Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Azili politik i familjes Popa, që bëri lëmsh diktaturën

    1985. Familja Popa nga Durresi arrin te hyje ne ambasaden italiane dhe aty kerkon strehim politik. Shteti totalitar peson nje "shock" te vertete. Ishte nje ngjarje e pa precedent jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne mbare vendet ish-komuniste te Europes Lindore. Ky ishte rasti i dyte qe ne nje ambasade te huaj kerkohej strehim politik, mbas atij te kardinalit hungarez Mindszenty i cili, fill pas revolucionit hungarez te vitit 1956, u fut ne ambasaden amerikane ne Budapest dhe mundi te dale prej andej vetem ne vitin 1971.

    Dhjetor 1985.

    Gjashte vete, te veshur si te huaj e duke folur ne gjuhen e Dantes, arriten te mashtrojne policin e sherbimit e te hyjne ne ambasaden italiane duke u hequr si turiste. (Thuhet se polici ne fjale, kish patur nje cast hezitimi, por nuk i pat ndaluar te kalonin matane portes se madhe prej hekuri). Te gjashte turistet, te cilet ishin shqiptare, kerkuan menjehere strehim politik dhe i deklaruan ambasadorit italian se, ata kishin me vehte nje sasi helmi shume te forte te cilin nuk do te hezitonin t'a perdornin, po qe se ai i dorezonte ne duart e Sigurimit ...

    Ata ishin te moshave nga 40-60 vjec, vellezer e motra te familjes Popa, bij te nje ish-farmacisti me emer nga qyteti i Durresit. Dy prej pjestareve te asaj familje, fill mbas clirimit, kishin mundur te arratiseshin. Por, per ate krim e kish pesuar pjesa tjeter e saj. Ajo ish internuar dhe qe cilesuar armike. Ne kushtet e jetes cnjerezore e ne mizerje te plote, asnjeri prej tyre s'kish marre guximin te martohej e te krijonte familje. Keshtu qe, te gjithe, kishin mbetur beqare ...

    Nje dite, vecmas nga njeri-tjetri per te mos ne sy, ata qene larguar nga fshati ku banonin e ishin nisur ne drejtim te Tiranes. Me te mbrritur aty, kishin lene takim te ndodheshin ne nje ore te caktuar, jo larg ambasades italiane. Qellimi: zbatimi i planit te menduar prej kohesh. Pra, hyrja ne ambasade dhe kerkimi i azilit poltik ne territorin e saj. E, pastaj, kerkesa per te dale prej saj, te vdekur ose ndofta, te gjalle, drejt ... Italise.

    Ngjarja, shkaktoi nje termet shtate ballesh jo vetem ne Tirane, por dhe ne gjithe vendin.

    Nje gje e tille nuk kish bere vaki e askujt nuk i kish shkuar ne mendje kurre. Pas kesaj, njerezit prisnin c'do ndodhte. Udheheqja shqiptare e cilesoi incidentin jashtezakonisht te rende e pa precedent. Pak ore mbas njoftimit per futjen e shtetasve shqiptare ne ambasade, territori i saj u rrethua me mbi 600 police. Po ate mbremje, televizioni italian e transmetoi lajmin duke e cilesuar ngjarjen shkak te mundshem per krize diplomatike mes dy vendeve.

    Nga casti ne cast pritej qe, per nxjerrjen e te arratisurve ne ambasade, te nderhyej me force. Opinioni publik ne kryeqytet, ne pergjithesi, ishte i bindur se ajo gje do te ndodhte e qe vetem ceshtje or-_ Partia, natyrisht, s'do lejonte absolutisht asnje alternative tjeter. Ndryshe, ajo do te kish pasoja te renda per vete vijen dhe prestigjin e saj. Nga ana tjeter, nese pjestaret e familjes Popa do te lejoheshin te dilnin nga Shqiperia, ishte e natyrshme qe episode te tilla do te perseriteshin edhe ne ambasada te tjera.

    Jo! Jo! Alternative tjeter nuk kishte.

    Shteti do te demostronte forcen e vetem forcen.

    Tensioni qe ne kulm. Ambasadori italian Gentile, mbas kerkeses se ashper, kategorike e kercenuese te pales shqiptare, refuzoi t'i dorezoje gjashte te arratisurit. Por, megjithate, ai u dha urdher rojeve italiane qe, ne rast sulmi nga policia shqiptare, te mos benin asnje rezistence. Ne fakt, ai edhe besonte edhe s'besonte ne mundesine e nje alternative te tille. Me teper, i druhej ndonje sulmi spontan popullor, te organizuar nga policia sekrete te cilet mund te hynin brutalisht ne territorin e ambasades per te nxjerre jashte tradhetaret.

    Megjithate, ne ditet qe pasuan, asgje e tille s'ndodhi. Autoritetet, nepermjet nje note te Ministrise se Jashtme, i bene te ditur z.Gentile se, incidenti qe teper i rende e se do kish pasoja te papelqyeshme gjer ne nderprerjen e marrdhenieve diplomatike mes dy vendeve. (Sipas disa burimeve, ne gjirin e Byrose Politike e cila perbehej prej 13 anetaresh, 6 prej tyre kishin mbeshtetur fuqimisht variantin e nje nderhyrje me force ne ambasade. Pra, sulmi dhe nxjerrja forcerisht e pengjeve prej saj, qe evituar vetem per nje vote ... )

    Por, prape, ambasadori italian vazhdonte te mos besonte se nje gje e tille mund te ndodhte. Sic dukej, ai gjykonte se ne fund te fundit, shteti shqiptar me gjithe autoritarizmin e tij prepotent, nuk do nxitonte te gabonte duke demostruar forcen e armet. Nje veprim i tille do shkaktonte reagime nderkombetare. Nga ana tjeter, ne gjendjen e rende e teper te veshtire ekonomiko-politike ku ndodhej vendi, nderprerja e marrdhenieve diplomatike me Italine, nuk do te qe nje vendim i cili mund te merrej me lehtesi.

    Po, kish edhe dicka tjeter, e cila luajti rol te madh pengues ne mundesine e aplikimit te forces e qe ndikoi gjithashtu ne menjanimin e krizes. Ambasada, s'ndodhej ne toke shqiptare, por ne territorin e nje vendi tjeter. Per kete, italianet i paguanin cdo vit e rregullisht qirane pronarit te saj te vjeter, te cilet ishin pikerisht ... SHBA. (Ata i'a kishin blere token shtetit shqiptar sipas konventave nderkombetare qysh gjate mbreterise se Zogut te I - re). Keshtu qe, duke sulmuar ambasaden italiane, shteti shqiptar uzurponte me force nje pjese te territorit te SHBA. Per nje shaka te tille, pavaresisht nga egersia e frazeologjise kunder SHBA, as qe mund te behej fjale.

    Faktikisht, ne rrethana te tilla, autoritetet shqiptare s'bene asnje tentative per ushtrim force, por ndryshuan taktike e vune ne veprim dhelperine. Keshtu, nje dite, papritur, ambasadori italian u thirr ne Ministrine e Jashtme ku u njoftua se qeveria e vendit te tij, sa kish njoftuar se qe dakord e jepte pelqimin per dorezimin e krimineleve. Tani, pengese per mbylljen e incidentit, mbetej vetem ambasadori i cili me kokefortesine e tij, qe bere shkaktari kryesor ne tensionimin e marredhenjeve te mira shqiptaro-italiane. Por, dredhia qe teper e trashe dhe, ambasadori Gentile, u rezervua duke mos bere asnje veprim e duke deklaruar se do te qendronte ne pritje te konfirmimit te lajmit nga Farnesina (Ministria e Jashtme ne Rome).

    Edhe mbas atij deshtimi, shteti shqiptar vazhdoi te mbaje ne fuqi tensionin dhe gjendjen e jashtezakoneshme perreth ambasades. Gjate gjithe asaj periudhe, ajo mbeti vazhdimisht e rrethuar me police, civile te Sigurimit si edhe furgone me aparatura qe pergjonin bisedat telefonike te diplomateve. Me larg saj, nje duzine veturash po te Sigurimit, qendronin te parkuara pergjate trotuarit, i cili qarkonte ambasaden italiane dhe ate franceze.

    (Natyrisht, ajo pamje rrethimi luftarak, nuk i jepte ndonje imazh te bukur kryeqytetit shqiptar. Shoqeruesit e grupeve te pakta turistike te cilet kalonin ne Rrugen e Elbasanit, ishin udhezuar qe me cdo kusht t'u terhiqnin vemendjen turisteve, ne menyre qe ata te mos i hidhnin syte nga rezidenca e ambasades italiane qe i ngjante nje fortese te rrethuar nga te kater anet)

    Gjate asaj periudhe, - kujton nje diplomat i huaj - ne nje darke zyrtare, zv/ministri i Puneve te Jashteme, S.Plaka, duke i rene me grusht tavolines ku kish zene vend, tha me inat e ze te larte: Edhe sikur, ata njerez qe jane strehuar aty te rrojne njeqind vjet, ne do t'a mbajme te rrethuar ambasaden italiane, po per njeqind vjet... !

    Me pas, ambasadori italian kish marre nje leter te shkruar ne menyre vullnetare nga nje grup qytetaresh te Tiranes, te cilet i shkruanin se ishin te indinjuar nga mbrojtja qe ai u bente rrugaceve tradhtare. Natyrisht qe, edhe ajo tentative e ideuar nga Sigurimi, nuk beri asnje efekt. Pas kesaj, hyri ne veprim shtypi i cili nisi nga kercenimet duke e akuzuar ambasadorin Gentile direkt, si nje person me te kaluar fashiste. Por, megjithate, nga ajo situate plot tensione, ne fund ishin italianet qe dolen te fituar. Vete ambasadori, i kish treguar nje kolegut te tij ne konfidence se, tek kalonte para dyqanit te vetem ku psonisnin diplomatet, shpesh here ish ndeshur me te rinj qe i thoshin me ze te ulet: Viva Italia ! ...

    Sigurisht qe, ne rrethanat e krijuara, cdo diplomat italian gjurmohej ngado qe shkonte. Kur ecte me makine, biciklete apo ne kembe. Keshtu, sa here qe delnin nga ambasada, veturat e tyre kontrolloheshin imtesisht, fill mbasi kalonin pragun e saj. Me pas, pa bere as dyqind metra, te tjere police e civile, perseritnin po te njejten gje. Natyrisht qe, ne ato kushte, italianeve u duhej te ruanin vazhdimisht durimin e gjakftohtesine, per te evituar ndonje incident te mundshem e me pasoja.

    ... Kater motrat e dy vellezerit Popa, u strehuan per me teper se kater vjet ne dy dhoma te vogla te ambasades italiane. Ne fillim, ata ishin plot shpresa, por me vone, kur puna e tyre nuk s'gjente zgjidhje, ata u tremben se mos i dorezonin. Por, edhe kur u siguruan se do ishin vazhdimisht nen mbrojtjen e shtetit italian, ata rrojten me friken se nje dite njerezit e Sigurimit do te arrinin t'i rrembenin ose, ne te kunderten, do te vdisnin aty te mbyllur si ne burg, pa e provuar kurre lirine e enderruar.

    Gjate asaj periudhe, nga frika, asnje prej tyre s'guxonte te dilte qofte edhe per pak caste jashte pragut te shtepise a ne kopshtin e ambasades. Ata druheshin se mund te goditeshin se largu prej ndonje snajperi. Kur, ne majin e vitit 1990, fill mbas vizites se sekretarit te pergjithshem te OKB -se, Perez de Kuelar, qeveria shqiptare dha lejen per largimin e tyre drejt Italise, fati i familjes Popa pothuajse qe harruar krejtesisht.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    E po pastaj, Sukthi Vogël?
    Qefi modh se ikën në Itali. Unë nuk dënoj ligjet çnjerzore të komunizmit në Shqipëri por efektet që kishte izolimi pothuajse i plotë i qytetarëve të saj me botën e jashtme.. Mendoj se tensionimi i situatës prej Popajve qe më tepër artificial se sa i vërtetë. Unë e di mirë se qeverisë nuk i bëhej vonë se u arratis apojo filan fisteku. Kjo temë lyp një hapsirë tjetër, një rubrikë që të mund të trajtojë në mynyrë të mirëfilltë. Që të mund të mundohemi t'i japim përgjigje majt pyetjeve, si: Pse nuk duhej të largoheshin njerëzit nga Shqipëria? A kishte vërtetë një platformë komb-bërëse PPSH-ja? A ishte ndërtimi i vendit me çdo kusht prioritet i Partisë Së Punës apo puna përdorej si mjet i edukimit të njeriut për vendin, mbrujtjen e karakterit? A duhet vlerësuar puna e qeverisë dhe e Partisë së Punës për mbështetjen e kulturës e traditës familjare, kur pothuajse përzgjedhja e beqarnisë qe kthyer në tabu, sikurse edhe homoseksualiteti, pederastia, lesbianizmi ( unë përvete kurrë nuk pata dëgjuar për lezbianka para se të largohesha nga Shqipëria). A ishin këta fenomene që sapo përmenda rezultat i lirisë së fjalës e veprimit apo njerëzit shndërrohen në të tillë se nuk ka konture të dukshme që ndan të moralshmen me të pamoralshmen, të mirën nga e keqja. A duhet të lozë rol edukativ feja? Nëse po me çfarë e mbështet ajo mësimin, me çfarë e ndëshkon ajo sakrilegjin, krimin, mëkatin?
    Me siguri unë dola nga tema. I lutem moderatorëve ta vënë këtë postim në rubrikën e duhur. (ose fshijeni krejt se nuk bëhet qameti, ashtu si nuk bëhet qameti pse mendoj kështu si mendoj)
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... pastaj Pellazgu, erdhi Korriku 1990, ishin ata qe i kishin bere analizen Partise Punes, ishin ata qe i kishte pare kurrizi pune nga mengjesi deri ne mbremje dhe jetonin "me gjithe te mirat" e parajses komuniste, ishin ato intelektuale qe "i kishte shkuar gjuha aty ku s'duhej" dhe kishin perfunduar burgjeve e ishin ata qe per nje kusheri te internuar 50 vjet me pare duhet te vuanin peshtymen e "njerzillekut enverist"...
    ... nqs nuk kishe degjuar me pare per homoseksualitetin, nuk di çfare te them, por te them qe kane pas ekzistuar homot meshkuj dhe femra dhe njiheshin se kush ishin pak a shume ...
    ... nqs kishte PPSh nje platforme komb-berese, nuk besoj se e kishte se nuk behet kombi duke mbjelle urrejtje klasore ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Postuar me pare nga Pellazgu: "A duhet vlerësuar puna e qeverisë dhe e Partisë së Punës për mbështetjen e kulturës e traditës familjare.....,

    Bah ? Qekur keshtu e paskemi pasur spiunllekun ne familje tradite ne shqiptaret? Jo per gje po ti ne rradhe te pare si ish ( apo dhe present ndofta) komunist duhet ta dish me mire se ne te tjeret...jo per gje po e ke patur tek "Dekalogu" i komunistit ( pika 8 nese nuk e mban mend) persa i perket INFORMACIONIT.
    Nuk e paskemi ditur qe shqiptari e paska pasur tradite familjare persekutimin e te pafajshmeve....prandaj ua u internonit familjet "armiqve" ju ? Per te ruajtur traditen?

    Sa per homoseksualitetin, ne krye te PPSH e keni pasur , mos u qani kot...."Dulle" Enverin e therrisnin ata qe e pallonin , jo niperit e mbesat!

    Popajt ishin deshmi e gjalle e "ligjshmerise" socialiste, ku njerezit burgoseshin e internoheshin me vendime komisionesh, packa se askush nuk kishte votuar per keto komisione. Popajt ishin deshmi e gjalle e dhunes se eger komuniste, qe paten guximin dhe bene TE PARET ate qe do ta benin me vone rreth 1,5 milione shqiptare te tjere.

    Sa per ndertimin e vendit....lere aman me qafsh se po e shofim se cfare ndertimi eshte bere....Prandaj po rrine njerezit sot pa drita e pa uje se i kishte ndertuar te gjitha Partia jote e qelbur....Prandaj flinin nga 7 veta ne nje dhome ( apo dhe kete e kishin nen kuadrin e ruajtjes se tradites?) se me paret e popullit ngriheshin bunkere per tu bere nevojtore!

    Ne te gjithe boten perdoret ARSIMIMI si mjet edukimi i njeriut! Puna e detyruar apo "vullnetare" perdoret per ndeshkim! Zotria juaj e pame sa e keni ndritur me edukimin e njerezve ( ku intelektualet i rrasnit ne burg dhe i detyront te thyenin gure, duke vene brigadiere te tyre injorante e xhahile me 5 klase) . Po e shofim dhe sot e kesaj dite ku shqiptaret jane katandisur te shesin motrat e tyre per te fituar nje cope lek....Kur deri dje Partia i mesonte se ishte gje e mire te spiunoje mamane e babane, vellain apo xhaxhain, sigurisht mbas 5-10 vjetesh do jete perseri mire te marresh komshijen ta cosh prostitute ne Itali! Ky eshte edukimi qe u keni bere njerezve....Dhe me e keqja eshte se krenoheni me te!!!
    Dhe aty nga fundi i viteve 89-90, kur te tjere "Popaj" kerkonin nje rreze dielli per tu ngrohur duke u arratisur nga "ferr" i edukimit qe Partia juaj kishte krijuar, ju i ekzekutonit pa gjyq. Perse? Apo dhe keta mos valle ju shkaktonin incidente diplomatike ne mes te gerxheve te kufirit shqiptaro-grek apo atij shqiptaro-jugoslllav? Dhe ketyre prandaj jua u merrnit jeten ? Per ti edukuar? Apo ka qene dhe kjo tradite e shqiptarit te ekzekutoje te pambrojturit, femijet etj?
    "Who is John Galt?"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Shiko, Toro dhe Skuthi!
    Në radhë të parë, bën gabim që më drejtohesh mua sikur unë i kam bërë persekutimet. Unë nuk do merrem këtu me prezantimin tim por të flasim për temën.
    Sa për spiunzhin , ( kjo është tema) shiko sot se ç'bën spiunazhi. Vendi më demokratik, ligjor dhe më i sofistikuar teknologjikisht e mbështet punën e kundërzbulimit (spiunazhit) tek njerëzit, dmth, spiunët. Kapja e Sadam Huseinit u krye bazuar mbi të dhënat njerëzore, spiunët. Lufta kundër Irakut me pretekstin e posedimit të armëve të shkatrrimit në masë u mbështet nga të dhënat (edhe ashtu të rreme) e spiunëve. Vetë departamenti i dezinformimit, që është pranuar nga vetë krerët e administratës Bush u krijua për të bërë atë që e thotë qartazi vetë emri i departamentit- dezinformim. Po ashtu qeveria demokratike amerikane u bëri thirrje popullit amerikan që të ishin vigjilentë. Të raportonin tek Homeland Security çdo sjellje, shprehje a manifestim të dikujt që nuk dukej "normale, e dyshimtë". Mos vallë kemi të bëjmë me një qeveri a sistem të tipit Enverian tani në Washington? Apo të gjitha qeveritë përdorin të njëjtat taktika të vënjes së popullit kundra njëri=tjetrit?. Pastaj , unë nuk e di se ku banon ti, por në 14 vjet në Amerikë, unë kam vënë re shpesh herë që njerëzit, e kanë më të kollajtë të thërrasin policinë falas se sa të bëhen fuksa me pare si 1200-çat në Shqipëri. Ka dhe nga ato me pare. Sa për punë të detyrueshme, mos bëj dëngla se edhe në Amerikë bëhet punë e detyrueshme. Targat e makinave bëhen nga të burgosurit p.sh. Por, këtu po flasim për Shqipërinë dhe nuk bën pa bërë krahasime, madje unë po e krahasoj me më të mirën dhe jo më të keqen që ka bota, apojo. Unë kurrësesi nuk mbroj ndëshkimin e të pafajshmit, përkundrazi, nuk kam zë më të fuqishëm që të protestoj. Gjithësesi, mendoj se shumëkush, edhe këtu në Amerikë beson në nocionin se "Ç'lind prej maces gjuan për mij" Këtu i thonë Molla s'bie larg nga pema (Apple does not fall far from its tree). Nëse don të nënçmosh gjithçka që u bë në Shqipëri për 50 vjet socializëm, je i lirë të bësh edhe atë sot, por puna është se me se e mbështet. Shkollat e Enverit janë po ata ku mësohet (edhe pse të shkatrruara nga vetë njerëz si ti, ndoshta). Janë po ata hidrocentrale që ndërtoi Enveri (dmth ti e unë bashkë). Ndërsa termocentralet, sot jemi bërë (apo kështu kemi qenë gjithmonë) dembela e nuk nxjerrim më qymyr për t'i mbajtur gjallë) ndaj ngrejmë kokën lart nga qielli me shpresë se do bjerë shi e të kemi drita për të parë e dëgjuar rrenat e Salave me Tosat për 15 vjet tashmë. Politika e gabuar Enverjane bëri të mundur përafrimin e miqësisë për ndihmë teknike me dy vende më të forta si Rusia e Kina. Për 15 vjetët e para 45-60 u bë gjithçka ruse në vend nga traktorat, tornot, kombajnat, kombinatet, armët e gjithçka tjetër. Për dhjet vjet tjera 67-77 Kina u bë furnizuesja e gjeithçkaje që nuk bënim dot vetë, kombinate, makineri të ndryshme, turbina, termocentrale, hidrocentrale, teknologji të reja bashkëkohore, nga prehsja e lapsave tek radarët e kontrollit ajror. Po ashtu nga Çekia u soll sistemi i lokomotivave e shumëçka për të mirmbajtur hekurudhat apo edhe radio-difuzionion, nbë mos jam gabim. Shiko se u ndërtua një sistem shkollor, mjeksor edukativ që nga çerdhja e deri tek studimet pasuniversitare falas. U përkrah fukarai! U ndriçua i papari dhe mendja e të pa mësuarit. Arriti shkalla e analfabetizmit në zero për moshat për shkollim. Nuk mbeti njeri pa shkollë. Sot, për 15 vjet "demokraci" u pasurua hajduti, u përçmua i shkolluari, u detyrua truri i kombit të dëbohet, jo në spaç e burrel por në kanada, Australi, Argjentinë, Amerikë e kahmos. Ke një popullatë që pas edhe 10 vjetësh do të shëmbëllejë me vitin 1920 për nga shkollimi, ngritja intelektuale. Por do të kenë celularë për të mundësuar ikjet edhe të atyre për kushedi se ku por veçse në Shqipëri, Jo!
    Rroftë Demokracia! Poshtë Socializmi!
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  6. #6
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Zoteri Pellazgu
    Tema nuk eshte spiunazhi....Ke ngaterruar forumet....Tema eshte azili politik i Popajve dhe buja qe beri ne ate kohe ne opinionin publik shqiptar si dhe ngaterrimet qe i solli qeverise shqiptare.

    Gjate 50 vjeteve te qeverisjes se Hoxhes gjithsej gjithsej u ngrit 1 ( nje) universitet, ai i Tiranes ne 1957, kur marredheniet me Bashkimin Sovjetik filluan po ftoheshin dhe Enveri me shoke nuk e shifnin me sy te mire studimin e te rinjve shqiptare ne nje vend qe kishte denoncuar stalinizmin!
    Sa per edukimin falas, qe nga cerdhja deri ne universitet, shumica derrmuese e shteteve te Evropes Peendimore i kishin dhe gjitha keto te "mira" pa pasur Enver Hoxhen e Partine e Punes ne krye! Ia kerkonte koha dhe momenti!
    Sa per fukarenjte qe u perkrahen, per cilet e ke llafin? Per mjelset e lopeve dhe karrocieret qe u vune ne krye te shtetit, ndersa intelektualet me shkolla ne Perendim dergjeshin burgjeve , per keta e ke fjalen?
    Te gjithe , shqiptare e te huaj thone se SHQIPERIA ISHTE VENDI ME I IZOLUAR ne Evrope...Si ka mundesi qe nga ky vend kaq i izoluar ( ku deri dhe kenget e huaja ndaloheshin me ligj, mijera libra ishin cilesuar si te verdhe dhe ishin ndaluar, kinematografia bashkekohore as qe nuk ekzistonte dhe Liria e Fjales ishte vetem nje shprehje qe ekzistonte vetem ne Kushtetuten e vendit, por si nocion nuk njihej) te kete ndricuar kaq shume njerezit, kete shpjegim mund te na e japesh vetem ti! Nese Enver Hoxha e PPSH e ndricoi Shqiperine duke e izoluar dhe sterilizuar komplet, po Ahmet Zogu qe i conte shqiptaret te studionin jashte me bursa te shtetit cfare i paska bere?

    Dhe mos me thuaj nuk mbeti njeri pa shkolle....Time me nuk e lane te mbaronte gjimnazin dhe e internuan sepse nuk pranoi te mohonte te atin....Doemos, pra...prishi traditen e shqiptarit te mohosh prindin apo jo?

    Le te kalojme tek "teknologjia" e Kines -ku pasi iu gervisht boja makinerive te Kombinatit "Mao Ce Dun " ne Berat, doli qe ishin te vitit 1949 dhe jo te vitit 1965 sic na i kishin shitur kinezet ne 1977!!!!! Mos valle ishin arritje teknologjike makinerite e Kombinatit Stalin qe ruset na i sollen peshqesh? Mbanin daten e vitit 1897 te lutem shume....Te perdoresh teknologjine e 1800 ne vitin 1957 na qenka arritje? Apo mos valle Metalurgjiku i Elbasanit qe krijonte deficit cdo dite 2 milione dollare ( teknologji e viteve '40)!

    Cme permend kombajnat a lumemadh....Gjithe Shqiperia ne kulmin e saj ka pasur 34 kombajna te cilat mblidheshin ne fushat e Myzeqese sa here qe do jepeshin lajmet per korrjet ( kete e di nga gazetari i TV qe i bente reportazhet per korrjet e asaj kohe) dhe ti dhe une krenoheshim se sa perpara kishim ecur ( keshtu na e mbushnin mendjen dmth)... Sa per radare te kontrollit ajror....duket se ku eshte aeroporti i Rinasit....as radare per te kontrolluar territorin e Republikes ka , as antar i IAFA eshte....Qe te futen aeroplanet e Albanian Airlines ne Shqiperi, duhet te marrin leje nga radistet e Italise!!!!!!!!! Dhe kjo ishte qe ne kohe te Dulles, jo me sot!

    Dhe mbi te gjitha keto....Shteti me i lumtur ne bote, shteti i vetem pa taksa qe nuk i kishte "borxh" askujt, ne vitin 1992 kur nderroi qeveria komuniste ne ate te Berishes na doli me 300 milione dollare borxhe.....Perparim i madh ....Te tilla pacim perhera.....Ah re Enver djali....pse nuk merr nga ditet e mia ashtu sic je prej allciri reeeeee!
    "Who is John Galt?"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Ndjesë! Paskam qenë duke lexuar spiunazhin.
    Gjihtësesi, Toro, ja ku jemi prapë mbi përparimet apo prapambetjet si rezultat i demokracisë apo mungesës së saj. Unë për vehte nuk mund ta lidh zhvillimin e një vendi doemos me lirinë e fjalës,shtypit, tubimit e fesë. Janë një sërë faktorësh që çojnë në zhvillim. Së pari janë burimet natyrore, pastaj njerëzore në bashkëpunim me një klasë politike e kuadër teknik që mundësojnë mirëqenjen apo më mirë mundësojnë bollëkun e rehatinë që sjell thjesht zhvillimi teknik me bollëkun e të mirave materjale. Kërkesat apo ankesat për mungesë lirie fjale janë p.... me rigon. Unë për vehte jam i bindur se një shoqëri prodhon aq ligje sa ia lejon ajo vehtes, ose më saktë volumi i ligjeve tregon shkallën e prirjes së asaj shoqërie për krime. Dikush mund ta masë lirinë e një shoqërie me kutin e kodit penal: Sa më shumë ligje, aq më pak liri. PIKË! Ah! Do thuash drejtësi?! Edhe drejtësinë që blihet me para po e shohim çdo ditë. Mos u mundo të debatosh mbi këtë se e ke të humbur. Të lutem shumë: Ato Popajt tuaj deshtën të iknin nga Shqipëria kur nuk u lejohej. Për vehte jam i sigurt se po t'i kish hapur dyert Enveri atëhere nuk do iknin aq sa kanë e aq sa duan të ikin nga Shqipëria sot pas 15 vjetëve liri e demokraci. Pra, ne vuanim për një çikë begati ( pikërisht ajo që na mungon edhe sot) e jo për liri. Ato ligje kishte ai sistem, atyre ligjeve do tu bindeshim neve. Atyre fakteve të tua shumë lehtë mund tu kundërvihesh, por nuk ia vlen. Kot sa për argument: Shqipëria nuk kishte 34 kombajna se vetëm SMT-ja e Kavajës kishte nja 20 copë. Dihet që Kavaja nuk ishte ndonjë rajon kushedi se çfarë për drith. Vetëm shkolla e mesme Mekanike Bujqësore në Shkozet kishte dy autokombajna vetëm për parktikë mësimore. Për Universitete e ke fjalën? Si i thënke një Universitet kur kishte Filialet e tij në Gjirokastër, Kamëz, Korçë, Shkodër e Vlorë. Pak janë?!
    Ato Popajt a tu nuk e lëkundën vijën socialiste në 86-tën sepse ato vërtetë ishin pa rëndësi. Ti ndoshta i ke të tutë vëretetë e mundohesh t'i rrisësh peshën që kanë patur, dhe mirë bën se i veti bën për të vetin por mos na e bëj qimen tra tashti se s'ka lezet.
    Po e shikojmë sot se sa zhvillim ka marrë Shqipëria me eksportin e prostitucionit, organeve të fëmijëve, drogës, etj... Nga 14 filma në vit që u prodhua në Shqipëri gjatë 15 vjetëve të fundit të socializmit, tani për 15 vjetët e para të lirisë as nuk janë prodhuar 15 filma gjithsejt ( 1 në vit). Analfabetizim po ulet këmbëkryq e s'do ketë ndërmend të çohet.
    Ju vazhdonu ngrini në piedestal veprën e ndritur të Popajve që deshtën të iknin nga Shqipëria e u futën në Ambasadën Italiane. Uau! Ata i ndritën faqen Shqipërisë e ia nxinë Ramiz Alisë me kompani!Urraaaaa!
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  8. #8
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Dmth ti Pellazg je dakord me ate shprehjen "Ishim me mire kur ishim me keq"!

    Pikerisht ato SMT e NB, ato universitete e prona socialiste na prune ketu ku jemi. Shkaterrimi i prones private, qe nuk po e zgjidhin dot edhe sot; "deformimi" i karakterit te njeriut. Krijimi i "njeriut te ri" ishte katastrofa tjeter e shqiptareve. Duke e zhveshur nga cdo moral dhe fe, u krijua njeriu me bindje idiote (te kujtohet ajo gruaja e Beratit parvjet ne konferencen e PS?). Ishin keta lloj njerezish, pa din e iman, qe pas '90 u bene te paret te vjedhin, te shkaterrojne apo edhe te vrasin.

    Historia e Popajve ka rendesi se ata hapen rrugen per te tjeret dhe ishin te paret qe treguan se ai shtet ishte tiger, por prej "letre".

  9. #9
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Pellazg, mos u bej nostalgjik per ate sistem te urryer. Thua se jeton ne Usa, nqs do te ishte ai shtet qe ti ke nostalgji, fisi jot do te ishte i teri i persekutuar, do t'i mbyllje deren shtepise, dhe pse, sepse vendose te kaloje kufirin shteteror, dhe per nje veprim tendin qe te ishte merzitur shpirti duhet ta vuante gjithe fisi. Vetem kete mendo, dhe jo te ishe i denuar politik, do t'i kishe bere hatane gjithe fisit e lagjes ... harroje ate kohe te urryer ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #10
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga Pellazgu
    Ndjesë! Paskam qenë duke lexuar spiunazhin.
    Gjihtësesi, Toro, ja ku jemi prapë mbi përparimet apo prapambetjet si rezultat i demokracisë apo mungesës së saj. Unë për vehte nuk mund ta lidh zhvillimin e një vendi doemos me lirinë e fjalës,shtypit, tubimit e fesë. Janë një sërë faktorësh që çojnë në zhvillim. Së pari janë burimet natyrore, pastaj njerëzore në bashkëpunim me një klasë politike e kuadër teknik që mundësojnë mirëqenjen apo më mirë mundësojnë bollëkun e rehatinë që sjell thjesht zhvillimi teknik me bollëkun e të mirave materjale. Kërkesat apo ankesat për mungesë lirie fjale janë p.... me rigon.
    Meqe une nuk mund te lodh me teper koken duke te mbushur mendjen sesa dem i ka bere komunizmi Shqiperise, krahaso SHBA dhe BS ( meqe jane te dyja vend eme faktore te perbashket te njejte ne pasuri natyrore, njerezore etj etj)...Ku eshte SHBA sot dhe ku eshte Rusia!!!!

    Ato ligje kishte ai sistem, atyre ligjeve do tu bindeshim neve. Atyre fakteve të tua shumë lehtë mund tu kundërvihesh, por nuk ia vlen.
    Ne baze te Kushtetutes se RPSSH , liria e fjales dhe e shprehjes ishin te drejta te mbrojtura nga Kushtetuta dhe te "garantuara" nga shteti socialist. Po i njejti shtet i fuste njerezit neper burgje ne baze te ligjit antikushtues per agjitacion-propagande sepse thonin se nuk kishte ...patate ne pazar, apo se thjesht degjonin emisionet e radios te shteteve te huaja. Nuk ekzistonte asnje ligj ne Shqiperi qe te ndalonte njerezit te degjonin BBC apo Zerin e Amerikes, por ama ne realitet njerezit e hanin Spacin e Burrelin. Ne baze te cilet ligjeve praktikohej denimi familjar ( internimi dhe debimi , pushimet nga puna etj), nderkohe qe ky ishte i ndaluar me Kushtetute?
    Pra problemi ishte se ligjet, qe vete komunistet i kishin hartuar, vete i kishin votuar, vete nuk pranonin ti zbatonin dhe perdornin "double standarts" sic iu donte qejfi.....Prandaj iken Popajt, prandaj kerkuan te iknin me mijera te tjere nga 1945 deri ne 1992, prandaj iken dhe ata 1,5 milione te tjere mbas '92....Sepse iu kishte humbur shpresa se ndonjihere ne Shqiperi do te zbatoheshin ....ligjet!

    Kot sa për argument: Shqipëria nuk kishte 34 kombajna se vetëm SMT-ja e Kavajës kishte nja 20 copë. Dihet që Kavaja nuk ishte ndonjë rajon kushedi se çfarë për drith. Vetëm shkolla e mesme Mekanike Bujqësore në Shkozet kishte dy autokombajna vetëm për parktikë mësimore. Për Universitete e ke fjalën? Si i thënke një Universitet kur kishte Filialet e tij në Gjirokastër, Kamëz, Korçë, Shkodër e Vlorë. Pak janë?!
    Ne Vlore Universiteti u hap pas '92....me pare filiale apo jo, ne te gjitha qytetet e tjera ishin dege te Universitetit te Tiranes. Pra sido qe ta dredhesh muhabetin ishte vetem NJE uniiversitet! Psh nuk dihet te kete ekzistuar Universiteti i Kamzes, por Instituti Bujqesor i Kamzes, dege e Universitetit te Tiranes.....Eh nje cik llogjike ....Nuk do behej praktika si do mbillej misri foragjer ne Bulevardin Stalin apo jo?
    Sa per kombajnat....lajmin nuk e nxora nga xhepi....reporteri qe ma ka thene ka qene ai qe i bente reportazhet ne kohe te Dulles...ai me mburrej se Partia ia krijonte taman kushtet per reportazh ( e kujtonte me nostalgji kete kohe - komunist i terbuar deri ne ditet e sotme) kur i sillte gjithe autokombajnat e Shqiperise ( 34) ne Lushnje per ti filmuar ai....DHe tani ne kohe te Nanos ne TVSH e ke....

    Ato Popajt a tu nuk e lëkundën vijën socialiste në 86-tën sepse ato vërtetë ishin pa rëndësi. Ti ndoshta i ke të tutë vëretetë e mundohesh t'i rrisësh peshën që kanë patur, dhe mirë bën se i veti bën për të vetin por mos na e bëj qimen tra tashti se s'ka lezet.
    Popajt nuk i kam asgje. Dhe nuk duhet ta kem kedo qe perkrah apo marr ne mbrojtje timin .....Popajt i dhane nje "grusht" te mire turinjve arrogances se diktatures dhe i treguan me futjen e tyre ne ambasade shqiptareve te tjere rrugen se si luftohej sistemi ne menyre paqesore. I treguan shqiptareve se megjithe dhunen e pajustifikueshme, perseri ka shprese. Se Perendimi nuk do ti linte ne kopshtin zoologjik te xhungles komuniste...Fill pasi Popajt u lejuan te ikin, nuk kaloi me teper se 2 muaj dhe dolen 6000 "Popaj" te tjere...2 korrik 1990!!! Ambasadat....Pas 6 muaj, 30 mije "Popaj" te tjere do te vershonin ne Krishtlindjet e 1990 ne kufirin grek per te pasur shpresen te benin Vitin e Ri ne Greqi.Ne janar ata u bene 300 mije.....1 vit fiks mbasi u Popajt iken, ne mars 1991 ndodhi eksodi i madh me anijet....Kesaj rradhe Popajt ishin 40 mije....Dhe ne kete vit Shqiperia ishte akoma zyrtarisht shtet komunist. PPSh ra nga pushteti 1 vit me vone, ne 1992!
    Dhe nuk te permenda fare ata "Popaj" qe i lane kockat ne kufi nga plumbat e ushtareve shqiptare....Tentativa per arratisje ishte nje "krim" qe denohej me 15 vjet heqje lirie mos Pellazg, jo me vdekje....Keshtu sikur nuk thoshte ligji? Apo ai ligj zbatohej sipas qejfit? He?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toro : 17-06-2004 më 22:19
    "Who is John Galt?"

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Ne nji kohe kur ne Shqipni "100%te votave ishin per PPSH" zyrtarisht u pranonte qi se pakut 6 vete mendojshin ndryshe pa mujte me thane qi ishin kriminele apo hajdute. Gjashte njerez te thjeshte nuk e dojshin ate regjim e kjo presupozon te drejten mos me e dashte. Pra ishte pranimi i detyrueshem per regjimin i te menduemit ndryshe. Si edhe vuni ne pah sa qesharak bahet nji regjim kur don me ndalue ate qi s'mund te ndalohet ma (qesharake skenat e kontrolleve te makinave te punonjesve te ambasades e ndjekja e tyne nji meter mbrapa edhe kur delshin me biciklete, vetem per presion, si edhe tane ai rrethim ushtarak sup per sup.). Asht e vertete qi kjo s'e ban me ra regjimin, por bahet nji simbol qi len gjurme ne ndergjegjet e njerezve. Nuk ishte ma fytyra e plotfuqishme dhe e pamposhtun e regjimit, por ajo qesharake dhe e ulet qi vihej ne pah si edhe pafuqishmenija me i shpetue asaj qi tashma ishte vetem problem kohet. Kjo s'asht pak per nji popull skajshmenisht te robnuem. Nji popull i tane ishte i robnuem e 6 vete te rrethuem prej gardhit me hekura e prej nji ushtrijet ishin te lire. Paradoks qi gjindet vetem ne komunizem! Njerezit "e lire" kishin frige edhe me fole, ato jo tashma. Cili ishte izolimi athere e cilet ishin ne fakt "te burgosunit"?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkodra13 : 18-06-2004 më 03:36

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Shiko Toro!
    Tek ty, duket që Popajt kanë lënë mbresa të pashlyeshme. Mendon se ata i dhanë një grusht dërmonjës turinjve të tigrave socialistë prej letre. A s'më thua, kur do dalin prapë ato popajt e sotëm për të dërmuar turinjtë kuçedër të të gjitha formave. A s'më thua ti Toro, a ndonjë si puna jote këtu, vallë kur kanë dasht të ikin më shumë nga Shqipëria në kohën e Popajve apo sot, dhe pse!
    Unë i quaj trapa, madje, maskarenj ata që u arratisën nga SHqipëria në kohën e Enverit kur e tërë familja e farefisi vuante të zinjt e ullirit pas. Jo sepse vetë jam larguar nga Shqipëria me 30 Korrik 90 por me sinqeritet ta them se kam patur mundësi të largohem më përpara, bile shumë më përpara por qe pikërisht dhembshuria për familjen që do linja pas të vuante prej meje. Jo edhe aq shumë ekonomikisht sepse jeta në internim nuk ishte më e vështirë se në kooperativë.
    Sikur çdo Shqiptari sot t'i jepej viza për tu larguar nga Shqipëria, atje nuk mbetet asnjë këmbë njeriu. Jo vetëm në Shqipëri do të ngjette kjo, por ne po flasim për Shqipërinë dhe ne Shqiptarët. Ka një parim për ruajtjen e njësisë shtetërore. Dje, Enveri e mbronte me ligjin e internimit, sot mbrohet me bllokadën e vizave. Ka një bashkërendim të kësaj politike mes qeverisë shqiptare dhe atyre vendeve ku kërkohet më shumë për të shkuar. Madje, sot ka një politikë absurde. Nga njëra anë vështirësohet largimi i shqiptarëve, por në të njëjtën kohë vështirësohet edhe riatdhesimi jonë me rrethanat që i dijmë të gjithë. Jo vetëm kaq, por edhe regjistrimi i fëmijëve tanë të lindur jashtë Shqipërisë vjen e bëhet gjithnjë e më i vështirë. Pse! (Kjo kërkon një temë tjetër) Ndaj, për mendimin tim, nuk ia vlen të përqëndrohemi me Popajt por me atë që po ngjet sot. Në mos hapja e Ambasadave me 2 Korrik 90, diçka tjetër do të sillte fundin e sistemit komunist në Shqipëri, por kurrësesi nuk duhet të kënaqemi vetëm me përmbysjen e tij, sepse po rritet një gjeneratë kot së koti pa din e iman. Shqipëria po kalon ditët më të vështira. Tosat e Salat atë duan të merremi me evokimin e Popajve e të thurim lavdi demokracisë në pashpresshmëri të tejskajshme. Shiko ku jemi katandisur. Pothuajse të gjithë ne ( me përjashtim të disa si Popajt që nuk duan tja shohin bojën më Shqipërisë) ikëm me lot në sy nga ai vend për tu kthyer një ditë e të rinisim jetën aty ku na bëri koka bam. Po plakemi rrugëve të botës vetëm me shpresë se një ditë do bëhet mirë. Na tallin në Shqipëri kur themi se do bëhet mirë. Dhe të drejtë kanë. Ikim prapë me zemër të plasur. Më janë bërë 9 herë në 14 vjet që jam kthyer në Shqipëri, ashtu si mjaft të njohurit e mij. Po çahet betoni në Rinas nga lotët tanë. Ashtu edhe platformat e trageteve porteve detare Durrës e Vlorë. Ma do mendja se ato Popajt tuaj as nuk e kanë çuar ndërmend të kthehen në Shqipëri. Kam takuar mjaft, edhe këtu në Amerikë nga ato tipa. (nuk spekulloj!) Lum Shqipëria që nuk i ka më. Bart Amerika sa të duash plehra si ata! Unë as nuk kam pse ia quaj për nder Popajve se i paskan dërrmuar turinjtë socializmit. Ka të tjera gjëra më me rëndësi në jetë për njeriun se sa rrëzimi a ngritja e një sistemi a personi në/nga pushteti. Gëzimin e mirëfilltë unë e shikoj tek lindja, rritja, martesa e fëmijës. E shoh tek njerëzit mblidhen në të të tilla gazmende e urojnë njëri tjetrin për to. Pse jo, edhe kur mblidhen në të keq. Ka lezetin e vet edhe kur e përcjell fëmija prindin për në botën tjetër. I madh e i vogël shkon në varrim . I hedhin një grush dhe. I kujtojnë jetën, vlerat e tij/saj në jetë. Kurse kështu si jemi katandisur sot nuk kam pse t'i gëzohem qindra stacioneve televizive në Shqipëri, me qindra të tjera radio, gazeta, miliona audio e videokaseta. Sa nga ne ka shkuar në takimet e maturave? Sa nga ne ka qenë në çdo dasëm e më keq në varrime të të dashurve. Mua më vdiqën të dy prindërit e nuk u isha pranë! Më janë martuar 15 nipër e mbesa dhe vetëm në 2 prej të cilëve u kam qenë në dasëm. Fëmijët tanë nuk, njohin njeri tjetrin. Më mirë si ato Popajt tuaj pa të tillë?! Ëh! Ama, lum si ne se parrullat nuk shkruajnë më Lavdi PPSH e Rroftë shoku Enver Hoxha!, por Astir Bija, Më në fund e gjeta Karrelian! Duam paret tona! Me ne fitojnë të gjithë! Ik or lali ik, shko e ngushëlloji Popajt se kanë jetuar kot si njerëz e kot jetojnë. Leri grushtat socializmit se nuk ka ndritur dielli ende që 15 vjet! E as nuk duket gjëkundi në horizont!
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  13. #13
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Pellazg, paske nostalgji per kohen e enverit, nostalgji te theksuar, thua qe femijet nuk e njohin njeri-tjetrin, qe ke munguar ne hidherimet e gezimet familjare etj etj Atehere pse nuk kthehesh ne Shqiperi, transferoje komplet jeten ne Shqiperi dhe beji balle realitetit ne Shqiperi ashtu siç i bejne balle ata qe jetojne ne Shqiperi. Mos do te thuash qe ishe frikacak dhe s'kishe by-the te perballoje jeten ne Shqiperi, jo Pellazg, ishe guximtar qe vendose t'i beje balle nje jete te veshtire ne nje vend te huaj, ku nuk te njihte njeri dhe ku duhej te perballoje veshtiresine me te madhe, largesine dhe MALLIN. Keshtu ishin dhe Popajt o Pellazg, i kishin provuar te gjitha, por nuk mbante me uje pilafi, kishte arritur thika ne kocke. Keshtu jo vetem per Popajt, por edhe per shume te tjere. Kujton se nuk e kane pyetur by-then ata perpara se te tentonin te kalonin klonin ne kufi, ishte jete a vdekje, por kishin arritur aty ku nuk duronin dot me.
    Ishin vuajtjet e shumta qe bene Popajt te hynin ne ambasaden italiane, nuk ishin arratisjet nga kufiri ato qe i jepnin goditje politike diktatures, po pikersiht hyrja ne ambasada i drodhi kellqet. Ishte kjo qe i prishi gjumin byroisteve, se e shikonin qe po i vinte fundi ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  14. #14
    Pellazg!

    Une mendoj qe ti duhet te shikosh me larg . Nuk duhet shume per te kuptuar qe
    panvaresisht se cfare arsyesh mendon ti se i shtyne Popajt per te hyre ne ambasaden italiane, ata jane fytyra e mijera familjeve shqiptare , te varfer, te persekutuar , te internuar ne fshatrat me te humbura, ne pune te renda .

    Keto jane fakte, kurse ti meresh me gjera sekondare si homoseksualiteti , krahason spiunin ne perendim, qe as qe i prish pune njeriu, me spiunin shqipetar qe per nje fjale goje te shkaterronte jeten e te degdiste ne ndonje fshat ne humbur ose me keq akoma, ne burg.

    Nqs ti ke jetuar mire ne ato kohera , une mund ta kuptoj, por perpiqu te shikosh pertej hundes tende. Cdo gje eshte shume e qarte dhe nuk duhet shume zgjuarsi per ta kuptuar.
    Vetem ti , Hysni Milloshi dhe ndonje veteran analfabet mund ta llogjikojne keshtu.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    Pellazg
    Te garantoj se Popajt nuk ishin idiote dhe trapa.
    Ishin njerez me tradita intelektuale,te kulturuar dhe ishin nje familje e respektuar ne Durres.

    Ke ngaterruar komplet teme dhe ke filluar ca perralla pa kuptim. Nuk ja vlen te mbushesh mendjen ty se nje sistem qe konsideron arritje eleminimin homoseksualeve ose beqarise eshte i krimbur. Nje sistem qe ktheu vendin ne kamp perqendrimi mbrohet vetem nga vampiret qe i sherbyen ose gjaku i tyre.Arritjet e 50 viteve numurohen me gishtat e duarve ndersa deshtimet dhe krimet nuk mbarojne.


    Per kuriozitet.Une bie farefis i larget me ata.
    Tre dite para arratisjes erdhen dhe bene nje vizite ne shtepine time. Une isha i vogel po mbaj mend qe Liliana (njera nga motrat) me ka puthur per nje ore rrjesht. Dhe kur u dha lajmi i arratisjes u kuptua pse vepronte ashtu. NUK DO TAKOHESHIM ME!!!!
    Varferia kishte pllakosur shumicen e shqiptareve (fatkeqesisht pak ka ndryshuar) po kur kujtoj se ne cfare kushtesh jetonin ata ne internim. Vinin ne qytet me barkun bosh. Dhe ne mergim vuajten po aq sa ne Shqiperi. Nje vella vdiq i ri nga zemra me cfare mbaj mend.

    Rendesi ka qe ishin njerez te mire. Nuk ishin kriminele dhe nuk i bene keq askujt. Vuajten per asgje dhe nuk pane nje dite te mire.Dhe sa familje si e tyre kane vuajtur?
    Drejtesi nuk ka per te pasur asnjehere ne Shqiperi. Byroistet, sigurimsat,kriminelet e kuq sot kane parti te majta, te djathta bile kane edhe qeverine sic e kishin edhe dje. Asgje nuk ndryshon.

    Po shpirtrat e atyre qe u syrgjynosen ne Spac e Burrel, neper miniera e ne keneta. Ata qe u eliminuan pa gjyqe dhe qe familjet u interrnua vetem se ishin intelektuale, pronare ose jo-komuniste.
    Ata ju MALLKOJNE!!!!
    Rrace e ndyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga master : 01-05-2009 më 00:48

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga master Lexo Postimin
    Pellazg
    Te garantoj se Popajt nuk ishin idiote dhe trapa.
    Ishin njerez me tradita intelektuale,te kulturuar dhe ishin nje familje e respektuar ne Durres.

    Ke ngaterruar komplet teme dhe ke filluar ca perralla pa kuptim. Nuk ja vlen te mbushesh mendjen ty se nje sistem qe konsideron arritje eleminimin homoseksualeve ose beqarise eshte i krimbur. Nje sistem qe ktheu vendin ne kamp perqendrimi mbrohet vetem nga vampiret qe i sherbyen ose gjaku i tyre.Arritjet e 50 viteve numurohen me gishtat e duarve ndersa deshtimet dhe krimet nuk mbarojne.


    Per kuriozitet.Une bie farefis i larget me ata.
    Tre dite para arratisjes erdhen dhe bene nje vizite ne shtepine time. Une isha i vogel po mbaj mend qe Liliana (njera nga motrat) me ka puthur per nje ore rrjesht. Dhe kur u dha lajmi i arratisjes u kuptua pse vepronte ashtu. NUK DO TAKOHESHIM ME!!!!
    Varferia kishte pllakosur shumicen e shqiptareve (fatkeqesisht pak ka ndryshuar) po kur kujtoj se ne cfare kushtesh jetonin ata ne internim. Vinin ne qytet me barkun bosh. Dhe ne mergim vuajten po aq sa ne Shqiperi. Nje vella vdiq i ri nga zemra me cfare mbaj mend.

    Rendesi ka qe ishin njerez te mire. Nuk ishin kriminele dhe nuk i bene keq askujt. Vuajten per asgje dhe nuk pane nje dite te mire.Dhe sa familje si e tyre kane vuajtur?
    Drejtesi nuk ka per te pasur asnjehere ne Shqiperi. Byroistet, sigurimsat,kriminelet e kuq sot kane parti te majta, te djathta bile kane edhe qeverine sic e kishin edhe dje. Asgje nuk ndryshon.

    Po shpirtrat e atyre qe u syrgjynosen ne Spac e Burrel, neper miniera e ne keneta. Ata qe u eliminuan pa gjyqe dhe qe familjet u interrnua vetem se ishin intelektuale, pronare ose jo-komuniste.
    Ata ju MALLKOJNE!!!!
    Rrace e ndyre.


    Bere shume mire qe shkruajte per ta ,me te vertete qe ishin njerez shume te mire ,une kam qene e vogel ,ne gjimnaz atehere ,mbaj mend Liljanen (piktoren)
    dhe Nikolla(hidraulikun),keto ishin qe leviznim ,shkonin me shume ne Durres .
    Ato ishin femijet e nje farmacisti te degjuar ne Durres me mama italiane ,qe mbas çlirimit e denuan per bashkepunim me fashistet duke i çuar ne internim te perjetshem ne sektorin Kulle te Sukthit .
    Liljana ishte nje grua e gjalle dhe fliste nje italishte te persosur ,Nikoja shume i urte dhe i edukuar ,me vika shume keq qe paskan vuajtur dhe jasht .
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    204

    dhe dy fjale te tjera

    Sot fola me Shqiperine (sic bej c'do nate) dhe mora nje lajm te hidhur.
    Njera nga motrat e familjes Popa vdiq ne moshe 73 vjecare.Me thane se ne cfare gjendje jetojn ata qe jane akoma gjalle.
    Dhe per disa minuta tim ate me perseriti ato qe dija rreth vuajtjeve te ketyre njerezve fatkeqe faji i vetem i te cileve ishte se ishin njerez te shkolluar. As ishin marre me politike, as ishin kundershtare te rregjimit.

    Dikush duhet ti shkruaje per keto histori qe te mos harron. Per te gjithe ata qe u pushkatuan pa gjyqe, interrnuan dhe terrorizuar pa asnje shkak.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    12 dhjetori i vëllezërve Popa

    Diana Ndrenika

    | 13/12/2009




    10 Dhjetori shënoi përvjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të vitit 1948. Në dhjetor 2009, Shqipëria jeton në një atmosferë të zymtë. Ende nuk ka zgjidhur për fat të keq, konfliktin e madh me vetveten që shpërfaqet çdo ditë në luftën midis dy botësh. Shqipëria e këtij dhjetori është një vend ku opozita ndihet e mashtruar dhe kërkon me ngulm hapjen e kutive të votimit, dhe mazhoranca nuk pranon të dëgjojë; një vend kur në mes të Tiranës shemben pallate me fadroma policie, një vend ku nga foltorja e parlamentit përdhunohet verbalisht qytetaria, ku e zeza bëhet e bardhë e e bardha e zezë, ku goditen gazetarë dhe investitorë mediash kritike të kryeministrit; ku presionet ndaj biznesit dhe pasiguria për jetën të kallin frikën.


    Por kjo ditë e madhe ndërkombëtare, mbase krejt rastësisht, në kalendarin tonë të ditëve të shënuara, rri pranë e pranë me një tjetër ditë shumë të rëndësishme për nga mesazhi që na transmeton dhe sot. 12 dhjetori ka të bëjë me një histori të largët që pat bërë shumë bujë në Tiranën e mesviteve 80-të.


    Ne 12 dhjetorin e vitit 1985, 24 vjet më parë, vetëm disa muaj pas vdekjes së diktatorit, gjashtë motra dhe vëllezer të familjes Popa, hynë të veshur si turistë të huaj në territorin e Ambasadës Italiane. Çudia kishte ndodhur! 24 vjet me parë ky veprim do të trondiste nga themelet sistemin e egër të privacioneve të lirive e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
    Lindur nga një baba farmacist i përndjekur si kolaboracionist i Italisë fashiste, dhe duke patur dy vëllezër të arratisur jashtë shtetit vite më pare, ata e kishin kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre të internuar në një fshat të vogël. Si shumë të tjerë, viktima të luftës së klasave ishin të destinuar të kalonin atje vitet e rinisë së tyre të privuar nga e çdo e drejtë për t'u përgjigjur për "fajet" e babait, gjyshit, xhaxhait a vëllait. Guximi i tyre ishte i paprecedent në kushtet e diktatures se hekurt shqiptare. Në të vërtetë, parë nga sot, ata nuk kishin ç'te humbin tjetër, veç mjerimin e tyre te madh. Më të rinjtë rreth të 40- ve e me të vjetrit rreth te 60-ve ata kishin mbetur pa jetë private e familjare. Ndërmorën vdekjen në sy. Guxim prej të marri, apo vendosmëri e marrë për të jetuar?

    Çfarë i shtyu?
    Tek eci sot rrugës se Elbasanit , më kujtohet se si nxënëse në vitin e parë në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja Asim Vokshi, ato ditë ne u ndaluam të ecim në trotuarin ku ecnim çdo ditë dhe rrethimi i asaj ambasade (sot ambasada e SHBA) të ngjallte frikë dhe ta bënte më të pranishëm izolimin, ndalesën, hendekun që ekzistonte mes nesh e botës së madhe. Ajo aty u bë në një farë mënyre muri ynë i Berlinit. Aty përtej portës ishte Italia, ishte Evropa ishte Amerika, (shumëkush e dinte që trualli ishte i blerë nga ambasada Amerikane vite më parë). Dhe kjo e lartësonte edhe e bënte më të paprekshme të gjithën. Fëmijë në atë kohë kujtuam se rrethimi do të zbehej me kalimin e kohës dhe ne do të rifitonim rrugën tonë. Por ne nuk shkelëm më në atë krah të rrugës për vite me radhë. Çdo mëngjes, në katër vitet e shkollës së mesme ne ndesheshim me punonjësit e policisë me uniformë apo civilë të policisë sekrete. Biseda për rrethimin herë pas here i jepte larmi bisedave tona, flitej se si ndiqeshin e si kontrolloheshin italianët që nga punonjësit më të lartë të hierarkisë diplomatike deri te te ata më të thjeshtët , se si survejoheshin ambasadori e e shoqja, kur dilnin me makina, në këmbë apo biçikletë.


    Po ç'kërkonin vëllezërit Popa? Kërkonin të drejtën e tyre për të jetuar të lirë, larg privimeve e keqtrajtimeve, të jetonin në një botë që në qendër kishte njeriun e të drejtat e tij. Shumëkush në ato kohë pëshpëriste për ta , se si rronin të gjashtë ne dy dhoma të vogla të ambasadës , se si shpesh qarkullonin kërcënime ose thashetheme të sigurimit të shtetit që ata do të dorëzoheshin apo do t'i dorëzonin. Që ky do bëhej një shembull për të tërë që do të guxonin të thyenin të pathyeshmen, por e pabesueshmja ndodhi. Vëllezërit Popa u strehuan të sigurt aty për vite me radhë dhe do të dilnin nga ajo ambasadë vetëm pas ardhjes së Peres de Kuelarit, sekretar i përgjithshëm i OKB-së në Tiranë, në maj të 1990-ës, kur Shqipërisë po i afronte hapja e madhe. Për Shqipërinë ata ishin të parët që arritën në një fitore ndryshe, pa dhunë e gjak, por frut i një qendrese të paqtë por të vendosur. Ata fituan se guxuan, por edhe se për më shumë, provuan se ishin qëndrestarë në kërkesat e tyre.


    Ata i paraprinë 2 korrikut '90 dhe vërshimit të shqiptarëve nëpër ambasadat e huaja, largimit të Ismail Kadaresë në tetor të 90-ës, dhe gjithë zhvillimeve që do të kulmonin me dhjetorin e 90-ës. Në një farë mënyre vëllezërit Popa shembën murin tonë të Berlinit duke vrarë njëherë e mire frikën për shqiptarët që do të guxonin më pas. Ata ishin një mësim për të gjithë.


    12 dhjetori dhe vëllezërit Popa çuditërisht nuk kujtohen këtu te ne. Ata ishin të parët që hapën siparin e shpresës. Megjithëse diktatura ishte egër, e pashpirt dhe e vendosur deri në masat më ekstreme ndaj tyre, ata ia dolën! Një zyrtar i lartë i kohës ishte shprehur në mënyrën më arrogante, "edhe po të vdesin le t'i varrosin poshtë krevatit të ambasadorit..." Por ata dolën prej andej për tu dhënë shqiptarëve mbarë një mësim se ia dolën mbanë, se kishte edhe kështu, se diktatura nuk ishte e pathyeshme, se atyre gjithmonë iu vjen fundi sado idiote dhe të paepura të duken.


    sheklli

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  3. Sionizmi politik dhe fetar nga Ajni Sinani
    Nga Explorer në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2009, 10:55
  4. 12 dhjetor 2008 - 18 vjet pluralizem politik ne Shqiperi
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 09:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •