Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Lightbulb Jeteshkrime nga jeta e njerzve te medhej nder shekuj !

    EDISON Tomas (1847-1931) elektroteknik amerikan dhe sipėrmarrės industrial

    * Mė 1912, Edisoni ra i sėmurė nė shtrat. Si gjithnjė ai nuk i jepte rėndėsi dhimbjeve tė tij. Me kėmbėnguljen e pjesėtarėve tė familjes, mė sė fundi, thirrėn mjekun. Ai erdhi, e vizitoi Edisonin, shkroi recetėn dhe u largua.
    Kur barnat i erdhėn, Edisom pėr ēudinė e tė gjithėve, hapi dritaren dhe i hodhi poshtė.
    - Ē'bėtė kėshtu? - e qortuan miqtė dhe tė afėrmit.
    - Tė dashur miq, - u tha Edisom, - duan edhe mjekėt tė jetojnė dhe kėtė e pranova, e thirra dhe pagova vizitėn e tij. Dėrgova pėr tė mė blerė barnat, sepse edhe farmacistėt duan tė jetojnė. Mė sė fundi edhe unė kam dėshirė tė jetoj dhe prandaj i hodha barnat nga dritarja poshtė.

    * Edisoni ishte shumė i hutuar. Darkėn e martesės harroi tė merrte gruan. Pas banketit tė dasmės, lajmėroi se duhej tė shkonte pėr njė ēast nė laboratorin e tij, ku kishte lėnė njė preparat pėr tė zier. U fut nė laborator, i hyri aq thellė punės shkencore dhe eksperimenteve, sa qė kaloi aty gjithė natėn.
    Kjo ishte nata e parė e martesės.

    * Edisoni pėr muaj e muaj tė tėrė punonte nga mėngjesi deri nė mbrėmje pa pushuar fare. Ai flinte vetėm dy ose tre orė. Shpesh e gjenin duke fjetur nė orėt e para tė mėngjesit, pasi kishte kaluar njė natė tė tėrė pa gjumė mbi tryezėn e eksperimenteve. Asnjėherė nuk arriti tė kuptojė pse tė tjerėt nuk e kishin
    qėndresėn e tij.

    * Nė vitin 1878, Edisom po punonte qė tė riprodhonte tinguj dhe fjalė. Tė gjitha pėrpjekjet kishin shkuar kot. Ateherė, ai pėrdori njė metodė tė re. Njė darkė, sapo u fut nė laboratorin e tij, sė bashku me asistentėt, e mbylli derėn me ēelės dhe u tha atyre pėr aparatin qė ende nuk kishte folur:
    - Djema, nuk do tė dalim kėndej, deri sa kjo makinė tė flasė. Dhe mrekullia ndodhi.

    * Njė mik shkoi njė ditė ta takonte Edisonin nė vilėn e tij tė vogėl, nė fshat. Kur hyri, i tha shpikėsit tė madh:
    - I dashur Tomas, porta jote e hyrjes kėrkon njė forcė tė madhe pėr t'u hapur. Ti, qė je i apasionuar pas mekanikės duhet tė sajosh diēka qė porta tė bėhet mė e lehtė pėr t'u hapur... pėrshembull, ta lyesh me diēka. Edisoni qeshi me gjithė shpirt.
    - Nuk ėshtė e mundur, - i tha mė nė fund, - hajde ta shohėsh vetė. Dhe i tregoi njė fije teli tė fortė qė fillonte nga porta dhe shkonte drejt kopshtit.
    - E sheh? Ky tel ėshtė pjesė e njė mekanizmi me anėn e tė cilit kushdo qė vjen tė vizitojė, kur hap portėn me forcė, nxjerr nga pusi i kopshtit njėqind e dhjetė litra ujė. Tani e kupton pėrse porta ėshtė aq e fortė pėr t'u hapur.

    * Kur zhytej thellė nė studimet e tij, Edisoni shpesh hutohej. Njėherė u kthye nga njė udhėtim me tren dhe u ankua se i ishin marrė mendtė nga qė kishte udhėtuar me shpinė nga lokomotiva.
    - Po pėrse, e pyeti e shoqja - nuk kėrkove qė tė ndėrroje vendin me udhėtarin qė kishe pėrballė.
    - Nuk munda ta bėja, sepse nė kabinė isha vetėm fare dhe nuk kisha njeri pėrballė me tė cilin tė mund tė kėmbeja vendin.
    - Zotni, ju jeni ai qė keni bėrė makinėn e parė folėse?
    - Oh, ta marrė e mira, - tha Edisom, - po makina e parė folėse ėshtė bėrė shumė e shumė shekuj mė parė nga brinjėt e Adamit.


    * Nė njė sallon, disa zonja, e pyetėn se cila ishte shpikja e tij e parė. Edisoni nisi tė tregonte njė histori tė sajuar qė nuk kishte ndodhur kurrė, po qė aty u besua si e vėrtetė.
    - Po mirė, po cila ėshtė shpikja juaj e fundit? Dhe Edisom duke qeshur tha:
    - E fundit? Doni tė dini edhe tė fundit? E po mirė zonjė, shpikja ime e fundit ėshtė historia qė ju tregova tani.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    BALZAK Honore (1719-1850), romancier i shquar, pėrfaqėsues i madh i realizmit nė Evropėn perėndimore


    * Kur ishte fėmijė prindėrit deshėn qė Balzaku tė bėhej noter. Por ai kėmbėngulte tė bėhej letrar.
    - Letrar, - i tha i ati, - do tė vdesėsh pėr bukė! Nė letėrsi ose duhet tė jesh mbret ose hiē fare.
    - E po mirė, - u pėrgjigj Balzaku, - unė do tė bėhem mbret.


    * Kur Balzaku ishte i ri ēoi te botuesi njė dorėshkrim. Ishte njė roman i titulluar: "Zana e fundit". Botuesi e lexoi veprėn dhe mbeti shumė i kėnaqur. Vendosi t'i ofrojė 3000 franga pėr tė drejtėri e autorit. Pastaj kėrkoi andresėn e Balzakut dhe kur mori vesh qė ai jetonte nė njė lagje tė varfėr tė periferisė, mendoi se 2000 franga do tė ishin mė se tė mjaftueshme. Kur arriti pėrpara shtėpisė sė tij pa se shkrimtari jetonte nė papafingo.
    - Atėherė, - tha botuesi, - njėmijė franga do tė jenė tė pranueshme me kėnaqėsi prej tij.
    Dhe kur hyri nė shtėpizėn e varfėr ku banonte Balzaku i tha:
    -Zoti Balzak, ja ku i kini 300 franga pėr romanin tuaj. Dhe Balzaku i pranoi ato.


    * Njė mėngjes tek po shkonte pėr nė punė, pėr t'i rėnė sa mė shkurt, iu desh tė kalonte nėpėr disa ara tė mbjella. Ende pa u futur mirė nė arė e kapėn rojet. Ata e dėrguan tė kryetari i bashkisė, sepse nuk pranonte tė paguante gjobėn.
    - Si ju quajnė?
    - Honore Balzak.
    -Profesioni juaj?
    - Shkruaj romane.- Si, - thirri i habitur kryetari i bashkisė, - ju jeni ai qė shkruani ato romane tė bukura qė kanė aq sukses?
    Balzaku iu bė qejfi shumė pėr kėtė nderim tė madh qė i bėhej veprave tė tij.
    - Romani juaj i fundit, - vazhdoi kryetari i bashkisė - "Shitėsja e qumėshtit" ėshtė mirėpritur shumė nga tė gjithė, - unė e kam nė shtėpinė time... dhe prandaj po e anuloj dėnimin.
    Balzaku pėr tė hedhur lumin, nuk e mohoi autorėsinė e romanit, qė nė tė vėrtetė ishte i njė autori tjetėr.


    * Ai jetonte nė mėnyrė tė tillė me veprėn e tij, saqė personazhet e romaneve, aventurat, pasionet dhe veshjet e, tyre i bėheshin pjesė e pėrbashkėt e jetės.
    Njė ditė njė mik e takoi dhe shfryu me dhimbje pėr sėmundjen e motrės sė tij tė dashur.Balzaku e dėgjoi, i tha dy fjalė ngushėllimi mikut dhe vazhdoi:
    - Tashti le tė flasim pėr gjėra jetėsore. A e di si pėrfundoi puna e Nusingen- it dhe ēfarė ka vendosur Rastinjaku.


    * Balzaku punonte pa ndėrprerje dhe pa pushuar. Nė raste tė rralla, kur merrej me ndonjė dėfrim, pendohej shpejt, zemėrohej me vetveten, i binte ballit me pėllėmbė dhe thėrriste:
    - Bobo, nė kėto orė qė humba do tė kisha shkruar tridhjetė faqe.




    * Njė nxėnės i nevrologut tė famshėm Eskuirol mburrej se dinte tė dallonte qė nė pamjen e parė njė budalla nga njė i menēur. Profesori qė e kishte dėgjuar kėtė mburrje, e ftoi pėr drekė studentin, i cili kur erdhi gjeti aty edhe dy tė ftuar tė tjetė. Njėri ishte serioz, korrekt dhe gjatė gjithė drekės nuk tha as edhe njė fjalė. Tjetri ishte i harlisur, fliste shumė dhe nė bisedat qė bėnte tregonte se ishte i kėnaqur. Kur dy tė ftuarit u larguan, Eskuiroli i tha nxėnėsit tė tij;
    - Njeri prej kėtyre ėshtė budalla, tė shohim nė se do ta gjesh. Nxėnėsi tha se budalla ishte ai qė fliste shumė, ndėrsa i menēuri ishte ai tjetri qė rrinte i heshtur.
    - E po mirė, - i tha profesori, - po ju them se keni gabuar. Ai njeriu i heshtur ishte budalla, qė e mbante veten zot tė pėrjetshėm dhe nuk fliste, sepse mendonte qė nuk i shkonte njė zotėrie tė madh tė fliste me njerėz tė thjeshtė, kurse ai tjetri, qė fliste shumė dhe me gjallėri, ishte njė shkrimtar i ri, qė ka nisur tė bėhet i njohur, ėshtė ēmuar nė Paris dhe quhet Honore Balzak.
    Balzaku kishte marrė njė sekretar tė cilin e zgjonte nė orėn njė pas mezit tė natės dhe i thoshte:
    - Ju keni ende zakonin e keq tė flini natėn, kurse nata ėshtė bėrė pėr punė. Ja ku po ju jap njė kafe, qė tė mos ju zėrė gjumi. Uluni nė tryezė dhe shkruani.
    Dhe i diktonte deri nė shtatė tė mėngjezit, kur sekretarit tė lodhur pėr vdekje i kėputej koka duke shkruar. Atėherė Balzaku i thoshte:
    - E sheh se shpirti ėshtė i gatshėm, por trupi ėshtė i dobėt. Shko pra qė tė flesh. Do tė tė zgjoj rreth orės dymbėdhjetė qė tė fillojmė sėrishmi punėn.


    * Njė grafist qė do tė ilustronte njė roman tė Balzakut, duke gjetur njė frazė tė paqartė, i tha autorit qė t'ia shpjegonte.
    - I dashuri im, - i tha Balzaku, - as edhe unė nuk e kuptoj fare. Po e kam futur qėllimisht, sepse medet sikur lexuesi t'i kuptojė tė gjitha ato qė shkruajmė ne. Ai do tė kujtonte se mjeshtėria jonė ėshtė e thjeshtė dhe e mundshme pėr t'u bėrė nga tė gjithė. Kėshtu do tė humbasim prestigjin tonė mbi tė.


    * Balzaku punonte intensivisht. Gjatė kėsaj kohe (punonte dhjetė orė nė ditė) takoi Rosinin, i cili duke e njohur mirė jetėn qė bėnte romancieri i shquar francez, i tha:
    - Si mund t'i qėndroni kėsaj jete, duke punuar kėsisoj pėr vite tė tėra. Edhe unė kam punuar nė njė periudhė tė jetės sime, por pas pesėdhjetė ditė pune ngulmuese bėhesha gati si i vdekur.
    - Oh, - u pėrpigj Bahaku, - unė nuk shoh mundėsi tjetėr pėr tė pushuar veēse nė varr. Sidoqoftė puna ėshtė mund i kėndshėm.


    * Balzaku kur shkruante ndonjė roman ishte aq i rrėmbyer nga tema sa qė atij i dukej se po jetonte njė ngjarje tė vėrtetė. Njė miku i tij qė i shkoi njė ditė pėr ta takuar, sapo hyri brenda e pa Balzakun qė po ecte nėpėr dhomė duke bėrtitur:
    - Oh, fatkeqėsi, ajo ka vrarė veten!
    U desh njė bisedė sqaruese qė miku tė kuptonte se ishte fjala pėr romanin "Evgjeni Grandenė" tė cilin ishte duke e shkruar.




    * Njė revistė donte tė botonte njė novelė tė tij. Balzaku vuri si kusht qė revista tė vinte pėrpara novelės njė artikull biografik tė shkruar prej mikut tė tij Teofil Gotje. Kushti u pranua qė artikulli tė paguhej pesėqind franga. Balzaku shkoi t'i jepte lajmin e gėzuar Gotjesė, i cili e priti me gėzim tė madh kėtė porosi tė paguar me bollėk. Shkroi njė artikull tė bukur qė u botua sė bashku me novelėn e Balzakut. Dhe ja, pas pak ditėsh mbėrriti tek ai Balzaku, i cili i dha dyqind e pesėdhjetė franga.
    - Po a nuk mė thatė se artikulli do tė paguhej pesėqind franga? - Pyeti Gotjea.
    - Vėrtetė - u pėrgjigj Balzaku, - por pastaj mendova se po tė mos ekzistoja unė, ti nuk do tė kishe shkruar ato lavde qė ke shkruar...dhe prandaj m'u duk e drejtė ta ndajmė pėrgjysmė shpėrblimin.
    Gotje qeshi shumė nga ky argument qė e mori edhe ai si tė pranueshėm.

    * Njė mikut tė vet, qė u habit me veprimtarinė e tij letrare tė mrekullueshme, Balzaku i tha:
    - I dashur mik, unė kėrkoj tė zė nė letėrsi vendin mė tė madh, nė mėnyrė qė tė mbetet sa mė pak vend pėr budallenjtė.

    * Balzaku po ankohej njė mbrėmje pėr mjeshtėrinė e shkrimtarit, qė, sipas tij, nuk shpėrblehej mirė dhe nuk jepte kėnaqėsinė e nevojshme.
    - Po lavdinė, - tha njė ndėr bashkėbiseduesit, - lavdinė nuk e pėrmendėt fare.
    - Lavdia? - u pėrgjigj Balzaku, - ta dini si katandiset lavdia e njė letrari.
    Njė herė kur ndodhesha nė Rusi isha i ftuar nė njė sallon. Nė ēastin e hyrjes njė zonjė po shėrbente ēajin dhe kishte nė dorė njė tabaka me filxhanė. Porsa shėrbėtori pėrmendi emrin tim, zonja thirri: "Zoti Balzak" dhe lėshoi pėr tokė gjithė filxhanėt nga emocioni.

    *Tregojnė se kur Balzaku ishte i ri kishte shkruar kėto falė ambicioze nėn portretin e Napoleonit:
    - Atė qė ai nuk mundi ta ēonte deri nė fund me shpatė, do ta ēoj unė me penė.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    BAJRON Xhorxh (1788-1824) poet i shquar anglez, pėrfagėsues i romantizmit revolucionar


    * Kur Bajroni ishte fėmijė jetonte nė kėshtjellėn e xhaxhait tė tij plak. Atij i kishte hipur nė kokė qė tė mos i jepte asgjė trashėgimtarėve. Pėr kėtė kishte vrarė shtatėqind drerė nė parkun e tij, kishte prerė pyllin e tij tė madh, por nuk ishte mjaftuar me kaq. Xhaxhai bėnte lloj-lloj marrėzirash. Ngrihej natėn dhe hapte portat e kanaleve tė ujit, qė tė dėfrehej nė mėngjes duke parė pėrmbytjen e gjithė fushės dhe shkatėrrimin e kulturave bujqėsore. Nė njė liqen tė vogėl qė ndodhej nė pronat e tij, kishte ndėrtuar njė mur me gurė dhe njė flotė tė vogėl me barka. Kalonte ditė tė tėra duke u dėfryer me bombardimet qė i bėnte flotės, e cila komandohej prej shėrbėtorit tė tij. Herė tė tjera organizonte garat e bulktheve dhe ngacmonte me gjemba ata qė nuk ecnin shpejt. Ky xhaxha i marrė ishte titulluar i Par dhe vetėm pas vdekjes sė tij Xhorxhi u bė Lord.
    Kur Xhaxhai plak vdiq, Xhorxhin e vogėl e njoftoi mėsuesi i shkollės dhe i shpjegoi se tashmė ishte lord. Pastaj u dha njė pritje me verė dhe biskota dhe nė kėtė ceremoni mėsuesi i tij foli me shumė respekt. Kur u kthye nė shtėpi shkoi me vrap te pasqyra dhe u pa gjatė. Pastaj shkoi te e ėma dhe e pyeti:
    - Unė nuk arrij tė gjej nė veten time asgjė tė ndryshuar. Po ti sheh ndonjė gjė tek unė?
    Tė nesėrmen, kur bėhej apeli, mėsuesi nuk e quajti mė Xhorxh Bajron por Lord Bajron. Kėtė emėr tė ri ai e shoqėroi me njė solemnitet tė tillė, saqė Xhorxhi nuk ishte nė gjėndje tė pėrgjigjej "kėtu" si zakonisht, por nisi tė qante.
    Profesor Roxheri, qė i jepte mėsime nė latinisht, brengosej shumė kur shihte se si vuante. Bajroni kur mbante mjetin e drunjtė pėr kėmbėn e sėmurė.
    - My lord, - i tha njė ditė, - nuk mund tė vazhdoj mėsimin duke tė parė tė vuash kėshtu.
    - Megjithatė ju vazhdoni, - iu pėrgjigj djali i guximshėm, - mos u shqetėsoni pėr mua. Unė do tė mundohem t'i pėrballoj dhimbjet pa u ndier fare.


    * Njė ditė njė shok i shkollės, Robert Pel, po grindej me njė tė ri shumė mė tė madh se veten. Bajroni u trondit shumė. Edhe pse ai vetė ishte fėmijė dhe i pafuqishėm pėr tė marrė nė mbrojtje dikė, e pyeti atė qė po i ngacmonte shokun:
    - Edhe sa goditje doni t'i jepni ende? - Pse, tha ai, - ē'tė duhet ty?
    - Sepse dua t'i marr unė goditjet e tjera nė vend tė tij.


    * Qysh nė vitet e shkollės Bajroni kishte nisur tė shkruante vargje sa pėr tė kaluar kohėn dhe pa patur ndonjė ambicje. Qe mikja e tij, Elizabeta Pigot qė e nxiti tė bėhej poet. Njė ditė kur ajo i lexoi disa vjersha tė Bėrnsit i tha:
    - Shkruaj dhe unė vjersha.
    - Pastaj nisi tė recitojė disa vargje rinore tė tij. Elizabeta mbeti shumė e kėnaqur dhe i tha se kjo ishte rruga e jetės sė tij. Nė poezi ai do tė bėnte emėr tė madh. Bajronit i lanė mbresa tė thella fjalėt plot admirim tė vajzės.
    Qysh atėherė nisi tė shkruajė ēdo ditė vargje, tė cilat ia lexonte admirueses sė tij.


    * Njė herė njėzetvjeēari Bajron po i ankohej pėr fatin e tij priftit Beker. Ky kėrkoi qė ta bindte se pėrkundrazi qenė tė paktė ata, qė ishin tė favorizuar si ai nga fati qiellor.
    - I ke tė gjitha, - i tha prifti, - origjinė tė shquar, pasuri e mbi tė gjitha zgjuarsinė qė ju vė mbi gjithė pjesėn tjetėr tė njerėzimit.
    - Miku im, - iu pėrgjigj Bajroni, - nė qoftė se mendja mė vė mbi gjithė njerėzimin, kėmbėt e mia mė vendosin nėn tė gjithė njerėzit.



    * Njė herė nė kohėn e pushimeve Bajroni kishte ikur nga Kembrixhi. Tutori ia kishte lėshuar dhomėn e tij me qira njė studenti tjetėr, njė farė Mateu, tė cilin e porositi tė kishte kujdes tė madh pėr mobiljet, "sepse Lord Bajroni", i tha, ėshtė njeri me pasione shpėrthyese." Kjo frazė e beri tė qeshė Mateun, i cili ēdo miku qė vinte nė shtėpinė e tij i thoshte qė tė prekte me kujdesin mė tė madh dorezėn e portės, stolat dhe ēdo gjė tjetėr.
    - Kini kujdes, - u thosh, - sepse Bajrom ėshtė njeri me pasione shpėrthyese.
    Njė ditė Bajrom u kthye dhe u paraqit te Mateu.
    - Ah, ia bėri tjetėri, - juve jeni personi me pasione kryengritėse?


    * Kur Bajroni ishte njėzet vjeē i ngordhi qeni, tė cilin e donte shumė. Kėtė qen e kapi tėrbimi, kurse Bajrom e kuronte vetė dhe nuk pushoi kurrė sė pėrkėdheluri deri nė fund. Qeni ishte shumė besnik dhe nuk kafshoi as Bajronin e as njeri tjetėr. Kur ngordhi, Bajroni e varrosi qenin me nderime, i bėri njė varr monumental dhe mbi tė vendosi kėtė epigram. "Kėtu pushojnė mbeturinat e njė krijese qė ishte e bukur e pa sqimė, e fortė, e sjellshme dhe e guximshme, pa egėrsi, si edhe - kishte gjithė virtytet njerėzore pa pasur tė meta."
    Njė ditė kur po shihte varrin, kaloi aty pranė shėrbėtori i tij, tė cilin Bajroni e donte shumė. Atij i premtoi se kur tė vdiste edhe atė do ta varroste, aty pranė. Mėgjithatė, Joe nuk tregoi ndonjė entuziazėm pėr atė nder.
    - Nė qoftė se vjen njė ditė qė edhe zotėria juaj tė varroset kėtu... atėherė nuk them gjė..., po nuk do tė mė pėlqente shumė pėr tė ndenjur kėtu vetėm me njė qen.


    * Sa herė qė fliste pėr dramėn,Bajroni mbronte me tėrbim tri unitetet dhe nuk linte pa thėnė pėr Shekspirin.
    Njėherė, pas njė shpėrthimi tė tillė, Shelli duke qeshur i tha:
    Bajron, po ju jeni njė njeri i mrekullueshėm.
    - Po pėrse? - Pyeti Bajroni.
    - Sepse je ziliqar pėr Shekspirin.


    * Bajroni ishte letrar pėr trillet e tij. Nė fund tė fundit letėrsia ishte pėr tė njė gjė vetėm pėr tė kaluar kohėn.Mbi tė gjitha ai donte tė ishte njeri i veprimit, tė bėnte diēka, jo thjesht pėr tė bėrė emėr pėr ndonjė varg tė shkruar, por pėr ndonjė gjest heroik?

    * Lord Bajroni thoshte:
    - Liria dhe filantropia janė fjalė tingėlluese, por boshe. Unė kam arritur nė kėtė pėrfundim politik; paraja ėshtė pushteti i skllavėrisė dhe i urisė.


    * Vetė Bajroni nuk kishte ndonjė besim pėr vlerat e poemės sė tij tė njohur "Ēajld Harold". Nė tė vėrtetė botimi i saj qe njė sukses befasues e triumfues. Bajroni, deri atėherė i panjohur, kishte rėnė pėr tė fjetur dhe njihej mirė nga tre- katėr shokė nė gjithė Anglinė. U zgjua tė nesėrmen, si njeri i shquar e i dėshiruar prej tė gjithėve.
    Shumė njerėz tė shquar donin tė paraqiteshin tek ai. Karrocat qė ndalonin para portės sė tij u bėnė aq shumė, saqė po pengohej qarkullimi. Ishte njė famė e madhe. Dhe Bajroni kur ishte vetėm rilexonte me zė tė lartė poemėn e tij pėr tė parė "se ē`gjė tė bukur gjenin tė tjerėt atje".
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    ARISTIDHI (540-467 p.e.r.), veprimtar politik dhe strateg i Greqisė sė lashtė

    * Themistokliu deklaroi nė asamble pėr njė plan tė rėndėsishėm, tė cilin nuk donte t'ua bėnte tė njohur tė tjerėve. Besimi ndaj menēurisė e drejtėsisė sė tij ishte aq i madh sa asambleja ngarkoi Aristidhin pėr ta dėgjuar. Themistokliu i tha ta mbante tė fshehtė se, qė Athina tė kishte zotėrim tė plotė mbi gjithė Greqinė, mjaftonte tė digjeshin brenda njė nate tė gjitha anijet greke qė ishin mbledhur pėr njė ceremoni nė portin mė tė afėrm. Aristidhi u kthye nė asamble dhe u tha se plani i Themistokliut ishte shumė i dobishėm dhe i lehtė pėr t'u realizuar, por nuk ishte e drejtė,madje ishte edhe i djallėzuar.Atėherė asambleja e kundėrshtoi menjeherė.

    * Aristidhi gjykonte njė ditė njė ēėshtje midis dy personave. Njėri prej tyre,pėr tė mikluar gjykatėsin, i kujtoi tė gjithė tė kėqijat qė kundėrshtari i tij kishte bėrė kundėr vetė Aristidhit. Ai e ndėrpreu:
    -Tashti kėtu po gjykohet ēėshtja jote dhe jo imja.
    Aristidhi njihej nga tė gjithė si njeri i drejtė. Kur nė teatėr po recitoheshin vargjet: "Ai nuk kėnaqet vetėm me mendimin e drejtė, por dhe dėshiron ta shohė tė drejtėn nė sy", - pothuaj tė gjithė shikuesit e shfaqjes e drejtuan andej nga ishte Aristidhi.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    ARISTIPI (390 p.e.s.) filozof i lashtėsisė greke
    * Aristipin e qortuan njėherė se i ishte hedhur te kėmbėt tiranit Dioniz pėr t'i kėrkuar njė favor. Ai menjėherė ishte pėrgjigjur:
    - Nuk ėshtė faji im qė Dionisi i ka veshėt te kėmbėt.


    * Dikush po mburrej para Aristipit se kishte lexuar njė numėr tė pafund librash.
    - Nuk janė mė tė shėndoshė ata qė hanė mė shumė, - i tha Aristipi, - po ata qė tretin mė mirė.
    Tirani i Sirakuzės, Diomsi, kėrkoi tė dinte pėrse filozofėt bėjnė mjaft vizita te princat dhe princat nuk shkojnė kurrė te filozofėt.
    - Sepse, - iu pėrgjigj Aristipi, - janė mjekėt qė venė pėr tė vizituar tė sėmurėt te mjeku.


    * Dionisi i Sirakuzės e kishte vėnė njėherė Aristipin nė vendin e fundit tė tryezės
    - Duket, - i tha Aristipi, - se paske vendosur ta rehabilitosh kėtė vend.


    * Njė ditė e pyetėn filozofinn Aristip, se ēfarė kishte tė mirė dhe tė bukur filozofia.
    - Ja, - u pėrgjigj Aristipi, - edhe nė qoftė se abrogohen tė gjitha ligjet qė rregullojnė marrėdhėniet midis njerėzve, filozofėt do tė vazhdojnė tė jetojnė me ndershmėri si mė parė sikur tė mos kishte ndodhur asgjė.
    Njė njeri shumė i pasur dhe dorėshtrėnguar donte qė Aristipi t'i jepte mėsime tė birit. Ai pyeti se sa duhej tė paguante per kėtė punė.
    -Do tė mė japėsh pesėdhjetė dhrahmi - i tha Aristipi.- Po me pesėdhjetė dhrahmi, - thirri kurnaci, - unė blej njė skllav. - E po atėherė blej skllavin, - pėrfundoi filozofi.Kėshtu do tė kesh dy, atė qė do tė blesh dhe tėt bir.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    ARISTOTELI (384-322 p.e.r.), filozof i Gregisė sė lashtė


    * E pyetėn Aristotelin:
    - Ēfarė fiton kur mendohesh?
    - Qė tė mos jesh kreditor kur thua tė vėrtetėn.
    I dituri Aristotel shpesh thoshte:
    - O miqtė e mi, nuk ka miq!

    * Dikush i tha Aristotelit se disa miq tė tij flisnin keq pėr tė mbrapa krahėve. Aristoteli i tha mikut:
    - Qė flasin keq pėr mua nė mungesėn time nuk ka asnjė rėndėsi, se nė mungesė pranoj edhe tė rrahin.

    * Njė llafazan foli e foli pa pushuar pėr mė shumė se njė orė pėrpara Aristotelit. Kur mbaroi sė foluri, e pyeti Aristotelin:
    - Nuk tė habit gjithė kjo elokuencė?
    - Pėr njė gjė habitem! Ne qė kishim veshė pėr tė dėgjuar dhe kėmbė pėr tė ikur, si nuk i vumė ato nė punė?

    * Njė fjalėshumė po fliste me Aristotelin dhe nuk dinte tė pushonte. Meqenėse Aristoteli nuk po e ndiqte fare nė bisedė, ai i tha:
    - Ndoshta po tė mėrzit me kėto gjėra qė tė them dhe qė nuk tė interesojnė, sepse tė pengojnė nė mendimet e tua tė mėdha.
    - Oh, jo, - u pėrgjigj Aristoteli, - mund tė vazhdosh sepse sa mė shumė qė ti flet, aq mė pak tė dėgjoj unė.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    ALIGERI Dante (1265-1321), poet i madh italian


    * Kronistėt tregojnė se njė ditė poeti i madh, duke dėgjuar meshėn, nuk u pėrkul nė gjunjė dhe nuk e hoqi kapuēin nga koka. Ndėrkaq disa keqdashės e akuzuan te peshkopi pėr kėtė paudhėsi.
    Pėr kėtė peshkopi e thirri dhe Dantja iu pėrgjigj:
    - Nė tė vėrtetė mua mė kishte rrėmbyer aq shumė mendjen zoti atė ēast, saqė as vetė nuk e kuptoja se ē`veprime bėnte trupi im. Kurse ata qė erdhėn te ju pėr tė mė akuzuar e kishin mendjen shumė larg nga zoti, pėrderisa merreshin me mua.

    * Disa miq e kėshiiluan Danten tė ndante gruan se nuk e kishte besnike. Atėherė Dantja iu kthye atyre:
    - Mė thoni, ju lutem, jetėn e gruas time e njihni ju mė mirė apo ajo vetė tė sajėn.
    - Ajo, - i thanė ata.- E po mirė atėherė, ajo thotė se juve gėnjeni, prandaj ju lutem mė lini tė qetė.

    * Gaztori i njė princi e pyeti Danten:
    - Si ėshtė e mundur qė ju, njė njeri kaq i zoti, jeni i varfėr dhe unė kaq injorant dhe budalla jam i pasur?
    - Unė do tė bėhem i pasur, - u pėrgjigj ai, - kur tė kėrkoj njė njeri tė karakterit tim, ashtu si do tė kesh gjetur ti njė njeri tė karakterit tėnd.

    * Duke kaluar njė ditė nėpėr njė rrugė tė Firences, Dantja dėgjoi njė kovaē qė po recitonte, duke i gjėmtuar, disa vargje tė Komedisė Hyjnore. Dantja, pa hapur gojėn, hyri nė ofiēinė, mori ēekanin, daltėn dhe gjithshka gjeti, dhe i hodhi nė rrugė.
    Pastaj i tha kovaēit:
    - Ti mė shkatėrrove veprėn time dhe unė po hakmerrem duke shkatėrruar tėnden.

    * Tregojnė se Dantja kishte njė kujtesė tė hatashme dhe njė ditė takoi dikė nė rrugė, i cili e pyeti papritmas:
    - Cili ėshtė ushqimi mė i mirė? - Njė vezė! - u pėrgjigj poeti.
    Njė vit mė vonė po ai kalimtar e takoi prapė Danten dhe e pyeti: - Me ēfarė?
    - Me kripė, - u pėrgjigj poeti menjėherė
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #8
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    WoW... kesaj i them pune me vullnet une... (clap clap clap clap clap clap) duartrokitje...
    Faleminderit Alba!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    gjeja kryesore per mua eshte te gjej nje te vertete e cila eshte e vertete PER MUA te gjej idene per te cilen mund te vdes dhe mund te jetoj ; SOREN KIERKEKARD[ 1813--1855 ;;;; UNE kam nje frike te tmershme qe nje dite do shpallem i SHENJTE .FRIDRIH NICE 1844---1900, [ DHE ME TE VERTETE ASHTU NDODHI NE FUNERALIN E TIJ . NJERIU KA LINDUR I LIRE DHE KUDO NDODHET NE PRANGA , ZHAK RUSOI , hej shkrojta dhe une ca nga kto , nuk merzitesh , ok ,

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    AMPER (Andrea Mari) (1775-1836) fizikant i shquar dhe matematikan francez

    * Amperi doli njė ditė nga Akademia duke menduar pėr njė problem. Papritmas i erdhi nė mėndje zgjidhja e tij. Nė dorė po mbante njė copė shkumės, qė e kishte pėrdorur pak mė parė. Pėrpara i doli njė kuadrat i zi, njėsoj si dėrrasė e zezė qė pėrdorte pėr ditė. Aty nisi tė hidhte shifrat qė kishte nė kokė. Nė njė ēast kuadrati iu largua nga duart dhe bėri tri hapa pėrpara. Amperi i shkoi pas. Kuadrati ia mori vrapit dhe Amperi e ndoqi me shpejtėsi. Mė nė fund u ndal dhe Amperi i lodhur e i djersitur mezi po merrte frymė. "Dėrrasa e zezė" nuk ishte gjė tjetėr vetėm se shpina e njė pajtoni qė ishte ndalur nė rrugė.

    * Njė ditė, kur Amperi po shkonte pėr tė mbajtur leksion, gjeti nė rrugė njė gur tė vockel. E mori nė dorė dhe po i vėshtronte me vėmendje tė madhe damarėt e tij. Pėr njė ēast i erdhi nė mendje leksioni qė duhej tė mbante nė universitet, nxori orėn nga xhepi dhe pa qė koha po afrohej prandaj shpejtoi hapin. Ndėrkohė gurin e futi nė xhep dhe orėn e vendosi mbi parapetin e njė ure tė Parisit.

    * Amperi kishte njė kujtesė tė mrekullueshme. Ai njihte fjalė pėr fjalė njė pjesė tė mirė tė librave tė bibliotekės sė pasur tė tė atit. Kur ishte i sėmurė nė shtratin e vdekjes, njė mikut qė po i lexonte disa faqe nga njė libėr, i tha:
    - Mos u lodh ta lexosh pėr mua, sepse unė e mbaj mend aq shumė saqė e di pothuaj tė tėrė pėrmendėsh... - dhe menjėherė nisi tė recitonte pėrmendėsh disa faqe tė librit.

    * Shkak pėr vdekjen e fizikanit tė madh u bė njė prej hutimeve tė tij tė shumta. Njėherė ishte kthyer nė shtėpi kur binte shi me shtėmba. Nga hutimi ēadrėn e tij tė lagur e vuri nė krevat nėn ēėrēafėt. Nė kėtė shtrat ai mori njė tė ftohur tė rėndė qė pėr pak ditė e ēoi nė varr.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vargje nga mėrgimtari Xh.Ferizi
    Nga angert nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 754
    Postimi i Fundit: 06-04-2010, 03:08
  2. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Berati Dhe Beratasit Mbi Tre Shekuj Me Pare
    Nga Newhost nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 21:55
  4. Sheriati, xhihadi dhe shtetėsia e muslimanit.
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-02-2005, 05:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •