Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Copetimi i Shqiperise ne periudhen Pas-Osmane

    Copetimi i Shqiperise ne periudhen Pas-Osmane

    - Divorci nga Shteti Osman

    Fati i Perandorise multietnike Osmane u vendos ne ditet kur ky shtet arriti
    ditet e shekullit te XIX. Me ardhjen e Sulltan Abdulhamidit II shteti Osman
    perjetoi humbjen me Rusine ne luften Ruso – Turke te 1877 – 1878, qe e coi kete
    Perandori perfundimisht ne rrugen e shkaterrimit. Nen sulmet imperialiste Ruso
    panortodokse, Angleze, Franceze dhe me pas Italiane, shtetet dhe etnite e
    ndryshme Muslimane qe jetuan nen kete Perandori nder shekuj, filluan qe ta
    gjejne veten e tyre nen zgjedhen koloniale, qe Evropa e krishtere po impononte
    mbi mbeturinat e Perandorise se sakatuar. Megjithe reniet qe shteti Osman
    perjetoi pas luftes Ruso Turke, qe cuan ne zmadhimin e Serbise dhe Malit te Zi
    me toka Shqiptare, zmadhimin gradual te Bullgarise, pamvaresise se Rumanise,
    pushtimit te Bosnje Herzegovines nga Austro-Hungaria, te Qipros nga Britaniket,
    e me pas me kolonizimin e Egjiptit nga Britaniket, Tunizise nga Francezet etj
    Sulltan Abdulhamiti II arriti qe ti sjelle njefare stabiliteti te brendshem ankthit te
    shtetit Osman.

    Duke perqendruar pushtetin shteteror ne duart e tija dhe duke perdorur
    mobilizimin panislamist si arme frikesuese ndaj fuqive grabitqare Evropjane, dhe
    si arme mobilizuese per popujt Islamik te Perandorise1, Sulltan Abdulhamiti II
    arriti qe te mobilizoje ne mbrojte te Perandorise se tij pothuajse te gjitha rracat e
    saj. Ashtu si me Arabet, Kurdet e Boshniaket, edhe Shqiptaret si komb Musliman
    qe ishin, i qendruan ne pergjithesi besnik pushtetit Hamidian dhe i sherbyen atij
    me te gjitha mundesite. Ne fakt Abdulhamidi, ne ditet e fundme te ekzistences se
    tij si Sulltan, duket qe ti kete dhene shume perparesi elementit Shqiptar ne
    kornizat e shtetit Osman. Sipas Prof. J. Landau ne librin “Politika e Pan-Islamit”
    (Oksford, 1990, Fq. 48 - 49) Lidhja Shqiptare e Prizrenit qe u krijua nga paria
    Shqiptare me 1878, ishte nje nga organizmat e pare te mobilizimit Panislamik qe
    Sulltan Abdulhamidi u mundua te krijoje ne shtetin e tij kunder agresionit
    Evropjan. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, qe u formua ne shenje proteste nga populli
    Shqiptar kunder agresionit panortodoks qe Kongresi i Berlinit legjitimoi ne trevat
    Shqiptare, pervec kerkesave Shqiptare per ruajtje territoriale nuk harroi qe te vej ne dukje karakterin Islamik Shqiptar, duke vene ne dukje deshiren e Shqiptareve
    per besnikeri ndaj Sulltanit Osman dhe ligjeve te Sheriatit2. Lidhja Shqiptare e
    Prizrenit qendroi ne komunikim te gjate me Porten e Larte te Stambollit, dhe nje
    gjenerate me vone, gjate kohes se agresionit Italian ne Libi, me 1911, demonstrata
    pro-Sulltaniste u shfaqen neper Shqiperi ne mbeshtetje te Sulltanit – Kalif, duke
    shprehur gadishmerine Shqiptare per te luftuar te pafete (Italian) qe pushtuan
    Libine.3
    Nje kooperim te gjere te elementit Shqiptar nen suazat Hamidiane ne e
    shohim edhe te bodigardet e Sulltan Abdulhamidit, qe ishin malesore Shqiptare,
    me ne krye Isa Buletinin. Sekretare te tij u bene shume Shqiptare si Ismail Qemal
    Bej Vlora e Marshall Rexhep Pasha. Kusheriri i Ismail Qemalit, Ferid Pashe
    Vlora qe ishte edhe President i Shoqerise Shqiptare te Stambollit, u be
    kryeminister i shtetit Osman nga Abdulhamiti me 19034. Shemsedin Sami Bej
    Frasheri pervec themelimit te gazetes Sabah, Turxhiman i Shark, botimit te
    Kamus Al-Alam etj, u inkuadrua nga Sulltan Abdulhamidi gjithashtu ne politiken
    Osmane, si anetar i Bordit te Inspektoriatit te Ushtrise Osmane5.
    * * *
    Fuqizimi i levizjes Zhon Turke ne shtetin Osman i mbeshtetur fuqishem
    nga qarqet qe kerkonin reforma ne Perandori duke perfshire ketu edhe shume
    grupe Shqiptare, dhe sponsorizimi masiv qe donmet6 Selanikase i dhane agjenteve
    anti-Hamidiane7, coi pushtetin e Sulltan Abdulhamidit te vij ne nje fund ne
    pranvere te vitit 1909. Ne 13 Prill te 1909, pas rrevoltes qe bodigardet Shqiptare
    te Sulltan Abdulhamidit kryen ne mbeshtetje te tij ne Stamboll, cuan qe forcat
    Zhon Turke te ardhura nga Selaniku te shtypin kete rrevolte pro-Hamidiane dhe te
    rrezojne Abdulhamitin duke perdorur Shqiptarin Esad Pashe Toptani si njoftues
    per kete rrezim ndaj tij.8
    Renia e pushtetit Hamidian ne shtetin Osman, dhe dalja e Zhon Turqve ne
    skenat e Devletit nuk sollen rezultate te mira per minoritetet Osmane. Edhe pse
    levizja Zhon Turke pati si lidere te saj Shqiptare si Ibrahim Temo dhe Ahmet
    Njaziu, pas renies se Abdulhamidit ajo u mundua qe te ‘Ottomanizoje’ te gjithe
    subjektet e ketij shteti multietnik. Megjithese Zhon Turqit nuk i ndaluan
    aktivitetet e klubeve nacionaliste ne fillim te udheheqjes se tyre ne shtetin Osman,
    ata filluan propaganden e tyre per pan-Ottomanizem, gje qe coi lideret
    nacionaliste Shqiptare qe ti pergjigjen kesaj ideje me ate te nacionalizmit
    Shqiptar.

    Aktiviteti i Ismail Qemalit neper Stamboll si perfaqesues i interesave
    Shqiptare, bashkepunimi i tij me Unionin Liberal dhe rrevolta e ushtareve
    Shqiptare kunder masave Zhon Turkiste ne ditet e Abdulhamidit, krijuan
    keqkuptime mes Zhon Turqve ne lidhje me Shqiptaret.9 Per me teper reformat qe
    Zhon Turqit sollen ne shtetin Osman me pas, duke ndaluar krijimin e shoqerive
    nacionale, mbajtjes se armeve, “bandave” e lirive te tjera te cilat Shqiptaret i
    paten poseduar nder shekuj, cuan qe Shqiptaret te rrevoltohen.10 Per me teper
    inatet personale qe Zhon Turqit duhet te kene patur me shume ish-mbeshtetes
    malesore te Abdulhamidit, kryengritjeve qe Isa Buletini organizoi kunder
    pushtetit Zhon Turk (ne shume raste i shtyre nga Serbet) dhe masakrave qe
    Sheqfet dhe Xhavit Pasha morren kunder malesoreve Shqiptare, cuan Shqiptaret
    drejt divorcit perfundimtar me Osmanet dhe Devletit ne te cilin ata sherbyen dhe
    punuan per pese shekuj.




    - Rroli i Aleances Panortodokse ne Copetimin e Shqiperise

    Ne te njejten kohe kur marredheniet Shqiptaro – Turke po acaroheshin ne
    kulm, fuqite grabitqare panortodokse Ballkanike i shihnin me ankth e me deshire
    keto perplasje. Pas renies se kryengritjes Shqiptare te vitit 1910 dhe arratisjeve te
    shume kryengritesve Shqiptar ne Mal te Zi, Malazezet u munduan qe perplasjet
    Osmane – Shqiptare ti perdorin ne te miren e tyre. Per kete, ne pranvere te 1911
    Krajl Nikolla i Malit te Zi, i shtyu malesoret Shqiptare qe te hidhen ne rrebelim te
    ri kunder Turqve duke patur synim qe ta perdorte kete kryengritje ne sherbim te
    interesave te tija ekspansioniste ne Shqiperi.11 Mali i Zi duke perdorur bajraktare
    si Sokol Baci qe ishin nen sherbimin Malazez, synonte qe te organizonte rrebelim
    katolik ne Malesite e Veriut, rrebelim i cili pasiqe kaloi ne fanatizem, i coi
    muslimanet e Shkodres qe te kunderveprojne mbi keto veprimtari. Duke
    shfrytezuar fanatizmat fetare forcat Malazeze arriten qe te kishin bashkepunim te
    plote me rrebelet katolike Shqiptare, dhe ne shtator te 1912 repartet Malazeze
    sebashku me malesoret katolik u perplasen ne lufte kunder forcave shteterore
    Osmane12 dhe Shqiptare. Shume malesore katolik, te cilet morren pjese perkrah
    Malazezeve ne luftrat kunder popullsise Muslimane Shqiptare, e benin kete
    pjeserisht per te marre hak kunder Muslimaneve Shqiptar qe kishin ndihmuar
    Bedri Beun ne shtypjen e rrevoltave te tyre perpara nje viti. Lufta e tyre ne shume raste pati karakter primitiv lufte mes fisesh13 duke ‘lare’ me kete rast haqet e
    vjetra.
    Fillimi i Luftes Italo – Turke, dhe situata ne Shqiperine e Veriut nuk la
    jashte dore as Greqine dhe Bullgarine, te cilat filluan qe te afrohen me njera tjetrat
    per te vepruar ne ngjarjet qe ato po perjetonin me rrezimin e shtetit Osman. Lufta
    Italo – Turke qe filloi ne Shtator te 1911 iu tregoi forcave panortodokse ne
    Ballkan se Devleti Osman nuk kishte fuqi qe tiu bente balle sulmeve te tyre te
    organizuara.
    Greqia, ne te njejten menyre si Mali i Zi, e mbeshteti fuqishem rrevolten
    Shqiptare ne Malesite e Veriut. Per kete Greqia dergoi Ioannis Gryparin, ministrin
    e jashtem Grek qe ta mbeshtesi luften e Malesoreve ne Veri nepermjet agjentures
    se tij, dhe ne te njejten kohe duke ushtruar kujdes qe kjo kryengritje te mos
    kalonte ne Shqiperine e Jugut. Greket besonin se nacionalistet Shqiptare kishin
    plane qe kryengritjen e tyre anti-Osmane ta conin edhe ne Epir dhe sanxhakun e
    Korces, ne menyre qe ta fusnin Greqine ne lufte me Turqine dhe ta deklaronin
    Epirin toke Shqiptare14 duke minuar Megali Idene Greke per ate zone.
    Ne keto kohe kur Shqiperia e Veriut ishte ne rrevolta, qeveria Austriake
    ishte mbeshtetese e idese se krijimit te nje Shqiperie te Madhe Autonome, e cila
    do te ballanconte fuqine Serbe e Bullgare ne Ballkan. Austriaket besonin se nje
    Shqiperi e Madhe autonome, me Selanikun te cilin ata e shihnin si nje qytet qe
    duhej ti perkiste Turqise, do te kishin rruge te lire per ne lindje. Per kete Austria
    gjate gjithe kesaj periudhe punoi me agjenturen e saj qe ne Ballkan medoemos te
    krijohej nje shtet Shqiptar i fuqishem, qe do te minonte Serbine ne Adriatik dhe
    ne gadishull. Jo me kot Faik Konica pati thene se: “Te mos ishte Austria, sllavet
    dhe greket do ta merrnin per 24 ore Shqiperine… Frika e Austrise i mban armiqte
    tane; ata qe s’e kuptojne kete jane gomere.”15
    Por ideja e nje Shqiperise se Madhe u rrefuzonte fuqishem nga Greqia,
    Bullgaria e Serbia. Per kete arsye, ne Tetor te 1911, kryeministri Bullgar Geshov
    dhe ai serb Millovanovic filluan bisedat e planet e tyre per ta minuar kete akt. Ne
    bisedat qe Geshovi pati me kryeministrin Serb Millovanovic, i fundit ia beri te
    qarte Geshovit se solucioni me i mire per interesat Serbe ne Ballkan do te ishte
    pushtimi i Shqiperise se Veriut dhe sigurimi i nje rruge detare per te ne Adriatik,
    dhe pushtimi i Shqiperise se Jugut nga Greqia16. Ne bisedimet qe rrodhen, Serbia
    me Bullgarine rane dakort qe Serbia do te kishte te drejte te plote mbi vilajetin e
    Shkodres dhe te Kosoves qe ndodhej ne veri te Bjeshkeve te Sharrit, kurse
    Bullgaria ndersa Bullgarija do te kishte te drejta mbi vilajetin e Adrianopojes.17
    Me keto traktate te fshehta panortodokse ne Ballkan planet Austriake per
    nje Shqiperi Etnike u shkelmuan nga Bullgaria dhe Serbia, te cilat duke rene
    dakort mbi te ardhmen e territoreve Shqiptare, nen udhezimet Ruse, ishin udhezuar nga qendrat panortodokse te Rusise qe pas kesaj te gjenin gjuhen e
    perbashket me Malin e Zi dhe Greqine.18
    Keshtu qe nen komanden Ruse, me 12 Mars te 1912, aleanca e pare
    panortodokse e Ballkanit u perfundua ndermjet Serbise dhe Bullgarise. Te dy
    vendet pasiqe rane dakort per lufte te perbashket kunder Turqise dhe posedimeve
    Turke ne Ballkan, rane dakort se ne rast fitoreje, Serbia do te njihte te drejten e
    Bullgarise per marrjen e territoreve ne Lindje te maleve Rodope dhe lumit
    Struma. Kurse Bullgaria ia njohu te drejten Serbise qe te shtrije sundimin e saj
    deri ne perendim dhe veri te maleve te Sharrit, duke perfshire ketu te gjithe
    Kosoven. Kurse per zonen qe ngelej ndermjet maleve te Sharrit, Lumit Struma
    dhe Liqenit te Ohrit, nje shtet autonom duhej te formohej. Por nese me vone do te
    vendosej qe ky territor te ndahej mes tyre, atehere Serbia do te merrte nje rrip te
    territorit ne Maqedonine veriore, kurse Bullgaria do te merrte viset perreth Ohrit.
    Nje zone e lire qe do te lihej ne te dy anet e lumit Vardar te siperm do te ishte nen
    arbitrimin e Car Nikolles II te Rusise.19
    Gjate vazhdimit te luftes Italo – Turke te 1911 ne Libi pushteti Osman u
    gjend i zene mes dy zjarresh. Nga njera ane ata duhej qe te mbronin Libine nga
    agresioni Italian, dhe ne anen tjeter ata duhej qe te merreshin me kryengritjet ne
    Ballkan qe u sponsorizonin nga Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Italia. Megjithate
    pushteti Osman dergoi ne Libi disa perforcime te vogla nen komandet e Mustafa
    Qemal Beut (Ataturkut) dhe Enver Beut qe ti rrezistonin agresionit Italian. Edhe
    pse Italianet deklaruan zyrtarisht ne 4 Nentor pushtimin e Libise, rrezistenca
    Osmane (dhe Libiane) vazhdoi ne forme guerrile ne vend. Italia, duke dashur qe
    ta dobesoje pushtetin Osman sa me shume qe te mundte, filloi dergimin masiv te
    armeve dhe te ngreje acarimet anti-Osmane ne Shqiperi dhe Mal te Zi20 nepermjet
    spiunazhit dhe agjentures se saj. Ky fakt ishte vene re qe me pare dhe spiunazhi
    Serb pati vene re se pervec agjentures Austriake, agjentet Italian po punonin
    intensivisht ne Shqiperi dhe parashikohej qe nje rrevolte e madhe do te nxitej nga
    ata ne pranvere te 1912.21
    Patriotet Shqiptare duke perfituar nga kaosi qe shteti Osman po perjetonte
    u munduan qe ta luajne kete situate ne interes te tyre. Shqiptaret Arbereshe te
    Italise ne bashkepunim me spiunazhin Italian ne keto kohe kaluan ne krah te
    Italise, perkunder planeve Austro – Hungareze apo shteteve sllave ndaj
    Shqiperise.22 Duke pare rrjedhojen e ngjarjeve ne Perandori, deputet Shqiptare ne
    parlamentin Osman i kerkuan qeverise qe te garantonte reforma politike,
    ekonomike dhe kulturore per Shqiperine. Per kete Hasan Prishtina e paralajmeroi
    Porten e Larte se nese keto deshira nuk permbusheshin, Shqiperia do te
    rrevoltohej23. Ne te njejten kohe Hasan Prishtina shkoi ne Shkup ku u mundua qe
    te hynte ne bashkepunim me Organizaten e Brendshme Maqedone, te organizonte rrevolte ne Maqedoni. Por ky bashkepunim nuk u arrit me Maqedonet, pasiqe
    qeveria Bullgare iua ndaloi atyre qe te hynin ne ndonje negociate me Shqiptaret.
    Por Serbia vepronte ndryshe. Ajo i furnizoi Shqiptaret me arme dhe mezi
    priste shperthimin e luftes qe do te prishte status quone e Ballkanit ku Shqiptaret
    do tu vrisnin me Osmanet. Pasiqe te dyja palet t’u dobesonin, fituese do te ishte
    Serbia dhe liga panortodokse Ballkanike24. Per kete Serbia dergoi mjaft agjente te
    saj mes Shqiptareve, dhe ne vecanti te Isa Boletini, per ti bindur ata per te luftuar
    kunder rregjimit Zhon Turk. Dimitrijevich Apis, kryetari i organizates Serbe
    Cerna – Ruka (Dora e Zeze) ishte nje nga agjentet me te suksesshem Serb qe arriti
    ta binde Isa Boletinin se Serbet e Shqiptaret duhet qe ta clironin token e tyre nga
    Turqit.25
    Ne Maj te 1912 nje aleance tjeter panortodokse ngrehu telat e saja per
    uzurpimin e trojeve Shqiptare ne Ballkan. Ajo ishte aleanca Greko – Bullgare.
    Marreveshja Greko – Bullgare ishte nje marreveshje e fshehte, defensive, e
    vlefshme per 3 vjete, qe synonte mbrojtjen dhe luften e perbashket Greko –
    Bullgare kunder Turqise. Sipas marreveshjes ne fjale, ne rast se nje nga shtetet ne
    fjale sulmohej nga Turqia, atehere shteti tjeter duhej qe te deklaronte lufte, dhe ne
    kete lufte te dy shtetet do te vepronin si nje trup i vetem kunder Turqise dhe
    Fuqive te Medha. Ne kete aleance, Greqia me Bullgarine futen si pjese te traktatit
    te tyre, pervec ambicjeve te tyre kunder Turqise kontinentale, edhe interesat
    grabitqare Greke ndaj Qiprios.26 Edhe pse Greqia me Bullgarine kishin
    mosmarreveshje te tyre ne lidhje me ceshtjen Maqedone, ata i lane menjane keto
    zenka dhe marreveshjen ne fjale e kthyen ne nje marreveshje plotesisht anti-
    Turke.
    Megjithate marredheniet Greko – Bullgare edhe pas kesaj marreveshje
    qendruan ne dyshime te medha, ku secila pale kishte dyshime dhe frike rreth
    ndonje marreveshje te fshehte qe Greqia, apo Bullgaria mund te bente me
    Shqiptaret. Ne te njejten kohe, Greqia dhe Bullgaria ishin ne tension te madh ne
    lidhje me rrevoltat ne Shqiperi, ku secila pale kishte frike se mos rrevoltat
    Shqiptare kalonin ne Maqedoni dhe Epir, gje qe do te sillte minimin e planeve te
    tyre ogurzeza mbi zonat ne fjale27 duke mobilizuar Shqiptaret si zoter te tokave te
    tyre.
    Por suksesi i Shqiptareve ne 9 Gusht te 1912, kur ata arriten qe ti
    impononin qeverise Turke kerkesat e tyre per autonomi, reforma dhe kontroll nga
    Shqiptaret te Vilajeteve te Kosoves, Janines, Manastirit dhe Shkodres, cuan fuqite
    panortodokse Ballkanike qe te shperthejne ne amok te eger antishqiptar. Greqia ne
    vecanti kaloi ne nje amok te papare kur Hasan Tahsin Pasha u be Vali i Janines28,
    kapitalit te Camerise. Austria qe kishte interesa ne krijimin e Shqiperise, duke
    parandjere rrezikun panortodoks ne Ballkan, coi ministrin e jashtem Kontin
    Leopold Berchtold qe t’iu kerkoje fuqive te medha qe te inkurajojne Turqine qe te
    decentralizoje administraten e saj. Por nderhyrjet Austriake dhe koncensionet Turke ndaj Shqiptareve ne 18 Gusht cuan Greqine, Serbine dhe Bullgarine te
    frikesohen ndaj krijimit te shtetit Shqiptar.
    Ndaj ketij fakti qe po kryhej, Greqia ndermorri hapin e pare te kryqezates
    antishqiptare. Me 18 Gusht kur Turqia ra dakort ndaj kerkesave Shqiptare, Greqia
    iu kerkoi Bullgarise, Serbise dhe Malit te Zi qe te formonin nje aleance
    katerpaleshe kunder Shqiptareve, qe te kthenin koncensionet Osmane qe u
    propozuan nga Austria ne ‘favor’ te kristjaneve Sllav dhe Grek (ne tokat
    Shqiptare). Per kete arsye Greqia protestoi ashper kunder Portes se Larte29,
    megjithate Turqit e injoruan kete proteste. Me rrefuzimin e kerkeses Greke nga
    Turqit, ministri i Jashtem Grek Llambro Koromilla i kerkoi shteteve ortdokse te
    Ballkanit qe nese Turqia nuk bente ‘permiresimin’ e menjehershem te gjendjes se
    kristjaneve ne shtetin Osman ata duhet qe te hidheshin ne lufte.
    Me shpalljen e autonomise se Shqiperise Mali i Zi, ashtu si Greqia kaloi
    ne amok. Edhe pse malesoreve katolik iu dergua Peshkopi i Shkodres, Imzot
    Serreqi30, qe tiu shpjegonte rreth autonomise dhe amnistise qe ata morren, ata
    kesaj nisme nuk iu pergjigjen pozitivisht te shtyre nga Malazezet. Per kete ata iu
    kerkuan malesoreve qe te vazhdojne luften e tyre deri ne fund, per pavaresi. Mali i
    Zi iu afroi malesoreve Shqiptare arme e municione qe te vazhdonin luften.
    Urrejtja e katolikeve per Turqit i beri ata qe te verbohen e mos te kuptojne
    hipokrizine Malazeze. Ne Shtator, disa udheheqes malesore morren udhezime nga
    Cetinja dhe rrevolta u ndez perseri. Austro – Hungaria duke i kuptuar lojrat
    Malazeze rrefuzoi qe tiu vije ne ndihme malesoreve katolike. Por malesoret
    sulmuan Plenicen. Fisi i Kelmendeve nen udheheqjen e Dede Sokolit avancuan ne
    bregun e Matit, per t’iu prere rrugen perforcimeve qe po vinin ne ndihme te
    Shkodres nga Tirana dhe rrethet. Ne 8 Tetor, Malazezet hyne ne loje, duke i
    deklaruar kryqezate (lufte te Shenjte) Turqise dhe nisen pushtimin e tokave
    Shqiptare.31
    Me permiresimin e gjendjes se Shqiptareve ne Ballkan dhe formimit te
    shtetit autonom Shqiptar, fuqite panortodokse te Ballkanit nuk paten zgjidhje
    tjeter pervecse luftes. Keshtu qe me 26 Gusht 1912 Bullgaria vendosi qe te shkoje
    drejt luftes kunder Turqise. Ne 5 Shtator 1912, qeveria Bullgare e njoftoi Greqine
    se Serbia dhe Bullgaria kishin vendosur per te shkuar ne lufte kunder Turqise dhe
    per kete donin mbeshtetjen Greke.32 Kryeministri Grek Elefterios Venizelos, i
    gjetur perballe kesaj kryqezate antishqiptare nuk ndjeni pasiv por e coi Greqine ne
    lufte kunder Turqise; si denim ngaqe ajo garantoi autonomi per Shqiptaret. Me 13
    Tetor Greqia, Bullgaria dhe Serbia i cuan ultimatum Portes se larte qe te
    ‘rrespektonte kristjanet’ e shtetit te saj. E gjendur perballe terrorizmit panortodoks
    Ballkanik, me 17 Tetor, Turqia u detyrua qe ti pergjigjet fteses panortodokse me
    deklarim lufte ndaj Bullgarise dhe Serbise. Ne 18 Tetor Greqia iu bashkangjit
    liges panortodokse dhe i deklaroi lufte Turqise33, qe coi ne hapin final te luftes se
    pare Ballkanike.


    Me pushtimin qe ushtrite panortodokse Ballkanike i bene trevave
    (autonome) Shqiptare, ceshtja e te ardhmes se kombit tone ishte ne pikepyetje.
    Malazezet qe ne 22 Shtator perkrah malesoreve katolike te Dede Sokolit, kishin
    filluar pushtimin e Veriut te Shqiperise.34 Me 8 Tetor ata i shpallen lufte Turqise,
    per te rrethuar Shkodren me 28 Tetor.
    Me 10 Nentor Greket rrethuan Janinen, pasi kishin pushtuar Selanikun.
    Me pas ata pushtuan Sazanin dhe Himaren.35 Ne Himare qe ne 5 Nentor kolona e
    peste e grekofilit Spiro SpiroMilos ishte cuar ne rrevolte duke luftuar vullnetaret
    Shqiptare dhe trupat Turke. Korca u pushtua ne 20 Nentor nen komanden e
    gjeneralit Damianos36. Serbet pushtuan Kosoven me 23 Tetor dhe sebashku me
    Malazezet iu drejtuan Prishtines dhe Novipazarit (Jenipazarit) pasi thyen forcat
    Osmano – Shqiptare ne Kumanove37. Ismail Bej Qemali, qe ne kete kohe po
    shkonte per ne Stamboll per te biseduar gjendjen me kabinetin Osman, iu kerkua
    rruges qe te takohej me Princin Malazez Mirko, ne Trieste. Mirkoja i kerkoi
    Ismailit qe ai te deklaronte pamvaresine e Shqiperise, duke e bere Ismailin Mbret,
    dhe duke njohur posedimet Malazeze ne Veri te Shqiperise. Ne te njejten kohe
    veziri Qemal Pasha i kerkoi Ismailit qe te bente durim dhe te merrte nje post
    ministror ne qeverine Turke. Por Ismail Qemali rrefuzoi.
    Pas kesaj ai u kthye ne Shqiperi, ku ne Durres kerkoi qe te shpalle
    pavaresi per tokat Shqiptare qe nuk kishin rene akoma nen pushtimin
    panortodoks. Por popullsia e Durresit e pa Ismail Qemalin dhe shoket e tij si
    ‘agjente dhe provokator’. Per kete Ismail Qemali me aktivistet e tij u detyruan te
    largohen nga Durresi per ne Vlore, ku me 28 Nentor 1912 ai deklaroi pamvaresine
    e Shqiperise38 se sakatuar nga kryqezata panortodokse e Ballkanit. Italia dhe
    Austria e pranuan kete pamvaresi menjehere per hire te interesave te tyre ne
    Ballkan dhe nga frika e avancime te metejshme panortodokse. Ne konferencen e
    Ambasadoreve ne Londer fuqite Evropjane ‘vendosen’ per kufijte e Shqiperise,
    duke lene keshtu vetem Italine me Austrine ne sherr mbi ‘Princin’ e mundshem qe
    duhej te udhehiqte Shqiperine Londineze39.
    Statu quo-ja Ballkanike ishte prishur. Per Shqiptaret nuk kishte me kthim
    ne Shqiperine e 9 Gushtit te 1912. Nga kater vilajetet ata arriten qe te sigurojne
    vetem nje e gjysem. Lojrat e fuqive te medha, shkaterrimi i fuqise Osmane,
    aleanca panortodokse Bullgaro – Greko – Malazezo – Serbe nen udheheqjen
    Ruse, dhe percarja e brendshme Shqiptare, cuan ne shkaterrimin e endrres
    Shqiptare per nje shtet etnik ne Ballkan. Ne kete menyre agonia e tragjedise
    Shqiptare te shekullit te XX do te njihte lindjen e saj tragjike; me aleancen
    panortodokse Ballkanike gjithnje vigjelente mbi ndodhite dhe hapat e Shqiperise
    Londineze pergjate shekullit te pergjakshem te XX.


    Referencat


    1 C.E. Farah, Reasesing Sultan Abdulhamid II’s Islamic Policies, Archivum Ottomanicum, Nr. 14, 1995 /
    96, Fq. 192
    2 S. Ballvora, ‘La “Ligue de Prizrend” et la question de l’autonomie de l’Albanie’ Fq. 50
    3 Turkei no. 198, vol. 7, German Consul Gerhard von Mutius to Reichskanzler Bethman Hollweg, Selanik,
    8 Tetor 1911.
    4 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 78
    5 S. Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey, Vol II, Fq. 254
    6 Cifuteria e kovertuar ne Islam ne shtetin Osman njihej si donme.
    7 S. Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey, Vol II, Fq. 265
    8 Ibid, Fq 90
    9 Ibid, Fq. 288
    10 Ibid
    11 Historia e Shqiperise, vellimi II, 1984, Fq. 450
    12 Ibid. Fq. 488
    13 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 142
    14 Leter e Ministrise se Jashtme Greke ndaj Konsullatave ne Shqiperi dhe Epir. Athine, 25 Prill 1911, Nr.
    10193
    15 Sh. Delvina, Pa Pavaresi Fetare, Nuk Ka Pavaresi Kombetare. 1998, Fq. 102
    16 I. E. Geshov, The Balkan League, London, Fq. 15
    17 Historia e Shqiperise, vellimi II, 1984, Fq. 486
    18 Ernst Helmreich, The Diplomacy of the Balkan Wars 1912 – 1913 Fq 32 - 33
    19 I. E. Geshov, The Balkan League, London, Fq. 53 – 55
    20 S. Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey, Vol II, Fq. 290
    21 BD., Vol IX, pjesa I, No 540, Barclay to Grey, Beograd, 16 Janar 1912
    22 Historia e Shqiperise, vellimi II, 1984, Fq. 329
    23 Ibid. Fq. 465
    24 Ibid. Fq. 467
    25 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 128
    26 I. E. Geshov, The Balkan League, London, Fq. 133
    27 B. Kondis, Greece and Albania, Fq. 72 – 74.
    28 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 124
    29 Athine 20 Gusht 1912, leter ndaj ambasades ne Stamboll
    30 T. Zavalani, Histori e Shqipnis, Fq. 215
    31 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 134 - 135
    32 Panasi ndaj Koromiliasit, Sofia, 5 Shtator 1912.
    33 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 134
    34 Ibid. Fq. 133
    35 Historia e Shqiperise, vellimi II, 1984, Fq. 493
    36 P. Ruches, Albania’s Captives, Fq. 66
    37 S. Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey, Vol II, Fq. 294
    38 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 137
    39 S. Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey, Vol II, Fq. 297

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-12-2005
    Postime
    5
    Esht ma se e cuditeshme se si perplaset historia sipas interesave te veta personnale te rrejshme apo te tjereve .Nuk esht moskuptime apo mos realizimi i se vertetes por asht ignorimi is se vertetes qe ka pru tokat Shqiptare ne kete gjendje ku jena sot ..Artikudhi i nalte vetem se e vulos kete ignorim per ata chi nuk shohin as nuk jan te zot me ndigjua , propagande e kuj do te jet , pa marr para sysh se kush asht autori i ksaj falso.

    1-Problemi i asht se gjithmone e kemi arsyen per chdo pyetje , pa marre parasysh se perse ndodhet fjala,si per history -kulture -tradita-fe-musliman-ortodokse -katolik-shkaku asht te aj tjetri me arsye se aj i treti e ka fajin e jo neve..

    2-gjate historis se gjat Shqiptare e kemi ne periudh te vogel ne tokat shqiptare -ku pertimet shqiptaret duhen dhe mund te jen krenar , si nga aspekti historic-kulturor -fetar apo luftra te ndryshme qe u ben ne tokat tona ....po thome te vogel krejt...

    3-Ne tjetren ane pothuojse 98% te kohes-exzistences- kemi vetem ..mizeri , coptime , tradhti kombit , gjuhes dhe fes .chkatrrime dhe sundime her nga aj e here nga ky , shperngulje -emigrim -vrasje --prosekutime-izolim-ateista -korrupsion, interesa personale -jo kombetare..etj...etj...

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Eshte cinike qe disa njerz varsisht se ciles fe i perkasin, duen te lene fajin asaj fese tjeter per gjithe vuajtjet e kombit.
    Ne na shkatrruan, rromaket, turqit, sllavt, e greket.
    Asnjeri nuk eshte(ishte) as me i mire e as ma i keq se tjetri.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    MBRET Maska e ILIRI I MADH
    Anėtarėsuar
    06-12-2005
    Vendndodhja
    Manastir, Ilirida
    Postime
    162
    Ja dhe nje mape se si deshin ta ndajne Shqiperine keta te Ballkanit...


Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  4. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  5. Projektet greko-serbe pėr pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •