në zyrën e tij koinçidoi sërish me rënien e ziles së telefonit sekret dy numërosh, të cilin e përdorte vetëm Byroja Politike, dhe kuptova se sërish ishte Hekuran Isai, i cili nga sa nuhata e pyeste për masat që ishin marrë në drejtim të izolimit të Hazbiut. Raqi Fica ma bëri sërish me dorë që unë të dilja jashtë dhe të prisja sa të mbaronte bisedën sekrete. Ashtu bëra. Pasi këto ishin rregullat që diheshin nga ne, edhe pa ma thënë drejtori. Kur dola te dera dëgjoja nga vrima e çelësit copërat e bisedës që mundeshin të depërtonin deri te unë, dhe me to mundohesha të zbardhja dialogun që bënin ata. Kuptova se Raqi i raportonte Ministrit të Brendshëm për çarmatosjen e Kadri Hazbiut dhe për masat që kishte marrë në përqendrimin e forcave speciale në shtëpinë e tij. Ndërsa dëgjoja të gjithë bisedën, të cilën nuk e vija në dyshim se raportohej te Enver Hoxha, mendoja me vete; “kaq i rrezikshëm u duket Kadri Hazbiu këtyre njerëzve që po tronditin Ministrinë e Brendshme dhe të gjitha forcat e tjera për ta mbajtur në këtë lloj izolimi!? Ai duket njerëzor dhe nuk po shpreh as revoltën më të vogël, qoftë dhe vetëm me një fjalë, por qëndron i qetë dhe dinjitoz, pavarësisht se ka ditë që nuk vë gjumë në sy. Pse t’ia bëjnë kështu? Ku t’i ketë shkelur në kallo vallë?” Në këtë vorbull meditimi, Raqi e përfundoi telefonatën me Hekuranin dhe më thërret mua ku më komunikon; “shoku Shkëlqim, ju do të vazhdoni të rrini pranë Kadri Hazbiut, siç keni qenë deri tani. Por, këtë herë ndryshon mënyra e funksionimit tënd. Ti je oficer i denjë i Partisë, je anëtar i saj, prandaj duhet t’i shërbesh me besnikëri deri në fund. Do të shkosh te Kadri Hazbiu dhe do të jesh pranë tij për të marrë masa për çdo tentativë që do të mundet të bëjë. Nuk duhet që në asnjë rast ta ulësh vigjilencën. Ai është Deputet i Kuvendit Popullor. Do ta mbajmë kështu në gjendje arresti, derisa të mblidhet seanca e Kuvendit për t’i hequr imunitetin dhe ta rrasim brenda.
    Çfarë i thatë ju?
    U trondita tmerrësisht. Ai ma komunikonte këtë lloj detyre sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Unë kisha ndenjur dhjetë vjet me radhë pranë Kadri Hazbiut, pa iu ndarë asnjë hap. Ai më kishte ardhur në të gjitha gëzimet familjare të miat dhe ma kishte dëgjuar llafin kur i kisha kërkuar ndonjë gjë. Këtë ta them se më kishte imponuar një respekt, saqë nuk dija si ta shprehja. Ai më kishte trajtuar më shumë si shok, se sa si truprojë. Dhe tani, vinte një moment që unë duhej të rrija pranë tij me qëllim djallëzor, për ta dëgjuar dhe survejuar nga afër, për çfarëdo gjëje që do të thoshte dhe çfarë kishte ndërmend të bënte për të raportuar te Sigurimi i shtetit. Akoma më tronditës ishte shprehja e drejtorit kur më tha se, për dy-tre ditë do të rrasej brenda. Ju si gazetar e dëgjoni tani, por po ta përfytyroni veten në atë kohë, ku të niseshit në mëngjes për të shoqëruar ministrin për në zyrë dhe për dy orë të merrje vesh ato që mësova unë, aq më shumë kur u mësua se për 3-4 ditë do të arrestohej, mund ta imagjinosh se çfarë ndjen. Unë gjithsesi, pyeta drejtorin në mënyrë kundërshtuese se si mund të rrija më pranë tij, kur ai nuk mbante më postin e lartë qeveritar. Pastaj i thashë se “çfarë do t’i them unë? Si do ta justifikoj”? Të them të drejtën nuk kisha dëshirë të shkoja pasi e dija gjendjen psikologjike të tij dhe të familjes. Pastaj, nuk dija si ta justifikoja dhe ai menjëherë do ta kuptonte se unë kisha shkuar për të siguruar rrethimin më të afërt të tij. Pra, të bëja pranë tij spiunin.
    Si ta priti mendimin drejtori?
    Sigurisht, Raqi s’kish ç’të thoshte ndryshe, se atë mendim nuk e kishte të tijin, të Hekuran Isait. Por ai u mundua të më mësonte si të justifikohesha te Hazbiu për vazhdimin e qëndrimit tim pranë tij. Duhej t’i thosha se ai ishte deputet, prandaj nuk më kishin hequr?
    Mendoje se do e besonte një justifikim të tillë Hazbiu?
    Absolutisht jo. Kush mund t’ia hidhte Kadri Hazbiut. Prandaj ata e kishin frikë se ishte shumë i zgjuar. Madje ai e dinte shumë mirë që do të arrestohej dhe kjo s’ka asnjë dyshim.
    Po atëherë ?
    Ata mundoheshin të gjenin një justifikim çfarëdo që të ishte, sepse nuk ishte problem sipas tyre, nëse Kadriu po mësonte gjithë prapaskenën që po i bënin.
    Si përfundim çfarë vendosët?
    Detyrimisht do të zbatoheshin urdhrat që jepeshin, kjo s’kishte asnjë diskutim, aq më shumë që në atë moment kam folur direkt me Hekuran Isain, i cili më urdhëroi shumë prerë, madje edhe më ofendoi për të zbatuar detyrën me një përpikmëri absolute.
    Si ndodhi që u lidhët direkt me Hekuran Isain?
    Ndërsa ishim duke diskutuar me Raqi Ficën për problemin e vazhdimit të shërbimit tim pranë Kadriut, bie sërish telefoni dy numërsh që fliste Hekuran Isai. Unë do të detyrohesha të dilja sërish jashtë. Pasi ai bisedoi pak me Hekuranin, më thërret edhe mua brenda dhe më jep receptorin duke më bërë me shenjë se Ministri i Brendshëm kishte kërkuar të fliste me mua.
    Çfarë të tha?
    Ai më foli ashpër dhe prerë. Pa e zgjatur theksoi; “Shkëlqim do të zbatosh me përpikmëri të gjitha porositë që të ka dhënë Raqi. Për çdo parregullsi, do të mbash përgjegjësi penale. Do të jesh aty oficer i Sigurimit të shtetit që do të raportosh dhe do të zbatosh për çdo gjë që do të të thuhet. Do të plotësosh çfarëdo gjëje që do të kërkojë ai. Pra, do të veprosh sikur ke qenë në fillim. Unë i thashë se si mund të rrija dhe si do të justifikohesha kur Kadri Hazbiu do ta kuptonte menjëherë që unë kisha shkuar me qëllim për ta survejuar. Pas kësaj ai tepër i revoltuar shpërtheu duke mbyllur telefonin “Ik ore qërohu, je oficer Sigurimi apo ç’je ti...!?
    Çfarë bëtë pas kësaj?
    Nuk e zgjata fare, por shkova aty pa as më të voglin hezitim. Të fusnin brenda kur të duash ata. Të akuzonin për moszbatim urdhri dhe kaq ishte e gjithë puna. Kur hyra brenda, sërish Kadriun e pashë të lëvizte në oborr. O perëndi çfarë situatash kalonte ai njeri në ato momente! Më rrëshkiti padashur një pikë lot nga sytë, të cilin ma pa dhe Kadriu vet. Iu afrova dhe e ndiqja për t’i dhënë të kuptonte se unë nuk kisha qëllim të keq, që isha pranë, por aty isha për të zbatuar detyrën. Unë do të vazhdoja të isha në shërbim të tij, deri në momentin që do të më largonin. Edhe ai këtë e dinte mirë. Pas një ore dola jashtë dhe shkova në një kafe. U ktheva sërish dhe po vija vërdallë. Për çudi nuk po takoja asnjë koleg për të shkëmbyer qoftë dhe një bisedë të thjeshtë. Më pas kuptova se të gjithë më shikonin së largu, më fshiheshin duke ndërruar rrugë për të mos më takuar. Frika e kujtdo ishte se ata mendonin se kushedi si mund të rridhnin ngjarjet dhe mund të akuzohesha edhe unë si bashkëpunëtor i tij, ashtu siç ishin akuzuar bashkëpunëtorë të Mehmet Shehut, edhe Gani Kodra, Ali Çeno etj.
    I treguat për porositë që ju kishin dhënë për ta survejuar?
    Hezitova disa herë duke menduar si të bëja, t’ia thosha apo jo? Më vinte shumë zor. Mendoja se ishte i tensionuar, dhe nuk doja ta tensionoja akoma. Ai kishte ditë që nuk vinte gjumë në sy. Por nuk më durohej dhe i fola; “ shoku Kadri, që të jem i sinqertë me ju, po ju them se jeni vënë në arrest....,”. Ai menjëherë më bëri me shenjë duke më shkelur fort buzën e tij dhe duke bërë një lëvizje me dorë që do të thoshte të mos flisja gjëra të tilla, se isha në survejim të plotë. Unë në fakt e dija që kishte kamera dhe përgjues, por nuk e dija që Kadriu ishte shumë i informuar për gjithçka. Shkuam mbrapa vilës ku nuk mund të përgjoheshim dhe i tregova gjithçka.
    Çfarë tha ai?
    Qeshi lehtë, dhe më tha që të kisha kujdes se edhe unë kisha përgjues. “Kur të largohesh nga shtëpia ime” më tha, “duhet të shkosh drejt e në shtëpi e të mos takosh askënd”.
    Pra,ai ishte në dijeni dhe dinte edhe planet e tyre.
    Pse mund të përgjoheshit juve?
    Në momentin që mua më vunë me shërbim pranë Kadriut, dikë tjetër e kishin vënë për të më survejuar mua. Kjo bëhej se mos Kadriu më jepte ndonjë porosi për të takuar dikë. Pra, se mos vepronte nëpërmjet meje. Gjithsesi, unë bëja vetëm lëvizjet për në shtëpi për të ngrënë bukë dhe kthehesha përsëri. Një mbasdite, kur isha kthyer nga shtëpia, pashë që ishte bërë një rrethim i jashtëzakonshëm. Çfarë të shikoje! Kudo të zinte syri veç ushtarë garde, forca policie dhe oficera sigurimi. Nuk kisha nga ta ktheja kokën, se veç ata shikoje. Ndenja deri në darkë dhe së fundmi u ktheva për në shtëpi.
    Shkuat prapë të nesërmen?
    Patjetër që shkova. Në orën 07:00 isha në oborrin e tij. Atë mëngjes ishte bërë më keq. Dukej sikur kaloje në rreshta ushtarësh kur kapërceje postblloqet e sampistëve, derisa hyra brenda. E gjeta në oborr. Kishte një shprehje shumë të dhimbshme. Ndoshta nuk e kishte pritur që të bëhej gjithë ajo zhurmë me të. Ndjehej i zhgënjyer nga njerëzit që u kishte shërbyer tërë jetën. Ata po e trajtonin më keq se një kriminel të sprovuar. Sa hyra më tha; “e more Shkëlqim, e shikon se çfarë bëhet për mua”?. Por edhe këtë ma ka thënë në një vend të caktuar të oborrit, se kishte kamera dhe përgjues kudo. Unë nuk i fola, se s’kisha çfarë t’i thosha. Pastaj më tha; “Shkëlqim, Edija është shumë e sëmurë nga zemra. Gjatë natës ka pasur shumë probleme,(Edija ishte gruaja e tij). Prandaj interesohu me shokët e drejtorisë që ta çojmë në spital për vizitë. Aty do të shkoj edhe unë”.
    Çfarë bëtë juve?
    Menjëherë shkova te drejtori, Raqi Fica, të cilit i thashë atë që më kishte thënë Kadriu. Ai u befasua madje edhe Hekurani kur mësoi këtë gjë u befasua akoma më shumë. Po të shkonte Kadriu në spital, do të thoshte që të merrnin masa të jashtëzakonshme për ta shoqëruar dhe siguruar. Kjo kërkonte një plan të hollësishëm veprimi. Megjithatë, ata më thanë që të prisja se do të më tregonin ata se si do të veprohej. Unë pas kësaj, shkova dhe i thashë Kadriut përgjigjen e tyre, i cili bëri sikur s’më dëgjoi. Ma merr mendja se e dinte përgjigjen e tyre. Ndërsa rrija në oborr, më thoshte herë pas here; “shiko, shiko çfarë bëhet për mua?!
    Në këtë kohë ishte njoftuar kardiologu, Sali Berisha, i cili hyri brenda për t’i bërë vizitë Edijes. Unë u largova në drekë, ndërkohë që Kadriu më tha të shkoja aty nga ora pesë deri në pesë e gjysmë që të shkonim në spital me të shoqen. Pas kësaj shkova në shtëpi, hëngra drekë dhe u ktheva jo në pesë, por në orën katër.
    Shkuat në spital?
    Kur shkova, Kadriu më tha që nuk do të shkonim. Ai i dinte të gjitha problemet dhe ma merr mendja e kishte bërë vetëm për provokim. Gardhi i ushtarëve sa vinte e dendësohej. Shtëpia ishte bërë si qendra e një operacioni ushtarak. Ndenja deri në darkë dhe u ktheva sërish në shtëpi.
    Të nesërmen pati ngjarje të reja?
    Unë shkova si për ditë në shtëpinë e tij. Sa shkova, më tha atë që kishte menduar. Kështu që atë mëngjes, eca për nga mbrapa vilës ku nuk ishin përgjuesit dhe kamerat dhe më tha; “ta kam thënë dhe një herë. Ka dy ditë që të survejojnë me intensitet, prandaj nuk do të ndryshosh asnjë drejtim, por do të lëvizësh drejt e në shtëpi”. “Ashtu bëj” i thashë. Pas kësaj ndryshuam bisedë. Më pyeti se kë kishin vënë zëvendësministra të Mbrojtjes. I thashë që kishin vënë Bajram Manaj, Simon Ballabanin, Kiço Mustaqin dhe Jaçe Lulën. Këta më duket se kanë qenë në s’gaboj. Ai si u mendua pak më tha; “Shumë mirë kanë bërë. Ata që të gjithë janë njerëz të mirë dhe ushtarakë të përgatitur. Mirë fare”. Aty nga mbasditja më thotë që “Bencin” dhe “Aeron” që ishin në oborr ta mbyllnim në garazh dhe t’u jepej çelësi shokëve të drejtorisë.
    Tashmë shtëpia binte në sy që ishte djerrë. Të gjithë nuk e ngrinin kokën. Ishin shtrirë brenda dhe nuk dilnin as në dritare. Aty nuk kishte më, as kuzhinier, as pastruese dhe asnjë punonjës. Kishte rënë zia. Në çdo moment të vinte për të ulëritur. Në këtë situatë shkoi edhe e nesërmja që ishte dita e tretë e arrestit. Çdo moment, forcat ndryshonin shtrirje dhe rrethim, sikur të ishin para një sulmi të madh.
    Por, kur u arrestua?
    Ditën e katërt të arrestit. Ka qenë ora 08:00 e datës 15 tetor të atij viti, pra të 1982-shit. Atë mëngjes, unë si çdo ditë siç edhe jua përshkrova edhe më lart shkova në shtëpinë e Kadriut sipas detyrës që kisha. Edhe atë ditë si edhe të tjerat u befasova akoma më shumë me njerëzit e armatosur që kishin qarkuar shtëpinë. Njerëzit e shtetit ishin vënë në rreshta. Kur arrita te porta ka qenë ora 08:00 e mëngjesit. Atë moment ma bëjnë me dorë nga ballkoni i drejtorit duke më treguar se më kërkonte ai. Shkova dhe ai më ftoi të ulesha. Ai po më pyeste për gjëra pa rëndësi. Unë ndërkohë mendoja duke thënë me mendje; “na q... nënën, ç’na gjeti ore ç’na gjeti”. Po ku ta dija unë se në atë moment po arrestohej Kadri Hazbiu dhe mua më kishin tërhequr për të mos asistuar në atë çast.
    Po kur u kthyet?
    Nuk kaloi as 10–15 minuta që unë ndenja te drejtori kur ai më la të lirë. Dola jashtë dhe shkoj te porta e Kadriut, por ç’të shikoj.... Të dy kanatat e portës së oborrit ishin të hapura. As ushtari nuk ishte te dera dhe asnjë roje nuk ishte në asnjë vend. Ajo tashmë dukej një shtëpi e braktisur. Kadri Hazbiun e kishin prangosur. Oborri dukej i shkretë. U befasova dhe nuk mbajta dot lotët në fytyrë. Hyj brenda në shtëpi dhe gjej të shoqen e tij si dhe të dy djemtë Agronin dhe Petritin, të cilët kishin rënë përmbys në sallon dhe qanin me ngashërim. Ata qanin dhe mua më merreshin mendtë, sikur do të më binte të fikët. Ishte ditë e tmerrshme. “Shyqyr” thashë me vete, “ që nuk janë dhe dy vajzat e Kadriut, Moza dhe Lena, se do të ishin bërë keq po të kishin parë të atin të prangosur”. Ishte hera e parë që po kujtoja popullin duke menduar; “ta dinte ky popull se çfarë ishte Kadri Hazbiu për të, duhet të dilte duke qarë në rrugë”. Gjithsesi më mbrapa kam marrë vesh se atë ditë nëpër Shqipëri kanë qarë fshehtas shumë njerëz, ndërsa e vërteta është se i gjithë opinioni nuk e pranoi hipotezën e Enver Hoxhës, se Kadriu ishte “armik”. U ekzekutua në prill të vitit 1983.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  12. #12
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Rrëfimet e Kristo Budos, ish Sekretar i Komitetit Ekzekutiv të Fierit dhe kryeinspektor i Kryeministrisë ...

    "Kryehetuesi Nevzat Haznedari më torturonte me hekur të skuqur"


    Ndërsa Gjykata e Lartë e shpallte të pafajshëm dhe urdhëronte lirimin e tij në sallën e gjyqit, Kryehetuesi i Republikës, gjeneral Nevzat Haznedari, urdhëronte të rikthehej përsëri në qeli. Kështu i ka ndodhur 85 vjeçarit Kristo Budo, ish-kuadër i lartë i brigadave partizane gjatë luftës dhe më pas Kryetar i Degës së Brendshme të Peshkopisë, Sekretar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Fierit e Inspektor i Përgjithshëm i Kryeministrisë, i cili në vitin 1960 u arrestua duke u akuzuar si agjent i zbulimeve greke. Pasi i kishin pushkatuar babanë po me të njëjtën akuzë, vetë krerët më të lartë të Ministrisë së Brendëshme.e torturuan Budon për dy vjet me rradhë në pyjet e Qafë Krrabës. Për të gjitha këto e peripecitë e shumta që kaloi në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës ku vuajti për 15 vjet me rradhë, ai ka shkruar kujtimet e tij. Një pjesë prej tyre që Budo ia ka dhuruar "Gazetës", po i botojmë më poshtë në këtë shkrim.

    TORTURAT NË PREZENCËN E HAZBIUT
    Në majin e vitit 1959 kur isha me shërbim në rrethin e Tropojës, u arrestova. U akuzova se isha vënë në shërbim të grekëve. Akuzën e kam hedhur poshtë dhe kam deklaruar si në hetuesi, në tortura dhe në sallën e gjyqit, se kurrë nuk kisha tradhëtuar atdheun. Kam kërkuar të bëheshin verifikime, mbasi akuzat nuk ishin të vërteta. Këtë gjë e kam thënë edhe përpara Kadri Hazbiut, bile edhe me një letër me shkrim. E kam thënë edhe para Rexhep Kollit, Aranit Çelës, Faik Minarollit, Nevzat Haznedarit, Asaf Kondit etj. U mbajta për dy vjet e gjysëm në hetuesi (birucë) pa me nxjerrë në gjyq në kundërshtim me ligjet në fuqi. Gjatë kohës që kam qenë në hetuesi, për muaj e muaj me rradhë më janë bërë tortura nga më çnjerzoret të cilat nuk kanë ndodhur as në kohën e inkuizicionit. Këto tortura më bëheshin në pyjet e Qafë-Krrabës dhe aty më kanë djegur mishrat e trupit me hekur të skuqur në zjarr. Aty më janë hequr të dhjetë thojtë e këmbëve, duke m'i hequr një nga një me dhimbje të mëdha deri sa më binte të fikët. Aty më rrihnin deri sa urinoja gjak dhe këmbët e trupi më ishin nxirë, aty mbahesha nën tortura gjithë ditën dhe vetëm në mbrëmje më sillnin në birucë gjysëm të vdekur. Aty përveç dhimbjeve më duhej të përballoja edhe provokimet e njëmbasnjëshme të atyre që fuste në birucën time Nevzat Haznedari, të cilët për mua mbeten njerzit më të poshtër që kam njohur ndonjëherë. Në këto tortura merrte pjesë vetë Nevzat Haznedari (drejtor i Hetuesisë në atë kohë) ky njeri mizor e xhelat, në ndërgjegjen e të cilit rëndojnë aq krime e persekutime sa është zor t'i përshkruash të gjitha. Ishte ky Nevzat që në kohën e Koci Xoxes në vitin 1948, u kritikua ashpër për dhunën arbitrare. Dhe ja tani në vitin 1960, po ky Nevzat në një post më të rëndësishëm, përdor po ato metoda dhune, bile akoma më të rënda, dhe në vënd që t'i ndalet dora, për "merita" gradohet gjeneral. Në këto tortura antinjerzore marrin pjesë gjithashtu oficerët Asaf Kondi, Irfan Hoxha etj. Ndërsa oficeri Hilmi Dume, më bënte injeksione për të mos iu mbetur në dorë. Në prezencën time Kadri Hazbiu jepte urdhëra për tortura. Një ditë më tha: "Kam urdhër për të vënë nën torturë". Kush mund të urdhëronte Kadri Hazbiun përveç Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, dy diktatorëve më të mëdhenj të shtetit tonë? Si pjesmarrës i Luftës Nacional-Çlirimtare dhe për aktivitet revolucionar jam burgosur dhe internuar edhe në kampin famëkeq të Prishtinës, por më duhet të pohoj se tortura të tilla nuk më janë bërë as në okupacionin fashist.

    TENTATIVA IME PËR VETËVRASJE
    Tortura të tilla ishin të padurueshme jo më për njerzit por as dhe për kafshët, prandaj një ditë vendosa që t'i jepja fund jetës sime duke përplasur kokën me forcë në murin e birucës. U hapën dy plagë por kafka nuk u ça. Për qepjen e plagëve u suall doktor Llambi Ziçishti. Unë e kisha të qartë se tentativa për vetëvrasje ishte e dënueshme dhe një plus negativ për mua, por në ato kondita që ndodhesha, preferova më mirë vdekjen. Aajo ishte shpëtim. Nuk mjaftuan të gjitha këto e shumë veprime të tjera arbitrare fizike e psiqike, por Kadri Hazbiu me Nevzat Haznderain arritën deri aty sa që kundra meje të nxirrin dëshmitarë persona që ishin dënuar me vdekje, të cilët për të shpëtuar lëkurën e tyre dhe të nxitur nga Haznedari bënin lloj lloj shpifjesh e deponimesh jo të vërteta. Por ata mjeranë nuk i pashë më në gjyqin tim dhe siç mora vesh nga prokurori ata ishin ekzekutuar. Duhet thënë gjithashtu se Kadri Hazbiu e të tjerë ishin mjaft të kompromentuar në çështjen time, ata mbanin përgjegjësi ligjore për të gjitha ato që kishin bërë kundra meje, prandaj kërkonin me çdo kusht që me anë të gjyqit të më dënonin me vdekje dhe në këtë mënyrë të mbulonin njëherë e mirë veprimet e tyre antiligjore e t'i vinin kapak çështjes.

    PROCESI HETIMOR
    Duhet të pohoj se me procesin tim nga ana e Prokurorisë janë marrë tre veta: Aranit Çela, Prokuror i Përgjithshëm dhe dy zëvëndësat e tij, Faik Minarolli dhe Vangjel Kocani. Dihet se me ligj organet e Prokurorisë ngarkohen me kontrollin e procesit të hetimit dhe me zbatimin e ligjshëmrisë në hetime. Por në rastin tim ato bënë të kundërtën dhe zbatonin ato që u thoshte Hetuesia, në dëm të të pandehurit dhe të vërtetës. Këtë pohim po e ilustroj me disa shembuj që kanë të bëjnë vetëm me mua dhe jo me të tjerët. Ishte vetë Aranit Çela që me cilësinë e Prokurorit të Përgjithshëm lëshonte autorizim pas autorizimi për zgjatjen e procesit tim për dy vjet e gjysëm pa u nxjerrë në gjyq. Këtë gjë nuk e lejonte Kodi Penal. Ai ishte në dijeni se ndaj meje përdoreshin tortura fizike nga më çnjerzoret dhe dhuna në hetime, të cilat ndaloheshin me ligj, por Araniti nuk merrte asnjë masë për ndalimin e tyre. E vërteta është se atëhere dhe më vonë ndaj torturuesëve të mi nuk u mor asnjë masë dënimi. Ne letrën time të 7 marsit 1963 dërguar personalisht Aranit Çelës, unë kam folur edhe për torturat që më ishin bërë por ndonjë përgjigje nuk mora kurrë. Është fakt se zëvëndësi i tij, Faik Minarolli, hipte në makinë së bashku me Nevzat Haznedarin , kur më çonin mua për të më torturuar në pyjet e Qafë-Krrabës. Ja pra kjo ishte Prokuroria që kontrollonte procesin hetimor.

    GJYQI: I PAFAJSHEM
    Gjykimi i çështjes sime ka një histori më vete. Një ditë përpara se të më nxirrin në gjyq, më thërriti Nevzat Haznedari e më tha: "Letrën që i ke bërë familjes ne nuk do t'ja japim. Ti kërko mëshirë dhe thuaj se jam i luftës dhe i varfër etj". Të veproja siç kërkonte Nevzati, do të thosh të pranoja faje që nuk i kisha bërë kurrë. Mua më gjykoi Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë. Trupi Gjykues përbëhej nga koloneli Sotir Spiro (kryetar) dhe nënkolonel Rasim Bazo e Sami Kolaneci antarë. Përfaqësues i akuzës ishte Vangjel Kocani. Sekretare ishte Vangjeli Terova, ndërsa avokat Nexhmedin Shehu. Edhe para gjyqit unë nuk e pranova akuzën as tërsisht dhe as pjesërisht dhe deklarova se kurrë nuk e kisha tradhëtuar atdheun. Kërkova që të bëheshin verifikime pasi akuzat nuk ishin të vërteta. Gjithashtu aty fola dhe për akuzat çnjerzore që më ishin bërë. Megjithë refuzimet e prokurorit, trupi gjykues pranoi kërkesat e mija. Kështu Kolegji Ushtarak, mbas një raporti të gjatë i cili filloi më 21 shtator 1961, u përsërit më 2 tetor 1961 dhe mbasi iu ktheu organeve të Sigurimit dosjen time hetimore si të parregullt duke caktuar një sërë detyrash për verifikime, thirrje dëshmitarësh, vënie në dosje dokumetesh që mungonin etj, më datën 24 nëntor 1961 mori vendimin përfundimtar duke më deklaruar mua të pafajshëm për mungesë provash dhe urdhëroi lirimin tim të menjëhershëm nga burgu. Pafajësinë time e kërkoi dy herë dhe avokati im të cilin e pashë për herë të parë aty në sallën e gjyqit, ku i dhashë edhe akt-akuzën pasi nuk i ishte dhënë as ajo, pa le të takohej me mua në qeli gjatë hetimeve. Megjithatë ai më mbrojti mirë duke u mbështetur vetëm në seancat gjyqësore, në deponimet e mia, të dëshmitarëve e të dokumentave që u suallën në gjyq sipas kërkesës sime".
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  13. #13
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Kur degjon deshmi si te Kristo Budos, qe eshte deshmitar i gjalle se si komunistet shkelnin me te dyja kembet ligjet qe i kishin propozuar , hartuar dhe votuar vete dhe sot te dalin kelyshe te tyre qe thone "Ne nuk beme krime, thjesht zbatuam ligjet" nuk e di se cfare duhet te besh, te qash apo te qeshesh....

    Shqiperia nuk ka per tu quajtur kurre demokraci pa vendosur drejtesine e shkelur me te dyja kembet gjate diktatures. Mosndeshkimi i krimineleve thjesht eshte nje premis per te perseritur ne te ardhmen gabimet e krimet e se kaluares.

    Personalisht kam zgjedhur te jetoj jashte Shqiperise per te mos u hakmarre kunder atyre qe me persekutuan familjen dhe mua vete. Askush nga familja ime nuk eshte torturuar . Po per ata te persekutuar qe jane torturuar mizorisht nga hetues e police, kam vetem 3 fjale :"Nuk jeni burra!" .

    Si nuk doli njeri more te ekzekutonte nje hetues apo nje kriminel qe e ka torturuar!
    Si nuk doli njeri te ti peshtyje nje polici ne surrat e ti thote ne fytyre se cfare krimineli ka qene!
    "Who is John Galt?"

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Toro
    Si nuk doli njeri more te ekzekutonte nje hetues apo nje kriminel qe e ka torturuar!
    Si nuk doli njeri te ti peshtyje nje polici ne surrat e ti thote ne fytyre se cfare krimineli ka qene!
    Toro jam dakord me ty ne pergjithesi, por une di te pakten nje rast ne qytetin e Shkodres kur nje nga kriminelat e ish-sigurimit u vra pikerisht per kete arsye.

    Fjala eshte per ish"te tmerrshmin" Xhemal Selimi qe sidomos ne vitet 1945-1950 ka kryer krime te tmerrshme ne malesite e Shkodres ku per te imponuar c'armatimin dhe terrorin, mblidhte fshatin, piketonte disa burra apo djem te rinj dhe i ekzekutonte pa gjyq e pa prova.

    Jo vetem kaq por te pakten ne njerast ky monster, mbasi i kishte pushkatuar shkonte dhe thyente arra me gur mbi koken e tyre dhe me qetesi i qeronte dhe i hante.

    ne vitin 1991 ne moshen mbi 70 vjec mbas ndryshimeve demokratike dilte perdite e pinte kafe ne mes te qytetit me doren ne xhep (ku mbante pistoleten) si per te sfiduar.

    Po ne vitin 1991 pasardhes te njeres prej ketyre viktimave e ruajten sa doli nga shtepia dhe i dolen para dhe e vrane me arme zjarri dhe arme te ftohta duke e qelluar disa here ne mes te dites.
    Socialistet ne ate kohe bene zhurme te madhe per kete kriminel qe e paraqiten si militant te vetin ndersa krimet e tij i kishin "harruar".

    Po ne ate kohe ne Shkoder u ngjit ne pikat kryesore te qytetit nje liste ish-kriminelash te cilet ishin denuar me vdekje.
    Por per fat te keq PD-ja vete ne ate kohe (1991-1992) beri cfare mundi qe te mos ekzekutohej kush tjeter duke mobilizuar gjithe te persekutuarit, militantet etj se mos i prishej "imazhi".

    mandej me Rrustem Gjatat (i cili ka denuar me dhjetra vete me burgime te renda per agjitacion e propagande apo "mendim per arratisje" kush do ta vendoste drejtesine, mos te permend ato farsat e "gjyqeve" ne fakt reklamave per bllokmentet.

    Sa per keta qehallaret e sejmenet e Mehmetit me shoke as me dhimbsen hic, se keta kane qene mashe e krye-kriminelave megjithe K.Hazbiun, plehra e funderrina qe edhe baben e vet vritnin per hater te Enverit.

    Mire qe dalin faktet po aspak simpati per keto vegla (bile motorra) te diktatures.

  15. #15
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Një lutje kolegëve: Hapni një dritare për të nesërmen!

    Dalip Greca

    Memuarët e ish-udhëheqësve të diktaturës janë bërë si libra policeskë. Në vend të një autopsie të diktaturës, një rrëfim për atë se si vendi vuajti çmendurisht izolimin, kemi përpara një mal me apologji për diktaturën, që u shkaktoi aq drama e tragjedi shqiptarëve. Prej vitesh po vërshon lumi i kujtimeve të ish-funksionarëve të lartë të partisë, të cilët në korridoret e diktaturës u kafshuan aksidentalisht me njëri-tjetrin apo i hynë në pjesë njëri-tjetrit duke u rrezikuar karrierën dhe u plasën në burgje. Një pjesë e tyre patën vërtet fat tragjik. Mirëpo edhe ishët që mbetën gjallë pas burgjeve, nuk kanë reflektuar mbi të këqijat e diktaturës dhe çmendurinë e diktatorit! Nuk kemi asnjë dokument tjetër përveçse Promemories së Bedri Spahiut, në të cilën persekutori i penduar në mënyrën e vet pranon një pjesë të fajeve dhe tragjedive që u kishte shkaktuar shqiptarëve të pafajshëm si pjesë e dhëmbzave të diktaturës, por gjithsesi nuk arriti që t´i shkonte deri në fund pendesës. Po të shohësh në arkivat online, do të lexosh patjetër tituj sensacionalë për Piramidën Komuniste: "Ramiz Alia: Koçi Xoxe ishte për bashkimin me Jugosllavinë", "Vizitë në vilën e Enver Hoxhës", "Televeziori i dytë me ngjyra iu dha Enverit"! (ndoshta i pari i është dhënë Nexhmijes te Vila e pritjes), "Ramiz Alia, rinia, lufta dhe fëmijët", "Mehmet, pse e fejove djalin me vajzën e armiku"…"Si i kapëm diversantët"… Ç´është kjo këmbëngulje për ngritur malin e udhëheqësve që patën si meritë izolimin e vendit dhe shkeljen e të drejtave të njeriut ? Pastaj vjen pyetja: Kush po u bën oponencë atyre që i përcjellin ngjarjet që kanë jetuar sipas oreksit të vet? Nuk është normale që të vazhdojnë të shpërndajnë ideologjinë e tyre njësoj sikur të ishte në këmbë Instituti i Studimeve Marksiste –Leniniste. Këta e shkruan një herë historinë në kohën e tyre pse kërkojnë që të bëjnë të njëjtën gjë sërish në kohët e reja të demokracisë?! … Nëse ata paskan qenë aq të mirë, kush e shkatërroi shoqërinë shqiptare? Kush e ktheu gjysmën e popullsisë në spiune për gjysmën tjetër? Kush e detyroi vëllain të denonconte vëllanë, gruaja -burrin, komshiu-komshinë? Kush i çoi në plumb kundërshtarët politikë? Kush e ktheu në vijë terrorizmin që merrte jetë kundërshtarësh për 50 vjet? Asgjë nga kjo nuk del në dëshmitë e kujtimet e ishëve. Përse nuk po u kushtohet më vëmendje atyre që pushkatuan pa gjyqe? Atyre që u torturan në mënyrën më shtazarake, duke u hequr dhe të drejtën e ripërtëritjes njerëzore? Edhe ish-bashkëpunëtorët e dikatatorëve që u rrasën burgjeve kur u shpallën armiq, u takon që me kurajo qytetare të tregojnë vuajtjet e tyre, por më parë se të bëhet kjo u takon kundërshtarëve të vërtetë të diktaturës që të rrëfejnë për diktaturën se ata e vuajtën gjithçka mbi shpinën e tyre. Ata e provuan se sa çnjerëzore ishin metodat e torturës, se sa absdurde ishte arrestimi, se si bëhej planifikimi i atyre që do të shpalleshin armiq etj. Si nuk na doli sot një hetues e të na thotë: X-in e arrestuam se kështu ishte planifikuar lart, se atje te Piramida planifikonim të arrestuarit për çdo fshat, çdo lagje, çdo qytet, çdo…se Y-in e torturuam duke e sakatosur, sepse nuk firmoste skenarin që kishim përgatitur ne për të dalë dëshmitar kundër X-it!? Si nuk doli një gjykatës a prokuror dhe të thotë: Falje, o njerëz, kemi qenë të ideologjizuar, na ishin veshur sytë dhe nuk na e mbante që të kundërshtonim të mëdhenjtë! Mirëpo, për ironi, edhe ata gjykatës që kanë dhënë vendime që i ka çuar intelektualë të pafajshëm në litar, madje edhe në buzë të demokracisë, jo vetëm që nuk kërkuan falje, por përkundrazi i graduan dhe i dekoruan për turp të demokracisë në kohën e demokracisë! …
    Në këtë mënyrë krimi i 50 viteve mbetet i mbuluar me pluhurin e harresës dhe të lavdisë së pamerituar; Ndodh e kundërta. Në Ferizaj të Kosovës dilet me propozimin që një rruge t´i jepet emri i Enver Hoxhës. Keshilla per bashkekombasit e Ferizajt: Mos u perpiqni te ngrini nje permendore te rreme qe shqiptaret e rrezuan nje here 15 vite më parë. Është e drejta e çdo njeriu që të bëjë propozime, por gjërat kanë një logjikë dhe ca kufijë kohorë. Pse nuk flasin për masakrën e Tivarit? Mirë dje, po sot pse heshtet?
    Askush nuk mund të japë receta se çfarë duhet të bëj një gazetë, a revistë, një televizion apo një radio, por shoqëria shqiptare nuk ka nevojë për kujtimet e diktaturës, ndërkohë që viktimat e saj janë ende të parehabilituara. Nëse ne do të vazhdojmë që ta ushqejmë shoqërinë tonë ne menyrë të njënanshme me kujtimet e atyre që nuk ia vlen t´i kujtojmë, ne po mbajme veten peng; po i mbajmë peng kujtesën vetë shoqërisë. Një shoqëri demokratike i ka pa kufizim të drejtat edhe për ata që kanë qenë në krye për 50 vjet, edhe ata mund të rrefejnë apo të kërkojnë të drejta edhe pse ua kanë mohuar të tjerëve ato, por le të kenë, së pari, kurajon t´u thonë të stërmunduarve që mbetën gjallë: Na falni!



    16/10/2005 ( Shekulli )
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  16. #16
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Citim Postuar më parë nga Labeati
    Toro jam dakord me ty ne pergjithesi, por une di te pakten nje rast ne qytetin e Shkodres kur nje nga kriminelat e ish-sigurimit u vra pikerisht per kete arsye.

    Fjala eshte per ish"te tmerrshmin" Xhemal Selimi qe sidomos ne vitet 1945-1950 ka kryer krime te tmerrshme ne malesite e Shkodres ku per te imponuar c'armatimin dhe terrorin, mblidhte fshatin, piketonte disa burra apo djem te rinj dhe i ekzekutonte pa gjyq e pa prova.

    Jo vetem kaq por te pakten ne njerast ky monster, mbasi i kishte pushkatuar shkonte dhe thyente arra me gur mbi koken e tyre dhe me qetesi i qeronte dhe i hante.

    ne vitin 1991 ne moshen mbi 70 vjec mbas ndryshimeve demokratike dilte perdite e pinte kafe ne mes te qytetit me doren ne xhep (ku mbante pistoleten) si per te sfiduar.

    Po ne vitin 1991 pasardhes te njeres prej ketyre viktimave e ruajten sa doli nga shtepia dhe i dolen para dhe e vrane me arme zjarri dhe arme te ftohta duke e qelluar disa here ne mes te dites.
    Socialistet ne ate kohe bene zhurme te madhe per kete kriminel qe e paraqiten si militant te vetin ndersa krimet e tij i kishin "harruar".

    Po ne ate kohe ne Shkoder u ngjit ne pikat kryesore te qytetit nje liste ish-kriminelash te cilet ishin denuar me vdekje.
    Por per fat te keq PD-ja vete ne ate kohe (1991-1992) beri cfare mundi qe te mos ekzekutohej kush tjeter duke mobilizuar gjithe te persekutuarit, militantet etj se mos i prishej "imazhi".

    mandej me Rrustem Gjatat (i cili ka denuar me dhjetra vete me burgime te renda per agjitacion e propagande apo "mendim per arratisje" kush do ta vendoste drejtesine, mos te permend ato farsat e "gjyqeve" ne fakt reklamave per bllokmentet.

    Sa per keta qehallaret e sejmenet e Mehmetit me shoke as me dhimbsen hic, se keta kane qene mashe e krye-kriminelave megjithe K.Hazbiun, plehra e funderrina qe edhe baben e vet vritnin per hater te Enverit.

    Mire qe dalin faktet po aspak simpati per keto vegla (bile motorra) te diktatures.
    Je plotesisht i sakte Labeat !
    E mbaj mend kur e vrane afer dyqanit te Sait Fishtes disa prej lagjes Skenderbeg te cileve ky i kishte vra te atin !
    Po pergjigja baze e ktyre klyshave komuniste ishte..'Ashtu ishte koha' ! Po jo mer laper , koha nuk ishte me e marr ne qaf tjetrin por e kishin vet ne gjak spiunllekun dhe kodoshllekun !
    Mbaj mend nji histori kur e futen nji shok te gjyshit tem ne burg pasi kishin organizu nji mbledhje urgjente me rastin e vdekjes se Mao Ce Dunit !
    Ky i shkreti , pijanec qe se kishte mendjen te politika por vetem njihej per gallate...cohet me mes te mbledhjes dhe thote.."Pse te bejme mbledhje per Mao Ca dunin...ai ka vdek , rahmet past shpirti i tij , le ta leme te qet.."
    Sekretari i partise qe drejtonte mbledhjen i thote..."S'ka pase pune me rahmet ai" !
    Po mire i thote ky..."Paste drite shpirti i tij pra "
    As me drite s'ka pase pune ai ja kthen sekretari i partise..!
    Atehere ja hangert dreqi shpirtin pra...ja kthen ky plaku...lol
    7 vjet e denun te shkretin , per agjitacion dhe propagande...lol
    ...

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga AgainstAllOdds
    Ky i shkreti , pijanec qe se kishte mendjen te politika por vetem njihej per gallate...cohet me mes te mbledhjes dhe thote.."Pse te bejme mbledhje per Mao Ca dunin...ai ka vdek , rahmet past shpirti i tij , le ta leme te qet.."
    Sekretari i partise qe drejtonte mbledhjen i thote..."S'ka pase pune me rahmet ai" !
    Po mire i thote ky..."Paste drite shpirti i tij pra "
    As me drite s'ka pase pune ai ja kthen sekretari i partise..!
    Atehere ja hangert dreqi shpirtin pra...ja kthen ky plaku...lol
    7 vjet e denun te shkretin , per agjitacion dhe propagande...lol
    Per te qeshur dhe per te qare....

  18. #18
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anëtarësuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Te them te drejten, i kam lexuar me shume interes te gjitha shkrimet qe keni vendosur sepse shume pak di per ngjarjet rreth monizmit....funksionet qe kishte X apo Y ne qeveri. Por lexo ca shkrime e Mehmet Shehu me shoke na dalin tamam burra shteti dhe sikur krijon simpati per to. Lexo 1 artikull tjeter dhe i kundershton ne thelb cilesite e po te njejteve persona. I feel frustrated....kush eshte e verteta? (prandaj s'me pelqen historia sepse shume relative...varet kush e tregon).

    Tani, ca pyetje kisha une:
    1) Xhevdet Mustafa: Kush ishte ky? Cilat ishin motivet qe donte te rrezonte shtetin? Ne artikull thuhej se vinte nga jashte shtetit. Si ka mundesi? Ishte kosovar? (me falni qe s'di shume...)
    2) Si perfundoi Skender Shehu? Dua te them, e martoi Silva Turdiun? Kot per kuriozitet...
    If I Only Could....

  19. #19
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Citim Postuar më parë nga BRADYKININ
    Te them te drejten, i kam lexuar me shume interes te gjitha shkrimet qe keni vendosur sepse shume pak di per ngjarjet rreth monizmit....funksionet qe kishte X apo Y ne qeveri. Por lexo ca shkrime e Mehmet Shehu me shoke na dalin tamam burra shteti dhe sikur krijon simpati per to. Lexo 1 artikull tjeter dhe i kundershton ne thelb cilesite e po te njejteve persona. I feel frustrated....kush eshte e verteta? (prandaj s'me pelqen historia sepse shume relative...varet kush e tregon).

    ..
    Nuk te ve faj...! Ne njerin shkrim del Kadri Hazbiu si burre babaxhan ne tjetrin del si kriminel qe urdheron torturat dhe vrasjet !Po keshtu me Mehmet Shehun , Beqir Ballukun..etj etj !
    Perfundimi del qe kane ngrene kokat e tyre !!Ne nji menyre apo tjeter secilin e ka zan haku i te pafajshmeve qe moren ne qafe , secili ka pagu per krimet e tij pervec xhaxhit qe e mori mortja para se te vuante per krimet e tij ( dhe disa te tjerve qe jane hala gjalle )!
    Ajo 13-çja e famshme e byrose politike ishte kupola e mafies komuniste !Aty thureshin intrigat , krimet e te gjitha llojeve dhe historia eshte perseritur ironikisht mbi vete keta byroiste duke e pagu me kry te tyre 'besnikerine' ndaj partise !
    Nuk shquheshin per zgjuarsi ( pasi shumica ishin injorante ) por per devotshmeri ndaj krimeve te udhezuara nga Enveri mbi luften e klasave !
    ...

Tema të Ngjashme

  1. Kur "takuam" Kadarenë
    Nga Fiori në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 20-12-2004, 07:43
  2. Masakrohet Profesori.
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 15:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •