Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Studime shqiptaro-ilirike

    E Marte, 24 Gusht 2004


    PROFESORI I MEKSIKES, STUDIM PER ILIRET

    Me gjithe marredheniet me popujt e tjere te qendres se Europes problemi i popujve danubiuan dhe ballkanike shtrohet ndryshe.

    Eshte menduar ne fillim se Koha e Bronzit e Hungarise gjate shtrirjes se saj me te madhe formonte nje grup te madh trak, te perhapur edhe mbi Ballkanin Lindor, ne marredhenie te ngushta me iliret e kultures sllave dinarike "Childe). Kosina, duke bere kulturen luzasiane, nje qyteterim ilir verior, te quajtur prej tij "karpo-dak" e vinte ne marredhenie me kulturen e popujve danubiane. Me kete etape te kerkimeve lidhen perpjekjet e gjuhesise, qe e quante ilire toponamostiken europiane qendrore, dhe ato te arkeoplogeve, qe i bashkonin ne nje qyteterim te vetem te madh "Urnenfelder" "popujt e kultures se urnave ne kuptimin e ngushte te fjales) dhe luzasianet.

    Lidhja farefisnore e kultures se Luzases me venetet, popujt e dalluar nga iliret, solli nje ndryshim ne shtrimin e problemit . Per Krahen, toponomastika europiane qendrore nuk eshte me nga fundi, posacerisht venete, por "alteuropaisch", dhe e kemi pare se ajo duket te jete ne baze te evoluimit gjuhesor te kelteve te kultures se urnave dhe pjeserisht te formacioneve etnike luzasiane perendimore, per te ardhur deri ne territorin gjermanik. Keshtu shtrohet nje problem i vecante per popujt e Luzases, nga fakti se kultura luzasiane, me gjithe orientimin e saj europian qendror dhe marredheniet me Danubin, shkeputet me vecanesi te forte nga teresia danubiane dhe fqinjet e saj ne kohen e Bronzit. Pas nje epoke peshtjellimi qe shtrihet ne disa shekuj shfaqen grupet historike te dakeve (Hungari, Trasilvani), te ilireve "perendimi i Danubit, rajoni sllavonik-dinarik, perendimi i Ballkanit dhe traket) (rajoni lindor i Trakes, Ballkani Lindor).

    Kristalizimi perfundimtar i ilireve dhe i dakeve eshte bere pas qetesimit te levizjeve te epokes kalimtare nga Bronzi te Hekuri, duke perfaqesuar grumbullimin e gjithe elementeve etnike te mbledhur ne trevat e tyre nga neoneoliti, ndersa ata me pak te rendesishmit ishin perthithur prej atyre qe bashkelidheshin apo sundonin; keshtu iliret do te perfaqesojne arritjen perfundimtare te popujve te kultures neoneolitike te zones sllavonike-dinarike, me nje element te forte, te huazuar nga popujt alpine, ndoshta te dalluar nga ata qe kane qene indoeuropianet me karakteristike, te indoevropianizuar nepermjet marredhenieve e depertimeve indoeuropiane te mirefillta, te cilat i perforcojne edhe me kontaktet e Bronzit "sllavonik" me ate te Hungarise, pasi asimiluan perfundimisht depertimet luzasiane qe nga koha e dyndjeve kalimtare.

    Traket do te perfaqesonin ardhjen ne Europe te kultures aziatike-trojane te indoeuropianizuar permes marredhenieve dhe depertimeve danubiane qe nga eneoliti, atehere ne gjendje paqendrueshmerie, dhe qe u kristalizuan kryesisht ne Kohen e Bronzit, gjate se ciles ne territorin e tyre zhvillohet kultura e qeramikes se zeze ne lidhje me artesit e kultures pontike perendimore, "cmerianet). Keshtu gjuha e tyre mundi te fitonte karakteristikat "satem", ose t'i perforconte ato, nese ishin sjelle qe me pare nga popujt e stepave. Keshtu kane qene edhe marredheniet me mbijetesat e kultures se Tripoljes qe, sic do ta shohim, do te mbeten anonime.

    Nje menyre e tille per konceptimin e formimit te trakeve eshte e lidhur me ate qe dime per gjuhen e tyre "satem", ashtu si per frigjishten dhe armenishten ne raport me te paren. Ne formimin e armeneve duket se ka pasur nje element te forte frigjian, qe perkon me substratin azianik-uraratin "Decev).

    Po keshtu kompleksiteti i formimit te ilireve shpjegon problemet e shtruara nga gjuha e tyre. Nuk ka nje mendim te njezeshem per ta lidhur ilirishten me gjuhet "satem", sic benin Jokli, Decevi, Majeri, por te tjere e lidhin me grupin "centum", ose me mire, "jo satem" ne lidhje me mesapishten e Italise "Ehatmough, Kretschmer, Krahe).
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Eshte e sigurte qe seminari nuk quhet "Studime Antishqiptare Sllavike"? Profesorit Meksikan pa emer i sugjeroni te rrise banane ne Siberi, ose te nxjerre nafte ne Akapulko.

    Sa per Shqiptaret, le te "studjojne" Rilindjen, meqe na qenkan punesuar Meksikane per kerkime mbi origjinen e lashte te Ilirise.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tiras : 24-08-2004 mė 10:19

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116



    Ndoshta ka dashur te komentoje kete Harte ai "profesori" nga Meksika.
    Ndersa sa per Venetet ai duhet te sqaroje se per cile Venete e ka fjalen. Se fis ilir ishin Venetet ne Italine e sotme te veriut dhe jo veneti ose ne gjermanisht wendet sllave qe dalin ne histori ne periudhen e vone romake.


    Ps: Meqe ky "profesori" meksikan pretendoka se ka lezuar Hans Krahe, ai duhet ta njihte problemin e identifikimit ose me mire te dallimit midis Venetet ilire dhe Wendet sllave. Kete dallim e ben pikerisht Hans Krahe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kastriot : 24-08-2004 mė 14:31

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unė e hapa kėtė temė pėr tė sjellur shkrime qė kanė tė bėjnė me studime pėr lashtėsinė tonė ilirike. Ky shkrim dhe ky profesor jo doemos thotė ndonjė tė vėrtetė nė lidhje me kėtė ēėshtje, prandaj edhe reagimet janė tė mirėseardhura qė tė sqarohen gjėrat. Ky shkrim ishte botuar dje nė Koha Jonė.

    Kurse ne mendoj se duhet tė studiojmė edhe rilindjen tonė por edhe lashtėsinė tonė dhe gjithēka qė ka tė bėjė me historinė tonė.

    Nuk ka historian serioz qė lidh Ilirinė me sllavė dhe qė nuk lidh Ilirinė me shqiptar, kjo gjė dihet botėrisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 24-08-2004 mė 16:21
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Dynamic Maska e good devil
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    thone qe iliret, i pinin gjakun armikut me kafken e armikut pasi ta vrisnin ate, e vertet eshte kjo ?
    Forumi ėshtė tepėr i ngarkuar nė kėtė moment. Ju lutemi na vizitoni mė vonė.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Unė e hapa kėtė temė pėr tė sjellur shkrime qė kanė tė bėjnė me studime pėr lashtėsinė tonė ilirike. ... Ky shkrim ishte botuar dje nė Koha Jonė.

    Kurse ne mendoj se duhet tė studiojmė edhe rilindjen tonė por edhe lashtėsinė tonė dhe gjithēka qė ka tė bėjė me historinė tonė.

    Nuk ka historian serioz qė lidh Ilirinė me sllavė dhe qė nuk lidh Ilirinė me shqiptar, kjo gjė dihet botėrisht.
    Tema e diskutimit, si edhe iniciativa per organizimin e seminarit jane te rendesishme. Sidoqofte, organizatoret duhet te ishin te kujdeshem ne seleksionimin e referuesve dhe referateve te mbajtur. Hipotezat historike qe prezantohen duhet te peshohen dhe te balancohen me referate oponente, nga autore qe dine pak me shume se alfabetin shqip. Llumi historik dhe argumentat monstruoze mbi historine shqiptare (per fabrikimin e te cilave kane punuar akademi dhe struktura te panumurta te shteteve qe i kane veshur vetvetes historine shqiptare) nuk mund te pastrohen nga pune shkel e shko e personave qe lexojne vetem titujt, apo kane kane agjende politike/personale.

    Neqoftese akademia qe e ka organizuar seminarin ne Prishtine s'ka punuar ne detaj, c'mund te thuhet per nje te perditshme "Koha Jone" se ciles i mungon kualifikimi profesional ne fushen perkatese (ne mos gazetaresk), dhe qe eshte me teper e orientuar nga "scoops" dhe intrigat politike.

    Rilindja eshte periudhe shume e rendesishme, por qe te vleresosh plotesisht Ri-lindjen, duhet te njohesh dicka mbi Lindjen.

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Tiras
    Tema e diskutimit, si edhe iniciativa per organizimin e seminarit jane te rendesishme. Sidoqofte, organizatoret duhet te ishin te kujdeshem ne seleksionimin e referuesve dhe referateve te mbajtur. Hipotezat historike qe prezantohen duhet te peshohen dhe te balancohen me referate oponente, nga autore qe dine pak me shume se alfabetin shqip. Llumi historik dhe argumentat monstruoze mbi historine shqiptare (per fabrikimin e te cilave kane punuar akademi dhe struktura te panumurta te shteteve qe i kane veshur vetvetes historine shqiptare) nuk mund te pastrohen nga pune shkel e shko e personave qe lexojne vetem titujt, apo kane kane agjende politike/personale.

    Neqoftese akademia qe e ka organizuar seminarin ne Prishtine s'ka punuar ne detaj, c'mund te thuhet per nje te perditshme "Koha Jone" se ciles i mungon kualifikimi profesional ne fushen perkatese (ne mos gazetaresk), dhe qe eshte me teper e orientuar nga "scoops" dhe intrigat politike.

    Rilindja eshte periudhe shume e rendesishme, por qe te vleresosh plotesisht Ri-lindjen, duhet te njohesh dicka mbi Lindjen.

    Ky shkrim nuk ėshtė marrė nga seminari qė ėshtė duke u zhvilluar nė Prishtinė kėto ditė sepse po tė ishte nga ai seminar do ta kisha postuar nė temėn qė ėshtė hapur pėr kėtė seminar. Poashtu nuk besoj qė ky profesor tė ketė marrė pjesė nė atė seminar sepse po tė ishte ashtu ky do tė ishte mė serioz.

    Unė e lexova shkrimin para se ta postoja kėtu por nuk kisha kohė qė tė bėja reagimin tim. Dhe qėllimi pse e postova kėtu ėshtė vetėm ta hapja temėn kushtuar kėtyre studimeve edhe pse me njė studim joserioz sepse duke e korrigjuar autorin e kėtij shkrimi del nė pah edhe e vėrteta e kėsaj ēėshtje e qė ėshtė pjesė e atyre studimeve pėr tė cilėn edhe u hap tema.
    Me kėtė poashtu ndihmojmė edhe lexuesit e Koha Jonė qė tė mos bien pre e dezinformatave qė gjenden nė kėtė shkrim nė lidhje me lashtėsinė tonė.

    Pajtohem plotėsisht me juve se Koha Jonė nuk duhej ta kishte botuar fare kėtė shkrim, apo edhe nėse me tė vėrtetė donte ta botonte njė shkrim tė tillė, ai duhej tė pėrcillej me korrigjimet e duhura qė tė mos lejoj pėrhapjen e dezinformatave tek lexuesit e saj dhe tė mos humbas lexues dhe respektin tek lexuesit me studime tė tilla jo tė mirėfillta shkencore dhe amatoreske.

    Patjetėr qė ēdo periudhe e sė kaluarės sonė ėshtė shumė e rėndėsishme duke pėrfshirė edhe rilindjen, lindjen e tė gjitha periudhat.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    good devil,

    thone qe iliret, i pinin gjakun armikut me kafken e armikut pasi ta vrisnin ate, e vertet eshte kjo ?

    Eshte shume e vertete: prandaj kroatet, malazezet dhe serbet insistojne te jene ilire. Bile edhe Drakula thone qe ishte ilir nga Serbia.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    dodoni,

    Me kėtė poashtu ndihmojmė edhe lexuesit e Koha Jonė qė tė mos bien pre e dezinformatave qė gjenden nė kėtė shkrim nė lidhje me lashtėsinė tonė.

    Biblioteka e Aleksandrise u dogj per nje qellim te caktuar, dhe ky per mendimin tim ishte qe volumi i dezinformacionit te qe me i madh se ai i informacionit.

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Harmonies Iliret jan popull Shqiptar e jo Serb. Serbet kete gje e dine shume mire, prandaj i kan zhduk sistematikisht te gjith Albanologet Kroat e mbar ne bote, duke filluar me Shuflain. Sa per djegjen e Aleksandrise... aty eshte zhdukur historia e antikitetit, dhe shume pak volume kan shpetuar qe tani mund te jene ne arkivat e vatikanit e kush e di se ku tjeter.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Doli nė treg revista kulturore-shkencore pėr Studime Orientale "URA"
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2009, 20:45
  2. Dorian Kiri ,-fiton tė drejtėn e ēekut 2 miljon dollarė pėr katėr vjet studime.
    Nga PORTI_05 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 04:59
  3. Raca ilirike
    Nga alibaba nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-02-2006, 08:43
  4. Me astronautin shqiptaro - amerikan, kolonel lejtnant William G. Gregoryn
    Nga PORTI_05 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-12-2005, 23:11
  5. nje ndihme djemeve nga Kosova per studime ne Amerike .
    Nga florinlima nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2003, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •