Pyetje-Pergjigje mbi Besimin e Krishtere Orthodhoks
nga At Thomas Hopko
Pyetje #1: Kam vizituar ambientin e nje Kishe Orthodhokse. Kam marre pjese ne Liturgjine Hyjnore. Mu duk shume mistike me veshjet, aromat, qirinjte, kendimet...Si do ta krahasonit Kishen Orthodhokse me Kishat e tjera te Perendimit?
Kisha Orthodhokse eshte nje Kishe Lindore, ne kuptimin qe, ne terma njerezore, eshte produkti i historise dhe kultures se Lindjes se Mesme, helenike dhe sllave. Me nje fjale, Kisha Orthodhokse ka njohur nje zhvillim historik dhe shpirteror krejtesisht te ndare nga Kishat e Krishtera te Evropes Perendimore dhe Amerikes, kam parasysh Kishen Katolike dhe Kishat e Reformuara Protestante.
Ndarja zyrtare midis Kishes se Lindjes dhe Perendimit nuk mund te piketohet me saktesi. Mund te thuhet se zyrtarisht ndarja ndodhi aty rreth shekullit te XI dhe XII. Ama qe nga shekulli i IV, te krishteret ne Lindje po jetonin me shume pak kontakte me te krishteret ne Perendim.
Liturgjia e Kishes Orthodhokse sic e njohim sot, u zhvillua pikerisht gjate atyre shekujve kur Lindja ishte ne izolim nga Perendimi. Liturgjia qendron ne qender te jetes se Kishes dhe sherben si deshmitare e perjetimit qendror te Besimit Orthodhoks, i cili i shprehur me pak fjale eshte, njeriu u krijuar per te jetuar se bashku me Zotin ne jeten e ameshuar te Mbreterise se Tij.
Krijoni Kontakt