Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Abdyl Kėllezi

    gsh
    --

    kush e gjen nr 1 ta sjelle..

    ----

    DOSSIER II

    Ylli Kėllezi, tregon pėr momentet e internimit dhe pushkatimin e babait tė tij. Pse nuk e lanė tė shoqen ta takonte para pushkatimit

    I biri i Kėllezit: Ekzekutimi misterioz i babait tim


    --------------------------------------------------------------------------------

    Fatos Veliu


    Viti 1975 nė historinė e Shqipėrisė komuniste shėnoi goditjen e radhės, qė vinte pas njė epopeje tė stėrmundimshme shpartallimesh tė ndėrmarra nė ushtri. Menjėherė pas pėrfundimit tė asaj beteje, filloi ajo qė u emėrtua "lufta nė ekonomi", e cila solli viktimat e radhės, qė u bėnė simbol i etiketimit "armiq tė ekonomisė". Koēo Theodhosi dhe Abdyl Kėllezi ishin dy figurat qė ishin njohur deri nė atė vit si njerėzit mė tė aftė dhe mė tė pushtetshėm. Tė dy ishin ministra dhe zėvendėskryeministra, por qė gjithsesi furia e goditjes nuk i kurseu. Ata u arrestuan tė dy si "armiq tė Partisė dhe tė popullit" dhe u dėnuan me pushkatim. Pėr sa mė sipėr, sot flet pėr gazetėn pikėrisht i biri i Abdyl Kėllezit, Ylli Kėllezi. Si erdhi i papritur momenti qė u shkarkua babai i tij nga tė gjitha funksionet partiake dhe shtetėrore. Ēfarė ndodhi kur ai shkoi si njeri i thjeshtė nė shtėpi. Dorėzimi i detyrės dhe pritja e ankthshme pėr tė shkuar nė internimin e paracaktuar. Ēfarė ndodhte nė fakultetin ku Ylli vijonte studimet e inxhinierisė, ndėrsa ishte marrė vesh qė i ati ishte shpallur "armik", si dhe shumė hollėsi tė tjera qė ju i lexuat nė intervistėn e tij tė botuar nė numrin e kaluar. Ndėrkohė, nė intervistėn e dytė, tė cilėn po e botojmė mė poshtė, Ylli Kėllezi shpjegon pėr situatėn kur ai shkoi nė stėrvitjen ushtarake tė planifikuar nga fakulteti, kur nė shtėpi tė tij pritej makina qė do tė transferonte prindėrit pėr nė zonat e internimit. Dy javėt e para tė zborit, kur babai i tij nuk ishte demaskuar ende zyrtarisht dhe ēfarė ndodhi aty pas komunikatės qė dėnonte grupin e rrezikshėm armiqėsor tė Shqipėrisė, nė tė cilin pėrfshihej edhe Abdyl Kėllezi. Si i hoqėn tė drejtėn e mbajtjes sė armės dhe pėrjashtimi nga shkolla. Shkuarja e tij nė fshatin Kotė tė Vlorės dhe takimi me prindėrit. Arrestimi i babait tė tij dhe ekzekutimi misterioz, si dhe shumė hollėsi tė tjera qė lidhen me kėtė figurė shumė tė njohur nė Shqipėri, tė cilat do t'i ndiqni pikėrisht nė vijimin e shkrimit tė mėposhtėm.


    Zoti Ylli, ēfarė ndodhi pas shkarkimit tė babait tuaj nga funksionet e larta?
    Gjithēka qė ju tregova nė numrin e parė, ndodhi vetėm brenda muajit maj tė vitit 1975. Ishte mesi i atij muaji, kur u informuam pėr pėrfundimin e mbledhjes sė Byrosė Politike, e cila shkarkoi tim atė sė bashku me Koēo Theodhosin nga tė gjitha detyrat qė mbante. Pas atij mesmaji kur im atė erdhi nė shtėpi si qytetar i thjeshtė dhe ndėrkohė i etiketuar nga udhėheqja mė e lartė e Partisė sė atėhershme si "armik", do tė kalonin edhe dy javė tė tjera derisa tė pėrfundonte edhe pleniumi i posaēėm, i cili do demaskonte dhe do t'u jepte goditjen pėrfundimtare njerėzve tanė, tė cilėt i kishte vėnė nė shėnjestėr. Pikėrisht pas kėtij momenti, unė u largova nga shtėpia pėr tė ikur nė stėrvitjen ushtarake qė bėnim si fakultet nė fshatin Karpen tė Kavajės. Familjen e lashė nė ankth tė njė internimi tė menjėhershėm, apo nuk ishte ēudi qė ai edhe mund tė arrestohej ato ditė.

    Ju bėnė ndonjė diferencim nga shokėt e tjerė nė stėrvitje?
    Dy javėt e para unė kryeja aktivitet tė plotė pa as mė tė voglin dallim nga tė tjerėt.

    Tashmė ishte marrė vesh gjithēka?
    Po, po, ishte marrė vesh dhe nuk ėshtė se unė isha mes shokėsh si nė momentet e mėparshme. Qė kur bėmė rreshtimin e parė, mė ra nė sy menjėherė qėndrimi i ftohtė i shumė shokėve. Kishte ardhur momenti qė unė tė provoja karakteret dhe tipat. Nė dy javėt e para, unė merrja pjesė nė tė gjithė veprimtarinė e fakultetit, madje nuk mė kishin hequr dhe armėn, siē bėnin zakonisht nė tė tilla raste.

    Kur filloi goditja ndaj jush edhe nė shkollė?
    Ishte pikėrisht mesi i atij muaji, pra aty nga 15 qershori (1975), kur u lexua buletini i Komitetit Qendror. Ai buletin u punua nė tė gjitha fakultetet qė ishin atje.

    Pse, nuk ishte vetėm inxhinieria?
    Jo, ishin disa fakultete tė universitetit, si mjekėsia, inxhinieria etj.

    Pas buletinit, filluan tė merren me ju?
    Menjėherė pas punimit tė buletinit me tė gjitha kolektivat, mė erdhi radha mua tė prisja zyrtarisht goditjet qė ishin planifikuar. Menjėherė u mblodh organizata e rinisė, e cila, duke dėnuar veprimin armiqėsor tė tim eti, me njė tė ēuar tė dorės (sipas porosisė qė kishte) mė pėrjashtoi menjėherė nga gjiri i saj. Kjo do tė thoshte se unė automatikisht isha i pėrjashtuar edhe nga shkolla. Megjithatė, ato ditė nuk mė thanė gjė nėse do tė rrija nė shkollė apo jo, por nuk diskutohej qė nuk do tė rrija, pėr faktin qė ju shpjegova tė pėrjashtimit nga rinia.

    Vazhduat veprimtarinė?
    Pas kėtij momenti qė ju tregova, nuk vazhdova asgjė. Mė hoqėn armėn dhe mė lanė tė rrija te fjetoret, ndėrsa shokėt ndiqnin orarin e veprimeve. Ishte situatė shumė e vėshtirė. Nuk mund ta kuptoni. Gjith ditėn mendoja dhe flisja me vete se ēfarė kishim bėrė qė na u vėrsulėn kėshtu. Babai kishte punuar gjithė jetėn me njė pasion tė tillė saqė kishte harruar edhe familjen. Nuk kuptoja se ku dreqin i kishte shkelur nė kallo. Ndėrkohė, isha shumė nė merak se ēfarė bėhej me familjen time. Ēfarė bėnte babai im i shtrenjtė, qė mė kishte kultivuar me njė durim tė veēantė pasionin dhe kulturėn. A ishte nė shtėpi nė atė moment, apo mos ishte futur qelive tė tmerrshme si "armik". Nganjėherė ideja se nund tė ishte mes torturash, mė sfiliste fare. Nuk kisha mė asnjė tė drejtė, veēse tė torturoja veten duke menduar pa fund. Nuk mund ta kuptojė njeri atė gjendje ku isha unė kur dėgjoja qė dikush mė shante babanė tim, madje me fjalėt mė tė poshtra, dhe kur mendoja qė ai edhe mund tė pushkatohej. E gjitha bėhej kur ai nuk kishte asnjė faj. Pėr kėtė isha shumė i bindur.

    Marrėdhėniet me shokėt patėn ndryshime?
    Patėn detyrimisht. Unė ju tregova pak ēaste mė parė qė kjo ishte vuajtja ime e dytė, qė nuk ishte e vogėl. Aty unė njoha tipat dhe karakteret. Shumė shokė qė i kisha pasur tė pandarė, filluan tė mė urrenin. Unė nuk prisja qė ata tė mė pėrqafonin se i shikoja situatat, por edhe tė mė urrenin apo dhe tė mė fyenin, kjo ishte e rėndė. Unė kisha qėndruar gjithė kohėn time shumė korrekt me ta. I kisha dashur me gjithė sinqeritetin tim dhe po ēuditesha pėr herė tė parė se ēfarė lloj karakteresh pėrjetoka njeriu. Ishte vėrtet e ēuditshme, por edhe e dhimbshme.

    E besoni se dikur mund t'ju ishin afruar pėr interes, pėr shkak tė postit tė lartė tė babait tuaj?
    Mė pas, kur pashė atė qė po ndodhte, fillova tė besoja edhe nė kėtė gjė.

    Pati shokė qė ju qėndruan afėr?
    Pati. Nuk mund tė flas pėr tė gjithė, pasi kishte edhe nga ata qė donin, madje kishin edhe kurajon tė mė mbronin. Pra, shkurt po ju tregoj se kishte njerėz edhe tė respektueshėm, por edhe tė parespektueshėm. E keqja pėr mua ishte se nė kėto momente filloi dyzimi i karakterit dhe personalitetit. Ishin momente qė unė po ndryshoja katėrcipėrisht. Fshehja e mendimeve dhe e shfaqjes normale dhe ruajtja e stėrmundimshme, u kthye nė normalitet tė ēuditshėm. Po e provoja nė kurrizin tim poshtėrimin e karakterit njerėzor.

    Keni ndonjė episod me ndonjė shok qė ju ka qėndruar afėr?
    Ka qenė njė histori e lezetshme. Unė kisha pasur njė shok tė ngushtė. Kisha mėsuar nė rrugė tė ndėrmjetme se babai i tij kishte marrė disa goditje politike tė fuqishme. Megjithatė, unė i qėndroja afėr, pa e vrarė shumė mendjen pėr kėtė problem. Kishim arritur tė shoqėroheshim shumė bashkė dhe kjo shoqėri binte nė sy nga tė gjithė. Kur u mblodh organizata e rinisė pėr tė mė pėrjashtuar mua, qė jashtė, para se tė fillonte mbledhja, e takoj me marifet dhe i them: "Duhet tė mė kritikosh i pari ti. Do tė ēohesh dhe do tė pėrvishesh me ēfarėdo fjalori qė tė duash, por vetėm duhet tė mė godasėsh". "Si ka mundėsi qė tė mė thuash kėtė? - mė tha shoku im qė quhej Astrit. - Unė nuk mund tė bėj njė veprim tė tillė. Ne kemi qenė shokė dhe do tė jemi tė tillė". E sqarova dhe e binda se ai patjetėr ishte nė vėzhgim ngaqė kishte shoqėri me mua dhe mund tė goditej pėr shkakun tim, pasi njė pėrvojė pėr njė rast tė tillė e kishim. Kėshtu qė, sa hymė brenda, Astriti u ēua i pari dhe nuk la gjė pa thėnė kundėr meje. Pas kėsaj, atė e morėn ta pėrpunonin sė bashku me shumė tė tjerė, pėr tė mė survejuar kudo. Gjithsesi, ai erdhi e mė tregoi nė mėnyrė tė fshehtė pėr detyrėn qė i kishin dhėnė.

    Kur u takove me familjen?
    Nė fund tė qershorit, si mbaroi zbori, unė arrita nė Tiranė. Aty shkova njėherė nga shtėpia dhe larg e larg nuk pashė asnjė gjurmė jete. Ishte e tmerrshme, nuk dija se nė ēfarė zone tė Shqipėrisė ndodheshin prindėrit e mi nė ato momente. Shkova nga halla qė kisha nė Tiranė. Aty mėsova qė familjarėt e mi ishin internuar nė fshatrat e Vlorės. "Duhet tė jenė nė fshatin Kotė," mė thanė. Megjithatė, unė nuk do tė nisesha menjėherė pa sqaruar punėt nė universitet. Nga sa mėsova te halla, kuptova se guri po rrokullisej shumė keq. Ngjarjet ishin tė pabesueshme. Goditja kishte pėrfshirė gjithė farefisin tonė.

    Pėr shembull?
    Situatatat e tmerrshme kishin filluar nė tė gjithė fisin tonė, sidomos nė njerėzit shumė tė afėrt. Dajėn tim ma kishin pėrjashtuar menjėherė nga Partia. Xhaxhanė tim, qė kishte qenė inxhinier nė Institutin e Projektimeve, madje kishte qenė me grupin e projektuesve tė hidrocentralit tė Fierzės, e kishin ēuar nė Fushė-Arrėz. Djalin e hallės, qė kishte qenė pėrkthyes i anglishtes, e kishin hequr nga puna dhe e kishin ēuar punėtor. Megjithatė, ndonėse njerėzit e mi po goditeshin pėrditė, gjithsesi ishin nė ankth pėr fatin e babait dhe tė familjes sonė. Kryesisht halla nuk po e pėrmbante dot veten.

    Kur u takuat me familjen?
    Unė do tė mbyllja njė herė problemet me universitetin. Nuk mund tė bėja ndryshe. Kudo flitej pėr grupin armiqėsor qė kishin zbuluar nė ekonomi, dhe kėtė e konsideronin si njė fitore tė madhe pėr popullin dhe atdheun. Unė isha krejt i hutuar dhe i mpirė, pa ditur se ēfarė tė bėja. Orė e ēast mendoja se tashmė im atė, qė ishte i pari nga shqiptarėt e internuar nė ishujt e fashizmit pėr protestėn kundėr pushtimit tė Shqipėrisė, tashmė kishte marrė etiketėn e armikut. Qė tė nesėrmen e ardhjes nė Tiranė shkova dhe dorėzova rrobat e zborit dhe prita se si do tė shkonte puna. Nuk vonoi shumė dhe nė fakultet u zhvillua njė mbledhje urgjente e komitetit tė rinisė, e cila mori vendim qė unė tė pėrjashtohesha nga shkolla.

    Ēfarė bėtė pas kėsaj?
    U nisa qė tė nesėrmen nė fshatin ku ishte internuar familja ime. Tė them tė drejtėn, nuk dija as ku tė shkoja, se nuk kisha saktėsuar shumė jo vetėm vendndodhjen e familjes, por as edhe tė fshatit. Hipa nė tren qė nė mėngjes dhe arrita nė Fier, pasi atėherė deri nė Fier kishte tren. Aty dola pėr tė gjetur ndonjė makinė tė rastit, e cila do tė mė ēonte si fillim nė Vlorė. Mbaj mend qė atė ditė kishte shumė lėvizje njerėzish, dhe qarkullim automjetesh kishte shumė pak. Pas mė shumė se dy-tre orėsh peripecish, munda tė arrija nė Vlorė. Qė aty po pyesja njėrin dhe tjetrin se ku duhej tė drejtohesha pėr nė Kotė. Koha kalonte dhe ankthi pėr babanė po mė mbėrthente tė tėrin. Mė sė fundmi, atje nga pasditja arrita nė fshat. Ishte pėr t'u ēuditur, por aty babanė e gjeta drejtor tė fermės. Kishte edhe njė makinė. Pėrfytyro qė tė ikėsh nga njė ambient, siē ika unė nga universiteti, ku thuheshin njėqind e njė tė kėqija pėr tė, aq sa ty tė tė pėrjashtojnė nga universiteti dhe tė pushojnė nga puna tė gjithė njerėzit e afėrt, aq sa ti ikėn me peshėn e fajit mbi supe. Dhe vjen nė internim e babanė e gjen drejtor ndėrmarrjeje.

    Si kishte mundėsi?
    Mė vonė do ta mėsoja se kjo ishte njė taktikė e kamufluar qė ndiqej pėr tė gjithė kuadrot qė viheshin nė shėnjestėr pėr t'u goditur. Kėshtu kishte ndodhur dhe me mikun e tij, Koēo Theodhosin, tė cilin, si e kishin internuar nė Kurbnesh, e kishin bėrė drejtor tė minierės sė bakrit. Por kėto do tė ishin tė pėrkohshme.

    Po vetė babai juaj, ishte pesimist pėr tė ardhmen?
    Nė fillim babai im, kur ishte caktuar dhe drejtor ferme, u mendua tė paktėn se mund tė mbaronte me kaq kjo gjė. Kėtė, mendoj unė, e kishte nga idealizmi, apo dhe nga bindja e tij se derisa nuk kishte bėrė gjė, nuk mendonte se do ta shkatėrronin mė tej. Kjo bindje iu forcua kur kishte shkuar nė komitetin ekzekutiv tė rrethit pėr tė sqaruar problemin tim tė shkollės sė lartė. Ata i kishin thėnė qė tė mos shqetėsohej, se nuk do t'ia pėrjashtonin djalin nga shkolla. Kėshtu qė ai kishte ikur disi i ngrohtė nė shtėpi.

    Po kur shkuat ju i pėrjashtuar nga shkolla, si reagoi?
    U befasua. Jo vetėm kaq, por kur i tregova se ēfarė po ndodhte ndėrmjet njerėzve tanė, tė cilėt po shkarkoheshin nga punėt e mira dhe po transferoheshin deri nė zonat mė tė thella tė Shqipėrisė, u befasua edhe mė shumė, aq sa filloi tė besonte se puna kishte pasoja qė tashmė kuptoheshin. Nga sa i fola unė, ishte shumė e kuptueshme se sa thellė do tė shkonte thika.

    Patėt biseda intime ato ditė me babanė?
    Ato ditė kemi biseduar pėr shumė gjėra. Bisedat nuk i bėnim nė shtėpi, por nė lėvizje, duke dalė sa nė njė vend nė tjetrin, me pretekstin se po nxirrnim nė shėtitje mbesėn e vogėl.

    Ēfarė bisedonit?
    E ēfarė mund tė bisedonim. Nuk kishim kurrfarė dijenie pėr ēfarė do tė bėhej dhe pėr sa akuzohej babai. Mė shumė hamendėsonim nėn njė ankth tė veēantė.

    Ju ishte shprehur ndonjėherė se mund tė arrestohej?
    Jo. Madje mundohej tė anashkalonte ēdo gjė nė bisedė. Me sa kam kuptuar, nuk donte tė na trembte. Pastaj mendonte se kur tė ndodhte, do tė gjenim forca ta pėrballonim, se ne ishim tė rritur.

    Ju filluat punė?
    Pėr momentin qė po flas, pra pėr muajin korrik, kur unė shkova nė fshat, u vendosa nė njė punė sezonale si punėtor. Por babai nga muaji gusht u shkarkua si drejtor dhe u caktua tė punonte si punėtor karburanti. Pra, bėnte furnizimin e makinave me karburant.

    Sa vjet internim ju kishin dhėnė?
    Na dhanė fillimisht pesė vjet, por pastaj rritej ēdo vit nga pesė tė tjera. Kėshtu ndiqej njė praktikė e pashkruar. Nė kėtė formė ne kemi shpėtuar nga internimi vetėm pasi erdhi demokracia nė Shqipėri, pra kemi ardhur nė Tiranė pas viteve '90.

    Si u arrestua Abdyl Kėllezi?
    Ai ėshtė arrestuar publikisht dhe demonstrativisht nė mes tė ndėrmarrjes. Ka qenė data 4 shtator. Aty rreth orės 17.00 e thėrresin nė punė siē ndodhte zakonisht kur kishte raste qė kėrkohej tė furrnizohej me karburant ndonjė makinė. Kėshtu qė edhe atė ditė, si dhe herė tjetėr, u nis me ēelėsat e karburantit nė dorė. Sa kishte shkuar nė oborrin e ndėrmarrjes, e arrestuan.

    Ju e morėt vesh?
    Vetėm pasi e kishin arrestuar babanė, ne kuptuam se ēfarė kishte ndodhur, pasi erdhi grupi i kontrollit tė shtėpisė, tė cilėt evidentuan dhe regjistruan gjithēka qė ndodhej aty.

    Ju sekuestruan gjė?
    Atė ditė jo. Sekuestrimin e bėnė vetėm pas dėnimit me vdekje tė babait.

    Ju keni pasur ndonjė kontakt qė nga momenti i arrestimit?
    Ne pėr herė tė fundit e pamė vetėm kur iku me ēelėsa nė dorė. Pas atij momenti nuk morėm dhe as nuk mundėm tė jepnim qoftė edhe njė pėrshėndetje. Madje, edhe nė gjyq nuk thėrritėn asnjė familjar, madje as nėnėn time. Kjo ėshtė shkelja mė flagrante e tė drejtave mė minimale tė njeriut, ku tė paktėn nė njė vendim tė tillė nuk ėshtė i pranishėm asnjė familjar! Vetėm se mbaj mend se pas ndonjė viti pas arrestimit, erdhėn disa oficerė tė Ministrisė sė Brendshme, tė cilėt kėrkuan kostumin e tij. Mamaja u kėrkoi qė ta takonte, ndėrsa ata iu pėrgjigjėn se do ta merrte vesh shpejt.

    E prisnit dėnimin e tij me vdekje?
    Ēdo gjė ishte enigmė. Ne vetėm hamendėsonim. Tensioni ishte i papėrshkruar. Vritnim mendjen nė do ta pushkatonin apo jo. Ēdo gjė e dallonim nga sytė e njerėzve, pasi unė isha bėrė ekspert pėr t'i dalluar njerėzit nė sy. Nė qoftė se ishte keq puna, na shikonin disi me dhembje, siē dhe ndodhi nė momentin qė ishte bėrė ekzekutimi.

    Pse, ēfarė patė te njerėzit?
    Dallova qartė njė dhimbje qė shprehej qartė ndėr ta. Kishte njerėz shumė tė mirė, tė cilėt e kuptonin qė nuk kishim bėrė gjė. Sepse, qė tė tregohem i sinqertė, shumė njerėz ishin dashamirės dhe shumė tė mirė, ashtu siē kishte edhe tė tjerė tė cilėt ishin provokatorė dhe shumė tė kėqinj.

    Pse, kishin dijeni njerėzit?
    Po, ata mėsonin ēdo gjė, sepse pyesnin, ndėrsa neve nuk na thoshte kush gjė. Di qė parandjeva diēka pėr fatin qė e priste babanė tim, pasi atė periudhė nė gjithė median dhe nė ēdo komunikatė ai shahej dhe bėhej pėrgjegjės pėr ēdo gjė. Kjo kishte tė bėnte me pėrpunimin e opinionit pėr atė qė ishte parashikuar tė ndodhte, pra pėr pushkatimin e babait tim.

    Si e morėt vesh pushkatimin e tij?
    Dėnimin dhe pushkatimin e morėm vesh vetėm nė njė moment. U bė mbledhja e popullit, ku u lexua komunikata e famshme, e cila fliste pėr zbulimin e grupit mė tė rrrezikshėm tė ekonomisė, tė kryesuar nga Abdyl Kėllezi dhe Koēo Theodhosi, tė cilėt partia i kishte dėnuar me vdekje dhe tashmė ishte bėrė pushkatimi i tyre. Pėr ēudi, kėtė e parandiem qė nė mėngjes tė asaj dite, sepse, siē tė tregova diēka mė parė, njerėzit ishin vėnė nė dijeni pėr diēka tė tillė. Ata na shikonin me keqardhje dhe me njė dhembje tė veēantė dhe tė pashpjeguar.

    Ēfarė bėtė nė momentin qė lexohej komunikata?
    Sa foli pėr ekzekutimin e babait, filluan duartrokitjet e njohura. Nuk mundėm tė duronim dot dhe rrėshqitėm pėr tė dalė, duke shkuar menjėherė nė shtėpi. Mė shumė u ruajtėm nga ndonjė demaskim qė mund tė na bėnin njerėz tė irrituar.

    Sa vjet bėtė nė internim?
    Bėmė plot 16 vjet. Qė nga korriku i 1975-s e deri nė korrikun e 1991-shit. Po tė flasėsh pastaj pėr kushtet dhe peripecitė e internimit, ato dihen tashmė dhe nuk ia vlen tė merresh me to.

    E keni gjetur varrin e babait?
    Nuk e kemi gjetur ende. Kemi kėrkuar edhe ndihmėn e atyre qė vranė tim atė, Rrapi Minos dhe Arianit Ēelės, tė cilėt, me mėnyrat e veta tė shpjegimit, nuk na dhanė asnjė tė dhėnė.


    -----

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... qahen "bllokmenet" pasi rane nga fiku, pse nuk flisnin kur ishin maje fikut apo secili "o lele byēa ime". Po kur ishin keshtu le te rrine urte e te mos llapin duke u qare e duke bere si te ndershem se e dinin fatin qe me pare ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Katėr misteret qė shoqėruan Koēi Xoxen
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 08:38
  3. Debati mbi Ditėn e Ēlirimit
    Nga dardajan nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •