Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    Agim Bardhi
    Anėtarėsuar
    07-04-2004
    Vendndodhja
    Elbasan.
    Postime
    43

    Foti Cici braktis delet e varfera shqiptare.

    Ajo cka ne e kemi denoncuar me kohe dhe parashkikuar ne perputhje me karakterin e paqendrueshem dhe parakerkues te Fr. Foti Cicit, duket se ka ndodhur ne Kanada.

    Megjithese vete personi eshte perpjekur ta mbaje shume te fshehte, edhe pse ne e kemi paralajmeruar qe "asgje nuk do t'ju ngelet e fshehte", eshte tashme i njohur per ne fakti qe Reverend Teolog Muzikant Father Foti Cici ka braktisur delet e varfera shqiptare ne Toronto dhe Montreal per tu nisur drejt nje vathe tjeter ku delet kane me shume cka te japin.

    Sigurisht kete e themi ne baze te perngjasimit biblik te bariut i cili jep jeten per delet e veta, por ne rastin e Cicit perngjasimi ngelet i njejte vetem ne konturet e jashtme pasi bariu Cici ka si qellim vetem shfrytezimin e deleve per mjeljen dhe qethjen e tyre.

    Pasi ne fillim te mesazheve tona kemi shpjeguar se si e nisi karrieren e tij Foti Cici duke u shpallur si grek dhe duke nderruar fshatin e origjines nga Nivica ne Aliko duke genjyer keshtu episkop Sebastianos per origjinen e tij per perfitime personale, tashme duket se Foti CIci i eshte kthyer perseri kartes se tij ku shkruhet shprehja e famshme "ellinas to genos".

    Duket se kombesite greke dhe shqiptare Foti i perdor si te doje se "qengji i urte pi dy nena", por Foti nuk eshte qengj e jo me i urte.

    Ky diskretitim publik nderkombetar qe i ka bere Fr. Cici shqiptareve te Kanadase por edhe shqiptareve ane e mbane botes duket se ka shkaktuar indinjimin e tyre.

    Po ku ka shkuar i perndershmi Cici? Tashme eshte vene ne sherbim te komunitetit ortodoks grek te Kanadase ne qytetin Vankuver. Pasi i soditi delet greke, arriti ne perfundimin se ishin me te majme se ato shqiptaret, dhe menjehere nxorri nga sirtari i tij letrat qe e shnderronin ate nga nje shqiptar Fannolian ne nje grek vorioepiriot Sebastianik.

    Jemi ne pritje te levizjes tjeter te ketij zogu shtegetar, pasi jemi te sigurt se me karakterin qe ka nuk do te prehet ne asnje vend te botes.

    Urime greku Fotis Cicis
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Bardhi : 17-07-2004 mė 07:07

  2. #2
    Korcari Maska e niko korcari
    Anėtarėsuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93
    Nuk habitem me kėtė lajm tė ri pėr father Foti Cicin. Siē e kam theksuar mjaft herė, pėr kėtė njeri kam kaq shumė tė dhėna, absolutisht tė sakta, saqė mund tė parashikoj pa kurrfarė vėshtirėsie se ky i vetėquajturbari do tė vijė njė ditė qė do tė pėrfundojė nė gjirin e protestantėve. Pse jo nė gjirin e katolikėve? Sepse katolikėt kėrkojnė gjithmonė njerėz me reputacion, tė qėndrueshėm nė bindjet e tyre, dhe jo njerėz tė sėrės sė father Fotit. Madje nė fillim tė viteve '60 nuk pranuan as vetė Fan Nolin, i cili sidoqoftė ishte njė gjigand, e jo njė cicmic si ky prifti i rėndomtė i Kanadasė, ky spiun i fundamentalistit islamik K. Gazidede, i cili, pėr tė pėrfituar jo mė shumė se tridhjetė aspra, shiti KOASH-in nė ato ditė tė vėshtira represioni binlateist tė viteve 1992-1997.

    Besoj se kėtė lajm e ka lexuar edhe Cyclotomic, i cili mė ka pyetur se ē'kam unė me father Foti Cicin. Eshtė nevoja tė pėrgjigjem? Pėrgjigjja mė e mirė janė vetė poshtėrsitė e father Fotit, tė cilat ia lenė vendin njera-tjetrės me shpejtėsi marramendėse, aq sa nuk arrijmė t'i hedhim dot nė letėr.

  3. #3
    Agim Bardhi
    Anėtarėsuar
    07-04-2004
    Vendndodhja
    Elbasan.
    Postime
    43
    E urojme edhe nje here Foti Cicin per detyren e tij te re. Na vjen mire qe me ne fund gjeti edhe ai komoditetin e deshiruar prej kohesh, por si shqiptare nuk mund te mos fshehim indinjimin tone, duke u bashkuar me ate te vellezerve tane ne Kanada, persa i perket tradhetise se radhes se Foti Cicit.

    Na vjen keq qe shqiptaret e Kanadase nuk mund t'i pergjigjeshin dot standarteve artistokrate te oborrtar teologut te shquar, muzikantit zebilbil, (te na fali nese harruam ndonje titull pa shkruar, pasi mund te kete marre ndonje te ri ne Kanada), Reverend Father Fatmir Foti Cicit, per t'i krijuar komoditetin e duhur qe te ndjehet si ne shtepi, packa se komoditetin e atdheut nuk e shijoi asnjehere as si teolog dhe as si prift.

    E dime se ne Vankuver nen pergjegjesine e episkopit S. kreut te komunitetit ortodoks grek atje, ai ndjehet me mire, i rrethuar nga siguria monetare qe te falin njerezit e pasur. Por cili eshte qellimi final i ketij zogu shtegetar, i cili nuk rresht se theksuari se ka qene i perndjekuri i Kishes se Shqiperise?

    Nuk mund te leme pa permendur ketu edhe fjalet qe qarkullojne ne Shqiperi se Fatmir Foti Cici, duke qene nje prift i pamartuar eshte edhe nje kandidat i mundshem per episkop ne Shqiperi dhe se ne qellimet e tij primare eshte kthimi ne atdhe, sigurisht kur te piqen kushtet qe ai i di mire, per te marre ndonje fron mitropolitan. Kjo eshte shume e llogjikshme ne prizmin cician, pasi ai si njeri i brishte qe eshte dhe me shendet delikat, mund te pranoje detyren e re, vetem ne rastin kur pema te jete pjekur dhe te jete gati per te vjele. Kjo eshte gjithmone normale sepse ne kete jete te tjere do te mbjellin dhe te tjere do te korrin dhe Foti Cicit nuk ia ka qejfi te mbjelle ashtu sic nuk mbolli asgje ne vendin e tij. Ne te kundert atij ia ka enda te korre me shume deshire ate c'ka te tjeret kane mbjelle.

    Vetem nje gje nuk duhet ta harroje i Perndereshmi i pandershem, qe qyli nuk eshte edhe aq i kollajte ne Kishe.

  4. #4
    Korcari Maska e niko korcari
    Anėtarėsuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93
    Father Foti Cici nuk ka pėr t'u kthyer kurrė nė atdheun e tij tė parė (d.m.th. nė Shqipėri, se ky njeri ėshtė i shumėatdheshėm), madje nuk ka pėr t'u kthyer edhe sikur t'i ofrojnė ndonjė fron episkopal. Nė Shqipėri njė fron i tillė jo vetėm qė nuk ofron komoditetet e Greqisė, tė SHBA-sė, apo tė Kanadasė, por pėrkundrazi, kėrkon vetėmohim dhe sakrifica, tė cilat ati i nderuar dridhet edhe kur i shikon nė gjumė, e jo mė t'i pėrjetojė nė tė vėrtetė. Ky njeri u ftua nė njė moment nga kryepiskopi Anastas nė Shqipėri, ku shėrbeu si pėrkthyes nė Akademinė Teologjike tė Durrėsit, pa nga afėr kushtet nė tė cilat jetonin misionarėt orthodhoksė dhe u betua qė tė mos i shkelte kurrė mė kėmba nė kėtė vend.

    Nė kėtė periudhė father Foti ishte shumė afėr njė froni episkopal. Askush nuk mund tė kundėrshtonte, sepse e vėrteta ishte qė, me pėrjashtim tė mitropolitit tė sotėm tė Korēės, nuk ekzistonin kandidatė tė tjerė qė mund tė hirotoniseshin menjėherė dhe brenda pak viteve tė ngjiteshin nė fronin e episkopit. Megjithatė ishin edhe faktorė tė tjerė qė pėrcaktonin tė ardhmen e father Fotit dhe ecurinė e tij nė njė fron episkopal. Ishte mbi tė gjitha faktori Gazidede, i cili, nė njerėn prej mbledhjeve tė tij me kėshilltarėt e lėvizjes fundamentaliste islamike nė Shqipėri, vendosi qė tė urdhėronte agjentin e vet, d.m.th. Foti Cicin, tė dilte kundėr kryepiskopit Anastas. Argumenti ishte ky: ėshtė mė mirė tė mos lejojmė qė tani formimin e njė Sinodi Orthodhoks nė Shqipėri, sesa tė kontribuojmė nė krijimin e kėtij Sinodi, edhe pse nė tė ardhmen mund tė kemi njė njeriun tonė nė gjirin e tij.

    Kėtė vendim tė binlateistėve father Foti e priti me ngazėllim tė madh. Interesat e tij personale pėrkonin me urdhėrin qė mori nga fundamentalistėt. Mė nė fund ėndrra e tij e madhe pėr tė mos jetuar nė Shqipėri ishte bėrė realitet. Father Foti mori rrugėn e "kurbetit".

    vazhdon nė numrin e ardhshėm....

  5. #5
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Niko

    une mendoj po ashtu, se SHIK-u i Gazidedes do te kete qene e pamundur te mos kete futur ne gjirin e kishes ortodokse njerezit e vet - gje qe ne fakt e beri muuuu se u vertetua me banalin Nik. Marku e Arjan Kojen, ndonese per F. Cicin nuk e di nese eshte keshtu, por sdo te habitesha fare po te ish.
    Shkrimi "demaskues" i Kishes se Sarandes qelben era SHIK, nga stili, gjuha, formulimi edhe mbresa qe kerkojne te ngjallin. Ndoshta fajin mund ta kete edhe e kaluara edhe formimi partiak komunist i shkruesit, xhanem, e me duket mua sikur eshte SHIK-as. Por ai shkrim nuk me ngjet me stilin e Foti Cicit, se sa te ndonje dishepulli te tij vogelush qe nuk ka pas me cfare te merret..., ose qe e ka patur si detyre te pare te ngarkuar nga celula per tu hedhur ne aksion.

  6. #6
    Korcari Maska e niko korcari
    Anėtarėsuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93
    Seminarist! Shkrimi pėr Kishėn e Sarandės ėshtė shkruar nga father Foti. Kjo ėshtė e sigurt. Pasi e ka qenė ai ideatori dhe pasi ai i pari e ka hedhur nė letėr, e ka redaktuar dhe i ka dhėnė formė tė plotė nė vazhdim z. Sejfi Protopapa, i cili ka paguar edhe njė shumė tė hollash (150 $) pėr njė person qė ka vajtur nė Sarandė pėr tė mbledhur informata.

    Sa pėr stilin e father Fotit mos u mundo kot. Ai nuk ka njė stil tė vetin thjesht se nuk ėshtė i zoti tė hedhė qoftė edhe dy rreshta nė njė copė letėr tė bardhė. Tė gjithė artikujt qė ka shkruar deri sot ia kanė shkruar tė tjerėt. Pėr pazotėsinė e tij kam dėgjuar shumė gjėra. Kur isha njė herė nė Kajro, nė zyrat e Karitasit, kam dėgjuar njė ish student tė teologjisė sė Athinės (G. I, me njė defekt fizik), i cili ishte katėr vjet bashkė me Fotin, qė kur mė rrėfente bėmat e tij, kur mė tregonte pėr mėnyrėn se si ky njeri kalonte nė provime, mua mė vinte turp nga vetja. Megjithatė kam nė dorė tekste tė shkruara me dorėn e vetė father Fotit dhe mund tė gjykoj pėr nivelin e tij, i cili ėshtė poshtė nivelit tė detit.

    Sa pėr lidhjet e tij me Gazideden do dėgjosh mjaft gjėra nė vazhdim. Lidhjet me tė i krijoi menjėherė pas fitores sė PD nė vitin 1992. Njė fshatar i tij, u bė drejtues partiak i rrethit tė Sarandės dhe fatheri i nderuar rendi menjėherė tek ai pėr tė siguruar nėpėrmjet tij binlateistėt se qenia e tij pranė Sebastianit ishte vetėm njė mjet pėr t'i shėrbyer "atdheut". Djalin e kėtij drejtuesi (nė qoftė se nuk e kam gabim, nė ato vite ishte polic) Foti e kishte shok tė ngushtė.

    Lidhjet e tij me Gazideden u ndėrprenė kur PD-ja humbi pushtetin. Father Foti ėshtė vėrtet i paditur, por jo aq sa tė vazhdonte tė kishte lidhje me njerėz qė nuk mund t'i siguronin karrierėn politiko-fetare qė dėshironte tė kishte. Kur unė po debatoja me Sfurkun pėr atė punėn e Kishės sė Sarandės, ai mė akuzoi si islamist jo mė kot. E-mail-et e mia private dėrguar father Fotit, ku i bėja tė ditur se dija gjithshka ai i konsideroi se ishin presione nga ish-shėrbimet sekrete (fundamentaliste) tė Gazidedes, prandaj dhe mė akuzoi si islamist. Madje nė njė postim tė tij, duke iu pėrgjigjur pyetjes time se pse nuk vjen father Foti nė Shqipėri, ai m'u pėrgjigj: Si tė vijė, qė ta vrisni ju (d.m.th. islamistėt)?

    Fakti qė father Foti ka qenė i lidhur me fundamentalistėt e Gazidedes e vėrteton mjaft mirė edhe njė nga postimet e Sfurkut nė temėn qė ata vetė e kanė hequr pas debatit tim me tė pėr Kishėn e Sarandės. Unė e kam tė regjistruar dhe nė njė moment, do tė doja tė mė jepnin disa sqarime, por siē e keni venė re tė gjithė, ata janė zhdukur nga forumi sikur tė mos ishin ata qė, deri nė kohėn qė i "shqetėsova" unė, vigjėlonin ditė e natė e tė kthehin pėrgjigje "hazėr xhevap".

    Megjithatė unė do tė vazhdoj tė jem kėtu, derisa tė sqarohen njė herė e mirė tė gjitha poshtėrsito-pabesitė e kėtij njeriu shpirtlig, cmirėzi, analfabet, tė padenjė pėr rason qė ka veshur, tė kėtij ish-bletėrritėsi tė patalentuar, qė nuk mėsoi nga bleta si tė punojė ditė e natė pėr tė mirėn e kolektivit, por vetėm pėr tė bredhur lule mė lule (atdhe mė atdhe) e pėr tė zgjedhur pėr vete nektarin mė tė ėmbėl.

    vijon nė numrin e ardhshėm

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    24

    Disa pyetje qe duan pergjigje?

    Kėto qė shkruhen kėtu nė forum janė akuza shumė tė rėnda nė adresė tė At Foti Cicit, aq sa e kompromentojnė rėndė figurėn e tij jo vetėm si prift, por edhe si njeri, pasi bashkėpunimi me SHIK-un e Gazidedes, i bėnte njerėzit tė urryer. Nuk mund tė kuptoj akoma (lutem qė tė ma shpjegojė ndonjė qė e ka kuptuar) se pėrse, ashtu siē kėtu shkruhet, inisiativa pėr tu lidhur me SHIK-un ėshtė marrė nga vetė ai. Cilat kanė qenė dhe cilat janė synimet e atit? Ēfarė do tė arrijė ai nė kėtė jetė?
    Nga ana tjetėr njė pyetje lind vetvetiu. Nėse do tė ishte kaq negativ, atėherė pėrse tė pėrkushtohej nė kishė duke zgjedhur rrugėn e njė kleriku tė pamartuar? Dhe shpresoj qė tė paktė t’i ruajė normat morale tė njė kleriku tė tillė.
    Pėrsėri, pėrse ky njeri i tillė me kaq pak intelekt arriti tė bėhej diēka? A nuk e kuptuan ata qė e ndihmuan tė ngrihej se sa i peshonte truri kėtij njeriu? Tė gjitha kėto pyetje duan njė pėrgjigje, por mė kryesorja ėshtė: A ėshtė Foti Cici produkt i fatit spontan apo i ndonjė plani tė paramenduar mirė? Apo mos ndoshta ėshtė njė plan tashmė i dėshtuar?
    Faktuesi qe fakton te verteten.
    faktuesi@yahoo.com

  8. #8
    Korcari Maska e niko korcari
    Anėtarėsuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93
    Nuk ka plane tė dėshtuara. Planet mbeten plane, ashtu si edhe interesat. Ka njerėz tė dėshtuar. Father Foti ėshtė i tillė, madje jo thjesht i dėshtuar, por njė dėshtak i vėrtetė (fjala "dėshtak" mė pėlqen sa ka mė shumė ngarkesė emocionale).

    Ky njeri nuk njė strategji tė caktuar nė jetė. Eshtė e vėrtetė se nuk jam njė psikolog i mirė, por mund tė them me bindje tė plotė se ky njeri, i bindur pėr inferioritetin e tij ndaj tė tjerėve, kėrkon me ēdo kusht tė bindė vetveten se mund tė dalė mbi tė gjithė e tė bėhet objekt admirimi. Vini re artikujt e tij nėpėr gazeta, ato qė ka shkruar nė forum apo nė faqe tė ndryshme tė internetit. Vini re keqdashjen e kėtij njeriu, arrogancėn e tij trashanike, jokonformizmin e tij jo vetėm pėr gjėrat pak tė njohura, por edhe pėr vlera tė cilat janė botėrisht tė pranuara e konsiderohen klasike. Vini re se ky njeri nuk kritikon kurrė, por vetėm akuzon. Kritika ka si qėllim ndreqjen apo korrigjigjimin e tė metave, ndėrsa ai vetėm lėshon akuza dhe shpifje, sepse vetėm me to mund tė shfryjė instiktet shtazarake prej tė cilave ėshtė pushtuar qysh ditėn qė lindi.

    Me pak fjalė, qėllimi i kėtij njeriu ėshtė tė imponojė praninė e tij nė shoqėrinė ku jeton me mjete tė pandershme. Kam pėrshtypjen se pasionet e tij shtazarake tė lindura janė ndikuar akoma mė shumė nga ndonjė traumė psikike e mundshme qysh kur ka qenė fėmijė. P.sh. shokėt, duke e pėrbuzur pėr karakterin e tij tė keq nuk e fusnin nė lojė kur luanin me top, ose, akoma mė keq, edhe kur e fusnin, e vinin tė luante portier, njė rol tepėr pėrēmues pėr njė fėmijė egoist si puna e father Fotit, qė ėndėrronte tė bėnte sa mė shumė gola e tė bėhej objekt admirimi nė shoqėri.

    Ai ėshtė lidhur me njerėz qė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me njeri-tjetrin. P.sh. u lidh me Sebastianin, u lidh nė tė njėjtėn kohė edhe me avokatin e ndjerė, arvanitasin Aristidh Kola. I pari ishte njė helen i zjarrtė e njė besimtar i krishterė, i dyti ishte njė shqiptar fanatik e njė ateist fundamentalist. Father Foti ėshtė mishėrimi i atyre njerėzve me dy fytyra, pėr tė cilėt Krishti thotė se i shėrbejnė nė tė njėjtėn kohė edhe Perėndisė edhe mamonasė (Matth. 6. 24-25).

    Meqė rė fjala pėr Aristidh Kolėn, tė sqarojmė edhe diēka tjetėr. Kushdo mund t'i lexojė librat e tij, tė cilat janė pėrkthyer tashmė edhe nė shqip. Avokati i ndjerė ishte njė shqiptar i zjarrtė, edhe pse librat e tij kanė mjaft pasaktėsi, pėr tė mos thėnė budallallėqe (p.sh. thotė disa herė nė librat e tij se, qė tė vėrtetosh qė je grek, duhet tė vėrtetosh mė parė se je arvanitas?????!!!!!).

    Shqiptarizmi i tij nuk justifikon miqėsinė e ngushtė tė tij me father Fotin. madje nuk bėhet fjalė pėr miqėsi, por pėr bashkėpunim. Unė kam lenė mendjen e kokės kur lexova nė njė ftesė tė lidhjes orthodhokse tė father Fotit nė Athinė se ishte ftuar atė tė diel (e kam ftesėn nė dosjen time pėr f. F.) pėr tė folur pėr orthodhoksinė tek arvanitasit vetė Aristidh Kola. Ē'mund tė thoshte ky njeri pėr orthodhoksinė, kur nė librat e tij e shante me fjalėt mė tė ndyra? Unė vetė nuk vajta ta dėgjoja. Vajtėn dy shokė tė mi, tė cilėt kur u kthyen u nga takimi u vinte pėr tė vjellė nga ato qė dėgjuan. A. Kola nuk foli fare pėr orthodhoksinė, por vetėm pėr arvanitasit dhe shqiptarėt. Asnjė fjalė pėr orthodhoksinė.

    Qė tė mos lindin keqkuptime, dua tė theksoj edhe njė herė se nuk kam punė me bindjet etnike tė Kolės, por me qėndrimin e tij armiqėsor ndaj orthodhoksisė. Fakti qė e ndjente veten shqiptar nuk justifikon bashkėpunimin e ngushtė me father Fotin, i cili, nga ana tjetėr, projektonte veten si lider orthodhoks, dhe jo si lider i ndonjė kolonie apo shoqate shqiptare nė mėrgim. Nė fund tė fundit edhe Bin Laden e donte shumė Shqipėrinė, pavarėsisht se e donte fundamentalisht islamiste. Edhe Aristidh Kola e donte po aq shumė Shqipėrinė, por fundamentalisht atesite. Tani, cili ėshtė roli i Fotit nė kėtė mes, gjejeni vetė!

    vijon nė numrin e ardhshėm...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Nuk kam pasur rastin te kem kontakt qofte me bindjet apo dhe personin e Z. Foti Cici, e rrjedhimisht nuk mund te jap mendim te kualifikuar per zgjedhjet e tij. Sidoqofte, pasi lexon shkrime si ai mesiper nga z. nikos-nga?, te krijohet pershtypja qe z. Cici (neqoftese cfare lihet ne deren e tij eshte e sakte) eshte naiv krahasuar me viciozitetin apo edhe agjenden e "kritizenit".

  10. #10
    Korcari Maska e niko korcari
    Anėtarėsuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93
    E kisha fjalėn tek instiktet shtazarake e kriminale tė father Foti Cicit, tė cilat e kanė shoqėruar fatherin e nderuar qysh nga dita e lindjes e deri nė momentin qė po shkruaj kėto rreshta. Pėr fat tė keq, nga kėto instikte nuk arriti tė ēlirohej as ditėn e pagėzimit tė tij nė Konicė, tė Shtunėn e Lazarit, dy ditė para tė Hėnės sė Madhe tė Pashkės tė vitit 1991. Me sa duket, as atė ditė tė shėnuar pėr ēdo tė krishterė, father Foti nuk e kishte mohuar plotėsisht Satananė qė fshihte brenda vetes. Ē'tė bėnte edhe Shpirti i Shenjtė?

    Edhe pse father Foti rridhte nga njė familje e lidhur ngushtė me PPSH dhe me shokun Enver Hoxha, kėto instikte pėr pak sa nuk i hapėn telashe serioze nė vjeshtėn e vitit 1988, kur ky njeri, ngriti dorėn pėr tė vrarė njė bashkėfshatarin e vet (madje i pėrkiste fesė sė krishtere). Nuk e di nėse ishte fati ai qė ndihmoi Fatmirin (Fotin) tė mos arrinte deri nė vrasje, apo Perėndia ndihmoi bashkėfshatarin e tij tė gjorė tė mos jepte grahmat e fundit nė duart e njė krimineli. Fakt ėshtė qė organet e Partisė tė Rrethit tė Sarandės u pėrpoqėn ta ndihmonin njeriun e tyre. Nė gjyqin qė u zhvillua nė Sarandė nė datėn 09.09.1988 Gjykata mori parasysh pėrkushtimin e Cicajve ndaj PPSH dhe Pushtetit Popullor, prandaj dhe akuzėn pėr tentativė vrasjeje e ktheu nė plagosje tė lehtė me dashje.

    Me vendimin nr. 64, datė 09.09.1988 Gjakata e Sarandės e deklaroi Fatmir Cicin fajtor pėr krimin e plagosjes sė lehtė me dashje dhe nė bazė tė nenit 93/1 tė Kodit Penal e dėnoi me heqje lirie. Father Foti bėri vetėm pesė muaj burg.

    Burgimi nė periudhėn e diktaturės pėr faje tė tilla konsderohej nga njerėzit si turp i madh. Shqiptarėt e kishin mjaft tė theksuar ndjenjėn e ndershmėrisė dhe father Foti u gjend mjaft ngushtė kur doli nga burgu. Megjithatė sistemit komunist po i vinte fundi, dhe pas pak kohėsh father Foti do ta shfrytėzonte me shumė mjeshtėri, por fare pa tru, qenien e tij nė burg, e cila do tė shndėrrohej nė njė bumerang pėr personin qė kėrkonte ta pėrdorte si flamur. Gėnjeshtra i ka kėmbėt e shkurtėra dhe, kur bėn aleancė me father Fotin, i bėhen akoma mė tė shkurtėra!

    O Sfurk! O Pėrēollak (kėshtu i themi sfurkut nga anėt tona)! Dikur mė quajte kriminel, qė kisha vrarė njė njeri tė fesė tjetėr para dy vjetėsh. Ku je strukur tani, o pėrēollak, t'u shpjegosh tė gjithėve se kush ėshtė kriminel, unė, qė nuk kam vrarė asnjė mizė, apo ai punėdhėnėsi yt gjakatar?

    vijon nė numrin e ardhshėm

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •