Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Gjenocidi ndaj ēameve u be me mbeshtetjen angloamerikane

    perSHENDETje
    Camet ishin te vendosur ne zonen e Tesprotise te Epirit, Greqia Veriperendimore, dhe sipas arshivave greke perbenin nje popullsi prej 19 000 vetesh kurse sipas pales shqiptare kjo popullsi ne kohen e paraluftes se Dyte Boterore i afrohej ose i kalonte 30 000 veta. Duhet te shenoj ketu se popullsia muslimane shqiptare e Greqise ishte shume here me e madhe para vitit 1922, por me vone pas mareveshjes Turqi-Greqi per ndrim te popullsive midis dy vendeve shume Muslimane Shqiptare u debuan, me deshiren e tyre ose jo, drejt Turqise dhe pasurite e tyre u dorezuan te Ortodokset Greke qe erdhen nga Turqia.
    Deri ne luften e dyte boterore elementi kryesor qe ndante kete popullsi nga banoret e tjere te Greqise nuk dukej te ishte kombesia por feja islame. Vetem kur po afronte lufta filluan te dukeshin disa levizje me qellim bashkimin me Shqiperine. Protagoniste te ketyre levizjeve ishin midis te tjereve Mazar Dino, Aziz Aga, Hysen Lukavicioti, Musa Demi etj.
    Pas pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste, ne 1939 para se te filloj LDB, syte e Musolinit u kthyen nga Greqia dhe Jugosllavia. Musolini kishte kuptuar rolin qe mund te luante kombesia shqiptare per te realizuar endrat e tij, sepse kufinjte e Shqiperise ishin te rrethuara me fshatra dhe qyetete qe banoheshin me popullsi shqiptare keshtu duke perdorur kete popullsi ai besonte se mund te thyente lehte frontin grek- mbase dhe ate jugosllav. Ne nje takim te tij me uashtarake italiane dhe perfaqesues te Cameve Musolini i shpalli atyre deshiren e tij per te pushtuar Korfuzin edhe Camerine. Me kete qellim Musolini ndertoi "Brigaden Ushtarake per Camerine". Synim i Musolinit, te pakten nga ato qe shprente, ishte pushtimi i Greqise dhe pushtimi italogjerman i Jugosllavise dhe me pas ta kthente shqiperine ne nje protektorat te madh ne te cilin do te benin pjese Kosova dhe Cameria ("Shqiperia e Madhe"). Pikerisht keto "synime" te Musolinit por edhe te vet Gjermanise- mbasi kishte pushtuar Ballkanin- shtyen nje pjese te madhe Shqiptaresh ne Cameri, ne Kosove por edhe brenda Shqiperise te krijojne ceta luftarake te cilat i'u vinin ne ndihme pushtuesve. Si shembull mund te shenonim nje grup nacionalishtes Came te cilet krijuan ceten "Cameria". Sipas Grekeve kjo cete fajesohet per nje ser krimesh ndaj popullsise greke te Epirit dhe per bashkpunim te ngushte me Gjermanet dhe Italianet. Nje tjeter fakt qe verteton veprimtarine mbeshtetese ndaj Gjermaneve nga Camet eshte edhe shkrimi i ushtarakut gjerman i cili udhehqte zonen e Epirit grek ku midis te tjerash thuhet "pjesa e popullsise shqiptare mbeshtet fort ushtrine gjermane dhe ka dhene ndihme te cmuar ne luften kundra partizaneve (Greke)" po ne kete shkrim me poshte ushtaraku shkruan se keta Shqiptare "synonje ne bashkimin e Camerise ne nje Shqiperi te madhe". Nacionalistet Came u ndihmonin ne veshmbathje, ushqim dhe arme nga forcat pushtuese te Greqise dhe ne uniformat e tyre u shkruante fjala "cam". Nen presionin e luftimeve te vashdueshme Gjermanet i dhane Cameve nacionaliste te drejten te ruajne mbarevajtjen e ligjit gjerman ne zonen e Tesprotise. Kryetar te forcave Came ishin Mazar dhe Nuri Dino- te tλ cilet referohet edhe vet E. Hoxha ne nje nga veprat e tij duke i akuzuar si trahdhetare te kombit te cilet bashkepunuan me Fashistet-, Abdullah Kasemi dhe Mustafa Sediku.
    Mbas dorezimit te Italise, ushtaraku anglez Anderson vajti fshehurazi ne Tesproti ku bisedoi me nje pjesetar te parise came te quajtur Isamil Hakiu te cilin e keshillonte qe te bindte Camet te hiqnin dore nga mbeshtetja qe u jepnin Gjermaneve. Ky takim nuk kishte asnje sukses.
    Aty nga fundi i vitit 1944 partizanet dhe nacionalistet Greke kishin korrur fitore te medha ndaj Gjermaneve dhe kishin aritur te clirojne nje pjese te madhe te Greqise. Pikerisht ne keto momente te zmbrapsjes gjermane forcat nacionaliste-rebele greke-organizatat EDES dhe EOEA- gjeten shansin te pastrojne Greqine veriperendimore nga popullsia muslimane shqiptare duke perdorur si pretekst ndihmen came ndaj fuqive pushtuese. Vet ushtaraku grek i EDES Aristidhis Kranjas ne nje nga ditaret e tij shkruan ne lidhje me dhunen greke ne Cameri "ajo qe ndodhi atje nuk mund te pershkruhet me fjale". Por ajo qe len me shume pershtypje te lexuesi eshte pohimi nga vet ushtaraku anglez Kris Gunthauz se forcat aleate (angloamerikane) qe ndermoren pastrimin e Gjermaneve nga Greqia kishin dhene urdher qe te pastrohet popullsia shqiptare e Tesprotise nga rebelet qe aleatet te jen vetempervetem me Gjermanet (keto fakte shkruhen ne librin e Grekes Eleftheria Manta "Oi moysoylmanoi Tsamides tis Ipiroy" e cila ka mbledhur pohimet e vet atyre qe moren pjese ne pastrimin etnik te Camerise).
    Si perfundim deri ne Dhjetorin e vitit 1944 nuk ngeli kembe Cami ne Greqi, shumica e tyre kaluan kufirin dhe u strehuan ne garnizonet e refugjateve kurse pjesa tjeter ngelen te vrare ne Greqi. Te vetmit Shqiptar qe ngelen ne Greqi ishin ata qe kishin fe ortodokse te cilet u asimiluan ne mase te madhe nga popullsia greke.
    Ky ishte fillimi i drames came e jo fundi, drama came do vashdoj me perbuzjen dhe burgimet e tyre nga diktatura shqiptare. Megjithate qeveria enveriste e solli disa here temen e Cemerise - mbase saper syefaqe- ne keshillin e OKBs por zeri i Greqise amerikanofile (asaj kohe) degjohej me shume se zeri i Shqiperise se vogel komuniste. Keshtu fuqite e medha mbyllen syte shpejt perpara kesaj padrejtesie.
    falemiNDERit

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Dy fjale per EDES dhe EOEA:

    EDES (Bashkimi Kombetar Demokrat Grek) dhe EOEA (Grupe Kombetare te Clirimit Kombetar) ishin dy organizata rebele qe u krijuan nga mbeturina te ushtrise greke qe nuk ekzistonte me mbas pushtimit gjerman. Krijues te ketyre grupeve ishin M.Plastira, N.Zervas etj. Keto organizata permblidhnin ne radhet e tyre ishuashtarake grek, filomanarkiste, nacionaliste dhe pjese te tjera te popullsise te cilat nuk binin ndakort me veprimtarine e organizates partizane greke EAM. Shume jane ata qe thone se EDES dhe EOEA u krijuan nga aleatet me qellim qe te perkufizojne veprimtarine e Komunisteve te EAMit.
    Keto organizata nuk do luajne ndonje rol te madh ne luften nacionalclirimtare greke pervecse nga fillimi i vitit 1944, kur do ndihmohen ne armatim dhe ekonomikisht nga aletatet. Ne nje periudhe kur aletatet pasi e shifnin se lufta ishte ne favor te tyre e ndaluan ndihmen drejt forcave partizane te Greqise por edhe te vendeve te tjera. Viti ne te cilin do fuqizohen keto organizata eshte viti ne te cilin do ndodhi edhe gjenocidi ndaj Cameve. Problemi qe lind ne kete rast eshte se Greqia nuk mund fajesohet si shtet per kete gjenocid perderisa gjenocidi u krye nga organe jo shtetrore. E verteta besoje une ndodhet diku ne mes, se shtet grek ne ate kohe ekzistonte ne mergim (ne Aleksandri te Egjyptit) dhe dihet se keto organizata ne kundershtim me EAMin vinin ne ujdi me qeverine e merguar dhe drejtoheshin nga ajo.
    Pasi kryen shtazerite e tyre mbi popullsine shqiptare muslimane veprimtaria e ketyre organizatave nuk do mbaroj por do vashdoj me luften civile greke. Gjate luftes civile greke keto organizata do ken si qellim te pastrojne vendin nga elementet komuniste. Kesaj radhe do ndihmohen shume here me teper nga Anglezet dhe Amerikanet me armatim por edhe me 2000 trupa aleate. Kesaj radhe vepra shtazore nuk do kryen vetem nga EDES dhe EOEA por dhe nga EAM dhe viktima kesaj radhe do jet vet popullsia greke. Mbas dy vitesh lufte civile organizatat nacionaliste do korin fitore,me ndihmen e pashterueshme angloamerikane, dhe do perseriten perseri ngjarjet e 1944, por kesaj radhe protagonist do jet popullsia greke qe ishte pro EAMit komunist. Reth 100 000 Greke komuniste qe kishin ngelur te gjalle kaluan kufinjte dhe hyne ne Toke shqiptare - sepse nuk ju lejua hyrja ne Bullgari dhe Jugosllavi- dhe mbasi u takuan me Enver Hoxhen i cili i strehoi dhe i ushqeu per tre jave ne zonen e Durresit erdhen disa anije sovjetike dhe i moren per ne BS ku u vendosen ne qytetin Taskend. Duhet te shenoj ketu se nje pjese e kesaj popullsie kishte shperhur deshiren te qendroje ne Shqiperine komunsite por kjo kerkese nuk u pranua.

    konkluzioni: Gjenocidi ndaj Cameve eshte nje fakt historik te cilit nuk i'u dha kurre rendesia e duhur. Do ishte mire per mendimin tim te shenohet diku se ky gjenocid nuk u be nga gjithe populli grek por nga nje pjese fanatike e ketij populli e cila nuk u kursye as per bashkeatdhetaret e vet. Duhet perseri te shenohet diku se kjo pjese fanatike e popullsise greke gezonte mbeshtetjen e plote te SHBAs dhe te Britanise se Madhe edhe me armet qe i dhane ato kreu keto gjenocide.

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Shqiperia e Madhe qe raklamonte Musolini:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Mazar Dino (me kostum te bardhe) figure kryesore ne levizjet patriotike came, komandant i forcave te armatosura came. U gjet i vrare be Delvine ne vitin 1945 dhe ne ballin e tij ishte shkruar "tradhetar". Ata qe e njohen nga afer thone se e gjithe veprimatria e tij kishte per qellim bashkimin e Camerise me Shqiperine dhe mbrojtjen e popullsise shqiptare nga rebelet Greke.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Karlo Rosi kryekomnadant i brigades italiane me emrin "Brigada Ushtarake e Camerise":
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #6

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Anetar te xhndarmerise shqiptare dhe te forcave qe bashkpunuan me pushtuesin duke parakaluar ne Rome:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Came duke braktisur shtepite e tyre:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Gra came ne garnizonet e refugjateve:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    gjenocidi cam vetem nje pjese

    Gjenocidi ndaj cameve eshte vetem nje pjese e gjenocidit kunder shqiptareve ne greqi.

    Mund te beni nje kerkim ne yahoo ne internet per hartat e ballkanit dhe popullsine ne shekullin e 19-te dhe do te shihni se gjithe veriu i tanishem i greqise ka qene banuar nga shqiptaret.

    Ku vajten gjithe keta shqiptare?

    Mund te shtojme ketu dhe popullsine arvanitase anemban greqise.
    Ku vajten gjithe keta njerez.

    Mund te justifikohet kjo vetem me disa ceta ekstremiste qe kuptohet nuk e kane mundesine te bejne nje pastrim te tilel etnik.
    Apo politika e shtetit grek e debimit e ckombetarizimit per krijimin e nje shteti grek vetem me popullsi greke.
    Nje fuqi shteterore mund ta bej kete.
    Greqia ne fillim te shekullit te 20 kishte vetem 1 milion greke ne fund te ketij shekulli deklaron se ka 10 milion greke.
    Si ka mundesi te rritet popullsia ne nje shekull kaq shume duke futur ketu dhe emigrimin e popullsise greke ne bote.
    Greqia e ka ne themel te saj ckombetarizimin e popullsive qe u gjenden ne territoret qe ju dhane asaj,nderimin e fese gjuhes kombesise per te krijuar nje shtet grek.
    Shteti grek perbehet nga nje amalgam slavesh,turq,vllehe-rumune,arab evgjite e shqiptare qe jane pagezuar nga feja kane dryshuar emrat e gjuhen e deklarohen se jane greke.
    Me justifikimin e nacionalizmit ne greqi sot egziston nje sistem i tere presioni per te mbuluar kete te vertete per shtetin greke.
    Po qeverine greke sot kushe e ndalon qe te kete nje sistem europinan te drejtash dhe shkolla per emigranet shqiptare.

    Shteti greke ne vitet 30 beri nje perpjekje per zbuarjen e cameve por pergjigjia e prere e qeveris se Zogut se'po zbuat camet do zbojme greket qe jane ne shqiperi' i daloi ata.
    Gjeja qe me cudit mua eshte qe qeveria shqiptare ne ate kohe nuk morri asnje qendrim.
    Kur greket ne shqiperi dihet rrinin ne tokat e shqiptareve dhe shumica as token e shtepive se kishin te tyre.

    Gjenocidi cam eshte nje pjes e atij gjenocidi qe eshte bere kunder shqiptareve ne greqi qe nga debimet vrasjet e deri te ckombetarizimi per te ndryshuar gjuhen e paraqitur si greke.

    E kjo nuk u be ne nje dite.
    Nuk u be nga nje qeveri.
    Qe nje politike kostante debimi e ckombetarizimi qe te krijohej nje shtet falco grek me 100% greke.
    Shiko se ca legjislacion ka greqia qe eshte dhe ne BE per minoritetet.

    Tragjedia Came eshte me e afert ajo nxjerr ne pahe kete gjenocid kundra shqiptareve ne greqi te nisur qe me krijimin e shtetit grek qe fatkeqesisht per krijimin e tij shqiptaret dhane nje kontribut te madh.

    Ky kontribut i shqiptareve per krijimin e shtetit grek me teper per luften kunder turqise tregon qarte se popullsia ne ate kohe ne greqi kishte nje shumice shqiptare per kete arsye qene dhe tere ata heronj e trima shqiptare protagoniste ne ate kohe.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. veshjet e cameve
    Nga Elian70 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-05-2010, 15:18
  2. Grekėt tregojnė... Ēamėt myslymanė tė Epirit (1923 – 2000)
    Nga Arrnubi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-04-2010, 10:33
  3. Njė tezė greke: Problemi i ēamėve myslimanė
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 18:19
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Reprezalja Greke dhe ndėrkomtarizimi i ēeshtjes Ēame
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-09-2002, 00:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •