gsh
----

DOSSIER

Dėshmia e rrallė e 65-vjeēarit Jovan Batishevi nga Tirana, pėr babanė e tij Gavrilin, rusin e bardhė nga Xhukashvilli i Gjeorgjisė, i cili erdhi nė 1924 nė Shqipėri, sė bashkė me Zogun

"Babai im, shoku i Stalinit qė i shėrbeu


-------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloēi


Babai na tregonte se familja e Stalinit ka qenė njė familje shumė problematike dhe me kontradita tė shumta me tė gjitha familjet e tjera tė fshatit Xhukashvill. Vetėm njėri nga vėllezėrit e Stalinit ka qenė njeri i hajrit, kurse tė gjithė tė tjerėt, pėrfshi edhe Stalinin, ishin si kaēakė. Sa ishin nė fshat, Stalini me vėllezėrit e tij e kalonin gjithė kohėn duke vjedhur dhe plaēkitur kryesisht kuajt e familjeve tė tjera fshatare, tė cilėt mė pas i shisnin nė fshatrat e tjerė". Dėshmia e rrallė mbi tė kaluėrėn e largėt tė ish-diktatorit tė Bashkimit Sovjetik, vjen prej 65-vjeēarit Jovan Batishevi, babai i tė cilit, Gavrili, ka qenė nga fshati Xhukashvill i Gjeorgjisė dhe e ka pas njohur personalisht Josif Stalinin dhe gjithė familjen e tij qė njiheshin se kaēakė dhe vjedhės ordinerė kuajsh. Po kush ishte Gavril Batishevi, cila ishte e kaluar e tij, ēfarė marrėdhėniesh kishin ata me familjen e Stalinit, sa kohė shėrbeu ai tek Cari i Rusisė si erdhi ai nė Shqipėri dhe si u trajtua nga regjimi komunist i Enver Hoxhės? Lidhur me kėto e plot fakte tė tjera na njeh intervista ekskluzive e djalit tė tij, 65-vjeēarit, Jovan Batishevi.Carit dhe Zogut".


Zoti Jovan, cila ėshtė origjina e familjes suaj?
Origjina e familjes sonė ėshtė nga fshati Xhukashvill i Gjeorgjisė, ku nė 17 mars tė vitit 1895 ka lindur dhe babai im, Gavril Ivan Batishevi. Gjyshi im, Ivan Batishevi ka pasur shtatė djem dhe dy vajza, ndėrsa babai im, Gavrili ishte i pesti nga fėmijėt. Siē na ka pas treguar babai, familja e tij ka qenė njė familje me prejardhje fisnike dhe shumė e pasur me prona e pasuri tė shumta. Fshati Xhukashvill ka qenė njė fshat tepėr i njohur pasi aty ka lindur e ka banuar pėr shumė vjet me rradhė edhe Josif Visarianoviē Stalini me gjithė familjen e tij, e cila njihej me mbiemrin Xhukashvilli.

A e ka pas njohur babai juaj Stalinin dhe cilat kanė qenė marrėdhėniet e familjes sė tij me atė tė Stalinit?
Im atė e ka pas njohur personalisht shumė mirė Stalinin, por ndonjė miqėsi me tė nuk ka pasur kurrė. Kjo gjė vinte jo vetėm pėr faktin se Stalini ka qenė disa vjet mė i madh nė moshė, por edhe sepse ndėrmjet dy familjeve, asaj tė babait tim dhe asaj tė Stalinit, nuk ekzistonte asnjė lloj miqėsie.

Pėrse ndodhte kjo, pra qė dy familje tė njė fshati nuk shkonin mirė me njėra tjetrėn?
Ka pasur disa arsye qė ato nuk bėheshin me njėra tjetrėn. E para ishte origjina. Familja e babait tim, e cila nė atė kohė pėrbėhej prej afro 75 antarėsh, ishte njė familje e pasur dhe fisnike nė disa breza. Prej saj kishin dalė shumė djem e vajza tė shkolluara, ndėrsa ajo e Stalinit nuk ishte e tillė. E dyta familja e babait tim ishte njė familje qė e pėrkrahte dhe kontribuonte pėr Carin e Rusisė, ndėrsa ajo e Stalinit ishte kundėrshtare e tij.

Ēfarė ju ka pas treguar babai pėr familjen e Stalinit?
Babai na tregonte se familja e Stalinit ka qenė njė familje shumė problematike dhe me kontradita tė shumta me tė gjitha familjet e tjera tė fshatit Xhukashvill. Babai na thoshte se vetėm njėri nga familja e Stalinit ka qenė njeri i hajrit, kurse tė gjithė tė tjerėt, pėrfshi edhe Stalinin, ishin si kaēakė. Sa ishin nė fshat, Stalini me njerzit e familjes sė tij e kalonin gjithė kohėn duke vjedhur dhe plaēkitur kryesisht kuajt e familjeve tė tjera fshatare, tė cilėt mė pas i shisnin nė fshatrat e tjerė.

Ku u shkollua babai juaj, Gavrili?
Shkollėn fillore, tetėvje-ēaren dhe tė mesmen, babai i mbaroi nė fshatin e lindjes dhe mė pas ai u regjistrua pėr oficer nė shkollėn e kadetėve nė Moskė, tė cilėn e mbaroi me rezultate shumė tė mira aty nga viti 1915. Pas kėsaj babai u caktua nė njė repart afėr Moskės ku shėrbeu pėr njė vit e gjysėm. Gjatė asaj kohe reparti ku shėrbente Gavrili u sulmua disa herė nga forcat bolshevike dhe pėr trimėritė e treguara nė mbrojtjen e repartit tė tij, babai u dekorua me Kryqin e Artė tė Carit tė Rusisė duke u shpallur "Hero i Carit". Pas kėsaj si shpėrblim, babanė e dėrguan nė Akademinė Ushtarake nė Moskė nė degėn e Kavalerisė, tė cilėn ai e mbaroi me rezultate shumė tė mira nė qershorin e vitit 1915, duke fituar gradėn superiore. Pas mbarimit tė akademisė ushtarake, Gavrili u thėrrit pėr tė shėrbyer brėnda nė Pallatin Mbretėror tė Carit, i njohur ndryshe si Pallati i Dimrit..

Ndėrsa Gavrili shėrbente nė Pallatin e Dimrit, familja e tij vazhdonte tė jetonte ende nė fshatin Xhukashvill?
Nė vitin 1915 kur babai shėrbente nė repartin ushtarak afėr Moskės, babai i tij, Ivani, e shpėrnguli tė gjithė familjen e tij nga fshati Xhukashvill dhe u vendos nė fshatin Stavropol afėr Kaukazit. Njė nga arsyet kryesore tė largimit tė tyre, ishte ajo se ata nuk i duronin dot bėmat e familjes sė Stalinit, e cila nuk i linte rehat duke i plaēkitur herė pas here.

Sa kohė shėrbeu Gavrili nė Pallatin e Carit?
Nė atė detyrė babai shėrbeu deri nė fundin e gushtit tė vitit 1917, kohė kur u shkri dhe reparti i Gardės Mbretėrore tė Carit. Pas kėsaj babai mori dy rrogat e fundit dhe u kthye pranė familjes nė fshatin Stavropol. Aty nuk qėndroi pėr shumė kohė, pasi duke qenė se kishte shėrbyer nė Pallatin e Carit, ai kėrkohej pėr t'u vrarė nga forcat bolshevike. Babai mė tregonte se nė atė kohė i jati i tij, Ivani i dha njė shumė tė madhe parash dhe i tha tė largohej edhe nga Rusia, pasi forcat e majta tė Leninit ishin nė prag tė fitores sė tyre. Nė atė kohė shumė nga rusėt e bardhė emigruan pėr nė Francė e SHBA, kurse Gavrili u detyrua dhe emigroi nė Jugosllavi sė bashku edhe me shumė ish-ushtarakė tė tjerė tė Carit, duke u sistemuar nė Beograd me statustin e azilantit politik.

Sa kohė qėndroi Gavrili nė Jugosllavi?
Nė Jugosllavi babai qėndroi si emigrant politik deri nė dhjetorin e vitit 1924, kur sė bashku me 300 rusė tė tjerė tė bardhė, ai u zgjodh pėr tė shoqėruar Zogun nė rikthimin e tij nė Shqipėri.

Pas ardhjes nė Shqipėri, ku shėrbeu babai juaj, a vazhdoi ai tė qėndronte pranė Zogut?
Qė nga dhjetori i vitit 1924 kur erdhi nė Tiranė, e deri nė shtatė prillin e vitit 1939 kur Zogu u detyrua tė largohej nga Shqipėria, babai im ka shėrbyer vazhdimisht nė Pallatin Mbretėror tė Zogut si oficer i thjeshtė. Edhe pse kishte kryer akademinė ushtarake nė Moskė dhe ishte dekoruar me Kryqin e Artė "Hero i Carit", kur erdhi nė Shqipėri, nuk e di se pėr ēfarė arsye babai nuk i tregoi gradat dhe siē thashė ai shėrbeu si oficer i thjeshtė.

A ka pasur Gavrili afrimitet me Zogun?
Babai nuk ka pasur ndonjė afrimitet tė madh me Zogun, por di qė ai i ka pas dhuruar Zogut, shpatėn qė ia kishin dhėnė kur e kishin dekoruar "Hero i Carit".Miku i ngushtė i Zogut ishte Boris Beleski, shoku mė i ngushtė i babait.

Cilėt kanė qenė miqtė mė tė afėrt tė Gavrilit nga rusėt e bardhė qė erdhėn me Zogun nė Shqipėri?
Pėrveē Boris Beleskit, mik i ngushtė i tij ka qenė dhe Llavrent Paqoku.

Ku ka banuar babai juaj nė Tiranė?
Fillimisht tė gjithė rusėt e bardhė qė shoqėruan Zogun, u sistemuan nė Hotel "Elbasani" i cili ndodhej diku nė qėndėr tė Tiranės, fare pranė xhamisė. Ndėrsa nė vitin 1937 kur ai u martua me nėnėn time, Marushe Haxhinasta, ata morėn njė shtėpi me qera pranė xhamisė tjetėr, atje ku sot ėshtė lagjia "Ali Demi". Nga ajo martesė kam lindur vetėm unė nė 29 tetor tė vitit 1939, pasi prindėrit e mi nuk patėn fėmijė tė tjerė.

Gjatė kohės sė Zogut, a tentoi babai tė lidhej me familjen e tij nė Bashkimin Sovjetik?
Ai tentoi disa herė tė lidhej, por nuk mundi se nuk kishte asnjė adresė. Ndoshta familja e tij mund tė ishte pėrndjekur nga regjimi komunist i Stalinit si ish-pėrkrahės tė Carit dhe nuk dihej ku kishin pėrfunduar.

Po pas largimit tė Zogut nga Shqipėria nė prillin e 1939, ēfarė ndodhi me babanė tuaj?
Nė vitin 1940, babai u arrestua nga italianėt duke u akuzuar se kishte ardhur nga Bashkimi Sovjetik nė Shqipėri pėr pėrhapjen e ideve komuniste dhe pėr kėtė gjė ai internua nė disa ishuj tė Italisė. Nė internim ai nuk qėndroi mė shumė se gjashtė muaj, pasi siduket ajo gjė u sqarua dhe babai u lirua e erdhi pėrsėri nė Shqipėri. Pas kėsaj ai filloi punė nė Kopshtin Zoologjik tė Tiranės (qė ndodhej aty ku sot ėshtė lulishtja e Parlamentit) ku kishte vetėm arinj.

Sa kohė punoi babai nė Kopshtin Zoologjik?
Aty babai punoi deri sa vdiq nė prillin e vitit 1960.

Po me ardhjen e komunistėve nė pushtet nė 1944, duke pasur parasysh faktin se ai kishte ardhur me Zogun nė Shqipėri dhe kishte shėrbyer nė pallatin e tij, a pati probleme Gavrili?
Babai nuk pati asnjė problem nga komunistėt qė erdhėn nė pushtet nė 1944 dhe ai vazhdoi tė punonte nė Kopshtin Zoologjik njėlloj si mė parė. Njė nga arsyet kryesore qė mendoj unė se ai nuk u ngacmua prej komunistėve, ishte fakti se ai kishte qenė i internuar nė Itali nga fashistėt, me akuzėn e ardhjes nė Shqipėri pėr pėrhapjen e ideve komuniste. Kjo mendoj se duhet tė ketė qenė si tė thuash alibia qė e shpėtoi babanė nga hakmarrja e komunistėve, kur dihet fare mirė se disa nga rusėt e tjerė tė bardhė u masakruan prej tyre. Njėri nga ata ishte Boris Beleski, miku mė i ngushtė i babait, gruaja e tė cilit, Kalina, ishte nunja ime.
Po pas vitit 1944, e deri sa ishte gjallė, a e ruajti babai miqėsinė me ndonjė nga rusėt e tjerė tė bardhė qė kishin mbetur nė Shqipėri?
Si fillim desha tė them se nga 300 rusėt e bardhė qė erdhėn me Zogun nė Shqipėri, mė shumė se gjysma qėndruan kėtu duke u martuar dhe duke krijuar familjet e tyre. Pas viteve 1945, babai rujti miqėsinė me disa prej tyre, por dy miqtė mė tė ngushtė ai kishte Nikolla Prohrin dhe Viktor Lenivenkon. Qė nga koha e Zogut, Nikolla kishte punuar si iguzhinier, ndėrsa Viktori si mekanik tek SITA. Edhe pas 1945, Nikolla vazhdoi tė punonte si guzhinier, kurse Viktori punoi si mekanik nė uzinėn "Enver".qė nga viti 1949 e deri sa doli nė pension. Duke i pasur miq tė ngushtė, si beqar qė ishin, babai i mbajti ata nė shtėpinė tonė tek "Ali Demi". Nikolla vdiq aty nė shtėpinė tonė nė vitin 1958, kurse kur u martova unė dhe ishim shumė ngushtė, Viktori shkoi nė Azilin e Pleqėve, ku dhe vdiq nė fillimin e viteve '80. Edhe me Llavrent Paqokun qė vdiq nė vitin 1965 babai e ruajti miqėsinė.

Po nga shqiptarėt kė kishte mik babai juaj?
Gavrili ka pasur mik tė ngushtė vetėm, Cen Murthin, njė tiranas qė shiste pemė aty tek Pedagogjikja ku ne banonim me qera tek Mazrrekėt, njė familje tiranase me tė cilėn shkonim shumė mirė. Me Cenin babai pinte ndonjė gotė herė tek dyqani i tij dhe herė nė shtėpinė tonė. Me njeri tjetėr babai nuk shoqėrohej pasi ka qenė njė tip shumė i mbyllur dhe mė shumė rrinte nė shtėpi duke lexuar librat e shumtė qė kishte nė bibliotekėn e tij personale.

A ju tregonte babai mbi tė kaluarėn e tij dhe historitė me Stalinin?
Shumė rrallė, babai nuk fliste kurrė pėr ato gjėra dhe kur i vinte ndonjė nga shokėt e tij nė shtėpi, unė e dija detyrėn qė duhej tė largohesha pėr nė dhomėn tjetėr. Tė gjitha kėto qė po u tregoj, unė mezi ia kam shkėputur atij ndėr vite.

Nga se vdiq babai?
Vdekja e babait pėr mua ka ngelur mjaft e dyshimtė, pasi ai ishte njė njeri me fizik tė fortė (2,04 m. i gjatė) dhe nuk kishte vuajtur kurrė nga ndonjė sėmundje. Kur vdiq babai mė 11 prill 1960 unė isha ushtar nė kufi dhe kur erdha nė shtėpi me leje, ai ishte varrosur. Nėna mė tregoi se babait i kishte plasur stomaku dhe e kishin shtruar urgjent nė spital, por mė tej nuk dinte se si e kishin mjekuar. Nėna vazhdimisht dyshonte pėr vdekjen e babait dhe pėr kėtė gjė unė pyeta pas disa kohėsh doktor Papariston, i cili mė tha se nuk e mbante mėnd, pasi ai operonte me dhjetra pacientė.

Ju vetė ku keni punuar?
Pasi mbarova gjimnazin nė vitin 1958 dhe u lirova nga ushtria nė vitin 1961, unė fillova punė si tornitor dhe dispeēėr nė uzinėn "Enver" ku kam punuar deri nė vitin 1995 kur dola nė pension.

Gjatė atyre viteve a keni pasur probleme dhe a ua pėrmėndnin ndonjėherė tė kaluarėn e babait.
Nė pėrgjithėsi nuk mė kanė ngacmuar, por ka pasur raste kur nė punė mė thonin: "Babi yt solli Zogun nė Shqipėri", apo kur kaloja nė rrugė mė thonin: "Ja po kalon ky rusi i bardhė". Deri sa ishte gjallė babai nuk na kanė ngacmuar shumė, por disa probleme tė vogla i patėm pas vdekjes sė tij kur erdhėm me shtėpi kėtu afėr shkollės "Alqi Kondi". Nė atė kohė Fronti filloi tė gėrmonte nė biografinė e tij dhe nė vitin 1964 na bėnė kontroll nė shtėpi dhe na sekuestruan pjesėn mė tė madhe tė fotografive tė babait ku ai kishte dalė si ushtarak i Carit dhe i Zogut. Pas kėtij kontrolli ne na propozuan disa herė pėr tė na internuar nga Tirana, por pėrsėri nuk na lėvizėn.

Po pas viteve '90 ju a keni tentuar tė lidheni me familjen e babait tuaj nė ish-Bashkimin Sovjetik?
Pas viteve '90 unė shkova disa herė nė ambasadėn ruse nė Tiranė, por megjithė dėshirėn e madhe tė tyre nuk mundėm tė krijonim dot asnjė lidhje. Pas vitit 2000, unė kam shkuar disa herė nė Rusi ku jeton e punon njėri nga dy djemtė e mij, por pėrsėri nuk kam marrė asnjė tė dhėnė pėr familjen e babait tim.

------