Pse kaq shumë zhurmë për mbledhjet e Komunitetit Musliman?!

nga Ahmet Ηaushi, Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm

Më datë 11 prill 2005, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Përgjithshëm të besimtarëve muslimanë të Shqipërisë. Shtyrja për dy ditë pati justifikime objektive, pa asnjë qëllim të keq. Media e trajtoi si dështim. Nuk është e moralshme të japësh informacione të rreme, shpifëse dhe dashakeqëse. Shkrimet në gazetat "Shekulli", "Korrieri", "Panorama" etj., nuk pasqyrojnë drejt përmbajtjen e mbledhjes së Këshillit tonë të Përgjithshëm.


Në gazetën "Shekulli", shkruhet se gjoja ndryshimi i statutit bëheshka për përshtatje me legjislacionin dhe kushtetutën e Shqipërisë. Statuti i Bashkësisë Islame kurrë nuk ka qenë në kundërshtim me legjislacionin dhe kushtetutën e Shqipërisë. Statuti nuk ndryshon, nenet në tërësi nuk ndryshojnë. Do të ndryshojnë vetëm pjesë të disa neneve që, për kohën, ngushtojnë hapësirat e veprimeve. Pra, si ηdo legjislacion tjetër të ηdo vendi të botës edhe i yni shkon drejt hapësirave të reja, por gjithmonë me bazë Kur'anin e Madhëruar, përvojën profetike dhe legjislacionin shqiptar. Legjislacioni kur'anor ka përsosmëri dhe e gjithë bota po shkon drej tij. Kurrsesi, as nuk kemi qenë, as nuk jemi e as nuk do të jemi në kundërshti me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Nuk ka patur debate për ndryshimin e emërtimit të drejtimit administrativ të muslimanëve të vendit tonë.
Ju kujtojmë se që në rihapjen e rrugës së besimit, në statutin e vitit 1991, 1993, 1998, 2002, emërtimi organizativ i yni ka qenë "Bashkësia Islame e Shqipërisë (Komuniteti Musliman)". Kush të mos përtojë le të shohë kopertinat e këtyre tre statuteve, vulën e kësaj bashkësie si dhe organin e shtypit ("Drita Islame") të kësaj Bashkësie që nga viti 1991. Nuk ka patur shqetësime, ka patur vetëm mendime, tek të cilat janë përzgjedhur më të mirat. Është fatkeqësi intelektuale, kur media me mjaft autoritet, që në shumë raste me mjaft guxim kanë dhënë lajme të vërteta, kur vjen problemi për Islamin, shpifin ose mbledhin mbeturinat.
Sa i përket problemit të tarikateve, Këshilli i Përgjithshëm akoma nuk ka arritur tek neni ku flitet për to. Pra, është gabuar. Problemi u keqinterpretua nga shumë grupe, kryesisht me qëllim të keq, për të hapur shtigje përηarjeje midis muslimanëve. Është normë se "Kush pranon se ka një Zot dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij", numërohet musliman. Tërë tarikatet islame në vendin tonë këtë e pranojnë, prandaj janë muslimanë. Të gjithë muslimanët në shoqërinë islame numërohen të barabartë. E këto ndryshime nuk bëhen për probleme varësie, por për të krijuar mundësi bashkimi, mirëkuptimi dhe uniteti fetar e kombëtar. Ηdo interpretim tjetër është dashakeqës dhe me qëllim përηarjeje. Para ηlirimit dhe pas tij, në të gjitha statutet, thuhet e njëjta gjë: "Të gjitha sektet (tarikatet) janë pjesë përbërëse të Bashkësisë Islame të Shqipërisë".
Në gazetën "Panorama" është paraqitur një listë emrash, të cilëve u mungojnë dokumentat e kërkuara sipas statutit ose nuk i kanë të gjitha dokumentat. Midis këtyre ka edhe ndonjë që i ka dorëzuar dokumentat, por në dosjet e tyre mungonin. Mund të jenë arshivuar në ndonjë grup shkresash të tjera. Ky kontroll është bërë i orientuar nga mbledhja e kaluar e Këshillit të Përgjithshëm. Personave që u mungojnë dokumentat do t'u kërkohet t'i dorëzojnë ato në një kohë të caktuar, nëse dëshirojnë të ruajnë vendin e punës. Nuk ka pse mediat të shqetësohen aq shumë pse Këshilli i Përgjithshëm kërkon rregull në institucionin e tij, ashtu siη kërkohet në të gjitha institucionet.
Për nenin 2 të statutit, u diskutua normalisht. Si në ηdo nen tjetër, u përzgjodhën mendimet më të mira dhe ai u aprovua kështu: "Bashkësia Islame e Shqipërisë ka qëllim fetar e bamirës. Në ushtrimin e veprimtarisë së saj, do të ketë si objekt të përhapë, të zgjojë dhe të forcojë tek besimtarët muslimanë besimin islam, të mbrojë dinjitetin, të drejtat dhe interesat e muslimanëve, të rrisë e të zhvillojë ndjenjën e dashurisë e të besnikërisë për atdheun dhe popullin shqiptar. Shkolla juridike për zbatimin e riteve fetare nga Bashkësia Islame e Shqipërisë në Republikën e Shqipërisë, është shkolla juridike "Hanefi".
Gazetat gënjyen, pra gabuan. Jashtë dhe brenda institucionit, njerëzit duhet ta kenë të qartë se rruga jonë është ajo e Kur'anit e zbatuar nga profeti Muhamed (a.s.), sepse ajo plotëson të gjitha qëllimet e besimit dhe interesat kombëtare shqiptare. Shkolla juridike "Hanefi", është krijuar plotësisht me bazë Kur'anin e Madhëruar dhe mësimet e Profetit Muhamed (a.s.). Në këtë mbledhje, si asnjëherë tjetër, problemet u diskutuan lirshëm, u përzgjodhën mendimet më të goditura dhe u votuan. Ato mendime që fituan shumicën e votave u pasqyruan në statutin e përmirësuar.
Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm duhet të jenë më të kujdesshëm që jashtë mbledhjes të shprehin më të përzgjedhurën e konkluzioneve.
Nuk na duket normale dhe e moralshme kur gazeta prestigjoze të shpifin, të zmadhojnë negativen në caqe të papranuara, të gënjenjë, të plotësojnë dëshira dashakeqëse të individëve të pakënaqur apo të dënuar.