Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 108
  1. #1

    Strukture me fytyre njeriu ne Mars

    Ne vitin 1976, sonda Viking qe po orbitonte planetin Mars te quajtur shpesh si Planeti i Kuq, dergoi disa foto ne toke qe i kane lene te gjithe shkenctaret me goje te hapur dhe krijoi nje enigme qe edhe sot e kesaj dite nuk eshte zgjidhur ende. Fotot e Vikingut ishin bere ne nje moment qe dielli ishte shume poshte ne qiellin e Marsit dhe tregojne nje strukture qe e pare nga larg paraqet fytyren e nje njeriu. Kjo strukture ndodhet ne rajonin e Cydonias dhe nuk eshte e vetmja.
    Fillimisht fotoja qe erdhi u pergenjeshtrua si jo e sakte dhe ndofta rezultat i ndonje kushti atomsferik te caktuar. Me pas kur foto te tjera pasuan te paren pamja ishte e qarte dhe ne ate moment filluan analizat e detajuara te permasave dhe pamjes qe fotoja paraqiste. E nje lartesie prej me shume se 1500 kembe nga siperfaqja dhe e nje shtrirje prej disa 2.5 km struktura rezultoi te ishte e pamundur rezultat i erozionit apo ndonje teke gjeologjike. Matja e distancave midis harkimeve, tipareve te vete fytyres, buzeve, syte, hundes ishte shume simetrike dhe probabiliteti qe ajo te jete me origjine natyrale eshte 1 ne 1 miliard. Pra e pamundur. Foto te tjera te bera ne pozicione te ndryshme konfirmuan te paren. Ndonese pamja nuk eshte aq e qarte sa ne foton e pare ato perseri tregonin fytyren njerezore ne truallin shkembor te Marsit. Por surpriza nuk mbaronte aty. Ndersa sonda orbitonte planetin, pamje te tjera filluan te shfaqeshin dhe struktura te tjera akoma dhe me bindese dukeshin ne foto. Perqark te ashtuquajtures tashme Fytyre e Marsit u dalluan edhe disa ndertime ne forme piramidale me nje distance dhe nje madhesi qe ekspertet sa i pane u kujtuan per distancen, formen dhe pozicionimin astronomik te tre piramidave ne Egjypt. Eshte kjo thjesht nje rastesi?
    Analiza te shumta, llogaritje matematikore, astronomike dhe gjeologjike nuk kane lene me asnje dyshim. Fytyra e Marsit si dhe piramidat rreth e rrotull nuk jane me origjine natyrale. Mosha e tyre eshte e pamundur te percaktohet, deri ne momentin qe te merret nje analize fizike dhe strukturale. Te papriturat e Planetit te Kuq nuk mbarojne. Sa me shume eksplorohet ne distance aq me shume fakte dhe pamje te reja turbullojne mendjen e shkenctareve. Nese ne Mars nuk ka jete, kjo sdo te thote qe ne nje te kaluar jo te larget aty nuk ka patur jete dhe strukturat e gjetura jane nje deshmi e gjalle e kesaj. Po pse fytyra e gjetur ne mars dhe piradimat jane kaq tokesore ne pamje? Cfare lidhje ka midis tyre dhe piramidave ne Egjypt apo fytyres se njerezve te tokes?
    Kjo eshte enigma me e madhe per astronomet sot per sot dhe deri ne perfundim te misionit te anijes kozmike qe aktualisht ndodhet ne orbiten e Marsit, pergjigjet jane thjesht perllogaritje shkencore dhe asgje me shume. Edhe sonda e dyte Mars Global Surveyor spacecraft e derguar ne prill te vitit 1998, solli te njejta pamje te planetit, te rajonit te Cydonias me disa ndryshime te vogla te lidhura me kushtet e drites dhe te pozicionit qe jane bere fotot.
    Materiali qe postova ketu nuk eshte nje deduktim fantastiko shkencor dhe as pjelle e imagjinates se disa njerezve por te dhena te marra nga faqet zyrtare te NASA qe eshte National Aeronautics and Space Administration, agjencia amerikane e fluturimeve ne kozmos dhe me e madhja dhe prestigjozia ne bote.
    Fotot e me poshte i perkasin
    1- pamja e marre nga sonda Viking
    2- pamje te sondes viking dhe asaj Mars Global Surveyor
    3- nje pamje nga larg e strukturave ne Cydonia, perfshi edhe piramidat
    4- nje analize e detajuar e bere nga shkenctaret e Nasa-s
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  2. #2
    Foton e katert po e postoj me vete sepse nuk me lejohet me shume se 3 foto ne nje shkrim.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869
    Disa foto te tjera:





    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  4. #4
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869
    topography:


    Stereopair :


    Anaglyph :
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  5. #5
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869
    Illumination from southwest :


    Illumination from south:


    Illumination from northeast:
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  6. #6
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869
    Illumination from north :


    MPEG of 360 deg rotation of illumination direction :
    Filmin i shkurter
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  7. #7
    Pse u ndaluan fluturimet ne Hene?

    Duke qene brenda nje teme te tille po shtoj dhe dicka tjeter por qe ka lidhje me nje trup qiellor shume me afer se planeti Mars dhe eshte pikerisht sateliti jone Hena. Duke lexuar nje material per Ufologjine hasa ne disa deklarata dhe dokumenta qe kane te bene me Henen dhe ate qe mund te kete te fshehte ky trup qiellor dhe qe mbahet e fshehte per masen e gjere te njerezve ne toke. Sic dihet fluturimi per ne Hene ka nje histori te mbushur me perpjekje, deshtime dhe humbje ne jete njerezore dhe ka lene gjurme ne historine e fluturimeve kozmike. Perpjekja e pare qe mund te quhet si ajo e Apollo 1 deshtoi pa arritur te kaloje orbiten e tokes dhe e astronautet Virgil Grissom, Edward White, Roger Chaffee humben jeten e tyre ne 21 Shkurt te vitit 1967. Mbas ketij deshtimi u ndertuan edhe 6 anije te tjera kozmike respektivisht Apollo 2-Apollo 6 te cilat te gjitha ben fluturime te shkurtra rreth orbites se tokes ne forme testimi per hapin e passhem me te madh, ate te zbritjes ne hene. Do te ishte Apollo 8 anija e pare kozmike qe do te afrohej ne siperfaqen e Henes dhe do ta orbitonte ate per dite te tera duke marre informacione fotografike nga atmosfera dhe siperfaqaja e planetit. Por hapi perfundimtar do te nderrmerrej ne 20 Korrik te vitit 1969 kur me anijen kozmike Apollo 11, astronauti Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin do te hynin ne histori si te paret qenie njerezore qe shkelen truallin e henes. QE mbas asaj perpjekje do te beheshin disa fluturime te tjera duke perfshire Apollo 9,10,11,12,13,14,15,16,17 dhe fluturimet per ne hene do te nderpriteshin ne 11 Dhjetor te vitit 1972 me fluturimin e fundit te Apollo 17 dhe uljen e tij ne Hene. Cfare ndodhi, pse u nderprene fluturimet dhe sidomos cfare ndodhi me Apollo 13 qe ka hyre ne histori madje eshte bere edhe nje film per deshtimin e uljes ne Hene?
    Po ti referohemi informacioneve te brendeshme te "rrjedhura" nga NASA qe ne fluturimet e para astronautet kane bere deklarata, madje shume prej tyre jane edhe audio per objekte fluturuese te paidentifikuara qe afroheshin ne anijet komzike tokesore dhe largoheshin me intervale te shkurtra kohe sikur te donin te eksploronin anijen. Nje gje e tille eshte deklaruar ne nje transmetim direkt te nje fluturimi te Apollos dhe qe ishte transmetik publik por qe u nderpre menjehere nga NASA. Te gjithe pjesetaret e ekuipazheve te te gjithe Apollove pa perjashtim kane dhene deklarata per objekte te tilla qe uleshin dhe ngriheshin nga siperfaqja e henes dhe qe afroheshin me shpejtesi te madhe drejt tyre. Edhe Apollo 11 qe nga momenti qe ju afrua Henes deri ne zbritjen e tij eshte shoqeruar nda 6 objekte te tilla ne forme diskoidale. Por misterin me te madh e ka fluturimi i Apollo 13 qe mbas fakteve te dala kohet e fundit nga burime te NASA, nuk ka patur problem te thjesht ne motor apo pajisjet elektrike, por eshte goditur nga nje rreze, nga nje prej objekteve fluturuese te paidentifikuara qe e shoqeronte gjithe kohes. Kjo ndodhi ne momentin kur apollo po merrte nje drejtim tjeter nga ai i pararendesve te tij dhe po perpiqej te ulej ne pjesen tjeter te Henes. Sic dihet ulja deshtoi dhe ekuipazhi mezi arriti te zbriste ne toke. Mbas Apollo 13, fluturimet vazhduan edhe me kater apollo te tjere deri te Apollo 17 dhe me pas u nderprene. Por ulja e tyre eshte bere vetem ne zonen e njohur dhe te eksploruar me pare. Jo ne pjesen tjeter te Henes. Pse? Cfare ka ne anen tjeter te Henes qe nuk duhet te shikohet nga syte e tokesoreve? Pse teleskopi Hubble qe ka nje rreze shikimi prej miliona miljesh dhe qe shqyrton deri kufijte me te larget te sistemit tone diellor apo galaktikes sone dhe me tej, nuk pozicionohet asnjehere ne Hene dhe pse ka deshtuar marrja e fotova nga nje pjese e caktuar e Henes. Mbase nuk keni degjuar per termin ANA e Erret e Henes, por eshte nje pjese e satelitit tone natyral qe nuk mund te kontrollohet nga asnje mjet optik. Pamjet gjithmone bllokohn, imazhi turbullohet dhe kur perpiqet te zhvillohet me teknologji digitale nuk arrihet asnje perfundim. Pikerisht aty u perpoq Apollo 13 te ulej dhe ulja deshtoi. Pse u godit anija jone kozmike?
    3 vitet e fundit mbas berjes me publike te problemit te ufo-ve dhe mbas rritjes se ndergjegjes kolektive per kete problem, numri i deshmive dhe deklaratave nga njerez te perfshire direkt ne fluturime dhe ne organizimin e tyre jane shtuar shume.
    Dokumenti me i fundit i dale nga nje grup studiuesish amerikan i quajtur Disclosure Project (Projekti zbulimit te se vertetes) sic do e quaja personalisht,qe ka studiuar me detaje komplet fenomenin e ufo ne token amerikane dhe qe eshte bazuar ne deshmite e njerezve me kompetente te forcave ajrore, sherbimeve sekrete, shkenctareve, ushtarakeve, studiuesve qe kane patur lidhje direkt me fenomenin, tregon qarte dhe deshmon me foto pamje te strukturave ne hene te ndertuara nga qenie inteligjente. Ndertesa te larta, rruge qe i lidhin, forma te cuditshme catish, disa here sferike, disa here te sheshta, mini pista fluturimi dhe objekte shencore te natyres se sateliteve, teleskopve ose gjera te ngjashme. Keto informacione kane qene gjithe kohes ne dispozicion edhe te NASA por qe jane refuzuar te behen publike. Kush i ka ndertuar dhe pse nuk arrihet dot te fotografohen nga toka me qartesi, apo nga teleskopet e fuqishem qe pluskojne ne hapesire? Pse nga ajo pjese e Henes dalin gjithmone objektet fluturuese qe duken shume qarte ne pothuajse cdo filmim te bere nga Apollot. Pse astronautet Michael Collins, Buzz Aldrin, Alan L. Bean, Frank Borman, Vance D. Brand, Ronald B. Evans etj u kercenuan nese flisnin per pamjet qe kane pare. Deklaraten me bombe e ka dhene vete Michael Collins pak dite perpara se te vdiste ne tetor te vitit 2004 duke thene se: Me vjen keq per njerezit e ketij planeti qe nuk e dine se cpo ndodh. Me vjen keq qe mbahen te fshehta gjera qe gjithe njerezimi do i mirepriste dhe qe do sillnin begatine. Nuk kemi nevoje te shkojme deri ne Mars, skemi nevoje te kalojme sistemin tone diellor, te verteten e kemi ne Toke dhe shume afer saj, ne Hene. Faktet jane aty, ndertesat, strukturat e ndertuara nga qeniet inteligjente jane aty. Dhe vete mjetet e tyre fluturuese levizn ore e cast.... I bej thirrje qeverise amerikane ti japi fund heshtjes dhe te shpalosi te verteten sic e dine ata prej me shume se gjysem shekulli.....
    Nder te tjera fjala qe Collins thote eshte: Mjaftoni te mendoni, pse nuk po shkojme me ne Hene dhe ca na ndalon te eksplorojme ate komplet sic eshte. Ca ka ne pjesen e erret te Henes qe nuk duhet ta shohim ne. Une e kam pare, kam qene me fat ose jo kete se di, po uroj te gjithe njerzimin nje dite te shohi ate qe kemi kaq afer..
    Fotot e meposhteme ndonese nuk jane shume te qarta tregojne ate qe permbante ky shkrim. Ndiqni kursorin e mouse dhe do dalloni qarte struktura qe smund te jene natyrale.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  8. #8
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869

    Foto te ktyre strukturave ne hene





    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  9. #9
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869


    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  10. #10
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869




    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Balsami i lumturisė
    Nga E_LUMTURA nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:59
  3. Nje pyetje rreth krishterimit ...
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-11-2006, 08:19
  4. Introspeksion
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 06:03
  5. Emrat Ilire
    Nga Leila nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •