Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Historia e Lindjes sė Krishtit - 25 dhjetor

    Mateu 1:18-23

    18 Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi nė kėtė mėnyrė: Maria, nėna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se tė fillonin tė rrinin bashkė, mbeti shtatzėnė nga Frymėn e Shenjtė.
    19 Atėherė Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtė dhe nuk donte ta poshtėronte botėrisht, vendosi ta linte fshehtas.
    20 Por, ndėrsa bluante me vete kėto ēėshtje, ja qė iu shfaq nė ėndėrr njė engjell i Zotit dhe i tha: ''Jozef, bir i Davidit, mos ki frikė ta marrėsh me vete Marinė si gruan tėnde, sepse ē'ėshtė ngjizur nė tė ėshtė vepėr e Frymės sė Shenjtė.
    21 Dhe ajo do tė lindė njė djalė dhe ti do t'i vėsh emrin Jezus, sepse ai do tė shpėtojė popullin e tij nga mėkatet e tyre''.
    22 E gjithė kjo ndodhi qė tė pėrmbushej fjala e Zotit, e thėnė me anė tė profetit qė thotė:
    23 ''Ja, virgjėresha do tė mbetet shtatzėnė dhe do tė lindė njė djalė, tė cilit do t'i venė emrin Emanuel, qė do tė thotė: "Zoti me ne"''.

    Lluka 2:1-7

    1 Tani, nė atė ditė u shpall njė dekret nga ana e Cezar Augustit, pėr tė kryer regjistrimin e popullsisė tė gjithė perandorisė.
    2 Ky regjistrim qe i pari qė u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisė.
    3 Dhe tė gjithė shkonin tė regjistroheshin, secili nė qytetin e vet.
    4 Tani edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit tė Galilesė, pėr tė shkuar nė Jude, nė qytetin e Davidit, qė quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtėpisė dhe i familjes sė Davidit,
    5 pėr t'u regjistruar bashkė me Marinė, gruan e vet, me tė cilėn ishte martuar dhe qė ishte shtatzėnė.
    6 Kėshtu, ndėrsa ishin atje, asaj i erdhi koha tė lindė.
    7 Dhe ajo lindi djalin e saj tė parėlindur, e mbėshtolli me pelena dhe e vendosi nė njė grazhd, sepse nė han nuk kishte vend pėr ta.

    Mateu 2:1-11

    1 Pasi Jezusi lindi nė Bethlehem tė Judesė nė kohėn e mbretit Herod, ja qė disa dijetarė nga lindja arritėn nė Jeruzalem,
    2 duke thėnė: ''Ku ėshtė mbreti i Judenjve, qė ka lindur? Sepse pamė yllin e tij nė Lindje dhe erdhėm pėr ta adhuruar''.
    3 Mbreti Herod, kur dėgjoi kėto fjalė, u shqetėsua, dhe bashkė me tė mbarė Jeruzalemi.
    4 Dhe, mbasi i mblodhi tė gjithė krerėt e priftėrinjve dhe skribėt e popullit, i pyeti ku duhet tė lindte Krishti.
    5 Dhe ata i thanė: ''Nė Bethlehem tė Judesė, sepse kėshtu ėshtė shkruar nėpėrmjet profetit:
    6 "Dhe ti, Bethlehem, tokė nė Jude, nuk je aspak mė e parendėsishmja ndėr princat e Judesė, sepse nga ti do tė dalė njė udhėheqės, qė do tė kullotė popullin tim, Izraelin"''.
    7 Atėherė Herodi i thirri fshehurazi dijetarėt, dhe i pyeti me hollėsi se kur e kishin parė yllin pėr herė tė parė.
    8 Dhe i dėrgoi nė Bethlehem dhe tha: ''Shkoni dhe pyesni me kujdes pėr fėmijėn; dhe, kur ta gjeni, mė njoftoni qė tė vij edhe unė ta adhuroj''.

    9 Dhe ata, pasi e dėgjuan mbretin, u nisėn; dhe ja, ylli qė kishin parė nė lindje u shkonte pėrpara atyre derisa u ndal pėrmbi vendin ku ndodhej fėmija.
    10 Ata, kur e panė yllin, u gėzuan me gėzim shumė tė madh.
    11 Dhe, mbasi hynė nė shtėpi, panė fėmijėn me Marien, nėnėn e tij, dhe ranė pėrmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapėn thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrė.

    Lluka 2:8-20

    8 Tani nė po atė krahinė ishin disa barinj qė rrinin jashtė, nė fusha, dhe natėn ruanin kopenė e tyre.
    9 Dhe ja, njė engjėll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkėlqeu rreth tyre e ata i zuri njė frikė e madhe.
    10 Por engjėlli u tha atyre: ''Mos druani, sepse unė po ju lajmėroj njė gėzim tė madh pėr tė gjithė popullin;
    11 sepse sot nė qytetin e Davidit lindi pėr ju njė Shpėtimtar, qė ėshtė Krishti, Zoti.
    12 Dhe kjo do t'ju vlejė si shenjė: ju do tė gjeni njė fėmijė tė mbėshtjellur me pelena, tė shtrirė nė njė grazhd''.
    13 Dhe menjėherė engjėllit iu bashkua njė shumicė e ushtrisė qiellore, qė lėvdonte Perėndinė, duke thėnė:
    14 ''Lavdi Perėndisė nė vendet mė tė larta, dhe paqe mbi tokė njerėzve mbi tė cilėt qėndron mirėdashja e tij!''.
    15 Dhe ndodhi qė, kur engjėjt u larguan prej tyre pėr t'u kthyer nė qiell, barinjtė i thanė njeri tjetrit: ''Le tė shkojmė deri nė Bethlehem pėr tė parė ē'ka ndodhur dhe ē'na bėri tė ditur Zoti''.
    16 Shkuan, pra, me nxitim dhe gjetėn Marinė, Jozefin dhe fėmijėn qė ndodhej nė njė grazhd.
    17 Mbasi e panė, pėrhapėn ato qė u ishte thėnė pėr atė fėmijė.
    18 Dhe tė gjithė ata qė i dėgjuan, u mrekulluan nga gjėrat qė u treguan barinjtė.
    19 Maria i ruante tė gjitha kėto fjalė, duke i medituar nė zemrėn e saj.
    20 Dhe barinjtė u kthyen, duke pėrlėvduar dhe lavdėruar Perėndinė pėr tė gjitha gjėrat qė kishin dėgjuar dhe parė, ashtu si u ishte thėnė atyre.

    Krishti u Lind! Lavdėrojeni Atė!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Psallmi 104

    1 Beko, o shpirti im, Zotin! O Zot, Perėndia im, ti je jashtėzakonisht i madh; je veshur me shkėlqim dhe madhėshti.
    2 Ai tė mbėshtjell me dritė si tė ishte njė mantel dhe i shtrin qiejtė si njė ēadėr;
    3 ai ndėrton mbi ujėrat dhomat e tij tė larta, i bėn retė si qerren e tij dhe ecėn mbi krahėt erės.
    4 I bėn erėrat lajmėtarė tė tij dhe flakėt e zjarrit shėrbėtorė tė tij.
    5 Ai e ka krijuar tokėn mbi themelet e saj; kjo nuk do tė luajė kurrė pėrjetė.
    6 Ti e kishe mbuluar me humnerė si me njė rrobe; ujėrat ishin ndalur mbi malet.
    7 Nė qortimin tėnd ato ikėn, nė zėrin e gjėmimit tėnd u larguan me nxitim.
    8 Dolėn malet dhe luginat u ulėn nė vendin qė ti kishe caktuar pėr to.
    9 Ti u vure ujėrave njė kufi qė nuk duhet ta kapėrxenin; ato nuk do tė kthehen mė tė mbulojnė tokėn.

    10 Ai bėn qė tė dalin burime nė luginat; ato rrjedhin midis maleve,
    11 dhe u japin pėr tė pirė tėrė kafshėve tė fushės; gomarėt e egėr shuajnė etjen e tyre.
    12 Pranė tyre banojnė shpendėt e qiellit; midis gjelbėrimeve lartojnė kėngėn e tyre.
    13 Nga dhomat e sipėrme tė tij ai u jep ujė maleve; toka ngopet me frytin e veprave tė tua.
    14 Ai bėn qė tė rritet bari pėr bagėtinė dhe bimėsia nė shėrbim tė njeriut, duke nxjerrė nga toka ushqimin e tij,
    15 dhe verėn qė gėzon zemrėn e njeriut, vajin qė bėn tė shkėlqejė fytyra tij dhe bukėn qė i jep forcė zemrės sė njeriut.
    16 Kėshtu ngopen drurėt e Zotit dhe kedrat e Libanit qė ai ka mbjellė;
    17 aty bėjnė folenė e tyre zogjtė, ndėrsa lejleku bėn nėpėr selvitė banesėn e tij.
    18 Malet e larta janė pėr dhitė e egra, shkėmbinjtė janė streha e lepujve.

    19 Ai ka bėrė hėnėn pėr stinėt, dielli e di orėn e perėndimit tė tij.
    20 Ti dėrgon terrin dhe bėhet natė; gjatė asaj shkojnė rreth e qark gjithė kafshėt e pyllit.
    21 Luanėt e vegjėl vrumbullojnė duke kėrkuar gjahun dhe i kėrkojnė Perėndisė ushqimin e tyre.
    22 Por, kur lind dielli, ata tėrhiqen dhe rrinė nė strofkat e tyre.
    23 Atėherė njeriu del pėr tė punuar dhe punon deri nė mbrėmje.
    24 Sa tė shumta janė veprat e tua, o Zot! Ti i ke bėrė tė gjitha me dituri; toka ėshtė plot me pasuritė e tua.
    25 Ja deti, i madh dhe i gjerė, ku gėlojnė krijesa tė panumėrta;
    26 e pėrshkojnė anijet dhe Leviathani, qė ti ke formuar pėr t'u tallur nė tė.
    27 Tė gjithė presin qė ti t'u japėsh ushqimin nė kohėn e duhur.
    28 Ti ua jep atyre dhe ata e mbledhin; ti hap dorėn dhe ngopen me tė mira.
    29 Ti fsheh fytyrėn tėnde dhe ata e humbasin fare; ti heq frymėn, dhe ata vdesin duke u kthyer pėrsėri nė pluhurin e tyre.
    30 Ti dėrgon frymėn tėnde dhe ata krijohen, kėshtu ti ripėrtėrin faqen e dheut.

    31 Lavdia e Zotit tė rrojė pėrjetė; le tė gėzohet Zoti me veprat e tij;
    32 ai shikon tokėn dhe kjo dridhet; ai prek malet dhe ato nxjerrin tym.
    33 Unė do t'i kėndoj Zotit deri sa tė kem jetė; do t'i kėndoj lavde Perėndisė tim deri sa tė jem.
    34 Le tė jetė mendimi im i pėlqyer prej tij; unė do tė ngazėllohem tek Zoti.
    35 Le tė zhduken mėkatarėt nga toka dhe tė pabesėt mos qofshin mė. Shpirti im, bekoje Zotin! Aleluja.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Zanafilla 1:1-13

    1 Nė fillim Perėndia krijoi qiejt dhe tokėn.
    2 Toka ishte pa trajtė, e zbrazėt dhe errėsira mbulonte sipėrfaqen e humnerės; dhe Fryma e Perėndisė fluturonte mbi sipėrfaqen e ujėrave.

    3 Pastaj Perėndia tha: "U bėftė drita!". Dhe drita u bė.
    4 Dhe Perėndia pa qė drita ishte e mirė; dhe Perėndia e ndau dritėn nga errėsira.
    5 Dhe Perėndia e quajti dritėn "ditė" dhe errėsirėn "natė". Kėshtu erdhi mbrėmja e pastaj erdhi mėngjesi: dita e parė.

    6 Pastaj Perėndia tha: "Le tė jetė njė kupė qiellore mes ujėrave, qė t'i ndajė ujėrat nga ujėrat".
    7 Dhe Perėndia krijoi kupėn qiellore dhe ndau ujėrat qė ishin poshtė saj nga ujėrat qė ishin sipėr saj. Dhe kėshtu u bė.
    8 Dhe Perėndia e quajti kupėn qiellore "qiell". Kėshtu erdhi mbrėmja, pastaj erdhi mėngjesi: dita e dytė.

    9 Pastaj Perėndia tha: "Ujėrat qė janė nėn qiellin tė grumbullohen nė njė vend tė vetėm dhe tė shfaqet tera". Dhe kėshtu u bė.
    10 Dhe Perėndia e quajti terėn "tokė" dhe grumbullimin e ujėrave "detė". Dhe Perėndia pa qė kjo ishte mirė.
    11 Pastaj Perėndia tha: "Tė mbijė toka gjelbėrimin, barėrat tė nxjerrin farė dhe drurėt frutore tė japin nė tokė njė frut qė tė pėrmbajė farėn e tij, secili simbas llojit tė tij". Dhe kėshtu u bė.
    12 Dhe toka prodhoi gjelbėrim, barėra qė e bėnin farėn simbas llojit tė tyre dhe drurė qė mbanin fruta me farėn e tyre brenda, secili simbas llojit tė vet. Dhe Perėndia e pa se kjo ishte mirė.
    13 Kėshtu erdhi mbrėmja, pastaj erdhi mėngjesi; dita e tretė.


    Isai 11:1-10

    1 Pastaj njė degėz do tė dalė nga trungu i Isaias dhe njė filiz do tė mbijė nga rrėnjėt e tij.
    2 Fryma e Zotit do tė pushojė mbi tė; fryma e diturisė dhe e zgjuarėsisė, fryma e kėshillės dhe e fuqisė, fryma e njohurisė dhe e frikės tė Zotit.
    3 I dashuri i tij do tė qėndrojė nė frikėn nga Zoti, nuk do tė gjykojė nga pamja, nuk do tė japė vendime sipas fjalėve qė thuhen,
    4 por do t'i gjykojė tė varfėrit me drejtėsi dhe do tė marrė vendime tė drejta pėr njerėzit e pėrulur tė vendit. Do ta godasė vendin me shufrėn e gojės sė tij dhe me frymėn e buzėve tė tij do ta bėjė tė vdesė tė pabesin.
    5 Drejtėsia do tė jetė brezi i ijėve tė tij dhe besnikėria brezi i anėve tė tij.
    6 Ujku do tė banojė bashkė me qengjin dhe leopardi do tė rrijė me kecin; viēi, luani i vogėl dhe bagėtia e majmur do tė rrinė bashkė dhe do tė udhėhiqen nga njė fėmijė.
    7 Lopa do tė kullosė bashkė me arushen, tė vegjėlit e tyre do tė rrinė bashkė, dhe luani do tė ushqehet me kashtė si kau.
    8 Foshnja e gjirit do tė lozė mbi vrimėn e gjarpėrit dhe fėmija e zvjerdhur do tė vėrė dorėn e tij nė ēerdhen e nėpėrkės.
    9 Nuk do tė bėhet asnjė e keqe, asnjė shkatėrrim mbi tėrė malin tim tė shenjtė, sepse vendi do tė mbushet me njohurinė e Zotit, ashtu si ujėrat mbulojnė detin.

    10 Atė ditė do tė ndodhė qė rrėnja e Isaias do tė ngrihet si njė flamur pėr popujt; kombet do ta kėrkojnė dhe vendi i prehjes sė tij do tė jetė i lavdishėm.


    Isai 9:2-7

    2 Populli qė ecte nė terr pa njė dritė tė madhe; mbi ata qė banonin nė vendin e hijes sė vdekjes doli njė dritė.
    3 Ti e ke rritur kombin, ke shtuar gėzimin e tyre; ata gėzohen para teje ashtu si gėzohet dikush nė korrje dhe ashtu si gėzohet kur ndahet plaēka e luftės.
    4 Sepse ti ke thyer zgjedhėn qė rėndonte mbi tė, shkopin mbi kurrizin e tij dhe shufrėn e atij qė e shtypte, si nė ditėn e Madianit.
    5 Sepse ēdo kėpucė luftėtari nė pėrleshje dhe ēdo mantel i rrėkėllyer nė gjak, do tė caktohet tė digjet dhe do tė jetė eshkė zjarri.
    6 Sepse na ka lindur njė fėmijė, njė djalė na ėshtė dhėnė. Mbi supet e tij do tė mbėshtetet perandoria dhe do tė quhet Kėshilltar i admirueshėm, Perėndi i fuqishėm, Atė i pėrjetshėm, Princ i paqes.
    7 Nuk do tė ketė tė sosur rritja e perandorisė sė tij dhe paqja mbi fronin e Davidit dhe nė mbretėrinė e tij, pėr ta vendosur pa u tundur dhe pėr ta pėrforcuar me anė tė mėnēurisė dhe tė drejtėsisė, tani dhe pėrjetė. Kėtė ka pėr tė bėrė zelli i Zotit tė ushtrive.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Hebrejve 1:1-12

    1 sė fundi, kėto ditė na ka folur me anė tė Birit, tė cilin e bėri trashėgimtar tė tė gjitha gjėrave, me anė tė tė cilit e krijoi dhe gjithėsinė.
    2 Ai, duke qenė shkėlqimi i lavdisė sė tij dhe vula e qenies sė tij dhe duke i mbajtur tė gjitha me fjalėn e fuqisė sė tij, mbasi e bėri vetė pastrimin nga mėkatet tona, u ul nė tė djathtėn e Madhėrisė nė vendet e larta,
    3 edhe u bė aq mė i lartė nga engjėjt, sa mė tė madhėrueshėm se ata ėshtė emri qė ai e trashėgoi.

    4 Sepse cilit nga engjėjt i tha ndonjė herė: ''Ti je Biri im, sot mė je lindur''? Edhe pėrsėri: ''Unė do t'i jem Atė, dhe ai do tė mė jetė Bir''?
    5 Dhe akoma, kur ta shtjerė tė Parėlindurin nė botė, thotė: ''Le ta adhurojnė tė gjithė engjėjt e Perėndisė''.
    6 Kurse pėr engjėjt thotė: ''Engjėjt e vet ai i bėn erėra, dhe shėrbenjėsit e tij flakė zjarri'';
    7 ndėrsa pėr tė Birin thotė: ''Froni yt, o Perėndi ėshtė nė shekuj tė shekujve; skeptri i mbretėrisė sate ėshtė skeptėr drejtėsie.
    8 E ke dashur drejtėsinė dhe e ke urryer paudhėsinė; prandaj Perėndia, Perėndia yt, tė vajosi me vaj gėzimi pėrmbi shokėt e tu''.
    9 Edhe: ''Ti, o Perėndi, nė krye themelove tokėn dhe qiejt janė vepėr e duarve tė tu.
    10 Ata do tė prishen, por ti mbetesh; edhe tė gjithė do tė vjetrohen si rrobė,
    11 dhe ti do t'i mbėshtjellėsh si njė mantel edhe do tė ndėrrohen; por ti je po ai, dhe vitet e tua nuk do tė shteren kurrė''.
    12 Dhe cilit nga engjėjt i tha ndonjė herė: ''Rri nė tė djathtėn time, gjersa t'i vė armiqtė e tu shtroje tė kėmbėve tė tua''?
    13 A nuk janė ata tė gjithė frymėra shėrbenjės, qė dėrgohen pėr tė shėrbyer pėr tė mirėn e atyre qė kanė pėr tė trashėguar shpėtimin?
    14 Prandaj ne duhet t'u pėrmbahemi mė shumė atyre qė dėgjuam, se mos shkasim ndonjė herė nga ruga.



    Lluka 2:1-20

    1 Tani, nė atė ditė u shpall njė dekret nga ana e Cezar Augustit, pėr tė kryer regjistrimin e popullsisė tė gjithė perandorisė.
    2 Ky regjistrim qe i pari qė u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisė.
    3 Dhe tė gjithė shkonin tė regjistroheshin, secili nė qytetin e vet.
    4 Tani edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit tė Galilesė, pėr tė shkuar nė Jude, nė qytetin e Davidit, qė quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtėpisė dhe i familjes sė Davidit,
    5 pėr t'u regjistruar bashkė me Marinė, gruan e vet, me tė cilėn ishte martuar dhe qė ishte shtatzėnė.
    6 Kėshtu, ndėrsa ishin atje, asaj i erdhi koha tė lindė.
    7 Dhe ajo lindi djalin e saj tė parėlindur, e mbėshtolli me pelena dhe e vendosi nė njė grazhd, sepse nė han nuk kishte vend pėr ta.

    8 Tani nė po atė krahinė ishin disa barinj qė rrinin jashtė, nė fusha, dhe natėn ruanin kopenė e tyre.
    9 Dhe ja, njė engjėll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkėlqeu rreth tyre e ata i zuri njė frikė e madhe.
    10 Por engjėlli u tha atyre: ''Mos druani, sepse unė po ju lajmėroj njė gėzim tė madh pėr tė gjithė popullin;
    11 sepse sot nė qytetin e Davidit lindi pėr ju njė Shpėtimtar, qė ėshtė Krishti, Zoti.
    12 Dhe kjo do t'ju vlejė si shenjė: ju do tė gjeni njė fėmijė tė mbėshtjellur me pelena, tė shtrirė nė njė grazhd''.
    13 Dhe menjėherė engjėllit iu bashkua njė shumicė e ushtrisė qiellore, qė lėvdonte Perėndinė, duke thėnė:
    14 ''Lavdi Perėndisė nė vendet mė tė larta, dhe paqe mbi tokė njerėzve mbi tė cilėt qėndron mirėdashja e tij!''.
    15 Dhe ndodhi qė, kur engjėjt u larguan prej tyre pėr t'u kthyer nė qiell, barinjtė i thanė njeri tjetrit: ''Le tė shkojmė deri nė Bethlehem pėr tė parė ē'ka ndodhur dhe ē'na bėri tė ditur Zoti''.
    16 Shkuan, pra, me nxitim dhe gjetėn Marinė, Jozefin dhe fėmijėn qė ndodhej nė njė grazhd.
    17 Mbasi e panė, pėrhapėn ato qė u ishte thėnė pėr atė fėmijė.
    18 Dhe tė gjithė ata qė i dėgjuan, u mrekulluan nga gjėrat qė u treguan barinjtė.
    19 Maria i ruante tė gjitha kėto fjalė, duke i medituar nė zemrėn e saj.
    20 Dhe barinjtė u kthyen, duke pėrlėvduar dhe lavdėruar Perėndinė pėr tė gjitha gjėrat qė kishin dėgjuar dhe parė, ashtu si u ishte thėnė atyre.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Lindja e Zotit tonė, Perėndisė edhe Shpėtimtarit Jisu Krisht ėshtė festuar me madhėshti edhe gėzim qė nė periudhat mė tė hershme tė Kishės.

    Deri mė shek. IV, kjo festė mbahej mė 6 tė Janarit, kur Kisha po ashtu pėrkujtonte Pagėzimin e Zotit nė lumin Jordan. Quhej Theofania edhe i pėrkushtohej veēanėrisht Shfaqjes sė Perėndisė nė mish ("Theofani do tė thotė tė shfaqurit e Perėndisė").

    Kisha e hershme e dinte qė midis Adamit tė parė edhe Atij tė dytė kishte njė relatė mistike, midis atij qė solli vdekjen nė botė edhe Atij qė solli Jetėn edhe Shpėtimin. Sipas traditave shumė te moēme, Krishti, "Adami i dytė", u lind nė tė njėjtėn ditė nė tė cilėn Adami, i parėkrijuari, u lind - pra, nė "diten e gjashtė", qė i korenspondon ditės sė gjashte tė muajit tė parė (6-Janar, sipas kalendarit Julian).


    Lufta kundėr gabimeve

    Gjatė shekullit tė katlėrt, po mėsoheshin shumė gabime, sidomos prej ndjekėsve tė Ariusit. Ata e mohonin se Jisui ishte i tė njėjtės Substancė me Perėndinė; ata besonin se ai ishte mė i larti i tė gjithė krijesave (njė mėsim mashtrues qė po parapėlqehet edhe nė ditėt tona). Sipas kėtij mashtrimi, tė krishterėt orthodhoksė nuk do tė mund tė festonin lindjen nė mish tė vetė Perėndisė (qė quhet edhe doktrina e mishėrimit), por vetėm lindjen e njė krijesė shumė tė veēantė qė nė realitet nuk ishte Perėndi.

    Qė tė luftohej kjo herezi, u ra nė njė mendje qė pėrkujtimi i festės sė Lindjes sė Birit tė Perėndise tė bėhej veēmas prej festės sė Pagėzimit tė Tij; Kisha kish pėr qėllim qė kėshtu ta bėnte edhe mė tė qartė tė vėrtetėn mbi mishėrimin. U propozuan shumė data tė ndryshme pėr festimin e Krishtlindjeve, por qė tė krishterėt ti bėnin ballė njė tundimi tė asaj kohe, u vendos qė tė perdorej 25-dhjetori. Romakėt mbanin njė festival pagan nė kėtė ditė qė quhej dies natalis Solis invincti - njė festim tė kthimit tė Diellit pėr nga vera, sikur tė rinohej me kėtė. Romanėt e pėrdornin kėtė ditė si njė justifikim pėr imoralitet (sikur ėshtė bėrė edhe tashmė nė shek XXI). Meqė ishte vendosur nė Kishė, qė festa tė bėhej veēmas pėr Krishtlindje, u zgjodh 25-dhejtori qė ti ruante kėshtu besnikėt nga pjesemarrja nė ngatėrresat pagane. Etėrit e Kishės, po ashtu, donin tė pėrdornin simbolizimin e Diellit nė atė ditė, duke dashur qė ta fisnikėrojnė edhe ngrejnė festėn pagane nė njė kuptim tė krishterė, pasi Krishti drejtohet shpesh nė Testamentin e Ri si "Dielli i drejtesisė", "Drita e botės" etj. (Fakti se pėrse Kisha e hershme zgjodhi me vullnet tė plotė ditėn e njė feste pagane pėr festimin e Krishtlindjeve i ka hutuar keq mendimet e sekteve moderne si Deshmitarėt e Jehovait - tė cilėt nuk e kuptojne autoritetin e Kishės, edhe vetė ata janė Arianėt e ditėve tė mėvonshme.)


    Kuptimi i vėrtetė i Krishtlindjeve

    Me caktimin e festės sė Lindjes sė Zotit nė 25-dhjetor, Kisha bėri dy gjėra: Sė pari, ajo refuzoi krejtėsisht konceptet pagane mbi jetėn, vdekjen, lindjen etj., edhe tregoi se Krishti kishte ardhur qė tė zėvendosojė mėsimet e pavlera edhe tė pajete tė paganizmit; Sė dyti, Kisha rrėfeu Besėn e saj tė pavdekshme nė njė dogme tė madhe: qė Perėndia morri mish nga njė grua edhe erdhi tė qėndroje midis njerėzve pėr ti shpėtuar ata.


    Nė Ikonėn e Krishtlindjes do tė shihni se nė qendėr ka Shpėtimtarin e lindur; dy kafshėt qė pėrmbushin profecinė e Isaisė 1:3 "Kau e njeh zotin e tij edhe gomari grazhdin e zotėrisė sė tij, por Israeli nuk ka dije edhe populli im nuk ka mend." Duke e rrethuar shpellėn, e gjithė krijesa ofron atė ēka mundet si falenderim pėr tė sapo lindurin Shpėtimtar: "Engjėjt kengėn e tyre, qiejtė njė Yll, Magėt dhuratat, barinjtė mrekullohen, toka shpellėn, fushat kashtėn, ndėrsa Ne ofrojmė Marinė, Nėnėn Virgjėreshė." (nga shėrbesa e Mbremėsores sė Krishtlindjeve). Nė fund ka dy detaje tė transmetuara nga tradita ikonografike: dy gra qė lajnė Fėmijėn , ndėrsa Shėn. Josifi qė tundohet prej djallit, tė paraqitur si bari, tė dyshojė Lindjen e Virgjėr.

    Edhe nė tė njėjtėn kohė, me anė tė himneve edhe lutjeve tė veēanta tė kėsaj dite, Orthodhoksia i mėson botės udhėt e saja tė shenjtėrisė edhe moralit, duke uruar tė ndezė nė zemrat e njerėzve njė dėshirė pėr tė rilindur prej jetės sė mėkatit nė atė tė dashurimit tė Zotit.

    Ashtu sikundėr e pėrshkruan edhe njė shkrimtar: "Jo nė lavdi edhe shkėlqim, por nė varfėri, parėndėsi edhe pėrulėsi shfaqet Krijuesi edhe Zoti i qiellit edhe i dheut nė botė; jo nė njė pallat luksi, por nė njė shpellė tė thjeshtė, merr Mbretin e atyre qė mbretėrojnė edhe Zotin e atyre qė qeverisin. Kėshtu na tregohet Madhėshtia e Perulėsisė, Varfėrisė, Butėsisė edhe Thjeshtėsia, si edhe shkatėrrimi qė sjell krenaria, pasuria, lavdia e kotė edhe luksi......Kėshtu na tregohet se nė kėtė menyrė Zoti pranon gjithshka edhe tė gjithė. Ai kėnaqet me thjeshtėsinė e tė palexuarit (analfabetit), kur bashkohet me pėrmbushjen besnike e thirrjes sė tij, me pastėrtinė e ndėrgjegjes edhe jetės; edhe Ai nuk refuzon urtėsinė njerėzore, kur kjo di ti nėnshtrohet ndriēimit prej sė larti edhe vihet nė pėrdorim tė tė njohurit tė lavdisė sė Perėndisė edhe tė mirės sė tė afėrmit" (Fjala orthodhokse, Vol 3// 16-17, 1967).


    Fryma e Krishtlindjeve

    Tė krishterėt orthodhoksė e festojnė Krishtlindjen nė njė mėnyrė krejtėsisht tė kundėrt me atė tė botės. Ndėrsa vende perėndimore angazhohen nė javė tė tėra festimesh edhe tė ngrėnash, te krishterėt orthodhoksė janė nė njė kreshmė parapėrgatitore prej 40 ditėsh. Ne nuk marrim pjesė nė festime Krishtlindjesh pėrpara festės, pasi jemi duke u pėrpjekur qė tė kuptohet se si do tė ketė qenė pėr tė drejtėt e Testamentit tė Vjeter, qė pritėn me aq breza qė tė vinte Mesia. Kjo periudhė kreshme ka njė origjinė shumė tė hershme, edhe njihej universialisht nė kohėn e Kėshillave ekumenike tė Kishės. Ne e ndėrpresim kėtė kreshmim prej mishit edhe bulmetit, vetėm pas marrjes sė Kungatės sė Shenjtė nė vetė ditėn e Krishtlindjes. Pėr mė tepėr, meqė Kisha orthodhokse bazohet ende nė Kalendarin Julian qė lėviz me 13 - ditė prapa kalendarit civil, Krishtlindjet festohen mė 7 janar. (** Shenim: kjo nė vendet orthodhokse ku mbahet ende kalendari Julian).
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 26-12-2005 mė 20:29

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Krishtlindje dhe Frymė

    Qe nga koha e Qesarit August, kur nė Vithlehem lindi foshnja e quajtur Jisu edhe deri mė sot kanė kaluar afro dymijė vjet. Por qė atėherė breza dhe gjenerata tė tėra njerėzish kanė festuar lindjen e Tij. Festė e cila bėhet nga mė populloret dhe mė masivet nė tė gjithė ruzullin. Festė e cila kremtohet me madhėshti nga tė gjithė ata qė mbajnė emrin tė krishterė tė cilės do dogme qofshin. Por kjo festė kaq madhėshtore nuk ėshtė vetėm njė kremtim i sotėm, por edhe njė pritje e lashtė.
    Menjėherė pasi tė parėgatuarit nė parajsė mėkatuan, mėshira dhe providenca e Perėndisė, u jep shpresėn e restaurimit. Sepse biri i gruas do t’i shtypte kokėn tunduesit, d.m.th gjarprit. Kjo shpresė restsurimi pėr tu rikthyer nė parajsėn e humbur, e shoqėron si njė idil gjininė njerėzore. Prej Avraamit do tė bekohen tė gjithė kombet – shkruan libri i Gjenezės. Po nė tė njėjtėn mėnyrė Moisiu prokllamon; se njė tjetėr mė i madh se ai do tė jetė ai tė cilin Izraeli duhet tė dėgjojė. Pėrsėri duke shfletuar faqet e Biblės shohim njė premtim qė Perėndia i jep mbretit David, se pasardhja e tij do tė sundojė pėrjetė nė froni e Izraelit. Premtimi i Mesias. Ndėrsa Isaia ungjillėzon paradoksin: “Ja virgjėresh do tė mbetet me barė dhe dotė lindė bir Emanuel” qė d.mth Perėndia me ne. me shpresėn e njė shpėtimtari jetonte populli i zgjedhur.
    Pra njė festim madhėshtor sot dhe njė pritje sublime tė gjitha brezave. Njė ditė shprese dhe gėzimi pėr njėzet shekuj rrjesht, njė ditė rilindje pėr ēdo njėrin personalisht. Njė atmosferė dritash dhe zbukurimi, stolisjesh dhe dhuratash shoqėron sot kėtė tė kremte. Por a ėshtė ky qėllimi i kėsaj feste sa tė vjetėr edhe tė re. Tė gjitha ėshtė mirė tė jenė pjesė e kėsaj dite, por ama si njė dekor i cili i shėrben kuptimit tė thellė tė kėsaj dite. Pėr shumė njerėa kjo ditė pėrbėn njė traditė tė trashėguar.por ē’ėshtė nė tė vėrtetė Krishtlindja? Krishtlindja ėshtė njė lindje reale qė ndodhi nė Vithlehem tė Judhesė dhe qė vazhdon dhe sot. Eshtė njė lindje e sė shkuarės dhe njė lindje e sė tashmes. Krishtlindja ėshtė njė realitet konkret pėr tė gjithė besimtarėt. Se tė gjithė duhet tė pėrjetojmė po atė krishtlindje tė shpellės sė vogėl. Gjithkush kėtė ditė duhet t’a shohi jo si njė festė tė traditės por si njė ngjarje reale. Ēdo Krishtlindje ėshtė njė pėrtėritje e brėndėshme dhe njė rilindje shpirtėrore e shpresės dhe e pajtimit. Njė largim nga koha dhe hapėsira dhe njė pjesėmarrje nė shpellėn e Vithlehemit. Njė lavdėrim me korin e ėngjėjve, njė adhurim tok me barinjtė dhe njė ofrim i gjallė i vetes tonė sėbashku me dhuratat e magėve. Vetėm kjo mund tė jetė Krishtlondje duke marrė pjesė realisht nė atė mister tė madh dhe tė ēuditshėm dhe nė atė pritje sublime tė Dhiatės sė Vjetėr. Krishti duhet tė lindė nė ēdo zemėr dhe ēdo zemėr duhet t’i ofrojė grazhdin e saj, dhuruesit dhe pėrmbushėsit tė jetės. Vetėm nėse realisht pėrjetojmė Lindjen e Krishtit mund tė shijomė ėmbėlsinė e tij. duke kremtuar tok me engjėjt, barinjtė edhe magėt.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-12-2006
    Postime
    13
    Tropari i Krishtlindjes

    Lindja jote o Krisht Perendi dhe Zot
    I lindi botes Driten e dijes se hyjeshme.
    Se ata qe adhuronin cdo yll ne qiell,
    Si sot prej yllit po mesoheshin.
    Ty te adhurojme, Diellin e Dejtesise
    Dhe te njohim si lindjen qe lartazi
    O Zot Lavdi me Ty.



    Pėrlėshorja

    Lindja jote, o Hyjlindėse, gėzoi e
    ndriti tėrė gjithėsinė, se prej teje
    shkėlqeu Dielli i Drejtėsisė, Krishti
    Perėndia ynė, qė zgjidhi mallkimin dhe
    na dha bekimin, duke e prishur
    vdekjen dhe duke na dhėnė jetėn e
    amshuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-12-2008 mė 16:41

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Leximet ne Kishe diten e 24 dhjetorit, ne pritje te Lindjes se Shpetimtarit:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=103192

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Pėr Lindjen e Shpėtimtarit

    Nga Shėn Grigor Theologu

    “Ja Krishti lind, lavdėrojeni, ja Krishti qiellit vjen dilni priteni, ja Krishti mbi dhenė, ngrehuni. Kėndojini Zotit i gjithė dheu” e pėr t’i thėnė tė dyja me njė fjalė, le tė gėzohen qiejt dhe tė ngazėllohet i tėrė dheu pėr qiellin qė u bė i pėrmbidheshėm. Krishti u trupėzua, ndjeni ngazėllim nga hareja qė vjen nga shpresa. Krishti lindi nga Virgjėresha. Gra, qėndroni tė virgjėra pėr t’u bėrė nėna tė Krishtit. Kush mund t’i falė adhurim atij qė ka ekzistuar nga kryet e herės? Kush nuk lavdėron atė qė u shfaq tani sė fundmi?

    Pėrsėri shpėrbėhet errėsira, pėrsėri shfaqet drita. Pėrsėri Egjipti ndėshkohet me errėsirė, pėrsėri populli i Izraelit ndriēohet me shtyllė drite. Populli, qė qėndronte nė errėsirė, le tė shikojė dritėn e shkėlqyer tė kuptimit tė mistereve tė shenjta. “Tė vjetrat kanė kaluar, tė gjitha janė bėrė tė reja”. Shkronja ikėn, kurse fryma del nė pah. Hijet largohen dhe nė vend tė tyre vjen e vėrteta. Tipi i Melkisedekut plotėsohet. Mė parė ishte pa nėnė dhe tani bėhet pa babė. Ligjet natyrore shpėrbėhen. Bota qiellore duhet tė plotėsohet. Krishti urdhėron: le tė mos kundėrshtojmė. “Tė gjithė ju popujt le tė duartrokisni” meqė neve na lindi fėmijė, na u dha bir, nė shpatullat e tė cilit gjendet pushteti (sepse lartėsohet bashkė me kryqin) dhe qė quhet “Engjėlli i vullnetit tė madh”. Joani le tė gjėmojė duke thėnė: “bėni gati udhėt e Zotit. Dhe unė do tė bėj tė ditur rėndėsinė e ditės: I patrupi merr trup. Fjala bashkohet me materien. I padukshmi bėhet i dukshėm. Ai qė nuk mund tė prekej prej askujt, mund tė preket. I pakohshmi merr njė fillim. Biri i Perėndisė bėhet Biri i njeriut “Jisu Krishti ėshtė po ai dje dhe sot, e nė jetė tė jetėve”. Judenjtė le tė skandalizohen. Grekėt le tė ironizojnė dhe heretikėt le tė lodhen me fjalamanėritė e tyre. Do ta besojnė, kur ta shikojnė tė ngjitet nė qiell. Dhe nėse jo, atėherė me siguri kur ta shikojnė tė vijė nga qiejt dhe tė qėndrojė si gjykatės.

    Por kėto do tė ndodhin mė vonė. Sot panairi ėshtė Shfaqja e Zotit, pra Lindja. Sepse quhen tė dyja, meqė nė kėtė gjė ekzistojnė dy emra. Sepse Perėndia u shfaq ndėr njerėzit me anė tė Lindjes. Dhe ekzistonte mė parė, ka ekzistuar sa herė, duke ardhur nga aty ku ekzistonte gjithmonė, mbi ēdo gjak dhe logjikė (meqė nuk kishte arsye mė tė lartė nga Fjala), por pastaj mori mish pėr hirin tonė, pėr tė na dhuruar ekzistencė tė lumur, ai, qė na dha ekzistencėn, ose mė saktė pėr tė na risjellė me anė tė trupėzimit tė Tij nė ekzistencėn e lumur, nga e cila ishim larguar pėr shkak tė mėkatit. E ndėrsa tė shfaqurit i jepet emėrtimi Theofani, Lindja quhet Ditėlindje.

    Ky ėshtė pėr ne kuptimi i panairit dhe kėtė festojmė sot: Ardhjen e Perėndisė tek njerėzit, qė tė vijmė pėr tė banuar pranė Perėndisė ose tė rivijmė (sepse kėshtu mendoj se ėshtė mė e saktė tė themi) pėr tė veshur njeriun e ri, pasi braktisėm mė parė tė vjetrin. E sikundėr kemi vdekur bashkė me Adamin, kėshtu le tė jetojmė me Krishtin, le tė lindim sė bashku me Atė. Le tė bashkėkryqėzohemi dhe le tė varrosemi me Atė, pėr t’u ngjallur me Ngjalljen e Tij. Sepse duhet tė duroj rrugėtimin e anasjelltė qė na ēon tek e mira. E sikundėr nga tė mė tė gėzueshmet erdhėn tė papėlqyeshmet, po kėshtu nga tė papėlqyeshmet erdhėn tė gėzueshmet, “sepse aty ku tepron mėkati, teproi me bollėk hiri”. Dhe nėse shijimi solli dėnimin, a nuk na drejtėsoi mė tepėr pėsimi i Krishtit? Le tė festojmė pra, jo me panaire publike, por me mėnyrė hyjnore. Jo sipas mėnyrės sė botės, por me mėnyrė tė pėrmbibotshme. Jo me tonat, por mė shumė me ato tė Zotit. Jo me ato qė kanė lidhje me sėmundjen, por me ato qė kanė tė bėjnė me shėrimin. Jo me elementėt e krijimit, por me ato tė rikrijimit.

    Si do tė bėhet kjo gjė? ... Le tė mos i ngopim sytė tanė me tokėsoret, mos e kėnaqim dėgjimin tonė me muzikė, mos lyhemi me parfume tė shtrenjta qė u shkojnė pėr shtat grave, le tė mos e kompromentojmė shijen, le tė mos e lejojmė tė prekurit tė kėnaqet nė udhėt e lehta tė mėkatit. Le tė mos tregojmė dobėsi ndaj veshjeve tė buta dhe tė shtrenjta, le tė mos ngarkohemi me gurė shumė tė ēmuar dhe me ar qė shkėlqen, le tė mos lyhemi me bojėra, qė e bėjnė tė jetė false bukurinė natyrore, tė cilat janė shpikur pėr tė shkatėrruar ikonėn. Le tė mos jepemi pas qejfeve dhe tė pirave tė verės, meqė e di se me kėto lidhen edhe shfrimet trupore... Le tė mos pėrpiqemi tė bėjmė garė njėri me tjetrin nė shthurje. Sepse, shthurje pėr mua ėshtė ēdo gjė e tepėrt dhe qė kapėrcen masėn e atyre qė ne kemi nevojė.

    ... Tani prano kėtė lindje dhe kėrce prej gėzimit, nėse jo si Joani prej barkut tė sė ėmės, tė paktėn si Davidi, pas vendosjes sė arkės nė vendin e saj. Dhe tė respektosh heqjen e emrit, falė sė cilės u regjistrove nė qiejt dhe tė respektosh lindjen, falė sė cilės u zgjidhe nga prangat e lindjes dhe tė nderosh Betlehemin e vogėl, qė tė risolli nė parajsė. Dhe t’i falesh grazhdit, falė tė cilit, duke qenė i logjikshėm, u ktheve drejt Fjalės Logos. “Njihe zotėrinė tėnd, siē e njeh edhe bualli zotėrinė e tij”- thotė Isaia, “e si gomari njeh grazhdin e tė zotit”. Nėse je nga tė pastrit qė respektojnė ligjin e merren me pėrsėritjen e fjalėve tė tij dhe janė tė aftė nė ofrimin e sakrificave, ose nėse je prej atyre qė ishin dikur tė papastėr dhe nuk kishin tė drejtė tė hanin prej tė shenjtave, as tė bėjnė sakrifica dhe bėnin pjesė nė pjesėn e idhujtarėve, vrapo bashkė me yllin dhe sill dhurata bashkė me magėt, ar te mbreti, livan te Perėndia dhe smirnė si pėr tė vdekurin, tek ai qė vdiq pėr hirin tėnd. Lavdėro bashkė me barinjtė, himno bashkė me engjėjt, bėhu kor lavdėrimi bashkė me kryeengjėjt. Le tė jetė panairi i pėrbashkėt pėr fuqitė tokėsore dhe qiellore. Se besoj qė edhe ato ngazėllohen dhe panegjirizojnė bashkė me ne sot, pėrderisa janė miq tė njeriut dhe tė Perėndisė, siē e paraqet Davidi teksa ngjiten pas pėsimit sė bashku me Krishtin, teksa i dalin pėrpara pėr ta takuar dhe teksa nxitin njėra-tjetrėn tė ēelin dyert.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Krishti lindet, lavdėrojeni! Krishti vjen nga qiejt, shkoni ta takoni. Krishti ėshtė nė tokė, ngrihuni. Gjithė bota, kėndojini Zotit. Le tė ngazėllohen qiejt dhe le tė gėzohet toka. Errėsira kaloi dhe u bė drita. Njerėzit qė rrinin nė errėsirė le tė shohin dritėn e madhėrishme tė njohurisė sė plotė. Ai qė ishte pa trup, u trupėzua. Biri i Perėndisė u bė Biri i njeriut. Jisu Krishti i njėjtė dje, sot dhe pėrjetė.(*)

    Le tė flasim nė festivalin qė quhet Lindja e Zotit dhe Shpėtimtarit tonė Jisu Krisht. Kėtė kremtojmė sot, ardhjen e Perėndisė te njerėzimi, qė njerėzimi tė mund tė kthehet te Perėndia. Le tė heqim natyrėn e vjetėr, qė tė mund tė veshim tė renė. Le tė vdesim tek Adami, qė tė jetojmė nė Krishtin. Le tė lindemi me Krishtin, si dhe tė kryqėzohemi dhe varrosemi me Tė, qė tė mund tė ngjallemi me Tė. Sepse ai qė ėshtė i pasur, bėhet i varfėr. Ai merr varfėrinė e trupit tim, qė unė tė marr pasuritė e Hyjnisė sė Tij, sepse Ai zbraz vetveten, nga lavdia e Tij pėr njė kohė tė shkurtėr, qė unė tė mund tė marr pjesė nė plotėsinė e Tij.

    (*) Nga Homelia e Shėn Grigor Theologut pėr Krishtlindjet

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Disa data historike
    Nga urtesia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 13:47
  5. Zgjidhja e krizes shqiptare
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •