Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 6 prej 6
  1. #1
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,056

    Festivali i 11-tė nė RTSH

    Duke ngritur siparin e Festivalit tė 11-tė.


    Nga Skifter Kėlliēi.

    Revolucioni qė solli Todi Lubonja nė RTVSH
    Qė nė ditėt e para tė punės si drejtor i RTVSH-sė, Todi Lubonja, mbaj mend, na bėri mbledhje ku theksoi se detyrat tona nė kohėn qė programet e televizioneve tė huaja, kryesisht italiane dhe jugosllave, shiheshin lirshėm nė pjesėn mė tė madhe tė vendit, ishin shumė tė mėdha. Duhej ngritje profesionale, intuitė, fantazi, punė kėmbėngulėse. Tė mos harrojmė se atėherė e deri mė 1990, TVSH-ja transmetonte jo mė shumė se 4-5 orė nė ditė dhe tė dielave, duke pėrfshirė dhe kohėn e mesditės, edhe 2-3 orė tė tjera. Ai dha mendime interesante edhe pėr njė harmonizim tė programeve tė Radios, duke vėnė theksin se ajo mė shumė duhej tė fliste sesa tė lexonte.
    Menjėherė, gjatė majit tė vitit 1972, u transmetuan pėr herė tė parė kėngėt e Festivalit Evropian tė porsazhvilluar nė Dublin, tė cilat Thanas Nano mė parė i kishte ndaluar kategorikisht jo mė tė transmetoheshin, por edhe tė dėgjoheshin nėpėr studio. Sipas modelit tė RAI-t u unifikua redaksia e informacionit tė Radios me atė tė Televizionit, qė t’i jepte hov tė ri pasurimit tė ndėrsjelltė tė ngjarjeve nė vend; u lidh njė kontratė me Vis -Njuzin, njė agjenci ndėrkombėtare qė shpėrndante informacione tė filmuara nga tėrė bota; nisėn tė regjistroheshin lajme nga RAI, qė i dhanė tjetėr fytyrė revistės televizive, deri atėherė shumė e varfėr me informacione tė ilustruara nga bota e jashtme. Me propozimin tim, nisi transmetimi i ndeshjeve ndėrkombėtare tė marra nga televizionet e huaja; u transmetuan edhe Lojėrat Olimpike tė Mynihut. Tė gjitha kėto ngjallėn interesim tė jashtėzakonshėm te teleshikuesit nė tė gjithė vendin. Mė kujtohet se si pas transmetimit tė ndeshjeve tė para tė fazės finale tė Kampionatit Evropian tė zhvilluar nė Belgjkė, sportdashės nga Elbasani, tė pėrfaqėsuar nga pedagogu i njohur i kulturės fizike qysh nė vitet ‘30 nė Normalen e kėtij qyteti, solli nė emėr tė tyre njė fletė-falenderimi pėr kėto transmetime nė gjuhėn shqipe, qė zgjeronin kulturėn e sportdashėsve, aq mė tepėr qė stacionet e huaja nuk shiheshin nė Elbasan dhe nė qytete tė tjera tė Shqipėrisė.
    Veē tyre nisėn tė pėrgatiteshin emisione tė tjera, ku ndihej njė fllad i ri, me aq sa lejonin kushtet e censurės komuniste, tė cilat ndiqeshin me interes nga teleshikuesit.
    Mbi tė gjitha, Todi Lubonja qėndronte shumė pranė krijuesve, bisedonte me ta lirshėm, nuk harronte tė pėrgėzonte personalisht ata qė bėnin emisione tė mira, ose, kur nuk kishte mundėsi t’i takonte, i falenderonte me telefon. Ishte krijuar kėshtu njė mjedis i shpenguar dhe periudha e drejtimit tė RTVSH-sė nga Thanas Nano, cilėsohej si periudhė e zymtė, ku ēdo punonjės, sa shihte drejtorin tė dukej nė korridoret e kėtij institucioni, largohej si tė mundej, duke u shprehur: “Kujdes, po vjen Thanasi!...”.
    A thua Todi Lubonja i bėnte tė gjitha kėto shndėrrime nga koka e tij? Nė asnjė mėnyrė! Qė ishin propozime tė tij, ose tė tė krijuesve tė RTVSH-sė, kjo, siē e pamė, nuk vihet nė dyshim. Por, duke e parė Todi Lubonjėn tė shoqėrohej me Ramiz Alinė, ose me Pirro Kondin, asokohe anėtar i Komitetit Qendror dhe drejtor i Drejtorisė sė Propagandės nė KQ-sė, tė krijohej menjehėrė bindja se kėto ishin veprime pas konsultimeve me ta. Madje, siē mė ka thėnė vetė Todi Lubonja, ai, pasi mori pėrgėzime nga njė prej udhėheqėsve mė tė lartė tė Partisė dhe shtetit pėr transmetimin e ndeshjeve ndėrkombėtare tė futbollit, pėr tė cilat shkrova mė sipėr, i propozoi atij tė transmetoheshin nga TVSH-ja edhe Lojėrat Olimpike tė Mynihut dhe gjeti miratimin e plotė tė tij.
    Jo vetėm kaq, por nė njė mbledhje nė KQ, ku diskutoheshin probleme tė ngritjes sė cilėsisė sportive nė shtypin tonė, Pirro Kondi u shpreh se transmetimi i tėrė programit tė Lojėrave Olimpike kishte ngjallur nje farė ndrojtje te udhėheqja, sepse jo tė gjithė teleshikuesit mendohej se do tė ishin tifozė, por reagimi nga poshtė, gjithnjė sipas fjalėve tė tij, kishte qenė shumė i mirė.
    Todi Lubonja nuk u mjaftua vetėm mė kaq. Ai nxiti qė grupe redaktorėsh dhe regjisorėsh tė shkonin jashtė shtetit, sidomos nė vendet e Lindjes dhe tė blinin filma artistikė dhe dokumentarė, nė mėnyrė qė tė pasuronin programet e TVSH-sė, ende tė varfra nė kėtė drejtim. Gjithashtu, nisi edhe regjistrimi i filmave dhe i programeve tė tjera nga RAI.
    Pėr tė pasur njė ngritje edhe mė tė madhe profesionale, u nėnshkruan kontrata me televizione tė huaja edhe pėr specializimin e kuadrit krijues, sidomos teknik. Pėrsėri me kėmbėnguljen e drejtorit tė ri, u tėrhoqėn nga Kinostudioja “Shqipėria e re”, nga Universiteti, nga Instituti i lartė i Arteve etj., kuadro shumė tė aftė, ardhja e tė cilėve do tė ndihmonte edhe mė shumė nė ngritjen cilėsore tė programeve, veēanėrisht radiotelevizive. Pėr kėtė qėllim erdhi nė Televizion edhe regjisori i talantuar, Mihal Luarasi, i cili kishte pasur bashkėpunim tė ngushtė me Todi Lubonjėn qė nė Korēė. (Siē e pamė nė pjesėn e parė tė kėtij cikli, ishte Lubonja qė kishte aprovuar vėnien nė skenė nga Luarasi tė dramės “Njollat e murrme”, fituese e ēmimit tė parė nė Festivalin Kombėtar tė Teatrove profesioniste, dramė qė mė pas, siē kemi thėnė, u cilėsua si antisocialiste nga Enver Hoxha. Dhe nė fakt, ndonėse pa pėrvojė nė televizion, Luarasi, diplomuar nė Hungari si regjisor teatri, nisi me vrull djaloshar tė punonte nė TV, me tė cilin falė dhuntive u ambientua menjėherė. Tė gjitha kėto ishin masa tė domosdoshme pėr t’i dhėnė RTVSH-sė njė hop edhe mė tė madh cilėsor. (Mirėpo, siē do tė shohim mė poshtė, pėrpjekje tė tilla do tė cilėsoheshin si shkelje tė vijės sė Partisė nga diktatori Hoxha).

    Duke harruar censurėn dhe autocensurėn
    Nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe: Festivali i 11-tė i Kėngės nė RTVSH, nuk mund t’i shmangej kėsaj fryme qė po flladiste programet radiotelevizive. Ai pėrkonte me 10-vjetorin e krijimit tė festivaleve, (dhjetor 1962) tė cilėt priteshin me njė interesim tė jashtėzakonshėm nga teleshikusit, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Kosovė dhe trojet shqiptare nė Malin e Zi. Siē e pamė, Festivali i Dytė (dhjetor 1963), ishte goditur nga diktatura pėr shfaqje tė huaja, qė nga drejtuesit deri te shumė kėngėtarė. Kjo goditje solli si pasojė qė tė shkarkohej shefi i redaksisė sė muzikės, kompozitori i njohur, Abdulla Grimci, njė ndėr ideuesit e festivaleve, pėr t’u zėvendėsuar nga njė gazetare,e cila, sado e aftė nė kėtė profesion, kishte njohuri shumė tė kufizuara nė fushėn e muzikės. Vėrejtje tė rėndė mori edhe Petro Kito, nėndrejtori i Radios qė mbulonte programet muzikore. Duhej tė ndėshkohej edhe Thanas Nano, drejtori i pėrgjithshėm, por ai u justifikua, sepse ditėt e zhvillimit tė Festivalit tė Dytė u ndodh nė njė konferencė ndėrkombėtare qė mbahej nė Varshavė dhe asistoi nė festival vetėm ditėt e fundit, thua se ai ishte organizuar e zhvilluar vetėm gjatė ditėve tė qėndrimit tė tij jashtė shtetit. Goditja qė pėsoi Festivali i Dytė, solli si pasojė qė festivalet e tjera t’i nėnshtroheshin njė censure dhe autocensure nga vetė krijuesit dhe tė mbizotėronin kėngė tė punės, tekste tejet tė politizuara, me melodi ku i mėshohej vetėm mbėshtetjes nė tabanin popullor. Kjo ndodhi sidomos pas vitit 1966, kur nė Shqipėri, nėn ndikimin e Revolucionit Kulturor Kinez, arti dhe letėrsia u vunė nėn njė trysni tė paparė, ashtu si dhe vetė jeta e mbushur me qarkullimet e kuadrit, luftėn pėr zhdukjen e kishave dhe xhamive, pra, tė besimeve fetare, pėr krijimin e njeriut tė ri, qė duhej tė lartėsohej nė ēdo fushė tė jetės, sidomos nė art dhe letėrsi. Kuptohet se edhe festivalet e kėngės nė Radio dhe pas vitit 1965 dhe nė TV, nuk mund t’i shpėtonin kėsaj trysnie mizore.

    Tė gjithė duke parė RAI-n
    Mirėpo, ndėrkohė, kishte nisur njė erė tjetėr. Puna kishte arritur deri aty sa komitetet e partisė nė Tiranė e rrethe, nė mungesė tė televizorėve, tė rekomandonin qė njerėzit tė shkonin nė qendra pune e prodhimi, ku punonin tė afėrmit e tyre, pėr tė parė Festivalin e San Remos tė vitit 1972...
    Nuk mjaftonte vetėm kjo, por kryeministri, Mehmet Shehu, i njohur pėr prirjet e tij dogmatike, sidomos ne fushėn e artit, tė urdhėronte UEM-nin,(Uzinėn Elektromekanike nė Durrės), qė televizorėve nė shitje tė mos u hiqej njė pjesė, qė mundėsonte tė shiheshin programet e kanalit tė dytė tė RAI-t.
    Nė kėto rethana nisi tė pėrgatitej edhe Festivali i11-tė i Kėngės nė RTVSH. Ėshtė e kupueshme se, pėrderisa nė letėrsi dhe artet tona kishte filluar njė periudhė tjetėr, kuptohet mbrenda kėrkesave tė rrepta tė pėrligjura nga Partia,kjo nuk kishte si tė mos tė ndikonte edhe nė kėngėt e zgjedhura pėr tė konkuruar nė kėtė festival, nuk kishte si tė mos ndikonte edhe nė tekstet qė tani kishin njė ngritje edhe mė tė madhe cilėsore, me njė fjalor mė tė pasur figurativ e larmi tamash, ku, doemos do tė mbizotėronte tema e dashurisė, sė cilės populli ynė tradicionalisht i kishte kėnduar. Jo vetėm kaq: edhe paraqitja e jashtme e e festivalit, qoftė dekori, qoftė edhe veshjet e kėngėtarėve e drejtuesve, duhej tė kishin njė ndryshim tė dukshėm. Nuk kishte asgjė pėr t’u ēuditur. Fėmijėt e udhėheqėsve, qė nga ata tė ministrave, deri tek ata tė Komitetit Qendror, madje edhe tė Byrosė Politike, visheshin sipas katalogėve tė ardhur nga jashtė. Me gjithė kushtet e vėshtira ekonomike, kėtė pėrpiqeshim ta bėnim edhe ne, asokohe te rinj. E pse kjo veshje e re tė mos paraqitej nė festivalin e 11-tė?

    Njė festival sipas modės
    Mbaj mend se njė muaj para festivalit kisha qepur njė xhaketė blu me kopsa metalike tė cilėn e kisha kombinuar me njė palė pantallona tė hirta. Njė xhaketė tė tillė do tė vishte edhe drejtuesi, Bujar Kapexhiu gjatė tre netėve tė Festivalit tė 11-tė. Doemos, partnerja e tij, aktorja e njohur Edi Luarasi, do tė kishte veshje edhe mė tė larmėt. Po kėshtu edhė kėngėtarėt e kėngėtaret e tjera. Por edhe formula e zhvillimit tė Festivalit tė 11-tė do tė kishte ndryshime.Veē jurisė qendrore nė sallė, do tė kishte edhe juri nė qytete tė tjera, tė cilat, me anė te lidhjeve telefonike qė do tė bėnin drejtuesit, do tė krijonin larmi dhe do tė pėrcaktonin mė drejtė kėngėt fituese tė kėtij festivali. Tė gjitha kėto nėn regjinė e studiuar mirė tė Mihal Luarasit dhe, pėr mė tepėr, me sugjerimet e Nefo Myftiut, drejtoreshės sė Radios, qė mbikėqyrte sektorin e muzikės, e cila siē e thamė ishte e shoqja e njė anėtari tė rreptė tė Byrosė Politike, ish-ministėr i Arsimit, qė kishte mbuluar e mė pas do tė mbulonte si zėvendėskryetar i Kėshillit tė Ministrave edhe kulturėn dhe i cili, pėr mė tepėr, ishte nė atė kohė edhe sekretari i parė Komitetit tė Partisė sė rrethit tė Tiranės. Po tė marrim parasysh se Todi Lubonja ishte edhe shok i ngushtė i Ramiz Alisė, kuptohej se Festivali i 11-tė nuk duhej tė kėrcėnohej nga ndonjė rrezik, ose nga ndonjė shkarje nga mėsimet e partisė dhe shokut Enver. Mirėpo nuk do tė ndodhte kėshtu.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 21-10-2004 mė 09:06

  2. #2
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,056

    Si u pėrgatit uragani kundėr Festivalit tė 11-tė.

    Festivalet e kėngės nė RTVSH janė zhvilluar gjithnjė nė gjysmėn e dytė tė muajit dhjetor, duke i dhėnė edhe mė shumė ngjyrime festės sė Vitit tė Ri, e cila, edhe pse nė kushtet shumė tė rėnda ekonomike qė pėrkeqėsoheshin nga viti nė vit, prapėseprapė pėrbėnin gėzim mbarėpopullor. Nuk bėnte pėrjashtim edhe ky festival. Kėngė tė reja, melodi tė reja, interpretim i ri: pra tė papritura. Prej kėtij festivali priteshin mė shumė se kurrė tė tilla.

    Festivali ndiqet nga Ramiz Alia dhe Fadil Paērami
    Provat e pėrgjithshme tė tij u ndoqėn jo vetėm nga tė dėrguar tė Komitetit Qendror, por edhe nga Fadil Paērami, sekretar i K.Q. pėr probleme ideologjike, e, mbi tė gjitha, nga Ramiz Alia, anėtar i Byrosė Politike dhe sekretar i K.Q. Siē kujton Todi Lubonja, Ramiz Alia e miratoi festivalin, por nė fund tė provave tė pėrgjithshme, tha, pak a shumė si me tė qeshur: "Mos ka karamele tė veshura me helm nė kėtė festival?..." Vetėm kaq.

    Kėngėt dhe atmosfera e shpenguar e festivalit
    Festivalin, me dirigjent Zhani Cikon, me kompleksin e vogėl nga Gaspėr Ēurēia, dhe grupin e kitaristėve nga Alfons Balliēi, e hap kėngėtari Zija Saraēi, me kėngėn "Sonte ju takoj tė gjithėve". Pastaj Justina Aliaj kėndon kėngėn "Nė ekranin e televizorit". Kėndohet kėnga "Udhėt janė tė bukura" nga Lindita Sota. Pastaj Liljana Kondakēi kėndon "Mozaik tingujsh, mozaik ngjyrash"... Natėn e dytė kėndohen tė njėjtat kėngė, por me ndryshimin se kėnga e fundit e natės sė parė, kėndohet e para e kėshtu me radhė. Dhe ja njė e papritur: Vaēja legjendare, duke kėnduar kėngėn "Natėn vonė", tė Daisė, befas e lė atė pėrgjysmė... Natėn e tretė finale njė tjetėr e papritur. Drejtuesja e shkathėt, Edi Luarasi, kur fton Vaēen pranė mikrofonit, e ngacmon si me tė qeshur: "Tani,Vaēe, do tė na kėndosh njė kėngė e gjysmė" dhe salla shpėrthen nė duartrokitje. Vazhdojnė kėshtu nė kėtė atmosferė tė shpenguar tė kėndohen kėngė tė tjera. "Vajza dhe kompozitori" nga Suzana Qatipi, "Rruga e Dibrės" dhe "Vajza e qelqtė" nga Sherif Merdani, "Kur dėgjojmė zėra nga bota" nga Franēesk Radi, "Kėnga e studentėve", nga Bashkim Alibali. Pastaj, me anė tė lidhjeve telefonike nis votimi i jurive nėpėr rrethe. Duket se do tė fitojė kėnga "Udhėt janė tė bukura", kėnduar nga Lindita Sota dhe kompozuar nga Agim Krajka. Mirėpo kur juria e Tiranės i jep 101 vota kėngės "Erdhi pranvera" tė Pjetėr Gacit, kėnduar nga Tonin Tėrshana. Tė pranishmit nė sallė, por edhe teleshikuesit, mbeten tė habitur. Pikėrisht kjo ėshtė kėnga fituese e Festivalit tė 11-tė. Pastaj Edi dhe Bujari bėjnė shaka me Agim Krajkėn, duke e quajtur pėrjetėsisht fitues tė ēmimeve tė dyta dhe tė treta, edhe kėtė radhė kur po e prekte ēmimin e parė.

    Konservatorėt kritikojnė veshjet
    Festivali, nė pėrgjithėsi, u prit mirė. Natyrisht pati edhe vėrejtje pėr kėtė ose atė kėngė, pėr kėtė, ose atė kėngėtar, siē ndodh jo rrallė nė shfaqje tė tilla. Por duhet tė jem i hapur me lexuesit, pati vėrejtje nga njė pjesė e teleshikuesve, ose edhe tė atyre qė e ndoqėn festivalin nė sallė, pėr paraqitjen e jashtme. Pra, e vėrteta ėshtė qė pėr paraqitjen e jashtme, kryesisht pėr veshjen e kėngėtareve, me fustane tė gjata, vathė e unaza nėpėr gishtėrinj, shumė nga teleshikuesit, kryesisht ata konservatorė, tė shfaqnin pakėnaqėsi. Por, duke u nisur nga fakti se veshje tė tilla, siē thamė, kishin nisur tė shiheshin edhe nėpėr shėtitoret e Tiranės, aq mė tepėr nga fėmijėt e udhėheqėsve, kjo nuk bėri pėrshtypje aq tė madhe te pjesa tjetėr, shumė mė e madhe.

    Asnjė sinjal nga lart
    Ato ditė nė mjediset e RTVSH-sė gjithēka dukej normale. Asnjė sinjal nga lart. E, pėr mė tepėr, nga i madhi fare. Mė 31 dhjetor Todi Lubonja uronte ēdo punonjės qė takonte nėpėr zyra e korridore. Pėr mė tepėr, gjatė natės sė Vitit tė Ri u transmetuan nga TVSH-ja kėngėt e natės sė tretė tė Festivalit tė 11-tė... Madje pėr kėtė festival u botua mė 30 dhjetor edhe njė artikull nė "Drita" qė vlerėsonte nivelin e tij artistik.

    Sulmi i fshehtė i Enver Hoxhės ndaj Festivalit tė XI
    Erdhi, pas Vitit tė Ri, edhe dita kur Todi Lubonja mblodhi si zakonisht krijuesit pėr tė dhėnė orientimet kryesore pėr planet e muajit shkurt. Atė paradite, 10 janar 1973, para se tė mbyllte kėtė mbledhje, Todi na tha se do tė na lexonte njė fragment nga diskutimi qė Enver Hoxha kishte mbajtur njė ditė mė parė nė mbledhjen e Presidiumit tė Kuvendit Popullor me titull "Zhvillimi i letėrsisė dhe arteve bėhet nė luftė kundėr ēdo ndikimi tė huaj ideologjik". Diktatori kishte gjetur rastin qė nė kėtė mbledhje, ku ishte paraqitur raporti i Komitetit Ekzekutiv tė Kėshillit Popullor tė rrethit tė Tepelenės, tė diskutonte pėr... artin. Me marifet, duke folur pėr Tepelenėn, populli i sė cilės "tėrė jetėn ka kėnduar dhe vallėzuar nė mėnyra tė ndryshme", ai prekte TVSH-nė: "Njė mėsuese mė shkruan se kur u thotė nxėnėsve se si duhet tė kenė paraqitjen e si duhet tė sillen, kėta i pėrgjigjen: "Ju, shoqja mėsuese, na thoni tė jemi tė sjellshėm, me paraqitje tė rregullt, por ne shikojmė se nė televizor dalin njerėz me veshje e me flokė e pamje qė ju na i keni kritikuar. Mirėpo, ato qė shfaqen nė televizor janė zyrtare". Jo, shokė, kėto gjėra nuk janė zyrtare, por kontrabandė." (Enver Hoxha,Vepra 50,faqe 4-5,1986).
    Todi Lubonja i lexoi qetėsisht kėto fjalė, dhe po qetėsisht na kėshilloi qė t'i kishim mirė parasysh kėto vėrejtje me vend tė shokut Enver. Asgjė mė shumė. Dhe unė e shokėt e mi krijues, tė pranishėm nė kėtė mbledhje, kurrė nuk na shkonte ndėrmend nė ato ēaste se ēfarė fshihnin nė vetvete ato pak fjalė pėr Todi Lubonjėn dhe RTVSH-nė.

    Shenjat e para tė stuhisė
    Ndėrkohė nė ditėt e para tė shkurtit Todi Lubonja mbushi 50-vjeē. Nėse mė 1966, 50-vjetori i Thanas Nanos, ku kam qenė edhe unė i pranishėm, ishte festuar nė njė mbledhje me praninė e gjithė kolektivit dhe ku ministri i atėhershėm i Arsimit, Thoma Deljana, nė emėr tė K.Q. tė PPSH-sė dhe tė qeverisė i kishte dorėzuar njė dekoratė tė lartė tė akorduar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, pėrvjetori i Todit u kremtua ndryshe: Nė sallėn e pritjes sė TVSh-sė, erdhėn Adil Ēarēani, anėtar i Byrosė Politike tė K.Q. dhe zv.kryetar i Kėshillit tė Ministrave, shoqėruar nga dy shokėt e tij tė ngushtė, Agim Mero, anėtar i K.Q. dhe shkrimtari i shquar, Ismail Kadare. Me kėtė rast Todi Lubonja u dekorua me njė nga urdhrat mė tė lartė, akorduar nga Presidiumi Kuvendit Popullor, ku vihej nė dukje ndihmesa e madhe qė kishte dhėnė ai, si gjatė Luftės Nacional-Ēlirimtare dhe gjatė periudhės sė ndėrtimit tė socializmit nė tė gjitha detyrat qė e kishte ngarkuar Partia. Madje, atė ditė atij i bėnė vizitė me kėtė rast nė shtėpi udhėheqėsit mė tė lartė tė partisė dhe tė qeverisė, duke pėrjashtuar Enver Hoxhėn. Pėrse kėshtu?... Kishte njė arsye: Nė gazetėn "Zėri i Rinisė", qė nga data 23 janar kishin nisur tė botoheshin letra nga tė rinj tė vendit tonė qė bėnin vėrejtje pėr Festivalin e XI tė Kėngės nė RTVSH. Kuptohet se kėto letra ishin tė kurdisura, qė tė dėshmonin se ishin pikėrisht tė rinjtė, pra, populli qė e shtynte udhėheqėsin tonė tė madh tė merrej serozisht me ato qė kishin ndodhur nė RTVSH. Themi tė kurdisura, po tė marrim parasysh se ato u botuan kur kishin kaluar mė shumė se tri javė nga zhvillimi i Festivalit tė 11-tė, (22-24 dhjetor 1972)

    Megjithė kritikat, dukej se gjithēka do tė mbyllej me aq
    Sidoqoftė, mė 11 shkurt, mė sė fundi nė gazetėn "Zėri i Popullit" u botua njė artikull i rreptė kritik kundėr Festivalit tė XI. (Edhe ai me porosi nga lart). Gjendja po bėhej mė shqetėsuese. Ato ditė nė sallėn e madhe tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve u organizua njė mbledhje, ku pėrsėri me njė frymė shumė kritike u analizuan tė metat e dukshme tė festivalit, njė pjesė e mirė e kėngėve tė tė cilit, pėrshkohej nga ndikime tė dukshme tė muzikės dekadente, larg traditės mė tė mirė tė kėngės shqiptare, mbėshtetur nė tabanin popullor. Megjithatė, mbaj mend se pas pėrfundimit tė kėsaj mbledhjeje, anėtari i K.Q., Pirro Kondi, qė ishte i pranishėm nė mbledhje, e mori pėr krahu regjisorin Mihallaq Luarasi dhe bisedoi pėrzemėrsisht me tė. Sipas kujtimeve tė Todi Lubonjės, edhe Ramiz Alia vazhdonte t'i qėndronte afėr shokut tė tij tė fėmijėrisė duke u pėrpjekur ta qetėsojė, madje edhe nė shėtitje nė malin e Dajtit, duke i thėnė se me kėto vėrejtje gjithēka do tė mbyllej.

    Ēėshtja bėhet papritur serioze
    Rastėsisht 7 mars 1973 jam ndodhur nė zyrėn e Todi Lubonjės pėr tė biseduar pėr probleme sportive dhe e kam parė tek po bisedonte ngrohtėsisht nė telefon me Vito Kapon pėr njė intervistė qė ajo do tė jepte me rastin e 8 marsit, festės sė grave, nė RTVSH. Toni i bisedės dukej i qetė. E tė mos harrojmė se Vito Kapo ishte e shoqja e Hysni Kapos, dorės sė djathtė tė diktatorit. Ndėrkohė, u vu nė shėnjestėr edhe Fadil Paērami, sekretar i Komitetit tė Partisė sė Rrethit tė Tiranės. Dhe kjo, sepse ai ishte shprehur se nuk mbante pėrgjegjėsi pėr Festivalin e XI, ngaqė RTVSH-ja ishte nė varėsinė e K.Q. Mirėpo, pas botimit tė letrave tė tė rinjve nė "Zėrin e Rinisė", erdhi 15 marsi, dita kur nė mbledhjen e pėrgjithshme tė komunistėve tė aparatit tė K.Q., tė Partisė pėr dhėnie llogari dhe zgjedhje, Enver Hoxha sulmoi hapur Fadil Paēramin me fjalėt: "Kėta shokė duan qė ne tė pohojmė se liberalizmi nuk qenka armiku kryesor. Kjo ėshtė teza e armikut. Ne bėjmė pyetjen: "Ju jeni me tezat e Partisė, apo me tezat e armikut?" (Enver Hoxha, Vepra 50, faqe 297, 1986). Nuk e pėrmendte me emėr Todi Lubonjėn, por ishte e qartė se edhe atė tashmė e kishte shtėnė nė orbitėn e tij.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,056

    Organizatorėt e Festivalit para gjyqit.

    Rrokullisja kaq e thiktė e ngjarjeve pas Festivalit tė 11-tė, pėrkoi edhe me botimin e romanit “Dimri i vetmisė sė madhe”, tė shkrimtarit tonė tė madh, Ismail Kadare. Siē ishin kurdisur “letra” kundėr Festivalit tė 11-tė, ashtu kishte pasur raste tė kurdiseshin letra edhe pėr romanin “Dimri i vetmisė sė madhe”, qoftė edhe nga titulli, ky nuk tingėllonte mirė. Shqipėria nuk ishte vetėm. Me tė ishte tėrė proletariati botėror, ishin vėllezėrit kinezė. Dhe Kadareja, siē dihet, u shtrėngua ta ripunonte romanin. Por, sidoqoftė, figurat e Aranit Corrajt, ish-punonjės nė Ministrinė e Brendshme, dhe tė shefit tė kuadrit tė gazetės qendrore tė partisė, figura shumė negative, qė sollėn reagim tė madh nė mjediset e Sigurimit tė Shtetit, ku e kishin halė nė sy shkrimtarin tonė tė madh e tė zgjuar, nuk i luajti fare. Sulmit ndaj Festivalit tė 11-tė tashmė i bashkangjitej edhe sulmi kundėr “Dimrit tė vetmisė sė madhe”. Mirėpo, nėse Kadareja kishte mundėsi ta shpinte romanin nė atė rrjedhė qė donte censura, ēfarė mund tė bėnte tani Todi Lubonja qė vihej para organizatės sė partisė sė RTVSH-sė, ose, mė saktė, para rreth 100 komunistėve, nga Radioja e Brendshme, Radioja e Jashtme, TV-ja, Drejtoria Teknike dhe administrata? Ai nuk kishte asgjė qė mund tė korrigjonte, ai veēse duhej tė jepte llogari. Mė kujtohet ajo ditė fundmarsi e vitit 1973, kur tėrė komunistėt e institucionit tonė u futėn nė sallėn e madhe tė orkestrės, pikėrisht aty ishin bėrė provat e Festivalit tė 11-tė, qė tani po kthehej si bumerang kundėr Todi Lubonjės. Dhe ajo qė ėshtė mė e habitshmja, ai e kishte parė kėtė festival vetėm nė provat e fundit, kur kishte pasur pranė, siē kemi pėrmendur, shokun e tij tė fėmijėrisė, Ramiz Alinė. E vėrteta ėshtė se me pėrgatitjen e Festivalit tė 11-tė ishte marrė Nefo Myftiu, drejtoreshė e Radios sė Brendshme, nė varėsinė e sė cilės ishte dhe sektori i muzikės. Todi dhe Nefoja ishin nė marrėdhėnie shumė tė mira me njėri-tjerin. Ishte kjo arsyeja qė drejtori i pėrgjithshėm kishte besim te drejtoresha e Radios, aq mė tepėr e shoqja e njė anėtari tė Byrosė Politike si Manush Myftiu. Natyrisht, kjo nuk do tė thoshte se Todi Lubonja nuk dinte se si po bėheshin pėrgatitjet, se cilat ishin kėngėt e zgjedhura, si do tė ishte paraqitja e jashtme e kėngėtarėve, me tė cilat merrej njė regjisor i sprovuar si Mihallaq Luarasi. Mirėpo, siē mė thanė shumė mė vonė, shokė komunistė qė morėn pjesė nė kėtė mbledhje, njė i dėrguar i Komitetit Qendror, para fillimit tė saj, u rekomandonte tė pranishmėve nė sallė qė tė bėnin diferencim midis Todit dhe Nefos. Me fjalė tė tjera, tė sulmohej sa mė shumė drejtori i pėrgjithshėm dhe mė pak drejtoresha e Radios, qė kishte pėrgatitur nga fillimi dhe deri nė fund kėtė tashmė tė mallkuar festival. Kuptohet, sepse ajo ishte e shoqja e njė byroisti. Diktatori kishte vendosur qė atė ta falte, ashtu si edhe Ramiz Alinė, kur tė dy kishin nė varėsi pėrkatėsisht Fadil Paēramin dhe Todi Lubonjėn. Edhe tė tilla akrobacira dinte tė bėnte ai, pavarėsisht se ēfarė do tė thuhej prapa shpinės nė opinion. Kjo nuk i hynte fare nė xhep. Jo mė kot, “qėllimi justifikon mjetin”, kishte thėnė Makiaveli.

    Tė gjitha kritikat mbi Todi Lubonjėn
    Dhe kėshtu u bė. Tė gjitha shigjetat e kritikave ranė mbi shpatullat e Todi Lubonjės, fajtorit kryesor pėr kėtė festival. Tė tėrė nė sallė, edhe kundėr dėshirės sė tyre, me pėrjashtim tė servilėve tė paaftė, qė gjetėn rast tė tregonin se ishin besnikė tė paepur tė Partisė, sidomos Kiēo Pandeli, drejtori i Radios sė Jashtme, tė cilin Todi Lubonja kishte bėrė gabim qė nuk e kishte hequr, sepse nuk dinte as njė gjuhė tė huaj, me pėrjashtim tė njė ēikė rusishteje, e sulmuan me dhimbje Todin, meqė e kuptonin shumė mirė se ai ishte nisur nga dėshira qė tė bėnte diēka tė mirė pėr ngritjen artistike tė emisioneve radiotelevizive. Dhe drejtori i pėrgjithshėm, ashtu siē mė kanė thėnė mė vonė pjesėmarrės nė kėtė mbledhje, mori pėrsipėr ēdo kritikė tė ashpėr dhe tendencioze. Nuk mund tė harroj se njė ditė pas kėsaj mbledhjeje njė komuniste qė kishte qenė mė parė daktilografiste, e cila mezi kishte mundur tė mbaruar shkollėn e mesme dhe tė cilėn Nefo Myftiu, vetėm sepse shkruante ca vjersha, e kishte bėrė redaktore, pikėrisht kjo ishte ngritur nė mbledhje duke u shprehur shumė ashpėr kundėr drejtoreshės sė Radios dhe me mburrje mė shprehej pastaj mua e disa tė tjerėve pėrreth: “Unė e varrosa Nefo Myftiun!...”. Ē’ligėsi!..

    Gjyqi i Todi Lubonjės nė mbledhjen e kolektivit tė TVSH-sė
    Kaluan kėshtu disa ditė. Erdhi dhe muaji prill. Ēuditėrisht pėrsėri me ditė tė hirta dhe tė ftohta, sikur dimri nuk donte qė nuk donte tė shkulej. Ato ditė unė kisha marrė lejen krijuese nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe po punoja nė Arkivin e Shtetit pėr tė studiuar materiale e dokumente rreth procesit hetimor dhe gjyqėsor kundėr Avni Rustemit. Nga njė anė mė vinte mirė qė nuk ndodhesha ato ditė nė mjediset e RTVSH-sė. E dija qė nė vetvete punonjėsve u vinte shumė keq pėr atė qė po i ndodhte Todit dhe Nefos, por nuk mund tė shpreheshin kurrsesi hapur. Pėrkundrazi, kur binte fjala pėr ta, duhej t’i mbytnin me sa mė shumė tė shara.
    Erdhi shpejt dhe dita qė kėtė radhė Todi Lubonjės t’i bėhej gjyqi nė kolektivin e TV-sė. Ende nuk e kuptoj se pėrse kjo nuk u bė me pjesėmarrjen e tėrė punonjėsve tė RTVSH-sė. Mesa duket, sepse “krimet” mė tė mėdha ai i kishte bėrė nė TV, dhe sepse jetėn e partisė e bėnte nė kėtė kolektiv. Sidoqoftė, aty nga ora 12 e asaj dite u shkėputa nga ndėrtesa e Arkivit tė Shtetit dhe, si arrita me njė frymė nė godinėn e TV-sė, u futa nė sallėn ku po zhvillohej mbledhja. Todi Lubonja ishte ulur nė radhėt e fundit tė sallės dhe dėgjonte diskutimet e pjesėmarrėsve. Me dashje pa dashje duhej tė flisnin tė tėrė. Dhe tė tėrė duhej tė mbulonin me vėrejtje drejtorin e pėrgjithshėm qė i kishte nxitur ata qė tė bėnin emisione qė nuk pėrputheshin me orientimet e partisė dhe shokut Enver, qė kishin arritur kulmin me Festivalin e 11-tė. Ē’absurditet!...
    Sulmonte sidomos njė regjisoruc, puthador i Thanas Nanos, i cili, ndonėse ishte dėrguar jashtė shtetit pėr tė studiuar, kishte mbetur gjysmak, madje mė pas ishte dėrguar nga ai si shpėrblim pėr “meritat e tij” edhe nė Itali pėr specializim pa ditur italisht e, megjithatė, Todi Lubonja e kishte lėnė po nė atė pėrgjegjėsi, tė cilėn nuk e meritonte kurrsesi. E pashė Todi Lubonjėn qė tepėr i pėrmbajtur iu pėrgjigjej pyetjeve dhe po aq i pėrmbajtur diskutoi duke marrė edhe njė herė pėrsipėr “tėrė gabimet” qė ishin bėrė nė TVSH, kryesisht pėr fajin e tij. (Ato ditė Mihal Luarasi ishte dėrguar tė punonte qė tė riedukohej nė gjirin e klasės punėtore nė Ballsh, pėr tė ndier dhe kuptuar se ē’mėkate tė rėnda kishte bėrė me paraqitjen qė i kishte dhėnė Festivalit tė 11-tė si ato festivalet borgjeze tė “San Remos", siē dėrdėllisnin me kapadaillėk atėherė dogmatikėt e skajshėm.) Nuk munda tė duroj mė dhe, duke pėrfituar nga fakti se unė isha, siē thashė, me leje krijuese, u largova zemėrndrydhur.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,056

    Dallgė e re censure, jo vetėm nė RTVSH.

    Largohet Todi Lubonja dhe rikthehet Thanas Nano!...
    Pas jo mė shumė se 15 muajve nė detyrėn e drejtorit tė pėrgjithshėm tė RTVSH-sė, Todi Lubonja u shkarkua dhe u emėrua drejtor i njė ndėrmarrjeje tė vogėl nė Lezhė. Kush do tė vinte tani nė kėtė fron, qė, ashtu siē kishin ardhur punėt, dukej se kishte poshtė tij njė bombė me sahat? Kėtė pyetje ia bėnim jo rrallė vetes, ne, punonjėsit e kėtij institucioni. Fillimthi, u pėrhap njė fjalė se drejtor do tė bėhej Pipi Mitrojorgji, njeri me kulturė, ish-zėvendėsministėr i Arsimit dhe Kulturės, pėr shumė vite, me shije artistike, por u tha se ai, nė kushtet e krijuara nė RTVSH, nuk kishte pranuar. Dhe ja e papritura mė e pabesueshme qė na la gojėhapur: Nė RTVSH, vinte sėrishmi Thanasi!... Pikėrisht ai qė mė 20 janar tė njė viti mė parė, nė njė mbledhje, kur po njoftohej se largohej nga ky post, ishte cilėsuar nga Manush Myftiu, anėtar i Byrosė Politike, se, vėrtet kishte punuar, por kishte shfaqur, veē tė tjerash, prirje konservatore, qė shkonin ndesh me zhvillimet e reja nė vendin tonė, pėr t’u zėvendėsuar nga njė njeri me botėkuptim dhe horizont mė tė gjerė. Todi Lubonja cilėsohej liberal, pėr t’u zėvendėsuar nga njė konservator, kur Enver Hoxha ēirrej me tė madhe se partia duhet tė luftonte me vigjilencė si ndaj liberalizmit, ashtu si edhe kundėr konservatorizmit. Mirėpo, ja qė nuk na qėnkej kėshtu. Konservatorizmi, me kėtė vendim tė diktatorit nuk qenkej i rrezikshėm. Ē’parodi!...
    Mė mirė se kushdo tjetėr kėtė veprim me tė vėrtetė tė marrė, e shpjegon nė librin e tij, tepėr tėrheqės, “Dera e prapme e shtypit”, publicisti i njohur, Marash Hajati, ish-punonjės i Drejtorisė sė Shtypit nė KQ, ish-drejtor i TVSH-sė, dhe mė pas zėvendėsdrejtor dhe drejtor i pėrgjithshėm i RTVSH-sė, (1974, 1987), dhe pastaj anėtar i KQ-sė dhe kryeredaktor i gazetės “Zėri i Popullit”. Lidhur me kėtė ēėshtje, ai shkruan kėshtu nė librin e tij: “Para sė gjithash, kėrkohej urgjentisht emėrimi i drejtorit tė pėrgjithshėm. Kėrkimet pėr kandidaturat e mundshme ndoqėn njė “maratonė tė paparė” zyrash. Nėn drejtimin e dy sekretarėve tė KQ-sė u shfletuan shumė dosje, u hartuan karakteristika dhe u hartua relacioni pėrfundimtar. Materiali i plotėsuar me njė numėr kandidatėsh, ku rreshtoheshin emra personalitetesh, si anėtarė tė KQ-sė tė qeverisė, titullarė dikasteresh etj., iu paraqit pėrfundimisht Enver Hoxhės, i cili, mbasi e studioi me kujdes, bėri pėrafėrsisht, kėtė shėnim mbi materialin: “Nė Radiotelevizion tė kthenet Thanasi, (vėreni me kujdes, diktatori nuk shkruan kthehet, por nė gjirokastritshe-kthenet). Nė fushėn profesionale mangėsi edhe mund tė kemi, por, ama, proēka si tė Todit, nuk do tė bėjė. Nėnshkrimi E.Hoxha. Ky kthim i papritur nė “shinat” e rrugės sė vjetėr, qe njė mospėrfillje e gjithė asaj pune voluminoze qė u bė pėr tė nxjerrė nė krye tė Radiotelevizionit tė paktėn njė figurė tė re. Mirėpo, pranonte Enver Hoxha eksperimente tė tjera mbas asaj qė kishte ndodhur?” (Faqe 81 e veprės sė cituar mė sipėr).

    Thanasi dhe besnikėt e tij sėrish nė televizion
    Mė kujtohet fare mirė ajo ditė e bukur prilli e vitit 1973, kur Thanasi “zbarkoi” pėrsėri nė Radiotelevizion, i pritur nga besnikėt e tij, me Kiēo Pandelin, drejtorin e Radios sė Jashtme nė krye, qė nuk mundi e nuk mundi, veē asaj ēerekrusishteje tė mėsuar nė njė shkollė partie nė B.Sovjetik, tė mėsonte pak frėngjisht, metodat e sė cilės kishin zėnė pluhur nė sirtarėt e tij. Dhe pėr ēerekshekulli, rekord absolut i qėndrimit nė njė detyrė kryesore gjatė regjimit komunist, Thanas Nano, me bekimin e Ramiz Alisė, e la drejtor tė Radios sė Jashtme. Nė janar tė vitit 1972, kur po largohej pėrfundimisht nga Radiotelevizioni, pėr tė punuar kėshilltar nė Kėshillin e Ministrave, (prapė sė prapė detyrė e nderuar), Thanasi, hynte nė ēdo zyrė e, duke u ndarė me redaktorėt, shumė prej tė cilėve u kishte marrė shpirtin me shpirtin e tij tiranik, midis tė tjerash, siē mbaj mend, kur u fyt nė zyrėn e njė redaksie tė Radios, ku rastėsisht u ndodha edhe unė, na u drejtua pėrulėsisht me kėto fjalė: “Kam punuar, por edhe kam gabuar, ndaj mė falni”. Kurse tani kthehej triumfator si Luigji XVI, kur zinte vendin e Napoleon Bonapartit, pas shpartallimit tė kėtij tė fundit nė Vaterlo. Dhe, hakun tė mos ia hamė, kishte tė drejtė. Vinte drejtpėrsėdrejti me urdhėr tė Zeusit, qė kishte hedhur poshtė tėrė ata emra nė listėn e miratuar nga Hysni Kapo dhe Ramiz Alia.!... Pėr sa kohė qė punoi kėshilltar nė kryeministri,( mė pas edhe drejtor i Drejtorisė sė Shtypit nė Ministrinė e Jashtme), kur takonte ndonjė punonjės tė RTVSH-sė, ndryshe nga koha kur ishte drejtor, bėhej copė tė bisedonte me pėrzemėrsi tė pashembullt me ta. Madje, kur kishte takuar nė mjediset e Kryeministrisė njė folės tė njohur, kur kishte pyetur se ē’thoshin pėr tė punonjėsit e Radios e TV-sė, kur ky i ishte pėrgjigjur ēiltėrsisht se ata nuk kujtoheshin pėr tė, Thanas Nanos i kishin shpėtuar lotė nga sytė. Pendim i pėrkohshėm!... Megjithėse kur u kthye sėrishmi nė detyrėn e drejtorit tė pėrgjithshėm, qė kurrė nuk kishte besuar tė ndodhte as ai vetė, u porosit nga njėri prej sekretarėve tė Komitetit Qendror, qė tė mos hakmerrej me punonjėsit, Thanas Nano bėri tė kundėrtėn. Dhe nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Ai ishte gatuar qė tė ishte servil me tė mėdhenjtė dhe arrogant dhe prepotent me tė vegjlit. Ja sepse nė njė nga mbledhjet e para me punonjėsit, ai u tha, thuajse fjalė pėr fjalė: “Mos pandehni se kam ardhur tė marr hak? Mos pandehni se kam mbajtur shėnim emrat e atyre qė nuk kanė diskutuar nė mbledhjet kundėr Todi Lubonjės? Gaboheni!”. Mirėpo, nė tė vėrtetė pikėrisht kėtė bėri, i rrethuar nga tabori i atyre servilėve tė paaftė qė i mbanin ison. Kėshtu, pra, Thanas Nano u rikthye qė ta bėnte zap RTVSH-nė pas gabimeve “tė rėnda” qė kishte bėrė Todi Lubonja. Vetė Enver Hoxha, siē shprehet mė sipėr, i njihte aftėsitė ė tij tė kufizuara, (Kujtoni fjalėt e cituara pak mė sipėr nga libri i Marash Hajatit: “nė fushėn profesionale mangėsi edhe mund tė kemi”). Po, ē’rėndėsi kishte pėr diktatorin, nėse do tė kishte apo jo ngritje profesionale ky institucion kaq i rėndėsishėm, i cili, nė vend qė nga mikrofonėt e kamerat tė pėrēonte risi nė kulturė, art, siē kishte kėrkuar Todi Lubonja, duhej tė lėshonte flakė e barot. Dhe nga kjo pikėpamje Thanasi s’tė linte gjė mangut. Ndaj nė librin e tij, duke u ndalur te kjo ēėshtje Marash Hajati vazhdon: “Periudha e kthimit tė Radiotelevizionit nė statukuonė e mėparshme, ka qenė e vėshtirė dhe e ndėrlikuar. Mbi tė gjitha nė njė pikė nuk duhej bėrė asnjė kompromis, asnjė lėshim. Ajo pikė e rregullores ishte kontrolli i ēdo gjėje qė arrinte deri nė transmetim. Mikrofoni dhe kamera u shpallėn tė shenjta dhe tė pacėnueshme, larg ēdo ndikimi tė punės armiqėsore dhe shfaqjeve tė huaja. Redaksitė e programacioneve u “zbrazėn” nga emisionet, filmat, koncertet, incizimet e huaja e tė vendit, qė mendohej se mund tė sillnin kokėēarje nė opinionin zyrtar. Mirėpo, kjo rrugė, pėr tė qenė tė mbrojtur nga gabimet, solli gradualisht njė varfėri tė madhe nė transmetimet e pėrditshme, la nė heshtje e gati nė harresė krijimin e realizimin e programeve tė reja nė fushėn e kulturės, teatrit, traditės sė filmit e deri te regjistrimi i estradave”. (“Dera e prapme e shtypit”, faqe 83).

    Dallga e re e censurės
    Me fjalė tė tjera, ato qė kishte dashur tė realizonte Todi Lubonja, duke u nisur nga ē’kemi pėrmendur nė pjesėt e para tė kėtij cikli, ku pėrfshiheshin edhe risitė nė Festivalin e 11-tė, tashmė ishin varrosur. Nuk mjaftoi kjo. Me urdhėr tė vetė Enver Hoxhės, u hoqėn nga tarracat a ēatitė tėrė antenat me tė cilat qytetarėt e ngratė, qė i kishin blerė televizorėt me kursime shumė tė mėdha, duke ia hequr fėmijėve edhe kafshatėn e gojės, kishin pasur deri atėherė mundėsi tė shihnin programe tė RAI-t dhe tė TV Beogradit. Dhe kjo ndodhte kur TVSH-ja nuk arrinte, siē e kemi vėnė nė dukje mė sipėr, tė transmetonte mė shumė se 4-5 orė programe nė ditė. Shqipėria kėshtu mbyllte veē kufijve shtetėrorė edhe kufijtė ndėrkombėtarė radiotelevizivė, pėr t’u shkėputur sa mė shumė nga bota.

    Spastrimet e Thanas Nanos
    Ndėrkohė, Thanas Nano vazhdonte tė zbatonte me zell porositė e diktatorit, duke luftuar tė tėrė ata qė kishin qenė tė vlerėsuar nga Todi Lubonja. Pati njė fat dramatiko-komik njė konkurs sportiv shumėpjesėsh, me nxėnėsit e shkollave 8-vjeēare, qė e drejtova unė, fakt, tė cilėn e kam trajtuar nė njė nga ndodhitė e botuara nė njė cikėl kushtuar historisė sė Radio Tiranės, nė faqet e kėsaj gazete. Njė histori me tė vėrtetė, pėr tė qeshur e pėr tė qarė, po tė marrim parasysh se tė tėrė pjesėt e konkursit u regjistruan nė videokasetė gjatė erės Lubonja dhe nisėn tė transmetoheshin nėn erėn Nano.
    Mjaftoi njė letėr e ardhur nga Lezha ku unė cilėsohesha si drejtues spektaklesh borgjezo-revizioniste dhe u lėshua alarmi. Dhe e gjitha kjo, sepse isha i veshur me njė zhaketė ngjyrė blu me kopėsa metalike, tė cilėn e kishte veshur gjithashtu gjatė Festivalit tė 11-tė edhe drejtuesi, Bujar Kapexhiu. Thanas Nano, siē duket, pėr ēdo tė papritur, urdhėroi qė unė, pas kėsaj qė ndodhi, tė mos drejtoja mė as rubrikėn sportive, por kėtė radhė se u ngjaja prezantuesve sportivė italianė.(?!). U kufizuan shumė transmetimet e ndeshjeve tė futbollit, tė marra nga televizionet e huaja. Jo vetėm kaq, por, pėr tė mėnjanuar ēdo tė papritur, nisėn tė transmetoheshin vetėm pamjet e ndeshjes, por pa zėrin e komentatorit tė huaj dhe jehonėn e shikuesve nė stadium. Merreni me mend se si mund tė ndiqej njė ndeshje nė TV e katandisur nė kėtė derexhe!...Si njė ndeshje e ...vdekur!...Dhe e gjitha, pėr tė qenė brenda. Tamam kjo i vinte shumė pėr shtat Thanas Nanos, qė tani ishte vėnė plotėsisht nė rolin e gardianit. Ndėrkohė, me urdhėr tė tij u hoqėn nga legjenda e mikrofonit, Vera Zheji, folėsi i njohur, Kiēo Fotiadhi, regjisorja dhe kėngėtarja e talentuar, Justina Aliaj. Ashtu si Todi Lubonja, siē kemi pėrmendur, u largua nga TVSH-ja, pėr tė punuar punėtor i thjeshtė nė Ballsh, edhe Mihal Luarasi. Kurse drejtoresha e Radios sė Brendshme, Nefo Myftiu, organizuesja e Festivalit tė 11-tė, u shkarkua nga detyra dhe u emėrua zėvendėsdrejtoreshė e ndėrmarrjes artistike “Migjeni”. Tė gjitha kėto ishin prologu i atyre qė do tė ndodhnin nė Pleniumin 4 tė Komitetit Qendror, i cili do tė zhvillohej nė qershor, pra, vetėm disa javė pas kėtyre ngjarjeve qė pėrshkruam mė sipėr, pėr tė cilat do tė rrėfejmė nė pjesėn e gjashtė tė kėtij cikli.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,056

    Tė gjithė tė ndėshkuarit e Festivalit tė 11-tė.

    Todi Lubonja shpallet armik
    Njė ditė, aty nga mesi i majit, krijuesit mė tė mirė tė TVSH-sė u mblodhėm nė njė sallė, ku na foli njė i dėrguar shumė i rėndėsishėm i Komitetit Qendror. Sigurisht ishte fjala pėr detyrat e reja qė i dilnin TVSH-sė nėn dritėn e zhvillimit tė vrullshėm dhe tė papritur tė ngjarjeve tė fundit pas Festivalit tė 11-tė. Mirėpo, kur ne tė tėrė mendonim se me largimin e Todi Lubonjės dhe kthimit tė Thanas Nanos, me kaq gjithēka tashmė kishte pėrfunduar dhe ne do tė pajtoheshim me huqet e vjetra dhe tė mbrapshta tė kėtij tė fundit, pėr tė cilat kemi folur gjerėsisht nė pjesėn e pestė, i dėrguari i KQ-sė, midis tė tjerash, duke folur pėr Lubonjėn, e cilėsoi atė si element armik, i cili me pikėpamjet e tij i kishte sjellė aq dėm punės nė RTVSH. Por kjo duhej tė mbetej midish nesh. Ishte e kuptueshme qė ky pėrcaktim pėr Todin jo vetėm nuk do tė mbahej midis nesh, por do tė pėrhapej gojė mė gojė. Mirėpo, me sa dukej, kėtė priste dhe Enver Hoxha. Pra, qė vetė masat tė vinin pikėn mbi njė armik siē ishte tashmė drejtori i RTVSH-sė.
    Ēdo gjė mund tė kisha menduar, por kurrė qė Enver Hoxha, duke e kritikuar Todi Lubonjėn pėr organizimin e Festivalit tė 11-tė, tė arrinte qė me njė cinizėm tė papėrfytyrueshėm, ta cilėsonte atė armik tė partisė dhe popullit. Por gjithēka do tė zgjidhej pikėrisht nė ditėt e pleniumit tė 4-t qė do tė zhvillohej mė 26-28 qershor tė vitit 1973.

    Sulmi i diktatorit kundėr letėrsisė dhe arteve
    Pesė herė deri para Pleniumit tė katėrt Enver Hoxha dhe Partia kishte ndėrhyrė brutalisht duke vėnė veton pėr probleme tė letėrsisė dhe arteve. Mė 1946, kur kishte sulmuar Sejfulla Malėshovėn, ish-kryetarin e parė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve pėr pikėpamjet e tij ideo-artistike qė shtrembėronin vijėn e partisė; mė 1961, nė debatin e flaktė midis poetėve tė vjetėr e poetėve tė rinj, ku, duke mbrojtur veteranėt e penės, u kishte dhėnė lejekalimin edhe tė rinjve tė tillė si Kadare, Agolli, Arapi, qė tė shfrytėzonte talentin e tyre pėr ambicjet e tij tiranike; mė 1965, kur kishte dėnuar romanin “Tuneli” tė Dhimitėr Xhuvanit si vepėr antisocialiste; njė vit mė pas kur kishtė parė nė Korēė dramėn “Rrethimi i bardhė” tė Naum Priftit dhe kishte dhėnė urdhėr qė tė mos shfaqej mė pėr gabime ideore dhe mė 1969, kur pėrsėri teatri i Korēės, po kėtė radhė nė Tiranė, kishte shfaqur dramėn “Njollat e murrme” e cila, me urdhėr tė tij, siē e pamė dhe nė pjesėn e parė tė kėtij cikli, kishte pėsuar tė njėjtin fat dhe pėr tė njėjtat gabime si drama e mėsipėrme.
    Nė kėtė plenium, duke mbajtur raportin: “Tė vazhdojmė luftėn ideologjike kundėr shfaqjeve tė huaja dhe qėndrimeve liberale ndaj tyre”, Enver Hoxha edhe njė herė “e mprehu shpatėn ..” nė mėnyrė qė, duke u nisur nga Festivali i 11-tė, tė sulmonte Todi Lubonjėn e Fadil Paēramin e njėherėsh artin dhe kulturėn. Pas njė anateme tė pėrbindshme ai e cilėsoi tashmė ish-drejtorin e RTVSH-sė si “deviator tė djathtė qė ka pėrkrahur pikėpamje tė theksuara liberale e oportuniste, shije estetike moderniste” dhe qė “u orvat” t’i jepte Radiotelevizionit njė drejtim thjesht informativ e kulturo-njohės, drejtim ky qė ishte nė kundėrshtim me orientimet e Komitetit Qendror tė Partisė mbi karakterin politik, ideologjik e kulturoro-edukativ tė tij. (Enver Hoxha, “Mbi letėrsinė dhe artin”, faqe 409,1977).
    Nė qoftė se nuk do tė dinim se kėto fjalė i kishte nxjerrė nga goja ai qė pretendonte tė ishte tashmė marksist-leninisti mė i madh i botės, do tė gjykonim se autori i tyre duhej tė ishte njė pseudofilozof truroitur, i cili na bėm tė qeshim me kėto broēkulla. E si mund tė quhej deviator i djathtė njė njeri qė nuk bėri gjė tjetėr, veēse u pėrpoq tė sillte, siē e kemi pėrmendur, disa risi kulturore dhe artistike nė RTVSH dhe kryesisht me organizimin e njė festivali kėnge, aq mė tepėr duke pasur pranė njė anėtar tė Byrosė Politike, Ramiz Alinė, dhe njė tjetėr, po nė kėtė funksion qė kishte gruan drejtoreshė tė Radios, Manush Myftiun?.... Ēfarė djathtisti mund tė ishte Todi Lubonja, i cili, qysh i vogėl ishte bashkuar me bindjet komuniste, tė cilave iu pėrkushtua me sinqeritet?...
    Njė gjė duhet pohuar pa ngurrim: duke qenė, siē kemi pėrmendur, njohės i kulturės dhe letėrsisė perėndimore, ai ishte njė idealist qė besonte pėr realizimin e njė socializmi shkencor me fytyrė njerėzore. Ashtu siē pohon edhe nė dy librat e tij publicistikė tė botuar pas rėnies sė komunizmit, ai kishte qenė prej kohėsh kundėr prirjeve diktatoriale tė Enver Hoxhės, qė jo vetėm e izoloi vendin, por ushtroi dhunė tė pashembullt gjoja me parullat e ndėrtimit tė socializmit nė vendin tonė nė kushtet e ashpėrsimit tė luftės sė klasave dhe trysnisė sė rrethimit borgjezo-revizionist. Nė Pleniumin e 4-t Enver Hoxha shkoi edhe mė larg se Stalini, babai i tij shpirtėror, i cili, nė vitet e para pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur nė revistėn “Ylli” tė Leningradit kishin nisur disa teorizime qė preknin parimet e realizmit socialist, kishte urdhėruar Zhdanovin, Gėbelsin e tij tė propagandės, qė t’u mbyllej goja atyre qė guxonin tė bėnin veprime tė tilla. Mund tė ishte skematik romani “Kalorėsi i yllit tė artė” i Babelit, por ai kishte nė qendėr figurėn e heroit pozitiv e idealet e larta komuniste. Tė njėjtėn gjė kėrkonte edhe Enver Hoxha, por me dhunė. Dėnonte Todi Lubonjėn e Fadil Paēramin, kur duhej tė dėnonte sė pari ata qė ishin mbi ta, Ramiz Alinė, sekretarin e KQ-sė pėr problemet ideologjike dhe Manush Myftiun, sekretarin e parė tė Komitetit tė Partisė pėr Tiranėn. Me tė vėrtetė qesharake, aq mė tepėr, siē e kemi theksuar, qė vetė Ramiz Alia, pasi e kishte parė, kishte dhėnė pėlqimin pėr kėtė festival. (Siē dėshmohet nė shtyp, nga kujtimet e njerėze qė kanė punuar nė shtėpinė e diktatorit, ishte Nexhmia ajo qė e bindi atė qė t’ia falte gabimet, pasi ky iu lut, i ulur mė gjunjė e me lot nė sy.)
    Pėrse Enver Hoxha, qė pėr mė tepėr se njė vit i kishte konstatuar kėto shfaqje tė huaja nė letėrsi dhe nė arte, nuk bėri tė paktėn vėrejtjen mė tė vogėl, qė do tė kishte sjellė frenimin e tyre, por, pėrkundrazi, i lejoi dhe, menjėherė pas festivalit, ndėrmori personalisht kryqėzatėn e tmerrshme ndaj mbartėsve tė tyre? Sepse, pa kaluar mirė njė vit, do ta vazhdonte kėtė kryqėzatė me sulmin ndaj armiqve nė ushtri e ekonomi, me eliminimin fizik tė Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Halim Xhelos, Abdyl Kėllezit, Koēo Theodosit, pėr ta vazhduar disa vjet mė pas me zhdukjen e Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut e Fiēorr Shehut, nė mėnyrė qė pastaj tė deklamonte se partia kishte zbuluar kėtė komplot tė madh armiqėsor, qė niste nga grupi i Todi Lubonjės e Fadil Paēramit nė fushėn e letėrsisė dhe arteve, tė cilėt, nė bashkėpunim me grupin e poliagjentit Mehmet Shehut, kishin si synim tė organizonin njė komplot tė madh shumė tė rrezikshėm ndaj pavarėsisė sė vendit tonė.(?!) (Enver Hoxha,Vepra, faqe 9, 1986).

    Zgjerohet rrethi i tė ndėshkuarve
    Le tė kthehemi te Pleniumi i 4-t. “Duke marrė parasysh gabimet e tyre tė rėnda qė u vėrtetuan plotėsisht nga partia,-pėrfundoi nė fund raportin e tij diktatori,- duke marrė parasysh se qėndrimet e tyre, si nė teori dhe praktikė kanė dėmtuar partinė dhe shtetin dhe ndėrtimin e socializmit, propozoj, si tė gjithė ju, qė tė pėrjashtohen nga partia, nga Komiteti Qendror”. (Enver Hoxha, “Mbi letėrsinė dhe artin”, faqe 420,1977). Nuk mjaftoi vetėm kjo. Ata mė pas u burgosėn dhe u dėnuan me nga 16 vjet heqje lirie pėr “krimet” qė kishin kryer. Kėshtu parandjenja e Todi Lubonjės pėr tė cilėn kemi folur nė pjesėn e dytė, qė ardhjen e tij nė RTVSH nuk e kishte pasur me dėshirė, u bė realitet. Pėrfundoi nė burg edhe regjisori i Festivalit tė 11-tė, Mihal Luarasi, kėngėtari i njohur Sherif Merdani, sepse adhuronte muzikėn italiane. E shoqja e Mihallaqit, Edi Luarasi, aktore e talentuar, u katandis rrobaqepėse, kurse partneri i saj nė prezantimin e festivalit, Bujar Kapexhiu, punėtor ngarkim-shkarkimi. Kėtė fat, si mik i Fadil Paēramit, pėsoi edhe regjisori i Teatrit Popullor, Kujtim Spahivogli, i cili mė pas edhe vdiq. U dėbua nga RTVSH-ja regjisorja Justina Aliaj, shumė e talentuar si kėngėtare e aktore, poeti Sadik Bejko, redaktor i teksteve muzikore tė Ffestivalit. U largua gjithashtu dhe kompozitori i njohur, Nikolla Zoraqi, shefi i redaksisė sė muzikės nė Radio Tirana. Rrebeshi pas Pleniumit tė 4-t pėrfshiu edhe Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve. U shkarkua pėr punė tė dobėt kryetari i saj, Dhimitėr Shuteriqi, i zėvendėsuar nga Dritėro Agolli, i cili nė Kongresin e 7-tė tė PPSH-sė mė 1977, u zgjodh madje edhe anėtar i KQ-sė, u transferua sekretari i pėrgjithshėm, Vilson Kilica, piktori Ksenofon Dilo, kryeredaktori i revistės “Nėntori”, Dalan Shapllo, redaktorėt e saj, Gjergj Zheji, Anton Kuqali, Sulejman Mato. Mė rėndė e pėsoi kryeredaktori i gazetės “Drita” dhe sekretari i partisė nė kėtė lidhje, Ibrahim Uruēi, qė pėrfundoi fshesar nė Memaliaj, ku edhe vdiq. Spastrime u bėnė edhe nė Shtėpinė Botuese “Naim Frashėri”. U hoq nga TOB-i edhe drejtuesi artistik, Zhani Ciko. Mė pas pėr ndikime tė artit dekadent dhe pakėnaqėsi ndaj pushtetit u dėnuan me burgim edhe piktorėt Ali Oseku dhe Edison Gjergo. Njė vėllim me poezi, shkruar nga Fatos Arapi, pėrfundoi nė karton dhe ai vetė nga pedagog i letėrsisė nė UT- mėsues nė njė shkollė nate. Disa muaj mė vonė, duke zbatuar parimin revolucionar tė Enver Hoxhės “Klasa punėtore nė fuqi”, nė poste drejtuese nė RTVSH erdhėn kuadro nga baza, tė cilėt nuk kishin haber as nga mikrofoni, as nga kamera, dhe qė mund tė bėnin vėrejtje pėr flokėt e veshjet e filanit a fistėkut. Ndėrkohė, drejtori i kėtij institucioni, Thanas Nano, vazhdonte tė luante rolin e Enver Hoxhės. Duke pėrfituar nga i ashtuquajturi qarkullim i kuadrit, ai hoqi disa puthadorė, edhe pse ishin gėzuar aq shumė pėr rikthimin e tij dhe qėroi hesape dhe me krijues tė aftė, por tė cilėt nuk i shkonin sipas midesė, midis tė cilėve ishin radiodramaturgu i shquar, Ruzhdi Pulaha, gazetarėt Qemal Xhomo, Fuat Memeli, regjisori Fatos Sela e plot tė tjerė. Tė gjitha kėto ishin rrjedhim sulmit tė Enver Hoxhės ndaj njerėzve tė letėrsisė dhe tė artit, qė nisi nga Festivali i 11-tė.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2011
    Postime
    13
    Ju lutem kush mund te gjej kengen e Jusitna Aliaj ,kenga e Nenes

Tema tė Ngjashme

  1. Fillimet e Kinematografisė Shqiptare
    By Fiori in forum Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 16-05-2012, 10:15
  2. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    By Xhuxhumaku in forum Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  3. Festivali Folklorik i Gjirokastrės 2004
    By dodoni in forum Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 06:47
  4. Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"
    By angeldust in forum Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-04-2003, 16:13
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    By Brari in forum Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •