E Diele, 27 Mars 2005


VEZHGIME MBI SHQIPERINE TE FAMULLTARIT AUSTRIAK

Aleksander Ndoja

MIRDITE - ESHTE zhvilluar ceremonia e promovimit te librit, i cili percjell perpara lexuesit kohen dhe jeten e para 100-viteve, permes kujtimeve te shkruara asokohe ne nje ditar nga famulltari i Rubikut Fabian Barkata. Ne kete promovim kane marre pjese qytetare te shumte te Rreshenit dhe te zonave perreth. Te pranishem ishin disa intelektuale, njerez te shtypit dhe te letrave nga zona e Lezhes, Lacit etj. Ne kete ceremoni mori pjese edhe At Frans Winsauer, i cili nepermjet shoqates Mirdite-Austri, ka nje kontribut te qenesishem ne fushen e arsimit dhe kultures ne Mirdite. Bardhok Pulaj, ne hapje te ketij takimi tha se "keta kane sjelle para nesh nje bote te 100 viteve me pare." Ne kete liber gjehet i plote ditari i dijetarit dhe priftit austriak Fabian Barkata. Foles te shumte si; Mark Ruci, Leke Shtia, Pal Mehilli, Nikoll Toma, Gjergj Marku, Gjon Dedaj etj, kane treguar per kontributin e priftit austriak 100 vite me pare, por edhe per lidhjen e rikrijuar nga At Winsauer ne kohet tona. Vete At Frans Winsauer, tha se "Mirdita eshte nje vend i vogel me nje kulture shume te madhe. Une desha t'ju bej te gjitheve nje apel, ju lutem qendrojini vendit tuaj besnik, pasi keni nje atdhe shume te mrekullueshem, keni nje kulture shume te vlefshme. Do te uroja se me ane te ketij libri ta doni edhe me shume atdheun tuaj". Ne fund, autori z. Ndue Dedaj ka falenderuar At Winsaurin per kontributin e tij per botimin e ketij libri, por edhe te pranishmit per pjesemarrjen ne kete promovim, qe eshte i 81-ti i shtepise botuese "Mirdita".


"FABIAN BARKATA DHE DITARI IM SHQIPTAR"

Ndonese ndokush rreket qe te kerkoje te dije, se si ka qene jeta dhe koha para 100 vitesh ne zonen e Rubikut, por edhe me gjere, mjafton qe te shfletoje librin me te ri te prodhuar nga sh.botuese "Mirdita" me drejtues dhe president z. Ndue Dedaj. Pikerisht ne kete liber, te sapodale nga botimi, ndodhet i plote ditari i nje famulltari austriak, qe ka sherbyer ne zonen e Rubikut, rreth 100 vjet me pare. Behet fjale per ditarin e Fabian Barkates, i cilesuar si me shqiptar se shqiptari. Fabian Barkata, kleriku franceskan austriak, i cili rezulton me se shumti si shkrimtar, artist e dijetar, qe ka sherbyer ne Shqiperi, kryesisht ne Rubik, por edhe ne Shkoder e Lezhe per 10 vite, deri ne ne vitin 1907. Se pari ne Mirdite Barkata u rinjoh me romanin e tij "Lule", botuar per here te pare ne gjermanisht, ne 1924, ndersa ne shqip erdhi per here te pare ne vitin 1930 permes shtepise botuese "Nikaj", ne perkthimin e te mirenjohurit prof. Karl Gurakuqi. Ndersa botimi me i fundit, i dale ne qarkullim dje, "Ditari im shqiptar" i Barkates botohet per here te pare ne shqip, nga shtepia botuese "Mirdita", ne 100-vjetorin e tij. Ai u shkrua ne vitin 1905-1906 ne Kryezez (Rubik) dhe u botua 2 vjet me vone ne revisten franceskane, "Franzisziglocklein" ne Austri, ne vitet 1926-1927. Ky liber hyn ne radhen e librave dhe shkrimeve te te huajve, qe e pasurojne njohjen dhe dijen shqiptare, qe ne keto pesembedhjete vjetet e fundit kane qene te shumte dhe te mirepritur. Kane munguar me pare disa burime autentike te shkruara per Shqiperine, dhe ky ditar, ndonese i shkurter, eshte nje nga ata. Shkuarja drejt burimeve eshte gjithnje interesante dhe e domosdoshme ne lemin e dijeve. Ditari paraqet vlere te posacme pse u shkrua nga nje i huaj, qe jo vetem e prek, por dhe e perjeton boten shqiptare, jo vetem e prek, por dhe preket prej saj. Eshte nje deshmi qe nuk buron thjesht nga njohja e siperfaqshme, me pershkrime te tipit "si e pashe une Shqiperine", por dhe nga humanizmi, dashuria per te. Dhenia e disa ndodhive hap pas hapi ka bere qe ditari ne teresi te jete si nje roman, ngaqe "personazhet" e tij shpesh te shoqerojne per nje kohe te gjate, ku tipike eshte gruaja e semure epileptike Dile, qe arrin te sherohet si me profeci, fale ndihmes se fratit dijetar. Nese do te shfletosh kete ditar do te shikosh se autori famulltar, Barkata, shfaqet si nje vezhgues dhe perjetues i thelle i deri me hollesive te jetes qe perballonin vendasit. Nje artist ne shpirt dhe jo nje kronikan i thjeshte. Pikerisht Barkata ne shenimet e tij shfaqet si nje njeri qe din te perdore mjeshterisht, si rrefimin e pershkrimin, ashtu edhe portretin, peizazhin, duke mos lene jashte vemendjes boten e femijeve, semundjen, gjakmarrjen etj. Ndersa ne parathenien e ketij libri z Bardhok Pulaj shkruan se ne kete lavjerres kohor dallojme qarte te shkuaren muzeale, por dhe ate qe ka ndryshuar nder njerezit e kesaj treve tash sa vite. Ne kete mision Fabian Barkata dhe Ndue Dedaj nuk kane humbur - pse nuk kane heshtur, por jane bashkuar ne te shkruaren, e cila mbetet. Libri me autor Z. Ndue Dedaj, permes te cilit percillet ditari i Barkates, ka si keshillues Prof. Dr. Mark Tirta dhe recensente Gjergj Markun dhe Nikoll Loken. Botimi eshte mundesuar nga lidhja kulturore Austri-Mirdite, me kontributin e vecante te pader Franz Winsauer-it, Foralberg (Austri).

PJESE NGA DITARI I FABIAN BARKATES.

21 maj 1905.

Perseri per vizite tek nje i semure. Kete here ishte nje djale i ri, i cili vuante nga nje infeksion akut i mushkerive dhe nuk kishte asnje shprese per t'u sheruar. Edhe kjo ishte nje pervoje e rralle per mua. Po pergatitesha t'i beja vajimin e fundit. Ai po veshtronte i trishtuar dhe m'u lut: "Jam kaq i ri. Te lutem mos e bej". Ne fillim nuk e kuptova perse ky burre kaq besimtar, po kundershtonte kete sakrament. Vetem nga bisedat e mepasshme e kuptova se ai kishte frike se mos sherohej perseri. Shqiptaret besojne se kur marrin vajimin e fundit jane te destinuar per te shkuar ne qiell dhe per kete nuk iu lejohet te bejne mekate te tjera. Vetem pas kesaj kuptova pergjigjet qe me jepeshin nganjehere gjate rrefimeve kur pyesja si per shembull "A ke vjedhur", ato me pergjigjeshin: "O Zot, kam marre vajimin e fundit, si mund te bej nje mekat te tille?". Per kete arsye kishte aq shume frike nga ky sakrament ky djale i ri, pasi ai mendonte se po te kishte nje jete te gjate, do ta kishte te veshtire t'i shpetonte tundimeve te jetes.

26 maj 1905

Ai, djali i ri tek i cili kam q-ne per vizite, ka vdekur. Oh, sa me dhemb shpirti, kur shoh se si vdes nje gjak i ri. Sigurisht qe ai do te kishte shpetuar, po te kishte pasur mjek dhe barna. Ne dhomen e te vdekurit mora vendimin qe te zevendesoja ate qe mungonte dhe te behesha vete mjek. Sikur keto letra te bien ndonjehere ne dore te huaja do te qeshnin per optimizmin me te cilin po shkruaj, ne lidhje me kete qellim qe i kam vene vetes. Te behem mjek kur nuk kam as dije as shkolle, e as pervoje. Nuk do te guxoj te sheroj semundjet e nderlikuara, por semundjet e zakonshme qe sherohen me mjete te thjeshta. Kete do ta bej. Uroj qe per mjetet qe na mungojne te na jape bekimin e tij Zoti i madh. Ajo cfare forcon bindjen time eshte besimi qe kane kur vijne dhe me pyesin here pas here per semundjet qe kane.

21 gusht 1905

Kishte ndodhur nje debat fare i vogel, dhe ai nga Bulgeri, nje djalosh pothuajse 15-vjecar, kishte qelluar Ndreken dhe e kishte hedhur pertoke. Tashme ndodhesha prane te plagosurit. Zevendesova mbeshtetesen, e cila ishte e bija e tij, ne menyre qe mund ta largoja. Edhe njerezit e tjere u zbrapsen. Une u perkula mbi trupin, pothuajse pa jete, derisa buzet e mia preken veshin e tij dhe i fola: "Ndreke, a do e falesh vrasesin tend?"- i bera lehte dhe me ze te dridhur pyetjen. "Oh, me gjithe zemer! Zot bekoje armen e tij! Ka qelluar ne shenje!" dhe pastaj filloi te rrefeje mekatet. Me erdhi nje guxim i madh ne castin kur ngrita doren per t'i bere kryqin dhe per t'i thene fjalet e sakramentit. "Ego te absolvo". Ndreka vdic nje gjysme ore pasi mberriti ne shtepi. Pasi u ktheva ne famulli, verejta nje njolle te madhe gjaku ne veladonin tim. S'e kisha verejtur me perpara, ngaqe nuk ia kisha vene mendjen. Kjo dite, pervec te tjerave, me solli pervojen e rralle dhe bindjen e plote, qe nese brenda meje futet serioziteti i jetes, mbase dhe me dukurite e tij me te tmerrshme, do te mund te kuptoja dhe te permbushja misionin tim.

KOHA JONE - E perditshme e pavarur