Nje nga opinionistet e mi te preferuar, Ardian Klosi ka shkruar kete artikull kaq te bukur per Robert Shvarc, nje nga te preferuarit e tij. Intelektualet qytetare shqiptare jane ata qe i mungojne me teper Shqiperise. Shpresoj se nuk do te jete e larget dita per te patur perseri njerez te kalibrit te Faik Konices qe eshte i pari i ketij lloji ne historine moderne te Shqiperise.
Robert Shvarci i qytetėrimit tonė
Ardian Klosi
Personazhet kryesore tė viteve 60-70 nė Tiranė nuk kanė qenė tė shumtė. Dua tė them personazhet interesante, tė cilat nė njėfarė mėnyre mbushnin jetėn tonė qytetase, adoleshentė nė shpėrthim qė me padurim donim ta mbushnim jetėn tonė shpirtėrore. Dhe duke qenė se shumica e shtigjeve ishin mbyllur dhe vazhdonin tė mbylleshin (akti i fundit ndalimi i RAI-t, me pėrjashtim tė lajmeve, por pa papėn), aq mė tė pakta dhe legjendare bėheshin kėto personazhe. Vetė, qė kam qenė i thithur kryesisht nga librat, mė dukej sikur karakteret qė e popullonin Tiranėn deri aty nga vitet 80 ishin nė tė vėrtetė vetėm Skėnder Luarasi, Petro Zheji, Ismail Kadareja (pėr Lasgushin e dija se banonte vetėm nė Pogradec) dhe fare pak tė tjerė. Mes tė tjerėve, ai qė u bė shkak pėr kėto radhė, Robert Shvarci. Ishte po aq i veēantė sa tė tjerėt, po aq i karakterizueshėm (i vogėl, i zeshkėt, borsalino, cigare nė cep tė buzės, zakonisht i murrėtyer). Bile sot qė e mendoj pak mė thellė, kuptoj se Berti ishte njeriu mė qytetas qė kam njohur nga njerėzit e letrave. Ndėrkohė qė tė tjerėt ku mė pak e ku mė shumė e kishin njė lidhje me natyrėn, fshatin, Rilindjen, Berti nuk kishte asgjė tė tillė: ishte pėrkthyesi e poeti i qytetit par excellence. Kishte lindur e kaluar fėmininė nė Sarajevė, pastaj ishte shpėrngulur nė Shkodėr pėr tė ardhur mė nė fund nė Tiranė; po sishte aq shpėrngulja konkrete nė disa nga qytetet mė me emėr tė Ballkanit, por natyra e tij, ose ndoshta edhe pjesa hebreje e personalitetit tė tij qė e lidhte brez pas brezi me qytetin, poezinė e tė cilit daē nė shqipėrime daē nė poezi origjinale dhe nė vetė mėnyrėn e tė jetuarit e kėrkoi gjithė jetėn.
Brezit tonė, tė rritur nė periudhėn e shtypjes mė tė rėndė tė lirive themelore por njėkohėsisht edhe tė etjes mė tė madhe pėr kėtė liri dhe dritareve mė tė ēuditshme pėr tė shkuar atje i ka munguar nė tė vėrtetė kultura pop, ajo rrymė qė shndėrroi Perėndimin pikėrisht nė vitet 60-70 si kulturė proteste dhe rebelimi ndaj hierarkive tė ngulitura shoqėrore-familjare. Nė thelb, kultura pop qė arriti tė depėrtojė deri te ne, mbas mbylljes fantastike qė Enver Hoxha arriti ti bėjė Shqipėrisė pas vitit 1961, ishin Adriano Ēelentano dhe San Remo, Bitėlls (mė vonė dhe shumė mė vėshtirė), dy festivalet e ndaluara 2 dhe 11, Ushtari i mirė Shvejk dhe shqipėrimet e Robert Shvarcit, nė radhė tė parė Tre shokėt.
Njė amalgamė shumė e ēuditshme, pjesė qė njė mendje normale nuk arrin ti bashkojė dot, por qė njė vend kaq anormal sa Shqipėria, pėr mė tepėr nė periudhėn mė skizofrenike tė vet, arrin ti prodhojė. I quaj kulturė pop dhe kulturė proteste, sepse pikėrisht kėto ishin gjėrat qė deri-diku lejoheshin (si botime), por shprehin pikėrisht gjėrat qė neve na ndaloheshin: na ndalohej tė kėndonim dhe kėrcenim si Ēelentano, nda ndalohej tu flisnim oficerėve tė zborit siē u fliste Shvejku gjeneralėve tė rrjedhur tė Austro-Hungarisė, na ndalohej tė bėnim jetėn e kabareve dhe tė merrnim femra nėpėr shtėpi sikurse merrnin heronjtė e Remarkut. Nė kėtė kuptim edhe Shvarci ishte pėrfaqėsues i kulturės pop.
Gjendja skizofrenike e Shqipėrisė nuk mund ti heqė asnjė gram meritė punėtorit tė palodhur tė letrave Robert Shvarc, pėrkundrazi nė mes tė asaj gjendjeje ai ndihmoi qė skizofrenia shtetėrore tė mos kalojė edhe nė kokat tona si skizofreni individuale, duke na treguar me njė shqipe qė ishte aq e rrjedhshme dhe e folur sa gjuha e disa tė rinjve ēakėrrqejf te bar Kursali ose Kremlini, njė jetė normale, dashurinė, miqėsinė, vuajtjen dhe vdekjen nė njė qytet tė madh tė Perėndimit, shkurt lirinė.
Kjo ishte edhe menēuria e veēantė e Robertit: me instinktin e vet qytetas ai kuptoi se edhe nė Shqipėri ka qytetarė dhe se ata smund tė ngopeshin thjesht me klasikėt e letėrsisė botėrore, pa ēka se Homeri, Shekspiri, Servantesi, Balzaku e Tolstoi na vinin shqip pėrmes penash mjeshtėrore, por kishin nevojė pėr njė letėrsi tė qyteteve tė kohės, pa le tė mos ishte Remarku nė kalibrin e Gėtes dhe Fojhtvangeri nė atė tė Tomas Manit. Kėshtu erdhi puna qė pėrkthimet e Robertit, jo vetėm ato tė botuarat si Tre shokė, Novelat e Cvajgut ose Ēifutja e Toledos, por edhe ato qė i mbetėn dorėshkrim si Asgjė tė re nga fronti i perėndimit ose Harku i Triumfit u bėnė hite tė vėrteta, tė kalonin dorė mė dorė sikur tė ishin samizdat, literaturė e hapur kundėr regjimit. Kėtė guxim nė zgjedhje e shoqėroi, siē e pėrmenda, me guxim gjuhėsor, duke pėrdorur zhargonin e tė rinjve kryeqytetas nė librat e shqipėruara, edhe mė parė se ta bėnte kėtė bie fjala Kadareja; shumėkush e pėrēmoi atėkohė si zhargon, ama ishte qytetas dhe kjo e dyta i bėnte Bertit njė nder tė veēantė. Sepse nėnteksti ishte: kjo gjuhė qenka jo pak e aftė tė shprehė edhe situatat e night-clubeve dhe trotuareve tė ndriēuara me neon, edhe degjenerimin e ėmbėl tė mashkullit nė prehėrin e femrės mbasi ka pirė gota tė panumėrta konjaku ose kalvadosi, qė dashur pa dashur e projektonin Berlinin e viteve 20-30 nė Tiranėn e shkretė qė jetuam.
Theksova deri kėtu ndoshta vetėm njėrėn anė tė personalitetit tė Robert Shvarcit (pikėrisht atė qė e bėri tė famshėm) si shqipėrues dhe njeri i letrave. Por tė mos harrojmė qė ka pėrkthyer me mjeshtėri edhe poezi klasike nga Gėteja (Mbreti i pyllit, Kėngėtar) apo Hajneja (Gjermania. Pėrrallė dimri), e sidomos drama e kėngė nga Bertolt Brehti, pėr tė ardhur te pėrkthimet mė tė vona nga Hajnrih Bėli e Garsia Markezi ose shqipėrimi i jetės sė tij, siē e quante, vepra qė pėrshkruan kalvarin e popullit ebre, Ekasod i Leon Urisit, tė cilin gati e mbaroi deri sa mbylli sytė vjet nė pranverė.
Ėshtė njė jetė, njė fat e njė personalitet kaq i veēantė sa meriton pa dyshim njė monografi, sė paku njė studim karakteri. Neve qė e kemi njohur e kemi punuar pėrditė me tė na vjen shumė hidhur qė sjeton mė, sepse kishte shumė pėr ti zbuluar sė afėrmi qė nuk ia zbuluam dot, megjithėse qe aq i ēiltėr; ishte nga ata njerėz qė lėnė vepėr tė ngjashme me atė tė njė mozaiku qė duhet ti rrish larg pėr ti kuptuar trajtat dhe vlerat e pra duhet tė tė ndajė, pėr fat tė keq, vdekja. Pėr bindjen time personaliteti i Bertit ka ėshtė pasqyrė e njeriut tė ardhshėm: jo vetėm qytetar por edhe kozmopolit, anacionalist, shumėkulturėsh. Janė tė pakėt, edhe sot, njerėzit qė bartin nė vete dy e mė shumė nacionalitet, dy e mė shumė kultura, dhe tė mos e shpėrfillin apo edhe ta fshehin njėrėn nga kėto pėrbėrėse. Kurse Berti, nė gjithė jetėn e tij (me veprėn, jo me shpallje) ishte krenar pėr tė gjitha kulturat dhe prurjet qė ishin thurur nė atė qėnie tė vogėl pėrgjithėsisht tė nxehur: krenar qė ishte ebre, krenar qė ishte shqiptar dhe prej Shkodre bile, krenar pėr prejardhjen bosnjake, madje krenar edhe qė ishte nga ebrejtė sefarditė dmth. tė Spanjės deri nė shekullin e 15.
Kėto anė tė ndryshme tė personalitetit tė tij e bėnė pra edhe tė shkruante si shkodran tingėllima aq tė bukura pėr Shkodrėn (nė gegėnisht), si fėmijė i dikurshėm boshnjak elegji aq tė ndjera pėr Sarajevėn, si pasardhės i sefarditėve ta pėrkthejė aq bukur Ēifuten e Toledos, si ebre qė humbi pjesėn mė tė madhe tė familjes nė kampet naziste tė pėrqendrimit tė bėjė njė pėrkthim titanik me Eksodin, por sollėn edhe satirėn therėse antihitleriane tė Brehtit dhe Tuholskit, pėr tė ardhur pastaj te pėrkthimet e tij qytetare-kozmopolite, ku ėshtė e kotė tė kėrkosh nacionalitete e kultura tė veēanta, nga Remark, Bėl, Markez etj.
Shumė vepra, shumė autorė, sa nuk tė del vendi ti numėrosh. E pastaj tė pėrfytyrosh se ia shfrytėzuan deri nė palcė talentin pėr gjuhė duke e vėnė tė pėrkthejė nė gjermanisht veprat e Enverit, lajmet e pėrditshme nė Radio pėr sukseset e kooperativave bujqėsore dhe gjithfarė marrėzirash tė tjera, pėrfshi letėrsinė e realizmit socialist nga shqipja nė gjermanisht. Veprėn qė i dekantoi pas njė jete nė mundim por edhe me dritė tė fortė kur kujton popullaritetin qė gėzonte, e ka shkruar ndoshta nė 5-10% tė kohės sė tij efektive tė punės.
Tani qė nuk ėshtė mė vėmė re se edhe ky dekantim qenkėsh mjaft i madh, e qė ka njė kuptim tė thellė, pasi tregon nė fund tė fundit historinė e njė qytetėrimi qė vėrtet ėshtė i ri, por qė ėshtė megjithatė... qytetėrim.
Krijoni Kontakt