Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25

Tema: Fiset Ilire

  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Fiset Ilire

    Nuk e di ndoshta s'prish pune?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Paionet

    Grup fisesh ilire qe banonin ne luginen e siperme te Aksiosit (Vardari) dhe degeve te tij, duke u shtrire ne lindje deri te lugina e Strymonit (Struma) ne kufi me fise trake, ne perendim deri tek Dardanet, Penestet dhe Dasaretet e Ilirise. Permenden per te paren here nga Homeri si aleate te Trojaneve kunder Akejve. Ne fillim te shek.V para eres sone u pushtuan nga Perset dhe dy fise te tyre me urdher te Darit u shperngulen ne Azi. Ne gjysmen e pare te shek. IV Paionet kishin krijuar mbreterine e tyre, nje nder sundimtaret e se ciles ishte mbreti Agis. Qe nga kjo periudhe historia e Paioneve eshte e lidhur me perpjekjet e vazhdueshme te shtetit maqedon per t’i nenshtruar. Kjo u arrit gjate sundimit te Filipit te dyte dhe sidomos te Aleksandrit te Madh. Megjithate duke njohur sovranitetin e Maqedonise, Paionet vazhduan te sundoheshin formalisht nga mbreterit e tyre. Vetem pas nenshtrimit te plote nga ana e Lisimakut nuk behet me fjale per mbreter paione. Pas pushtimit romak Paionia u nda midis krahinave II dhe III, nga te kater provincat autonome te Maqedonise te krijuara nga pushtuesit. Me riorganizimin administrativ te perandorise e ne kohen e Dioklecianit, Paionia se bashku me Pelagonine formonin nje province te vecante te quajtur Macedonia II ose Salutaris.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Dasaretet

    Nje nga fiset e medha te Ilirise jugore, banore te krahines Dasaretia, qe perfshinte pjesen perendimore te liqenit te Ohrit, fushen e Korces, krahinen e Kolonjes, Goren, Oparin, Mokren, Devollin dhe Beratin. Ne shek e VI para eres sone emri i Dasareteve del ne kete truall ne vend te Enkelejve. Bejne pjese ne mbreterine ilire. Vendi i tyre Dasaretia dhe qyteti me i forte i kesaj krahine, Pelioni, permenden ne kohen e kryengritjes se mbretit ilir, Kliti kunder Aleksandrit te Madh te Maqedonise. Ne kohen e lufterave iliro-romake dhe maqedono-romake Dasaretet kaluan here ne vartesine e Maqedonise e here ne ate te mbreterise Ilire derisa rane perfundimisht, ne vitin 168 para eres sone, nen sundimin romak. Ne 148 para eres sone Dasaretia, u perfshi ne provincen romake te Maqedonise, si nje bashkesi (koinon) me vete, me qender qytetin Lynhid (Ohri). Ne kohen e Dioklecianit, shek III te eres sone u perfshi ne provincen e Epirit te ri.
    Qytete te tjera te Dasareteve ishin dhe Antipatrea (Berati), Kodrioni (Irmaj) si edhe Krysondyona, Gertunti, Keraka, Sationa, Bojoja, Bantia, Orgesa, Knidi (ende te pa lokalizuara).
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    Taulantet

    Fis ilir, banore te ultesires bregdetare nga Auloni (Vlora) deri ne Dyrrah. Permenden si fqinje te Dyrrahut qe nga shek. VI para eres sone me qendrat e tyre Adria dhe Sesaret. Rreth vitit 430 para erese sone shtrijne perkohesisht sundimin e tyre edhe mbi Dyrrahun. Ne shek. IV para eres sone u paraqiten si nje bashkesi me vete ne perberjen e mbreterise ilire: ne vitin 335 para eres sone moren pjese ne luften e Pelionit kunder Aleksandrit te Madh. Pas kesaj mbreti i tyre, Glaukia, u vu ne krye te mbreterise ilire si themelues i nje dinastie te re, duke pasur Klitin, perfaqsuesin e fundit te dinastise se Bardhylit. Gjate lufterave te mbreteise ilire kunder Romes emri i Taulanteve nuk perfillet ne burimet. Ne tokat e tyre permendet nje fis tjeter, ai i Parthineve. Per here te fundit Taulantet rishfaqen ne kryengritjen kunder perandorit bizantin Honorit, i cili i shtypi me ane te mercenareve gotė.

    Nje tjeter fis me emrin Taulant ka banuar ne jug te Narenta, si fqinje me Dalmatet dhe Pyrejte. U pushtuan nga Roma me 168 dhe bene kryengritje me 35 para eres sone.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Dardanėt

    Fis i madh ilir, banorėt tė njė treve tė gjerė qė shtrihej nė Veri tė lumit Angri e Magri (Ibri e Morava e jugut tė sotėm) duke pėrfshirė edhe Naisin, nė Jug deri te rrjedhja e sipėrme e lumit Aks (Vardari) nė kufi me paionėt. Nė lindje dardanėt kufizoheshin me trakėt dhe nė perėndim arritnin deri te mali Skard (Sharri) dhe lumi Drilon (Drini). Zemrėn e trojeve tė tyre e pėrbėnte Kosova e sotme. Nga nėnfiset kryesore tė dardanėve njihen galabrėt e thunatet. Zbulimet arkeologjike nė viset e Dardanisė dėshmojnė se kėta kishin arritur zhvillim ekonomik e shoqėrorė relativisht tė lartė qė nė kohėn e hekurit. Tė kėsaj kohe janė qendėrbanimet e para tė fortifikuara dhe marėdhėniet me Greqinė e me qytetet e mėdha tė bregdetiti tė Adriatikut Jugor. Nė shek. III p.e.r. nė Dardani u zhvillua jeta qytetare. Qytetet me rėndėsi dhe qendėr e madhe xehetare ishte Damastioni, qė ka prerė edhe monedha. Nė burimet e shkruara antike dardanėt pėrmenden relativisht vonė, sidomos lidhur me luftėrat kundėr maqedonasve. Si fis i fortė e luftėtarė, dardanėt pėrballuan pėr afėr dy shekuj pėrpjekjet e shtetit maqedon pėr t'i zgjeruar kufijtė drejt veriut nė kurriz tė Dardanisė. Nė shek. III p.e.r. dardanėt kishin krijuar mbretėrinė e tyre me dinastinė e Longarit dhe ishin bėrė njė fuqi politike e rėndėsishme e Ballkanit. Nė shek. II p.e.r. dardanėt bėnė njė qėndresė dhe luftė tė gjatė kundėr pushtuesve romakė. Pas pushtimit tė Dardanisė romakėt ndoqėn njė politikė shtypjeje tė egėr dhe shfrytėzuan intensivisht xehet. Me kėtė lidhet vendosje e njė kolonie romake nė Skup dhe ngritja e vendbanimeve tė vjetra dardane tė trevave xeherore nė rendin e municipit , si Ulpiana, Municipium DD etj. Dardanėt ruajtėn gjuhėn e shumė elemente tė kulturės materiale e shpirtėrore edhe nė shek. II-IV pas e.r. Ata i qėndruan asimilimit tė perandorisė romake dhe iu pėrgjigjėn me armė shfrytėzimit dhe shtypjes. Njihen nė histori kryengritėsit dardanė , tė quajtur Latronėt e Dardanisė. Nė antikitetin e vonė dhe nė mesjetėn e hershme Dardanėt vijuan tė ruajnė gjuhėn e kulturėn e tyre dhe morėn pjesė bashkė me ilirėt e tjerė nė formimin e popullit shqiptarė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 30-10-2004 mė 00:39
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  6. #6
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Dalmatėt (Delamtėt)

    Njė ndėr fiset e mėdha e tė njohura ilire, banorė tė pjesės Veriperendimore tė Ilirisė. Qė nga periudha mė e lashtė e deri nė shek. II p.e.r. trevat e tyre shtrihesin nė brendėsi, prapa vargamalit dinarik nė pllajat e Duvnos, Livnos e Gllamoēit, nė Bosnjėn e sotme Perėndimore. Pasi krijuan federatėn e tyre, u zgjeruan drejt brigjeve tė Adriatikut. Por nuk arritėn tė bėheshin fuqi detare dhe nuk i vunė nėn zotėrim ishujt e beregdetit tė Dalamcisė. Qytezat e tyre tė fortifikuara pėrkasin periudhės sė parė tė hekurit. Kryeqendra e tyre u bė Delmini. Delamatėt ishin njėri ndėr fiset ilire qė i bėnin qėndresė pushtimit romak dhe kanė zhvilluar njė varg luftėrash tė pėrgjakshme e kryengritjesh kundėr romakėve nė vitet 156-155, 119-117, 51-46, 39-37 p.e.r. Lufta e tyre mė e madhe kundėr pushtuesve romak lidhet me Kryengritjen Ilire tė viteve 6-9 e.r Dalmatėt ishin tė pėrmendur pėr blegtorinė dhe kishin tė zhvilluar zejtarinė tė lidhur me tė. Viset e tyre ishin tė pasura me pyje e xeherore dhe shquheshin pėr punimin e drurit. Mbeturinat e rendit fisnor u ruajtėn deri vonė te Dalmatėt, me kėtė shpjegohet pohimi i Strabonit se ata nuk pranonin monedha , u merrnin fiseve tė nėnshtruara drithė e bagėti si haraē dhe tokėn e ndanin njėherė nė 8 vjetė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 30-10-2004 mė 00:30
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  7. #7
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Pirustėt


    Fis ilir, banorė tė krahinės sė sotme tė Matit e tė Mirėditės. Deri mė 168 p.e.r. bėnin pjesė nė Mbretėrinė Ilire dhe pėrmenden nga Livi ndėr fiset qė mbetėn tė pavaruara pas shkatėrrimit tė saj nga romakėt. Pavarėsinė e ruajtėn edhe nė vitin 54 p.e.r. kur Cezari i detyroi tė paguanin njė dėmshpėrblim. Nė vitet 6-9 morėn pjesė nė kryengritjen e madhe ilire kundėr pushtimit romak nėn udhėheqejen e Batos sė Desidistėve dhe ishin ndėr tė fundit qė u nėnshtruan. pėr herė tė fundit pėrmenden nė shek. II tė e.r. nga Ptolemeu. Pirustėt pėrmenden si minatorė dhe pėr punimin e metaleve, e sidomos tė bakrit. Nė njė mbishkrim tė shek. III tė e.r. pėrmendet njė fshat i pirustėve, tė shpėrngulur nga romakėt nė zonat minerare te Dakise.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  8. #8
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Parthinėt

    Fis ilir, banorė tė trevės midis Bregut tė Matės dhe lumit Aps (Semanit). Nė perėndim kufizoheshin me tokat e Dyrrahut, nė Lindje me dasaretėt tek malet Polis-Kamje. Pėrmenden qė mė 229 p.e.r. nė kėtė trevė, duke zėvendėsuar emrin e taulantėve, si njė bashkėsi, nė kuadrin e shtetit ilir. Mė 229-205 p.e.r. kalojnė nė varėsinė e Romės, tė shtetit ilir tė Skerdilaidit dhe Maqedonisė. Mė 205 ngritėn krye kundėr sundimit maqedon dhe u rikthyen nė shtetin ilir, deri mė 172 p.e.r., kur i pushtoi pėrfundimisht Roma. Mė 48 dhe 39 p.e.r. ngritėn krye kundėr sundimit romak, por u shtypėn egėrsisht. Njė parthin Asin Epikadi, organizoi njė komplot pėr rrėzimin e Oktavian Augustit nė Romė. Hyjnia kryesore ishte Zeusi Parthin (Jupiter Parthinus). Qytetet mė tė pėrmendura ishin Partha e Brysaka. Ndėr qendrat qytetare tė parthinėve duhet tė kenė qenė ato ku janė rrėnojat e sotme tė zbukuara nė Zgėrdhesh, Dorėz, Pėrsqep, Belsh, Berat e Babunjė.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  9. #9
    Albanet

    Fis ilir nga i cili moren emrin e hershem shqiptaret. Permenden per te paren here si Albanoi ne shek. II te eres sone nga Ptolemeu i cili i vendos ne shpine te Dyrrahut deri tek malet Kandave (malet e Polisit) ne lindje brenda treves se banuar me pare nga fisi i Parthineve. Mendohet te jete i njejti fis me emrin e ri te perkthyer parthinoi = bardhinoi = albanoi. Qyteti kryesor i tyre ishte Albanopoli. Ne krahinen qendrore te banuar prej Albaneve ruhen ende toponime qe lidhen me emrin e ketij fisi, si : Arbana, fshat ne rrethin e Tiranes, Kroi Alban ne afersi te fshatit Zgerdhesh te rrethit te Krujes etj. Ne burimet historike te shek XI Albanet permenden nga Mihal Ataliati si dhe nga Ana Komnena, si pjesmarres aktive te ngjarjeve. Ne mesjete njihet dhe varianti Arban. Ka qene emri etnik i shqiptareve ne mesjete sic deshmon fakti qe kete emer e moren me vete shqiptaret e merguar ne Greqi (shek XIV) ne formen arvanit, ne Itali (shek XV – XVI) dhe ne Dalmaci (shek XVIII) ne formen arbereshe


    Ardiejte (Ardianet)

    Fis ilir, banore te krahines Ardia ne veriperendim te liqenit te Shkodres rreth gjirit te Rizonit e deri te lumi Narenta. Permenden ne shek. IV para eres sone lidhur me shfrytezimin e bujqve (300,000 prospelate) te varur ekonomikisht nga pronaret e tokave dhe me pas si detare te afte. Ne shek III para eres sone luftuan kunder dyndjes kelte. U perfshine ne mbreterine ilire deri me 168 para eres sone, kur me shkaterrimin e saj nga Roma dolen me vete. U pushtuan nga romaket me 135 para eres sone dhe ngriten krye me 44-43 e 35-33 para eres sone, prandaj Roma i shpernguli me force nga bregdeti ne brendesi, ne vise te ashpra. Permenden nga Straboni ne shek I eres sone si pakica te vogla. Ne historine ilire kane luajtur nje rol me te thjeshte sesa u eshte dhene nga disa historiane.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #10
    209,33333...% vlonjat Maska e GoAheadEagles
    Anėtarėsuar
    09-10-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    56
    ej kisha nje pyetje kam degjuar qe emrat perendive ua kane vene iliret dhe jo greket ,eshte e vertete apo jo?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •