Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211

    Si kan bashkëjetuar shqiptaret me serbët në Beograd?

    Aktori Bekim Fehmiu, figura shqiptare me e njohur e shqiptareve te Beogradit

    Pergatiti: Eglantina Nasi

    Qe ne 1925, studiohet gjuha dhe letersia shqipe

    Keshilli i Fakultetit Filozofik ne Universitetin e Beogradit, me 31 maj te vitit 1925 e ka marre vendimin te themelohet Seminari per "filologjine shqipe", i cili i eshte besuar Henrik Baricit. Per lektor me honorar per gjuhen dhe letersine shqipe eshte zgjedhur Xhevat Kora, ne vitin 1925, emigrant i Shqiperise, ish-drejtor i gjimnazit ne Shkoder. Ai gjate vitit shkollor 1927/28 ka mbajtur "Kursin e gjuhes shqipe per fillestare", pas se cilit eshte larguar nga Beogradi. Si lektor-vullnetar, per shkak te mungeses se mjeteve, eshte zgjedhur Vojislav Danetovic ne vitin 1935, serb i Kosoves, i lindur ne Vushtrri, i cili dinte te fliste shqip mire. (Danetoviq, po ate vit e ka mbaruar romanistiken ne Zagreb). Ne vitin 1937 ky seminar eshte suprimuar, gjate kohes se afrimit te Shqiperise dhe Italise. Ne kete fakultet, seminari per gjuhen shqipe e ka rifilluar punen ne vitin shkollor 1948/49, dhe per ligjerues eshte zgjedhur Vojislav Danetovic. Ne kohen e perkeqesimit te marredhenieve ndershteterore midis Jugosllavise dhe Shqiperise ne vitin 1949 dy muaj eshte suprimuar. Pas kesaj e ka vazhduar punen normalisht. Per asistente jane zgjedhur Anton Eta dhe Idriz Ajeti ne vitin 1950, te cilet po ashtu e kane kryer romanistiken ne Universitetin e Beogradit. Me vone te dy jane bere shkencetare prestigjioze. Ne vitet e 60-ta, Seminari per Albanologji ne Fakultetin Filologjik te Beogradit e ka vazhduar punen si dege e vecante e gjuhes dhe letersise shqipe, te cilin e ka udhehequr dr. Vojisllav Danetoviq, dhe pas vdekjes se tij dr. Halit Ternavci dhe nje kohe si lektore, dhe pastaj si docente dr. Gjystina Shushka

    Dikur, Beogradi qender e studimeve per shqiptaret e Kosove

    Para Luftes se Dyte Boterore nje numer i konsiderueshem i shqiptareve te Kosoves studiuan ne Beograd. Ne gjimnazin e pare te meshkujve maturoi Mehmed Barjakterevic (Meto Bajraktari), i cili me pare per shkak te propagandimit te komunizmit, u largua nga Medresa e Madhe ne Shkup (e quajtur "Medreseja e Kuqe"), pastaj u perjashtua nga gjimnazi ne Prishtine, u refuzua nga gjimnazi ne Vranje dhe u ndoq nga gjimnazi ne Peje. Ne Universitetitn e Beogradit drejtesine e studiuan Zenel Ajdinovic (Hajdini), Mehmet Barjaktarevic (Meto Bajraktari), Ramiz Sadikovic (Sadiku), qe te tre e kane humbur jeten si partizane ne Luften e Dyte Boterore dhe jane shpallur heronj te popullit, Rashiq Dedovic (Deda), gjithashtu e humbi jeten si partizan, Aziz Sulejmanovic, luftoi si partizan, Esad Imerovic (Imeri), Kurtesh Agushevic (Agushi).

    Pas Luftes se Dyte Boterore Beogradi nje kohe ishte qender ku studionin shume shqiptare te Kosoves. Doktoret e pare te shkencave nga radhet e shqiptareve te Kosoves dolen nga Universieti i Beogradit. Idriz Ajeti, disertacionin e mbrojti ne vitin 1958 ne Fakultetin Filozofik nga lemi i shkencave filologjike. Ne Fakultetin e Shkencave Natyrore, ne vitin 1959, ne menyre madheshtore e ka mbrojtur tezen e doktoratures Dervish Rozhaja nga lemi i shkencave biologjike, dhe atehere ishte doktori me i ri i shkencave ne Jugosllavi, po kete vit ne lemin e veterines doktoroi Esat Mekuli. Hasan Kaleshi ne vitin 1960, ne Fakultetin Filozofik mbrojti tezen e doktoratures.



    Martesa te perziera midis shqiptareve dhe serbeve

    Ne Beograd nje numer studentesh shqiptare kane lidhur martese me serbe, Anton Eta (i biri Lazari, jeton ne Beograd), Mark Krasniqi (e bija Drita, jeton ne Beograd), Hasan Kaleshi (dy djem, Erolin dhe Damirin), Hilmi Thai (e bija Valbona), aktoret Bekim Fehmiu (dy djem, Uliksi dhe Hedoni, jetojne ne SHBA) dhe Faruk Begolli, piktori Matej Rodiqi (i biri Kola), Adem Bllaca, ndihmesdrejtor i Bibliotekes Popullore te Beogradit (ne fund te viteve te 70-ta ka kaluar ne Prishtine) etj. Motra e historianit Dimitrije Bogdanovicit, autorit te "Librit per Kosoven", ka qene e martuar per Martin Camajn, emigrant nga Shqiperia, shkrimtar, i cili e ka studiuar sllavistiken ne Beograd dhe me te cilin ka emigruar ne Itali ne vitin 1956, sepse eshte urdheruar qe ta braktise Jugosllavine. (Kane jetuar ne Mynih, ku ka qene profesor i gjuhes shqipe ne universitetin e atjeshem. E kane prishur martesen ne fund te viteve te shtatedhjeta).

    Diplomati Elhami Nimani eshte martuar me Sonjen, te bijen e mitropolitit te Sremit dhe Karlovcit Rajicin, e cila ka shkuar ne Kosove ne vitin 1945 me divizionin e 46-te LN, ne repartin e Agitropit. Disa politikane shqiptare, te cilet kane jetuar ne Beograd, jane martuar me serbet e Kosoves ne mesin e tyre jane Ali Shukria me Dushanken, (i kane dy djem Zeqirin dhe Luanin), Sinan Hasani me Stanen (dy femije Ilirin dhe Dijanen), Kol Shiroka (Leken dhe Jugosllaven), Alush Gashi me Lejlen (tre djem Agimin, Skenderin dhe Fatmirin), diplomati Mesud Besniku me Momiren (vajzen Meriten, e cila ka vdekur heret), Halil Fejzullahu me Danicen, (vajzen Kaqushen, ka qene punetore e njohur politike, si dhe djemte Koraginin, i cili e ka humbur jeten ne fatkeqesi komunikacioni, dhe Petritin hendbollist ne ekipin e "Crvena zvezdes" se Beogradit. etj. Nje numer shume i vogel i martesave eshte bere midis shqiptareve dhe serbeve. Nje nga rastet e rralla eshte midis Eleonores, e bija e politikanit Mehmet Hoxhes dhe Boshko Jovanovicit ( kane dy djem).

    Shqiptaret e dalluar te cilet ishin banore te Beogradit

    Ne mesin e shqiptareve qe jetuan dhe qe jetojne dallohen Mehmet Hoxha, Ismet Shaqiri, Alush Gashi (mbesa e tij Antigona Andonov eshte gazetare e njohur ne RTV B92), Ali Shukria, Sinan Hasani, Kol Shiroka, Hadije dhe Murat Morina (djemte e tyre Edmondi dhe Petriti jane eksperte per kompjutere, tani jetojne ne boten e jashtme), Sokol Nimani, drejtor i Fondit per Rezerva, me bashkeshorten Antigonen, perkthyese dhe spikere (ata me femijet, Akilin dhe Zanen u shperngulen ne Kanada kur filluan lufterat ne ish-Jugosllavi), ambasadoret Elhami Nimani, Rexhep Xhiha, Xhavit Emini, Gjon Shiroka, Mesud Besniku, Kol Shkreli, (Elhami Nimani pas nje ngjarjeje tronditese, u sulmua fizikisht, vdiq me 1998, ne varrimin e te cilit ne Beograd u grumbulluan shume miq per t'i dhene lamtumiren e fundit), perkthyesi dhe shkrimtari Sitki Imami, gazetaret Hilmi Thai, korrespondent i "Rilindjes" dhe Masar Murtezai, redaktor i emisioneve ne gjuhen shqipe te TV Beogradit (68-74), me vone shef i kabinetit teFadil Hoxhes dhe Sinan Hasanit, eproret ushtarake te larte Xhemail Bajraktari, i cili beri vetevrasje, dhe Imer Dauti, i cili ishte disa vite komisar i Spitalit Ushtarak te Beogradit, e pastaj punoi si historian ne Institutin Ushtarak per Histori, doktoret Beqir Saitoviq, kirurg ne Spitalin e Traumatologjise dhe Ortopedise (vdiq ne vitin 1976), dhe Zekeria Elmazi, internist ne Entin per semundje interne dhe cerebralo-vaskulare, Albert Dushi, drejtor i "Filmske novostit" (Kinoditarit), Sherif Dunica, profesor ne Fakultetin e Ndertimtarise, Ismet Gjoshi, zbutes i njohur i qeneve dhe autor i librit "Zbutja dhe zbukurimi i qeneve", i cili u ribuotua disa here, Shefik Kryeziu, pilot i aviacionit ushtarak, i cili u pushua nga puna me 1993, tani biznesmen i suksesshem, Ilaz Lushta, perfaqesues i metalurgjise eke ne Beograd, ekspert i dikurshen ne Minieren e Trepes dhe perfaqesues i saj ne ekosllovaki, avokati Hysni Bytyqi i cili ne Beograd ka ardhur ne vitin 1963 ku gjate punes e ka mbaruar shkollen fillore dhe te mesme, dhe ka diplomuar ne Fakultetin e Drejtesise ne Beograd, kurse ka doktoruar te drejten ne Tirane (kete ne vitin 2002 ne banesen e vet bashke me bashkeshorten e kane sulmuar disa persona te panjohur, per ka ka shkuar per sherim ne Londer ku ka vazhduar te jetoje), Ali Taraku, kapiten i ekipit perfaqesues te volejbollit jugosllav dhe trajner i ekipit te femrave "Radniki" te Beogradit (vdiq ne vitin 1980), Petrit Fejzullahu, hendbollist i shkelqyer ne klubin e "Crvena zvezdes" edhe ne ekipin perfaqesues te Jugosllavise, Fahri Musliu, gazetar i cili nje kohe ishte korrespodent i "Rilindjes", pastaj i "Bujkut", i te perditshmes "Zeri" te Prishtines, por ne te njejten kohe dhe i "Zerit te Amerikes", piktoret Matej Rodici dhe Isak Asllani, xhirues televiziv Fatmir Nushi, i cili eshte mjeshter i spoteve muzikore, Petrit Imami, profesor i skenarit per film ne Fakultetin e Arteve Dramatike ne Beograd i cili ne vitin 2000 e botoi librin "Serbet dhe shqiptaret nder shekuj" (Samoidat B92), ku i trajtoi marredheniet politike dhe kulturore midis ketyre popujve, aktoret Bekim Fehmiu, Faruk Begolli dhe Enver Petrovci, te cilet arriten karriere artistike shume te suksesshme ne Beograd.



    Cilet shqiptare ishin me te njohur ne Beograd?

    Padyshim me i njohuri eshte aktori i famshem i filmit Bekim Fehmiu. Me rastin e vizites Beogradit qysh ne vitin 1962, shkrimtari i njohur francez, Zhan Pol Sarter e verejti talentin e Bekimit ne shfaqjen e drames se tij "Pengjet nga Altona" edhe pse ai pati nje rol shume te vogel, i cili zgjati vetem disa minuta. Famen boterore e arriti ne filmin jugosllav "Mbledhesit e puplave" i cili ne vitin 1967 ka bere buje ne festivalin e filmit ne Kane. Ne Beograd e botoi pjesen e pare te memoareve te veta "Shkelqimi dhe tmerri", ku ne menyre terheqese e pershkruan femijerine e vet ne Prizren. Gjate viteve te 80-ta nje nga kengetaret me te popullarizuara te pop-muzikes ishte Zana Nimani. Edhe pse nuk jeton me ne Beograd kenget e saj edhe sot e kesaj dite degjohen me te madhe.



    A ka pasur shoqata te shqiptareve ne Beograd?

    Menjehere pas Luftes se Dyte Boterore eshte formuar nje shoqate e shqiptareve e cila ka vepruar nje kohe shume te shkurter. Nga mesi i nentorit te vitit 1957 ne Universitetin e Beogradit u themelua Shoqata letrare "Perpjekja", te cilen e perbenin studentet shqiptare te cilet kishin ardhur per te studiuar. Ajo se shpejti u be shoqate letrare-muzikore dh gjate ekzistimit te saj zhvilloi aktivitete mjaft te begatshme. Iu ndalua puna ne vitin 1984. Ne maj te vitit 1990 nje grup i shqiptareve biseduan per mundesine e formimit te nje shoqate te shqiptareve, ku nismetare ishin korrespodenti i atehershem i "Rilindjes" Fahri Musliu dhe Hysni Bytyqi, avokat ne Beograd, por shpejt u pa se nje gje e tille ne ate kohe ishte e pamundur. Ajo shoqate eshte dashur te quhet "Nene Tereza".



    Disa rruge ne Beograd i moren emrat sipas shqiptareve

    Skender-Begova Ulica (Rruga e Skenderbeut) gjendet ne pjesen e vjeter te Beogradit, ne Dorqol dhe quhet sipas heroit me te madh te kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skenderbeut qe nga viti 1896. Nje nga rruget me te vjetra ne qender te Beogradit "Makedonska ulica", prej vitit 1872 deri 1896 eshte quajtur "Kastriotova ulica" (Rruga e Kastriotit), ne kohen kur eshte menduar se ai ka qene me origjine serbe. Ulica Majke Angeline (Rruga e Nenes Angjeline) e mban emrin e bijes se Arianitit e cila eshte e martuar ne Shkoder me 1460 per princin serb Stefanin e Verber. Ai ishte i biri i Gjurgj Brankovicit nga Smedereva, te cilit per denim i ka nxjerre syte ne vitin 1441 dhendrri i tij Sulltan Murati II. Angjelina u eshte perkushtuar te varferve dhe te semureve, per ka ne Srem e kane quajtur "Nene Angjelina". Ne shenje perkujtese per te, Kisha Ortodokse Serbe e kremton 12 gushtin si Dite te Shen Angjelines. Ne fillim te shek. XVII kulti i saj eshte perhapur edhe ne Rusi. Prej vitit 1940 ne Beograd nje rruge ne komunen Zvezdara quhet sipas saj. Kondina ulica (Rruga e Kondes) quhet sipas nje shqiptari ortodoks nga Shqiperia Jugore, i cili ka treguar trimeri te madhe ne vitin 1806 kur Beogradi eshte liruar nga turqit. Kjo rruge ne qender te Beogradit e mban emrin e tij prej vitit 1872.

    Esad-pasina ulica (Rruga e Esad Pashes) eshte emertuar me emrin e ketij shqiptari ne shenje mirenjohjeje, pasi i ka ndihmuar ushtrise serbeve gjate terheqjes permes Shqiperise. Gjenerali serb, Dragutin Milutinoviq ka thene: "Sikur te mos e kishim pasur Esadin si mik, ne do te kalonim edhe me keq ne vitin 1915 me rastin e terheqjes". Pikerisht per shkak te kesaj nje rruge ne komunen e Vozhdovcit e mban emrin e tij prej viti 1935.

    Ulica Sadika Ramiza (Rruga e Ramiz Sadikut) e ka marre emrin sipas ketij revolucionari dhe komunisti nga Kosova, hero i popullit ne Luften e Dyte Boterore. Rruga gjendet ne Beogradin e Ri, afer bregut te lumit Sava, ne lagjen e dikurshme te punetoreve, sot jo larg hoteleve me luksoze ne Beograd "Hajatit" dhe "Interkontinentalit".

    Skadarska ulica (Rruga e Shkodres) konsiderohet si nje nga rruget me atraktive ne Beograd, ne te cilen gjenden disa kafene te vjetra shume te vizituara, dhe kete emer e ka marre qysh ne vitin 1872. Kjo rruge dhe pjesa e qytetit eshte e njohur edhe me emrin Skadarlija. Me te njejtin emer quhet edhe nje rruge e vogel ne Zemun. Albanska ulica (Rruga e Shqiperise) gjendet ne nje nga komunat me te vjetra te Beogradit, ne Palilule. Kete emer e ka marre ne vitin 1927, dhe e ka pasur deri ne vitin 1972, kur eshte ndryshuar ne "Ulica Albanske spomenice" (Rruga e Perkujtimores se Shqiperise). Emrin e ka marre sipas asaj qe kane mbajtur mend ushtaret serbe te cilet jane terhequr ne kushte shume te renda permes Shqiperise ne vitin 1915. Ne komunen e Zemunit, menjehere pas Luftes se Dyte Boterore, gjithashtu, nje rruge poashtu eshte quajtur Abanska ulica, dhe kete emer edhe sot e kesaj dite e mban. Draka ulica (Rruga e Durresit) gjendet ne pjesen e vjeter te qytetit, ne Dorqol, dhe kete emer e ka marre ne vitin 1930 sepse ai qytet ne Shqiperi u ka mbetur ne kujtese te bukur ushtareve serbe gjate viteve 1912-1913. Ljeska ulica (Rruga e Lezhes), e cila gjendet ne komunen e ukarices, e ka marre kete emer ne vitin 1930 per shkak te kujtimeve te cilat i kane pasur ushtaret e Ushtrise serbe ne vitin 1912, kur me 18 nentor e kane liruar kete qytet nga turqit, dhe me 1915 kur ne rruget e ngushta te ketij qyteti, ne rrugen ne drejtim te Durresit, kane kaluar shume ushtare te rraskapitur serbe dhe civile duke u terhequr para ushtrise austriake.

    Palata Albanija (Pallati i Shqiperise) gjendet ne vendin ku para Luftes se Pare Boterore, ne qender te Beogradit, ka qene kafeneja "Albanija", emrin te cilin pronari ia ka dhene per ndere te luftetareve serbe te cilet ne vitin 1912-1913 kane luftuar ne Shqiperi. Eshte ndertuar ne vitin 1939 dhe ka qene ndertesa me e larte ne ate kohe ne Jugosllavi, te cilen e kane quajtur "Pallati i Shqiperise", sipas kafenese ne fjale, dhe me kete emer beogradasit e quajne edhe sot e kesaj dite.

    Naile Mala-Imami

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    keto shkrime kane vlere njohese por ne sfond ato kane nje piksynim..
    Pra ju shqiptaret mos e beni te madhe punen e Pamvaresise se dhe Nen jugosllavi mund te jetohet lirisht pa ju a hequr kush identitetin Kombetar..

    Ne fakt edhe ata shqiptare qe kane jetuar ne Beograd nuk kane qene aq te lire..
    Mbi ta cdo minut ka qene Shpata e Shkaut..ne nje forme a ne tjetren..
    Koncepti baze i cdo Serbi..eshte Shqiptar i mire eshte Shqiptari i vdekur.. i masakruar.. i perzene nga trojet shekullore..
    deri diku kjo pakice Shqiptaresh qe ka jetuar ne Beograd ka qene perdorur e perdoret si nje fasade e gjoja Humanizmit Serb e gjoja 8kinse) e Liberalizmit e tolerances e frymes vllazerore Serbe ndaj shqiptareve me synimin..qe..Ja oj Bot na Serbet nuk jemi Vrases se qe ku jane per midis Beligradit Vllazit tone Shqiptare e kurgja spo i bajme..

    por le te shikojme ma thelle..

    Kur e don nji Shqiptar midis Beligradit ska se si me ta ba dora me shkrep Kallashin mbi nje grue shtazan Shqiptare ne nje katund te Drenices ..

    Pra dashuria Serbe asht e rrejshme..

    Jo me kot Kerkon Kosova Pamvaresi..
    Nuk mundet te durohet ne Shekuj Ankthi..po me vret sot po me vret neser..

    ka pas vertet periudha te shkurtra ne politiken Jugosllave kur u asht lejuar nji fare lirie Shqiptareve por kjo nuk ka qene RRUGE e as Koncept Baze i politikes SERBE.. por Rastesi e konjuktura te castit te cilet sikur vesen e lagon rrezja e pare e Diellit dhe kto Pauza miqesie i ka zevendesuar papritur Terrori i tmerrshem Serb..

    asnji iluzion ne Kerkesen per Pamvaresi..

    Le te puthen Meto Nano Klosat me miqt e tyre ne BEOgrad e Athine.. Kosova ka rrugen e saje te percaktuar..PAMVARESI NGA SHKAU..pik..

    Le te lekunden ata qe duan te perfitojne nga situatat politike ne Ballkan e europe ..populli i Kosoves do e bej miqesine me SERBET vetem mbas Gardhit.. Pra kur mes tyre te jete i qarte Kufiri..Pra ketu ne Kosove ne Jemi Zot e ne Shumadi jeni ju Serbet Zot.. pastaj flasim..

    ca emra qe permenden aty jan shkruar Gabim..kjo fale injorances se gazetareve shqiptare .. qe kane mbaruar Petro Ninin e qemal Stafen me rrushfet..e universitetin duke fjetur me paskal Milo Nano Malot..


    Xhevat Korca duhet e jo kota.. Xhavit Nimani e jo emini.. Anton cetta e jo eta.. etj etj..

    qashtu..

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Shqiptarët e Beogradit mes Serbisë dhe Kosovës
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 22-08-2010, 19:28
  3. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Numri i shqiptarëve në Beograd
    Nga Faik në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •