Vihet nė diskutim vendi dhe koha e saj. U martirizua rreth 306 (ose 237), ka shumė mundėsi nė Iliopul (tė Libanit). Ishte fėmija i vetėm i adhuruar i njė pasaniku fanatik idhulltar atje, i Diaskorit, i cili e mbylli nė njė fortesė luksoze pėr tė ruajtur bukurinė e saj tė madhe dhe pėr tė studiuar, meqenėse ishte mendjemprehtė. U tėrhoq nė shpresėtari ndoshta nga shėrbyeset e saj tė krishterė, ose nga vetvetja, duke u drejtuar nė Njė Krijues nėpėrmjet qiellit yjeplotė. Ose kjo ngjau kur mohoi martesėn, kėshtu qė babai i saj e ēliroi, pasi mendoi se izolimi e kishte ndarė nga shoqėria. Thuhet se e mėsoi Origjeni, ndėrsa njė prift, i cili hiqej si tregtar e pagėzoi nė njė vaskė tė sapondėrtuar, nė paretin e sė cilės kishte gdhendur me gishtin e saj mrekullisht njė kryq! Diaskori mungonte, ishte nė njė udhėtim. Sapo u kthye, i tregoi se, ajo urdhėroi qė tė bėhen nė banjė tri dritare, pėr mė shumė dritė, nė mėnyrė analoge me Trininė e Shenjtė dritėdhėnėse, dhe jo dy, siē kishte porositur ai. I ndėrkryer nxori shpatėn dhe e torturoi. Por i shpėtoi dhe u fsheh nė njė shkėmb nė njė mal, qė u ēa nė mėnyrė tė ēuditshme. E ndoqi. E tradhtoi njė ēoban, qengjat e tė cilit u kthyhen nė ēast nė brumbuj! Atėherė e rrahu pa mėshirė dhe duke e tėrhequr zvarrė nga flokėt, ia dorėzoi sundimtarit, i cili urdhėroi dhe e kamxhikuan e ia fėrkuan dhembshėm plagėt. Ndėrkaq, nė burg iu shfaq Krishti dhe e shėroi. Pėsoi ēarje tė trupit me thonj tė hekurt, djegie me llambadhė dhe goditje nė kokė me ēekan. Mė pas ia prenė gjinjtė dhe pėr ta turpėruar e nxorėn lakuriq duke e goditur. Por shumė shpejt u gjend e shėndetshme dhe e veshur me shkėlqim. Sė fundi, iu pre koka nga babai i saj, “Avraam i djallit”, i cili ndihmonte gjithmonė xhelatėt qė ta tiranizonin (Avraami u tregua i gatshėm t’i sakrifikonte Perėndisė djalin e tij, Isakun). Pasi e vrau u godit nga rrufeja e u vra. Lipsanat e shenjtė tė saj gjendeshin pėr njė kohė nė kishėn e pallatit mbretėror, tė cilėn ia kishte ngritur perandori Leoni i gjashtė (886-912). Virgjėresha shumė e respektuar nga populli i mbron nga shytat dhe nga sėmundje tė tjera epidemike, ashtu siē ishte lutur nė lutjen e saj tė fundit.