Megjithėse ėshtė gjithnjė i pranishėm nė shtypin e pėrditshėm shqiptar dhe nė televizione si personazh i serialit tė rrėfimeve tė nuses sė Enver Hoxhės, shumėrrallė ėshtė bėrė vetė protagonist. I akuzuar nga Liljana Hoxha se ka pėrshpejtuar vdekjen e ish-diktatorit, Isuf Kalo thotė se nė Shqipėri ndihet i pambrojtur ndaj kėsaj tymnaje thashethemesh, mbrojtje qė, sipas tij, duhet t’i bėhet tė paktėn nga Urdhri i Mjekut, pasi dėmtohet reputacioni i njė mjeku tė vjetėr me njė karrierė 40-vjeēare dhe qė pėr mė tepėr, ka ende shkallė karriere pėr tė ngjitur. Aq mė tepėr qė ka vendosur tė rikthehet nė Shqipėri pėr ta vazhduar kėtė karrierė.
Pas 13 vjetėsh nė Organizatėn Botėrore tė Shėndetėsisė si drejtues i njė programi pėr diabetin, mandej konsulent pėr shėndetėsinė nė Bankėn Botėrore dhe sė fundmi drejtues pėr cilėsinė e sistemit shėndetėsor pranė kėtij institucioni ndėrkombėtar, mjeku i njohur Isuf Kalo do tė vijė nė Shqipėri si drejtues i njė qendre kombėtare pėr cilėsinė dhe sigurinė nė shėndetėsi. Krijimi i qendrės ėshtė miratuar tanimė zyrtarisht dhe pritet qė sė shpejti mjeku Isuf Kalo ta braktisė Kopenhagenin pėr Tiranėn, duke sjellė njė sėrė projektesh tė lėmit tė shėndetėsisė me vete.
Ndėrsa ka nė plan tė publikojė tė ripunuar njė libėr pėr diabetin qė e pati shkruar pas vdekjes sė Enver Hoxhės, tanimė ėshtė rikthyer nė terrenin e mjekėsisė shqiptare me njė punim kritik pėr shėndetėsinė e ditėve tė sotme, libėr i cili sapo ka dalė nė treg. Eksperienca si drejtues pėr cilėsinė e sistemit shėndetėsor nė OBSH, tė cilėn e ka fituar nė mjaft vende tė Lindjes si i dėrguar i kėsaj organizate, e ka bindur se edhe problemi i mjekėsisė shqiptare ėshtė pikėrisht mungesa e cilėsisė nė shėrbimin mjekėsor. Sipas tij, ka nevojė urgjente pėr njė reformim tė shėndetėsisė shqiptare.
Si ekspert i politikave shėndetėsore ai thotė se dėshiron t’i shėrbejė shėndetėsisė shqiptare jo drejtpėrdrejt si mjek (megjithėse nuk e pėrjashton kėtė mundėsi), por me anė projektesh shėndetėsore, tė cilat do tė mbėshteten nga Banka Botėrore. E ka bėrė njė gjė tė tillė nė Slloveni, Poloni, Bosnjė Hercegovinė, Maqedoni, Kroaci, Bullgari, por edhe nė vende si Franca e Gjermania dhe thotė se e ndien obligim tė brendshėm tė bėjė diēka nė kėtė drejtim edhe nė Shqipėri, ku sistemi shėndetėsor ėshtė nė krizė. “Duhet evidentuar se sa cilėsore janė shėrbimet mjekėsore nė Shqipėri. Deri tani ėshtė kėrkuar volumi i punės sė bėrė, por jo se si ėshtė bėrė ajo. Cilėsia e keqe ėshtė shumė e shtrenjtė pėr t’u pėrballuar. Me cilėsinė abuzohet shumė, nė spitale bėhen shumė gabime qė nuk raportohen. Madje edhe nė vende si Amerika ėshtė llogaritur se ka rreth 100 mijė tė vdekur nė vit pėr gabime tė ekipit mjekėsor ”, - thotė mjeku, duke shtuar se me krijimin e kėsaj qendre tė re synon tė fusė nė Shqipėri pikėrisht kulturėn e cilėsisė, duke krijuar njė gjykim objektiv pėr shėndetėsinė dhe jo me opinione.
“Madje as zelli dhe dėshira e madhe nuk janė tregues tė njė profesionalizmi tė lartė nė shėndetėsi. Ėshtė njė terren shumė delikat, efikasiteti i tė cilit nuk mund tė matet me vėllim pune, siē bėhet rėndom, por me cilėsinė e saj. Dhe qė tė bėhet njė gjė e tillė, sė pari, duhet tė evidentohet gjendja aktuale. Shqipėria ėshtė nė fazėn kur nuk ka njė pasqyrė pėr tė reflektuar. Pikėrisht kėtė synojmė tė bėjmė me Qendrėn Kombėtare pėr Cilėsinė, akreditimin dhe sigurinė nė shėndetėsi, tė vendosim standarde, indikatorė tė matshėm, sisteme tė reja informacioni”, - e pėrfundon Isuf Kalo pėrshkrimin e projektit qė pritet tė sjellė sė shpejti nė Shqipėri.


Si u bėra mjek i Enverit.

Tė merrje nė duar jetėn e njė pacienti diktator nuk ishte aspak gjė e lehtė. E ka rrėfyer njė gjė tė tillė tashmė edhe mjeku i parė i Enver Hoxhės, doktor Fejzi Hoxha, nė njė libėr tė bazuar nė kujtimet e tij, ku pėrshkruan lehtėsimin e lumtur tė ndarjes me pacientin e vet qė e mbante tė lidhur me njė aparat tip biper, sa herė qė e kėrkonte pacienti ekskluziv. Pas profesorit Fejzi Hoxha, kjo pėrgjegjėsi i takoi njė doktori shumė tė ri nė moshė, qė nė atė kohė sapo ishte kthyer nga specializimi, Isuf Kalos.
Propozimi i erdhi nė njė formė qė tani e bėn pėr tė qeshur kur e kujton. Sigurisht, me njė ton shumė solemn, kur atė ditė korriku tė vitit 1973 Hysni Kapo bashkė me profesorin Fejzi Hoxha e pritėn nė zyrė dhe i propozuan tekstualisht se “Partia ka vendosur tė tė besojė shėndetin e shokut Enver”. Ishte vetėm 31 vjeē dhe thotė se fillimisht mbeti i hutuar nga ky propozim, aq mė tepėr qė “shėndetin e shokut Enver” e ndiqte njė nga mjekėt mė tė mirė, ai qė Isuf Kalo e quan babain e tė gjithė specialiteteve nė Shqipėri. “Por mė vonė mė shpjeguan se do tė kontrollohesha, sidoqoftė nga profesor Fejziu dhe nuk kisha pse tė stepesha, pasi do tė ishte njė punė nė ekip, gjithsesi”, - tregon doktori.
Por para se tė bėhej mjek i Enver Hoxhės, Isuf Kalo kishte qenė tashmė mjek i pothuajse gjithė njerėzve tė tjerė tė rėndėsishėm tė bllokut tė udhėheqėsve. Pasi sapo kishte pėrfunduar studimet nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Tiranė, nė vitin 1964, vetėm nė moshėn 23-vjeēare, do tė emėrohej mjek nė Klinikėn Speciale. Njėkohėsisht vazhdonte tė punonte rregullisht nė ambulancė dhe nė spital.
Pikėrisht kur punonte nė Klinikėn Speciale, iu dha mundėsia tė ndiqte disa specializime jashtė shtetit pėr sėmundjet endokrine dhe metabolike. Kreu njė sėrė specializimesh nė Kinė, nė Rumani, nė Francė e nė Zvicėr. Gjatė kohės qė punonte nė Klinikėn Speciale ishte edhe pedagog i jashtėm nė Fakultetin e Mjekėsisė. “Pra, puna ime ishte e ndarė mes klinikės, spitalit dhe universitetit. Ishte pikėrisht ajo qė doja, sepse vetėm puna nė klinikėn speciale nuk mė plotėsonte. Sigurisht aty nuk kishte kaq shumė punė pėr tė bėrė dhe ishte njė privilegj tė ishe aty. Ky privilegj mė kishte takuar edhe sepse nga vrojtimi qė i kishin bėrė biografisė sime kishte dalė shumė e pastėr”, - rrėfen mjeku i njohur.
Kishte qenė ndėrkaq mjek i Hysni Kapos dhe i Mehmet Shehut, nė shtėpitė e tė cilėve hynte dhe dilte shpesh, pasi ata nuk mjekoheshin nė klinikė, por nė shtėpi, ashtu si edhe Enver Hoxha qė kurrė nuk u shtrua dhe as u mjekua nė spital, as brenda, as jashtė vendit, siē tregon mjeku i tij, Isuf Kalo. Thotė se njė nga arsyet pse u bė mjek i Enver Hoxhės ishte edhe fakti qė nė vitin 1972 kishte bėrė njė specializim nė Francė nė njė klinikė qė konsiderohej si njė nga mė tė mirat dhe avangardė nė atė kohė pėr diabetologjinė.
“Pikėrisht nė kohėn kur mė besuan shėndetin e Enver Hoxhės, ai pėsoi njė infarkt dhe Enver Hoxhės i filluan problemet e zemrės”, - nis tė tregojė mjeku Isuf Kalo pėr periudhėn kur u bė mjek i diktatorit. Pa dashur tė komentojė shumė rreth pacientit Enver Hoxha, mjeku thotė se “Enveri ka bėrė tė gjitha detyrimet dhe gjithēka qė mund tė bėjė njė pacient pėr tė kuruar sėmundjen e tij, sigurisht i ndihmuar edhe nga e shoqja, Nexhmije Hoxha". Sa i pėrket vdekjes sė Enver Hoxhės, Isuf Kalo shprehet se “ishte nė vdekje krejt natyrale, pasojė e pritshme e sėmundjes nga e cila vuante”. Mė tej mjeku shton se madje ekipi francez ishte befasuar nga performanca e ekipit shqiptar.
Pas vdekjes sė Enver Hoxhės, nė vitin 1985, Isuf Kalo thotė se u largua nga Klinika Speciale dhe u rikthye nė spital. “Vitet e punės sė plotė nė spital ishin mė tė lumturat e punės sime, sepse bėja njė punė me pėrgjegjėsi tė plotė. Nė kėtė kohė punoja nė “Pavionin 5” tė diabetit dhe isha njėkohėsisht edhe shef i gjithė shėrbimit tė katedrės.” Pikėrisht nė kėtė kohė nis edhe lidhja e tij me Organizatėn Botėrore tė Shėndetėsisė, ku Shqipėria kishte aderuar gjithmonė. Kalo tregon se nė kėtė kohė pavioni i diabetologjisė krijoi njė imazh shumė tė mirė, pasi u futėn shumė teknika e gjėra tė reja nė pavion. “Kjo gjė ishte e dukshme, sepse ulėm komplikacionet e tė sėmurėve me diabet”, - thotė ai, duke shtuar se pikėrisht nė kėtė kohė u dėrgua nė Shqipėri njė profesor zviceran nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė pėr tė bėrė njė raport pėr pavionin e diabetologjisė nė Tiranė. Ai bėri njė raport shumė pozitiv. Mė pas u bė njė studim nė nivel evropian pėr pėrdorimin e pompės insulenike. Ne u pėrfshimė nė kėtė studim. Ishim njė ekip i vogėl prej tre vetash dhe studimin e drejtoja unė. U morėm dy vjet mė kėtė studim dhe u klasifikuam tė suksesshėm nė 1986-n.” Mandej doktori tregon se nė vitin 1990 Federata Botėrore e Diabetit nė Kongresin e Uashingtonit e shpall Shqipėrinė vendin me diabetologji mė tė suksesshme me mjete minimale. Ndėrsa pak mė vonė iu propozua qė tė bashkėpunonte me OBSH-nė, pikėrisht pėr tė demonstruar se teknologjitė nuk duhen mbivlerėsuar nė shėndetėsi. Qė nga 1991 Isuf Kalo do tė punonte pėr 13 vjet radhazi nė OBSH nė krye tė njė programi evropian pėr sėmundjen e diabetit.


Diabeti, sėmundja kryesore e Bllokut.

Kur kishte bėrė specializimet e para nė diabetologji, nuk mendonte se do tė kishte shumė pacientė tė sėmurė me diabet nė Shqipėri. Nė atė kohė nuk ekzistonte problemi i madh i mbipeshės dhe i jetės sedentare si sot, pasi mungonin komoditetet dhe urbanizimi. Por ndėrkaq komoditeti dhe jeta nė kolltuk e kishin krijuar tanimė terrenin pėr diabet, pikėrisht nė zemėr tė regjimit, nė lagjen e ish-Bllokut. Isuf Kalo thotė se diabeti u bė njė nga sėmundjet kryesore tė Bllokut. Ai numėron njė listė tė gjatė tė udhėheqėsve komunistė qė vuanin nga kjo sėmundje, ndėr tė cilėt pėrmend Gogo Nushin, i cili vdiq nga infarkti, i shkaktuar sigurisht nga diabeti nga i cili vuante prej kohėsh. Por nga diabeti vuanin, siē tregon mjeku, edhe Adil Ēarēani, Babė Myslymi, Biblil Klosi etj.