korrieri
--------
Ilias Vrioni, te pathenat e burrit te shtetit
Figura e diplomatit, burrit te shtetit dhe politikanit, qe vinte nga saraja e Vrioneve, vjen permes botimit biografik te Asllan Sulos.
Autori permes detajeve dhe nje rrjedhe kronologjike te ngjarjeve hedh drite per jeten e Ilias Vrionit, histori tridhjete vjecare e Shqiperise
Ne rast se do te pershkruheshin nje nga nje te gjithe veprat e tij, atehere do te duhej te perseritej e gjithe historia e kohes se fundit te kombit tone. Kjo sepse figura e Ilias Vrionit eshte skalitur ne faqet e para te historise politike te Shtetit dhe ne ate te biografise se Asllan Sulo.
Autori permes detajeve dhe nje rrjedhe kronologjike te ngjarjeve hedh drite per jeten e Ilias Vrionit, histori tridhjete vjecare e Shqiperise.
Biri i diplomatit dhe burrit te shtetit Mehmet Ali Vrioni, Iliasi u rrit me ndjenjen e atdhetarise, qe i ati ia kishte trasheguar se bashku me emrin e madh te Vrioneve. Ai u shkollua deri ne nivelin e mesem ne shkollat turke ne Berat, ndersa te larten e vazhdoi ne Stamboll, ku u diplomua per degen e Administrates e Diplomacise ne vitin 1904. "Tue mbaruar stazhin te duhur, mbas te drejtes diplomes tre vjet ne Prefekturen e Beratit, hoqi dore prej nepunesise turqe, mbas ketij ehste e teperme te deftejme biografi", shkruan Ilias Vrioni per jeten e tij. Duket qarte se shkollat turke, qe ai mbaroi ne qytetin e tij dhe ne kryeqytetin e perandorise, nuk e kishin ndikuar aspak, derisa nuk pranoi as te filloje pune ne administraten turke. Shume shpejt ai do te behet kryetar i Bashkise se Beratit, kur eshte vetem 26 vjec dhe gezon mbeshtetjen e njerezve me me ndikim ne ate kohe, sic ishte ajo e Ismail Qemalit. Vrioni ndiqte me vemendje situaten politike ekonomiko-shoqerore qe zhvillohej ne Perandorine Osmane, e cila sillte te papritura ne kohe shume te shkurtra. Marrdheniet e saj me shtetet e tjera te Europes, diplomati i kuptonte shume mire. Ai mund te bente dhe parashikime te plota dhe te jepte orientime per veprime te frytshme, jo vetem ne Berat, por dhe ne te gjithe vendin. Sugjerimet e tij politike, do te ishin shume te vlefshme edhe per strategjine, qe u zgjodh per te shpallur pavaresine e vendit ne 28 nentor 1912. Ne Kuvendin e Vlores, ai u shpall senator, duke vertetuar edhe nje here intelektin dhe besim, qe Ilias Vrioni kishte krijuar tek bashkepunetoret e tij. Ai ishte bere i njohur si politikan dhe burre shteti ne 20 vitet e pare te shekullit, prandaj dhe kerkohej me njerez me peshe te politikes shqiptare per ta vene ne krye te shtetit shqiptar ne vitin 1920. Nuhatja e holle qe Vrioni kishte per politiken dhe drejtimin e qeverise, bene qe ai te merrte per te dyten here mandatin e kryeministrit, dhe te ministrit fuqiplote ne Paris e Londer ne qeverine e vitit 1925. Por eksperienca politike, ishte serish e domosdoshme per Ahmet Zogun, i cili e emeron Minister te Jashtem. Levizjet politike ishin aq te shpeshta saqe Vrionir si benin me pershtypje. Ne vitet '30 ai gezon postin e ministrit fuqiplote te Shqiperise. Nuk mundi ta gezoje gjate pasi ne 17 mars 1932, Ilias Vrioni nderron jete. Nje figure e shquar, nje mendje e ndritur qe largohet nga skena politike-shoqerore fizikisht, duke mbetur i skalitur ne nje pjese te rendesishme te historise se Shqiperise.
--------
Krijoni Kontakt