Mė shumė se 100 vjet mė parė, murgu francez Zhan Klod Faveirial ka shkruar historinė e Shqipėrisė. Nė librin e tij ndihen tone tė forta antigreke. Ai guxon tė thotė se qytetėrimi grek ėshtė ngritur mbi atė pellazg dhe gjuha shqipe ėshtė shumė mė e pasur se ajo greke
Murgu francez, nė gjurmė tė Historisė sė Shqipėrisė
Alma Mile
Njė tjetėr histori pėr Shqipėrinė, e shkruar nga njė i huaj, por ndryshe nga historianėt e studiuesit modernė, autori i kėsaj vepre, ka jetuar mė shumė se 150 vjet mė parė. Historia e Shqipėrisė (Mė e vjetra), ėshtė titulli i botimit mė tė fundit tė Shtėpisė Botuese Plejad, shkruar nga murgu Zhan Klod Faveirial. Mjafton njė vėshtrim i shpejtė mbi kėtė libėr, pėr tė kuptuar se ka shumė dashuri brenda tij. Faverial, ishte francez, njė njeri i pėrkushtur Perėndisė, por qė fliste pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt si tė ishte atdheu i tij. Vetėm nė vitin 1999, kjo vepėr prej 483 faqesh, e shkruar rreth viteve 1884-1889, ka dalė nė dritė, gjatė kėrkimeve tė gjuhėtarit dhe pėrkthyesit Robert Elsie. Ajo gjendej nė arkivat e njė manastiri nė Paris, nė trajtė dorėshkrimi, ku pasqyrohej historia e Shqipėrisė, prej pellazgėve, deri nė kohėn e tij dhe vetėm tani, ajo vjen e plotė pėr publikun. Eshtė njė vepėr voluminoze, pėr hartimin e sė cilės, Faveirial ka shfrytėzuar njė bibliografi mjaft tė ngjeshur, duke filluar qė nga veprat e mendimtarėve dhe historianėve antikė grekė, tek historianėt e kronikanėt e kohės sė tij. Kėshtu mund tė pėrmendim vepra tė Aravantinit, Kanty, Dezobri, Farlati, Hekard, Lavale, por edhe Tuqiditi e Herodoti. Njė nga arsyet qė ky murg francez ndėrmori njė punė tė tillė, ishte tė hartonte historinė e shqiptarėve qė deri atėherė nuk e kish shkruar askush. Shumė kohė mė parė se perėndia tė na hidhte nė kufijtė e Shqipėrisė, ne i kemi parė shqiptarėt dhe kemi thėnė : ja njerėz me tė vėrtetė tė mirė . Dhe qė atėherė lindi ideja pėr tė studiuar, nėn dritėn e historisė, njė popull qė nxirrte para nesh njerėz kaq tė mirė, shfaqte kaq madhėshti dhe na ngjallte kaq nderim. Mjerisht, askush, tė paktėn aq sa ne njihnim, nuk e ka shkruar historinė e saj , - shkruan autori nė parathėnien e librit tė tij. Siē thotė edhe gjurmuesi i kėtij dorėshkrimi, tashmė libri, Robert Elsie, nė kėtė libėr vihet re njė frymė e theksuar antigreke, e cila padyshim rridhte prej faktit qė ai ishte njė klerik katolik, megjithatė ēdo vepėr tė tij, ai e ka mbėshtetur nė njė bibliotekė tė pasur, tė cilėn ai e ka grumbulluar gjatė viteve qė shėrbente nė Manastir dhe Kostandinopojė. Kėshtu, ai nxjerr nė pah politikat e helenizimit dhe vlerat e gjuhės dhe kulturės shqiptare. Madje ai guxon tė thotė qė shqipja ėshtė gjuhė shumė mė e pasur se ajo e Aristofanit. Nė librin e tij ai citon thėnie tė ish- Konsullit francez nė Janinė, Dozon, i cili shprehej : Nė raportin fonetik gjuha shqipe ka njė begati dhe shumėllojshmėri qė e kalon mjaft gjuhėn e Aristofanit. Ndėrkohė qė ai vetė mė tej do tė shprehej Grekėt mburren se letėrsia e tyre ka nisur me Homerin. Po Homeri vetė, nga cila shkollė greke ka dalė? Nga cila shkollė ėshtė formuar? Pėrpara shkollave greke pra, ka pasur shkolla pellazgjike dhe nje literaturė tė madhe dhe tė pėrkryer, e cila ka qenė themeli i letėrsisė greke, ashtu si ndėrtimet ciklopike, kanė shėrbyer si themele pėr ngrehinat e pėrkohshme tė ngritura prej grekėve tė lashtė(fq. 38). Edhe nė shumė faqe tė librit tė tij, ai e thekson njė fakt tė tillė, ndėrkohė qė nė shumė syresh mundohet tė vėrė nė pah pėrpjekjet e grekėve pėr tė helenizuar Shqipėrinė dhe gjithēka qė kisha romake kishte arritur nė rajonin ballkanik. Sipas botuesit tė librit, ndriēim Kulla, vepra e Faveirialit, nuk mund tė quhet absolute, por njė variant historik qė sjell mjaft fakte dhe tė reja pėr historinė e Shqipėrisė. Kam lexuar disa variante historish ai ajo e Dom Ndoc Nikaj, Tajar Zavalani, Mehdi Frashėri, etj, por ajo qė mė bėn pėrshtypje nė kėtė libėr, nuk ėshtė qėndrimi emocional, apo simpatia e autorit pėr shqipėrinė, por thellėsia e ngjarjeve dhe sasia e fakteve, - thotė Kulla, duke shtuar se nė gjithė kėtė libėr Faveirial vė nė dukje faktin qė Shqipėria i pėrket qytetėrimit perėndimor dhe ku gjenden mjaft elementė tė krishterė, tė mbetur pavarėsisht sundimit 500- vjeēar turk. Sipas Kullės, ky botim ėshtė njė ngjarje, e cila nuk duhet tė ishte iniciativė vetėm e njė botuesi, por edhe e akademikėve, pasi ai sjell fakte tė reja, tė pakonsumuara mė parė nga historiografia.
Gjatė punės pėr botimin e kėsaj vepre, dolėn nė pah edhe vepra tė tjera tė klerikut. Zhan Klod Faveirial ka lėnė pas shumė libra e dorėshkrime, disa prej tė cilave janė botuar, ndėrkohė qė tė tjerė presin dritėn e botimeve. Disa prej librave tė tij, tashmė tė botuara mund tė pėrmenden Manual i mirėsjelljes, nė gjuhėn bullgare, Dialogje frėngjisht- bullgarisht dhe Katekizėm i madh pėr pėrdorim tė bullgarėve unitė, ndėrkohė qė mes dorėshkrimeve tė tij gjenden tituj tė tillė si Historia e Shqipėrisė, e sapo botuar, Historia vllahe Histori e gadishullit tė Ilirisė.
Nė vend tė Hyrjes
Pėr shkak tė pozicionit tė saj gjeografik, Shqipėria, megjithėse shpesh e izoluar, ka qenė pėrherė nė udhėkryqin e perandorive dhe qytetėrimeve. Nė lashtėsi, pėr shekuj me radhė, ajo ėshtė gjendur nė kufirin politik, ushatarak dhe kulturor ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit, nė fillim midis perandorive romake dhe qytetėrimit grek, e mė pas nė Mesjetė, mes Italisė katolike dhe perandorisė sė poshtme ortodokse. Mė tej, deri nė pushtimin e plotė nga Turqit, ajo gjendej nė frontin midis Evropės kristiane dhe Lindjes islamike. Mė nė fund, pas 30 vjetėve pavarėsie si shtet, ajo ndėrmerr rolin e ēuditshėm tė njė kėndi tė vogėl stalinist, apo mė mirė tė themi surrealist, ndėrmjet perandorisė sovjetike dhe perėndimit kapitalist e demokratik. Nė shek XVIII, historiani britanik Eduard Gibon (1737-1794) e pėrmend Shqipėrinė si njė vend pėrballė Italisė, por tė njohur shumė mė pak se Amerika nė brendėsi. Ata qė thonė se pak ka ndryshim, pėrveēse atėherė Amerika njihej pakėz mė mirė, nuk do ta kishin aspak gabim. Shqipėria, tokė dhe hapėsirė kulturore evropiane qysh prej lashtėsisė, mbetet pėrherė enigmatike dhe e kuptuar keq, si ajo nė gjendjen e shk. XVIII, nė kohėn e gibonit, edhe nė shk XIX, nė kohėn e Zhan- Klod Faverialit, dijetarit tė parė qė shkroi pėr tė.
Robert Elsie
Mbi jetėn e njė murgu
Zhan Klod faveriali lindi mė 25 mars 1817, nė Usson en Forez, fshat malor nė Auvergne, nė lindje tė Sent Etienit. Ai i kreu studimet e larta nė seminaret e Lionit dhe erdhi nė Paris nė vitin 1843, nė moshėn 26-vjeēare, ku u pranua nė Kongregacionin e Misionit Lazarist, mė 11 mars. Nė 1 korrik 1844, ai u emėrua nėn-xhakon dhe 6 muaj mė vonė, mė 18 dhjetor u emėrua xhakon. Pasi bėri betimin e tij, mė 13 mars 1845, ai mori shenjtėrimin e Kongregacionit dhe u bė prift nė 17 maj tė po kėtij viti. Pak kohė mė pas, mė 1 qershor 1845, ai u dėrgua si misionar nė Santorin tė Greqisė si vendqėndrim tė parė, pavarėsisht se ai kish dėshirė tė shkonte nė Kinė.
Nė korrik tė vitit 1847 e rigjejmė nė Kostandinopojė, ku Kongregacioni mori njė strehė, qė ishte e njė rėndėsie tė madhe pėr veprimtaritė e kishės katolike nė Perandorinė Otomane. Dhe kėshtu, nė strehėn Shėn-benua, autori kaloi vitet vendimtare tė jetė sė tij, ku tek ai zgjohet njė interes i veēantė pėr etnitė e ndryshme tė Turqisė europiane, domėthėnė tė Ballkanit Jugor. Nė vitin 1866 ai u dėrgua nė Selanik, e mė pas nė 1867 nė Manastir (Bitola), qytet qė sot gjendet jugperėndim tė republikės sė Maqedonisė. Nė atė kohė, Selaniku dhe Manastiri ishin qytete me njė popullsi tė pėrzier dhe qendra tė rėndėsishme tregtare tė Perandorisė Otomane. Turqia Evropiane ishte e populluar sigurisht, jo vetėm nga turqit dhe grekėt, por edhe prej bullgarėve, popull sllav, siē quhet sot nė kėtė pjesė tė gadishullit tė maqedonasve, prej vllehėve ose arumunėve, qė flasin njė gjuhė romane, tė ngjashme me rumanishten e rumanisė dhe mė nė fund nga shqiptarėt me gjuhėn e tyre tė veēantė, qė rrallė gjendej e shkruar nė atė kohė. Me pėrjashtim tė njė qėndrimi tė shkurtėr nė Albi, nė vitin 1878, Faveirial duket se ka kaluar pothuaj njė gjysmė shekulli nė Evropėn Juglindore, kryesisht nė Manastir dhe Kostandinopojė. Ndėr vitet 1850-1867, nė strehėn Shėn Benua, nė brigjet e Bosforit, ėshtė koha kur Faveirial filloi tė grumbullonte njė bibliotekė historike tė librave tė rrallė nė lidhje me shqiptarėt, bullgarėt dhe vllehėt. Ai e ka vizituar Shqipėrinė nė vitin 1884 dhe bashkė me Apostol Margaritin (1832-1902), inspektor i pėrgjithshėm i shkollave rumune tė Perandorisė Otomane, themeloi shkolla nė Berat, Korēė dhe Prizren. Prej vitit 1859-1861, ai, thuhet se ishte shpirti i lėvizjes bullgare. Ai vdiq nė Manastir nė 26 nėntor 1893.
Krijoni Kontakt