INTERVISTA/Shkrimtarja Mimoza Ahmeti rrėfen pėr pėrkthyesin e madh Marrėdhėniet e mia me Jusuf Vrionin
Blerina Goce
E quan njė nga thesaret mė tė mėdha tė jetės sė saj njohjen dhe miqėsinė qė ka pasur me Jusuf Vrionin. Edhe tani kur kanė kaluar mė shumė se katėr vjet nga vdekja e tij, shkrimtarja Mimoza Ahmeti i ruan ende tė gjalla momentet e kaluara me tė. Ishte njeri me shumė etikė dhe shumė takt. Ishte shumė i kujdesshėm me femrat, thotė Ahmeti nė njė intervistė pėr Tirana Observer, duke folur me njė lloj nostalgjie qė ndihet lehtė nė zėrin e saj.
Si e keni njohur Jusuf Vrionin dhe kur e keni takuar pėr herė tė parė atė?
Mė ka bėrė njė telefonatė para se tė njiheshim me njėri-tjetrin, sepse kishte konsideratė pėr poezitė e mia, diku atje pas vitit 1992 nė Lidhjen e Shkrimtarėve. Pastaj shoqėria me tė vazhdoi se biseda me tė ishte e pastėr dhe me shumė interes.
Si e kujtoni atė?
Kishte shumė njohuri pėr marrėdhėniet ndėrkombėtare, tė drejtat e njeriut, shtetit, ligjit, mbi fenomenologjinė shoqėrore. Pėrveē kėsaj ishte njeri me shumė etikė dhe shumė takt. I pėlqente tė provokonte gjithmonė e mė tepėr nė fushėn e njohurive njerėzore. Kishte shumė dhembshuri pėr njerėzit. I pėlqente qė ishte nė njė pozitė tė tillė qė i shihte njerėzit nga lart-poshtė. Nuk i interesonte shumė fama dhe mund tė jetonte shumė bukur dhe pa tė.
Nuk ishte asnjėherė pėr kryengritje, revolucione, por ishte pėr rrugė paqėsore tė zhvillimit, pėr ruajtjen e shtetit dhe ruajtje tė vlerave. Ishte pėr zhvillim paqėsor, megjithėse mė shumė se askush i kuptonte arsyet e ēdo konflikti.
Po nė jetėn e pėrditshme si ishte?
Nė jetėn e pėrditshme vishej bukur, hante me shumė kujdes dhe jo ēdo lloj ushqimi, por ushqim tė pastėr, nėse mund tė shprehem kėshtu. Kishte shumė stil, qoftė edhe nė mėnyrėn se si e mbante thikėn. Mė kujtohet qė mė thoshte se kėpucėt mė tė lira e mė tė mira smund ti gjesh kurrė poshtė 100 dollarėve. Ishte person i asaj shtrese qė edhe nė Francė quhej ekzemplar i rrallė. Sepse janė zhdukur njerėz tė tillė qė pėrfaqėsojnė botėn klasike, tė kompletuar nė tė gjitha drejtimet. Njė tjetėr gjė qė mbaj mend ėshtė sqima qė ai kishte ndaj gazetarėve, sepse i shpėrdoronin fjalėn. E mbaj mend shpesh tė mėrzitur e qė mė thoshte: Shiko ēfarė kanė shkruar. Nuk i pėlqente tė dilte nė televizion. Kishte aftėsi dhe njohuri tė jashtėzakonshme tė gjuhės shqipe dhe vlerėsonte talentin e aftėsitė gjuhėsore qė kishin tė tjerėt. Kėshtu, pėr shembull, e vlerėsonte shumė Edi Ramėn, sepse njeh sintaksėn dhe shenjat e pikėsimit, mė thoshte.
Cili ėshtė momenti mė i veēantė qė ruani nga takimet me tė?
Moment i veēantė ishte kur u takuam nė hotel Rogner, menjėherė pasi kishte ardhur nga Franca. Kishte parė njė ditė mė parė politikanėt shqiptarė duke biseduar. I pashė duke biseduar, por kuptova qė ishte njė pajtim formal. Nuk kemi arritur akoma tė komunikojmė si nė botė, qė politikanėt tanė tė bashkėpunojnė nė mėnyrė konstruktive. Kam shumė keqardhje qė nuk dinė e nuk duan tė bashkėpunojnė, mė tha Jusuf Vrioni.
Kur e keni takuar pėr herė tė fundit?
Mbaj mend qė mė ka bėrė njė telefonatė nė fund tė kohės sė fushatės, nė qershor tė 2001-shit dhe tha se ishte i sėmurė me veshka. Megjithatė nuk e mendoja qė tė ishte i sėmurė aq rėndė. U trondita kur mora vesh, madje nuk arrita ta besoja qė kishte ikur nga kjo botė. Mbaj mend qė nė atė bisedė tė fundit bėri pak ironi me mua. Iu duk provokuese dhe zhgėnjyese qė kisha hyrė nė politikė. Megjithatė ti e bėn mė tha. Nuk ka gjė nė botė qė ti nuk mund ta bėsh me kėtė karakter qė ke.
A ju tregonte Jusuf Vrioni pėr jetėn e tij intime?
Nuk kam qenė unė mikesha mė e ngushtė e tij. Ai kishte impresione tė forta pėr mua, por mikeshat e tij ishin tė tjera.
Ai ishte shumė i kujdesshėm me femrat. Merakosej pėr Mira Meksin dhe Ornela Vorpsin. Kurse mua atėherė mbaj mend qė mė thėrriste Puma.
JETA
Jusuf Vrioni lindi mė 16 mars tė vitit 1916
Nė Francė ai pėrfundoi studimet nė tre universitete dhe u diplomua pėr Shkenca Politike, Ekonomi dhe Jurisprudencė.
Nė vitet e rinisė studentore, ai shkėlqeu si artist, por edhe si sportist. Ka luajtur tenis dhe hokej, ku ėshtė dalluar si njė lojtar i shkėlqyer.
Mė 5 gusht 1939, ai kthehet nė Shqipėri dhe menjėherė emėrohet si punonjės i Ministrisė sė Jashtme nė Romė.
Nė mars tė vitit 1945, atij i jepet urdhri i mobilizimit duke e emėruar partizan nė Brigadėn e 16-tė Sulmuese.
Nė vitin 1947 fillon punėn si pėrkthyes nė organizatėn e grave. Po nė kėtė kohė, mė 13 shtator 1947, Jusufi futet nė burg dhe nė tė njėjtėn kohė i internojnė tė ėmėn nė Fier. Nė gjyq del pas tre vjetėsh dhe dėnohet me 15 vjet heqje lirie, por lirohet mė 3 dhjetor 1959 pėr sjellje tė mirė.
Skėnder Luarasi i jep Jusufit tė pėrkthejė Migjenin nė frėngjisht
Jusufi kthehet nė njeriun e preferuar tė Partisė sė Punės pėr pėrkthime tė veprave komuniste. Kjo histori nis me Kongresin e 5-tė pėr tė arritur kulmin nė 1980-ėn, kur vetė Enver Hoxha e emėroi nė ambasadėn tonė nė Stokholm, me detyrė pėr tė redaktuar veprat e tij nė frėngjisht.
Nė vitin 1989 ai ftohet zyrtarisht nė Paris nga Akademia Franceze. Katėr vjet mė vonė, ditėn kombėtare tė Francės, Jusufit i dorėzohet dekorata e lartė Kavalieri i letrave dhe i artit.
25 Maj 2001 ndahet nga jeta nė kryeqytetin francez.
Mė 4 korrik 2001 trupi i Vrionit udhėton pėr nė atdhe, ku prehet edhe sot.
Kur pėrkthente Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur
Ishte viti 1963, kur i lindi ideja tė pėrkthente romanin Gjenerali i ushtrisė sė vdekur. Para se tė niste pėrkthimin e romanit, ai u takua me Kadarenė dhe i foli pėr projektin. Ismaili smungoi tė shfaqte kėnaqėsinė e tij tė madhe. Pėr atė libėr kisha lexuar njė artikull shkruar nga Javer Malo, tė cilin unė e ēmoja si gazetar. Sipas tij, ai ishte i vetmi roman i kohės, i cili mund tė ngjallte ndonjė interes tė mundshėm pėr lexuesit e huaj. Ta konstatoje e ta shkruaje atė mendim publikisht, padyshim qė ishte njė gjest mjaft kurajoz. Kėshtu, mendova ti futesha punės pėr pėrkthimin e tij, rrėfen nė librin me kujtime Botė tė harruara, Jusuf Vrioni. Atėherė unė nuk e njihja fare Ismail Kadarenė, edhe pse ai kishte krijuar njė farė emri. Si shumė tė rinj, edhe Agi ishte admiruese e atij autori. Ajo, madje, mė kishte bėrė dhuratė edhe njė pėrmbledhje tė tij me poezi, tė titulluar Shekulli im. Aso kohe kishte njerėz qė thoshin se Kadareja qe njė Heminguej i dytė, tė nisur ndoshta nga fakti se ai kishte preferencė tė veēantė pėr atė autor dhe kishte pėrkthyer nė shqip edhe novelėn e tij Plaku dhe deti, kujton mė tej Vrioni nė kėtė libėr tė pėrgatitur nga Erik Faye.
VLERESIME NGA
Ismail Kadare
Ajo qė pa dyshim mė befasoi nė takimin e parė me pėrkthyesin tim Jusuf Vrioni, ishte jo vetėm eleganca e tij, nostalgjia pėr Francėn e talenti i veēantė, por edhe 12 vjetėt qė ai kishte vuajtur nėpėr burgjet e llagėmet komuniste. Njohja jonė u bė nė fillim tė viteve 60, kur Vrioni kishte nisur tė pėrkthente Gjenerali i ushtrisė sė vdekur.
Edmond Tupja
Kur pėrkthenim ndonjė vepėr tė Enver Hoxhės mbizotėronte njė klimė stresuese: duhej pėrkthyer shumė shpejt dhe njėkohėsisht shumė mirė. Tre vetė nė njė zyrė, e nisnim menjėherė pėrkthimin e tekstit. Por kur nuk gjenim zgjidhje tė pėrshtatshme, atėherė i drejtoheshim Jusuf Vrionit, i cili, gjithė duke pėrkthyer, u jepte pėrgjigje pyetjeve tona.
Fatos Lubonja
Mendoj se modeli i suksesit dhe i autoritetit qė ushtron Kadareja nisur nga suksesi i tij jashtė shtetit ka ēuar shumė tek ky motivim pseudokulturor i krijuesve shqiptarė qė lidhet edhe me kėrkesėn e gjetjes sė njė pėrkthyesi pėr tė pasur sukses jashtė shtetit.
Njė histori qė pėrsėritet
Ishin tė lidhur ngushtėsisht me Francėn dhe tė dy mbyllėn sytė atje, afėr Harkut tė Triumfit nė Paris. I ati i Jusufit, Iliazi, njihej si njė intelektual i klasit tė parė. Pėr tė tilla merita, mbreti Ahmet Zogu e emėroi ambasador nė Francė pėr tė pėrfaqėsuar shtetin shqiptar. Por, pėr Iliazin veprimtaria nuk zgjati shumė. Nė vitin 1932 ai vdes duke lėnė jetim djalin ende tė parritur. Por, pėr meritat e tij, shteti francez e dekoroi me titullin Oficer i Lartė i Legjionit tė Nderit. Dhe pėrsėri gati e njėjta histori. Njė avion solli nė atdhe trupin e Iliazit dhe mė pas ai u varros nė vendlindje, nė Berat.
Marre nga Tirana-Observer.
Krijoni Kontakt