gsh

----


DOSSIER

Gėzim Erebara, regjisori i shquar i kinematografisė shqiptare, tregon pėr historinė e veēantė tė realizimit tė filmit "Pylli i lirisė" duke pėrdorur kalin e Petrit Dumes

Si u persekutua kali i famshėm i gjeneralit Petrit Dume


----------------------------------------------------------------

Fatos Veliu


Regjizorit Gėzim Erebara, i kujtohet mjaft mirė historia tragjikomike, qė zbuloi ndėrsa xhironte filmin "Pylli i Lirisė". Kishte dashur medoemos tė kishte
nė filmin e tij, kalin e njohur tė racės arabe tė gjeneral Petrit Dumes, por nuk e kishte patur tė lehtė ta zbulonte. Shpallja e gjeneralit si armik, i kishte kushtuar shtrenjtė edhe kafshės sė gjorė. Menjėherė pas dėnimit tė Dumes, kali ishte dėrguar si i persekutuar nė njė nga kooperativat e thella tė Pėrmetit. Atij i ishin qethur jelet dhe ishte dėnuar tė tėrhiqte karrocėn e kooperativės, pavarėsisht se nuk ishte mėsuar asnjė herė pėr kėtė punė. Nė intervistėn e regjisorit, tregohen peripecitė e kaluara nga grupi i filmit pėr tė gjetur kalin, i cili do tė luante njė nga filmat mė tė veēantė shqiptarė. Peripecitė qė kaluan pėr tė rehabilituar pėrkohėsisht kalin "armik" deri nė xhirimin e filmit dhe fati i mėtejshėm i kalit tė mjerė kur mbaruan xhirimet. Kėto dhe shumė hollėsi tė tjera do t'i ndiqni nė intervistėn e e regjisorit Gėzim Erebara.


Kur e filluat realizimin e filmit "Pylli i lirisė"?
Ishte viti 1976 kur unė mora nė dorė skenarin e filmit "Pylli i lirisė". Ishte njė skenar i kėrkuar nga shumė regjisorė, kėshtu qė e quajta favor qė m'u dha mua.

Pse, ishte vėshtirė pėr tė marrė skenarėt?
Ē'thua!? Kishte raste qė nuk pėrfilleshe, se ndikonin shumė probleme, siē ishin kritikat qė mund tė tė ishin bėrė pėr kėtė apo atė problem, apo xhelozitė qė mund tė kishte pėr njėrin apo tjetrin regjisor. Shkurt fjala, ishte punė privilegjesh, opinionesh dhe klanesh. Konsiderohej favor i madh nė Kinostudio pėr atė regjisor qė arrinte tė merrte skenarin e njė filmi, aq mė shumė kur ishte njė film i lakmuar nga shumė regjisorė tė tjerė.

A ju ecte rroga nė rast se nuk merreshit me prodhim filmi?
Patjetėr. Por fjala nuk ishte te rroga, por te puna. Nėpėrmjet ekranit kishe mundėsinė tė bėheshe i famshėm. Kėtu e kishin mė sė shumti zanafillėn edhe xhelozitė nė radhėt e njerėzve tė Kinostudios, qė ishin mė tė theksuara se nė kolektivat e tjerė.

Marrjen e skenarit tė filmit "Pylli i lirisė" e konsideronit fitore?
Si s'ishte fitore, kur tė besohej prodhimi i njė filmi qė e kėrkonin dhe shumė tė tjerė! Prandaj dhe ne e morėm me qejf tė madh dhe filluam menjėherė nga puna. Unė kisha disa favore, sepse kisha realizuar disa filma qė ishin konsideruar tė suksesshėm. Kėshtu, unė e mora atė film nė vitin 1976, kur njė vit mė parė, pra nė vitin 1975, kishim prodhuar filmin "Nė fillim tė verės", i cili kishte marrė shumė fjalė tė mira nga kritika dhe opinioni. Kėshtu qė e pata tė thjeshtė marrjen e njė skenari tjetėr. Mirėpo duhej punė dhe pėrgjegjshmėri, se ndryshe e pėsoje.

Filluat shpejt punėn?
Patjetėr. Unė tė thashė qė e mora me qejf atė skenar dhe pėr faktin qė kishte tė bėnte me kuaj. Kjo mua mė kujtonte qė nė kohėn e adoleshencės sime ata filmat amerikanė me kuaj. Mirėpo kėtu duhej tė kishe kujdes se mos sillje padashur ngjashmėrinė me ata filma qė quheshin tė njė vendi revisionist, se e dije vetė pastaj ē'tė priste. Madje, kėtu kam dhe njė episod, si mund ta quash disi komik, por edhe shqetėsim. Kompozitori i filmit Feim Ibrahimi, i cili kishte bėrė edhe muzikėn e filmit tim tė mėparshėm "Ngadhėnjim mbi vdekjen", mė thotė: "Tė kemi kujdes se mos sjellim frymėn e kaubojve tė Amerikės, se e di unė qė i ke shumė qejf ata. Nė tė vėrtetė ashtu ishte, unė i kisha qejf dhe ndėrkohė qė kisha edhe frikė, pasi ata filma kishin jo pak ndikim te unė. Mirėpo, nė njė moment mund tė akuzoheshe dhe politikisht. Ē'ta zgjas, se janė tė tepėrta gjithė sa themi pėr kėto vogėlsira. E rėndėsishme ėshtė qė ne filluam punėn pėr bėrjen e filmit.

Nga e nisėt punėn?
Puna, jo vetėm e filmit qė ne filluam tė prodhonim, por nė ēdo film, fillonte me fazėn pėrgatitore. Kjo kishte tė bėnte me gjetjen e tė gjitha elementeve tė filmit, duke filluar qė nga aktorėt, kostumet, mjetet e tjera qė do tė ndihmonin nė zbardhjen e subjektit, e deri te ambientet ku do tė shtrihet subjekti i filmit. Nė pėrgjithėsi regjisori, si studionte materialet, kėrkonte tė kompletonte personazhet me aktorė tė cilėt nė tė shumtėn e rasteve ishin shumė tė angazhuar nė teatėr, i cili jepte pothuajse ēdo natė shfaqje. Pasi e pėrzgjedh kėtė apo atė person pėr njė apo pėr njė tjetėr rol, bėn pėrpjekjet e duhura qė ta marrėsh nė dispozicion tė filmit. Kjo zgjidhej, siē tė thashė, pėrgjithėsisht jo dhe aq shumė lehtė. Zakonisht pėrcaktohej njė listė me aktorė nga Ministria e Kulturės, tė cilėt mbaheshin tė lirė. Nė emrat e kėsaj liste u jepej mė shumė mundėsi regjisorėve tė pėrzgjidhnin aktorėt e filmit tė tyre. Ishin me njė fjalė procedura tė lodhshme pėr njė regjisor. Mirėpo me filmin e ri qė do tė prodhonim, ne, dashur pa dashur, na dilte hero njė kalė.

Nė ē'kuptim?
Gjithė subjekti i filmit pėrshkohej nga njė kalė, i cili do tė ishte nė ēdo moment bashkėlidhur me personazhin kryesor, Vlashin. Kėshtu qė natyrshėm u angazhuam tė gjithė tė gjenim kalin e duhur qė do tė na mundėsonte zbardhjen e njė subjekti tepėr interesant. Ishte e vėshtirė, se kėrkohej njė kalė i mėsuar dhe qė duhej tė bėnte tė mundur realizimin e skenave specifike. Ku ta gjenim! Aty, si rastėsisht, por edhe si me fat si i thonė kėsaj pune, njė person i ardhur me punė nė Kinostudio, qė kishte qenė dikur oficer dhe qė quhej Xhemal Koēi, na dha njė rekomandim tė mirė. Ai thotė se te lazareti i kuajve tė Ministrisė sė Mbrojtjes, qė ndodhej te "Rrapi i treshit", ėshtė kali i gjeneralit Petrit Dume, qė quhet Kaprolli. Tė them tė drejtėn, kisha dėgjuar diēka pėr Kaprollin e gjeneralit, i cili e merrte sa herė shkonte nė mal pėr stėrvitje apo pėr ēdo gjė tjetėr.

Atėherė ishte shpallur gjenerali "armik"?
Po, po, kishte dy vjet qė ishte goditur grupi puēist nė ushtri, qė nė 1974-n. Mirėpo lazareti ku mbaheshin kuajt e tyre vazhdonte tė ishte te "Rrapi i treshit". Aty trajtoheshin, ushqeheshin mirė, kashaiseshin, bėnin stėrvitje etj. Kuptohej qė i kishim rėnė pikės. Vendosėm qė Kaprollin e Petrit Dumes ta merrnim nė kinoprovė. Se kėshtu veprohet me ēdo person apo element qė do tė pėrbėjė subjektin e filmit, para se tė fiksohet merret nė kinoprovė. Pėr aktorė, p. sh., merren fillimisht disa dublantė dhe pas kinoprovės pėrcaktohet vetėm njėri.

E patėt problem pėr tė marrė kalin?
E kuptoj qė ju e keni fjalėn pėr procedurat burokratike qė mund tė tė hapnin probleme. Te ne nė Kinostudio nuk ndodhnin kėto gjėra. Ne na hapnin derėn menjėherė dhe na vihej ne dispozicion gjithēka qė tė kėrkonim nė njė kooperativė bujqėsore apo ndėrmarrje shtetėrore, kudo qoftė. Ėshtė fjala se ishte orientim atėherė pėr kėtė gjė, pėr faktin se filmat, ashtu si gjithė arti, konsideroheshin pėrēues tė frymės sė Partisė nė masa. Kėshtu qė dhe kali me emrin Kaproll, qė e kishte pasur njėri nga gjeneralėt mė tė famshėm tė Shqipėrisė, Petrit Dume, shumė shpejt u vendos nė dispozicion tė grupit tonė tė xhirimit.

E kaloi kinoprovėn?
Patjetėr. Alfred Bualoti arriti tė hipi nė kalė dhe ta pėrdorė disi atė. Por kjo do tė sofistikohej edhe gjatė realizimit tė filmit, ku me muaj tė tėrė aktori, d.m.th Alfredi, do tė miqėsohej dhe do tė stėrvitej me kalin. Pas kėsaj, si e merrnim nė Kinostudio dhe bėnim provat, e ēonim prapė nė lazaret, siē quhej ambienti ku mbaheshin kėta kuaj tė zgjedhur tė ushtrisė. Ndėrkohė, ne vazhdonim tė pėrfundonim fazėn pėrgatitore, qė vijonte me zgjedhjen e tė gjithė aktorėve dhe tė ambienteve. Si ambiente faktikisht adoptuam disa zona nė Divjakė tė Lushnjės. Puna ishte intensive. Se qė tė bėsh njė film, duhen mjete dhe shumė njerėz. Ishte diēka shumė e lodhshme, por pasioni ynė dilte mbi gjithēka. Gjithė qėllimin e kishim qė nė fund publiku tė shikonte njė vepėr tė arrirė.

Sa zgjati faza pėrgatitore?
Faza pėrgatitore pėr atė film ka zgjatur rreth njė muaj. Por e veēanta ėshtė se ne nuk u bėmė gati pėr xhirim. Kėtu ėshtė dhe e bukura apo paradoksi i historisė sonė, quaje si tė duash.

Pse?
Kur ishim shpėrngulur dhe kishim ngritur gjithēka nė Divjakė dhe do tė nisnim nga xhirimet, dėrguam tė merrnim kalin nė lazaretin e Tiranės. Pas kėsaj, morėm vesh se kali nuk ishte aty. E kishin dėrguar nė zona tė thella tė Shqipėrisė tė punonte nė bujqėsi pėr ndėshkim.

Nuk ju kuptoj?
Tė thashė qė ne filmin e filluam nė vitin 1976. Dhe kali qė na vinte mė shumė pėr shtat, madje qė mund tė konsiderohej heroi i filmit, ishte i Petrit Dumes. Petrit Dumja ishte arrestuar nga Enver Hoxha nė dhjetorin e 1974-s si armik dhe puēist i Partisė dhe i popullit.
Pas kėsaj ishte dhėnė urdhėr qė tė shpėrdaheshin kuajt qė ishin nė lazaret, por kjo kishte filluar tė zbatohej vetėm nė njė pjesė prej tyre. Neve nuk na kishte shkuar mendja se mund ta hante dhe Kaprolli vetėm se i zoti i tij ishte "armik". Kėtė e mėsuam nė momentet mė kulminante kur kishim ngelur pa kalė.

Ku e kishin ēuar?
Nė njė nga kooperativat e thella tė Pėrmetit. E kishin bėrė kalė karroce. Ky ishte, sipas atyre qė i bėnin kėto veprime, ndėshkimi mė i madh pėr faktin qė ai kishte mbajtur mbi shpinė njė gjeneral qė kishte qenė tradhtar. Na vinte dhe keq pėr sa merrnim vesh, por edhe pėr tė qeshur, vetėm se s'kishim ku ta shprehnim dhe mbanim seriozitetin pėr ēdo veprim tė tillė tė paprecedent qė na kapte veshi.

Si vepruat pas kėsaj?
Si do tė vepronim. Do tė gjenim kalin me patjetėr se ku ndodhej, qė ta merrnim pėr filmin. Ishin bėrė kinoprovat dhe ēdo gjė tjetėr. Aq mė shumė qė aktori ishte disi i miqėsuar me tė. Ishte film me tė vėrtetė specifik nė mes tė filmave shqiptarė, pasi do tė luhej me njė kafshė. Kėtu njė meritė tė jashtėzakonshme ka operatori Saim Kokona, qė me shkathtėsinė qė e karakterizonte, i ndiqte me vrap, me kamera nė krahė duke filmuar, kuajt. Mirėpo, nė rast se nuk do tė kishim kalin e duhur, edhe Saimi dhe tė gjithė ne do ta kishim shumė vėshtirė. Qė tė mos tė tė lodh me aludime, po tė them se tė gjithė si staf i atij filmi i vumė qėllim vetes tė gjenim ku ishte kali. E dinim se pas kėsaj do tė na shtoheshin procedurat dhe do tė kishim shumė humbje kohe, por s'kishim si vepronim ndryshe.

E gjetėt?
Pas shumė mundimesh, duke marrė shėnim nė njė vend dhe duke e dorėzuar nė njė tjetėr, e mė pas duke takuar herė njėrin e herė tjetrin, arritėm ta gjenim, siē tė thashė nė fillim, nė njė kooperativė tė thellė tė rrethit tė Pėrmetit. Na vinte dhe pėr tė qeshur, pasi pėr ta pėrēudnuar sa mė shumė kalin, i kishin qethur dhe jelet qė ka mbi qafė. Jo vetėm kaq, por na vinte mė keq akoma kur mėsuam se me zanatin e ri qė mori pėr tė tėrhequr karroca nė kooperativė, e kishte shumė tė vėshtirė, pasi ishte i pamėsuar dhe herė pas here ngelej nė rrugė. Mirėpo ku donte t'ia dinte njeri. Kishin thėnė se nuk meriton vend tjetėr, pėrveē atij ku ishte transferuar. Kėshtu qė pas kaq e kaq peripecish arriti tė na vinte sėrish nė Divjakė pėr tė bėrė aktorin, megjithėse ishte kafshė. Vetėm se tashmė konsiderohej "kali i armikut".

Filluat filmin?
Ē'film thua, tani na dolėn punė tė tjera para xhirimit. Ishte problemi i paraqitjes sė kalit, qė i takonte grimit. Tė thashė qė kalit i kishin prerė jelet. Diēka duhej tė bėnim, pasi do tė luante nė mes tė njė grupi kuajsh hergjele, qė ishin nė zonėn e Divjakės. Pėr kėtė ai qė do tė ishte nė rolin kryesor, duhej tė ishte mė i bukuri dhe mė i miri.

Ēfarė ishin kuajt hergjele?
Nė zonėn e Divjakės atėherė jetonin tė lirė tufa kuajsh, siē kishte lopė apo dema pėr tė cilėt nuk kujdesej njeri, por lėviznin nėpėr pyllin qė ishte nė rolin e njė rezervati.

Si ia bėtė pėr jelet e prera?
Ishte vėrtet njė problem i madh. Kjo barrė i binte kryesisht Llazėr Knutit qė ishte grimiori i filmit. Ai me tė vėrtetė arriti t'i vendoste jele false, ose paruke, ta themi mė mirė me humor. Megjithatė, modifikimi u krye shumė mirė.

Sa zgjati xhirimi i filmit?
Aty te rreth tetė muaj.

Kali sėrish nė Pėrmet pėrfundoi pas filmit?
Patjetėr, atė e priste karroca pėr tė paguar fajin qė kishte bėrė pse kishte mbajtur nė shpinė Petrit Dumen.


----------