Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232

    Troja - qytet i Dardanisë vallë ?

    Cuditerisht ndersa po shikoja disa faqe te internetit persa i perket trojes, dhe themeluesin e saj, papritmas kjo faqe del ne kompjuter, dhe po e lexoja dhe me te vertete eshte interesante.
    Do te ishte e kote te komentoja per momentin, por do te deshiroja qe juve te komentoni me cfare te mundeni persa i perket kesaj teme.
    Mendoni se dardanet jane shperndare deri ne azine e voge??

    http://homepage.mac.com/cparada/GML/Troy.html kjo eshte faqja.
    Ergo cogito, ergo sum!

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Me sa kam degjuar une per Trojen i pari fare qe ka bere studime te medha ka qene nje Gjerman i cili u pelqye shume nga akademia greke per aresyen si i nxorri ata si grek, ose si fis i tyre. Fakti eshte qe shume studime idioteske me aresye qe ti vendosin Greket ne djepin e civilizimit perendimor dhe ati boteror po pergenjeshtrohen sot.

    Po ta shofesh dhe gjeografine ngushtica aty quhet e Dardaneleve gje qe te besh te mendosh cfare do kete pasur valle aty dhe nga vjen ky emer. Me sa cpashe une disa emisione recente tek History Channel, nuk e nxjerrin tamam tamam nga goja fjalen ILIRE, por del se Princesha e Trojes eshte pritur nga fisi Dardan kur Troja po digjeshe dhe pushtoheshe nga Grekerit, madje thuhet se edhe Butrintin nje pjese e kane bere Trojanet, qe tani mendohet se kane lidhje me Iliret. Shiko dhe vete fjalen TROJE, se cfare te kujton ne Shqip, dhe ne asnje gjuhe tjeter nuk shpjegohet dot ndryshe.

    Nuk e kam lexuar ate website akoma, po te shof mos ka nodnje liber apo koment recent qe mund te gjej, megjithese eshte teper e veshtire. Studime te tilla behen neper qarqe shume te rezervuara, dhe kush e di se mbas sa vitesh do i teket x apo y fuqie tja japi publikut, pasi mund te kene pasoja dhe ne gjendjen ne Ballkan. Duhet me prit vite qe vete Shqiptaret te vejne duart mbi keto thesare e te fillojn te pasurojn kulturen e tyre.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anëtarësuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Pergjigja qe po jap eshte jashtezakonisht e reduktuar, dhe perfshin te dhena te pranuara pergjithesisht. Pema gjeneanologjike Trojane ka qene dhe vazhdon te jete epiqender abuzimesh per shkak te interesit material te gjithe kombeve qe sot njihen "te medhenj" e qe lidhen direkt me kete shtepi fisnore.

    Dardani (Atlant) zhvendoset ne zonen qe me pas u njoh si Iliro Dardane ku martohet me Borea/Bateja/Irina vajza e mbretit Teucer. Themelon Dardanine mbi nje rrafshnalte rreze malit Ate/Ida.Ky qytet nuk ekzistone me pare. Periudha kuotohet si 1294B.C. por duhet te jete mjaft me e lashte. Njerezit para permbytjes (Nuh) mendohet se jetonin shume me gjate dhe qene mjaft me te fuqishem. (Llogaritjet kohore bazohen ne jetegjatesine e sotme).
    Tros- bir i Dardanit. Themeloi Trojen/qytet si qender te Dardanise.
    Hyllus (Ilus, Elias)-bir i Tros. Themeloi Ilium, ne malin IDA, ose ATE ne maje te te cilit rrinin Perendite. B. Du Bois " Troja nga ana e saj eshte nje qytet ne kufi me Ilion por edhe nje rajon, pasi banuesit e qytetit Zeleja mbarojne ne fund te Ides dhe quhen Trojane".
    Orakulli i Apollonit ne Priapos nuk ja sugjeroi kete vend, sepse lidhej me nje fare mekati. Dardani nga ana tjeter e themeloi Dardanine ne rreze te malit, duke mos pranuar te "hyje ne mekat". Thuhet qe per kete arsye Enea qe ishte pasardhes i Dardanus, por jo i linjes se Hyllus/Ilos qe i vetmi qe shpetoi.
    Laomedon- bir i Hyllus
    Priam (1194-1184B.C.)- bir i Laomedon.

    Trojanet e kishin organizuar jeten shoqerore mbi bazen e gjinise (Genos). Ky organizim u soll nga Dardanus.
    Familjet e djemve okuponin nje vend me te larte se te dhendureve, sipas "geras-gr." qe une mendoj shpjegohet me mire me shqipen "sere(s) ose rend".
    Djemte merrnin emrin e babait si mbiemer.
    Vajzat theriteshim me emrin e burrit (+prapashtese) kur martoheshin. Te kujton Camerine.
    Ne kohe paqe dhenduret dhe te afermit jetonin jashte keshtjelles, por ngujoheshin ne te ne kohe lufte dhe trajtoheshin njelloj si femijet e Priamit.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 16:51
  2. Shqipëria etnike dhe Dardania antike
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 19:36
  3. Flamuri i Dardanisë mungon në festimet e 28 nëntorit në Kosovë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 19:34
  4. Serbët dhe çështja e Dardanisë
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 18:10
  5. Brenda korrikut, bisedimet Prishtine - Beograd
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-07-2003, 19:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •