Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e IllyrianWarlord
    Anëtarësuar
    05-04-2004
    Postime
    40

    Kryqëzatë (engl. Crusades, dt. Kreuzzüge)

    cfar roli kane lujtur kryqëzatat ne historin shqiptare?


    disa informata rreth kryqëzatave:
    shqip
    http://www.forumishqiptar.com/showth...=kryq%EBzat%EB

    anglisht
    http://en.wikipedia.org/wiki/Crusade

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Shume kryqezata kane kaluar nga Durres.
    Bile ne shekullin e 12 Francezet e kryqezatave pasi kalonin ne Durres themeluan Mbreterine Shqiptare dhe vune mbret nje nga franca nga familja mbreterore.
    Po te hapesh dhe hartat e kesaj kohe e gjen kete mbreteri me qender ne Durres.
    Kjo eshte dicka qe ne ndoshta nuk e kemi permendur shume po eshte shume e rendesishme per shqiptaret ne mesjete.

    Kush ka me shume informacione per kete mund ti vej ne forum.

    Sipas nje mikut tim arkiolog vererat e famshme Franceze kane ardhur pikerishte nga keto kryqezata e nga Durresi dhe tradita e hershme Ilire e vererave.

    Iliret jane mbajtur qe kane bere verera te mira dhe ne krahasim nga ato greke qene me te forta dhe ilire e kane perdorur e kishin qejfe veren.
    Bile dhe mbreti Agron qe pushtoi pothuajse terre gadishullin e kishte floten me te forte vdiq nga pija ,nga vererat.
    Iliret jane me te hershem dhe tradita e veres u percoll te brezat e tjere e kuptohet francezet dolen me vone dhe verat e tyre te famshem jane me te vonshme.
    Pervec bisedes me mikun tim arkeolog do qe shume e bukur ne qofte se do te kishim fakte ose deshmi per kete.
    Kush ka me shume informacione mund ti paraqese.

    Mendoj eshte interesante lidhja e ndikimin e ketyre kryqezatave me vendin tone e nje pjese e tyre kane kaluar nga shqiperia.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Per kryqezatat e hershme eshte interesant fakti i formimit te principates franceze ne territorin bizantin, cka po te ishte jetegjate do ta kishte ndryshuar shume pozitivisht rrjedhen e mevonshme te ngjarjeve per popullin shqiptar.

    Ajo qe dua te shtoj une lidhet me nje kryqezate te fundit fatkeqesisht te parealizuar.
    Ne vitin 1460 Papa Piu XIII shpalli thirjen e nje kryqezate te re per clirimin e tokave te krishtera nga pushtimi turk, dhe Gjergj Kastrioti - Skenderbeu u emerua kapiten i pergjithshem.
    Vete Papa Piu u nis krye te ushtrise europiane per ne Shqiperi ku do te kurorezonte Gjergj Kastriotin si mbret te Shqiperise.
    Per kete qellim Skenderbeu sulmoi zoterimet turke ne Kosove e Maqedoni duke prishur keshtu nje paqe qe kishte nenshkruar me sulltanin pak kohe me pare.

    Per fat te keq me te mberritur ne Ankone Papa Piu ky mik i madh i Kastriotit u semur rende dhe vdiq. Mbas vdekjes se tij, ushtrite e grumbulluara qendruan per njefare kohe ne Ankone dhe mandej u shperndane.

    Edhe kete here fati nuk ishte me Shqiperine dhe shqiptaret. Kurorezimi i nje mbreti te Shqiperise do te krijonte nje shtet shqipotar te njohur qysh ne shek e 15, dhe nje familje mbreterore, trashegimtare te ligjshme te fronit.

Tema të Ngjashme

  1. Qeveria, kryqëzatë kundër qumështit jashtë monopolit
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2004, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •