Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Drago Siliqi dhe Dashunia

    Poeti Drago Siliqi (1930-1963) sot ėshtė shumė pak i njohur ndėr shqiptarėt. Jeta e kėtij djaloshi shkodran u bė e shkurtėr - ai ndėrroi jetė nė njė fatkeqėsi ajrore nė Kinė - por ai ka lėnė pas njė numėr poezish, prej tė cilave disa vlejnė tė lexohen edhe sot.

    Partizan 14-vjecar, pastaj anėtar partie nė vitin 1947, Dragoja ishte nė njė situatė mjaft tė favorshme. Por ai kishte moralin e vet - Ismail Kadareja ka pėrshkruar njė episodė kur Drago Siliqi iu shmang me marifet kurthėve tė Sigurimit, duke mos pranuar tė bėhet vegjėl spiunazhi. (Ai deklaroi nė mbledhjen e partisė se Sigurimi donte ta rekrutonte dhe kėrkoi "kėshilla" nga Partia si do tė vepronte, dhe me kėtė akt publik ai u bė i papėrdorshėm pėr Sigurimin!)

    Kėtu kam zgjedhur pėr ju njė poezi nga Drago Siliqi qė shumė mė pėlqen:

    DASHUNIA

    C'asht dashunia? - flasin shumė nė botė.
    Ca lule vjeshte, qė gėnjejnė rininė.
    C'asht dashunia?... Vec njė andrr' e kotė, -
    thonė gjithė ata, qė s'njohėn dashuninė.

    C'asht dashunia?..... Interes n'dy anė.
    E krahasojnė ate me tregėtinė
    tė gjithė ata, qė rini n'zemėr s'kanė
    e s'mund ta gjejnė nė jetė kurrė dashuninė.

    C'asht dashunia?... Lule e vėrtetė,
    por plaket jeta, ajo ma nuk ndrin, -
    thonė gjithė ata, qė s'jetojnė dot njė jetė
    e s'kanė fuqinė ta mbajnė dashuninė.

    Asht dashunia: krue i pashterim!
    Sa herė qė pi, ma shumė tė shtohet eti.
    N'te pasqyrohet qielli nė kthjellim,
    ma e pafundshme ajo asht se deti.

    Asht dashunia: erė e lirė, qė fryn
    e plagėt ma tė randa t'i shėron,
    minierė e thellė, qė plot visare ndryn,
    pallat prrallor, ku lumtunia rron.

    I ka ajo dy sytė porsi perria,
    zemrėn e saja ma tė nxehtė se zjarri,
    flokėt - tė arta, ndjenjat - si magjia,
    me te ndėr lufta bie luftėtari.

    Edhe nuk vdes. S'asht andėrr kjo. E vėrtet.
    Pėr gjithė ata qė kanė dashuni.
    Ajo provohet vec njė herė nė jetė,
    nuk vdes, as plaket kurrė si pėr cudi.

    1953

    E zgjodhi pėr ju miku suedez i kulturės shqiptare
    Ullmar Qvick

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Edhe njė poezi nga Drago Siliqi dhe disa fjalė nga zemra)

    Megjithėse unė jam pėrkrahės i idesė sė gjuhės letrare tė bashkuar shqipe dua tė theksoj se nga gjithė krijimtaria letrare shqipe mė shumė mė pėlqen poezia mė e mirė gegnisht. Kjo poezi mė tėrheq me gjallėrinė, ngrohtėsinė dhe dinamizmin e vet.

    Kėtu edhe njė poezi nga Drago Siliqi:

    NUK DI SE SI MĖ LINDI DASHUNIA

    Nuk di se si mė lindi dashunia,
    nuk di se si u lidhėm na tė dy.
    Porse mė duket: gjithė vitet e mia
    sikur pėrhera unė kam qenė me ty.

    Nė fund tė dheut fshehun ti po tė ishe,
    me falė po t'duhet ma se sa njė jetė,
    porsi kalorės prrallash do tė vijshe,
    ndėr njėmijė shtigje ty kisha me t'gjetė.

    S'tė dashunoj si zanėn mrekullore,
    qė fėrfėrit n'mendafshe anembanė -
    si shokun por ma tė afėrt, qė pėrdore
    kalojmė brigje e shtigje pranė e pranė.

    1953 (Nga vėllimi kujtimor "Kur zemra flet" Tiranė 1970)


    ----------------------------
    Mė nė fund disa fjalė jashtė temės. Pėr mua rreshtat mė tė forta nė tėrė poezinė shqipe janė fjalėt qė u vjershėruan njėherė nga poeti anonim popullor nė fund tė Kėngės sė Gjergj Elez Alisė:

    "- Amanet, more shtegtari i malit!
    N'kofsh tuj kndue ksajt, kajkėn me e pushue.
    N'kofsh tu kajtė ksajt, gjāmėn pėr me e xānė!
    Kah kėrkova gjithkund bjeshkė e m'bjeshkė,
    kah verova gjithkund vrri e n'vrri,
    kah mjerova gjithkund shpi e n'shpi,
    kėrkund s'ndesha m'Gjergj Elez Ali!"

    Bukuria magjike e fjalėve mė trullos, mė ngjethet mishtė! Lum e lum pėr ty, rapsod popullor nga koha e lashtė.......
    Ullmar Qvick

Tema tė Ngjashme

  1. Risto Siliqi
    Nga StormAngel nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-09-2004, 11:43

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •