All-llahu, subhanehu ve teala, e ka nderuar njeriun mbi mbarė krijesat me logjikė perceptuese dhe shpirt tė vetėdijėsuar, ate e ka bėrė boshtin e shpalljeve dhe e ka dalluar nė kreaturė dhe moral.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:

(وَلَقَدْ كَرَّمْنَا بَنِي آدَمَ وَحَمَلْنَاهُمْ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَرَزَقْنَاهُمْ مِنَ الطَّيِّبَاتِ وَفَضَّلْنَاهُمْ عَلَى كَثِيرٍ مِمَّنْ خَلَقْنَا تَفْضِيلاً).

"Ne vėrtet nderuam pasardhėsit e Ademit (njerėzit), u mundėsuam tė udhėtojnė hipur nė tokė e nė det, i begatuam me ushqime tė mira, i vlerėsuam ata (i lartėsuam) ndaj shumicės sė krijesave qė Ne i krijuam". (El-Isra: 70).

Duke u nisur nga ky nderim erdhi detyrimi hyjnor pėr njeriun me detyrėn e adhurimit ndaj All-llahut, az-ze ve xhel-le, dhe ndėrtimin e tokės, andaj secili defekt nė zbatimin e kėtyre dy urdhėrave, shkakton ērahatime nė jetėn e tij dhe jetesė tė vėshtirė.

Duke u nisur nga kjo qė thamė, i dorėzohemi fakteve dhe jemi dėshmitar tė ndodhive tė saja… Ashtu qė vėrejmė se shoqėritė nė ecurinė e tyre historike zhvillohen, kultivohen dhe forcohen me vepėr tė njeriut, pjekurinė e tij, plotėsinė e vetėdijes mbi synimin e vėrtetė nė kėtė jetė, pastaj duke i zbatuar rregullat e ligjeve tė fuqisė, fitores dhe mėkėmbėsinė nė ruzullin tokėsor. Popujt dhe shoqėritė rrėnohen, dobėsohen dhe asgjėsohen nga shkaku i mungesės ose devijimit tė domethėnies sė kėtij ekzistimi njerėzor, e kjo ėshtė sekreti i civilizimit gjatė ngritjes dhe rėnies.

Pėr ta ambientizuar kėtė qė themi dhe pėr tė sqaruar rėndėsinė e vetėdijes civilizuese duhet ta zbresim ate nė realitetin e krizės sonė momentale, nė tė cilat jeton vendi (mendohet nė Mbretėrinė e Arabisė Saudite sh.r.) si pasojė e veprimeve terroriste dhe ekstremizmit ideologjik, nėse dėshirojmė tė diagnostifikojmė realitetin e defektit dhe mos tė angazhohemi me prezentim nga pėrshkrimi i sėmundjes..

Etapat e kaluara me ndodhitė qė i kanė ndodhur ummetit kanė shkaktuar nė shpirtin tonė njė lloj tė mendimit, ku pika e fundit qė e mendojmė, kur tė ndodh ndonjė krizė, ėshtė qortimi i vehtes, sepse zakonisht e lėmė nė fund ndikimin e vetvetes nė problemet qė na ndodhin, edhe pse besojmė se:

(إِنَّ اللَّهَ لا يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّى يُغَيِّرُوا مَا بِأَنْفُسِهِمْ )

"…All-llahu nuk e prish gjendjen e njė populli (nuk ua largon tė mirat) pėrderisa ata ta ndryshojnė veten e tyre. ..". (Er-Rad: 11).

Dhe lexojmė ajetin Kur'anor:

(أَوَلَمَّا أَصَابَتْكُمْ مُصِيبَةٌ قَدْ أَصَبْتُمْ مِثْلَيْهَا قُلْتُمْ أَنَّى هَذَا قُلْ هُوَ مِنْ عِنْدِ أَنْفُسِكُمْ إِنَّ اللَّهَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ)

"E kur juve u goditi njė dėshtim (nė Uhud) e qė ju ia patėt dhėnė atė dyfish (armikut nė Bedr), thatė: "Prej nga kjo"? Thuaj: "Ajo ėshtė nga vetė ju"! S'ka dyshim se All-llahu ėshtė i plotėfuqishėm pėr ēdo send". (Ali Imran: 156).

Kriza jonė momentale nė tė gjitha sferat e jetės, qofshin ato tė sigurisė, ose tjera, janė krizė e vetėdijes nė kuptimin e fesė dhe kuptimin e fetarizmit, defekt nė njohjen e individit tė detyrave dhe obligimeve qė i ka nga pėrkatėsia e tij tė njė shoqėrie. Shtoja kėsaj edhe mbulesėn e njė kohe tė gjatė qė ka shkaktuar mungesėn e shikimit tė brendshėm civilizues, duke u futur nė ngushticėn e dobėsisė, civilizimet e iluzionit dhe jetesa nė materializėm.

Vetėdija civilizuese gjithėpėrfshirėse i nevojave tė njeriut dhe shoqėrisė ėshtė garanca e ardhmėrisė pėr ummetin islam, pa marrė parasysh se ēfarė zbehje arrin, pėrderisa ummeti posedon burimin e jetės dhe eliksirin e fitores.

Pasi qė ka kėtė rėndėsi tė madhe vetėdija civilizuese e kemi domosdo qė ta definojmė kėtė term, tė sqarojmė domethėnien dhe realitetin e tij, qė tė bėhet e qartė qėllimi prej tij dhe qė ky kuptim tė bėhet hyrje pėr zbatim dhe vepėr.

Vetėdija ėshtė prej termeve qė pėrdorimi i tij ėshtė pėrhapur me tė madhe, si rezultat i zhvillimit tė gjėrė nė pėrdorimin e tij, ashtu sikurse shfaqet edhe nė shumė sfera tė ndryshme, sidomos nė ēeshtjet ideologjike dhe ato kulturore.

Vetėdija aludon nė grumbullimin e informatave dhe memorizimin e tyre.

Kurse nė format e mė vonshme ky term merr formėn e kuptimit dhe perceptimit tė shėndoshė, kurse dijetarėt e psikologjisė nė tė kaluarėn vetėdijėn e definonin si: "Ndjenje pėr atė qė ėshtė nė veten e tij dhe gjėrat qė e rrethekojnė". (Shiko: "Ripėrtėrirja e vetėdijes", fq. 6, dr. Abdul-Kerim Bekar)

Mirėpo me zhvillimin e shkencės dhe komplikimit tė termeve dhe nocioneve aludimi i "vetėdijes" filloi tė mer kahjen e thellėsisė, degėzimit, zgjėrimit, qė tė hyjė nė shumė sfera psikologjike, shoqėrore dhe ideologjike. Mund ta rregullojmė domethėnien e tij duke thėnė: "Perceptim logjik i qartė i kėrkesave tė veprės sė sukseshme".

Andaj secili projekt human duhet ta parakalon njė logjikim tematik qė garanton shpėtimin dhe pėrputhjen me ligjet e jetės. Vetėdija e xhveshur nga vepra, sipas meje, ėshtė sofizėm dhe ėndėr.

Kurse termi "civilizim" ėshtė term qė dallon domethėnia e tij nga njė kulturė nė tjetrėn dhe nga pėrdorimi qė e gjykon ambienti i ndryshėm.

Ibėn Halduni, i cili i pari e ka pėrdorur kėtė term, civilizimit i ka thėnė kėtė definim: "Kulmi i ndėrtimtarisė dhe fundi i ymrit tė tij dhe se ėshtė shenjė e prishjes sė tij". ("Mukaddima”, Ibėn Haldun, 2/36).

Sipas kėsaj civilizim te Ibėn Halduni ėshtė kulmi i teprimit nė civilizim dhe fundi i ymrit tė luksit materialist, qė shėnon edhe fillimin e rėnies. Pa dyshim se kjo domethėnie dallon nga ajo qė e kanė pėr qėllim bashkėkohorėt.

Vil Durant thotė: "Civilizimi ėshtė sistem shoqėror qė i ndihmon njeriut tė shton prodhimin e tij kulturor dhe pėrbėhet nga katėr elemente: hyrjet ekonomike, sistemet politike, zakonet morale dhe pėrcellja e shkencave dhe arteve. Fillon aty ku pėrfundon shqetėsimi dhe stresi".

Civilizimi sipas Durantit ėshtė civilizim i shpikur nga prodhimtaria, pa dallim tė nivelit qė arrinė. Kurse Tajlori nuk e pėrkufizon civilizimin me asnjė kufi, pėrveē pėrparimit tė pafund, pasi qė ai nė definicionin e civilizimit thotė: "ثshtė shkallė e pėrparimit kulturor, ku artet, shkenca dhe jeta politike arrijnė njė shkallė shumė pėrparimtare".

Ekzistojnė edhe shumė definicione tjera qė dallojnė pėr shkak tė dallimit tė prapavijės sė tyre shkencore, historike dhe akaidologjike nė shikimin e tyre mbi civilizimin. Disa e zgjėrojnė domethėnien e civilizimit qė tė kaplojė tė gjitha dimenzionet e pėrparimit, e ky ėshtė drejtimi i disa mendimtarėve franēez, kurse dikush tjetėr e kufizon nė disa aspekte tė pėrparimit materialist, siē ėshtė rasti me disa mendimtar gjerman, e tė tjerė qė e bėjnė ate (civilizimin) sinonim tė kulturės.

Kurse mendimtari musliman, Malik Ibėn Nebi, arriti qė ti jep domethėnie dinamike civilizimit, e cila pėrkufizohet nė domosdoshmėrinė e: "Sigurimit tė njė grumbulli tė kushteve morale dhe materiale qė i mundėsojnė njė shoqėrie tė caktuar tu ndajė secilit individ dhe nė secilėn etapė tė ekzistimit tė tyre, qė nga fėmijėria e deri nė pleqėri, ndihmė tė domosdoshme nė ato etapa tė zhvillimit tė tij". ("Problemi i mendimeve nė botėn Islame", fq. 50, Malik ibėn Nebi).

Realiteti i civilizimit te Malik ibėn Nebiu dhe te shumė mendimtarė tjerė ėshtė mė i gjėrė se ndėrtimi material, andaj kjo ishte edhe shkaku qė disa tė bėjnė dallim mes termit "civilizim" dhe "qytetėrim". Mirėpo pasi qė shumė mendimtarė dhe studiues vėrejtėn se ngritja e jetės sė njeriut ka dy dimenzione kryesore: atė formal dhe atė tė brendshėm, e panė tė arsyeshme qė termin "qytetėrim" tia japin asaj qė ndodh nė ngritjen pėrbrenda jetės civilizuese, kurse termin "civilizim" tia japin ngritjes formale qė pėr bosht tė vetin ka mjetet e jetesės, veglat e prodhimit dhe mėnyrėn e organizimit tė ambientit. Ky definim nuk ėshtė i domosdoshėm te tė gjithė.

Shkolla islame, sipas sė cilės edhe fomojmė kėndvėshtrimin tonė pėr gjithėsinė dhe jetėn, i jep rėndėsi tė madhe ēėshtjes sė ndarjes mes qytetėrimit dhe civilizimit.

All-llahu, subhanehu ve teala, i ka qortuar popujt e shumtė tė cilėt i kanė kaluar disa faza nė ndėrtimtari, nė shfrytėzimin e tė ardhurave, prodhimin e veglave, mirėpo rebelimi i tyre ndaj urdhėrave tė All-llahut dhe prishja e brendėsisė sė organizimit tė tyre ndėrtues ishte shkaku i shkatėrrimit dhe eliminimit tė tyre. Nė kėtė drejtim, All-llahu, tebareke ve teala, thotė:

(أَوَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَيَنْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ كَانُوا أَشَدَّ مِنْهُمْ قُوَّةً وَأَثَارُوا الْأَرْضَ وَعَمَرُوهَا أَكْثَرَ مِمَّا عَمَرُوهَا وَجَاءَتْهُمْ رُسُلُهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ فَمَا كَانَ اللَّهُ لِيَظْلِمَهُمْ وَلَكِنْ كَانُوا أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ)

"A nuk udhėtuan ata nėpėr tokė e tė shohin se si qe pėrfundimi i atyre qė ishin para tyre!? Ata ishin edhe mė tė fortė se kėta, ata e lėruan tokėn dhe e rindėrtuan atė mė shumė se sa kėta e rindėrtuan, atyre u patėn ardhur tė dėrguarit e vet me fakte tė qarta. Pra, All-llahu nuk ishte qė t'ju bėjė tė padrejtė atyre, por ata vetvetes i bėnė tė padrejtė". (Er-Rum: 9).

Na ka treguar edhe pėr kulmin e ngritjes dhe fuqisė qė e kanė arritur populli i Themudit :

وَاذْكُرُوا إِذْ جَعَلَكُمْ خُلَفَاءَ مِنْ بَعْدِ عَادٍ وَبَوَّأَكُمْ فِي الْأَرْضِ تَتَّخِذُونَ مِنْ سُهُولِهَا قُصُوراً وَتَنْحِتُونَ الْجِبَالَ بُيُوتاً فَاذْكُرُوا آلاءَ اللَّهِ وَلا تَعْثَوْا فِي الْأَرْضِ مُفْسِدِينَ)

"Pėrkujtoni kur Ai ju bėri sundues pas Adit, ju vendosi nė tokė e ju nė rrafshin e saj ndėrtoni pallate, kurse nė kodrina ngreni shtėpia, pėrkujtoni tė mirat e All-llahut e mos u bėni shkatėrrues nė tokė". (El-A'raf: 74).

Mirėpo ata ishin njė popull qė mohuan Zotin dhe ia kthynė shpinėn asaj qė u tha Salihu, alejhisselam, e rezultat i kėsaj ishte:

"فأخذتهم الرجفة فأصبحوا في ديارهم جاثمين"

"Atėherė ata pėrjetuan tėrmetin dhe u gdhinė nė shtėpitė e tyre kufoma tė ngrira". (El-A'raf: 78).

Pėrball kėsaj Medineja qė dėshmoi shoqėrinė e parė islame, gjendja e saj qytetėruese ishte sa njė fshat i vogėl i cilit do vend tė botės sė tretė. Mirėpo kjo shoqėri sipas kritereve tė qytetėrimit, tė cilat janė tė pėrgjithshme, paraqiste kulmin e qytetėrimit dhe ngritjes morale, tė marėdhėnieve dhe raporteve. Nė shoqėrinė e Medinės synimet madhore ishin tė qarta dhe shėndritėse. Aq shumė ishin ato tė qarta dhe dominonin nė shpirtin e muslimanėve, sa qė edhe fėmijėt, bėnin gara pėr tė arritur nderin e dėshmorit, nė atė formė qė nuk mund ti gjehet shembulli nė histori. Kishte musliman qė punonin dhe pėrpiqeshin qė njė pjesė tė pagės ta ndanė sadaka nė mbrėmje. Njerėzit arritėn gradėn e lartė tė pastėrtisė, sa qė para Pejgamberit, disa njerėz, burra dhe gra, u deklaruan se kanė bėrė krime, duke insistuar qė mbi ta tė ekzekutohet dėnimi i kėsaj bote, qoftė ai edhe gurrėzim deri nė vdekje, me qėllim qė ta takojnė All-llahun, duke qenė Ai i kėnaqur me ta. Transparenca e qeverisjes dhe shtetit ishte aq e madhe sa qė rroga e halifes nuk ishte ma e madhe se harxhimet e ushqimit dhe veshmbathjes. Ajo shoqėri ishte e boshatisur nga manifestimet e dhunės sė pushtetit, saqė gjykatėsit, burgjet dhe policėt, ishin ēėshtje skajėrsore, nėse nuk themi se mungonin tėrėsisht. Sado qė sqarojmė shkallėn e qytetėrimit qė ka arritur shoqėria islame nė atė kohė, faktet mbeten shumė mė tė mėdha se sa fjalėt. ("Ripėrtėrirja e vetėdijes", Abdul-Kerim Bekar, fq. 120-126).

Si rezyme mund tė themi: qėllimi ynė nga pėrdorimi i fjalės "vetėdije" nė kontekst tė kuptimit civilizues tė plotė tė qytetėrimit, mund ta definojmė si: "Perceptimi i individit dhe institucioneve tė ndryshme tė shoqėrisė, tė pėrgjegjėsive tė tyre madhore nė ndėrtimin e plotė tė personalitetit njerėzor dhe veprim nė drejtim tė shtytjes sė procesit tė rilindjes dhe pėrparimit moral dhe material, duke e pėrmirėsuar mendimin, sjelljen dhe realitetin".

… All-llahu orienton kah e vėrteta dhe e sakta.