Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Në Nderim të një patriotiti të madh shqiptar në Itali - Isa Ndreut

    Në Nderim të një patriotiti të madh shqiptar në Itali - Isa Ndreut

    nga BEQIR SINA




    Në Nderim të një patriotiti të madh shqiptar në Itali - Isa Ndreut




    Firence, Italy : Dy ditë më parë, u nda nga jeta Isa Ndreu. Ai u lind në Sllovë të Dibrës më 7 mars 1919. Mësimet e para i mori në Kastriot të Dibrës në atë shkollë që sot nuk ekziston. Më pas e arsimit fillor, djali i zgjuar dhe inteligjent do ta ndjente teper te nevojshme dhe të arsimimit dhe, duke pasur edhe përkrahjen e familjes, vijoi shkollën Normale të Elbasanit. Por për shumë aresye, duke pasuredhe përkrahjen e babait, Cenit, shkollën e mesme do ta përfundonte ne Institutin "Manzoni" të Firenzes në Itali, ku edhe u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë.


    Mjedisi ku u rrit dhe vetë personaliteti i tij u brumosën si antikomunist. Edhe pse nuk ishte nën thundrën komuniste, veprimtaria dhe puna e tij, do të ishte gjithnjë në një përpjekje për krijimin ose konsolidimin e një grupi antikomunist i cili të punonte për ndërgjegjësimin e gjithë diasporës që të qëndronte e bashkuar rreth ideve antikomuniste, të ruante identitetin dhe të mos humbiste traditën dhe gjuhën shqipe.



    Diaspora Shqiptare jo vetëm që e ka njohur por edhe e ka nderuar e respektuar veprimtarinë e tij, duke, duke e lartësuar deri në nivelet më të larta që i takon një patrioti. Éshtë me të vërtetë një akt tepër atdhetar dhe dinjitoz veprimtaria patriotike e Isa Ndreut për përkrahjen e madhe dhe tepër modeste që i ka dhënë shtypit të gjuhes shqipe në gjithë diasporën shqiptare. Duke arritur në shkallën e një industrialisti të njohur ai do të vinte në shërbim të çështjes kombetare një pjesë të mirë të kapialit.



    Në një fjalim me rastin e përvjetorit të revistes "Koha e Jonë" ai shprehet: "Natyrisht në këtë ndërmarje jam frymëzuar nga të parët e mi, të cilët në epoka të ndryshme dhanë për çështjen kombëtare gjithçka që patën, shkrinë jetën dhe pasurinë sakrifikuan, çdo gjë... dhe se për ideale, principe e tradita morale shqiptare ata, po të ishin gjallë do të kishin vijue të luftonin". Me punën dhe me përkrahjen e pareshtur të gjithëpatriotëve dhe intelektualeve të diasporës, krijoji Partinë Bashkimi Demokrat. Kjo parti doli si shkrirje e grupeve antikomuniste të Bashkimit Kombetar Shqiptar, si dhe të Partisë Katundare. Marrëveshtja për shkrirjen e këtyre grupeve dhe krijimin e Partisë Bashkimi Demokrat, u arrit ne New York me 28 nëndor 1972 ku u zgjodh edhe një këshill provizor i cili do të përgatiste platformen, rregulloren, programin dhe statu tin e Partise Bashkimi Demokrat. Vendimi per krijimin e Partise Bashkimi Demokrat u muar ne Kuvendin e Parë qe u mbajt me 8 shtator 1974 ne nje nga Hotelet me presticioz te Firenzes, Joily Hotel, qe me pare njihej si Grand Hotel Carlton.



    Veprimtaria politike dhe propaganduese e Partisë Bashkimi Demokrat jo vetëm brenda kufijve të Italisë, ku ajo u shpall, por edhe jashtë saj ka pasur një jehone të madhe dhe ka gëzuar njëmbështetje politike edhe nga qarqet perëndimore. Nëkuvendet e saj, ku dy prej tyre jane zhvilluar jashtëatdheut dhe dy në Shqipëri, kanë marrë pjesë dhe kanë përshëndetur veprimtarinë e saj, intelektuale te huaj dhe veprimtare politik duke përfshirë jo vetëm ato të Italisë dhe gjithe botës perëndimore por edhe të kongresmeneve amerikane.



    Që në ditët e para të formimit të Partise Demokratike Isa Ndreu do të bënte përshëndetjen dhe do të uronte Partine Demokratike për misionin e saj historik por edhe për detyrat e rënda që e prisnin atë. Jo vetëm kaq por ai e paranjoftonte këtë grup politik për rivalin komunist që po përgatitej të shndrrohej ne Parti Socialiste, ashtu si~ kishin vepruar aleatet e saj serbë. Me mbrritjen e refugjateve të parë shqiptare në tokën italiane, Isa Ndreu, në emër të Partise Bashkimi Demokrat Shqiptar, do t'i drejtohej kryetarit të Këshillit të Ministrave të Italisë Xhulio Andreoti duke i bërë të ditur se ardhja e këtyre refugjateve nëpermjet një rrugë kaq të rrezikshme,duke i shpëtuar mbytjes dhe rojeve të kufijve, duhet vleresuar dhe te behen te gjitha perpjekjet per sistemimin e lyre. Për veprimtari patriotike Presidenti i Republikës e ka dekoruar z. Isa Ndreu me medaljen e Patriotit.


    Falë me shëndet prej Isa Ndreut


    Ç'po na vjen ky fllad prej detit
    E sjell biri i Cen Elezit
    Zemra e bardh, zemra bujare
    Fal me shndet tokës shqiptare
    Drinit i kndojne valt, Korabi buet
    Nuk t'patm pran o pr pesdhjet vjet
    Ti na hape kraht, ne e itm mallin Isa Elez Ndreu
    Dibra ta'puth ballin

    Kush e sillka sot kushtrimin
    Besa - Besë pr vllaznimin
    Prej Firence fjalë ka çue
    Ju kam dash, s'ju kam harrue
    Nuk harrohen gurt e atdheut
    Një mijë të fala prej Isa Ndreut

    Kemi besë, sjellim betimin
    S'e mbulon kurr reja trimin
    Di t'i ngrejm kullat e bardha
    Mu ke trojet që t'la baba
    Ja ke ngrite nalt emnin fisit
    Ja ke rrit degët e lisit
    Me shum mall po të pret nana
    Mirse të vish në vatrat tona



    --------------------------------------------------------------------------------

  2. #2
    Ishte vera e viti 1937 plote 56 vjete me pare.Njeqind studente shqipetare,dhjete nxenesit me te mire nga te dhjete shkollat e mesme te Shqiperise,u ftuam ne Itali per te kaluar nje muaj te pushimeve verore,ne plazhin e Anzios dhe ne godinen madheshtore "Ital-cable"s qe na strehonte,kishim mundesi jo vetem te benim plazh por edhe te mereshim me ushtrime gjimnastikore e me lojra te ndryshme sportive.
    Ishte fare e natyreshme qe nepermjete gjithe atyre studenteve,te sajohej nje skuader e shkelqyer futbolli.Nen treiningun e dy profesoreve te shquar:Prof.Alush Leshtanaku dhe profRFAN Tershana u stervitem disa dite reshte.Qyteti i ANZIOS dhe ai i Nettunos na ftuan zyrtarishte qe te luanim me skuaderen e qyteteve te tyre .
    Ndeshja e pare e beme ne qytetin e Anzios me 25 korrik 1937.U zhvillua nje loje e bukur,shumekorekte dhe teknike.Ndeshja perfundoje 3-1ne favore te skuaderes tone.Tedjelen tjeter lozem ndeshjen e 2 ne Nettuno.Edhe atje fituam me rezultatin 1-0.Nuk e teproje te them se fituam simpatine dhe admirimin e te gjith spektatoreve italian.Tifoze shqipetar ishin vetem pjesa tjeter e njeqind nxenesve shqipetar.Kjo me te verte mund te quhej nje kombetare shqipetare me talente sportive qe me vone u dalluan ne sport-klub Tirana te Vllaznia tek Teuta Tek Skenderbeu. Aty ishin Halim Begeja Xhuxha,Deliallisi,Mema.dhe Selman Ndreu etj.
    Nder te gjithe lojtaret kisha shoqeri e miqesi te vecante me Selman Ndreun.Per nje kohe te gjate e ruajtem ,dhe e kultivuam miqesine e viteve te shkolles.Lufta e percarje ideologjike e viteve1943-1944 na ndau plotesishte dhe na preu cdo kontaket ,bile edhe korespondencen.Ne kohene e internimit Ndrete i kishin perqenderuar ne dy qendera te medha ne Lubonje te VLORES dhe Shtyllase te FIERIT .Kur rastesishte takoja ndonje Ndre ne Saver ose ne Gradishte, u tregoja fotografine qe pe botojme ne gazete,nuk dinin te me thonin asnjegje......U deshe permbysja e komunizmit dhe fitorja e demokracise---jo per tu takuar me shokun tim te vjeter Selmanin--por,per te mesuar tragjrdin e tije.
    Mendoj se Selman Ndreu,nje djale shume i pergatitur.intelektual i mire fillte dhe atedhetar sic eshte ne traditen e familjes se njohur NDREU, meriton te perkujtohet me nderim te vecantit puna dhe vepera e ketij njeriu sa i talentua ,inelektual dhe fisnik.
    Askushe nuk mund ta beje kete me mire sa Lazam Ndreu vellai i tij i vogel.Kur e takova u tregua shume i gateshem te me jepte ,cdo shpjegim qe me nevojitej.Vendosa ti beje nje lloje interviste:
    __Zoti Lazam desha te dij dicka me te hollesishme per jete e SELMANIT.
    ___PO Selmani lindi ne Sllove ne vitin 1916.Filloren e kreu ne Inernatin "KASTRIOTI" TE Dibers ,ndersa shkollene mesme ne Normalen e Elbasanit .Mbasi sherbeu per pak kohe si mesues ,shkoi ne Itali per studime universitare ne Firence.
    Me shperthimin e luftese se 2 Boterore Baba(CEN ELEZI) e theret te kthehet ne atdhe dhe ai vendose te kethehet, dhe vendoset ne Sllove.
    _zoti Lazam, c fare qenderimi ka mbajtur Selmani gjate luftes?.
    ___Kapitullimi i Italise dhe ardheja e gjermaneve ne Shqiperi e gjeten Selmanin NE SLLOVE ,prane familjese.Ne mbarime te luftes ne vitin 1945 kethehet ne Tirane dhe vendose te meret me pune privateerr administrimin e Hotel Kontinentalit sot Hotel DRINI
    ___Zoti LAZAM e dim se E Hoxha u prishe me familjen NDREU per arsyet qe tash me dihen!Kjo a ndikoje ne jeten e Selmanit me gjith se ai su perzie ne "luften partizane"
    _Arma e sigurimit te shtetit u hodhe me gjithe terbimin e vet ndaj familjes sone .Egjithe familja u internua ne Berate.Pasuria etundeshme dhe ajo e pa tundeshme na u sekuestrua.Burrave qe mbeten pa u vrare nuk u mbeti rruge tjeter vec te aratisen .U e nje tentative qe nepermjete Maqedonise te kalojme ne GREQI....Por.. ata qe kishim per te na treguar rrugen ,ishim vete te sigurimit dhe na tradhetuan.Forcate kriminelit Hito CAKO po na ndiqnin KEMBA KEMBES nuk na linin me marr fryme. Nuk kishim rruge tjeter pasi jetonim ne mal dhe cdo ndihme na ishe prere,vendosem te dorezoheshim .
    Kjo ndodhi ne korrike te vitit 1946.Kullat e Cen Elezit digjen mizorisht,gjithe pasuria iu sekuestrua dhe familja jone e madhe u internua per tu mos u kethyer kurre ne Sllove.Internim familjar pesoj familja jone .Familja e ELEZ ISUFIT ,SUF XHELILIT . U shkateruan shtepit dhe kullat ,pasuria dhe u godit me dhune te eger influenca dhe respekti ne Diber dhe me gjere , per familjen tone.
    Bilanci i ketij gjenocidi eshte rrenqethes .
    -6 antare te kesaj familje te vrare e te pushkatuar
    -20 burra te burgosur politikishte me dhjete vjet e lart
    -12 djem per tishpetuar genocidit braktisen atdheun
    -55 familje te internuara me nje kohe zgatje 1946 1991 qe kaluan neper kampet e Tepelenes.Lubonjes,Shtyllasit,Gradishtes etj
    _zoti Lazam po SELMANI ne kete kohe?
    _Sic thashe Edhe SELMANI u burgose.Ate nuk e mbajten ne Diber,por e sollen ne burgun e Tiranes,sepse ketu kishte personel me te kualifikuar e me kriminal per zhvillimin e hetimeve.Ate e kishte marre ne hetuesi Nevzat Haznedari e Skender Kosova edhe kriminel te tjer si keta.
    Me shume se 18 muaj e mbajten te izoluar duke ushtruar mbi te turtura nga me c njerezore nga me makaber. Akuzohej per organizaten e deputeteve per komplote kunder pushtetit "popullore"kryengritje te armatosur agjitacion dhe propagande etj etj.
    Selmani nuk pranoj asnje akuze.
    Natyrishte ,kembengulja e tij dhe vendosmeria do te pagueshin me turtura "speciale" .E shoqja e tij qe ne ate kohe ishte ende e lire e qe iconte perdite ushqimin ne biruce ,tregonte se sa here qe i merte nderesat e Selmanit ato ishin te mbytura me gjak c ka do te thote qe trupi i tij kullonte gjak...
    -----A u denua SEMANI?
    PO!Mbas 3 vjet hetuesie, i akuzuar per organizim te bandave te armatosura dhe shume akuzash te tjera u denua me 10 vjet burg .pasi nuk kishte pranuar asnje akuze .
    _Ku e kreu burgun?
    _NE te gjithe Shqiperine; Ne Diber.Tirane ,Elbasan,Gjirokaster,Vlore dhe me ne fund ne Burrel.
    Mungesa e ushqimeve, torturat dhe trajtimet e shpeshta neper biruca me lageshti te izolimit e bejne turbekuloz galopan
    Me plotesimin e afatit "lirohet" duke e cuar ,drejt per se drejti ne Lubonje te Vlores.
    _Ne kete kohe ku ishte e shoqja e tij.
    _Ne burge ! Udenua per tentive arratisje...
    _Si perfundoje Selmani.
    _Ne inernim erdhi i semur pa shpres per te jetuar dhe gjithe nje duke u keqesuar.Semundja ,merzija per gruan ne burge mungesa e gjerave me elementare per te jetuar,e cuan ne graden e fundit.
    Vdekja po e kercenonte nga casti ne cast ,nuk kishte me shpetim.I masakruar i terorizuar ,i torturuar ,sa nuk mund te imagjinohet, nderon jete ne 1961 ne Sanatoriumin e Tiranes ne ate shtepi te dhimbjes ,ne Sanatorium pothuajse i braktisur nga te gjithe .Pasi familja e tij e internuar ,nuk u la te ja merrte kufomen .
    E varose komunalja..Me zi tani vone ,mundem te ja gjejme eshterat e tij.
    __Ky pra eshte fundi tragjik i Selman Ndreut,ia tij djale qe nuk e mposhten as turturat,as skamja as burgjet as internimet ,por... vetem semundja e pameshirsheme .Selmani vdiq pa lene trashegimtar.

    KY ARTIKULL ESHTE MARR NGA GAZETA "PATRIOTI " MAJ 1993 shkruar nga .
    .dr LAZER RADI
    Selmani dhe Isa Ndreu jane vellezer

  3. #3

    ISA NDREU,atdhetari yne i madh

    Homazh



    Isa Ndreu, atdhetari ynë i madh


    Nga Hajri Mandri



    Në krah të djathtë të aktivitetit politik të Isasë ishin intelektualë të njohur si Nermin Vlora (Falaski), ambasadori Renxo Falaski, avokati Adem Hodo nga Saranda, me banim në Florida të Amerikës, i cili, kur e pyetën të afërmit e tij në Shqipëri, për diasporën, u tha: “Kemi një lule në diasporë që e ka emrin Isa Ndreu”, sociologu i njohur shkodran me banim në Nju York, Loro Stajka, publicisti i talentuar shkodran me banim në Paris dhe botues i revistës “Koha e Re”, Lec Shllaku, etj...





    Isa Ndreu, ky kolloz i madh i emigracionit në diasporën shqiptare, u nda nga jeta këto ditë, në Firence të Italisë, duke lënë në kujtesën e bashkëatdhetarëve, imazhin e personalitetit të shquar, për kumtin atdhetar, frymën kombëtare dhe aktivitetet e organizuara, në lëvizjet plitiko-shoqërore të emigrantëve në diasporë, përgjatë më shumë se gjysëm shekulli.





    I lindur në vitin 1919, në Sllovë të Dibrës, në një familje të madhe feudo-borgjeze, e njohur për tradita të shkëlqyera patriotike, me një plejadë intelektualësh të shquar dhe me udhëheqës të njohur në plan kombëtar dhe ndërkombetar. Nën shembullin e figurave të shquara të kësaj familje si, Elez Isufi, Sufë Xhelili, Cen Elezi, Dali Ndreu, Esat Ndreu, Xhelal Ndreu e dhjetra intelektualë të tjerë të shquar të kësaj familje që punonin në administratën e lartë të periudhës para komuniste, do të shërbenin si modele për të edukuar dhe frymëzuar në shpirtin e Isa Ndreut ideale të larta që kapërcejnë kufinjtë e vetvetes.





    Fëmijëria e tij vijoi rrugët e dijes nga nga shkolla e Kastriotit të Dibrës, në Normalen e Elbasanit, në Fakultetin Ekonomik Manzoni në Itali dhe do t’i përfundonte në Fakultetin e Drejtësië në Firence. Pas diplomimeve të tij, Isaja do t’i përkushtohej fushës së administrim-biznesit, ku aftësitë e tij do të shkëlqenin në industrinë e prodhimit të bizhuterive, pasi bleu dhe vuri në prodhim një uzinë prestigjioze të zbukurimeve të argjenda, bizhuve, ndërtuar brenda një plantacioni të madh ullinjsh, në mes të Firences. Për Isa Ndreun nuk ishte i mjaftueshme vetëm suksesi ekonomik, zemra e tij rrihte për dheun e të parëve të tij, ajo energji e brendshme shpirtërore e shtynte drejt mecenizmit, humanizmit dhe atdhetarizmit.





    Patriotëve të shquar në diasporë me të cilët kishte bashkëpunim të vazhdueshëm, u përsëriste postulatin e tij “Duajeni Shqipërinë dhe punoni për të, sepse është nderi ynë”. Në krah të djathtë të aktivitetit politik të Isasë ishin intelektualë të njohur si Nermin Vlora (Falaski), ambasadori Renxo Falaski, avokati Adem Hodo nga Saranda, me banim në Florida të Amerikës, i cili, kur e pyetën të afërmit e tij në Shqipëri, për diasporën, u tha: “Kemi një lule në diasporë që e ka emrin Isa Ndreu”, sociologun e njohur shkodran me banim në Nju York, Loro Stajka, publiçistin e talentuar shkodran me banim në Paris dhe botuesin e revistës “Koha e Re”, Lec Shllaku, e sa e sa të tjerë...





    Më 1974, me prezencën e intelektualëve më të shquar të diasporës, të ardhur nga vendet perëndimore ku banonin shqiptarë, Isa Ndreu, në një takim madhështor në Firence shpalli Partinë Bashkimi Demokrat Shqiptar, si bartëse dhe përçuese e mesazheve të bashkimit, bashkëpunimit, integrimit mbarëshqiptar për të mbajtur gjallë ndjenjën e dashurisë për atdheun dhe për t’i treguar botës perëndimore se ku e katandisi Shqipërinë regjimi i egër stalinian. Si zëdhënëse të saj, PBDSH pati revistën “Koha e Re”, e cila u sponsorizua dhe u shpërnda falas në diasporë për 30 vjet resht, nga Isa Ndreu.







    Në një shkrim te “Gazeta e Athinës” datë 24.05.2002 në një artikull të zgjeruar me titull “Figura të shquara të diasporës, gazetari grek me origjinë të hershme shqiptare Kristo Zharkalli, shkruan: Një ditë më habiti kur mora një letër nga dora e Isa Ndreut, këtij njeriu të famshëm, të cilin e kish shkruar, me dorën e tij. Më shkruante disa radhë dashamirësie. (“Jam shumë i kënaqur që kemi një bashkatdhetar në zemër të Greqisë dhe se revista jonë çmohet prej jush dhe do t`ju lutesha nëse aty ka shqiptarë të tjerë u bani të njohur revistën tonë. Ju pres me u taku në Firence dhe dëshiroj me ju konsiderue mik”.





    Që atëherë kam patur korrespondencë të rregullt, takime me të dhe më ka ndihmuar në mënyrë të vazhdueshme ashtu si dhe shumë intelektualë të tjerë. Isa Ndreu bënte një jetë aktive kombëtare dhe ruante lidhje të ngushta me të gjithë qarqet e emigracionit shqiptar, dhe sidomos me arbëreshët e Italisë dhe me kosovarët e emigracionit. Revista “Koha e Re” e drejtuar nga publicisti i njohur shkodran Lec Shllaku i cili banonte në Paris, (këtu botonte dhe revistën) u bë zëdhënëse dhe shprehëse e aspiratave kombëtare shqiptare, e kultivimit dhe gjallërimit të ndjenjave të zjarrta të mëmëdhetarizmit, dhe ishte një informim i rëndësishëm politiko-kulturor që lidhte shqiptarët me mërgimin e pas viteve 1974, në kohën e acarimit të kulmit të luftës klasore në Shqipërinë e izoluar nga diktatura komuniste.





    Me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Skënderbeut, ishin Isa Ndreu dhe Lec Shllaku, respektivisht kryetari dhe sekretari i Partisë Bashkimi Demokrat që i vunë emrin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeg” një sheshi në Paris të Francës. Ishte përpjekja e parreshtur e Isa Ndreut, devocioni dhe këmbëngulja e tij që në vitin 1978 u miratua sheshi nga Bashkia e Parisit (Këshilli Bashkiak) me kryebashkiakun Zhak Shirak. (Sot President i Francës).





    Ishte një manifestim mahnitës dhe prestigjoz i intelektualëve emigrantë në diasporë, të ardhur nga Italia, Greqia, Amerika, Kanadaja, Gjermania, Australia për të inaguruar sheshin “Skënderbej” të Parisit. Të gjitha shpenzimet e këtij aktiviteti ndërkombëtar sponsorizoheshin nga Isa Ndreu, deri edhe biletat e udhëtimit të pjesëmarrësve dhe akomodimi i tyre. Isa Ndreu në kujtimet e miqëve, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të tij ishte vërtetë një mit. Ai ishte një biznesmen i përmasave të mëdha, i cili çante tregjet ndërkombëtare deri në Japoninë e Largët me prodhimet e bizhuterive të argjendta prodhuar me cilësi të lartë nga Uzina e tij e prodhimeve të bizhuve zbukuruese prej ari e argjendi.







    Nga ana tjetër ai ishte një mik i ngrohtë, i dashur dhe human, korrekt dhe shumë i sjellshëm. Kur u takuam në fillim me Lec Shllakun në Tiranë, i cili erdhi më 1993 për të njohur PBD-në, në Shqipëri, u habita që ai nuk përmendte asnjëherë emrin Isa pa i vënë përpara ofiqin Zotni. Pastaj kam patur fatin si Sekretar i Përgjithshëm i PBD, të komunikoj me Isanë, duke e patur edhe kryetar partie të PBD, në Kongresin e III dhe të IV. Ishte një njeri që na thoshte kurdoherë: Ndihmoni Shqipërinë, demokracinë, të shpëtoni nga komunizmi dhe mbështetni Partinë Demokratike me president Berishën. Në vitet kur qeveriste PD dhe President ishte zoti Berisha, Isa Ndreu u dekorua me urdhërin e Lartë “Për veprimtari të shquar në dobi të çështjes kombëtare shqiptare”.







    Takimet me zotin Berisha, Isa Ndreu i kujtonte si ngjarje të mrekullueshme të jetës së tij, pasi atij i mbushej zemra me frymëzim e mallëngjim kur shikonte të përparojë e të demokratizohet atdheu i tij, Shqipëria. Ai vdiq në moshën 86-vjeçare, duke u ndarë nga ne si një meteor në qiellin e kaltër të dashurisë amtare që lë prapa vazhdën e ndritur. Ashtu si figurat e shquara të artit dhe kulturës edhe ato të biznesit ndërkombëtar pasurojnë thesarin e historisë sonë kombëtare. Le të mbeten këto shënime në vend të një homazhi për veprën dhe jetën e tij.

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •