Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Greket : "Shqiperia nuk eshte vend malor"

    Keshilltari kulturor i misionit shqiptar pranė UNESCO-s nė Egjipt, prof. dr. Pal Paloka, M.D., F.K.Y, i dorėzoi sot njė notė proteste konsullit grek nė Kajro, z. Xiropis Limonidis, nė lidhje me pohimin se "Shqipėria nuk ėshtė vend malor," nė botimin e fundit nė anglishte tė Enciklopedisė Helenike, ("Hellenic Encyclopaedia," Ioannina University Press, Igoumenitsa, 2004). "Kemi tė bėjmė me njė mistifikim tė qėllimshėm e flagrant, qė nuk u shėrben interesave tė tė dy vendeve, as miqėsisė midis dy popujve tanė miq," theksoi prof. dr. Pal Paloka M.D., F.K.Y, nė njė konferencė shtypi tė improvizuar me kėtė rast, duke cituar edhe njė pasazh nga botimi mė i fundit i Enciklopedisė Italike ("Enciclopedia Italica", Edizioni Garibaldine, Lecce, 2004), ku thuhet shprehimisht se "Shqipėria ėshtė vend malor." Konferenca u zhvillua pa praninė e gazetarėve.

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Zyrtarisht qesharak

    Besnik Mustafaj




    Nė faqen kulturore tė njėrės nga gazetat tona kryesore tė pėrditshme u botua diku para pak javėsh njė lajm,
    tė cilin po e riprodhoj kėtu tė plotė: “Kėshilltari kulturor i misionit shqiptar pranė UNESCO-s nė Egjipt, prof.
    dr. Pal Paloka, i ka dorėzuar njė notė proteste konsullit grek nė Kajro, Zotit Xiropis Limonidis, nė lidhje me pohimin se “Shqipėria nuk ėshtė vend malor”....

    Kemi tė bėjmė me njė mistifikim tė qėllimshėm e flagrant, qė nuk u shėrben interesave tė dy vendeve, as miqėsisė midis dy popujve tanė miq, ka theksuar prof. dr. Pal Paloka gjatė njė konference shtypi tė improvizuar me kėtė rast. Mė tej, ai ka cituar edhe njė pasazh nga botimi mė i fundit i Enciklopedisė Italike, (Enciclopedia Italica, Edizioni Garibaldine, Lecce, 2004), ku thuhet shprehimisht se “Shqipėria ėshtė vend malor”. Pėrfundimi i dhėnė nga grekėt ėshtė shumė kontradiktor, pasi nga studime tė ndryshme, tė pėrpiluara jo vetėm nga studiues shqiptarė, por edhe tė huaj, ėshtė pėrcaktuar se relievi i Shqipėrisė ėshtė malor. Pėrcaktime tė tilla jo vetėm qė shtrembėrojnė tė vėrtetėn, por dhe hedhin baza tė rreme pėr pozitėn aktuale gjeografike shqiptare. Konferenca e shtypit ėshtė zhvilluar pa praninė e gazetarėve. Nga pala greke nuk ka pasur ende njė reagim lidhur me notėn nė fjalė”. Kėtu pėrfundon njoftimi i dhėnė nė gazetė. Dhe s’duhet tė ketė pasur gjė tjetėr pėr tė shtuar.

    Natyrisht, nuk kemi tė bėjmė me kurrfarė skandali diplomatik. Nuk duam tė themi as qė pasaktėsi tė tilla, qoftė edhe tė karakterit fiziko-gjeografik, nuk duhen sqaruar. Ato duhen sqaruar, saktėsuar e korrigjuar sidomos kur zėnė vend nė botime enciklopedike, qė pėrbėjnė referencė pėr publikun e huaj, jo gjithnjė tė informuar. Pėr tė kryer njė punė tė tillė ka njė mijė rrugė, por asnjėra prej tyre nuk ka pse tė jetė kaq seriozisht zyrtare, siē nėnkupton nota e protestės, e shoqėruar pėr mė tepėr edhe me njė konferencė shtypi, ani pse nė tė nuk kanė qenė tė pranishėm gazetarėt dhe pra, nuk dihet se kujt i ėshtė drejtuar diplomati ynė kulturor. Arsyeja pėr tė bėrė njė notė proteste, (ėshtė apo nuk ėshtė Shqipėria njė vend malor?) vendi i zgjedhur pėr ta paraqitur protestėn (Kajro), argumentet nė tė cilat mbėshtetet protesta (mistifikim i qėllimshėm e flagrant, qė nuk u shėrben interesave tė tė dy vendeve, as miqėsisė midis dy popujve tanė), tė gjitha bashkė krijojnė tharmin e njė
    barcolete pėr t’u shkrirė gazit. Problemi shtrohet nėse duhet qeshur apo jo. Gjithsesi, nuk do tė mė dukej e drejtė tė qeshej me personazhin e profesor doktorit, i cili shfaqet si strumbullar i rastit. Gazi, njė gaz vetėm i hidhur, buron nga karikatura ku ėshtė katandisur shteti ynė sot nė pėrgjithėsi, pra, edhe nė aspektin pėr tė cilin po flasim e qė prek misionin e tij, pėr tė mbrojtur dinjitetin e kombit e pėr tė shpalosur vlerat e vendit pėrballė tė tjerėve. Ky ėshtė mision i madh, i shenjtė, ndaj ėshtė edhe shumė i kushtueshėm. Shėrbimi diplomatik, i ngarkuar posaēėrisht pėr kryerjen e tij, ka harxhe tė mėdha pėr t’u mbajtur, dihet. Por shpenzimet pėrbėjnė vetėm njėrėn anė tė lidhjes qė ky shėrbim ka me ēdo qytetar tė vendit. Ana tjetėr, edhe mė e rėndėsishme, qėndron te misioni i tij, pėr tė mbrojtur jo vetėm interesat e vendit pėrballė tė tjerėve, por edhe dinjitetin e kombit, duke u bėrė kėshtu nė njė mėnyrė apo njė tjetėr, pasqyrė e dinjitetit dhe e vlerave tė ēdo shtetasi
    pėrballė tė tjerėve. Prandaj, nuk ėshtė e tepėrt tė thuhet se karrikaturizimi i tij i dhemb diku nė shpirt secilit prej nesh, qė kemi lindur shqiptarė. Te kjo dhimbje qėndron dallimi midis pėrjetimit tė njė episodi tė tillė dhe njė skandali diplomatik, pasojat e tė cilit ndihen dhe korrigjohen ndryshe. Si rregull, karrikaturizimi i vetvetes nuk ėshtė i njėjtė me gabimin, domethėnė se ai rrezaton disa dobėsi qė lėnė si pasojė poshtėrimin e vetvetes. Rrjedhimisht shoqėrohen me njė pėrshtypje mjaft jetėgjatė.

    Ka vend tė thuhet se me njė rast si ky nė fjalė, nuk mund tė krijohet pėrshtypja pėrgjithėsuese. Fatkeqėsisht, rasti i sjellė si shembull pėr tė mbėshtetur shqetėsimin, nuk ėshtė dhe aq i shkėputur. Ai, madje, ėshtė pasojė e njė mėnyre sjelljeje qė kanė futur qeveritarėt tanė ndaj tė huajve, miq tė vendit tonė. Dhe kėtu modeli pėr keq ėshtė vetė kryeministri Nano. Pėr tė mos u larguar nga marrėdhėniet me Greqinė, le tė kujtojmė vizitėn qė i bėri mė 1997 Nanos sė sapoemėruar Kryetar i Qeverisė, Ministri i Jashtėm helen Teodor Pangallos. Nė vend qė t’i shtrėngonte dorėn mikut, Nano i vuri atij pėllėmbėn mbi bark dhe i tha: “Qėnke shėndoshur mė shumė se unė nė burg”. Dhe qeshi. Por miku nuk e shoqėroi nė harenė e tij aspak protokollare. Pėrkundrazi, u zymtua. Dhe dėshmitarė tė pranishėm nė takim thonė se ajo zymti e shoqėroi gjithė takimin. Pangallos e tregon kėtė rast si eksperiencėn e tij mė tė ēuditshme diplomatike. Tani sė fundi, me vendim qeverie, Nano cakton bashkėshorten e tij nė
    statusin e Zonjės sė Parė tė vendit, ndėrkohė qė nuk e ndryshon dot qė Zoti i Parė i vendit mbetet Presidenti. Nė protokollin e shtetit Zonja e Parė e vendit ka detyrime pėrfaqėsuese tė rėndėsishme diplomatike. Me asnjė logjikė nuk mund tė ndėrtohet skenari i sjelljes sė saj kur ajo, pėr tė respektuar funksionin qė i ka ngarkuar i shoqi, do tė jetė e detyruar tė shoqėrojė kryetarin e shtetit nė ceremoni ndėrkombėtare. Por, mund tė pėrfytyrohet ēuditja e nėpunėsve tė protokolleve tė huaja kur do tė mėsojnė lidhjen qė Zonja e Parė e vendit ka me Kryetarin e Shtetit. Njė lidhje pa lidhje.

    Ndėrkohė, vėrejmė pėrditė se aty ku duhen bėrė nota proteste, apo qoftė edhe tė jepen e tė kėrkohen shpjegime me seriozitetin e denjė ndaj tė huajve, mungon krejtėsisht veprimi i shėrbimit diplomatik. Para pak javėsh, Sekretari Amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, nė njė intervistė pėr njė kanal televiziv gjerman, e pėrcaktoi Turqinė si vend islam, duke theksuar se ėshtė njė vend mik i SHBA. Reagoi menjėherė qeveria turke diplomatikisht dhe publikisht dhe gjithė opinioni publik ndėrkombėtar e mori vesh se ajo nuk e pranonte njė cilėsim tė tillė. Dhe ky reagim nuk i cėnoi aspak marrėdhėniet shumė tė ngushta e komplekse midis Turqisė dhe SHBA, qoftė nė nivel dypalėsh, qoftė brenda NATO-s. Nė tė njėjtin kontekst kemi dėgjuar jo Kolin Pauellin, por vetė Presidentin Bush nė fillim tė kėtij viti, ta rendisė Shqipėrinė ndėr vendet islame. Askush nuk pipėtiu nė Tiranė, as nga zyra e Kryeministrit e as nga Ministria e Punėve tė Jashtme, qoftė edhe sa pėr tė sqaruar mikun tonė strategjik se ne
    jemi njė vend laik, multikonfesional. Ballafaqimi i tė dy shembujve ėshtė i mjaftueshėm dhe nuk ka nevojė pėr komente. Pėr tė kuptuar se ē’mendojnė tė fortėt e globit, le tė citojmė Bonapartin, i cili thotė: “Pėr t’i fshirė ēizmet nuk kam nevojė pėr miq. Ēizmet m’i fshijnė shėrbėtorėt. Miqtė i dua tė tillė qė tė dinė tė rrinė nė tryezė”.

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    O Olimp te qofsha fale se prej teje kena dale(si civilizim e kam llafin) ...

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  4. Epir + Dardani + Iliri = Shqipėri
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 21:55
  5. Mid'hat Frasheri "Ceshtja e Epirit"
    Nga xhiko nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •