Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7

Tema: Zija Ēela

  1. #1

    Zija Ēela

    Shqiptar
    Nder i kombit
    Posts: 1262
    (2/18/01 12:56:05 am)
    Misteri i jetes
    --------------------------------------------------------------------------------
    Elisabetės

    Etrange, vraiment etrange

    Nė atė qytet mes malesh, siē e tregonin regjistrat vendorė dhe statistikat e pėrgjithshme tė shtetit, po bėheshin vite qėkur nuk vdiste mė njeri. Zyrtarė tė lartė tė qendrės, tė nxitur nga specialistė tė Ministrisė sė Shėndetit Publik, duke e kundruar mrekullinė nga larg, kėtė rezervat jete e shpjegonin me ajrin, ujin dhe rrethimin natyror ndaj mjediseve urbane tė ndotura. Por vetė banorėt e qytetit e lidhnin me Dinoshėn, gruan e Harap Habitarit, nėnpunėsit tė pėrkohshėm tė postės.

    Dinosha kishte qenė nė vitin e parė tė martesės, kur i shoqi desh iku me gjithsejt. Njė sėmundje e beftė e rrėzoi nė dyshek, ia bėri trupin kaēup dhe ia majisi tėrė rropullitė e barkut. Mjekėt nuk ia gjetėn as emrin, as ilaēin. Kur Harapi ra nė jerm tė vdekjes gruaja e hirshme, qė i kishte qėndruar gjithnjė te koka, filloi tė pėrlotej, t’ia ledhatonte flokėt e ta shtrėngonte pas vetes, si tė ishte e vendosur qė ose ta mbante patjetėr nė jetė, ose tė ikte bashkė me tė shoqin. Ndėrsa ishte pėrkulur plot ngashėri mbi fytyrėn e tij, diē mėrmėriti pėrvėlueshėm dhe pikėrisht ato fjalė dhembshurie, qė askush s’i dėgjoi bėnė mrekullinė e papritur: Harapi hapi sytė e grishtė, gogėsiu dhe u ngrit mė kėmbė. Pasandaj, tė gjithė thanė se bukuria e Dinoshės s’e kishte lėnė tė vdiste. Nė tė vėrtetė, kur u ngrit i shoqi, ajo pati njė zalldan tė hatashėm, lėkura iu gėrhal, fytyra iu zbeh dhe fryma mezi i pėrshkohej nė gjoks. Por pas tri orėsh ēuditi mėhallėt: Gruaja ishte bėrė edhe tri herė mė e bukur.

    Prej asaj dite, sa herė qė dikush i beditej vdekja, si tė ishte i sigurtė se mund tė mbrohej prej saj, dėrgonte njerėz pėr tė thirrur Dinoshėn. Pak nga pak, teksa i pėrhapej nami, kėrkesa mbėrritėn edhe nga zonat pėrqark, dhe Dinosha nuk kundėrshtoi, bėri ndonjė provė, por nuk i eci. Me sa dukej, me atė formulėn e mistershme qė e kishte zbuluar nė ethe tė dhembjes, gruaja e bukur mund tė shpėtonte vetėm bashkėqytetarėt e saj. Natyrisht, mjekėt se ndėrprenė punėn as atje, njerėzit shkonin nė poliambulancė, shtroheshin nė spital rural, kuroheshin pėr ca kohė e dilnin tė shėruar. Por nėse ndodhte qė i sėmuri tė merrte rrokullimėn pa ndalim, e nxirrnin menjėherė nga spitali pėr t’iu drejtuar Dinoshės. Tani, si tė ishte tempull hyjnie, nevojtarėt trokisnin nė shtėpinė e saj ditė e natė. Njėherė, ndodhi qė Dinosha tė vihej nė provė tė rėndė, ēfarė si kishte rastisur mė parė, me dy kėrkesa tė njėkohėsishme. Bert Miluka dhe Afrim Prati e kishin plagosur pėr vdekje njėri-tjetrin me armė zjarri. Kur njerėzit e dy palėve erdhėn pėr ta marrė e pėr ta shoqėruar, siē ishte e arsyeshme, nė fillim Dinosha ktheu nė shtėpinė qė binte mė afėr. Nė shtratin ku po fikej, ende me mend e gojė, Bert Miluka e priti me pistoletė nė dorė.

    - Ulu, Dinoshė, - e ftoi qetėsisht, ndoshta pėr tė mos e trembur, - nėna ka vėnė xhezvėn nė zjarrė. Ulu nė atė karrige, pimė kafen mė parė, pastaj shohim e bėjmė.

    E gozhduar nė karrige, Dinosha nuk e ndjeu sa kohė kaloi. Ndėrkaq njė kushėri i Pratajve, nė shtėpinė e tė cilėve kishin pritur me padurim, ia behu kokulur nė derė. Atėherė u dėgjua zėri fėrgėllues i tė plagosurit:

    - Tani mund tė shkosh, Dinoshė, shėrbimin e fundit ma bėre. Unė s’tė mbajta kėtu pėr jetėn time, por qė hasmi im t’i ēonte patkonjtė pėrpjetė. – Dhe me shpejtėsinė qė rreh qerpiku, Bert Miluka ia kthen armėn vetes, duke vėnė tytėn nėn mjekėr dhe duke e tėrhequr kėmbėzėn gjithė gajret.

    Megjithatė, pas ca vitesh, kjo ngjarje e pėrbindshme u harrua. Si gjithmonė, Dinosha nuk mund t’i sillte tė vdekurit nė jetė, por kishte forcė qė tė gjallėt t’i mbante me tė gjallėt. Ēdo bashkėqytetari tė saj, pleqve e fėmijėve, burrave e grave, djemve e vajzave tė reja, nė minutėn qė shpirti merrte pėr t’u dalė, Dinosha u gjendej tek koka. Ritin e kryente si dikur me tė shoqin, madje nga frika e dėshtimit s’ia lejonte vetes ta ndryshonte sadopak. Prandaj, kur ndokujt i afrohej fundi, ajo priste derisa tė binte nė hekė dhe tė humbiste ēdo lidhje me kėtė botė. Tamam atė ēast e shtrėngonte dhembshurisht pas trupit, e pėrkėdhelte, ēapėrlohej nga vuajtja dhe teksa pėrkulej e ngashėryer, i pėshpėriste ato fjalėt e mistershme. Se ēfarė i thoshte Dinosha vdekėtarit, askush nuk e dinte, por ndėrsa ky kthehej nė jetė, shpėtimtares i mbahej fryma, trupi i dridhej dhe lėkura i zhubrosej gjithmonė. Veēse sfilitja e saj e hatashme tani nuk zgjaste mė tri orė. Prej kohėsh tri orėt ishin bėrė nėntė, pastaj u bėnė tetėmbėdhjetė, pastaj tridhjetė e gjashtė, derisa u fiksuan nė tri ditė e tri netė. Vetėm pasi dilte prej atij gazepi torturues, bukuria e saj ngadhėnjente pėrsėri dhe, sado qė mosha ia prekte tiparet, prej njė freskie pėrherė gjallėruese, gati tė gjithė besonin se nė damarėt e saj gjaku pėrtėrihej vazhdimisht.

    Mirėpo, nė njė ditė me llohė dimri, Dinosha dha shenja se po sėmurej vetė: Lėngata e zuri brinjė mė brinjė dhe shtrati menjėherė iu bė i detyrueshėm. Harap Habitari, nėpunės i pėrkorė i postės, dha alarmin. Qyteti sikur u ēakėrdis, iu prish qetėsia e gjumi; mjekėt shpejtuan pėr ilaēe, por sėmundja e saj nuk u praps. Qytetarėt ranė nė hall, u menduan sa u menduan, pastaj arritėn nė pėrfundimin se ndoshta s’u mbetej tjetėr veēse dikush tė bėnte pėr Dinoshėn atė, qė ajo s’ua kishte kursyer mė parė. Afėr mendsh, fėmijėt i pėrjashtuan, asnjėri s’do tė mund ta pėrballonte sfilitjen qė e priste, por edhe pleqtė i lanė mėnjanė, jo thjesht pėr arsyet e fėmijėve, por se shumėkujt nuk iu duk e denjė qė sakrifica e pėrkohėshme pėr Shpėtimtaren, sė cilės tė gjithė i detyroheshin, tė vinte nga mė tė dobėtit. Kėshtu, dolėn vullnetarėt e parė. Mirėpo, ēuditėrisht, asnjėri prej atyre njerėzve qė kishin pasur rastin tė shpėtonin nga Dinosha dhe qė mendohej se tashmė e njihnin misterin, i cili ngrinte tė vdekurin mė kėmbė, s’po dilte vullnetar. Kushedi pse, kur pyeteshin pėr ato fjalėt e fshehta, secili betohej se nė ēastin qė i kishte dėgjuar, gjendja e tij kishte qenė aq e rėndė, sa gjė prej gjėje si kishte mbetur nė mendje. Atėherė, njė komision prej qytetarėsh tė nderuar vendosi qė sakrifikuesi tė zgjidhej me short. Por pėrpara se tė hidhej shorti, duhej formula. Tė mbledhur sė bashku, komisionerėt iu paraqitėn Dinoshės me lutjen qė t’ua besonte magjinė jetėdhėnėse. Gruaja bujare, e razbitur nga lėngata, i falenderoi me zemėr, por tha se pėr tė kjo ishte e pamundur, pasi nuk mjaftonin vetėm fjalėt: pėr ta kaluar fuqinė e formulės nga vetja tek njė tjetėr, duhej medoemos qė rrethi tė mbyllej aty ku kishte nisur. Vetiu tė gjithė kthyen sytė nga Harap Habitari, qė kishte qenė pika e nisjes. Njerėzit e komisionit, disa prej tė cilėve bėnin hije nė kėtė botė pikėrisht prej asaj formule, u ndjenė tė lehtėsuar dhe ia rrahėn shpatullat me lezet, sepse, siē thanė nė njė gojė, pėr t’i dhėnė atij riti sigurinė mė tė madhe, kėrkohej qė dhembja tė ishte sa mė e thellė dhe njė dhembje tė tillė, tek e fundit askush s’mund ta ndjente pėr Dinoshėn sa vetė bashkėshorti i saj.

    Gruaja ia zbuloi tė fshehtat pak pėrpara se tė binte nė jerm dhe, kur e pėrfshiu kllapia e vdekjes, Harapi pothuaj e humbi toruan, ai nisi tė ulėrinte e tė bubėtinte si i marrosur. Megjithatė, bėri gjithēka qė e shoqja e kishte porositur: e shtrėngoi pas trupit tė vet, e mbajti, e rroku, u mbyt nė ngashėrima dhe nė fund, duke u pėrkulur mbi kokėn e saj, murmuri fjalėt ēudibėrėse. Por Dinosha e bukur prapėseprapė vdiq e shkoi.

    Nė ditėn e zisė, kur njerėzit shkonin tek Harapi pėr kryeshėndosh, i kaplonte heshtja, rrinin tė mėrzitur e gjėmonin mbytyrazi, sikur tė mos gjenin ngushėllim. Vetėm mė tė rrallė ndokush e prishte heshtjen e pėrzieshme, duke dashur tė dinte nga i zoti i shtėpisė diēka mė tepėr: Ia kishte ftilluar qartė Dinosha ato fjalėt magjike? Mos ndoshta, i ndėrligur prej dėshpėrimit, atij i kishin rrėshqitur nga truri? Ēfarė nuk kishte funksionuar pra, ku kishte ngecur mrekullia?

    I zoti i shtėpisė skėrfiste thonjtė, hundėronte i pėrhumbur, pastaj kruante zėrin dhe duke perėnduar sytė e grizhtė, shpjegohej ngadalė:

    - Ishte e pamundur tė mė rrėshqiste nga truri, Dinosha nuk ma tregoi si njė formulė tė thatė.

    - Cuk, cuk, - shprehnin habi tė tjerėt. – Po si ta tregoi, Harap?

    - Ma kujtoi fije pėr fije rastin tim. Dhe disa herė ma pėrsėriti ēfarė mė kishte thėnė atėherė te koka. Ja, kėshtu mė kishte thėnė: "Unė vdes pėr ty".

    - Po ti i the se vdes pėr tė?

    - Unė nuk mund ta ndryshoja formulėn, - shpjegohej Harapi, - se po ta ndryshoja, dilja i pabesė. Tė njėjtėn i thashė.

    - Edhe?

    - Edhe i thashė: "Ti vdes pėr mua!"

    - Cuk, cuk, - rrufisnin faqet tė tjerėt, thua se gjithnjė shprehnin habi.

    Pastaj zhyteshin nė heshtjen e mėparshme, herė duke kujtuar atė shortin e frikshėm, tė cilin fati tashmė ua kishte shmangur pėrgjithmonė, herė duke menduar pėr varrin me kangjella dhe tekstin e mbishkrimit qė, si njė mirėnjohje tė pėrgjithshme, komisioni kishte vendosur t’ia blatonte Dinoshės nė emėr tė qytetit dhe tė bashkėshortit besnik.

  2. #2

    Frau Riva

    Shqiptar
    Nder i kombit
    Posts: 1264
    (2/18/01 12:58:47 am)

    1. Nė Vienė, nė sallonin e njė vile tė madhe, po vallėzohet. Ēiftet qė ndodhen mė tė djathtė, duke qenė tė ftuar tė rastit, kthejnė kokėn pėrballė me kėrshėrinė pėr tė ditur se cila ėshtė ajo zonjė me duart e vogla, tepėr nazike, por me njė pusht plot shndritje nė gishtėrinj, shndritje aq tė ēuditshme, sa duket sikur ka mbajtur nė pėllėmbė njė flutur, qė sapo e ka lėnė tė fluturojė.

    2. Nė Graz jetonin dy mikesha, frau Helga dhe frau Riva. Ato njiheshin prej kohėsh, prandaj shpesh pinin kafe te njėra-tjetra. Nė njė ditė me shi, ndėrsa bubullonte e llapste flaka e rrufeve, frau Riva ishte ngritur nga divani, ku drita e vetėtimave arrinte mė pak dhe ishte afruar pranė dritares duke iu zbuluar ballė pėr ballė atij shpėrthimi tė zjarrtė, plot afshe e llamburitje. Disi e habitur, Helga e kishte pyetur:

    - E pėrse, frau Riva?

    Dhe Riva ishte pėrgjigjur.

    Pas ndonjė viti, pėr arsye pune, Helga u mbart nė Vienė. Atėherė, frau Riva u miqėsua me Bettinėn. Nė njė ditė me shi, kur po shungullonin bubullimat me njė gjėmė tė thekshme qė vinte valė-valė, frau Riva u ngrit nga kolltuku i qoshes dhe vajti pranė dritares, pikėrisht ku stėrkalat e zjarrta ishin mė tė fortė.

    - E pėrse, frau Riva? – pyeti Bettina.

    Dhe Riva iu pėrgjigj njėlloj, sikundėr Helgės:

    - E kam amanet nga babai. Kur u largova nga Shqipėria, ai mė tha: "Kudo tė jesh, bija ime, sa herė qė qielli tė mbushet me ngarkesa dhe prej ngarkesave tė shpėrthejė, ti afrohu te dritarja, se nuk janė rrufetė, ėshtė shpirti im qė shpėrthen prej mallit. Jam unė qė tė kėrkoj, moj bijė, hedh dritė rreth teje, tė shoh kudo tutje dhe nga larg tė fotografoj".

    Kaluan ca muaj. Meqė burri i Bettinės trashėgoi nė Vienė njė vilė tė mobiluar, nė afėrsi tė parqeve tė Schonbrunn-it, u tėrhoqėn pėr tė jetuar atje. Vetėm si kaluan disa vjet dhe pėrfunduan digat shtesė, qė bėheshin nė zonėn ku fillojnė Alpet, bashkėshorti i Rivės u punėsua nė njė institut tė hidroteknikės dhe, kėshtu, tri mikeshat u ribashkuan nė kryeqytet.

    Me atė rast u shtrua mbrėmja e mirėseardhjes.

    3. Nė Vienė, nė sallonin e vilės sė madhe, frau Helga e frau Bettina u gjetėn pėrsėri para asaj tė papriturės sė dikurshme. Befas, duart e Rivės u veshėn me njė pluhur tė ndritshėm, diēka qė tė kujtonte nitratin e argjendit nė gishtėrinjtė e fotografėve, kur sapo i kanė nxjerrė nga vaska e laboratorit. Me tė nisur shtrėngata, Riva e kishte ndėrprerė vallėzimin, ishte afruar pranė dritares me harqe si dritėsorėt e kishave dhe atje i kishte gurgulluar gryka prej njė psherėtime tė gjatė. Dy mikeshat e panė tė habitura. Natyrisht, ato e kishin mirėkuptuar nė fillim, kur shqiptarja e ēuditshme besonte se, sa herė ndizeshin blicat e vetėtimave, shkrepte malli i babait tė saj, tė cilit i shfaqej fytyra e sė bijės dhe sikur e fotografonte nga larg. Por ēdo gjė ka njė masė, sa kohė akoma do tė vazhdonte ajo tėrheqje misterioze?!

    - E pėrse, frau Riva, pėrse afrohesh prapė te dritarja? – e pyetėn tė stepura.

    - Ah, - psherėtiu Riva, qė gjithnjė mund tė shfrynte lirshėm, pasi bajamet i kishte hequr qė nė fėmijėri, - nėse atėherė ishte im atė qė mė shihte mua, tani jam unė qė e shoh babain tim. – Edhe nuk foli mė. Por pa ndonjė ngurim, ngriti lart duart e vogla, sikur po tregonte drejtimin se nga e shihte tė atin.

    Mirėpo, pikėrisht atė ēast, zonjat vėrejtėn se ai pluhuri i ndritshėm nėpėr pėllėmbėt e saj, nuk i ngjante mė as pushit tė krahėve tė fluturės, as argjendit tė laboratorėve fotografikė, bile as shėmbėllimit tė shpuzės sė vetėtimave, por atij fosforit tė lehtė, krejt tė veēantė, fosforit qė vozit nėpėr qiell, zbret herė-herė edhe mė poshtė, po ne jemi nė gjendje ta dallojmė vetėm nė varreza.



    Trokitje

    Isha njėzet vjeē dhe pyeta: "Kur do ta njoh?"

    Nė njėzetė e pesė thashė: "Kur ta kem njohur, do tė jemi gjithmonė bashkė".

    U bėra tridhjetė dhe ne ishim bashkė. Nė tridhjetė e pesė ishim pėrsėri bashkė.

    Po mbushja dyzetė kur bėmė udhėtimin e madh. Nuk mbaj mend se ku vajtėm, por kthimi ishte njėlloj si prej botės sė pėrtejme: Njėri prej nesh u tjetėrsua aq shumė, sa e humbi toruan edhe tjetri.

    Nė dyzet e pesė u ndamė.

    Pesėdhjetė vjeē i trokita nė derė. Doli dikush dhe mė tha:

    - Ajo po fle. Ke ndonjė porosi?

    - Jo, - i thashė, - vetėm desha tė di nė ėshtė mirė.

    - Ajo ėshtė mirė, - tha.

    Ende s’jam pesėdhjetė e pesė qė ta di nė ėshtė zgjuar nga gjumi dhe a vazhdon tė jetė mirė.

    Ndoshta kur tė bėhem gjashtėdhjetė, do tė pyes veten: "A do ta shoh mė?"

    Nėse nė gjashtėdhjetė e pesė nuk do tė jetė ajo qė do tė trokasė tek unė, shtatėdhjetė vjeē do tė martohem me njė tjetėr. Kam frikė tė plakem, por sidomos kam frikė tė vdes, pa pasur pranė njė dorė gruaje.

  3. #3
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Me kenaqe

    Shigjete e dashur!

    Nuk e merr me mend cfare kenaqesie ndjeva kur lexova prozen e Zija Ēeles, qe per mua eshte prozatori me i mire sot per sot ne shqiperi. Kam lexuar nga ai "Eklips dhe proza te tjera", "Gjaku i dallandyshes" dhe kam mbetur e mrekulluar. Po keto te sotmet qene ..., nuk gjej fjale te them ate qe me dhane. Te lutem 1000 here, nqs ke proza te tjera te tij, e di qe eshte shume, shume e lodhshme, por te lutem postoji sepse eshte e vetmja menyre te lexoj dicka nga ai. Shume te faleminderit...Dikea

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Trokitje

    Isha njėzet vjeē dhe pyeta: "Kur do ta njoh?"

    Nė njėzetė e pesė thashė: "Kur ta kem njohur, do tė jemi gjithmonė bashkė".

    U bėra tridhjetė dhe ne ishim bashkė. Nė tridhjetė e pesė ishim pėrsėri bashkė.

    Po mbushja dyzetė kur bėmė udhėtimin e madh. Nuk mbaj mend se ku vajtėm, por kthimi ishte njėlloj si prej botės sė pėrtejme: Njėri prej nesh u tjetėrsua aq shumė, sa e humbi toruan edhe tjetri.

    Nė dyzet e pesė u ndamė.

    Pesėdhjetė vjeē i trokita nė derė. Doli dikush dhe mė tha:

    - Ajo po fle. Ke ndonjė porosi?

    - Jo, - i thashė, - vetėm desha tė di nė ėshtė mirė.

    - Ajo ėshtė mirė, - tha.

    Ende s’jam pesėdhjetė e pesė qė ta di nė ėshtė zgjuar nga gjumi dhe a vazhdon tė jetė mirė.

    Ndoshta kur tė bėhem gjashtėdhjetė, do tė pyes veten: "A do ta shoh mė?"

    Nėse nė gjashtėdhjetė e pesė nuk do tė jetė ajo qė do tė trokasė tek unė, shtatėdhjetė vjeē do tė martohem me njė tjetėr. Kam frikė tė plakem, por sidomos kam frikė tė vdes, pa pasur pranė njė dorė gruaje.

  5. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    SOS, njė buzėqeshje

    Shtėpia e Jarit kishte vetėm njė dhomė, dhoma e tij vetėm njė dritare, dritarja ngrihej vetėm nja dy pėllėmbė mbi kalldrėmin e rrugės dhe, meqė krevati ndodhej ndanė saj, me tė dėgjuar hapa, djalit i doli gjumi. Kur tėrhoqi kindin e perdes, humbi disa ēaste duke kapsallitur qerpikėt e gjatė, qė sikur u lėshonin hije atyre syve tė mėdhenj, pėr tė cilėt vajzave u bėnte xhani fėrk. Pastaj e pikasi kalimtarin, mirėpo e pa me shpinė, sepse tjetri po hynte nė kthesė dhe nuk arriti ta njihte.
    Megjithatė, Jari Kaēinari tha:
    “Medet, nuk ta di numrin e telefonit, mor njeri. Po tė jesh i varfėr, sot do tė bėheshe pak i kamur dhe, po tė jesh i kamur, prapė do tė kishe diē mė tepėr nė llogarinė tėnde. Ku ta dish, ndoshta edhe ti ke dhėnė diēka pėr mua. Nėse s’je nga ata qė dhanė pėr mua, prapėseprapė do tė ishe i pari pėr provėn e mirėnjohjes. Dua t’ua kthej njerėzve mirėnjohjen time.”
    Tė djeshmen vėrtet kishte pasur shtrėngatė shiu dhe kishin shungulluar bubullima me oshtima tė zgjatura, sikur mali i Kakarit po thėrrmohej atje larg, por retė pastaj ishin shkartisur dhe qielli kishte dhėnė njė shfaqje aq gazmore, sa nė Balbonė nuk mbahej mend prej shumė vjetėsh. Nė horizont ishin shfaqur njėkohėsisht dy ylbere, njėri pėrmbi tjetrin. Me portokallinė e ndezur qė i mbizotėronte ngjyrat e tjera, ajo hapėsira e vogėl midis dy harkadave, tė cilat u ngjanin dy buzėve tė lyera me tė kuq, tė kujtonte njė gojė femėrore qė hapet maturisht, sa pėr tė buzėqeshur fare pak. Disa djem tė rinj pėrmendėn tė dashurat e tyre, por pati edhe burra qė s’ndenjėn pa gėrgasė. Ali Qimja i Kėlcyrės e ēoi mendjen te Lica, Vasil Orollogaj tek Adela, ndėrsa doktor Frani qė u ndodh afėr tyre, ua mbylli gojėn. Ai tregoi mishin e krahėve tė tij qė po mbushej me mornica dhe, duke bėrė kryqin, murmuriti i pataksur: “Tė qofshim falė, o Zot, ėshtė Madona!” Mirėpo sa i vlente ky lazdrim i natyrės njė qyteti qė, mbas zjarrit shkrumbues, kishte rėnė nė brengė e dėshpėrim?!
    Jari Kaēinarin e zuri shtrėngata rrugės, kur po kthehej nga zona industriale. Kishte dalė me shpresėn pėr ndonjė punė tė rastit, por nuk kishte gjetur. Te godina e televizionit lokal hyri nėn strehėn e portikut dhe priti derisa rreshti shiu, pastaj mori rrugėn gjithė merak. E bija e Licės, Nertila Rauf Vila, e fejuara e tij e fėmijėrisė, kishte ditėlindjen, kurse ai ishte trokė nga xhepi. Po ecte kokulur dhe ndoshta ishte i vetmi qė nuk i kishte vėrejtur ylberėt. Por ca tė tjerė, tė cilėve po u kalonte pranė, ndėrkaq i hoqėn sytė nga qielli dhe i kthyen nga ai. Madje s’u pėrmbajtėn, shkėmbyen dialogė me njėri-tjetrin: Shihni, shihni sa e ēuditshme, po kush ėshtė ky djalė? Njė fatkeq i Balbonės. Pse thua fatkeq? Se nuk ka pasur ndonjėherė as vėlla e as motėr, ka mbetur herėt pa nėnė, mė mbrapa edhe pa tė atin. Nuk e dija se Jari qenka krejt fillikat. Po, fillikat ėshtė, qyqari! Besa kot ia qani hallin, ky djalė vėrtet po na ēudit, a s’ju ngjan si shenjti me kurorė?
    Nėn shkėlqimin e fortė tė diellit, ndėrsa nė qiell po treteshin dalėngadalė, ato qemerėt e ylbereve dukej sikur kishin zbritur nė tokė. Dhe ishin mbledhur nė formėn e njė breroreje, qė vezullonte pėrqark kokės sė Jari Kaēinarit. Veēse nga ngjyrat e ndryshme, kishte mbetur vetėm njėra, e verdha nė nuancė tė florinjtė. Nė tė vėrtetė, nuk ishte veēse njė iluzion optik. E krijonte jetulla, njė jetull me metal tė bronzuar, i vetmi kujtim material qė djali kishte prej dy vjetėsh nga Nertila, jo vetėm e fejuara e fėmijėrisė, por edhe ėndrra e tij e rinisė. Jari e mbante sa herė qė moti ēonte fyrtymė, sepse era ia shkalafiste shkulmet e krifės, megjithėse flokun e kishte tė rėndė e tė plotė. Mė pas e zhdukte si tė mos kishte qenė. Jo se nuk i pėlqente ta ekspozonte dhuratėn e Nertilės, e cila e kishte zbuluar nė njė sėnduk tė sė ėmės midis rrangullave tė tjera, por se moshatarėt e vinin nė lojė, ē’ėshtė kjo nostalgji, mor rrotė, pėr meshkujt kjo modė ka vdekur njėherė e pėrgjithmonė, ti sa vė jetull metalike, lidhi flokėt mbrapa me ndonjė qafė ēorapi, po deshe edhe me qafore qeni, por jetulla for men nuk gjen mė nė vitrinat e Balbonės.
    Kur hyri te berberi, atė breroren pėrreth kokės nuk e kishte mė. Por Koli Rudha ia kishte vėrejtur nga xhami. Sot nuk tė qeth, qeshi, ke parė ti ndonjė shenjtor me flokė tė shkurtra?! Nuk erdha pėr t’u qethur, ia ktheu djali, qė pandehu se Koli ishte thirrur ndokund pėr tė bėrė dikė synet dhe po nxitonte pėr ta mbyllur dyqanin.
    Jari u afrua te lavamani, hapi ēezmėn dhe piu ujė nė grushtet e dorės. Si hodhi pak kolonjė poshtė gushės, nuk e lejoi veten tė mėdyshej mė gjatė, doli pa kėrkuar borxh. E kishte tmerr tė kėrkonte tė holla borxh. E dinte se te Sheshi Demokracia, qė mjaft balbonas i thoshin edhe Sheshi Demokratik, mund tė fitonte njė kartėmonedhė. Vlosh Batarja, mbasi tė argėtohej bam-bum me ēiften e tij, do tė ishte i gatshėm t’ia hidhte dorėn nė sup, pėr ta tėrhequr drejt barit pėr birrė. Dhe Jari e kishte bėrė gafėn njė herė, ato tė hollat qė do tė shpenzosh pėr birrėn time, i kishte thėnė, je i lutur tė m’i japėsh tė thata nė dorė. Pėrveēse ia kishte futur nė xhep dy kartėmonedha, Vlosh Batarja e kishte qerasur edhe me birrė. Kurrė e kurrė mė, ishte betuar Jari me vete, kurrė mė nuk do ta ha turpin me bukė dhe bukėn me turp.
    Kėshtu, po shkonte nė shtėpi kokulur. Ndoshta atje do tė lexonte. Kishte nisur tė shfletonte njė guidė turistike pėr Tiranėn. Megjithėse i kishte mbushur njėzet e tre vjeē, duke pėrjashtuar kronikat televizive, ende s’e kishte parė kryeqytetin nga afėr. Flitej se atje bėhej qejf i madh, por nė kohė tė mira, siē mburreshin garipat e Balbonės, edhe qyteti i tyre s’i linte gjė mangut.
    Nė njė anketė tė atij viti, pyetjes “Pėrse ju pėlqen tė jetoni nė Balbonė?”, rreth 71 pėrqind e qytetarėve i qenė pėrgjigjur pak a shumė njėlloj: Kėtu nuk bėn as nxehtė, as ftohtė. Dhe as nuk skuqesh e as nuk zverdhesh, duke rėnė nė zor kotsėkoti me fqinjėt. Kur del paradite nga shtėpia e takon dikė rrugės, ti e di se ēfarė tė thotė ai: “Mirėmengjes!” dhe “Ku po shkon?” Mbasditeve, kur sheh njeri duke u kthyer nė shtėpi, ti e di se ēfarė duhet t’i thuash atij: “Ku ishe?” dhe “Ēfarė ke nė ēantė?” Nė Balbonė hahet drekė dhe gatuhet pėr darkė. Qortimi mė i pėrhapur ėshtė: “Mos shit mend”, thua se njerėzimi jeton duke shitur vetėm punėn e krahut. Si sharja mė e rėndė mbahet: “Ta dhjes qimen!” Kurse lėvdata mė e madhe: “S’ka mė bir kurve se filani!” Kudo nė botėn e sotme qytetarėt dėshirojnė qė tė orientohen lehtė nė qytetin e tyre dhe shpesh largohen me lehtėsi. Megjithatė, balbonasit mezi pranojnė tė largohen, por nėse ndodh qė tė ikin, tė afėrmit i pėrcjellin deri tek ura e Kalipiēit. Ata qė kthehen mbeten ata qė janė, ndėrsa ata qė shkojnė thonė se bėhen mė tė menēur, pėrfundonte konkluza e anketimit.
    Jarit po i pėlqente tė besonte se tash, kur qyteti ishte kredhur nė zi, nuk do tė bėhej ndonjė festė pėr ditėlindjen e Nertilės. Vetė nuk kishte lajme (mbasi nisėn gjimnazin, ai nuk kishte shkelur mė nė shtėpinė e saj), por i pėlqente tė besonte se nuk do tė kishte as tė ftuar, as dhurata. Dhe meqė nuk kishte tė ftuar e dhurata, kėsaj here askush nuk do tė mund ta pėrfliste mungesėn e tij. Kurse ai nuk e kishte pėr zakon tė merrte nėpėr gojė tė tjerėt. Fundja, ajo qė urdhėronte nė atė shtėpi nuk ishte Nertila, por Lica Vila. Prej vitesh e ėma e ruante tė bijėn nga duart e meshkujve, si shkaba zoēkėn e vet. Ajo grua s’ka pėr t’u plakur ndonjėherė dhe ne kurrė s’do tė shpėtojmė nga kthetrat e saj, ankoheshin disa nga kandidatėt qė, prej kundėrshtimit tė gjatė pėr dorėn e Nertilės, ndjeheshin tė lodhur dhe tė skartuar tashmė. Jari nuk ndihej i skartuar, me raste i vinte nė vesh ndonjė fjalė e Licės, veēse nuk kishte mbėshtetje pėr shpresat e tij, pasi ėmė e bijė dukej se vrisnin lart.
    Atė pasdite, ashtu si tėrė mbrėmjen, Jari Kaēinari vendosi ta kalonte nė shtėpinė e tij me njė dhomė e njė dritare. Nga kati i sipėrm, ku luhej bilardo, krrau-krrau i vinte pėrplasja e bilave herė pas here. Ai u mor me guidėn e kryeqytetit, u ndal te fotot qė i pėlqenin mė tepėr, pastaj lexoi ca faqe tė reja. Kur po falej dielli, e kaploi njė pasiguri pėr ditėlindjen e Nertilės: pranoi se mund tė mos kishte tė ftuar, por iu duk pa gjasa qė asnjė kandidat tė mos bėhej i gjallė. Pėrkundrazi, njė pjesė i pėrfytyroi duke trokitur atje, makar sa pėr tė lėnė dhuratat. Vitin e kaluar, pa pasur nevojė tė trokiste, Nertilės i kishte arritur buqeta nga dyqani i luleve dhe, ta pret mendja, nė etiketėn e urimit shkruhej emri i porositėsit: Me gjithė zemėr, Jari Kaēinari.
    Kjo ua kishte prerė udhėn pėr thashetheme atyre qė ishin tė ftuar, por ua kishte mbyllur gojėn njėlloj pėr gjithė tė paftuarit, sepse kėta (sa vonė e kishte mėsuar Jari) pėrdornin tė njėjtėn taktikė, i dėrgonin lulet nga dyqani. Kurse Lica tregohej e drejtė, ajo i rreshtonte buqetat pranė njėra-tjetrės pa dallim, sipas radhės qė kishin mbėrritur, edhe tė kandidatėve qė ndodheshin tė pranishėm, edhe tė atyre qė kishin mbetur jashtė.
    Mirėpo, megjithėse taktikėn e njihte, sivjet nuk kishte pasur takatin. Ngasjen pėr tė porositur lule borxh, kishte mundur ta shmangte qėkurse e la mbrapa Sheshin Demokracia. Ndėrsa shansi i fundit, mundėsia pėr ta uruar Nertilėn me telefon, ende nuk ishte humbur. Ai kishte telefon me kartė rimbushėse dhe, kur provoi pak mė herėt, sekretaria e operatorit e paralajmėroi se kishte vetėm tridhjetė e katėr sekonda kohė pėr tė folur. E dinte se aq sekonda atij do t’i humbisnin duke u gėlltitur ndėrmjet fjalėve tė para, atyre qė shprehnin urime e dėshira, pa le pastaj sikur t’ia bėnte edhe ato pyetjet, pa tė cilat vėshtirė tė komunikonte dot, pa hė ē’na thua, si je, si shkon, si po ia ēon, si e kalon, pyetje koti, por qė taktikisht do ta lejonin mė pas tė hidhej drejt e nė thela: Sa mė ka marrė malli, Nertila, dhe malli ėshtė hall i madh, e kur do tė shihemi pra?
    I kishte ndodhur njėherė qė, pikėrisht mbas gėlltitjeve tė gjata, i kishte ardhur goja djalit dhe Nertila ishte shkrirė matanė: “O Jari, se ē’ke njė shkėndijė te zemra ti, njė shkėndijė qė merr ngadalė, por kur ndizet e sjell dritėn deri nė shtėpinė time!”
    Atij i kishte ardhur pėr tė qarė, nuk kishte hyrė nė diskutime me veten nėse ishte njė llastim i zakonshėm femėror apo njė miklim i zakonshėm, e kishte marrė si njė pėrkėdhelje tė hatashme. Njėherė e njė kohė nuk kishin munguar as pėrkėdheljet nė faqe. Jari nuk mund ta harronte atė ditėn e Shėngjergjit kur, pėr ta arritur mė drejtpėrdrejt fytyrėn e tij, Nertila ishte ngritur nė majė tė gishtave. Njė grimė herė ia kishte lėmuar me gishtėrinj njėrėn anė tė fytyrės, ia kishte lėmuar mirė e mirė (Lica e kishte porositur se edhe molla e kuqe pastrohet, para se tė kafshohet), pastaj pllaq-plluq e kishte puthur nė faqe. Shėngjergji shėnonte ditėn e parė tė pranverės. Vajza kishte veshur njė fustan tė ri, ama fringo tė ri, prej njė cope tė kuqe me pika tė zeza tė mėdha, e kėshtu nusja e tij e fėmijėrisė ngjante si nusepashke. Ē’fat po i sillte me atė puthje kėrcitėse, qė Jari Kaēinari e kishte marrė, pėrveēse si pėrkėdhelje tė hatashme, edhe si premtim tė pėrjetshėm?

    Djali brofi nga tryeza me celularin nė dorė, ngriti nėnkresėn dhe u shtri mbi rroba. Njė kartė rimbushėse i duhej, po ku ta gjente. Vendosi qė, nė njėfarė mėnyre, ta thyente betimin duke kėrkuar ndonjė hua virtuale, qė bashkėmoshatarėt nuk e quanin borxh si atė me kartėmonedha nė dorė. Me njė sms i kėrkoi dikujt qė, nėse e kishte tė mundur, nėpėrmjet shėrbimit SOS tė kalonte nė kreditin e numrit tė tij ndonjė shumė modeste pėr njė bisedė afėrsisht katėr ose pesė minuta gjithsej, kulmi do tė ishte gjashtė minuta. O Zot, ēfarė ngatėrrese! Duke pasur ndėrmend Nertilėn, me tė cilėn do tė bisedonte, sms-nė e nisi pikėrisht nė numrin e saj dhe tani s’e kthente dot mbrapsht. Kaq i turpėruar u ndie, sa e mbylli menjėherė telefonin. Kushedi ē’pėrgjigje thumbuese (dhe e kam hak, pėshpėriti) mund t’i sillte ajo. Kushedi si po e shpotiste tek e ėma, pa shiko moj Licė, ē’zorbo ėshtė ky farė kandidati, mė kėrkon parapagim pėr urimin e ditėlindjes! Haha e hihi do tė qeshnin tė pranishmit. Dhe nėse nuk kishte tė pranishėm, prapėseprapė do tė zgėrdhiheshin bollshėm, sepse sms-ja e tij do tė shpėrndahej menjėherė, si ato nudot qė qarkullonin nėpėr celulare. Lakuriqi i natės tani po fluturon nė eter, iu faneps pėr veten.
    Pėr tė krijuar njėfarė izolimi, kishte futur duart nėn jastėk, jastėkun e kishte kthyer nga tė dy cepat dhe ende e mbante tė shtrėnguar rreth fytyrės. I kishte hipur njė valė tė nxehti nė tė gjithė trupin, por prushin mė tė madh e ndjente nė faqe dhe nuk habitej aspak qė njėlloj po i digjnin, si ajo qė ia kishte puthur Nertila, si faqja e virgjėr. Por vetė nuk ishte mashkull i virgjėr, megjithėse nuk ishte fort i sigurt pėr mėnyrėn e prishjes sė parė.
    Kaloi njė kohė tė gjatė ashtu, duke u kthyer herė nė krah, herė pėrmbys. Ēfarėdo pozicioni qė merrte, nga brenda ia rrihte brinjėt njė valė ritmike dhe kafazi i gjoksit i dukej sikur po i kriste. Ē’po ndodhte me zemrėn e shkretė, me atė rrufepritėse tė emocioneve vrastare? Nuk krisej kafazi, zemra po kėrciste brram-brram, duke depozituar te vetja tėrė hallin e atij djalit. Jari nuk shtroi ndonjė pyetje, thjesht pati pėrshtypjen se, meqė pėrpara nuk kishte ndodhur t’ia rrihte brinjėt ashtu, ishte pėr t’u besuar se zemra e tij po e zmadhonte vėllimin.
    Bėri njė dush tė ftohtė, hėngri bukė me kremviēle tė tymosura dhe u ngul sėrish nė tryezė, ku kishte celularin. Sipas Asafit, fqinjit dhe gjyshit tė tij shpirtėror, sa herė qė dikush i ikėn plumbit, aq herė i ka shpėtuar vdekjes, mirėpo kush e di se ēfarė ėshtė turpi, turpit s’mund t’i shpėtojė dot, sepse s’ka burrė nėne qė mund t’i ikė vetvetes. Tashmė djali po ndihej mė i gatshėm pėr t’u ballafaquar me gafėn dhe pėr ta marrė ndėshkimin e vet.
    E hapi telefonin dhe, mbasi priti njė copė herė, nuk po i vinte asnjė mesazh dhe nuk po i binte asnjė zile. Ndoshta ishte me fat, sms-ja e tij ishte pėshtjelluar diku nė serverin e madh dhe Nertilės as i kishte arritur, as do t’i mbėrrinte. I kishte ngjarė edhe atij qė tė mos i merrte mesazhet e tė tjerėve.
    Megjithatė, nxitoi tė verifikonte se sa qindarka i kishin mbetur nga llogaria e mėparshme. Me t’u lidhur me sekretarinė, e ndėrpreu formulėn standarde “Mirėsevini nė menunė online. Pėr tė dėgjuar gjendjen e...”, ai shtypi butonin qė i duhej. E pabesueshme, me tė vėrtetė e pabesueshme. Nė vend tė disa qindarkave, nė llogarinė e tij tani kishte njė shumė qė nuk arriti ta mbante nė mend sepse, nė krahasim edhe me ditėn e tij mė tė pasur, koha qė u desh pėr ta shqiptuar iu duk fort e gjatė. Nė rrethana tė tilla, i kėrkoi vetes gjakftohtėsi dhe, pėr tė shmangur ndonjė gabim tė ēastit, vendosi tė priste.
    Prit e prit, kaloi rreth gjysmė ore dhe ai provoi pėrsėri. Kėsaj here, duke dashur saktėsi tė rreptė, nuk e ndėrpreu formulėn automatike. Shifrėn prapė nuk e mbajti mend, por kishte pėsuar njė ndryshim. Njė ndryshim qė, megjithėse kishte rritje, nė vend ta gėzonte, e vuri mė keq nė dyshime. Pėrderisa prapė ka ndryshuar, i fėrshėllyen fjalėt teksa i nxirrte nga goja, do tė thotė se diku po gabohet. Me cilin tė kėshillohej? Mė afėr se Asafin nuk kishte njeri, atij edhe nga dritarja mund t’i thėrriste. Fqinji ishte njeri i ditur, por ngaqė besonte lehtė, shumėkush nė mėhallė e mbante pėr leshko. “Pse jo”, e kullandriste pėrgjigjen kur e provokonin, “edhe gomari mund tė fluturojė, po tė ketė krahė. Mos harroni, dikur ka pasur dinozaurė fluturues.” Mirėpo Jari nuk donte tė dinte se ē’kishte ngjarė dikur, por ēfarė po ndodhte tani. Nė rrethanat e vetmisė i kėrkoi vetes provėn e tretė, mbasi mė parė ta mblidhte mendjen.
    Prit e prit, kaluan dyzet minuta dhe, si priti afėrsisht edhe dhjetė tė tjera, mori celularin nė dorė. Kushedi pėrse, tani e mbante nė prizė. Kur zėri i ngadalėsuar filloi tė shqiptonte shifrėn qė kishte nė llogarinė e tij, kaq u turbullua nga emocioni, sa prapė nuk arriti ta fiksonte. Por nga koha qė u desh pėr ta dėgjuar, kuptoi se shuma ishte mė e madhe nga shifra paraardhėse. Jo, nuk mund t’u besonte veshėve, as tė luante rolin e strucit. Tashmė i kėrkoi vetes provėn e zjarrit. Dhe kjo e zjarrit ishte sqarimi i drejtpėrdrejtė me operatorin e shėrbimit, i cili nuk ishte kibernetik, por njeri i gjallė. Me aparaturat pėrpara, operatori e siguroi se nė numrin e tij nuk konstatohej ndonjė gabim, lėvizjet ishin tė rregullta, madje nuk ishte ēudi qė, me fluksin qė kishin pasur, tė priteshin donacione tė reja.
    Ishte e thėnė qe djalit tė mos i hiqej zori. Mjaft, mjaft, po ju lutem, iu drejtua me zė bamirėsve tė tij, unė ju jam mirėnjohės dhe nė tė mira ua shpėrblefsha, por edhe e mira mund ta vrasė njeriun kur bėhet me tepri. Dhe nė ēast, sapo deshi t’i binte numrit tė Nertilės, nė ekranin e celularit u njoftua pėr njė mesazh.
    “O Jari”, i shkruante e fejuara e fėmijėrisė, “se ē’ke njė shkėndijė te zemra ti, njė shkėndijė qė merr ngadalė, por kur ndizet e sjell dritėn deri nė shtėpinė time. Ndodhi kohė zije pėr festime, megjithatė sonte e solli edhe te zemra ime.”
    I ra numrit menjėherė qė ta kapte, por ajo e kishte fikur celularin. Nga droja se mos i dilte Lica dhe atij do t’i mbyllej goja, nuk i ra telefonit fiks. Por edhe po t’i binte, nė shtėpi nuk kishte njeri.

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Libri "Goja e Botės" i autorit Zija Ēela u prezantua nė teatrin Metropol tė Tiranės

    Njė vit pas botimit tė romanit "Sos, njė buzėqeshje" shkrimtari Zija Cela i dhuron lexuesit romanin e ri, "Goja e Botės", i cili u prezantua sot nė mjediset e Teatrit tė Metropolit nė Tiranė.

    Nė kėtė roman, Cela flet pėr qytetin imagjinar tė Fifarės ku personazhet dhe ngjarjet e vendosur nė skenė janė frymėzuar nga Hamleti, ku pėr komunikimin njerėzor, nuk ka nevojė pėr shtirje dhe as pėr poza.

    "Mbas 20 vjetėsh, mendoj qė njerėzimi ka njė mur tė pėrjetshėm, kurrizi i njeriut, pasi sa herė qė dy njerėz i kthejnė shpinėn njėri - tjetrit, kanė ngritur nė mes njė mur mes tyre ku ndėrpritet komunikimi, dashuria, marrdhėniet, etj", rrėfen autori.

    Duke e konsideruar veten si njė shkrimtar realist qė shkruan pėr realitetin absurd, Ēela shprehet se, nuk ėshtė kundėr letersise rozė, apo tė ashtuquajturės letėrsia e shezlongjeve.

    Romanin "Goja e Botės" kritika e ka cilėsuar si tė fundit tė njė triptiku qė nis me "Las varrezas" dhe me "Sos, njė buzėqeshje". Vetė Cela shprehet se, " kėto janė romane me njė pavarėsi tė plotė dhe njė botė e tėrė qė i rrethon. Ky nuk ėshtė njė triptik i mbyllur, pėrsa kohė qė do tė shkruaj, se kjo do tė jetė kur tė shkruhet romani im i fundit".

    Poeti Arjan Leka shpjhegon se "Goja e botės" ka njė fabul tė thjeshtė, ndėrsa mjeshtėria qėndron tek struktura e rrėfimit.

    Zija Ēela ėshtė njė nga shkrimtarėt mė tė njohur tė letėrsisė sė sotme shqiptare. Ai lindi nė vitin 1946 nė Shkodėr dhe ka studjuar pėr Gjuhė-Letėrsisė. Autor i tregimeve realiste e plot frymėzim rinor, pėr aq sa mund tė flitej pėr realizmin nė ate kohė kur arti e letėrsia kontrollohej rreptesisht, me stilin e veēantė me tregime si "Ne jetojmė nė Has" do tė paraqitej para lexuesve me vėllime tė reja qė tregonin konsolidimin e tij si shkrimtar.

    Suksesi nė letėrsi e solli shkrimtarin Zija Ēela si drejtues i gazetės "Drita" pėr disa vjet me rradhe. Ai njihet jo vetėm si tregimtar por edhe si autor romanesh tė suksesshme si, "Pėllumbat e janarit" (1979) "Mali i tejdukshėm" (1989), "Gjaku i dallėndyshes" (1990), "Njė fjalė me lejen e Zotit" (1995), "Gjaku im i errėt" (2002), "Las Varrezas" (2005), "SOS, njė buzėqeshje" (2009), etj.

    Romani i fundit "Goja e Botės" vjen si botim i Shtėpisė “Toena”.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2010
    Postime
    8

    Pėr dashurinė shkruhet pas vdekjes...

    Pėrshėndetje mesa duket njė vepėr e radhės dhe mjaft e bukur ėshtė edhe "Pėr dashurinė shkruhet pas vdekjes" nga Zija Cela. Ju lutem nė qoftė se ka ndonjėri nga ju njė "link" ku ky libėr prezantohet nė formatin PDF tė mos ngurojė tė ma jap edhe mua.
    Faleminderit, kalofshi mir.
    Nga hiēi nė hiē, por veten nuk e s'mbraps...

Tema tė Ngjashme

  1. Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-06-2010, 08:35
  2. Tregime te ndryshme fetare!
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 03:28
  3. Astrit Kosturi: Tregime per femije.
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 10:20
  4. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  5. Tregime
    Nga Diabolis nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2006, 18:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •