Risto Siliqi

Hyrje

Lindi nė Shkodėr mė 1882. Atdhedashuria e dalloi qė nė bankat e shkollės. Mė vonė ai merr pjesė bashkė me Luigj Gurakuqin me Hilė Mosin nė kryengritjen e Malėsisė sė Madhe dhe bėhet kėngėtari i saj. Pas shpalljes sė Pavarėsisė, nė vitet 1913-1914, bashkė me Hilė Mosin boton nė Shkodėr gazetėn "Shqypnia e re". Dy poetėt atdhetarė nėpėrmjet kėsaj gazete me artikuj dhe vjersha tė shumta luftuan me guxim kundėr propagandės antishqiptare, goditėn Komisionin Ndėrkombėtarqė qeveriste qytetin dhe pėrkrahte feudalėt. R.Siliqi, gjithashtu, u pėrpoq me tė gjitha forcat pėr demokratizimin e pushtetit dhe pėr vendosjen e arsimit laik dhe falas nė luftė me klerin reaksionar dhe tė huajt. Mė 1915 poeti lufton pėr mbrojtjen e Shkodrės kundėr synimeve malazeze.
Mė vonė largohet nga politika, punon si nėpunės nė Vlorė, Tiranė dhe si avokat nė Shkodėr. Vdiq mė 1936.
Libri i vetėm qė nxorri nė dritė R.Siliqi ėshtė "Pasqyra e ditėve tė pėrgjakshme" (1913) kushtuar Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe ku mori pjesė edhe vetė. Pėrveē kėsaj, Siliqi botoi vjersha nė organe tė ndryshme, la edhe dorėshkrime. Tematika e vjershave tė tij ėshtė atdhetare dhe shoqėrore. Ai lėvron edhe vjershėn satirike. Krijimtaria e tij poetike shquhet pėr idetė demokratike, pėr simpatinė ndaj luftėtarėve tė thjeshtė malėsorė, pėr dufin luftarak, thjeshtėsinė, ndikimin e frytshėm nga poezia popullore. Vlerėn artistike poesisė sė tij ia zbehin notat retorike, qė vihen re herė pas here dhe gjuha e papėrpunuar. Megjithatė ka vjersha shprehėse si "Tradhtarėve tė kombit" dhe "Mehmet Shpendi" ku portreti i trimit qė i dha emrin vjershės, jepet me forcė epike dhe ngjyra legjendare.

Kur' nuk gjendet zbathė e zdeshun
Por gjithmon' gatue pėr pritė.
N'zheg e n'shi e n'borė e breshėn
shtati i tij gjithmonė vaditė.

Shpesh Siliqi i ndėrthur motivin atdhetar me atė shoqėror.

Poemthi "Luftėtari ynė" ėshtė i afėrt pėr nga tematika me vjershėn "Shpėrblimi" tė Asdrenit dhe "I mbetuni" tė Mjedės. Heroi i tij ėshtė njė fshatar i varfėr qė, pėr lirinė e atdheut, rrėmben pushkėn dhe jep jetėn nė luftė. Poeti proteston kundėr klasave tė pasura qė i lanė fėmijėt e kėtyre luftėtarėve pa mbrojtje:

Dyert tė huaja tė kėrkojnė
Pėr njė kojė bukė tė thatė!

Protesta ndaj padrejtėsive shoqėrore ndihet edhe nė krijime tė tjera tė fundit tė R.Siliqit sidomos nė vjershėn e gjatė "Burim poetik".
Vepra mė e njohur e R.Siliqit dhe mė e realizuara ėshtė poemthi lirik "Mrika nė shkangull". Kėtu gjejmė shfaqe spontane tė realizmit, edhe pse vepra nė tėrėsinė e saj ėshtė romantike. Mrika, njė vajzė e re, e ēiltėr, plot ėndrra, gabon nė dashuri dhe i jep fund jetės. Poeti e mbron forcėn e dashurisė, dėshirėn pėr lumturi dhe proteston kundėr shoqėrisė patriarkale e hipokrite, qė me zakonet e saj tė egra bėhet e pamėshirshme ndaj tė pafajshmėve. Vepra, pėrveē mendimit tepėr tė avancuar pėr kohėn ka edhe vlera artistike. Poeti ka arritur kėtu njė thjeshtėsi dhe natyrshmėri, njė ngrohtėsi ndjenje qė u mungon krijimeve tė tjera. Poema spikat pėr vėzhgimet e holla psikologjike qė ndriēojnė botėn shpirtėrore tė heroinės. Tablotė e natyrės, plot ėmbėlsi e hijeshi, me ngjyra romantike, janė nė funksion tė ndjenjave tė protagonistes. Poema ėshtė e llojit shoqėror-psikologjik.