Cdo gjë në këtë botë është kalimtare; zogjtë, pemët, kafshët, njerëzit dhe vetë jeta e tyre. Fëmijëria është një pjesë e jetës, për të cilën të gjithë ata që kanë pasur fatin ta kalojnë, e kujtojnë me mall dhe nostalgji të veηantë.
Ka momente të vështira në jetë që njeriu do të donte të kishte mbetur fëmijë dhe jo të rritej. E gjitha kjo, sepse shpeshherë, pikërisht nga të rriturit, ne nuk arrijmë të marrim atë dashuri dhe sinqeritet të cilin e dhurojmë. Por, pasi ky moment kalon, natyrisht me durim, e kuptojmë që fëmijëria është larg dhe ne duhet ta jetojmë jetën si dhurata më e bukur që na është bërë dhe të vazhdojmë të kemi dëshirën për të ecur përpara dhe për të dhuruar nga virtytet tona më të mira, pavarësisht nga përgjigja që ata do të na kthejnë. Fëmijëria mbetet e bukur për aq kohë sa një njeri vazhdon të vlerësojë cilësitë që e karakterizojnë një fëmijë si: sinqeriteti, ëmbëlsia, dashuria pa interes, etj. Ashtu si viti ka stinët e tij edhe jeta është e ndarë në periudhat e saj. Pavarësisht se kur jemi në pranverë na pëlqen kjo stinë, nuk mund të themi që vera është e keqe, pa e jetuar atë. Kështu ndodh edhe me periudhat e jetës. Ka momente, që kur je fëmijë, nuk do të rritesh, ashtu siη ka momente kur je i rritur e do të jesh fëmijë. Më i miri është ai i cili di të njohë të mirën dhe të dobishmen, dhe ta përdori atë në zhvillimin e jetës së tij dhe të mos e kursejë kurrë ndihmën kundrejt atyre të cilëve ndodhen në vështirësi e që s'u janë dhuruar aq të mira. Një nga të mirat më të mëdha që një njeriu mund t'i jetë dhuruar ndonjëherë, është aftësia për të dalluar të mirën nga e keqja, për ta duruar sprovën dhe për ta kaluar atë me durim dhe shpresë se një e ardhme më e mirë patjetër që do të vijë. Në këtë botë asgjë s'është e përjetshme, as vuajtja, as lumturia qoftë edhe ne vetë. Pra, detyra jonë mbetet ta jetojmë jetën hap pas hapi, duke ηarë në shtigjet e saj me dritën të cilën na e dhuron dituria dhe duke u mbështetur në moralin dhe virtytin absolut. Mendoni një udhëtar, i cili është në fillim të rrugës së tij që ka për të përshkuar. Atij do t'i duhet të kalojë nëpër lëndina, male e fusha, do të zbulojë kënaqësi dhe bukuri të cilat po të dijë t'i zgjedhë do t'i falin lumturi. Ashtu siη do të ketë edhe të papritura, lodhje, zhgënjime të cilat po të dijë t'i durojë do të jetë përsëri i qetë. Kur është në mes të rrugës shikon rrugën që ka bërë dhe rrugën që e pret, i vjen keq për atë që ka kaluar, por shpreson për atë që ka mbetur. Dhe tashmë që është në fund të rrugës së tij keqardhja natyrisht është më e madhe sesa në fillim dhe në mes, por kur mendon që në ηdo hap të kësaj rruge që ka bërë, ka marrë dhe ka dhënë më të mirën e mundshme, natyrisht kënaqësia është shumë herë më e madhe sesa keqardhja. Pra, zgjidhja nuk vjen duke dëshiruar të mbetemi të vegjël, apo duke u mbyllur në vetvete pas problemeve të ndryshme, por duke kuptuar dhe duke nxjerrë mësim nga gabimet tona, n.q.s ato gabime janë bërë vërtetë nga ne dhe të dimë të kërkojmë falje n.q.s gabimi jonë ka arritur t'i prekë dhe të tjerët, duke e fisnikëruar kështu më tepër veten tonë. Është mjaft e rëndësishme që vetë ne të arrijmë të falim kur të tjerët na kanë lënduar, edhe pse dhembja për momentin mund të na këshillojë për të kundërtën. Është virtyt i njerëzve të ditur e të lartë, falja dhe kërkimi i saj, atëherë kur situata e kërkon një gjë të tillë. Më i miri nga të mirët është ai që fal që në momentet e para, pikërisht atëherë kur edhe dhembja është më e madhe dhe jo ai që nga inati i momentit nxitet për dyluftim. Inati dhe mllefi nuk janë këshilluese të mira. Ηdo gjë është kalimtare! Mundohuni të jetoni mes harmonisë duke hequr nga zemra ηdo thërrime të së keqes dhe lini pas vetes vetëm vepra dhe mendime pozitive.
Është bukur të jesh njeri!
Është e bukur të duash dhe të falësh për hir të saj!
Është bukur të veprosh ηdo gjë sipas moralit dhe mirësisë që pa dyshim ηdo shpirt njerëzor karakterizohet!
Nxirreni në pah të mirën nga vetja juaj. Të mos ju duket dobësi mirësjellja, falja apo dhënia e një mundësie të dytë atëherë kur rasti ia vlen.
Je thjesht dhe aq mrekullisht njeri.
Je kurora e qenieve të gjalla.
Meritoje këtë titull!
Krijoni Kontakt