Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    95 vjet te Kongresit te Dibres

    Dibra, me tė kaluar tė pasur historike

    "...malet e Dibrės janė lidh'me dek, janė lidh me dek, janė lidh tė tanė s'nė gjojnė 'malet me dhanė nizamė."

    Shkruajnė: Dr.Lutfi TURKESHI - Nefail SPAHIU

    Kėto vargje tė autobiografisė tė popullit dibran, janė nxjerrė nga kėnga "Hajredin Pasha po shkon Radikės", qė rrėfen pėr njė ngjarje historike nė trojet e kėtij rajoni, historia e sė cilės ėshtė e vjetėr dhe zė fill qė nė kohėrat e hershme. Historia e Dibrės ka taban tė bujshėm. Studiuesit e ndryshėm kanė vėrtetuar se, megjithėse, burimet historike pėr periudhėn antike nuk janė tė mjaftueshme, pėrsėri provohet se dibranėt e kanė prejardhjen nga fisi ilir i penestėve. "Burimi mė i vjetėr, ėshtė Pelybi, i cili nė kapituj tė cunguar, qė merren me Luftėn e tretė romake - maqedone pėrmend qytetin Uskana pa dhėnė pėr tė ndonjė hollėsi. Pėrveē asaj qė riprodhon Stefan Bizantinin, se ėshtė njė qytet i Ilirisė. Sipas Livit, nė pragun e pushtimit romak nė truallin e Penestėve kishte gjashtėmbėdhjetė vendbanime dhe kėshtjella prej tė cilave ai pėrmend vetėm tri emra: Uskana, Oeneja dhe Draudah". Po kėshtu, edhe Iljaz Kaca, njė studiues i Muzeut Historik tė Dibrės shkruan se "burimet historike pėrmenden si banorė tė trevės dibrane, fisin ilir tė Penestėve. "Nga tė dhėnat historike del se Sanxhaku i Dibrės nė fund tė shekullit XIX dhe nė fillim tė shekullit XX bėnte pjesė nė vilajetin e Manastirit. Ky Vilajet me njė sipėrfaqe prej 32 mijė kilometrave katrorė pėrbėhej nga pesė sanxhaqe, nga ai: i Manastirit, i Korēės, i Dibrės, i Elbasanit dhe I Serfixhės. Po nga kėto tė dhėna del se Sanxhaku i Manastirit ka patur njė popullsi prej 781968 banorėsh, qe i plotėsuar me popullsinė e Sanxhakut tė Dibrės dhe tė Elbasanit, pėrbėnte shumėn prej 900 mijė banorė. Ashtu si dhe sanxhaku i Korēės dhe Elbasanit edhe Sanxhaku i Dibrės konsiderohej me popullsi thjesht shqiptare si dhe Vilajeti i Manastirit. "Prania e njė pakice sllave-maqedonase nė Sanxhakun e Dibrės apo e pakicave sllave-greke nė Kazanė e Kosturit tė Sanxhakut tė Korēės, nuk e pengonte homogjenitetin e kėtyre trevave, nėnvizohet nė Monografinė e dr.Arian Kadiut "Dibra e madhe". Po nė kėtė monografi theksohet se pėrcaktimet e studjuesve tė ndryshėm na japin tė dhėna tė kohėve tė veēanta rreth pėrkufizimeve tė Sanxhakut tė Dibrės. Nė vitet e fundit tė sundimit turk, Dibra ishte Prefekturė. Prefekturė e lidhur me Vilajetin e Manastirit, qė kufizohej nė veri me Nėnprefekturėn e Mirditės, Lumės e tė Tetovės, nė lindje me Nėnprefekturėn e Elbasanit dhe me atė tė Tiranės dhe nė perėndim me Nėnprefekturėn e Krujės e tė Lezhės.

    Ėshtė me rėndėsi tė nėnvizohet edhe ndarja administrative e Dibrės, sepse ky emėr ka qenė nė qendėr tė tavolinės nė Konferencėn e Londrės, tė Parisit, Peterburgut, Beogradit, Vienės ose Stambollit, sepse emri i Dibrės lakohej e pėrdridhej, sepse secili dėshironte qė pikėrisht kėtė trevė ta ketė tė vetėn, sepse pėrmes Dibrės bėheshin tė mundura shumė ambicje aktuale ose tė perspektivės, sepse. "Dibra ishte qendėr e njė krahine shumė tė gjėrė, me sipėrfaqe prej disa mijė metra katrorėsh, qė shtrihej nga fusha e Pollogut nė lindje deri nė luginėn e Matit nė perėndim dhe nga Malėsia e Prizrenit nė veri deri afėr liqenit tė Ohrit nė jug, nė tė cilėn jetonte njė popullsi prej disa dhjetra mijė banorėsh." Nė kėto pikėpamje gazeta "Pėrlindja e Shqipėrisė" e cilėsonte humbjen e Dibrės njėlloj si humbjen e Kosovės dhe Ēamėrisė dhe i retushonte si "mė tė madhen padrejtėsi" tė kohės. Padyshim gazeta nė fjalė me emrin Dibėr identifikonte gjithė trevat shqiptare lindore, ndėrmjet maleve tė Sharrit dhe tė liqenit tė Ohrit qė u lanė jashtė kufijve tė shtetit shqiptar. Pėr ta ilustruar kėtė tė thėnė dr.Arian Kadriu nė monografinė e tij e citon Haki Stėrmillin, i cili shtrirjen dhe rėndėsinė e kėsaj treve e paraqet se "gjatė sundimit turk, kjo Prefekturė kishte tre nėnprefektura, atė tė Dibrės sė Poshtme, tė Matit dhe tė Rekės, qė si prefekturė kishin vetėm njė qytet, Dibrėn e Madhe, qė ndodhet nė rrėzė tė Malit tė Kėrēinit, njė orė larg nga vendi ku bashkohen Radika me Drinin e Zi,, Qyteti i Dibrės nė 41.33 nė gjėrėsi veriore dhe 18.60 nė gjerėsi lindore".

    Historinė e Dibrės, qė me sfidė ėshtė thurur nėpėr shekuj e plotėsojnė edhe shumė elemente tė tjera, sepse gėrmimet arkeologjike e vėrtetojnė se Dibra ka njė kulturė tė lashtė e tė vjetėr, ka relikte tė ēmuara me vlerė kombėtare. Kėshtu ėshtė edhe prerja e monedhave, sepse krahas Prizrenit, nė Prefekturėn e Dibrės emetoi monedhėn e vet edhe familja e Feudalėve te Gropajve, tė cilėt me ėmblemėn Kastriotėve u bėnė symbol i kombit me shqiponja dykrerėshe. Kur pėrmendim personalitetin e Skėnderbeut, duhet tė pėrmednim edhe Sfetigradin luftimet dhe kėshtjellat, tė cilat evokojnė ngjarje tė pashtershme, qė pastaj brez pas brezi ta mbajnė historinė e gjallė nė kullat e krenarisė, tė tillė trima Dibra ka: Iljaz Pash Qokun, Said Najdenin, Vehbi Agollin-Dibrėn, Ramiz Dacin, Sherif Langun, Selim Rusin, Josif Bagerin, Tsuh Lleshin, Atanas Albanskin, Elez Jusufin, Mersim Demėn tė cilėt nė njė atmosferė gjithnjė tė ndezur, me punė tė palodhur mbajtėn historinė e gjallė tė kėtij nėnqielli. Kėshtu ata shquan pėr pjesėmarrje aktive nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe nė Kuvendet e Dibrės, tė Pejės e gjetkė.

    Duke e sendėrtuar historinė e Rilindjes sonė kombėtare, tė cilėn me qėndresėn e tyre, herė, herė me diplomaci e herė me tytėn e pushkės ishin preludi i avenirit gjithėshqiptar. Ato me vendosmėri u inkuadruan nė ngjarrjen historike siē ishte Kongresi i Manastirit dhe Kongreset e tjera, siē do tė pėrgadisin edhe Kongresin e Dibrės, i cili sivjet shėnon nėntėdhjetepesėvjetorin (95) e mbajtjes sė tij.

    ___________________________

    "Prania e njė pakice sllave-maqedonase nė Sanxhakun e Dibrės apo e pakicave sllave-greke nė Kazanė e Kosturit tė Sanxhakut tė Korēės, nuk e pengonte homogjenitetin e kėtyre trevave, nėnvizohet nė Monografinė e dr.Arian Kadiut "Dibra e madhe".

    "Dibra ishte qendėr e njė krahine shumė tė gjėrė, me sipėrfaqe prej disa mijė metra katrorėsh, qė shtrihej nga fusha e Pollogut nė lindje deri nė luginėn e Matit nė perėndim dhe nga Malėsia e Prizrenit nė veri deri afėr liqenit tė Ohrit nė jug, nė tė cilėn jetonte njė popullsi prej disa dhjetra mijė banorėsh." Nė kėto pikėpamje gazeta "Pėrlindja e Shqipėrisė" e cilėsonte humbjen e Dibrės njėlloj si humbjen e Kosovės dhe Ēamėrisė dhe i retushonte si "mė tė madhen padrejtėsi" tė kohės
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Shqiptarėt dhe revolucioni xhonturk

    - Komiteti qėndror "Bashkim e pėrparim" (Ithihad terakki) vendosi ta shpejtonte aksionin e armatosur kundėr regjimit tė vjetėr edhe pse nuk kishin kryer tė gjitha pėrgatitjet e nevojshme

    Shkruajnė:
    Dr.Lutfi TURKESHI
    Nefail SPAHIU

    Shpallja e Konstitucionit, apo e Hyrrjetit (Lirisė) siē u quajt nė popull, u prit me enthuziazėm tė madh nga tė gjithė popujt e shtypur tė Perandorisė Osmane.

    Nė vitet e para tė shekullit XX, Perandoria Osmane ishte dobėsuar si nė pikėpamje ekonomike ashtu edhe nė atė politike. Ajo ishte shndėrruar nė shtet gjysmėkolonial. Ndaj, tanimė, si zotėrues i vėrtetė i shtetit paraqitet kapitali i huaj. Nė duart e tė huajve, gjendeshin gati tė gjitha vendet kyē financiare dhe ekonomike. Kėtė e informojnė konventat e nėnshkruara tregtare me vendet kapitaliste evropiane.

    "Kapitulimet, nė fakt, konventat paraqiten si pengesė tė pamposhtura nė rrugėn e zhvillimit ekonomik tė Turqisė. Kjo konventė i lironte tė huajt prej tė gjitha obligimeve tė brendshme dhe me kėtė tė gjithė tė huajt qė jetonin nė territorin e Perandorisė Osmane ishin nė pozitė mė tė mirė se vendasit. Ndaj edhe borgjezia turke ishte e interesuar pėr shkatėrrimin e perandorisė feudale, prandaj ishin tė interesuar pėr transformim. Kryengritjet popullore qė shpėrthyen nė provincat lindore tė Perandorisė Osmane dhe u pasuan nga trubullirat nė disa repartee tė ushtrisė turke, forcimi i Lėvizjes Nacional Ēlirimtare tė popujve tė shtypur, pastaj keqėsimi i mėtejshėm i pozitės ekonomike dhe politike nė planin ndėrkombėtar, u dhanė xhonturqve dorė qė ta intensifikojnė veprimtarinė politike pėr pėrmbysjen e regjimit absolutist tė Abdyl Hamitit dhe pėr rivendosjen e Kushtetutės. Sipas Zekirija Canės, nė Kongresin e dytė tė organizatave xhonturke, qė u mbajt nė Paris dhe u muar me shqyrtimin e programit dhe tė strategjisė sė Lėvizjes, vend tė posaēėm zuri ēėshtja e qėndrimit politik kundrejt kombėsive tė Perandorisė, ajo shkaktoi qė nė mbledhjen e parė tė kėtij tubimi konfrontim pikėpamjesh dhe polemikė plot temperament. Ndryshe nga pakicat qė kategorikisht hidhte poshtė idenė e afrimit dhe tė bashkėpunimit me tė gjitha elementet etnike tė Turqisė, shumica e liderėve tė Lėvizjes xhonturke qėndronte me kėmbėngulje nė pikėpamjen se pėrgatitja dhe zhvillimi i suksesshėm i luftės sė armatosur pėr vendosjen e rendit kushtetues varej shumė edhe nga pėrkrahja e Lėvizjes sė kombėsive. Komiteti qėndror "Bashkim e pėrparim" (Ithihad terakki) vendosi ta shpejtonte aksionin e armatosur kundėr regjimit tė vjetėr edhe pse nuk kishin kryer tė gjitha pėrgatitjet e nevojshme. Xhonturqit vepruan kėshtu tė shtyrė nga dy ngjarje tė rėndėsishme ndėrkombėtare, duke konsideruar se ato ishin rezultat i politikės sė plotė kapitulluese tė Abdyl Hamitit para fuqive tė mėdha perėndimore dhe rrezikonin integritetin territorial tė Turqisė. Kėto ngjarje ishin: Deklarata e ministrit tė Jashtėm tė Austro-Hungarisė, Herentalit, i cili bėnte me dije se Perandoria Danubiane kishte marrė nga sulltani koncesionet pėr ndėrtimin e hekurudhės nė vijėn Uvac-Mitrovicė dhe marrėveshja Anglo-Ruse lidhur me Programin e Reformave nė Maqedoni.

    Kėto dy ngjarje, pėrkatėsisht koncesionet e pėrmednura e ēuan Perandorinė dhe sovranin turk nė pozitė gjysmėkoloniale, po ai, ishte i interesuar, qė nėpėrmjet pėrkrahjes nga jashtė tė qėndronte edhe mėtej nė front, tė shtypte me gjak lėvizjen ēlirimtare tė popujve tė robėruar si dhe luftėn politike tė forcave progresive tė vetė popullit. Revulucionit xhonturk i prijnė turbullirat qė shpėrthehen nė anėn e Mitrovicės dhe Pejės pas nisjes sė punimeve nė trasimin e hekurudhės se re kur fshatarėt ēuan krye pėr shkak se nuk u jepej kurrfarė kompensimi pėr parcelat e tokės ku kalonte hekurudha. Mirėpo, kjo lėvizje spontane nė viset veriore tė Kosovės, u ekzagjerua edhe nė nėnqiellin e qyteteve tė Tetovės, Gostivarit dhe Velesit fillimisht, qė pastaj me ta u silidarizuan edhe redifėt (rezervistėt) e Garnizonit tė Shkupit, tė cilėt tani nuk u bindeshin urdhėrave tė eprorėve dhe kėrkonin tė ktheheshin menjėherė nė shtėpitė e veta. Majori Ahmet Njihazi Resnja, qė nė kėtė kohė nė Resnjė, ishte nė lidhje tė vazhdueshme me Komitetin qėndror xhonturk nė Selanik, ndaj ai merr arratinė sėbashku me njėsinė e tij ushtarake dhe nis aksionin e popullsisė shqiptare tė rrethinės sė Dibrės ngase dėboi nėpunėsit dhe tagrambledhėsit turqė dhe formoi aradhat vullnetare pėr ruajtjen e rendit dhe tė qetėsisė publike.

    Nė kėto rrethana sultan Hamidi i Dytė nėnshkroi dekretin mbi rivendosjen e Kushtetutės.

    Shpallja e Konstitucionit, apo e Hyrrjetit (Lirisė) siē u quajt nė popull, u prit me enthuziazėm tė madh nga tė gjithė popujt e shtypur tė Perandorisė osmane. Dibranėt, tė cilėt shekuj me radhė e kishin ndier sė tepėrmi nė kurrizin e tyre peshėn e rėndė tė sundimit autocrat, si edhe shqiptarėt tė tjerė e kuptonin revulucionin ndryshe. E kuptonin si kushtrim pėr shkatėrrimin e organeve tė vjetra tė pushtetit dhe tė gjithė asaj qė lidhej me periudhėn e shkuar tė shtypjes. Ata e dinin se programi i turqėve tė rinj ėshtė nė kundėrshtim me ēėshtjen kombėtare shqiptare, por kishin shpresa se me njė organizim tė mirė nė kushte dhe rrethana tė reja politike do t'ia arrijnė qėllimit nė cakun e pėrbashkėt, prandaj , ata fillimisht, filluan organizimin e qytetve dhe tė klubeve, pėrmes tė cilėve zhvillohej veprimtari e dendur patriotike nė lėvrimin dhe pėrhapjen e gjuhės, tė arsimit dhe tė kulturės shqiptare. Kjo fushė veprimi ishte, zatėn nė kėtė kohė nė qendrėn e vėmendjes pas konstatimit tė Klubit "Bashkimi" nė Manastir, u degėzuan edhe shumė klube tė tjera me tė njėjtin emėr. Nė Dibėr, tashmė, nuk mėsohej nėpėr dyqanet e pazarit mėsimi, por filluan nė shkolla. Qamil Baci, Ramiz Daci, Sherif Haxhirexha, Baftjar Leksani, Shaban Pepa, Daut Varvarica, Zenepe Qoku, Osman Lleshi, Dalip Rusi, Aziz Mezelxhiu, Nuredin Xhemalēja, Vehbi Xhidri etj., nuk mėsonin nė orėt e vona tė natės me llampat e vajgurit, por filluan tė mėsohen e tė mėsojnė legalisht.

    Dibranėt e dinin se synimi i xhonturqve ishte qė pėrmes kėtyre lėshimeve tė fitojnė simpatitė e tyre dhe pėr t'i kthyer nė proturk, por hesapet nuk u dolėn sipas parashikimeve.

    Revulucionit xhonturk i prijnė turbullirat qė shpėrthehen nė anėn e Mitrovicės dhe Pejės pas nisjes sė punimeve nė trasimin e hekurudhės se re kur fshatarėt ēuan krye pėr shkak se nuk u jepej kurrfarė kompensimi pėr parcelat e tokės ku kalonte hekurudha. Mirėpo, kjo lėvizje spontane nė viset veriore tė Kosovės, u ekzagjerua edhe nė nėnqiellin e qyteteve tė Tetovės, Gostivarit dhe Velesit fillimisht, qė pastaj me ta u silidarizuan edhe redifėt (rezervistėt) e Garnizonit tė Shkupit, tė cilėt tani nuk u bindeshin urdhėrave tė eprorėve dhe kėrkonin tė ktheheshin menjėherė nė shtėpitė e veta.


    (vazhdon)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StterollA : 04-08-2004 mė 18:23
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Pėrfunduan manifestimet solemne pėr shėnimin e 95-vjetorit tė Kongresit tė Dibrės 1909-2004


    Kongresi i Dibrės, Kongres i kthesave tė rėndėsishme kombėtare

    Gjatė dy sesioneve tė konferencės shkencore u trajtuan 16 kumtesa nga historianė dhe punėtorė shkencor, nga Kosova, Shqipėria dhe Maqedonia. U hodh dritė dhe dolėn fakte tė reja pėr rolin dhe misionin kombtar tė kongresit tė Dibrės

    Nė pėrkujdesje dhe organizim tė Shoqatės Qytetarė “Votra dibrane”, nė bashkėpunim me Shoqatėn Atdhetare Dibrane nė Nju Jork, Bashkėsisė Dibrane nė Tiranė, Kuvendit Komunal tė Dibrės, Shoqatės sė Historianėve tė Krahinės sė Dibrės, kėto ditė nė mėnyrė solemne u bė shėnimi i 95-vjetorit tė Kongresit tė Dibrės 1909-2004.

    Nisma e kėtij manifestimi u ralizua me pėrurimin e pllakės pėrkujtimore, qė ėshtė vėnė pėrballė Pallatit tė Kulturės, nė vendin e kuvendeve Dibrane nė vendin e quajtur Qernanicė. Pllakėn pėrkujtimore e inaguruan kryetarėt e dy dibrave, Kryetari i Dibrės sė Madhe, Imer Ollogu dhe Kryetari i Bashkisė sė Peshkopisė Ilir Krosi.

    Nė orėt e pasdites u bė hapja e ekspozitės me 34 fotografi tė viti 1909 nga Kongresi i Dibrės. Fotografi kėto, tė realizuara nga Milton Manaqi. Pėrndryshe, deri nė ditė tė sotme, kėto forgrafi janė ruajtur nga Irfan Ushtelenca, njė pjesė e tyre u pėr herė tė parė dolėn nė opinion dhe ato mbanin akoma tė freskėt vulėn e Milton Manaqit, ku pėrfshiheshin kryesisht kryesuesit e Kongresit tė Dibrės, pritja e mysafirėve, tubimi madhėshtor i Kongresit, pamje nga qyteti i Dibrės etj.

    Akdemia solemne, vazhdė e aktivitetit tė kėsaj ngjarjeje, u hap nga Kryetari i Shoqatės Qytetare Votra Dibrane, i cili pas pėrshėndetjes sė mysafirėve, shpalosi vlerat e Kongresit tė Dibrės 1909-2004. “Para 95-vitesh dibranėt me bukė e kripė e zemėr pritėn, mė se 300 delegatė, ku pretendimet e xhonturqve u kundėrshtuan me sfidat”, theksoi Kryetari i Sh.Q.Votra Dibrane, duke shtuar mė tej se delegacioni shqiptar, i cili nė kėtė Kongres jo vetėm qė parashtroi kėrkesat me karakter autonomist u ndėrmorėn vendime tė rėndėsishme pėr kėrkesat e parashtruar, deri nė pavarėsinė e Shqipėrisė.

    “…Trimėria dhe qėndresa e popullit tonė ka dėshmuar se etja pėr liri e kombit, kurrė s’ėshtė shuar, ndaj dhe luftrat, kryengritjet, pėr tė mos qenė tė nėnshtruar nėpėr tėrė historinė s’kanė tė ndalur”, u shpreh nė fjalėn pėrshėndetėse Gjenerali i dy luftrave Gėzim Ostreni, mė tej shtoi ai, Dibra ėshtė njė vatėr e qėndresave gjithmonė ngadhnjimtare, por edhe njė vatėr e njohur diplomacie qė ka ditur tė veprojė ashtu siē duhet nė momentet mė tė vėshtira tė kombit tonė.

    Ndėrsa kryetari i Komunės sė Dibrės, Imer Ollogu theksoi, se Dibra dhe nėntė malet e saj, me trimėrinė dhe urtėsinė lanė gjurmė tė pashlyera ndėr shekuj. Nuk ishte e rastit qė Dibra u bė qendėr e rėndėsishme e Lidhjes sė Prizrenit, Lidhjes sė Pejės dhe shumė kuvendeve qė nė atė kohė patėn jehonė, kombėtare dhe ndėrkombėtare.

    Kongresi i Dibrės, sipas shtypit tė kohės, ishte gurthemeli pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, tha nė fund tė fjalės sė tij zotėri Imer Ollogu.

    Nė emėr tė punėtorėve shkencor Dr. Lutfi Turkeshi mes tjerash theksoi se Kongresi i Dibrės i vitit 1909, shėnon njė moment shumė tė rėndėsishėm nė historinė tonė kombėtare pasi u mat nė kohėn e dėshtimit tė konfliktit tė armatosur midis shqiptarėve kryengritės dhe ekspeditės ushtarake tė Xhavit Pashės. Po nė kontekstin historik tė kėsaj ngjarjeje duhet tė kemi parasysh se nė momentin kur u mblodh, pra para 95 vitesh shqiptarėt ndodheshin nė luftė edhe me shumė elemente reaksionare tė cilėt pėrkrahėn politikėn xhonturke, pėr shuarjen e Lėvizjes ēlirimtare nė krahinat shqiptare. Ky kongres mund tė shtronte imazhin se ėshtė njė mbledhje antikombėtare, por kur rishikon zhvillimin e punimeve tė tij dhe tė vendimeve, krijon mundėsi tė konstatohet se ky kongres ėshtė kongres i kthesave tė rėndėsishme historike kombėtare.

    Manifestimin e pėrshėndeti edhe Kryetari i Shoqatės Atdhetare Dibrane nė Nju Jork, Xheladin Pjeēa, i cili nga Nju Jorku kish ardhur enkas pėr tė marrė pjesė nė kėtė aktivitet, ku theksoi se Shoqata Atdhetare dibrane nė Amerikė ka qenė dhe do tė jetė gjithmonė aktive dhe parreshtur ėshtė duke punuar nė ruajten dhe ngritjen e vlerave kombėtare. Ne, shtoi ai, me kėnaqėsi i pėrjetojmė evenimentet e rėndėsishme historike kombėtare, tė cilat duhet tė jenė udhėrėfyese pėr ardhmėri mė tė mirė tė popullit dibran, pėr fat tė keq Dibrėn e gjejmė ende tė pleqėruar, ndaj kur jemi kėshtu tė bashkuar mund tė shpresojmė pėr njė tė ardhme mė optimiste.

    Nė emėr tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe institucioneve tjera shkencore pėrshėndeti Prof. Dr.Gazmend Shpuza, nė emėr tė akademisė sė Shkencave tė Kosovės e pėrshėndeti Prof Dr. Muhamet Piraku, pastaj manifestimin e pėrshėndetėn edhe Ramazan Kica, e Feti Borova.

    Akademinė solemne e madhėroi prania e sopranes sė mirėnjohur Dėshira Ahmeti, e cila pėrveē iterpretimit tė himnit kombėtar, para publikut dibran, u prezentua edhe me dy kėngė tė zgjedhura nga repertori i saj. Kurse Qendra “Babbylon” nė bashkėpunim me “Art Klubin” u prezentua me recitalin “mirėsevini nė kongres”.

    Gjatė ditės sė shtunė, u zhvillu koferenca shkencore e cila trajtoi 16 tema me fakte dhe dokumente tė reja pėr kėtė eveniment tė rėndėsishėm historik qė u zhvillua nė dy seanca. Nė seancėn e parė fillimisht u paraqit prof. Dr. Gazmend Shpuza shkencėtar qė mė sė shumti e ka rahur kėtė temė dhe me kėtė rast ai foli pėr rrethanat historiko politike nė prag tė mbajtjes sė kongresit. Prof.Dr. Muhamet Piraku u pėrqėndrus nė luftėn politike brenda dy grupimeve nė kongres. Thirrja e Josif Bagerit pėr krijimin e njė qeverie Shqiptare ishte tema qė e prezentoi Dr. Bajram Xhafa. Dr.L utfi Turkeshi trajtoi rolin e Klubit “Bashkimi tė Dibrės, klub imperativ i kohės qė i dha reflekse kongresit tė Dibrės jo vetėm si mbėshtetje morale dhe materiale, por edhe shpirtėrore. Ndėrsa Gafur Zoto e pėrmbylli seancėn e parė me temėn ēėshtja e arsimit shqip nė Kongresin e Dibrės.

    Seanca e dytė nisi me trajtesėn e prof. Dr. Reshat Nexhipi “Kontributi i Manastirit nė Kongresin e Dibrės”. Prof. Dr. Nebi Dervishi trajtoi kontributin e Struganėve nė Kongresin e Dibrės. Ndėrkaq Mr. Ruzhdi Lata me tė dhėna okulare dhe tė dokumentuara u pėrqėndrua pėr rolin e klerikėve nė Kongresin e Dibrės. Dr. Ali Vishko u ndal rreth organizimit tė Kongresit tė Dibrės dhe fillimt tė punės sė tij. Prof Dr. Mahmut Hysa u paraqit me trajtesėn “Mendimet programatike pėr Kongresin e Dibrės”. Ndėrkaq historianėt nga Peshkopia, Iljas Kaca dhe Moisi Kamberi trajtuan kontributin dhe angazhimin e dy figurave tė mėdha tė Kongresit tė Dibrės si: Isuf Karahasanit dhe Ismail Pash Saraēit. Luan Kaba trajtoi figurėn e Riza Rusit dhe veprimtarinė e tij, Nebi Xhėnbulla trajtoi temėn “Mbledhja nė fushėn e Klenjės” dėrsa Mr.Petrit Fetahu me kumtesėn e tij ofroi tė dhėna pėr reagimin e popullatės pėr Kongresin e Dibrės. Dhe nė fund sesioni shkencor u pėrmbyll me trajtesėn pėr Kongresin e Dibrės nga historiani Moisi Murra.

    Kėto trajtesa do tė botohen nė njė libėr tė veēantė. Ishte konstatim i pėrgjithshėm se jehona e konkluzioneve tė kėtij Kongresi, ku kėrkohej qė gjuha shqipe tė futet nė shkollat shtetėrore, tė hapen shkolla shqipe, nėpunėsit tė dinė gjuhėn dhe zakonet e vendit si dhe shėrbimi ushtarak tė kryhet nė vend, ishin paralajmėrim pėr fundin e okupimit shekullor tė shqiptarėve nga otomanėt.

    Ndėrsa, tė dje, pjesėmarrėsit vizituan monumentet kulturoro-historike tė kėsaj ane.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    95 vjet tė Kongresit tė Dibrės (5)

    KUSH E THIRRI KONGRESIN E DIBRĖS?

    - Nė "Kalendarin kombiar" thuhet se "ai Kongres u mblodh prej dy oficerėsh" -Udha e ABC-sė ėshtė e gjatė dhe plot pėrpjekje. Kjo udhė plot shtije tė rrezikshme, por njėherėsh edhe udhė me plot kurthe dhe pengesa, tė cilat shqiptarėt i mbijetuan.

    Dr.Lutfi TURKESHI - Nefail SPAHIU

    Pėrpjekjet e luftės pėr njėsimin, pėr hapjen dhe mbrojtjen e ABC-sė dhe tė shkrimit shqip, patėn njė rėndėsi vendimtare pėr kalitjen e ndėrgjegjes kombėtare, pėr gatimin dhe pėrsosjen e dashurisė ndaj atdheut deri nė vetėmohim, pėrkatėsisht Lėvizja pėr ta ka qenė e lidhur ngusht me vetė jetėn e kombit dhe atdheut me bėmat dhe pėrpjekjet e vazhdueshme tė shqiptarėve pėr tė ruajtur vetėn dhe atdheun nga asimilimi dhe shfarosja e gllabėruesve tė huaj. Udha e ABC-sė ėshtė e gjatė dhe plot pėrpjekje. Kjo udhė plot shtije tė rrezikshme, por njėherėsh edhe udhė me plot kurthe dhe pengesa, tė cilat shqiptarėt i mbijetuan.

    Njė tė tillė ngjarje mbijetuan edhe me vendimet e Kongresit tė Manastirit qė i dhanė njė hov tė ri luftės pėr shkollėn dhe shkrimin shqip. Por, Lėvizja kulturore kombėtare e atyre viteve u rrit nė luftė tė ashpėr me reaksionin Xhonturk dhe atė klerikal tė tė tri besimeve. Shqipmohuesit e huaj pėr tė arritur atė qė s'mundėn para dhe gjatė punimeve tė Kongresit tė parė gjithkombėtar tė Manastirit, i filluan goditjet menjėherė pas tij. Sė pari ata u vėrsulėn pėr pėrmbysjen dhe asgjėsimin e vendimeve tė marra nė tė, qė pastaj pėr t'i ndalur hovin, Lėvizjes kombėtare shqiptare, Xhonturqit organizuan njė mbledhje nė Dibėr, pra njė Kongres shqiptarė tė paplanifikuar prej atdhetarėve dhe shoqėrive tona kombėtare. Nė "Kalendarin kombiar" thuhet se "ai Kongres u mblodh prej dy oficerėsh". Ndėrsa nė studimin e vet dr. Petro Janura nga Shkupi, nė faqen 73 tė librit nga Historia e alfabetit tė gjuhės shqipe", nėnvizon se ky Kongres "mund tė quhet edhe Kongresi i turkomanėve, ku fjalėn kryesore e patėn disa hoxhallarė dhe disa myftinjė, ndėr ta edhe Rexhep Voka". Por, nė njė studim tjetėr dr.Vehbi Bexheti nė revistėn "Jehona" (nr.1.1996) duke iu qasur veprimtarisė sė Rexhep Vokės, shton se "Ai ishte rilindas dhe bartės i kohės dhe i vėllezėrve Frashėri, Vaso Pashės e shumė veprimtarėve tė tjerė. Veproi dhe jetoi nė njė periudhė kur Rilindja kombėtare ishte nė hovin mė tė madh tė zhvillimit nė luftėn pėr ēlirim nga sundimi shekullor osman, i njohur si Myfti i Vilajetit tė Manastirit dha kontribut sidomos nė aktivitetin kulturor, ashtu si Naum Viqilharxhi, mendon pėr alfabet krejtėsisht tjetėr tė krijuar prej tij.

    Shkodrani Daut Boriqi ėshtė i pari qė e pėrpiloi abetaren me alfabet arab, tė cilėn e ka botuar nė Stamboll Rexhep Voka. Edhe Rexhep Voka e pėrpiloi vetė abetaren shqipe me alfabet arab, ishte i bindur se edhe me kėso shkronja do tė shprehte idealin liridashės dhe arsimor. Siē, kemi mėsuar, nėnvizon dr.Vehbi Bexheti, nė Kongresin e Dibrės, Rexhep Voka u ftua si pėrfaqėsues i Tetovės. Pėr pikėpamjet iluministe, ēėshtja e gjuhės dhe motivit patriotic i Hoxhė Vokės, mė tepėr mund tė shihet nė veprėn "Mendime", qė u botua nė Stamboll nė vitin 1911, e ribotuar me fjalorė transkibim nė alfabet shqip nė Tetovė, nė vitin 1991 nga Bashkėsia Islame e Tetovės. Kėto divergjenca mendimesh pėr Kongresin e Dibrės nuk i shtruan pėr debat, por pėr tė dhėnė rolin qė luajti Kongresi i Dibrės pėr historiografinė tonė kombėtare.

    Gazeta "Shqipeja e Shqypnisė" e datės 6 gusht 1909, qė drejtohej nga dibrani Josif Bageri me titullin "Kush e thirri Kongresin nė Dibėr" : "Fortė mirė u muar vesh se i thirruni Kongres nė Dibėr, asht vepėr e xhonturqveē qeveri e tė cilėve mur parėsinė e thirri nė kėtė Kongres nė at'vend, ku shpresonte mė shumė pėr qėndrimin e Turqisė nė Evropė. Edhe me tė vėrtetė asht, se Turqia ka qendrua nė Evrop me ndihmėn e muhamedanėve shqyptar tė cilėt, kan qen ata ma tė reptit mburonjes te Turqis, rexhimet e s'cilės gjermė 10 tė korrikut mė 1 qė shkoi, kanė qenė tė mpuejtun prej muhamedanėve shqypėtar cilėt, ma e panė se ash e udhės me u mprue rexhimi i vjetėr dhe kthyen kundra tij, e mbaruen rexhimin e ri. Xhonturqit, pra tė dobishėm prej kėsaj kodine-thanė tė jenė gjithnjė ata zotnij dhe muhamedanėt shqyptarė si dhe mbi tė gjithė tė tjerėt dhe pėr kėtė shkak thirrėn nė Dibėr kėtė Kongres nė tė cilėn tė peshojnė fuqiat e tynej. Po pėr fatkeqen e xhonėrvet, sa xigareja (terezija) qėndroi mė shumė nė anėt shqyptarėvet, cilėt ma kujtojnė dhe pėr vendin e tynej, e jo pėr botėn. Fjala e leēitun nė gjuhė e tė zesvet Myftisė Dibrės, nuk ishte tjetėr pėrveē se njė grusht pluhur i hedhur nė sytė e shqyptarėvet dhe tė tjerėvet cilėt zunė tė murmurojnė keq kundra mejtimeve tė shonta. Por meqenėse nė kėtė Kongres nuk kishin vetė ata xhonarėt parėsinė pėr thirrjen e kėtij Kongresi, por tri herė mė shumė ishin tė tjerė, njerėz vendi, nė tė cilėn janė lind dhe rriten dhe kėshtu Kongresi mur njė tjetėr, por, se nė kėtė Kongres ndodheshin edhe shqyptar atdhedashės, cilėt tė mbushun me ideja kombėtare muerėn katedrėn, atė pilem e oratorėve dhe si tė gjallė atdhetarė zunė tė folin fjalė tė flagėta, tuj mburue kombėtarinimin dhe veē ndamjen e tij, prej tė tjerėve tue mėsue gjuhėn e vet mė mėsonjtore kombiare, pa tė cilat s'mund me rrojt cili do qoftė komb nė faqet dheut. Prandej, pra, njė oficer nxorri lyverėn me ja ēkrep atdhetarit tė flagėt Dėrvish Himės, sepse fokla pėr veēndamjen e komtarinimit dhe pėr tė mirėn e Shqypnisė. Murmurimi i xhonturvet nukėn kikėn e Zmirit dhe ēdo tė ligavet kundra dashamirėvet atdhetarė: Dėrvish Hima, Feim Zavalani dhe shumė tė tjerėveē por kur asht njeriu me tė drejtėn kurkush s'munden me i ba dam, se e ha dreqi. me njė imperi konstitucionale, si impera otomane e ndihmuet prej shyptarėsh, bullgarėsh dhe tė tjerėvet pėr rojtjen e saj nė Evropė. Lypėn t'u falet nderi qyveria otomane pėr ndihmat e ktynej qė i apėn, e jo tė pėrpiqet me intriga e dhelpėira tė iu hupin kombtarnimin e tynej, cilėn siē kanė hup pėr 500 vjet ntrusjen e tiranisė despotike pa mėsonjtore kombiare.

    Na kurri nuk domi me iu kundėrshtue qeverisė otomane, kur i kqyrėm punėt lamnisht e jo njerkėnishtē meqenėse zu tė kėndohet kenka e vjetėr me njė zė tė ri, na s'mundin me ndje me dur tė palueta, si nuse ve, po i kthejmė kujdesėn qeverisė otomane, pėr mos me marrė masa tė njerkėta, po amtareē tuj mos me na nguc, kur domi dhe na si masa ma e vjetėr nė sinisjet e Ballkanit, tė shėndritemi nė gjuhtė vet, ndryshej na dot dalėm jasht kufijavet programit jon, nė tė cilėn e kemi thonė, "se po tė dalim jashtė ndonjė animik e tė na ndalojnė nė veēndamjen e kombtarnimit e shėndritjes, na t'i
    kundėrshtohemi burrėnisht".

    (vazhdon)
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    95 vjet tė Kongresit tė Dibrės (8)

    Fotografia e Milton Manaqit nė funksion tė Kongresit

    - Studioja e tij kishte mbishkrimin nė shqip "Milton Manaqi,fotograf-Dibėr", qė do tė thotė se Manaqi nė Dibėr punoi edhe para fillimit tė Kongresit tė Dibrės (23-28 Korrik 1909).Kėshtu sipas fotografive, qė kanė mbetur si dokument tė kohės, njė fotografi i regjistron pamjet e dibranėve tė tubuar gjatė pritjes solemne madhėshtore tė delegatėve nė Dibėr, ku vėrehet edhe ideologu dibran, Ismail Pasha nė rreshtin e parė tė turmės dhe banda frymore…

    Shkruajnė:
    Dr.Lutfi TURKESHI
    Nefail SPAHIU


    Motoja:"Njė popull nuk shkatėrrohet deri sa punon, mendon dhe ndien gjuhėn e vet amtare" ėshtė inspirative pėr kameramanin e parė tė Ballkanit, kėtė regjistrues tė pashoq dhe tė paepur, i cili ishte pjesėmarrės aktiv nė Kongresin e Dibrės. Ky njeri i madh me fotokamerėn nė dorė i dha dokumente-materiale Kongresit tė Dibrės. Ai, me vetėmohimin e tij me fotografitė e bėra nė Kongres materializoi veprimtarinė e delegatėve tė Kongresit. E kėshtu na fton tė mėsojmė tė kaluarėn dokumentare dibrane. Edhe nė shėnimet e kronikave edhe ato tė korrespondencės e pėrmendin Milton Manaqin, kėtė dėshmitar okular tė shumė ngjarjeve tė rėndėsishme historike tė Ballkanit.

    Milton Manaqi gjatė Kongresit tė Dibrės punonte nė Dibėr. Nė Dibėr, sipas dėshmive tė pleqve dibranė, ka punuar njė kohė tė gjatė. Nga arkivi personal i arsimtarit Irfan Ushtelenca, e shtron nė shkrimin e tij poeti Halit Basha, nė "Flakėn e 10 Nėntorit 1997", se zejen e fotografistit nė Dibėr e ka ushtruar pak mė gjatė. Studioja e tij kishte mbishkrimin nė shqip "Milton Manaqi,fotograf-Dibėr", qė do tė thotė se Manaqi nė Dibėr punoi edhe para fillimit tė Kongresit tė Dibrės (23-28 Korrik 1909). Kėshtu sipas fotografive, qė kanė mbetur si dokument tė kohės, njė fotografi i regjistron pamjet e dibranėve tė tubuar gjatė pritjes solemne madhėshtore tė delegatėve nė Dibėr, ku vėrehet edhe ideologu dibran, Ismail Pasha nė rreshtin e parė tė turmės dhe banda frymore. Nė fotografinė e dytė, vėrrejmė arritjen e Grupit tė Kongreseve tė Dibrės. Vėren fotografinė dhe futesh nė kėtė datė me peshė historike. Duke shtegėtuar nė rėndėsinė e kėsaj ngjarjeje tė rėndėsishme, sikur rishikon Sotir Pecin, Fehmi Zavalanin, Dervish Himėn, Loni Logorin, Ali Asllanin, Mithat Frashėrin e shumė e shumė emra tė Rilindjes sė lavdishme. Ai pra, Manaqi, me sensin jo vetėm tė fotografistit, por edhe tė regjistruesit tė evenimenteve tė rėndėsishme historike, bėn njė kronikė, nė tė cilėn shtrohet e tėrė veprimtaria e Kongresit. Nė fotografinė numėr 6-tė, jep imazhin pėr Abdyl Ypin, i cili pas vdekjes sė papritur tė Ismail Pashės, zgjidhet nė vend tė tij kryetar i Kongresit, e pastaj, nė njė fotografi tjetėr tė shikojmė njė grup tė delegatėve tė Kongresit me Abdyl Ypin. Ēdo fotografi e tij, qė shpreh njerėzit e mėdhenj, zbulon njė pore tė punės sė Kongresit, qė pastaj, nė rrjedhshmėrinė tė jepen si kalvar i ngjarjeve pasuese. Ai (M.Manaqi) ishte i ndėrgjegjshėm se koha ec rrėmbimthi dhe se puna e tij nuk do tė zvetėnohet kurrė, sepse nėse ndonjė detaj do tė humbet, fotografia do t'i pėrmbledhė nė fakte dhe do t'i ndriēojė pėr t'i bashkuar tė djeshmen, tė sotmen dhe tė ardhmen.

    Duke u thirrur nė kujtimet e tė ndjerit afėz Tefik Turkeshit, i cili nė Dibėr hapi shkollėn me orientim tė pėrgjithshėm, ai, Milton Manaqin e ka njohur si njeri tė ngritur dhe atdhetar tė denjė. Kėtė e ka vėrejtur me shprehje tė fuqishme dhe ndjenja tė thella tė atdhedashurisė. Ai, nėnvizon, nė ca shėnime tė veta, se me shqetėsim fliste pėr gjendjen e brendshme dhe ndėrkombėtare tė Ballkanit. Kur flisje me tė, dukej se flasėsh me njė mendimtar tė talentuar dhe njohės tė mirė tė forcave nė arenėn ndėrkombėtare. Atė e shqetėsonin rreziqet qė i kanoseshin Ballkanit.

    "Populli ynė i ndershėm, i pafajshėm dhe fukara, po pėson vuajtje dhe skamje tė mėdha e mė nė fund po bėhet pre e shteteve tė huaja. Ēfarė pandėrgjegjshmėri e madhe! "Kėshtu ishte Milton Manaqi, andaj me detaje pėrfshinte tė gjitha ngjarjet e Kongresit, kėrkonte edhe disponimin e xhonturqėve dhe tė patriotėve shqiptarė.Njė njohės i mirė i rrethanave dibrane, pėrmendėm edhe mė parė ėshtė edhe Irfan Tėrshana, i cili me Manaqin u shoqėrua mė vonė dhe gjatė atij shoqėrimi, vetė Manaqi i kish rikujtuar se ėshtė shqiptar dhe duke kėrkuar nga ai qė tė komunkojė nė gjuhėn shqipe dhe kėshtu spontanisht i rrėfen, respektivisht i rikujton ngjarjet e Kongresit tė Dibrės dhe pėr shumė ngjarje dhe ndodhi tė fiksuara me kamerėn e tij. Ai, i sqaroi xha Irfanit, atėherė tė rinj, se ka fotografuar Kongresmenėt qė vinin nga Manastiri nė Kongresin e Dibrės, tė cilėve Nijazi Beu u shtroi drekė nė Resnjė dhe se me kėtė rast ėshtė biseduar pėr regjimin tiranik tė Sulltanit Adyl Hamitit tė dytė, qė terrorizonte popullin shqiptar dhe tė gjithė popujt e tjerė, duke dėnuar sė bashku politikėn e tyre dhe duke e avancuar atė tė turqve tė rinj.

    Nga kolekcioni i fotografive qė janė fond personal i I.U nga Dibra, njėzet janė enkas kushtuar Kongresit tė Dibrės. Siē thamė, sipas sqarimit tė analizės sė poetit H.B. nė fotografinė numėr 14-tė, Ismail Pasha nė Dibėr duke i pritur delegatėt e Kongresit e nė prapavijė shihet Teqja dhe tylbja e xhamisė sė Teqes, qė dėshmon kontinuitetin e ditėve tė Kongresit. Njė fotografi tjetėr gjithnjė si kronikė shtron momentin e dhembjes sė qytetarėve dibranė pėr vdekjen e papritur tė Ismail Pashės, e pastaj nė njė tjetėr edhe momenti i homazhit qė i bėhet kėtij personaliteti nė ditėn e parė tė varrimit. Kėto fotografi kanė njė cilėsi tė lartė mjeshtrore dhe shprehin angazhimin e Miltonit pėr mjeshtėrinė e tij nė zejen e fotografisė, sepse edhe nga dėshmitė edhe nga fotografitė, tregon se ai nuk ėshtė vetėm fotograf, por edhe kronik i kohės, se ai di t'i shkelė nė gjurmė historisė. Pra, gjithnjė nė lėvizje, ai duke i lidhur ngjarjet komunikon me recepientin, me historianėt dhe eksploruesit. Fotografitė e veta, Manaqi i ēmonte ndaj, nuk i shpėrndante vend e pa vend. Kėtė e dėshmon edhe njė reporter i gazetės "Zhurnal de la Salonik", tė cilit i ka dhuruar dy fotografi tė Kongresit, me autogram personal, e jo pėr levėrdi materjale
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    95 vjet tė Kongresit tė Dibrės (10)

    Besa Shqiptare - inspirim pėr reporterin e "Zhurnal De Salonik"

    -"Sado solid, sado estetik qė tė jetė modeli i shkrirjes sė shkronjave arabe ka thėnė njė ortak tosk, ata nuk janė aq tė ndryshme tė transformueshme, sa modeli i shkronjave latine. Poqese duhet t'i japim njė hov gjuhės sonė duhet tė pėrdoren shkronjat latine".

    Shkruajnė:
    Dr.Lutfi TURKESHI
    Nefail SPAHIU

    Ditėt e fundit, pasi u pėrsėritėn deklaratat e besnikėrisė ndaj Kushtetutės, Kongresi vendosi tė dėrgojė njė delegacion nė Stamboll pranė lartmadhėrisė sė tij, Mehmetit tė V-tė pėr t'i transmetuar urimet qė i bėjnė gjithė shqiptarėt pėr njė mbretėrim tė tij sa mė tė gjatė dhe nė mbarėsinė e vendit, nė Egjidėn e tij atrore.

    Pėrimtimet e shprehura nė udhėpėrshkrimin pėr gazetėn "Zhurnal de la Salonik", shkrimi I reporterit anonim, qė botohet edhe nė gazetėn "La nazione albaneze", nė gusht tė vitit 1909 jepen me nuansa artistike. Pėrveē shėnimeve artistike tė ambienteve ku qėndron autori shpreh edhe vėrejtjet. Kėshtu ai nėnvizon: "Nga Kongresi i Dibrės mė ka mbetur njė keqardhje e madhe njė keqardhje djegėse, se akoma nuk po e shohim te Turqia mėsimin e skenografisė. Po tė kishin qenė tė stenografuara tė gjitha diskutimet e mbajtura nė Kongres, ose po tė kishte qenė e mundur qė tė transmetoheshin me shkrim tė gjitha ata qė u thanė nė zjarrin e diskutimeve do tė mundėsohej tė mblidheshin dokumenta me njė vlerė tė posaēme pėr arkivin e vet Kongresit, megjithatė, edhe kėshtu punėt shkojnė mirė. Pėrpara se tė fillonte mbledhja e kongresit njė numėr i madh i delegatėve ishin kurioz (kurreshtarė), tė dinin se nė se ē'mėnyrė do tė rregulloheshin divergjencat e pikpamjeve qė ishin midis dy frakcioneve tė kombit shqiptar, gegėve dhe toskėve pėr gjuhėn. Ju sigurisht e dini se shqiptarėt janė tė ndarė nė dy grupe etnike, gegė e toskė, qė s'janė dakort lidhur me shenjat, me tė cilat do tė shkruhej gjuha shqipe. Gegėt janė pėr adaptimin e shkronjave arabe kurse toskėt janė tė mendimit se shkronjat latine janė mė tė pėrshtatshme, jo vetėm latine, me tė cilat s'do tė vonojnė shumė e do tė pasurohet gjuha shqipe.

    "Sado solid, sado estetik qė tė jetė modeli i shkrirjes sė shkronjave arabe ka thėnė njė ortak tosk, ata nuk janė aq tė ndryshme tė transformueshme, sa modeli i shkronjave latine. Poqese duhet t'i japim njė hov gjuhės sonė duhet tė pėrdoren shkronjat latine".

    Dueli oratorical qė shumė i bukur, u aprovua gjykimi i Selanikut "Dardha u nda nė dy pjesė", pranuar pėrparim themelor, se liria duhet tė sundojė mbi gjithēka me kushte qė tė gjitha aktet tė mbajnė vulėn e realitetit. U vendos qė gjithėsekush do tė pėrdorte ato shkronja (atė alfabet) qė i pėlqejnė mė tepėr, duke i lėnė tė tjerėt absolutisht tė lirė tė pėrdorin tė tjera, po qe se i tillė ėshtė bindja e tyre. Meqenėse ēėshtje tė tilla nuk mund tė marrin zgjidhje definitive pa e bėrė koha tė vetėn, u vendos qė t'i lihet sė ardhmes vendosja e barazpesėsh sė drejtė midis arabistėve dhe latinistėve.

    Ky vendim ishte zgjidhja mė e urtė, ndaj me duartrokitje tė t'gjithėve u prit rezultati i votimeve. Pasi vendosėn duke u betuar me ceremoninė e besės, qė vėrejtėn se e kanė tė penetruar nė ndėrgjegje, sepse kėtė e shprehėn me emocion tė thellė, premtuam se do tė ndihmojnė autoritetet nė punėt e regjistrimit tė popullsisė tė rekrutimit ushtarak, tė pagesės sė taksave dhe tė tjerė kongresistė shtruan pyetjen se ēfarė qėndrimi do tė mbanin shqiptarėt pėrballė udhėzimesh qė mbi ēėshtje parimesh lėshohen nga qeveria qėndrore e Stambollit. Pėr kėtė pikė diskutimet nuk zgjatėn shumė dhe pasi u shprehėn mendime tė ndryshme u vendos qė tė konsiderohen si Ligji konstitucional (kushtetues) qė vlen si tė thuash bazė e ēdo ligji tė propozuar nga Kabineti, tė miratuar nga Parlamenti e tė sanksionuara nė Irade perandorike.

    Ditėt e fundit, pasi u pėrsėritėn deklaratat e besnikėrisė ndaj Kushtetutės, Kongresi vendosi tė dėrgojė njė delegacion nė Stamboll pranė lartmadhėrisė sė tij, Mehmetit tė V-tė pėr t'i transmetuar urimet qė i bėjnė gjithė shqiptarėt pėr njė mbretėrim tė tij sa mė tė gjatė dhe nė mbarėsinė e vendit, nė Egjidėn e tij atrore. Nė tė njejtėn kohė delegacioni do ta lusė madhėrinė e tij, qė tė dojė t'u japė njė shenjė tė dashamirėsisė sė tij, nėnshtetasve tė tij besnik shqiptar, duke pranuar kur ta shohė ai tė volitshme, tė vizitojė Selanikun dhe tė qėndrojė njė ditė nė Shkup, ku delegacionet e tė gjithė vendeve shqiptare do tė ishin shumė tė gėzuar dhe do tė kishin dėshirė shumė tė madhe tė shkonin pėr tė afruar homazhet e gjithė kombit.

    Pėrpara se tė bėhej shpėrndarrja, konform artikullit 10 tė Rezoltuės, delegatėt e Kongresit votuan pėr tė caktuar qytetin ku do tė mbahet kongresi i tetorit tė vitit 1910. Fati caktoi Shkupin. Njė tjetėr fjalim i Myftiut tė Dibrės mbylli punimet e Kongresit."

    Ky reportazh i Kongresit shqiptar tė Dibrės siē thamė u pėrkthye nga gazeta "Zhurnal de Salonik", ėshtė shkruar nga njė njeri qė nuk ka gjak shqiptari, por qė ka asistuar nė punimet e Kongresit me cilėsinė e tij si anėtar i delegacionit tė dėrguar pėr ta pėrfaqėsuar vilajetin e Selanikut. Prandaj, pėrshkrimi qė ai e jep nė mėnyrė korrekte pėr punėn e zhvilluar tė Kongresit sigurisht se nuk mund tė merret (gjykohet) si gjykim i dyshimit. Mėnyra e pėrshkrimit korrekt, qoftė pėr mikpritjen madhėshtore qė i'u bė nė Dibėr delegatėve dhe atij vetė, qoftė edhe pėr tė vėrtetėn se atė e organizuan xhonturqit, por edhe me qėndrimin e konstitucionalistėve pėrpos epilogut tė Kongresit konfirmon tė vėrtetėn se xhonturqit edhe nė rastin e Kongresit tė Dibrės kanė lėshuar po me qėllim qė tė mbahet e shėndoshė Perandoria nė Evropė, duke shpresuar se do tė gjejė shtigje tė reja pėr t'i plotėsuar dėshirėn. Sidoqoftė, pėr ne dhe pėr hulumtuesit e tjerė, ka rėndėsi tė merremi me vendimet e marra nė Kongresin e Dibrės pėr tė konstatuar se si do tė mundje tė vendosej nė mėnyrė mė reale dhe mė tė qartė parimi i interesimit subjektiv pėr kombin, sepse edhe atė qė e thanė dhe e komentuan gazetat ishte nė favor kombėtar. Kėshtu komentatori i gazetės "Nazmie albaneze" Anselmo Lorekja, duke pasur gjithmonė tė pranishėm parimin, se gjuha ėshtė treguesi i parė i jetės sė popujve ndalet nė udhėpėrshkrimin e "Zhurnal de Salonik", duke nėnvizuar rezymenė e vendimeve, tė folurit nė
    Kongres dhe vendimet pėr alfabetin qė do tė pėrdoret.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Delisios
    Anėtarėsuar
    13-07-2004
    Postime
    43
    Stormo shume interesante keto informacjone qe ke sjellur ketu te pergezoj per kete .

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    95 vjet tė Kongresit tė Dibrės (11)

    Jehona e Kongresit nė diasporė

    -Shkėputje nga faqet e gazetave shqipe nė diasporė, “Dielli”, “Liria”, “Shqipja e Shqypnis”…

    Shkruajnė:
    Dr.Lutfi TURKESHI
    Nefail SPAHIU

    Duke parashtruar rrugėn e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare pėrmes kongreseve dhe kuvendeve shtypi i kohės, jo vetėm qė botonte punimet e kėtyre tubimeve tė rėndėsishme, por edhe nėnvizonte pėrhapjen e ideve duke i argumentuar me tė dhėna. Artikujt e patriotėve shqiptarė ne organet demokratike tė shtypit shtrojnė shkaqet e vėrteta, ato pikėpamje patriotike qė do tė kuptoheshin nga lexuesi. Nė njė varg artikujsh u shtrua edhe Kongresi i Dibrės. Kėshtu, gazeta "Dielli" e Bostonit, qė mban datėn 13 gusht tė vitit 1909, kohė kjo kur u botua artikulli, Kongresi kishte pėrfunduar punimet nėnvizon: "Brenda njė viti Shqipėria pati fatin e mbarė t'i gėzojė tre kongrese, njė nė Manastir, njė tjetėr nė Tepelenė dhe njė nė Dibėr. Pas dy a tre javėsh prap kemi Kongresin e Elbasanit. Mė i ēuditshėm nga tė gjithė, konstaton gazeta, na duket Kongresi i Dibrės dhe mė kot po undohemi tė kuptojmė se cili ėshtė qėllimi i tij. Korespodentėt tanė, as ata s'janė me njė mendje, ca kujtojnė se ėshtė nisur prej shqiptarėve dhe ca tė tjerė mendojnė se ėshtė njė intrigė e re e xhonturqve.

    Puna e tregon, qė edhe nėqoftėse ėhtė nisur prej shqiptarėve pėr qėllim kombėtar, mėnyra me tė cilėn u organizua do ta shpjerė punėn atje ku s'pandehet. "Ngrihen ca dibranė" dhe telegrafisin nė gjithė qytetet e Shqipėrisė qė tė dėrgohen nga katėr pesė veta si delegatė se Shqipėrinė do ta coptojė Evropa dhe duhet shqiptarėt vetė tė kujdesen ta mbrojnė veten e tyre. Cilido qytet, pra, zgjodhi nga ca vetė dhe i dėrgoi nė Dibėr. Por, mos pandehni se delegatėt qė u dėrguan ishin shqiptarė. Jo, se edhe klubet e xhonturqve si edhe tė osmanlinjve dėrguan delegatė, kėshtu Kongresi s'mund tė themi se ka njė fytyrė shqiptare, por tė trazuar. Po tė deshnin tė dėrgonin delegatė edhe grekėt e Janinės, mund tė dėrgonin, se edhe ata qenė fituar, por despoti i grekėve s'deshi tė dėrgojė delegatė.

    E japin kėtė komentim gazetarėt e "Diellit" dhe me hezitime pyesin: "Ē'mund tė presin nga njė Kongres i organizuar prej xhonturqve dhe shqiptarėve? Cili ėshtė Programi i Kongresit? Klubet qė dėrguan delegatė, a menduan njė minutė tė pyesin kush i fton, ku dhe pėrse? Dhe nėse ky Kongres qė s'ėshtė gjė tjetėr veēse njė grackė xhonturke pėr tė mbaruar kushedi ē'qėllim tė errėt? Hiqet njė telegrafinė nė tė gjitha qytetet me ca fjalė tė errėta, tė cilat mund tė pėrmblidheshin me dy fjalė qė "mėmėdheu ndodhet nė rrezik" dhe menjėherė e shikon gjithė Shqipėrinė nė kėmbė, pa ditur mirė e mirė shkakun. Pa u menduar klubet tanė, tė pyesin mė sė fundi njė herė: "Cili mėmėdhe ndodhet nė rrezik?" Pėrgjigjen doemos nuk mendonin ta gjenin, se nėqoftėse dibranėt duan ta shpėtojnė Shqipėrinė, duhej tė thėrrisnin nė Kongresin e tyre vetėm shqiptarė dhe jo xhonturq dhe osmanlinj. Pėr tė vėnė re, pėrfundon artikullin gazeta "Dielli", ėshtė lajmi qė na jep njė mik nga Durrėsi "Telegrafi iu dėrgua pėr ulemanjt, dervishėt dhe myteberanėt e Durrėsit. Nuk duam tė jemi gjithnjė profetėr tė ligash, po perėndia e bėftė Kongresin e Dibrės, Kongres prej shqiptarėsh".

    Njė shkrim i tillė i ngjajshėm, por mė i moderuar, botohet po nė kėtė gazetė me numėr 23, tė 3 shtatorit tė vitit 1909, shėnon: "Lajmet qė na jep korrespodenti nė prej Stambolli, na e pakėsojnė hidhėrimin tonė mbi kėtė Kongres tė palumtur, i cili u shtyp dhe u pėrgatit prej xhonturqve pėr qėllime tė tyre tė dinakta! Xhonturqit i kishin pėrgatitur prej mė parė vendimet qė duhej t'i jepte Kongresi, porsa u mblodhėn delegatėt u vunė pėrpara qė t'i pėrshkruajnė pa biseduar dhe duke thirrur "Rroftė Kostituēa!" vendimet e xhonturqve ishin tė ditura qė mė parė. Atė qė s'mund tė bėnin dot me armė nė Kosovė e gjetkė deshėn ta mbaronin me njė Kongres tė urtė, duke i gėnjyer krerėt shqiptarė ta hapin besėn se do t'i mbajnė. Kėshtu i kish kėshilluar "Liria" (ėshtė fjala pėr gazetėn "Liria", qė dilte nė Selanik nė vitet 1908-1910 nga Lumo Skėndoja) dhe kėshtu u panė edhe ata me tė mirėn, por s'kishin si tė bėnin ndryshe. Kėndonjėsit tanė mbajnė mend deklaracien qė bėnė deputetėt tanė njėherė nė gazetat zyrtare tė qeverisė. Njė tė tillė deklaracie deshin qė krerėt dhe bejlerėt tanė ta shtrojnė Shqipėrinė me dinakėri. Po, u gėnjyen! Nė Kongres gjetėn kundėrshtime.

    Ca shqiptarė patėn kurajon tė thonė se s'duan tė nėnshkruajnė verbėrisht ē'tu vihet pėrpara. U dhanė xhonturqve tė kuptojnė, qė nėse duan t'i kenė shqiptarėt besnik dhe gati t'u ndihen gjithnjė, duhet shėrbimet dhe besnikėrinė e tyre ta shpėrblejnė. S'duan vetėm tė zotohen por edhe tė kėrkojnė ato pėr tė cilat kanė nevojė. Nė krye tė kėtyre shqiptarėve duket se ishte ish-atdhetari ynė zemėr luani, Dervish Hima. Nėqoftėse ėshtė i vėrtetė lajmi i gazetės "Shqipja e Shqipnisė", se njė oficer xhon iu pėrgjigj Dervish Himės, duke ia mbajtur koburen nė krahėror, po mė kot. Shqiptarėt, shkelkėmbė (kėmbėngulės) dhe Kongresi u shtangua tė adaptojė edhe "Vendimet e shuara" pėr udhėt, shkollat dhe kishat, pėr banorėt qė duhet tė dijnė gjuhėn e vendit nė centralizimin e vilajeteve dhe pėr telegrafin (telegramin) qė u dėrgua pėr tė burgosurit si reaksionarė.

    Kėto konstatime hezituese tė gazetės "Dielli" i "demanton" gazeta "Lidhja ortodokse" qė botohej nė Korēė, e 17 gushtit 1909, nė artikullin pa emėr autori, me titull "Kongreset kombėtare" shėnon: "I pandehuri Kongres i Dibrės,i cili kurrė nuk besoheshte qė kėtė qėllim kombiar mundi edhe atė shumė mė mirė t'ia prezentojė botės tė kuptojė ngjalljen e kombit shqiptar, dhe si gjithė bota do edhe kombi shqiptar tė zgjohet edhe tė qytetėrohet. Ai Kongres, mundi prap tė sigurojė njė mbretėri pėr besėn e tij edhe tė nxjerrė dyshimin,qė e kishin kallur ca intriganė tė huaj dhe armiqtė tanė. Gjithė ai Kongres do tė mbyllnjė gojėn armiqve tanė, tė cilėt prej ca kohė kanė kėrkuar tė na nxjerrin pėr antikonstitucional dhe kryengritės. Prapė, ai Kongres vendosi qė gjuha shqipe tė jetė e shtrėnguar tė mėsohet nė Shqipėri, nė tė gjithė shkollat e mbretėrisė bashkė me turqishten me shkronja qė tė dojė secili. Ky vendim, megjithqė ėshtė kundėr Kongresit tė Manastirit, prapė ėshtė njė shenjė e mirė, pėr t'u dhėnė fund intrigave qė shqiptarėt nuk duan gjuhėn e tyre, kėshtu, pra, nuk mbetet gjė tjetėr pėrveē qeveria tė vė nė shkollat qė kėtė mot gjuhėn shqipe. Sa pėr shkronjat, jam i sigurtė se do tė pėlqehen shkronjat e Kongresit tė Manastirit, se vetėm me kėto shkronja mund tė shkruhet gjuha shqipe”.

    (vazhdon)
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    95 vjet tė Kongresit tė Dibrės (12)

    Rėndėsia dhe dobitė e Kongresit nė fushėn kombėtare

    Gazeta "Liria" e Lumo Skendos shkruante: "Mė i madh i fitimeve ėshtė se mbledhja tregon qartė dėshirat e shqiptarėve pėr rojtje tė urtė dhe tė qytetėruar, se Kongresi nuk mejtoi vetėm ditėn e sotme, nevojat e tanishme, por aludoi edhe nė kohėn qė do tė vijė".

    Shkruajnė:
    Dr.Lutfi TURKESHI
    Nefail SPAHIU

    Pėr pėrfshirjen e materjaleve nė kėtė fejton jemi shėrbyer me kriterin selektiv, duke nxjerrė fragmentet e rėndėsishme tė artikullit, qė shprehin mendimin politik e shoqėror pėrparimtar tė Kongresit, qė i shėrbyen drejtpėrdrejt masave pėr liri e pavarėsi kombėtare.

    Motoja e Lumo Skendos (Mithat Frashėrit) ėshtė qė pėrmes tė kaluarės tė njohim tė tashmen, qė kėshtu tė parashikojmė edhe tė ardhmen. Kodi jetėsor i tij, pra ėshtė sa mė tepėr tė jesh nė shėrbim tė shoqėrisė, sepse vetėm i tillė njeriu mund tė quhet edhe zemėrmirė edhe shpirtmadh, vetėm si i tillė mund tė rrezatojė dritė lirie dhe ta adhuronte kėtė liri pėr tė gjithė kombet. Nė vitin 1908 ky personalitet bėhet themelues dhe drejtues i gazetės "Liria" tė Selanikut, e cila luajti njė rol nė jetėn politike mbarėkombėtare. Edhe pėr Kongresin e Dibrės gazeta e pinjollit tė familjes sė njohur Frashėri, i biri i Abdyl Frashėrit tė madh, dha njė kontribut tė konsiderueshėm nė pėrcjelljen e mesazheve nga kongresi, duke nxjerrė nė pah gjithnjė nė rradhė tė parė pikėpamjet kombėtare tė kėtij Kongresi.

    "Liria" e Selanikut qė kishte njė qėndrim tė rrymės sė moderuar tė lėvizjes kombėtare shqiptare nė faqet e veta kishte artikuj tė nduarnduarshme, pėr tė cilat lexuesi pėrveē orientimit pėrparimtar mund tė informohej edhe me ide pėr mendimin politik e shoqėror konservator e reformist, qė del nė mėnyrė tė tėrthortė, nėpėrmjet kritikės qė u kanė bėrė artikujve shumė autorė patriotė. Por, pėr Kongresin e Dibrės, kjo gazetė nė numrin e saj tė 8 gushtit tė vitit 1909, shkruan: "Padyshim fare, Kongresi i Dibrės quhet e para mbledhje, ku e tėrė Shqipėria ėshtė e pjerrur pėr tė zgjidhur njė punė tė nevojshme pėr tė tėrė vendin. Gjer mė sot, mbledhjet dhe kuvendet, s'kanė qenė tė rralla nė Shqipėri, pėr ēdo gjė me rėndėsi, malėsia dhe bajraktarėt e kanė patur zakon tė pėshtillen tok e tė kqyrin si do zgjidhur puna. Po, Kongresi i Dibrės, ku mė se 300 delegatė, gegė, toskė, myslimanė, tė krishterė, ortodoksė, katolikė, hoxhė, prift dhe shehlerė tė ardhur nga ēdo ēip e ēdo kėnd i Shqipėrisė, ky Kongres themi se ėshtė i pari qė ka mbledhur tė tėrė vendin tonė. Nuk duam tė bėjmė historinė e gjatė tė Kongresit, kemi shpresė qė protokollet do tė shtypen dhe kushdo do tė mund t'i kėndojė. Po si pamė, padyshim fare, Kongresi u bė njė fitim i madh pėr vendin dhe pėr kombin tonė, se vendimet u bėnė me tė vėrtetė, sipas nevojave tona" qė pastaj gazeta shton: "Mė i madh i fitimeve ėshtė se mbledhja tregon qartė dėshirat e shqiptarėve pėr rojtje tė urtė dhe tė qytetėruar, se Kongresi nuk mejtoi vetėm ditėn e sotme, nevojat e tanishme, por aludoi edhe nė kohėn qė do tė vijė".

    Pėr pėrfshirjen e materjaleve nė kėtė fejton jemi shėrbyer me kriterin selektiv, duke nxjerrė fragmentet e rėndėsishme tė artikullit, qė shprehin mendimin politik e shoqėror pėrparimtar tė Kongresit, qė i shėrbyen drejtpėrdrejt masave pėr liri e pavarėsi kombėtare. Kėshtu, duke analizuar nyjet citojmė gazetėn "Liria" e cila nėnvizon: "Pasi nė nyjen e parė shqiptare tregojnė se janė njė nga besnikėt vendas tė Turqisė, pasi rrėfejnė se ē'besim ndodhet nė mes qeverisė dhe shqiptarėve duhet qė tė prapset, pas kėtyre tregimeve tė pėrgjithshme dhe tė nevojshme pėr lumturinė dhe pėr shkruarjen e mirė tė Shqipėrisė, delegatėt me shumė urtėsi e me shumė mendje zejnė e hedhin themelet e mbrothėsisė". Qė pastaj, pėr njė nyje tjetėr tė nėnvizojmė: "Nyja e pestė, me arsye tė lartė thotė se pas kėsaj ata vende tė Shqipėrisė qė nuk japin udhtarė do tė zėnė tė japim pas nomit qė tė bėhet dhe kėshtu hidhet ēapi i parė pėr tė shtruarit e vendit tonė tė ngrohtė njė nga shkaqet e zihjes (zėnkave) qė ka bėrė tė shkretė Shqipėrinė". Duke vėrejtur se lumturia e njė vendi mbahet me paqė dhe me siguri, duke kujtuar se njė vend s'mund tė pėrparojė kurrė po nuk pati ruajtje tė qetė dhe pa frikė, nga ligėsi, vjedhje, grabitje, vrasjet do tė ndalohen nė Shqipėri, veē kėsaj, delegatėt, s'kanė harruar se lartėsia e njė kombi sigurohet me shkuarje tė mirė dhe me begati tė gjendjes, e shohim se nė Vendimet e Kongresit ka njė nyje tė posaēme pėr udhėt, urat, rrugėt e hekurta,tregtinė, mjeshtrinė, me njė fjalė pėr ēdo gjė qė i shton kamjen e njeriut dhe bėn tė rrojė i lumtur.

    "Po kėshtu, ėshtė vlefta mė e madhe e vendimeve, e shprehur pėrmes nyjes tre tė pjesės sė dytė, ku Kongresi kėrkon burimin e ēdo lumturie, burimin pa tė cilin gjithė arat e gjithė kopshtet e lulėzimit thahen e shkatėrohen. Ky burim qė jep shpirt dhe dritė ėshtė dituria dhe mėsimi. Delegatėt tė gjithė mė nje gojė kėrkojnė qė tė ndreqen shkollat e sotme, tė ēelin shkolla tė reja, tė pėrparojė mėsimi dhe gjuha shqipe. Nga nėnteksti i kėtij artikulli "Liria", aludon tė shpallė qėllimin dhe mesazhin e Kongresit dhe t'i ftojė tė gjithė shqiptarėt nė pėrgjithėsi, tė krishterė e muhamedanė, nė emėr tė atdheut tė bashkohen dhe t'i nisin t'i konkretizojnė vendimet, t'i jetėsojnė aspiratat, tė hapin shkolla dhe tė mėsojnė shqip.

    Artikulli ėshtė shkruar me njė stil tė qartė, tė lirshėm e tė rrjedhshėm, gjykimet qė bėhen janė tė drejta me vend dhe me njė zell tė zjarrtė patriotik. Gazeta pastaj pėrfundon me fjalėt tekstuale qė Abdyl Ypi mbylli Konferencėn, qė mbajti para anėtarėve tė klubit tė qytetit tė vet: "Po, jam shumė i lumtur dhe duhet tė jemi tė gjithė fatbardhė, qė arritėm kėtė ditė dhe pamė atje nė Dibėr gjithė ata shqiptarė tė mbledhur si njė shpirt, si njė fėmijė, ku pashė me njė tryezė hoxhėr e priftėr, tė krishterė e myslimanė, atėherė me tė vėrtet kuptuam se vėllazėria e nderon kombin shqiptar, qė pastaj tė pėrfundojė artikujt me telegramin qė delegati turk e kundėrshtar i shqiptarėve, Ejup Sabriu, i drejtoi vet qendrės sė "Itihatėve tereki", nė tė cilin Kongresin e Dibrės, e quante si GURI THEMELTAR i vetqeverimit tė Shqipėrisė".

    (vazhdon)
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #10
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Anėtarėsuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    Ej kush eshte ky lutfi turkeshi se mduket se bi fis

  11. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga Xemlo
    Ej kush eshte ky lutfi turkeshi se mduket se bi fis
    Eshte historian i krahines se Dibres,mirepo Dibres se Maqedonise.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  12. #12
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Anėtarėsuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    Eshte historian i krahines se Dibres,mirepo Dibres se Maqedonise.
    E po mire se fis i bikam, se baben me origjine nga anej e kam me duket

Tema tė Ngjashme

  1. Kongresi i dytė i KOASH nė 16-29 qershor 1929, Korēė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-02-2013, 20:41
  2. Lidhja e dytė e Prizrenit
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 11:46
  3. Baza dialektore e gjuhės standarde
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  4. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •