Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Kryemyftiu i Rusise ne interviste?

    Nga njė intervistė me kryemyftiun e Rusisė

    Toleranca islame ėshtė suporti i vetėm pėr arritjen e njė bashkėjetese tė sigurtė mes njerėzve.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Islami ėshtė mirėsi hyjnore, pėr tė cilėn muslimanėt obligohen ta pėrcjellin sa mė denjėsisht te tė tjerėt.
    Dihet botėrisht se Islami ka qenė dhe ėshtė i njohur pėr tolerancė dhe bashkėjetesė.
    Intervista e kryemyftiut tė Federatės Ruse Tal’at Taxhudin, dhėnė pėr tė pėrjavshmen “Al-Alam Al-Islami” (Bota Islame), gjatė vizitės sė tij nė Kajro.

    …Fillimisht a mund tė na bėni njė panoramė tė shkurtėr lidhur me gjendjen e muslimanėve dhe zhvillimet islame nė vendin tuaj?
    Lavdi Zotit, fusha e veprimtarisė islame ėshtė nė parametra optimalė, dhe nuk ėshtė se ndryshon shumė me vendet e tjera islame. Nga dita nė ditė ajo po merr trajektoren e saj, me aplikimin e njė sėrė metodash e modelesh sistematike; kryesisht me pėrgatitjen e mbajtjen e kumtesave dhe ligjėratave nėpėr xhami e nė vende publike, apo nėpėrmjet ndjekjes sė arsimit tė lartė teologjik dhe instituteve tė specializuara tė kėsaj fushe.
    Nė funksion tė thirrjes islame, japim maksimumin e mundėsive tona, duke qenė tė vetėdijshėm se praktika e ftesės sė njerėzve nė Islam, ėshtė detyra mė e lartė e mė fisnike pėr ne si besimtarė.
    Pėr kėtė Allahu thotė nė librin e Tij: “Dhe kush ėshtė mė fjalėmirė se sa ai qė fton drejt Allahut (nė Fenė e Tij, nė Islam), qė punon mirėsi e drejtėsi dhe thotė: “Unė jam nga Muslimanėt”? (Fusilet: 33)
    Numri aktual i muslimanėve nė Rusi, ėshtė diēka mė shumė se 20 milionė. Kontaktet tona me Islamin janė tė hershme. Ato datojnė nė vitin 310 h, kohė kur Halifi El-Muktedir Bil-lah (me rezidencė nė Bagdat), nisi pėr tek sundimtari ynė i atėhershėm njė grup njerėzish tė kryesuar nga Er-Rashidi dhe Ibn Fadlan (historiani i shquar).
    Historia si dėshmuesja mė e mirė e asaj kohe, na pėrcjell se ishte pikėrisht toleranca islame, shkak pėr pėrqafimin e Islamit nga tė parėt tanė.
    Megjithėse jetojmė mes nacionaliteteve dhe kulturave tė ndryshme, nė pėrditshmėrinė tonė si shoqėri mbizotėron, mirėkuptimi, dialogu konstruktiv dhe respekti i ndėrsjelltė.

    …Si do e vlerėsoni nė pikėpamjen tuaj personale pozicionin momental tė muslimanėve, krahasuar me vitet e pėrjetuara nėn qeverisjen e regjimit totalitar tė ish-Bashkimit Sovjetik?

    Ndryshimi mes asaj qė kemi pėrjetuar nė atė kohė dhe situatės nė tė cilėn ndodhemi, ėshtė si qielli me tokėn. Aktivitetet e shumta nė fushėn e veprimtarisė islame zhvillohen normalisht dhe nė gjendje tė lirė.
    Sot disponojmė 7000 objekte kulti, ku gati pėr ēdo muaj kėsaj shifre i shtohen edhe 3-4 tė reja, qė nė total shėrbejnė pėr bashkėrendimin dhe funksionimin e thirrjes islame nė vend.
    Krahas tyre, zotėrojmė njė universitet me 5-degė specializimi nė fushėn e studimeve islame. Synimi ynė mbetet, pėrgatitja e kuadrove fetarė tė aftė institucionalisht dhe profesionalisht pėr t’i shėrbyer thirrjes islame nė formė organizative. Sė fundi nga ky universitet janė diplomuar 400 studentė, ndėrkaq 500 tė tjerė janė nė vijim tė studimeve tė tyre.
    Jemi nė kontakte intensive me universitet islame, pėr arritjen e njė bashkėpunimi tė ndėrsjelltė dhe pėr shkėmbimin e pėrvojės dhe eksperiencės tė fituar nė kėtė drejtim.
    Nuk e teproj nėse them se puna serioze dhe vlerėsimi me objektivitet i situatave kritike, na ka ndihmuar jashtėzakonisht, pėr tė mos pėrsėritur gabimet e sė kaluarės.

    …Situata qė ju paraqisni mund tė duket disi e “ekzagjeruar” nė kėndvėshtrimin e dikujt, veēanėrisht atėherė kur perėndimi e konsideron botėn muslimane si njė pjesė tė botės ku fondamentalizmi po lulėzon. Ē’mund tė na thoni pėr kėtė?
    Ato qė pėrjetojnė nė pėrditshmėrinė e tyre muslimanėt rusė, s’janė aspak deklarata apo sllogane boshe, pėrkundrazi fakte reale e tė jetuara.
    Ne rrethohemi nga shumė nacionalitete, ithtarė tė religjioneve tė ndryshme, me tė cilat kemi marrėdhėnie korrekte. Sekreti i kėsaj bashkėjetese ndėrfetare, mbėshtetet pikėrisht nė vlerat e tolerancės islame.
    Jemi tė vetėdijshėm se kjo bashkėjetesė e arritur falė universalitetit tė tolerancės islame, jo vetėm qė s’duhet cėnuar, por mesazhet qė ajo pėrēon duhet t’i kultivohen gjeneratave tė reja.

    …Si e komentoni fushatėn perėndimore tė kohėve tė fundit? Pėr mendimin tuaj, si mund tė shmangen situata tė tilla provokuese qė nxisin reaksion dhe dėmtojnė identitetin real tė Islamit?

    Pavarėsisht gjendjes sonė, s’do tė thotė se ne jetojmė larg realitetit tė Botės Islame. Duke qenė pjesė e pandashme e saj ne kurrėsesi s’mund tė aneksojmė padrejtėsitė dhe armiqėsitė e kohėve tė fundit qė, sjellin destabilizim nė marrėdhėniet ndėrnjerėzore. Ne si muslimanė dėnojmė ēdo fushatė a pėrpjekje qė ka pėr qėllim injorimin e fesė sonė dhe identifikimin e saj me akuza tė paqena.
    Islami pėrkrah dhe mbron tė drejtėn e individit dhe autonominė e tij, pavarėsisht pėrkatėsisė shoqėrore apo religjioze. Porositė e tij tė ndritura tregojnė mė sė miri pėr qėndrimin aspak tolerant karshi fenomeneve tė tilla si dhuna, terrori apo pastrimi etnik.
    Ne kemi tė drejtė qė po kėto akuza t’ia faturojmė segmenteve tė tjera, por feja, morali dhe parimet tona nuk na e lejojnė dėmtimin e tė tjerėve dhe aq mė shumė akuzimin e tyre.
    Mendoj se Bota Islame tani mė shumė se kurrė ka nevojė pėr kontributin e tė gjithėve, pėr qartėsimin e tė vėrtetave islame dhe qėndrimet e tij sublime ndaj ngjarjeve tė kohės.
    Perėndimorėt me politikat e tyre tė dėshtuara qė po hasin kritika pėrditė e mė shumė, duhet tė pranojnė faktin se muslimanėt nuk dėmtojnė askėnd, pėrkundrazi ata solidarizohen nė ndihmėn e tė tjerėve dhe s’reshtin sė kontribouari pėr sigurimin e mirėqenies dhe begatisė mbarėnjerėzore.

    …A mendoni se Bashkėsia Islame nė kėtė situatė tė palakueshme e me rreziqe tė shumta, ėshtė e aftė tė pėrballojė fushata tė tilla intriguese?


    Mė vjen keq, por dua tė pranoj faktin se Bashkėsia Islame po pėrjeton njė fazė kritike e serioze. Megjithėse tė tjerėt na konsiderojnė tė tillė, jemi ne qė duhet tė dėshmojmė tė kundėrtėn. Ajo qė kėrkohet me tepėr kėmbėngulje nga ne ėshtė, nxjerrja nė pah e forcės reale si dhe distancimi nga ēdo ēėshtje dytėsore a sekondare, qė sjell mpirjen e mendimit dhe ēorientimin e masės. Nė kohėn qė po jetojmė muslimanėt duhet t’i kthehen edhe njė herė parimeve tė larta islame, qė premtojnė garanci pėr zgjidhjen dhe kapėrcimin e krizave momentale.

    …Rusia zyrtare ka premtuar se sė shpejti do tė bėhet anėtare e Konferencės Islamike…, sa i vėrtetė ėshtė pėr ju ky fakt?
    Konferenca Islamike ka njė jetėgjatėsi 35-vjeēare. Ajo numėron nė anėtarsinė e saj shumicėn e vendeve islame, afėrsisht 60.
    Nė takimin e radhės, tė zhvilluar nė Malajzi, asistoi me praninė e tij edhe njė delegacion nga vendi ynė. Ndėrkaq vetė presidenti Putin ka deklaruar se vendi i tij ėshtė drejt anėtarsimit nė kėtė Konferencė.
    Ne si muslimanė e shohim si favor diēka tė tillė, duke e konsideruar veten pjesė tė kėsaj bashkėsie tė ndritur, bashkėsisė sė Profetit Muhamed (a.s.).
    Ky organizėm ndėrkombėtar ndėrmerr nisma tė rėndėsishme nė mbrojtje dhe pro interesave tė muslimanėve, dhe s’ka se si tė mos vlerėsohet roli qė ka luajtur dhe luan ai nė mbrojtje tė ēėshtjes palestineze dhe vendeve tė shenjta, si dhe ndaj ēėshtjeve tė tjera me peshė e deēizive tė kohės.
    Shpresojmė qė vendi ynė tė fitojė sė shpejti statusin e anėtares aktive nė kėtė konferencė....

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Dera
    Anėtarėsuar
    20-12-2004
    Postime
    22
    Po duket interviste interesante, edhe pse nuk e lexova.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-12-2004
    Postime
    50
    Intervist shum interesante,

    Nuk e kam dit se ka mbi 20 milion musliman nė Rusi. Allahu Ekber.

Tema tė Ngjashme

  1. Intervistė
    Nga sabit idrizi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 10:14
  2. Pavaresia e Kosoves nuk varet nga Veto-ja e RusisĖ, Por Nga Amerika!
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-11-2006, 00:03
  3. Rusia i shpall "lufte" dollarit
    Nga Darius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 14:28
  4. Qėndrimi i shtypit tė huaj ndaj lidhjes sė Prizrenit
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 23:28
  5. Intervistė me ministrin e pėrfolur tė Kosovės, Astrit Haraqia
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •