Sfida pėr tė ruajtur trashėgiminė ēame
Eva Kushova
James Pettifer dhe Miranda Vickers
Njė nga pėrshtypjet mė shokuese tė Epirit bashkėkohor, ėshtė zbrazėtia
shpirtėrore e kėsaj province veriore greke, qė pėr shqiptarėt ėshtė e
njohur si Ēamėria. Pyje tė tėra tashmė mbulojnė atė qė dikur ka qenė
njė tokė e begatė, duke lėnė thjesht ca vendbanime tė shpėrndara
aty-kėtu, tė braktisura si rezultat i njė historie tė ashpėr qė ka
pėrfshirė shqiptarėt, sllavėt dhe grekėt e kėtij rajoni, pėr shkak tė
etnicitetit apo besimeve tė tyre politike. Shkretėtira qė i kalon
kufijtė, ka mbėshtjellė shumė fshatra qė dikur kanė qenė tė banuara nga
shqiptarėt etnikė, ose nga ēamėt, tė cilėt u detyruan tė largoheshin
nga shtėpitė e tyre nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore. Megjithatė,
kanė mbetur ca dėshmi tė palėvizhme tė kėtij rajoni dikur tė populluar,
nė formėn e shtėpive tė shkatėrruara, xhamive dhe ndėrtesave tė tjera,
tė cilat zgjaten qė nga kodrat, apo nga skutat e izoluara, tė fshehura
nėntokė nė rrethinat e vendbanimeve tė reja. Kėto ndėrtesa tė vjetra tė
Epirit/Ēamėrisė pėrbėjnė njė nga zonat mė tė rėndėsishme tė
grumbulluara gjeografikisht tė monumenteve historike tė periudhave
veneciane dhe otomane nė Evropėn Juglindore. Ato ekzistojnė nė njė
rajon kompakt, qė shtrihet nė brendėsi nga kufiri shqiptaro-jugor i
1913 nė jug tė Janinės dhe Artės, dhe poshtė Vonitsas dhe Prevezės nė
bregdet. Pėrveē teatrit tė Dodonės, ekzistojnė edhe ca monumente nga
periudha e lashtė. Rrėnojat e pakta mbresėlėnėse janė pėrqendruar nė
fortifikimet majė-kodrave tė ilirėve, tė cilėt mė pas u bėnė themelet e
kėshtjellave tė mėdha veneciane dhe otomane si: Kalaja e Rogoit dhe
Karavosstar-it. Ekzistojnė edhe njė numėr i konsiderueshėm monumentesh
islamike tė gjetur nė gjithė Epirin, tė cilat pėrfshijnė, xhaminė e
bukur dhe tė palėvizshme nė liqenin e Janinės, ngrehinėn ushtarake
otomane nė Pende Pigada, dhe shumė ura tė mrekullueshme nė Arta dhe
kudo. Mijėra shtėpi tė thjeshta, shumica tė pabanueshme, kanė mundur
ti mbijetojnė disi historisė sė dhunshme dhe tragjike tė rajonit gjatė
shekujve nėntėmbėdhjetė dhe fillimit tė njėzetit.
Gjendja e turpshme e ruajtjes sė shumicės sė kėsaj pasurie nga qeveria
greke duhet tė bėhet njė ēėshtje e shqetėsimit ndėrkombėtar.
Pavarėsisht se vitet e fundit ėshtė bėrė shumė progres nė deklarimet
pėr ti ruajtur kėto zona nė qytetet greke, shumė ndėrtesa historike
dikur tė banuara prej shqiptarėve janė shkatėrruar qė nga viti 1945. Nė
fshatra, kanė nisur disa punė restauruese qė nė themelet e ndėrtesave
si nė kėshtjellėn e Rogoi-t, por pjesa mė e madhe e burimeve tė
vlefshme ndodhet nė zonat si Dodona, e cila mund tė zėrė njė vend nė
kanunin e miratuar tė historisė greke. Sidoqoftė, nė kėtė punė
restauruese ekzistojnė ca shtrembėrime trashanike tė historisė sė
lashtė dhe moderne nė informacionet qė u jepen vizitorėve. Periudha
ilire nuk pėrmendet kurrė, dhe natyra e pėrkatėsisė etnike tė
drejtuesve si Mbreti Pirro, ose lihet nė harresė ose shtrembėrohet
qėllimisht. Fakti qė fiset lokale gjatė periudhės sė lashtė ishin njė
pėrzierje e grekėve dhe folėsve jo grekė gjithashtu nuk thuhet. Nė
periudhėn moderne, natyra e shtrembėrimeve tė tilla bėhet edhe mė
negative. Kjo ėshtė veēanėrisht periudha gjatė qeverisjes sė Ali Pashė
Tepelenės (1788-1823).
Shumė monumente otomane nuk kanė informacion as historik dhe as
kulturor tė vlefshėm pėr tė gjithė llojet e turistėve. Vetėm xhamitė e
pakta mbijetuese janė cilėsuar si muzeume, duke ndjekur kėshtu
modelin e shpikur nga komunistėt jugosllavė, pavarėsisht ekzistencės sė
myslimanėve vėzhgues nė shumė lokalitete. Varrezat myslimane janė
pėrdhosur vazhdimisht nga puna e ndėrtimeve moderne, veēanėrisht
ndėrtesat pranė rrugėve. Nė tė njėjtėn kohė shumica e punės restauruese
ėshtė e financuar nga Bashkimi Evropian, qė ėshtė nė dijeni se fondet e
BE-sė, po pėrdoren pėr tė nėnshkruar projeksionin ideologjik tė
historisė nacionaliste greke.
Kriza mė therėse nga e gjithė kultura arkitekturore ēame, ėshtė pasuria
private (shtėpitė) e tyre. Kjo ėshtė natyrisht e lidhur
pazgjidhshmėrisht me dėshtimin e qeverisė greke pėr ta zgjidhur si
duhet kėtė, me pronarėt e vėrtetė shqiptarė ēamė. Praktikat ndryshojnė
nė secilin lokalitet. Nė disa raste, shtėpitė historike qė u pėrkisnin
familjeve tė ēamėve tė zhdukur, janė respektuar si monumente nė zonat
pėrkatėse, dhe nuk ėshtė ndėrhyrė nė to, edhe pse mund tė kenė patur
shumė nevojė pėr riparim. Sidoqoftė tė tjerat, shpesh janė pėrdorur nė
mėnyrė tė paligjshme pėr qėllime tė papėrshtatshme, si streha pėr
kafshėt e fermave. Kudo shtėpi tė tilla janė pushtuar nga pronarė tė
paligjshėm grekė ose nga emigrantė brenda pėr brenda Greqisė. Nė vende
tė tjera ka njė numėr tė rėndėsishėm shtėpish tė vjetra tė larta tė
shqiptarėve, ose kulla, tė njė cilėsie arkikulturore mahnitėse, qė kanė
mbijetuar mes pyjeve dhe zonave me shkurre, pėr shkak se kanė qenė nė
zona tė vjetra ushtarake afėr kufirit shqiptar. Monumentet mė tė
rėndėsishme urbane janė Paramithia dhe Margariti, dhe nė qytete tė
vogla si Perdika. Paramithia ka njė kullė tė madhe ēame, qė gabimisht
pėrshkruhet nga autoritetet lokale greke si veneciane, si dhe njė
kėshtjellė otomane e krijuar mrekullisht, tė cilėn e pranojnė me
vėshtirėsi. Margariti ka njė numėr tė konsiderueshėm shtėpish private
tė mėdha, pėrfshi dhe banesėn e vjetėr tė pashait otoman. Ndėrsa
shtėpia e tij e re, ėshtė e mbuluar krejtėsisht nga bimėsia, saqė ėshtė
e vėshtirė tė shihet nga vizitorėt. Nė disa disa zona, shtėpitė e
ēamėve, janė pushtuar ilegalisht nga ca grekė lokalė, madje edhe nga
kisha ortodokse greke, dhe ato mund tė pėrfundojnė me shkatėrrimin ose
restaurimin e papėrshtatshėm tė pasurisė ēame.
Kėshtu ruajtja e trashėgimisė sė madhe sociale dhe historike tė
Ēamėrisė ėshtė ndėrthur me problemin politik dhe ligjor tė drejtėsisė
pėr pronarėt e pasurive ēame, dhe deklarimet pėr kompensim nga familjet
e prekura nga gjenocidi i Zervas nė vitet 1943-1944 dhe pėrpjekjet e
hershme pėr spastrim etnik. Strategjia nė Epir e qeverisė pasuese greke
ka qenė lejimi i njė procesi tė ngadalshėm dhe tepėr tė fshehur tė
erozionit tė historisė dhe trashėgimisė ēame, dhe zėvendėsimi i saj me
modernizmin grek. Njė proces i ngjashėm gjithashtu prej mijėra prona
nė Greqinė veriore, qė u pėrkasin sllavo-maqedonasve, tė cilėt u
detyruan tė largoheshin nga Greqia pasi mbėshtetėn palėn humbėse nė
luftėn civile greke 1944-1949. Nė kėto raste, Greqia shkel ligjin e
Bashkimit Evropian dhe ligjin ndėrkombėtar qė aplikohet pėr pagimin e
kompensimeve dhe kthimin e pasurisė pėr viktimat e luftės dhe tė
spastrimit etnik. Arsyeja kryesore pėr vazhdimin e gjendjes sė luftės
nga parlamenti grek dhe kufizimet e paligjshme ndaj minoriteteve turke
dhe sllavo-maqedonase, ėshtė qė tė shmanget njė zgjidhje racionale e
kėtyre ēėshtjeve dhe tė mbrohet Greqia nga deklaratat financiare pėr
kompensim.
Por nuk duhet tė ndėshkohet vetėm Greqia pėr neglizhencėn e pasurisė
arkitekturale ēame. Qeveria shqiptare gjithashtu ka treguar njė
shpėrfillje tė konsiderueshme pėr ēėshtjet qė lidhen me pronat e ēamėve
nė Greqi. Vetėm pas botimit tė njė dokumenti britanik mbi statusin e
pasurisė ēame nė Greqi nė prill tė 2002, Parlamenti shqiptar nisi tė
merrej me ēėshtjen ēame. Pavarėsisht nga njė projekt pėr zgjidhjen e
kompensimit dhe kthimit tė pasurisė ēame tė miratuar nga grupi
parlamentar i Partisė drejtuese Socialiste nė mars tė 2004, nuk ka
patur asnjė pėrparim tė mėtejshėm nė kėtė ēėshtje. Nėse qeveria e
Tiranės vazhdon tė shtyjė zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje, ajo do tė bėhet
pėrgjegjėse pėr ndėshkimin e mėtejshėm tė pasurisė kulturore dhe
historike ēame dhe gojėdhėnave mbi Epirin qė po shfarosen. Disa kritikė
tė qeverisė socialiste nė Tiranė gjithashtu duhet gjithashtu tė ngrenė
zėrin se kjo neglizhencė ėshtė bėrė paralelelisht me indiferencėn e
treguar nga qeveria pėr ruajtjen e zonave historike otomane si Tregu i
Korēės, brenda Shqipėrisė. Ėshtė nė interesin e pėrgjithshėm tė vetė
shqiptarėve dhe kujtdo tjetėr tė shqetėsuar pėr ruajtjen e trashėgimisė
arkitekturale tė Evropės juglindore, pėr tė ndalur kėtė proces tė
erozionit arkitektural. Neglizhenca e trashėgimisė kulturore ēame nga
qeveritė greke dhe shqiptare, tregon shpėrfilljen dhe indiferencėn e
plotė ndaj ligjit ndėrkombėtar dhe tė BE-sė, si dhe ndaj drejtėsisė
natyrore. Greqia si anėtare e Bashkimit Evropian ėshtė ligjėrisht e
detyruar tė respektojė tė drejtat e minoritetit dhe tė drejtat
kulturore tė minoritetit.
Pėrsa i pėrket trashėgimisė sė ēamėve dhe minoriteteve tė tjera nė
Greqi, duket se ka pak ose aspak respekt pėr kulturėn e minoriteteve,
kombinuar kjo edhe me politikė tė sofistikuar dhe aktive tė qeverisė e
drejtuar ndaj erozionit apo asimilimit tė plotė. Shumė ligje tė BE-sė
asnjėherė nuk janė pėrshtatur si duhet brenda legjislacionit kombėtar
nė Athinė, dhe ėshtė njė skandal qė Greqia vazhdon tė marrė fonde pėr
projekte trashėgimie qė nė shumė instanca nė Greqinė veri-perėndimore
nxit shkatėrrimin e elementit thelbėsor tė kėsaj pasurie.
Ėshtė momenti qė trashėgimia ēame nė Greqi tė ndėrkombėtarizohet siē
duhet. Rruga e mundshme pėr ata qė kėrkojnė tė ruajnė kėtė trashėgimi,
ėshtė tė kėrkojnė pėrfshirjen e organizmave ndėrkombėtarė si UNESCO dhe
Monumentet nė Rrezik (Monuments in Danger), apo organizatės britanike
Ruani pasurinė e Evropės (SAVE Europe's Heritage), pėr ta detyruar
Greqinė tė njohė problemin dhe tė ndėrmarrė hapat e duhur pėr ta
ndrequr kėtė. Shkatėrrimi i kėtyre ndėrtesave po vazhdon tė shtohet me
njė rritėm alarmues, dhe nėse nuk merren masa tė shpejta, Evropa do tė
ketė humbur njė pjesėz tė mahnitshme tė sė kaluarės sė saj otomane.
Trashėgimia kulturore ėshtė gjithashtu e rėndėsishme nė marrėdhėniet
ndėrkombėtare. Pėr shembull, shkatėrrimi i statujave budiste nga
talebanėt nė Afganistan nė vitin 2001, u bė njė faktor tepėr i
rėndėsishėm nė mobilizimin e opinionit ndėrkombėtar kundrejt regjimit
taleban, dhe nė ndihmesėn e njė veprimi ushtarak humanitar tė
legjitimuar nė kėtė vend. Nė tė njėjtėn mėnyrė, sulmet ndaj kishave
ortodokse nė veri tė Qipros, vjedhja e ikonave dhe vandalizmi ndaj
tyre, u morėn nė konsideratė pėr ilustrimin dhe pėrqendrimin e
vėmendjes ndėrkombėtare mbi ēėshtjen e tė drejtave tė njeriut atje.
Politikat kulturore dhe orientimi ndaj tė drejtave tė minoriteteve i
Greqisė moderne janė tepėr tė papajtueshme me anėtarėsinė nė Bashkimin
Evropian dhe ligjin ndėrkombėtar, kėshtu qė qeveria dhe organizatat e
shoqėrisė civile nė Shqipėri nuk duhet tė kenė asnjė hezitim nė
ndjekjen energjike tė tė drejtave ēame, ashtu si pėr tė drejtat e tė
tjerėve. Nėse Greqia nuk ndryshon politikat e saj aktuale, BE ka
pėrgjigje tė ndryshme pėr ta penalizuar Greqinė, si ato tė aplikuara nė
krizat e mjedisit pėr nxjerrjen nė breg tė foleve tė breshkave nė
ishullin jonian tė Zakinthos. Financimi i BE-sė u ndalua deri sa atje
nuk pati mė mospėrputhje me ligjin e BE-sė nė ruajtjen e jetės sė egėr.
Nxitja e restaurimit tė ndėrtesave ēame, ėshtė gjithashtu pjesė e njė
ēėshtjeje mė tė njohur tė ēeljes sė pasurisė otomane si pjesė normale e
historisė moderne greko-evropiane. Ajo gjithashtu mbyll ēėshtjen e
njohur tė pėrmirėsimit tė tė drejtave tė njeriut dhe statusit ligjor tė
tė gjithė shqiptarėve qė jetojnė nė Greqi. Arritjet kulturore tė 500
viteve tė qeverisjes turke asnjėherė nuk ka qenė subjekt i vlerėsimit
nė Greqinė moderne. Njė autor qė shkruante nė volumin e referencave tė
besueshme Guida Blu e Greqisė, kohėt e fundit ka pohuar se nuk ka
patur asnjė arkeologji otomane nė Greqi.
Nė mėnyrė qė tė asistojmė nė lėvizjet pėr tė restauruar zonat mė tė
rėndėsishme arkitekturale, nevojitet marrja e njė numri hapash tė
qartė. Duhet tė hartohet njė inventar i hollėsishėm i monumenteve ēame,
kėshtu qė tė bėhet e qartė pėr komunitetin ndėrkombėtar kulturor se
ēfarė ndėrtesash duhet tė ruhen. Nevojitet urgjentisht njė regjistėr
qėndror kadastral mbi pronėsinė e shtėpive para masakrave tė vitit
1944. Duhet tė krijohet njė hartė e hollėsishme e Ēamėrisė, ku tė
tregohen emrat e vendeve ēame dhe emrat e vendeve moderne greke. Gjuha
shqiptare nė Greqi ėshtė e kufizuar dhe ka nevojė pėr njė njohje tė
pėrshtatshme tė saj si njė gjuhė minoriteti, po ashtu si pėrdorimi i
gjuhės turke nė Thrakė. Zhvendosja e pasurisė fizike ēame nga grekėt,
ka qenė e pamundur, pasi ato janė delegjitimuar nė predikimet kulturore
ndėrkombėtare, dhe janė zėvendėsuar me versionin kanunor tė historisė
nacionaliste greke pėr trashėgiminė.
Mbi tė gjitha, qeveria shqiptare, organizatat kulturore dhe
universitetet nė komunitetet shqiptare nė gjithė Ballkanin dhe nė
diasporė, kanė nevojė qė tė kuptojnė qartė se trashėgimia ēame, nuk
ėshtė njė ēėshtje qė i pėrket vetėm njė grupi. Ligjshmėria e
vendbanimeve ēame nė veri-perėndim tė Greqisė duhet tė konsiderohet si
primare pėr tė fituar njė njohje ndėrkombėtare tė kulturės shqiptare,
ashtu si beteja pėr pavarėsinė e Kosovės, dhe pėrmirėsimi i tė drejtave
njerėzore tė shqiptarėve nė gjithė botėn.
22/11/2004
KATEGORIA: Ballkani
Krijoni Kontakt