Masakra e Bllacės e vitit 1944
E bėnė krimin dhe deshėn ta fshihnin
Vrasjet e bėra nga forcat e Brigadės sė 16 maqedonase u bėnė nė emėr tė likuidimit tė forcave tė Ballit. Nėse mund tė jetė pjesėtar i Ballit njė fėmijė 14-vjeēar ose njė grua shtatėdhjetėvjeēare dhe pleqtė e moshave tė ndryshme, ku shumica e tyre kishin kaluar tė shtatėdhjetat, nuk ka se si tė komentohet ndryshe pėrveē se si njė krim kundėr njerėzimit. Faktet e dhėna nė kėtė rast tregojnė qartė pėr synimet e errėta tė krerėve komunistė tė asaj kohe
Rrahman SELMANI
16 nėntori i vitit 1944 e gjeti fshatin Bllacė nen tytat e pushkes se Brigades se gjashtembedhjete maqedonase. Prandaj kjo dite ne kujtesen e fshatareve te Bllaces ka lene vėrrage te thella, ka diē te vecante.Ne kete dite u krye njera nga masakrat me te medha ne trojet e Maqedonise se ASNOM-it. Nga kjo mbledhje nuk kishin kaluar tre muaj te plote, kur Brigada e 16 maqedonase rrethoi fshatin Bllace, per ta vene ne shtetrrethim te plote,duke mos lene daljet e njerezve nga fshati. Ne ēdo 50 metra ishin vendosur roje te armatosura, te cilat pengonin ēdo levizje te njerezve. Brigada e 16 u fut ne fshat me 14 nentor te vitit 1944 dhe i njoftoi fshataret qe te mos frikėsoheshin, se nuk do tu ndodhte asgjė e kėshtu me radhė. Keto genjeshtra fshataret i kuptuan si te verteta, e si rezultat i kesaj mbeten ne fshat nje numer i konsideueshen i banoreve. Ne te njejten kohe kerkohej nga fshataret te pergatitnin ushqim per ushtaret, qe nga fshataret nuk mungoi, bile ne sasi te medha. Komanda e brigades se 16 u vendos ne shtepine e Aziz Lusjanit, prej nga koordinoheshin veprimet e tyre, si dhe ftoheshin personat qe ishin larguar nga fshati te ktheheshin sa me shpejte ne fshat, se perndryshe, nese nuk vepronin sipas urdhrit, fati i tyre nuk do te ishte i sigurt. Ne kete forme u mashtruan nje numer i konsiderueshem e bllacjaneve, te cilet rane ne kurthen e tradhtise se komandateve partizanė.
Brigada e 16 maqedonase qendroi ne Bllace tri dite. Por ne mengjesin e dites se trete urdherojne fshataret qe te mblidhen te xhamia e fshatit, duke i futur brenda te gjithe. Ketu dalin ne shesh premtimet e rreme te komandanteve te Brigades se 16 maqedonase. Pasi i fusin ne xhami te gjithe fshataret e tubuar, ua lidhin duart dhe ne te njejten kohe fillojne rrahjet, maltretimet, fyerjet nga me te ndytat. Personat e vendosur ne xhami i nxirrnin nje nga nje, ua lidhnin duart per t'i derguar ne kasaphanen e pergatitur me pare. Ashtu duarlidhur, i nisen rruges per te vendi i quajtur "Stanet e Toēit". Te lidhurit arrinin numrin prej 130- 140 pesonash te moshave te ndryshme, qe nga femijėt, pleqte e tė tjere. Ushtaret e brigades maqedonase filluan me vrasje te njerezve akoma pa arritur ne vendin "Stanet e Toēit". Vrasjet filluan ne fshat, kur ushtaret vrane plakun Sinan Luēi, te cilin pasi e vrasin atė, ia vėnė zjarrin kasollės, duke e djegur edhe ate. Ne pragun e shtepise vriten edhe keta persona: Daut Fera, Zyber Koka, Life Tusha (grua plakė), Minah Shehi dhe nje nga lagjja Lusjani.
Gjate percjelljes se bllacjaneve per te vendi "Stanet e Toēit" u perdoren tortura te papara deri atehere. Me te arritur ne vendin e lartpermendur, dergojne nje pjese te tyre ne fshat, kinse per te marre apo pėr tė dorezuar arme,kurse pjesen tjeter te fshatareve filluan t'i vrasin. Ata merrin nga tre-kater veta dhe i vendosnin para mitralozit, i cili villte vrer te
papare. Ploja te gjakut e pershkuan fushen e lagjes Toēi. Dėshmitarėt rrėfejnė se partizanėt e Brigadės sė 16 maqedonase vrisnin kė arrinin. Nė kėtė vend mbetėn tė vdekur mbi 50 burra bllacjanė.Gjaku i tyre skuqi tokėn arbėrore. Pėr krimin e kryer nga pjesėtarėt e kėsaj brigade, dėshmojnė edhe varret e tyre, qė ndodhen nė tė majtė tė lagjes Toēi. Ato tregojnė pėr kėtė ngjarje tė kobshme, ku u vranė njerėz tė pafajshėm. Kėta njerėz mezi siguronin bukėn e gojes pėr fėmijtė e tyre.Megjithatė, jeta e tyre pati njė rrjedhė tjetėr, tė cilėn fare nuk e kishin parashikuar.
E gjithė kjo qė thamė mė lart tregon se tė ekzekutuarit ishin civilė, tė paarmatosur, tė cilėt u morėn direkt nga shtėpitė e tyre. Kėtė fakt e forcon e dhėna, se nė mesin e tyre kishte njerėz tė shtyrė nė moshė, gra tė moshuara, qė nuk arritėn t'u iknin plumbave tė ushtarėve. Nė librat e amzės, ndėrkaq, nuk figurojnė fare emrat e personave tė ekzekutuar, qė ėshtė dhe njė fakt tjetėr se si autorėt e krimit deshėn ta mbulojnė atė qė kishin bėrė.
Masakra e Bllacės ka edhe njė episod tė dytė, qė zhvillohet menjėherė pasi kryhet episodi i parė, nė tė cilin gjetėn vdekjen edhe mbi 50 burra dhe tė rinj. Planet e Brigadės sė 16 maqedonase ishin tė pėrgatitura dhe nuk kishin tė ndalur. Me tė kryer ekzekutimin e mbi 50 burrave nė vendin e quajtur "Stanet e Toēit", marrin pjesėn tjetėr tė bllacjanėve qė e kishin dėrguar nė fshat, tė cilėve ua kishin lidhur duart dhe i nisin rruges qe shkon nga vendi Kodėr e Epėr. Para se te arrijne ne kete vend vrasin plakun 70-vjeēar Aziz Doēi, tė birin i tij, Rizanė, i cili akoma nuk i kishte mbushur 14 pranevera te plota. Nuk kalon shume kohe kur nje grup kateranetaresh arrijne t'i zgjidhin duart dhe ikin nga kolona. Meqe nuk arriten ti vrisnin te arratisurit, ata nxjerrin tre persona nga kolona dhe i pushkatojne ne vend. Ky ekzekutim u be ne shenje te hakmarrjes per ata qe arriten tė shpetonin. Deshmitaret rrefejne se qe nga ky moment filluan rrahjet, maltretimet, sharjet, per ta arritur kulmin e egersise ne vendin "Dheu i Bardhe", kur filloi vala e dyte e vrasjes se bllacjaneve. Mllefin e tyre e zbrazėn ne kete vend, qe ndodhet ne dalje te qytezes Elez Han. Ne kete vend vrasjet jane bere gjate rruges.Aty ku arrinin, ekzekutonin njerezit e pafajshem. Kjo mizori zgjati nje kohe te gjate, derisa nuk pushuan vrasjet. Te vendi Uji i Tharte u bene vrasjet e fundit te bllacjaneve. Vrasja eshte kryer aty nga mbremja, kurse brigada kishte vazhduar rrugen per ne Kaēanik, duke lene mbi 50 te vrare e te masakruar pergjate rruges magjistrale Shkup -Prishtine.
Vrasjet e bera nga forcat e Brigades se 16 maqedonase u bene ne emer te likuidimit te forcave te Ballit. Nese mund te jete pjesėtar i Ballit nje femije 14-vjeēar ose nje grua shtatėdhjetevjeēare dhe pleqte e moshave te ndryshme, ku shumica e tyre kishin kaluar te shtatedhjetat, nuk ka se si te komentohet ndryshe perveē se si nje krim. Faktet e dhėna ne kete rast tregojne qarte per synimet e erreta te krereve komunistė te asaj kohe. Ata qe kryen vrasjen e bllacjaneve me 16 nentor u kthyen prapė ne vendin e krimit, por ne kete rast kishin nje mision tjeter - fshehjen e krimit.Disa nga bashkefshataret deshmojne se persona tė panjohur u kthyen ne vendin e ngjarjes dhe rrafshuan varret e tė ekzekutuarėve.
Dėshira e kryerėsve tė krimit ishte qė tė humben gjurmėt. Prandaj ata ndėrmorėn veprime tė shumta qė tė pengojne zbardhjen e fatit tė tė vrarėve. Kėtė gje ne mund ta argumentojme me te dhėna shumė te sakta. Nė nje libėr (tekst), ku pėrshkruhet historia e veprimit tė brigadave maqedonase nė Karadakun e Shkupit,fare nuk pėrmendet se nė rajonon e fshatit Bllacė janė zhvilluar veprime luftarake. Vetvetiu shtrohet pyetja,si dhe pse u vranė apo vdiqėn kėta njerėz? Si mund tė ndodh qė pėr njė ditė tė vdesin 111 njerėz? Mos, vallė, ra ndonjė murtajė, e cila shkaktoi vdekjen e kėtyre njerėzve? Mund te besohet nje gjė e tille,qė edhe varrimi i tyre te bėhej nė mėnyre te tillė, ne dy vende ,qė janė larg njėri tjetrit disa kilometra.Edhe mė e pabesueshme do tė jetė fakti, se ata njerėz vdiqėn nė tė njėjtėn ditė dhe nga e njėjta sėmundje.
Pėr ngjarjet e 16 nėntorit te vitit 1944, kur ne Bllacė u vranė 111 veta,do te ketė reagime edhe nga komunistėt shqiptarė tė Kosovės, siē ėshte rasti i reagimit tė komunistes shqiptare Melihate Hoxhiq-Deda. Tė dhėnat burimore tregojnė se komandantė tė reparteve jugosllave (nėnkupto, edhe maqedonase), kishin direktiva tė fshehta qė tė vrisnin sė paku 50 pėr qind tė popullsisė shqiptare. Kundėr njė planifikimi tė tillė tmerri reagoi veprimtarja komuniste dhe antifashiste, Melihate Hoxhiē-Deda. Ky reagim ishte si pasoje e vrasjes sė 128 shqiptarėve nė Bllacė tė Kaēanikut mė 16 dhe 17 nėntor te vitit 1944 (Marrė nga teksti i dr.Muhamet Pirrakut Ripushtimi jugosllav i Kosovės-1945).
Kjo dhe tė gjithė te dhėnat tė tjera, dėshmitė e personave qė i shpėtuan masakrės (28 veta), e bėjnė tė qartė vetėm njė gjė-se kėta njerėz u vranė nga forcat partizane - ēetnike tė zonės sė Karadakut tė Shkupit, nėn udhėheqjen e komandantėve tė tyre Dushko Terziovski dhe Nikodin Urdareviq, tė cilėt nė njė rast zhvillojnė njė dialog tė kėtillė: Druzhe komandante, shta se tiēe meni, dosta si ubio!(Shoku komandant, sa mė takon mua, mjaft ke vrarė!), i thotė Nikodini Dushkos. Ai i pėrgjigjet kėshtu: Sve za tebe sam ubio, bre majku ti jebem(Tė gjithė pėr ty i vrava, bre tė ****** nėnėn). . Kėta dy qenė komandantėt e forcave ushtarake, tė cilat kryen krimin me 16 nėntor. Nikodini qe udhėheqės i forcave ēetnike nė Malin e Zi tė Shkupit, kurse Dushko ishte komandant i forcave partizane nė kėtė rajon. Ky ėshtė njė fakt tjetėr i bashkėpunimit tė forcave partizane dhe ēetnike nė rastin e vrasjes se 111 bllacjanėve me 16 nėntor tė vitit 1944 dhe se krimi ėshte bėrė nga kėta dhe askush tjetėr. Dhashtė Zoti qė tė tilla raste mos tė ketė.
Krijoni Kontakt