Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Faqe Nga Historia E Televizionit Shqiptar

    E Enjte, 02 Qershor 2005


    FAQE NGA HISTORIA E TELEVIZIONIT SHQIPTAR

    Nga Skifter Kellici

    Pjesa e pare

    Kjo ka ndodhur vite e vite me pare, kur nuk isha me shume se pese vjec. Atehere mesova se c'ishte radioja dhe duke degjuar zera qe dilnin nga ajo kuti e cila me dukej magjike, kisha deshire qe edhe te shihja se kush ishin ata, te vegjel, te vegjel, qe mbase fshiheshin brenda saj...

    Por kaluan vite dhe ne kapitullin e optikes, te librit te fizikes qe benim ne vitin e fundit te gjimnazit, ne nxenesit u njohem pas teleskopit e mikroskopit edhe me televizionin, qe ishte asokohe nga shpikjet me te mahnitshme te njerezimit. Aty mesova se kishte tashme aparate nga ku jo vetem mund te degjoje zera njerezish, por edhe t'i shihje ata. Dhe ja, ishte nje dite pranvere e vitit 1958. Nje grup studentesh te vitit te fundit te fakultetit Histori -Filologji te UT-se, ku beja pjese edhe une, shkuam te vizitonim "Ekspoziten e sukseseve te Republikes Socialiste te Cekosllovakise", e cila ishte hapur praen Stadiumit Kombeter "Qemal Stafa". Dhe merreni me mend cudine tone, kur me t'u futur ne sallen e madhe te kesaj ekspozite, mbetem te shtangur, kur nga nje ekran i vogel, vendosur ne hyrje pame ... veten tone. Qeshnim ne, benim shenja me dore dhe nga ekrani verenim te njejtat levizje. Diku me tutje ishte nje kamera, si ato qe kishim pare ne supet e operatoreve te Kinostudios, syri magjik i se ciles, thithte pamjet tona dhe ia percillte ekranit. Me se fundi, une u njoha me Televizionin dhe ato aparate qe quheshin televizore e qe sic flitej se shpejti do te beheshin edhe prone e shqiptareve. Kjo u be edhe me e qarte kur ne vetrinat e MAPO-s se Tiranes u pane televizoret e pare te markave sovjetike "Rekord" dhe "Rubin" e ato ceke e hungareze "Tesla" dhe "Orion".

    Perpjekjet e para per te ngritur televizioni shqiptar

    Fati e solli qe une me deshiren time te filloja te punoja gazetar ne Radio Tirana, duke sendertuar nje enderr te kahershme. Kjo ndodhi ne vere te vitit 1959. Dhe qe atehere u fol se po beheshin perpjekje qe edhe Shqiperia te kishte televizionin e vet. Ne fakt keshtu ishte. Shume vite me vone, kur nisa te shkruaja "Historine e RTVSH-se "1938-1990)", hasa ne nje dokument qe shenon zanafillen e televizionit te ardhshem shqiptar. Eshte fjala per nje leter qe Petro Kito, drejtori i Radio Tiranes se asaj periudhe, i drejtonte presidentit te Komitetit te Radios Cekosllovake, Frantishek Novacek. Ne kete leter, pasi vihet ne dukje se ne vendet rreth Shqiperise, ne Itali, Greqi, Jugosllavi, jane ngritur, ose po ngrihen stacione televizive, theksohet: "Duke u nisur nga te gjitha keto arsye, drejtoria e Radiodifuzionit Shqiptar vendosi t'u drejtohej vendeve mike me te zhvilluara, si Bashkimi Sovjetik, Cekosllovakia, RD Gjeramane, per te na ndihmuar qe me rastin e 15-vjetorit te Clirimit te Shqiperise, qe do te festohet me 29 nentor 1959, te ngreme nje qender te vogel eksperientale te TV-se ne Tirane. Me ane te kesaj qendre, ne mendojme te organizojme 2-3 here ne jave programe te thjeshta dhe shfaqje filmash. Kjo do te ndihmoje per pergatitjen e kuadrit lidhur me perspektiven e ngritjes se qendres definitive te Televizionit Shqiptar e zhvillimin e tij"."Dosja nr.4, Fondi i RTVSS-se, Arkivi i Shtetit).

    Pikerisht ne kete kohe une kisha disa muaj qe kisha nisur te punoja ne Radio. Por, ndonese u fol per kete kerkese drejtuar Komitetit te Radios Ceke, gjithcka mbeti ne heshtje. Por nga fillimi i vitit 60, sipas dokumenteve te ruajtura ne Arkivin e Shtetit, drejtoria e Radiodifuzionit Shqiptar, ne bashkepunim me drejtorine e Kinostudios "Shqiperia e Re", i paraqiti qeverise nje relacion, ku midis te tjerash, thuhej: "Ne baze te porosise se Agitprpoprit ne mbledhjen e perbashket te drejtorise se Radiodifizionit dhe Kinostudios "Shqiperia e Re", u studiua edhe ceshtja e organizimit te qendres eksperimentale te Televizionit..." "Po aty). Me poshte, theksohej se kjo qender mund te ngrihej duke shfrytezuar edhe pajisjet e Kinostudois gjate kohes kur ato nuk ishin ne shfrytezim.

    Kete radhe qeverite e vendeve socialiste, me sa duket, u vune ne levizje, sepse brenda nje periudhe te shkurter ndodhen te papritura, sic del dhe nga nje relacion tjeter, me titull "Mbi krijimin e Qendres Eksperimentale te Televizionit" te dates 15.3.1960 qe Drejtoria e Radiodifuzionit i dergoi drejtorise se Agitproprit, ku nder te tjera, vihej ne dukje: "Aparaturat e Qendres Eksperimentale te TV qe do ngrihet ne Tirane, eshte dhuruar nga Bashkimi Sovjetik, R.Cekosllovake, RD Gjermane sipas kerkesave te Drejtorise se Radiodifuzionit tone. Deri tani kemi marre te gjitha aparaturat e sovjetike gjermane qe nevojiten per venien ne funksionim te Qendres...Keto dite na vjen me avion edhe aparatura suplemetare per studiot, dhuruar nga TV i RD Gjermane. Televizioni cekosllovak do te na dhuroje studio televizive me stacion levizes qe do te sherbeje per transmetime nga teatrot, stadiumet. E gjithe e dhuruar nga te tri vendet mike, kap nje vlere prej 2 milione leke." "Dosja 3, Fondi i RTVSH-se, Arkivi i Shtetit).

    Sipas ketij relacioni, parashikohej qe programi yne ne periudhen e pare te transmetonte disa here ne jave programe me karakter eksperimental, sic kishin nisur vendet e tjera mike. Vec kesaj mendohej te krijohej nje redaksi e perbere nga 6 vete "redaktore, teknike). Qe nga ky moment, ngjarjet moren zhvillime te vrullshme. Pikerisht me 18.4.1960, Sekretariati i Komitetit Qendror te PPSH-se, pasi shqyrtoi propozimin e Drejtorise se Agitproprit, mori vendimin per ngritjen e Qendres Eksperimetale te Televizionit, me aparaturat e siperermendura. Nuk kaluan vecse disa dite dhe qeveria vendosi qe ne organiken e ketij institucioni te kishte nje redaktor e kater teknike dhe prane kesaj qendre televizive te vinin tre specialiste nga RD Gjermane.

    Dhe ne fakt keshtu ndodhi

    Dhe ne fakt keshtu ndodhi. Mbaj mend se ato dite te para te prillit te vitit 1960, qendra televizive e vendosur me te shpejte ne nje vile njekateshe prane njeres nga te dy godinat e Radio Tiranes, erdhen tre specialiste gjermane. Ata nisen te punonin plot pasion me tekniket tane te rinj, ku shquhej Jani Melo "1930-1988), i cili jo rralle bente shaka me ta, duke perdorur edhe ndonje sharje qe ata nxirnin nga goja, kur puna nuk u ecte mbare, pa ia ditur kuptimin. Dhe djelmoshat gjermane shkriheshin gazit me Janin, prane te cilit ndodheshin gjithnje ing. Emil Plumbi, piro Qirko...



    KOHA JONE - E perditshme e pavarur

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Ma dogje temen Brari

    (Po bej shaka)

    Dje e lexova dhe une kete artikull ne kete adrese:http://shqip.dk/modules.php?name=New...=print&sid=255

    Me pelqeu ishte interesant, me vjen mire qe e ke sjelle ketu (mgjse nuk kam dyshuar qe ti sjell vetem gjera interesante)

    Mire une jam rigon- dafina po ti mos je menderz- trendelini ?
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    era.. shih mos gjen pjesen e dyte..

    --

    FAQE NGA HISTORIA E TELEVIZIONIT SHQIPTAR

    "Vijon nga numri i djeshem)

    Pjesa e trete

    Nga Skifter Kellici

    Si u derguan te paret per specializime

    Ja perse u morem masa qe te dergohej sa me pare ne Cekosllovaki dhe ne RD Gjermane Emil Plumbi, inxhinieri i talentuar i Radio Tiranes, qe do te specializohej per nje periudhe te shkurter si dhe te vinin po nga ky vend dy specialiste gjermano-lindore, qe do te qendrojne ne Tirane nje muaj e gjysme. Pritet te vijne se shpejti me studion levizese edhe tre specialiste cekosllovake. Me 1961, parashikohet te dergohen per specializim ne baze te marreveshjes dhe bashkepunimit edhe tre kuadro, dy ne Bashkimin Sovjetik dhe nje ne Hungari.""Po aty). Punet dukeshin se po shkonin si jo me mire. Inxhinier Emil Plumbi, pasi kthehej nga specializimi ne Cekosllovaki dhe RD Gjermane, i paraqiste me 27.12 1960 drejtorise se Radiodifuzionit nje relacion, ku theksonte dhe nje here qe autobusi levizes ishte gati per t'u nisur ne Shqiperi se bashku me nje inxhinier."Po aty). Me poshte, ne relacionin e tij, Emil Plumbi theksonte se me 10 tetor ai kishte qene ne Berlin, ku drejtuesit e Televizionit gjermano-lindor i kishin premtuar te dergonin kamera industriale "Vidikon". "Me 1961, -vazhdonte Emil Plumbi ne relacionin e tij, -do te dergohen disa kamera te tjera per studio si dhe ne mars te gjitha pajisjet e nevojshme per aparatet diapozitive qe kemi dhe epidiapozitive." "Dosje 1, Fondi RTVSH-se, 1960, Arkivi i Shtetit).

    Me kalimin e kohes mendohej se nga kuadri ekzistues prej pese vetesh qe kishte QETV-ja, te kalohej ne 18 vete-nje pergjegjes, pastaj redaktore, regjisore, operarore, teknike... projekt qe u aprovua nga vete kryeministri Mehmet Shehu., ne nje vendim te dates 25,12,1960 te Keshillit te Ministarve."Po aty). Mendoni se cfare perspektive i hapej keshtu QETV-se per t'u kthyer se shpejti ne nje televizion te mirefillte!...

    E ndjeja veten te gezuar, sepse vertet isha dashuruar qe i vogel pas radios, por tani para meje, sic me kishte thene si me shaka drejtori yne, Petro Kito, me hapej horizonti i televizionit, ndonese ate nuk e njihja fare.

    Nisen te shihen programet e para te RAI-t

    Duhet te them, se vetem nga fillimi i viti 1961 me antena te vogla primitive qe u nderen drejt perendimit, nisen te shiheshin ne Tirane programet e para te RAI-t. Une vete pata rastin te shoh te mjegulluar ne shtepine e nje shoku pamje te shkeputura te Festivalit te San Remos dhe kengetarin Celentano, duke interpretuar kengen e tij te njohur "Con venti quatromilla baci" ""Me 24 mije te puthura..."), qe u be shkas pas disa ngjarjesh dramatiko-komike qe me ndodhen asokohe, te shkruaj ndodhine "Une polici e Celentano", botuar ne ciklin "Ndodhi gazmore nga historia e Radio Tiranes' dhe botuar kohe me pare ne shtypin e perditshem. Mirepo, te gjitha keto d-shira te miat dhe te shokeve te mi, per te pasur sa me shpejt nje televizion shqiptar, mbeten endrra. Si pasoje e politikes vetizoluese te diktatorit Enver Hoxha, pas Mbledhjes se Moskes, ne nentor te vitit 1960, Shqiperia prishi marredheniet me Bashkimin Sovjetik dhe me vendet e tjera socialiste. Si pasoje, u prishen te tera marrreveshjet ekonomike e kulturore me keto vende, duke perfshire edhe marredheniet e bashkepunimit edhe ne fushaen e Radiotelevizionit. Kesisoj, nuk erdhen as aparaturat e mesiperme, as studioja levizese, as s nuk u be ndonje spacializim aq i domosdoshem i personelit profesional.

    QETV-ja mbeti me kete personel: Stoli Beli, redaktore e paraqitese se bashku me Katerina Goshin, Polivaq Linon, folesit Kico Fotiadhi e Loredan Bubani, qe i permendem ne pjesen e pare te ketij cikli, dhe me pas Heroina Deliun e kameraman, Beqir Derhemin, teknike Jani Melon, Vezir Hoxhen, Ilia Capon, Riza Prosekun... Vec kengetareve te muzikes popullore e klasike ne ekranin e vogel shfaqeshin aktore, piktore, te cilet improvizonin si Namik Prizreni, grupe femijesh... Keto programe nisen te pelqeheshin nga teleshikuesit ende te pakte.

    Edhe une pata rast te bashkepunoj me QETV-ne. Nga fundi i vitit 1963, nga televizioni gjermano-perendimor erdhi nje kasete prej 20 minutash me film 16mm, ku ishte permbledhur ndeshja e futbollit midis "Partizanit" dhe "Kelnit" per turin e pare te Kupes se Evropes, zhvilluar ne Tiraen qe kishte perfunduar 0-0. Stolia m'u lut qe ta komentoja, si komentator i Radio Tiranes qe isha prej disa vitesh. Pranova me kenaqesi, aq me teper qe ndeshjen, e cila ishte zhvilluar para dy jevesh, e kisha ende te fresket. Duke qene se ne kolonen zanore ishte regjistruar dhe atmosfera e stadiumit, me britmat e shikuesve, kronika televizive u pelqye.

    Me 10 prill 1966, inxhinier Lulezim Topciu qe kishte nisur te punonte te QETV, se bashku me teknikun Spiro Qirko, realizuan me ate kamer primitive gjermano-lindore qe ende mbahej me kembe, transmetimin e pare te nje ndeshje futbolli. qe u zhvillua ne Stadiumin Kombetar "Qemal Stafa", midis "Partizanit" dhe "Dinamos". Si gjithnje, kameraman ishte Beqir Derhemi. Komentin nga kabina ne stadium e bera une. Ishte hera e pare ne jeten time gazetareske qe provoja nje gje te tille. Por, duke imituar Nikolo Karozion, legjenden e mikrofonit sportiv italian dhe Nando Martelinin, qe e pasoi, bera nje koment qe ishte, ne mos i bukur, plotesisht i pranueshem.

    Kamera qe nisi te nxirrte tym ...

    Ne pjesen e dyte kamera, ne prani te udheheqesve te larte te kupoles komuniste ne tribune, nisi te nxirrte ... tym. Transmetimi u nderpre, por ne vjetaret e historise se Televizionit tone u shenua nje dite e re pakez komike. Tri jave me pas, kete radhe nga nje autobus, prodhim rumun, te pershtatur per studio levizese, QETV-ja transmetoi manifestimin e 1 Majit nga sheshi "Deshmoret e Kombit". Isha perseri une qe e bera pershkrimin nga autobusi. Kesaj here kamera nuk nxori ... tymin e flamosur!

    Televizioni yne po shenonte pas kaq vitesh nje ngritje te vogel, qe do te ishte paralajmerimi i nje rruge te gjate. Dhe sado qe larg endrrave tona, me nje fare ngritje, per te cilen do te flasim ne pjesen e trete te ketij cikli.


    koha jone

    ---

    e qe thua ti moj ere..
    un jam majdanoz borziloku...lol..

    dikur vinte er jargavan me duket ne ato lulishtet ne rrugen Vlore Skele..

    po eren e gjineshtrave e di..
    e grin fshesaxhijet e komunaleve te enverit kte bime me ate lulen e verdhe qe rritet shpateve te kodrave..
    se e perdornin si fshes per rruget..
    sdi c'benet nashti..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E Hene, 06 Qershor 2005


    FAQE NGA HISTORIA E TELEVIZIONIT SHQIPTAR

    Nga Skifter Kellici *

    Ne pjesen e katert, vume ne dukje se pas prishjes se marredhenieve me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera socialiste, u nderprene ne te njejten kohe, edhe marredheniet me televizionet e ketyre vendeve. Dergoheshin kryesisht ne Perendim per specializim vetem kuadro teknike dhe bliheshin aparaturat me te domosdoshme, te cilat me kalimin e kohes, edhe nisen te vjeteroheshin. Shume ekipe gazetaresh nga televizionet perendimore, kerkuan te realizonin filma per Shqiperine, por pak u pranuan. Edhe vizitat e tyre u pasuan nga incidente, sic ndodhi me gazetaret austriake Vogel dhe Lendvai, gazetarin zviceran Peshler etj, te cilet xhiruan ne vendin tone pamje te cilat ishin ne kundershtim me propoganden komuniste, te cilat deshmonin se Shqiperia ishte ne vend i mbyllur dhe shume i varfer.

    TVSH, nen daren e rrepte te kupoles se kuqe...

    Me kete rast, nuk dua te perjashtoj Radion e cila edhe ajo, ishte nen kete shtrengim, si tere shtypi, arti kultura dhe vete jeta jone. Por ceshtja eshte se Televizioni Shqiptar pas vitit 1971 kur nisi te shihej ne tere vendin, u vu ne shenjester jo vetem te Byrose Politike, por te vete diktatorit Enver Hoxha. Sic dihet, ishte ai qe sulmoi Festivalin e 11-te te Kenges ne Radio-Televizionin Shqiptar, i cili e cilesoi drejtorin e tij Todi Lubonja, deviator te djathte. Ishte ai qe miratoi zevendesimin e Thanas Nanos nga kjo detyre si dogmatik, me nivel te kufizuar kulturor dhe ishte ai qe pas nje viti e riktheu vete ne kete detyre duke u shprehur tekstualisht: "Ne RTVSH te kthehet Thanasi. Ne fushen profesionale mangesi mund te kemi, ama procka si ato te Todit nuk do te beje". "Marash Hajati, "Dera e pasme e shtypit", faqe 153.) Pra, per Enver Hoxhen nuk kishte me rendesi se Televizioni Shqiptar nuk do te kishte ngritje cilesore, perderisa nuk kishte cilesi te tilla vete drejtuesi kryesor. Qe nga ajo kohe, diktatori u mor me zell te madh me RTVSH-ne.

    Per kete qellim mjafton te permendim vetem dy shembuj: Ishte ai qe mori ne telefon ne mbremjen e 24 dhjetorit te vitit 1974 nje teknik te TV-se, meqe nuk po gjente as edhe nje drejtues ne zyra, te cilit iu zbraz tere mllef, sepse ishte lene i lire te shihej RAI, ne kohen qe Papa po jepte meshen tradicionale me rastin e Krishtlindjeve, telefonim qe shkaktoi panik ne TV dhe paralajmerim te ashper per Thanas Nanon, sado qe diktatori e kishte per zemer.

    Ishte vete Enver Hoxha qe po ate vit, ne mbledhjen e Sekretariatit te Komitetit Qendror te Partise, mbajtur ne qershor te vitit 1975, "Per permiresimin e emisioneve te Televizionit" porosiste: "Zgjedhja e filmave qe do te blihen, duhet t i nenshtrohet nje diskutimi te rrepte ideologjik mga ana e organizates baze te partise ne Televizion".

    Drejtuesit e RTVSH-se, nomenklature e K.Q

    Qe drejtuesit e RTVSH-se ishin nomenklature e Sekretariatit te Komitetit Qendror, kjo dihej. Pas daljes, me se fundi ne pension te Thanas Nanos, ne janar te viti 1977, qe ishte shnderrruar ne kete institucion ne nje despot te padurueshem, pritej qe drejtor i pergjithshem normalisht te behej Marash Hajati, aq me teper qe kishte me shume se dy vjet qe po drejtonte Televizionin Shqiptar. Dhe duhet thene ne ato kushte me sukses. Vec kasaj, ai ishte i pari drejtues i ketij institucioni pas Clirimit qe tregoi se ishte krijues i talentuar, po te marrim parasysh emisionet televizive qe kishte pergatitur, "me 1979 do te fitonte edhe cmimin e Republikes me dokumentarin "Termeti tundi malet, por jo popullin". Megjithatae, drejtor i RTVSH-se, me porosine e Ramiz Alise, u caktua Cajup Rusmali, i cili kurre nuk kishte qene gazetar e me teper, nuk donte te punonte ne kete detyre. Dhe mbeti drejtor i pergjithshem deri me 12 dhjetor te vitit 1982, kur u largua, perseri me deshiren e tij. Vetem ne kete rast, drejtimi i ketij institucioni iu besua Marash Hajatit. Kupola e kuqe deri atehere kishte parapelqyer qe atje te punonin njerez sa me te besuar.

    I tille ishte dhe Agron Cobani i cili u emerua me 1980 te drejtonte TVSH-ne si njeri i besuar i vete Enver Hoxhes, te cilin e kishte ndjekur me mikrofon gjate vizitave neper Shqiperi, nisur edhe nga qe nje i afermi i tij ishte nga drejtuesit kryesore ne Ministrine e Puneve te Brendshme. Dhe duhet thene, se ai nuk kishte ngritjen e duhur kulturore, sic u theksua pastaj kur u shkarkua nga kjo detyre dhe per me teper, nuk dinte sadopak nje gjuhe te huaj. Por kjo nuk kishte rendesi per Enver Hoxhen.

    Shume emisare te Enverit, nderhynin

    Por ne punet e Radio-Televizonit Shqiptar, vec Ramiz Alise, qe vinte personalisht jo rralle ne studiot TV-se per te kontrolluar telekronikat kushtuar Enver Hoxhes, kur ua kishte deshira nderhynin edhe shume emisare te tjere te kupoles se kuqe. Kur me 22 dhe 29 tetor te vitit 1977 u shfaq ne TV drama "Lumi i vdekur", shkruar nga Kudret Velca sipas motiveve te romanit te njohur me te njejtin titull te shkrimtarit Jakov Xoxa dhe madje i ishte shitur edhe RTV te Prishtines, Manush Myftiu anetar i Byrose Politike dhe zv. kryetar i Keshillit te Ministrave, dha urdher qe kjo pjese per "gabime ideore", te mos shfaqej me as ne Teatrin Popullor, as ne TVSH. "Dosja 25, Fondi i Radio-Televizionit Shqiptar, Arkivi i Shtetit, 1977).

    Marash Hajati ne librin e tij, permend mjaft te tilla nderhyrje

    Marash Hajati ne librin e tij "Dera e pasme e shtypit" permend plot raste te tjera te nderhyrjeve te tilla te emisareve te ndryshem te kupoles se kuqe. Kur po shfaqej ne ekranin e vogel, drama "Shterngate ne mal", luajtur nga trupa e Teatrit te Gjirokastres, sekretari per problemet e propagandes ne Komitetin e Partise te Tiranes, i telefonoi atij dhe i tha: "C'jane keto, jo gjeologjia, jo te huajt kane dhene ndihmese, jo sekrete. E keni kontrolluar me kujdes dramen apo jo?...Ne ketu po flasim si mund te behet ndonje gje per ta zevendesuar" . ""Dera e pasme", faqe 105). Deri ketu arrinte puna!...

    Nje nga ndihemsit e Ramiz Alise ne Komitetin Qendror te Partise, sidomos per problemet e jashtme, shkonte edhe e larg: Ai kerkonte qe gjate konferencave ku merrte pjese, te ishte ne qender te vemendjes. Dhe madje leshnonte ultimatumin: "I thoni atij drejtorit te Televizionit te mos beje shaka kur eshte fjala per daljen time ne TV, se ndryshe i ve sterkembthin e s'do te dije nga ku do te ndalet."Po aty, faqe 145).

    Edhe me tutje: Kur nje folese e njohur nuk u pelqye nga nje prej anetareve te Byrose Politike, drejtorit te TV-se Marash Hajatit, iu komunikua: "Te mos dale me ne ekran. Ceshtje politike nuk ka. Menjanimi te behet pa rene ne sy. "Po aty).

    Petrit Leka ishte specialist i Instititutit Meteorologjik, qe paraqiste kohen ne menyre shume profesionale ne Televizion. Mirepo nje dite na i hipen ne koke Mehmet Shehut qe ai te hiqej nga ekrani se i ngjante ... nje kolegut te tij te Televizionit Italian. Punoja atehere, "vjeshte e vitit 1971) ne TVSH dhe me kujtohet fare mire ajo dite, kur Petritit i dhane kete njoftim, sa qesharak, aq edhe absurd ... Ai nuk u pa per disa nete ne ekran qe te jepte parashikimin e kohes, derisa me sa duket, kryeministrit iu kthye mendja. "Teper ngacmues, - kujton Marash Hajati, - ishin transmetimet e drejtperdrejta per sportin. Kush nuk nderhynte, anetare te Byrose Politike, te qeverise ... "Cili eshte ky qe transmeton? E degjoni cfare flet? Ku i gjeni xhanem!" ""Dera e pasme...",faqe 90). Kete pervoje te hidhur e kam provuar edhe une, ne kurriz ndaj dhe Marash Hajati ne librin e tij nenvizon: "Me horizontitn njohes ... shtrihej gjere ne temen e transmetimit e te analizave. Mirepo dikujt nga lart kjo, here i pelqente e here jo. Aq here edhe komentatori shkarkohej e ngarkohej me ate detyre." "Po aty, faqe 91).

    Gjendja tragji-komike

    Edhe me tragji-komike behej gjendja kur ne Televizionin Shqiptar vinin grupet e kontrollit te klases punetore, e me teper, kur pas vitit 1976 ne kete institucion u emeruan ne poste drejtuese me porosi te Enver Hoxhes, te cilet kuptohet, nuk kishin haber fare nga ato pune dhe mjaftoheshin vetem me verejtje te veshjes, flokeve, kur shihnin shfaqje te tilla te modes perendimore. Disa prej tyre e pane veten te tepert dhe me kalimin e kohes edhe u larguan.

    Dhe cuditerisht keto dukuri ne Televizionin Shqiptar u pane deri ne Festivalin e Kenges ne RTVSH ne dhjetor te vitit 1989, pikerisht kur me renien e Murit te Berlinit, ne Evropen Lindore nisen te frynin frynin erera te tjera. I ftuar nga regjisorja e talentuar, Vera Grabocka, si ish-drejtues i Festivalit te Dyte, pashe se si gjate provave, nje aneter i Byreose Politike ne salle, jepte udhezime qe kjo ose ajo kengetare te nderronte fustanin, corapet...

    Edhe ne grahmat e muajve te fundit kupola e kuqe kerkonte vigjilence, kudo e doemos, edhe ne TVSH....

    TVSH-ja sot ne trysnine e partive drejtuese politike

    Me shembjen e komunizmit si kudo, edhe ne Radio-Televizonin Shqiptar nisi nje periudhe e re. Ngjarje si ato qe pershkrova me siper, i takojne tani historise. Mirepo perseri ky institucion, sidomos TVSH-ja mbeti ne orbiten e partive politike qe erdhen njera pas tjetres ne fuqi. Drejtuesit e pare aty ishin Skender Bucpapaj, gazetar, poet, studiues i talentuar dhe Qemal Sakajeva, publicist me pervoje. Vertet nuk e njihnin RTVSH-ne por gjithcka do ta kapercenin me aftesite qe nuk u mungonin ne fushen e gazetarise.

    C'ndodhi ne Radio-Televizionin Shqiptar? ... Fill pas marsit te vitit 1992 u shkarkua cudit-_ht, nga detyra e kryeinxhinierit te RTVSH-se, Gaqo Konomi, nje nga specialistet me te zote, sepse kishte qene ... sekretar partie ne kete institucion "!?, kur me natyren e tij te bute e liberale, duke qene i dashur me te gjithe, nuk i kishte bere askujt dem. Madje u detyrua te dilte ne asistence. U larguan nga mikrofoni figurat e njohura, Kico Fotiadhi e Alfons Gurashi. I pari, se kishte lexuar ne mikrofon dhe kamera fjalime te Enver Hoxhes dhe i dyti edhe se kishte bere telekronika gjate vizitave te tij kudo neper Shqiperi.

    Por eshte per te ardhur keq qe ne shume raste drejtuesit e mesiperm te RTVSH-se u bene pre e trysnise se drejtuesve te Partise Demokratike, te cilet e perdorem jo rralle ekranin dhe mikrofonin per qellime partiake, aq me teper qe ne ato vite nuk u lejua ngritja e televizioneve te tjera private.

    Me 1997, me ardhjen ne fuqi te Partise Socialiste, pritej qe kjo e mete te korrigjohej. Por punet nuk shkuan keshtu. Menjehere u hoq nga kamera Vjollca Vokshi, nje nder individualitetet me te medha te kameras, njohese e shkelqyer e tri gjuheve te huaja, sepse ishte bere atje zedhenese e Partise Demokratike. Edhe autori i ketij cikli, krijuesi i rubrikave sportive ne RTVSH, qe me 1959 u menjanua nga kamera dhe mikrofoni sportiv, sikur te ishte elemnt armik. Kjo ndodhi kur ne krye te TVSH-se erdhi Edi Mazi, qe jo vetem ishte shume larg nivelit profesional te parardhesve qe permendem me siper, por u be thjesht nje rrip transmisioni i trysnise edhe me te rrepte te Partise Socialiste. Dhe te mos harrojme se ne ate kohe RTVSH-ja u kthye ne institucion publik. Dhe si i tille do te qendronte mbi partite politike.

    Shkarkimet e njepasnjeshme sipas partive

    Me keq ndodhi kur me shkarkimin e e Edi Mazit, i cili per keto "merita partiake" ishte bere edhe drejtor i Pergjithshem ne TVSH, ndonese i kritikuar per shkelje te renda financiare, qe me pas sollen edhe shkarkimin e tij, drejtor i TVSH-se u be Agron Cobani, ish-drejtori i Radios e me pas i ketij institucioni qe me ...1976, kur zbatonte me besnikeri porosite e Partise dhe te shokut Enver dhe qe per me teper gjate kesaj periudhe nuk kishte arritur te mesonte ende asnje gjuhe, e cila ka qene kusht per cdo gazetar te RTVSH-se qe kerkonte ngritje ne kategori, qe me 1986"?!).

    E njejta dukuri u verejt ne Radio Tirana, ku drejtor u emerua.Gezim Podgorica, ish-drejtori i Radio Shkodres ne periudhen komuniste, qe nuk ishte shquar per asgje ne fushen e gazetarise ,duke perjashtuar vetem faktin se ne janar te vitit 1991, ne valen e demonstratave te fuqishme antikomuniste ne Shkoder, ka pasur pasur meriten... te mbronte me kallashnikov, krahas komunisteve e sigurimsave te tjere, godinen e Komitetit te Partise se ketij qyteti

    Te dehur nga keto "suksese", drejtuesit e sotem te RTVSH-se kane mohuar mbi te gjitha traditen. Keshtu per shembull, nuk u be promovimi i librit "Historia e RTVSH-se" "1938-1990), ku nje vend te rendesishem ze natyrisht, edhe historia e Televizionit, te cilin A.Cobani, e mori per ta recensionuar, kunder deshires se autorit dhe ne menyre tendencioze e hodhi poshte. Megjithese libri u botua, nuk u be as promovimi tij, ku ishin lajmeruar te merrnin pjese figura te njohura te RTV-se ne dakada, edhe pse u ftua edhe autori i tij nga Amerika. Dhe kjo me justifikimin e tipit komunist se " ... ne liber jane thene gjera qe nuk duheshin thene dhe nuk jan- thene gjera qe duheshin thene" "!?). Nuk u festua, me 29 prill te ketij viti as 45-vjetori i TVSH-se, te cilit i kushtohet ky cikel dhe si pasoje, nuk u ftuan ata qe e kane themeluar kete televizion.

    Megjithate, zgjedhjet e reja po afrojne. Urojme qe cilado parti qe do te fitoje, te mos ndjeke shembullin e ketyre dy partive dhe qe RTVSH-ja te behet, me se fundi, me te vrtete nje institucion publik.

    Maj 2005, Boston





    * I apasionuar shume pas Radio-Tiranes dhe TVSH-se, ku qe nga viti 1959 per shume vite ka punuar si gazetar dhe komentator sportiv, shkrimtari dhe studiuesi Skifter Kellici, gjate ketyre dy viteve te fundit ka botuar ne shtypin e perditshem, vec libirit "Historia e RTVSH "1938-1990) dhe romanit "Festivali i 11-te" edhe disa cikle-dossier. Te tilla kene qene: "Ndodhi nga historia e Radio- Tiranes", "Duke rikujtuar Festivalin e 11-te te Kenges ne RTVSH" "22-25 dhjetor 1973), "Dy martire te Radio Tiranes", "Anton Mazreku ne faqet e pashkruara te nje ditari". Kurse tani u afron lexuesve te gazetes sone ciklin e ri "Faqe nga historia e TVSH-se", institucion i cili me 29 prill te ketij viti mbushi 45 vjet.


    --

  5. #5
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Per kenaqesine e Brarit dhe te tjereve po postoj:

    Faqe nga historia e Televizionit Shqiptar

    Pjesa e dyte


    Nga Skifter Kellici

    Programi i pare i Qendres Eksperimentale
    Dhe ja, erdhi 29 prilli i vitit 1960. Ne oren 18.00, do te niste programi i pare i Qendres Eksperimentale. Ne te tere, gazetare e punonjes te tjere te Radios, ishim kureshtare te shihnim Stoli Belin, gazetaren e njohur te radios per emisionet per femije, tani redaktorja dhe paraqitesja e pare e ketij emisioni. Ishte nje pasdite shume e bukur plot diell. Ngaqe nuk mund te qendronim ne mjediset e kesaj qendre te perbere nga kater dhoma e nje korridor i gjere, shkuam ne godinen e dyte te Radios, ku ishte vendosur nje aparat televiziv. Me te ardhur ora 18.00, ekrani deri atehere i murrme, u perndrit dhe Stolia, e cila kishte kapercyer emocionet e para, me nje buzeqeshje te kendshme shqiptoi fjalet, qe do te beheshin me pas aq te zakonshme: "Mirembrema, te dashur telespektatore. Po fillojme programin e pare te Qender Televizive"

    Progami perbehej se pari nga disa filma per femije e pastaj per te rritur te cilet i paraqiti serish Stolia, kete radhe me e cliruar nga emocionet. Nderkohe, une u ktheva perseri ne vilen televizive ku kishte shperthyer haraja, sepse programi po shkonte mire e bukur. Aty ndodheshin edhe drejtori i Radios Petro Kito, nismetari i kesaj qendre, sic e pame, gazetaret Liri Celi, e cila me pas do te merrej edhe me drejtimin e kesaj qendre, e Pirro Nace qe si mjeshter jo vetem i mikrofonit, por edhe i kameras fotografike, ndihmoi ne fillim me idete e tij, te cilet pergezonin Stoline dhe kameramanin e pare, Beqir Derhemi.

    E meqe permendem kameran, duhet te themi se ajo ishte prodhim gjermano-lindor, e cila sherbeu me pas per te gjitha llojet e transmetimeve" biseda, me pas lajme, emisione per femije, koncerte) qe beheshin drejtperdrejt ne studio. Kjo kamera ishte pajisur me nje llampe superikonoskop "llampa e kthimit te sinjalit optik ne linjat elektrike) dhe kishte nje ndjeshmeri te ulet. Si pasoje kerkonte ndricim deri ne 1000 luks, qe te siguronte ne ekran nje figure sa me te pranueshme. Per afrimin e e objekteve dhe njerezve ne studio perdoreshin objektiva me thjereza te ndryshme qe viheshin ne levizje me ane te nje manivele.

    Emisioni i pare, pati jehone te madhe
    Por te kthehemi edhe nje here te emisioni i pare. Ai pati jehone edhe te teleshikuesit e pare. Vertet deri ne ate kohe ne Tirane nuk numeroheshin me shume se 30 televizore te markave sovjetike "Rekord" edhe "Rubin" e ndonje "Tesla" ceke e "Orion" hungarez, sic permendem me siper, qe i kishin sjelle nga keto vende kryesisht studente me kursimet e tyre, vec atyre qe i kishin blere ne MAPO, me shprese se nje dite edhe ne Shqiperi do te kishte programe televizive. Dhe nuk kishin gabuar. Ate dite ne shtepite e tyre, sic morem vesh mepas kisihin shkuar edhe kureshtare te tjere, per te pare programin e pare te qendre eksperimentale televizive, per te cilat ishte bere edhe lajmerim ne programet e Radio Tiranes. Dhe, ishin kenaqur... E te mendosh se kjo studio kishte vetem nje telekamera me rreze flurore e cila transmetonte filma 35 mm. Funksiononte gjitashtu edhe nje aparat per shfaqjen e diapozitivave, pulti i zerit dhe figures... Transmetuesi i sinjalit ishte ngritur ne terracen e godines se dyte te Radios. Ai kishte nje fuqi prej 20 E dhe siguronte transmetimin e figures vetem ne Tirane.""Y.Pepo, "Shkenca dhe Jeta", nr 2. 1987).

    Me keto aparatura kjo qender, e cila pas disa muajsh mendohej se do te pajisej me apatatura moderne te asaj periudhe vazhdoi te funksiononte edhe per disa vite te tjera, per shkak te ngjarjeve politike qe ndodhen me pas e per te cilat do te bejme fjale ne pjesen e dyte te ketij cikli.

    Por nga gezimi, ne zhgenjim
    Jetonim me te vertete ne gjendje euforie. Pa kaluar nje muaj nga fillimi i programeve te para te QETV-se, morem vesh se se shpejti do te vinte nga Cekosllovakia nje studio televizive levizese. Me fjale te tjera, nje autobus. Drejtori yne, Petro Kito, me thoshte atehere si me shaka: "Ja, po vjen dita qe ju komentatoret sportive te Radios "e kishte fjalen per Anton Mazrekun, mua dhe Ismet Belloven), te beni komente te ndeshjeve te futbollit edhe ne televizion me studio te tilla". Nga studimet qe bera me pas per historine e Radiotelevizionit, gjeta ne Arkivin e Shtetit letren qe drejtoria e pergjithshme e Televizionit Cekosllovak i drejtonte Petro Kitos, ku theksonte se kjo studio televizive, do te nisej per ne Shqiperi nga fundi i vitit 1960, prej portit te Riekes "Jugosllavi) dhe do te ishte dhurate e ketij televizioni."Dosja 6, Fondi i RTVSH-se, 1960, Arkivi i Shtetit).

    "Me ardhjen e kesaj studioje levizese, te stacionit, si dhe me ardhjen e e teleprojektoreve per filma 15 mm, premtuar nga televizioni kinez, - theksohej ne nje relacion te Petro Kitos, drejtuar Komitetit Qendror,- Qendra jone televizive do te kompletohet me aparatura dhe mund te kaloje nga faza ekserimentale, ne programe te rregullta." "Po aty).

    Kjo ishte e domosdoshme, sepse niveli i kesaj qendre, sic e kemi pare ne pjesen e pare te ketij cikli, qe shume i ulet. Kete e pranonin me keqardhje edhe dy dy specialiste te Televizionit Sovjetik, Irina Moets dhe Ivan Minajev, te cilet qe ne muajin qershor te vitit 1960 vinin ne dukje veshtiresite e medha qe kishte QETV-se." E cila transmeton tri here ne jave programe qe zgjasin nga dy ore, me nje kamer, ne studio me hapesire te kufizuar, qe nuk ka ndricim te duhur, me transmetime kryesisht te materialeve filmike, fotografi, skica e biseda, ku mund te marrin pjese 2-3 vete. "Dosja 1-9 Fondi i RTVSh-se, 1960, Arkivi i Shtetit).

    Si u derguan te paret per specializime
    Ja perse u morem masa qe te dergohej sa me pare ne Cekosllovaki dhe ne RD Gjermane Emil Plumbi, inxhinieri i talentuar i Radio Tiranes, qe do te specializohej per nje periudhe te shkurter si dhe te vinin po nga ky vend dy specialiste gjermano-lindore, qe do te qendrojne ne Tirane nje muaj e gjysme. Pritet te vijne se shpejti me studion levizese edhe tre specialiste cekosllovake. Me 1961, parashikohet te dergohen per specializim ne baze te marreveshjes dhe bashkepunimit edhe tre kuadro, dy ne Bashkimin Sovjetik dhe nje ne Hungari.""Po aty). Punet dukeshin se po skonin si jo me mire. Inxhinier Emil Plumbi, pasi kthehej nga specializimi ne Cekosllovaki dhe RD Gjermane, i paraqiste me 27.12 1960 drejtorise se Radiodifuzionit nje relacion, ku theksonte dhe nje here qe autobusi levizes ishte gati per t'u nisur ne Shqiperi se bashku me nje inxhinier."Po aty). Me poshte, ne relacionin e tij, Emil Plumbi theksonte se me 10 tetor ai kishte qene ne Berlin, ku drejtuesit e Televizionit gjermano-lindor i kishin premtuar te dergonin kamera industriale "Vidikon". "Me 1961, -vazhdonte Emil Plumbi ne relacionin e tij, -do te dergohen disa kamera te tjera per studio si dhe ne mars te gjitha pajisjet e nevojshme per aparatet diapozitive qe kemi dhe epidiapozitive." "Dosje 1, Fondi RTVSH-se, 1960, Arkivi i Shtetit).

    Me kalimin e kohes mendohej se nga kuadri ekzistues prej pese vetesh qe kishte QETV-ja, te kalohej ne 18 vete-nje pergjegjes, pastaj redaktore, regjisore, operarore, teknike... projekt qe u aprovua nga vete kryeministri Mehmet Shehu., ne nje vendim te dates 25,12,1960 te Keshillit te Ministarve."Po aty). Mendoni se cfare perspektive i hapej keshtu QETV-se per t'u kthyer se shpejti ne nje televizion te mirefillte!...

    E ndjeja veten te gezuar, sepse vertet isha dashuruar qe i vogel pas radios, por tani para meje, sic me kishte thene si me shaka drejtori yne, Petro Kito, me hapej horizonti i televizionit, ndonese ate nuk e njihja fare.

    Nisen te shihen programet e para te RAI-t
    Duhet te them, se vetem nga fillimi i viti 1961 me antena te vogla primitive qe u nderen drejt perendimit, nisen te shiheshin ne Tirane programet e para te RAI-t. Une vete pata rastin te shoh te mjegulluar ne shtepine e nje shoku pamje te shkeputura te Festivalit te San Remos dhe kengetarin Celentano, duke interpretuar kengen e tij te njohur "Con venti quatromilla baci" ""Me 24 mije te puthura..."), qe u be shkas pas disa ngjarjesh dramatiko-komike qe me ndodhen asokohe, te shkruaj ndodhine "Une polici e Celentano", botuar ne ciklin "Ndodhi gazmore nga historia e Radio Tiranes' dhe botuar kohe me pare ne shtypin e perditshem. Mirepo, te gjitha keto deshira te miat dhe te shokeve te mi, per te pasur sa me shpejt nje televizion shqiptar, mbeten endrra. Si pasoje e politikes vetizoluese te diktatorit Enver Hoxha, pas Mbledhjes se Moskes, ne nentor te vitit 1960, Shqiperia prishi marredheniet me Bashkimin Sovjetik dhe me vendet e tjera socialiste. Si pasoje, u prishen te tera marrreveshjet ekonomike e kulturore me keto vende, duke perfshire edhe marredheniet e bashkepunimit edhe ne fushaen e Radiotelevizionit. Kesisoj, nuk erdhen as aparaturat e mesiperme, as studioja levizese, as s nuk u be ndonje spacializim aq i domosdoshem i personelit profesional.

    ''Koha Jone'' 03/06/2005
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx Bianko..

    ..dhe... behu tifoz me "sopotin" e librazhdit me mire ose.. me "ullishtarin" e Radhimes.. ose me "sapunxhiun" e rrogozhines..

    sinqerisht e kam.. e sidomos behu tifoz i kembeve te tua..pra luaj vet futboll ..

    cdo te mire..

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  3. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •