Kush e gjen pjesen e pare ne GSH ta sjelle ketu..


GSH
--



Rrėfimi i ish-ministrit tė ekonomisė komunale, Xhemal Tafait

"Byroja privatizoi gabimisht Tiranėn brenda njė nate"



--------------------------------------------------------------------------------



Serioziteti i veēantė me tė cilin tė prezantohet Xhemal Tafai, sfumohet shumė shpejt qė nė bisedėn e parė me tė. Duket se ish-ministri I qeverisė komuniste nuk mund tė bėjė gjatė pa humorin e tij. Me ardhjen e tij nė qeverinė e Adil Ēarēanit, nė vitin 1987, veē njė pune kolosale qė po bėhej nė kryeqytetin shqiptar pėr tė sjellė transformimet e mėdha qė i ishin vėnė pėr detyrė, ai solli me vete edhe njė sens tė fortė humori, qė filloi tė pėrflitej qė nė fillim nė rangjet e larta tė shtetit. Por, shpejt tipi i veēantė i Xhemal Tafait, ministrit mė popullor dhe mė pa komplekse nė qeveritė komuniste, u bė interesant edhe pėr masėn e madhe tė publikut. Nuk mund tė takoheshe me tė dhe tė mos qeshje. Nuk mund qe ai tė bėnte njė takim me vartėsit dhe tė mos u shkaktonte atyre disa herė tė qeshura tė jashtėzakonshme sa tė lėviznin tavolinat ku rrinin. Nuk kishte pasur rast qė tė thirrej nė njė mbledhje tė rėndėsishme jo vetėm qeverie, por edhe tė Byrosė Politike, ku tė mos gjente momentin pėr tė futur atė tė qeshurėn qė ai dinte t'ua shkaktonte njerėzve pa as mė tė voglin mundim. Ky ėshtė tipi i Xhemal Tafait, ish-ministrit tė Komunales tė Shqipėrisė sė viteve '87. Ai edhe sot nė moshėn 74-vjeēare, kur u shėrben klientėve nė lokalin e djemve tė tij, nuk e lė mbrapa nė asnjė rast humorin e tij karakteristik. Pikėrisht nė intervistėn e dhėnė pėr Gazetėn Shqiptare, Xhemali nuk ngurron aspak qė pėrveē arritjeve tė tij tė atyre viteve, tė tregojė edhe tė vėrtetėn e barcaletave qė thuhen pėr tė. Pikėrisht sot, nė numrin e dytė tė intervistės sė tij, ai rrėfen po me tė njėjtin humor, njė nga "bėmat" mė tė veēanta, qė tregon mė sė miri figurat qė kishin arritur tė penetronin nė udhėheqjen mė tė lartė tė shtetit. Ai denoncon faktin qė shumė prej tyre nuk kishin idenė se ēfarė do tė thoshte qė ndėrmarrjet tė punonin me llogari mė vete.

Zoti Xhemal, ėshtė e vėrtetė se qė nė vitin 1990 ju keni guxuar tė paraqisni para Byrosė Politike njė plan privatizimi tė njėsive tė shėrbimeve tė sektorit publik?
Ishte fillimi i viteve '90 kur ekonomia jonė po pėsonte tronditje tė fuqishme, aq sa ēdo ditė e mė shumė i bllokohej frymėmarrja. E veēanta ime kur bėja pjesė nė qeveri, ka qenė se nuk e kam pasur asnjėherė pėr turp tė thosha se vija nė udhėheqje nga prodhimi apo nga baza. Nuk e kam mohuar kurrė madje se kam qenė pikėrisht tornitori qė prodhonte detalet e cilėsive ekstra. Si i tillė, i kisha tė qarta mė mirė se anėtarėt e tjerė tė qeverisė shumė probleme qė haseshin nė praktikė nė ndėrmarrjet prodhuese apo nė ato tė shėrbimit, tė cilat nga mėnyra e funksionimit tė tyre po e ēonin ekonominė tonė nė tė tatėpjetė tė paimagjinueshme. Mendova qė sė bashku me ekipin e specialistėve tė disa fushave qė kisha nė dikaster, tė bėja njė studim ambicioz. Ai studim do kishte tė bėnte nė radhė tė parė me shėrbimin artizanal, tė cilin e kishim nė nomeklaturė. Nė qoftė se do tė kishim sukses nė rendiment, kishim mendimin qė me miratim nė organet e larta tė shtetit, ta aplikonim nė tė gjithė sektorėt e tjerė, pra edhe nė ata tė prodhimit. Kjo do tė fliste pėr njė konceptim tjetėr tė mėnyrės sė organizimit tė ekonomisė sonė. Unė menjėherė si e vura nė plan, fillova nga puna.
Vijon ne faqen 17....


Barcaletat e mia lindėn kur u bėra ministėr

Xhemal Tafai ėshtė njohur nga opinioni si ministri qė prodhonte humor nė ēdo vend dhe situatė. Sipas tij, humori mes fjalorit banal ka qenė vetėm si rezultat i detyrės sė ngarkuar. "Nė momentin qė shkova nė detyrė, - tregon ai sot pėr gazetėn, - pashė se kisha tė bėja me njerėz me nivel intelektual tė ulėt. Nga dikasteri qė drejtoja unė vareshin ndėrmarrjet e komunaleve nėpėr rrethe, tė cilat kishin nė mes tyre deri dhe zanatēinjtė mė tė thjeshtė apo ata qė ne ishim mėsuar t'i etiketonim me lloj-lloj nofkash tė rėndomta. . Pikėrisht mes kėtyre njerėzve, veē sakrificės apo pėrkushtimit pėr tė pranuar ēdo punė, ai gjeti edhe humorin edhe banalitetin mes atij humori. Ai tregon se ishte i detyruar t'i pėrshtatej atij ambienti jo vetėm shefi apo pėrgjegjėsi siē quhej zakonisht nė atė periudhė, por edhe drejtori, deri te ai vetė si ministėr. "Erdhi njė ditė qė nuk e vija re sjelljen e pahijshme qė bėnte ndonjė element i asaj kategorie nė lidhje me mėnyrėn e komunikimit. Madje nuk mė vinte keq edhe pėr fjalorin qė ata pėrdornin vend e pa vend, pavarėsisht se kush mund tė ishte prezent. Kėtė gjuhė u detyrova tė aplikoja edhe unė si ministėr, qė t'i pėrshtatesha ambientit qė rrethonte sektorėt qė unė kisha nė vartėsi. Njerėzit qė ne kishim tė bėnim, nė tė shumtėn e rasteve ishin me tė vėrtetė tė njė niveli tė ulėt intelektual, por ishin tepėr tė bardhė nga zemra dhe shumė tė pasur nga humori tė cilin unė fillova ta doja shumė", tregon nė rrėfimin e tij zoti Xhemal.

---------