Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307

    7 mrekullite e botes

    Kush ka informacion per 7 mrekullite e botes i mirepres sepse me pelqen te di me shume per to.

    1-Statuja e Zeusit
    2-Gjigandi i Rodit
    3-Tempulli i Artemises
    4-Kopshtet e Babilonise
    5-Piramida e Gizeh
    6-Mauzoleumi i Halicarnasos
    7-Fari i Aleksandrise
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Ja dhe disa foto per to.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 07-01-2005 mė 22:37
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Te tjerat jane keto.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  4. #4
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321

    Arrow 7 Mrekullite e botes Antike

    H A R T A

    Megjithese shume njerez e dine egzistencen e 7 Mrekullive te Botes, vetem disa prej tyre mund te emertojne kete liste. Kjo liste eshte shkruar rreth shek II p.e.s. Referenca e pare ne lidhje me kete ide eshte gjetur ne Histori te Herdotit aq hershem sa shek V p.e.s. Dekada me vone, hitorianet greke shkruajten per monumentet me te madherishem te kohes. Callimachus i Cyrenes (305p.e.s-240p.e.s), Kryebibliotekar i Alexandria Mouseion, shkruajti "Permbledhje e mrekullive neper bote". Gjithcka dime per kete permbledhje eshte vetem titulli, sepse u dogj ne zjarrin qe i ra Bibliotekes.

    Lista perfundimtare mesa dime, eshte plotesuar gjate mesjetes. Lista permbante 7 monumentet me mahnitese te botes antike, disa prej te cileve pothuaj u zhduken gjate mesjetes. Te tjere as qe nuk "jetonin" me. Midis referencave me te vjetra rreth listes kanonike jane gdhendjet e artistit hollandez Maerten van Heemskerck (1498-1574), dhe Johann Fischer von Erlach me vepren Histori e Arkitektures.

    Sot, evidenca arkeologjike zbulojne disa prej mistereve qe rrethonin historine e ketyre mrekullive prej shekujsh. Per ndertuesit e tyre, 7 Mrekullite ishin nje celebrim i fese, mitologjise, artit, fuqise, dhe shkences. Per ne, ato pasqyrojne aftesine e njeriut per te ndryshuar ambjentin duke ndertuar konstruksione madheshtore, njera prej te cileve i qendron kohes edhe ne ditet tona.

    Te listuara, kronologjikisht:
    -=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-

    Piramida e Madhe e Gizes
    (sic thote qe proverbe arabe: NJERIU I DRUHET KOHES, KOHA I DRUHET PIRAMIDAVE)

    Eshte e vetmja mrekulli, qe nuk ka nevoje per pershkrim prej poeteve apo historianve te hershem. Eshte e vetmja mrekulli qe nuk ka nevoje per spekullime per sa i perket pamjes, madhesise dhe formes se saj. Eshte me e vjetra, dhe e vetmja akoma "gjalle" midis te gjitha Mrekullive.

    ~Vendndodhja
    -=-=-=-=-=-=-
    Ne qytetin e Gizes, qytet varreze i Memphis-it te lashte, dhe sot pjese e Kairos se Madhe, Egjipt.

    Histori
    -=-=-=-
    Ne kundershtim me besimin e zakonshem, vetem Piramida e Madhe e Khufu (Keops), jo te 3 Piramidat e Medha, eshte ne maje te listes se Mrekullive. Monumenti u ndertua prej Faraonit Egjiptian Khufu i Dinastise se Katert rreth vitit 2560 p.e.s per te sherbyer si nje varr, kur te ai vete te vdiste. Tradita e ndertimit te piramidave filloi ne Egjiptin Antik si nje sofistikim i idese se nje platforme qe mbulonte varrin mbreteror.

    Mendohet te jete ndertuar per nje periudhe 20 vjecare. Megjithese nuk dihet se si blloqet perberese jane sistemuar, jane propozuar shume teori.
    Prania e tyre, gjithmone ka stimuluar mendjen e njeriut.
    Kur Napoleoni pushtoi Egjiptin ne 1798, krenaria e tij e shpreh me ane te thenies: "Soldats! Du haut de ces Pyramides, 40 sičcles nous contemplent". (Ushatre! Nga majat e ketyre piramidave, 40 jane duke na veshtruar)

    Pershkrimi
    -=-=-=-=-
    Kur u ndertua, Piramida e Madhe ishte 145.75 m (481 ft) e larte. Me kalimin e viteve, humbi 10 m (30 ft) prej majes se saj. Renditej si struktura me e larte ne Toke per 43 shekuj, e mposhtur per lartesi ne shek XIX. Cdo faqe eshte perpikmerisht e orientuar sipas pikave te horizontit, veri,lindje,jug,perendim.

    Struktura permban rreth 2 milione blloqe guri, secili peshon me shume se 2 ton. Thihet se jane mjaftueshem gure ne 3 piramida, per te ndertuar nje mur 3 m te larte, 0.3 m te gjere qe te rrethoje Francen.

    ...vazhdon serine tjeter.....-->>
    ::|maDes!gn © 2009|::

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    STATUJA E ZEUSIT

    Ne tempullin kushtuar zotave ne qytetin grek te Olimpit, u be ne vitin 462 para Krishtit nga skulptori me i mire i Greqise Fidis, ne fildish dhe ar skulptura e Zeusit, e punuar me tekniken krisoelefantine.Zeusi paraqitej i ulur ne nje fron te bere me te njejtet materiale si dhe statuja qe paraqiste perndeshen Victoria te lidhur ne krahun e djathte dhe ne te majten skeptri, rreth tij ishin skulptura te ndryshme te heronjve mitologjik.Skulptura kishte lartesi prej 14 m. Sipas historianeve te autorizuar , ishte me e bukura skulpture dhe riprodhimi i saj njihet vetem ne monedha te takuara ne shekullin XIX. Jetoi rreth 1000 vjet (me shume nga te gjitha mrekullite e tjera) derisa disa fanatik kristian te mbreterise te Teodosit II e dogjen por nuk u shkaterrua totalisht .Zhdukja totale e saj ndodhi ne shekullin VI dhe nuk ngeli asnje gjurme e saj si pasoje e termeteve.
    Statuja ka sherbyer per shume vjet per te kurorezuar fituesit e Olimpiadave Greke

    Dhe foto.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307

    Kolosi i Rodit

    Vendendodhja gjeografike e Rodit ishte e privilegjuar per te tregetuar me Greqine, Azia dhe Egjypti, dhe fale kesaj e shnderruan ne qendren tregetare me te madhe te Mesdheut Oriental. Mbreti Demetri I Poliarcetes, i njohur per eksperiencen ushtarake sidomos neper rrethinat, aq sa ne te ardhmen ushtaraket do ti referoheshin teknikes se tij duke e emertuar "Poliarcetica" vendosi te sulmoi Rodin.Qyteti i rezistoi dhe Demetri u detyrua te terhiqej.
    Per te festuar kete triumf qyteti vendosi te ndertonte nje monument per kujtim te Helios , zoti i diellit , ne port.Punimet i udhehoqi Cares Lindos .Ne fillim statujen e veshen me hekur dhe siper me pllaka bronxi. Me ne fund kur statuja perfundoi ishte jo me pak se 32 m lartesi. Fama e saj solli udhetare nga e gjithe bota antike per ta pare.Me Kolosin e Rodit ne ate kohe ishin 5 mrekullite e botes qe ishin ngritur mbi faqen e Tokes, numer qe erdhi duke u rritur. 56 vjet me vone se ndertimi i tij ne 223 para e.s nje termet e shembi Kolosin. Banoret e Rodit ndoqen keshillat e nje orakulli vendosen ti lene pjeset e tij atje ku rane nga termeti. Dhe keshtu u be gjate 90 vjeteve deri ne 654 para e.s kur myslymanet moren copat e bronxit si plaēke lufte.
    Madhesi a statujes ishte e tille saqe anijet kalonin mes kembeve te tij. Kolosi i Rodit nuk ka nevoje per mitifikim sepse u deshen jo pak por me shume se 2000 vjet kur njeriu harriti te bente diēka me madhshtore.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  7. #7
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Unhappy

    Po guret e ishujve te Pashkeve( Kilit) kuj ja late?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 09-01-2005 mė 17:24
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Guret e Ishullit te Pashkes nuk bejne pjese ne 7 mrekullite e botes antike.Me sa di une te pakten.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  9. #9
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    Nqs mund te jap nje koment per iliria e para, mund te lexoni postimin #4, eshte shpjeguar se kur eshte emertuar lista per here te pare, dhe kur ka dale ajo perfundimtarja.
    Mesa di une...ajo zone e planetit Toke, nuk ka qene aq shume e njohur per publikun evropian! Bashke me guret e Ishullit te Pashkeve, jane te shperndara ne bote, edhe shume vepra te tilla te ndertuara dhjetra shekuj me pare, por ajo per te cilen po flasim, eshte lista zyrtare e 7 Mrekullive te Botes Antike.

    Gjithe te mirat.

    {^_^}
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mad : 09-01-2005 mė 18:27
    ::|maDes!gn © 2009|::

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    KOPSHTET E BABILONISE

    Kjo mrekulli ka qene e ndertuar ne Babiloni ,i quajtur Babel ne Bibel ne brigjet e lumti Eufrat.Perveē emrit te ketij qyteti figure neper analet e historise neper mijera vjet,eshte pare qe te gjitha ndertimet kane qene te reja dhe shume bashkekohore: dhe eshte se jo shume larg por pak me shume se 100 vjet kur gjaksoret asirian ti shkaterronin deri ne themel. Por ne fund babilonasit , i shkaterruan komplet asirianet dhe e rindertuan qytetin.
    Po flasim per shekullin VI para Krishtit dhe qeveris mbreti Nabucodonosor II , me i famshmi i te gjitheve me kete emer. Perveē se nje luftetar i madh Nabuscodonosor ishte dhe nje arkitekt i madh.Por diēka nuk shkon mire ne kete qytet madhshtor. Trishtimi i Amytis , gruas se Nabucodonosor. Ajo ishte nje princeshe qe ishte krijuar neper male dhe ky qytet e trishtonte. Ky trishtim e merziste mbretin. Ai nuk mund t'ja lejonte vetes qe te harrinte te fitonte betejat te bente ndertime madheshtore dhe te mos harrinte te bente te lumtur gruan e tij. Princesha ndiente mungesen e maleve dhe kodrave dhe nuk ngelej gje vetem qe t'ja ndertonte ato.Ai zgjodhi ndertuesin me te madh Acaso. U zgjodhen gure te medhenj , sepse tullat e zakonshme nuk do ti qendronin dot lageshtires. Keshtu fillan te ndertohen tarraca te shkallezuara ne te cilat depozitohej toke (dhe) e domosdoshme per t'u mbjelle peme, lule, shkurre etj. Ndertuan gjithashtu dhe nje makine qe transportonte uj nga nje pus deri ne kopshtet qe ti ujisnin . Ne pak kohe, filluan te rriten dhe bile disa prej tyre kaluan dy here muret e qytetit. Nabucodonosor harriti te krijonte nje mal te mbuluar me gjelberim.
    Mbi kopshtet ekziston gjithashtu nje legjende , qe percakton daten e ndertimit ne fund te shekullit te XI para Krishtit.Sipas kesaj legjende, eshte mbreteresha Shammuramat , e quajtura Semiramida nga greket, e cila ndertoi kopshtet. Semiramida qeverisi mbreterine asiriane si trashgmitare e djalit te saj Adadnirari III, qe nga vdekja e mbretit Shamsidad V, dhe per me shume kur nderton kopshtet pushtoi Indine dhe Egjiptin. Perfundon jeten e saj duke u vetvrare nga dhimbja kur zbulon nje komplot kunder saj nga i biri.Ne vitin 539 para Krishtit persianet pushtuan Babilonine , dhe kjo provokoi renien.Popullsia filloi te pakesohej dhe , kur Aleksandri i Madh visiton qytetin (rreth 320 para es) pjese e madhe e Babilonise ishte renuar. Shkaterrimi perfundimtar eshte ne vitin 126 -125 para es date ne te cilen satrapi Evemero pushton qytetin dhe e dogji. Qe nga ajo kohe nuk ngelet gje perveēse rrenojat ne brigjet e Eufratit.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Kurani", kontradiktat dhe absurditetet
    Nga Legjion nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-10-2017, 08:23
  2. Mrekullite shkencore te Kur'anit --- video dokumentar ---
    Nga Acid_Burn nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-03-2007, 13:46
  3. Mrekullitė nė Kuran!
    Nga Immaculate nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 11-10-2006, 09:48
  4. Mrekullitė e Jezusit
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-03-2006, 18:43
  5. Kush do te jene 7 mrekullite e botes?
    Nga Juventini nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-02-2006, 01:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •