-
Paris 1919
Shqiptaret tashme mund te gjejne nje mikeshe te forte te Margaret Macmillan autoria nje prej librave me te shitur te dites "Paris 1919". Autoriteti i saj mbetet i paperlyer dhe mendimet e saj mbi "te shkretet Shqiptare", sic na quan ajo, mbeten te ngrohta dhe pozitive.
Sot e kapa librin per here te pare, dhe nuk e shkula prej duarve per rreth 3 ore. Ka nje narrative te kendshme dhe shpjegon jo vetem historine por edhe personazhed shume-ngjyresh qe u bene arkitekte te rendit te sotem boteror. I gjithe libri pershkohet nga ideja se "ne kemi marre vendime per te cilat do te vuajm per qindra vjet".
Per Shqiptaret e 'ngrate' ajo thote shprehimisht: Cilido udhetar perendimor qe kaloi nder treva Shqiptare (Byron, Durham, Aubrey Herbert) ra ne dashuri me kete popull. Ajo demanton teresisht tezat e Eleutheros Venizelos per sa i perket perberjes etnike te Shqiperise te Jugut duke i quajtur 'te pa-besueshme, te dyshimta".
Kete liber ja u rekomendoj te gjithe te apasoniuarve pas historise qe te kuptojne kontekstin, dhe te nxjerrin mesimet e duhura, si dhe te kene mundesine te bejne parashikime te llogjikshme mbi te ardhmen tone, te rajonit, dhe te Rendit Boteror te Vjeter i cili mund te zevendesohet me me Rendin e Ri Boteror sic parashikohet nga Samuel Huntigton.
-
-
i/e regjistruar
thank you, I appreciate...
E sigurte qe do jete teper interesant..
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt