Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Zog me dy koka

    Ēudia e radhės, lind zog me dy koka

    Kujtim Boriēi

    LIBRAZHD- Nje zog me dy koka, ėshtė ēudia e radhės nė njė familje qė banon nė periferi tė Librazhdit, pikėrisht nė atė racė pulash dhe nė tė njėjtėn familje ku rreth 6 muaj mė parė, ndodhi paradoksi, gjeli bėri njė vezė. Kėtė radhė specialistėt e vėnė pėrballė njė fakti tė pamohueshėm (pasi nė rastin e parė kameramani i "Vizion-Plus", teksa filmonte theu pa dashje vezėn e gjelit), tė japin dhe versionet e tyre pėr kėtė paradoks biologjik, qė renditet pas shumė tė tjerėve nė kėtė trevė. Gjithēka, sipas burimeve pėr gazetėn, ka ndodhur mesditėn e njė dite mė parė nė familjen e Ll.Vallės, nė periferi tė qytetit tė Librazhdit, i njohur si specialist veteriner, por dhe mbarėshtrues i kafshėve e shpendėve shtėpiakė. Nga 10 vezė qė ishin vėnė pėr tė nxjerrė zogj atė ditė, shton Llazi, njėra prej tyre ishte e ēuditshme. “Unė jam vetė zooveteriner, tashmė nė pension prej vitesh, por me njė eksperiencė tė gjatė nė profesion, e kėto paradokse tė kohėve tė fundit, pėr mua janė produkt i prishjes sė ekuilibrave bioligjikė. Por dyshoj se si nė rastin e parė (gjeli bėri vezė) e tani me zogun me dy koka, ka ndikuar ushqimi qė pėrdor pėr pulat”,- shton pėr gazetėn Llazi. Ai tregon se pulat qė mbarėshtron, i ushqen me misėr tė sjellė nga Bullgaria, qė dyshon se ėshtė i modifikuar gjenetikisht, pasi ai ndryshon nga pamja dhe forma e misrit tradicional. Pėr paradoksin nė fjalė, edhe specialistė tė kontaktuar evidentojnė si shkak prishjen e ekuilibrave biologjikė, ndotjen e atmosferės, ndėrsa ndikimi i ushqimit, as nuk pėrjashtohet dhe as nuk mohohet si hipotezė. Ndėrkaq zogu me dy koka, ėshtė parė me kurreshtje dje edhe nga dhjetėra banorė. Ēudia e radhės, zogu me 2 koka, vjen pas disa rasteve si tilla. Kėshtu nė kėtė zonė mushka ka pjellė dy herė, ka lindur pulė me katėr kėmbė, viē pa organe gjenitale, dash me katėr brirė etj.

    "Shekulli"

  2. #2
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Në Vlorë lind qengji me tre këmbë

    Vlorë-Pas çudive të dëgjuara e të ndodhura në rrethet e Shqipërisë së Mesme, një e tillë ka ndodhur edhe në rrethin e Vlorës. Në fshatin Sherishtë të këtij rrethi, një dele vetëm pesë ditë më parë ka lindur dy qengja binjakë, njëri prej të cilëve është një specie e rrallë dhe e padëgjuar. Ai nuk ka katër këmbë, sa kanë të gjithë shokët e tij por vetëm tre. Në vend të dy këmbëve të para, ai ka vetëm një të tillë. Sipas familjarëve ku ka ndodhur çudia e radhës, që po ndodhin si shumë kohët e fundit në Shqipëri, përveç këtij ndryshimi, ai nuk ka asgjë tjetër të veçantë. Ushqehet njëlloj si binjaku i tij, është ngritur tashmë në këmbë dhe rend gati me të njëjtën shpejtësi si edhe qengjat e tjerë.Askush deri tani nuk mund të japë shpjegime për këtë lindje të veçantë të ndodhur këto ditë dhe se si do të vazhdojë jetesa e kësaj specie. Por deri tani qengji vazhdon të rritet normalisht, pa shfaqur asnjë mangësi në procesin e të ushqyerit dhe të zhvillimit. Familja Gjondeda ku ai ka patur “mirësinë” të lindë, e quan këtë një fatmbarësi dhe as që i shkon ndërmend të bëjë tregëti me një lindje të tillë të veçantë. Ata e kanë pagëzuar qengjin me një emër disi ledhatues “Luizi” dhe përkujdesen për të në mënyrë të veçantë, ndonëse ai vazhdon të jetojë mes tufës së qingjave të porsalindur dhe nuk gëzon asnjë privilegj tjetër. Qengji me tre këmbë mund të quhet çudia e rradhës, pas viçit me dy koka dhe gjelit me tre këmbë të lindur në Elbasan. E ndërsa për lindjet e para të këtyre kafshëve me anomali, mjekët dhe veterinerët ja kanë vënë fajin ndotjes së ambientit në Elbasan, këtë rradhë për qengjin me tre këmbë në Vlorë kanë mbetur pa gojë. Në Shqipëri lindjet e kafshëve me anomali të tilla tashmë po bëhen rutinë, pasi në një fshat të Elbasanit disa vite më parë edhe një mushkë kishte mbetur shtatzanë.

    "Sot"

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    ..................

    ka shume keso rastesh ku kan lindur kafshe me 2 koka
    ja nje nga museu i veterinarise ne suedi
    vii me dy koka





    http://www-skara.slu.se/museum/utst.html
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    Ja dhe informacioni per lindjen e qingjit me tre kembe shoqeruar me nje foto. Informacioni eshte botuar ne forumin tone nga dikush tjeter por une nuk e spostoja dot dhe po e hedh ketu me emrin tim. I kerkoj falje anetarit qe e ka botuar por ishte menyra e vetme dhe ketu eshte dhe tema e sakte per kete dukuri:


    --------------------------------------------------------------------------------

    Pėr kafshėn e ēuditshme banorėt e zonės thonė se ėshtė njė ogur i keq

    Vlorė, lind njė qengj me tri kėmbė

    Ermal SIKA

    VLORE – Njė qengj me tri kėmbė. Kjo ėshtė ēudia qė ėshtė shėnuar nė fshatin Sherisht tė Vlorės. Qengji i sapoardhur nė jetė ka vėshtirėsi nė tė ecur, ndėrsa nuk mund tė vrapojė pėr t’u ushqyer si qengjat e tjerė drejt deles qė e solli nė jetė. Kjo gjė e rrallė ka ndodhur pikėrisht nė fshatin Sherisht tė Vlorės, disa kilometra larg nga qyteti, ndėrsa aktualisht qengji, i cili tashmė ėshtė pagėzuar me njė emėr tė marrė nga telenovelat, ėshtė vetėm pesė ditėsh. Banorėt e zonės thonė se ky ėshtė njė lajm tepėr i rrallė pėr kėtė zonė, madje dhe pėr tė gjithė vendin, por ėshtė gjithashtu dhe njė ogur jo i mirė, pasi gjėja e gjallė ėshtė me gjymtyrė tė pėrgjysmuar. Me gjithė kėtė, pėr familjen Gjondedaj ku ėshtė pritur qengji, ai ėshtė njė fat, pasi mund tė kushtojė goxha para pėr ata qė mbledhin koleksione dhe padyshim ky ėshtė dhe qėllimi i kėsaj familjeje. E zonja e shtėpisė, Liljana Gjondedaj, pėr gazetėn “Tirana Observer” ka folur pėr momentin qė e priti me duart e saj qengjin qė lindi. Por ajo nuk e mohon faktin se qengjin mund ta pėrdorė edhe pėr qėllime pėrfitimi, duke e kthyer kėshtu qengjin nė mė tė privilegjuarin e tufės. Nė njė intervistė pėr gazetėn, Liljana Gjondedaj tregon se madje i ka vendosur dhe njė emėr shelegut. Ai tashmė do tė gėzojė njė emėr tė njė aktori tė telenovelės, Luisi.

    Si e pritėt lindjen e kėtij qengji?
    Nė fakt ėshtė njė gėzim dhe diēka e rrallė pėr familjen tonė, pėr fshatin, por mendoj dhe pėr gjithė vendin. Kėto janė gjėra tė rralla, nuk janė tė shpeshta. Isha duke pritur qengjat dhe kur shoh se ky sheleg nuk ishte si tė tjerėt, ai nuk kishte njė kėmbė. E kam marrė nė dorė shelegun dhe nuk dinim se ēfarė t’i bėnim, madje ziheshim kush ta mbante mė tepėr nė krahė, megjithėse ai ishte i vogėl. Kam pasur dhe shumė vizitorė, pasi lajmi u hap shpejt, madje mund tė them se u shkul gjithė fshati dhe erdhi kėtu.
    A keni menduar pėr emrin e shelegut?
    Po, e kemi pagėzuar me emėr, ia kemi vėnė Luis. Eshtė emri i njė telenovele qė ne kemi ndjekur.
    Ēfarė do tė bėni me kėtė sheleg?
    Nėse do tė na dalė ndonjė qė mund ta marrė pėr studim, atėherė do ta shesim, nėse jo do ta mbajmė vetė. Nuk do ta therim, por do ta mbajmė nė pėllėmbė tė dorės, ashtu si mbahen fėmijėt e vetėm.
    Mendoni se do tė ketė probleme, meqė i mungon njėra kėmbė?
    Them se nuk ka problem, kjo pasi ai do tė rritet dhe do t’i forcohen shpatullat. Kėshtu qė Luisi do tė jetė si tė gjithė tė tjerėt.
    Nė fshat thonė se ky ėshtė njė ogur i keq?
    Pėr ne ky ėshtė njė fat, nuk di ēfarė tė them mė tjetėr.
    Sa ditėsh ėshtė Luisi?
    Ai ėshtė pesė ditėsh, ka lindur nė datėn 10 dhjetor. Unė e ushqej atė me qumėsht me duart e mia, tė gjithė e adhurojmė, pasi ėshtė i veēantė.

    1. Mushka pjell dy herė
    Nė zonėn e Elbasanit ėshtė shėnuar edhe njė rast tjetėr i veēantė, kur njė mushkė ka pjellė dy herė. Njė gjė e tillė natyrisht qė shpjegohet nga ana e specialistėve si njė prishje tė ekuilibrave biologjikė.

    2. Lepuri me 2 kokė e 6 kėmbė
    Njė lepur me dy kokė e gjashtė kėmbė ėshtė njė nga kafshėt e ēuditshme nė qytetin e Elbasanit. Njė gjė e tillė ėshtė shėnuar nė familjen Gogunja nė Elbasan, e cila ka mbetur e shtangur kur ka konstatuar lindjen e njė lepuri mostėr.

    3. Njė viē me dy kokė
    Njė viē me dy kokė ka lindur nė fshatin Gjocaj tė Peqinit. Viēi kishte dy kokė tė ngjitura nė qafė dhe ushqehej me dy gojė, me buzėt, nofullat dhe gjuhėt e veēanta. Ai kishte katėr sy, dy hundė dhe katėr veshė.

    4. Dash me katėr brirė
    Ēudia e radhės ėshtė shėnuar nė njė fshat tė Cėrrikut, kur kishte lindur njė qengj me katėr brirė. Por ēudia nuk mbaron kėtu, pasi kohė mė pas nė fshatin Gjonme erdhi nė jetė njė viē, i cili nuk kishte organe gjenitale.

    5. Pula me katėr kėmbė
    Njė pulė me katėr kėmbė, kjo ka ndodhur nė njė fshat tė Librazhdit. Kėmbėt e “tepėrta” pula i kishte nė pjesėn e sipėrme tė trupit. Ndėrsa njė zog me dy koka ėshtė ēudia e radhės nė njė familje qė banonte nė periferi tė Librazhdit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5

  6. #6
    Fuaad-i!!
    Anėtarėsuar
    20-09-2007
    Vendndodhja
    prishtin
    Postime
    4
    shum zbulime interesante me shkoj dita ne kete forum shum i mir nejse

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    TA RUAJMI AMBIENTIN !

    Neve habitemi mbi misterin e zhdukjes se civilizimeve te lashta se si u zhduken ato dhe se ku vajten ?
    Me siguri, kjo eshte teza ime, ne kohnat e lashta kur ndodhte nje fenomen i tille qe ne e quajme biologjike, ata e merrnin se fenomen shkatrrues dhe menjehere vendasit e atije fshati apo i tere qyteti ikte nga vendi per te gjetur strehim diku tjeter, gjoja per t'i ikur te keqes...
    Sot qe dikush thot se andej ne jug po ndodhin ēudira e jo ne veri?
    Pra une mendoje se e ter ky cikel ērregullimi vjen nga vetė njeriu qe e shkatrron natyren me plehera helmues apo me pesticide me ndytje te ambintit ku prej shtazve shtepiake ky fenomen do kaloje se shpejti edhe tek njerzit se kjo eshte e lidhur njera me tjeteren.
    Kur i shef njeriu ne disa reportazhe televizive se ku kullosin bagetija neper shqiperi normal se duhet te rrenqethet trupi.
    Keto shenja jane vetem se paralajmrime para permbysjes qe ne vete ia kemi ndrequr shtratin.
    Jam i bindur qe te gjitha ato burime me uje nenetokesore jane te infektuara. Cili eshte roli i shtetit, kush kontrollon ambientin ne Shqiperi, a ēan koken dikush per ndytesirat qe grumbullohen ?
    Lopet ushqehen me bari prane rruges se automobilave, delet shkojne e mrizojne neper uzinat e ndryshkura, kiameti ndryshe nuk vjen, e neser mos te habitemi se do lindin edhe njerez me bishta e me nga tri kater krena, pse jo ehhe me kater kembė?
    Mbasi vete fajeti kemi ne qe e vetmja gje qe na intereson te bejmi sa me shume Lekė !


    E shef sa budalla qe jemi ?
    Ai thot se jemi te gezuar se na ka le nje gje e rrall ne fshat dhe ne vend, nje gje e pazakont e ne mburremi me keto gjera se aat thon; do fitojmi lejkė me keto mrekulli apo jo ?
    ...neve duhet te turprohemi e jo te mburremi me keto dukuri te rralla qe te tjeret ndoshta dijne edhe ti fshehin kurse ne me tupan lajmrojm boten; qe ēka kemi ne !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 22-09-2007 mė 13:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •